Return to Video

William Ury: Ecja nga "jo" në "po"

  • 0:00 - 0:03
    Tema e negociimit të veshtirë
  • 0:03 - 0:05
    me kujton një prej tregimeve të mia më të preferuara
  • 0:05 - 0:07
    nga Lindja e Mesme
  • 0:07 - 0:10
    të një njeriu qe tre djemve të tij u kishte lënë 17 deve.
  • 0:10 - 0:13
    Djalit të parë, i la gjysmën e deveve;
  • 0:13 - 0:15
    djalit të dytë, i la një të tretën e deveve;
  • 0:15 - 0:17
    dhe djalit të vogel, i la një të nëntën e deveve.
  • 0:17 - 0:19
    Të tre djemtë hynë në negociata.
  • 0:19 - 0:21
    17 nuk pjesëtohet me dy.
  • 0:21 - 0:23
    Nuk pjesëtohet me tre.
  • 0:23 - 0:25
    Nuk pjesëtohet as me nëntë.
  • 0:25 - 0:27
    Gjakftohtësia vllazë filloi të tendosej.
  • 0:27 - 0:29
    Përfundimisht, të dëshpëruar,
  • 0:29 - 0:32
    ata shkuan dhe konsultuan një plakë të mencur.
  • 0:32 - 0:34
    Plaka e mencur mendoi gjatë për problemin e tyre,
  • 0:34 - 0:36
    dhe përfundimisht u kthye dhe tha.
  • 0:36 - 0:38
    "Nuk e di nëse mund të ju ndihmoj,
  • 0:38 - 0:40
    por nëse doni, merrni deven time."
  • 0:40 - 0:42
    Kështuqë ata u bënë me18 deve.
  • 0:42 - 0:45
    Djali i parë mori gjysmën -- gjysma e 18 është nëntë.
  • 0:45 - 0:48
    Djali i dytë mori një të tretën -- një e treta e 18 është gjashtë.
  • 0:48 - 0:50
    Djali i vogël mori një të nëntën --
  • 0:50 - 0:52
    një e nënta e 18 është dy.
  • 0:52 - 0:54
    Shuma e tyre 17.
  • 0:54 - 0:56
    U mbeti dhe një deve.
  • 0:56 - 0:58
    dhe i'a kthyen atë plakës së mencur.
  • 0:58 - 1:00
    (Të qeshura)
  • 1:00 - 1:02
    Po të mendoni për një çast për ktë histori
  • 1:02 - 1:04
    Mendoj se ngjan
  • 1:04 - 1:07
    shumë me negociatat e vështira në të cilat përfshihemi.
  • 1:07 - 1:09
    Ata filluan me 17 deve -- s'kishte mënyrë për ta zgjidhur atë.
  • 1:09 - 1:11
    Në një farë menyre, ajo që duhet bërë
  • 1:11 - 1:14
    është të sprapsemi nga situata të tilla, sikurse plaka e mencur,
  • 1:14 - 1:16
    të shikojmë situatën me sy të freskët
  • 1:16 - 1:19
    dhe të vijmë me deven e 18të.
  • 1:20 - 1:22
    Tani, të gjeja atë deven e 18 në konfliktet botërore
  • 1:22 - 1:25
    ka qenë pasioni i jetës time.
  • 1:25 - 1:28
    Unë e shoh njerëzimin, pak a shumë njësoj sikur ata tre vëllezërit;
  • 1:28 - 1:30
    të gjithë jemi një familje.
  • 1:30 - 1:32
    E dimë që shkencërisht,
  • 1:32 - 1:34
    në saje të revolucionit të komunikimit,
  • 1:34 - 1:37
    të gjitha fiset tribale në planet, të gjitha 15,000 fiset,
  • 1:37 - 1:40
    janë në kontakt me njëri tjetrin.
  • 1:40 - 1:42
    është një ribashkim i madh familjar.
  • 1:42 - 1:44
    Dhe ende, si cdo ribashkim familjar,
  • 1:44 - 1:46
    nuk është gjithcka paqe dhe dritë.
  • 1:46 - 1:48
    Ka shumë konflikte.
  • 1:48 - 1:50
    Dhe pyetja është,
  • 1:50 - 1:52
    si të sillemi me dallimet tona?
  • 1:52 - 1:54
    si i të sillemi me dallimet më të thella,
  • 1:54 - 1:56
    duke pasë parasysh tendencën njerëzore për konflikt
  • 1:56 - 1:58
    dhe gjenitë njerëzor
  • 1:58 - 2:01
    tek shpikin armë të shkatërrimit masiv?
  • 2:01 - 2:03
    Kjo është pyetja.
  • 2:03 - 2:06
    Ndersa kalova nje pjesë të mirë të tri dekadave të kaluara --
  • 2:06 - 2:08
    pothuajse katër --
  • 2:08 - 2:10
    duke udhëtuar nëpër botë,
  • 2:10 - 2:13
    duke tentuar të punoj, duke u përfshirë në konflikte
  • 2:13 - 2:16
    që prej Jugosllavisë deri në Lindje të Mesme
  • 2:16 - 2:18
    prej Ceçenisë deri në Venezuelë
  • 2:18 - 2:21
    disa nga konfliktet më të vështira në këtë planet,
  • 2:21 - 2:23
    Gjithmonë e kam pyetur veten.
  • 2:23 - 2:25
    Dhe mendoj e kam gjetur, në një menyrë,
  • 2:25 - 2:27
    cili është sekreti i paqes.
  • 2:27 - 2:30
    është në fakt, befasisht i thjeshtë.
  • 2:30 - 2:33
    Nuk është i lehtë, por i thjeshtë.
  • 2:33 - 2:35
    Nuk është as i ri.
  • 2:35 - 2:37
    Mund të jetë një prej trashëgimive njerëzore më të lashta.
  • 2:37 - 2:40
    Sekreti i paqes jemi ne.
  • 2:40 - 2:42
    Jemi ne që veprojmë
  • 2:42 - 2:44
    si komuniteti rrethues
  • 2:44 - 2:46
    rreth cdo konflikti,
  • 2:46 - 2:48
    i cili mund të luajë rol konstruktiv.
  • 2:48 - 2:51
    Me lejoni t'ju ofroj vetëm një tregim, një shembull.
  • 2:52 - 2:54
    Rreth 20 vjet më parë isha në Afrikën e Jugut
  • 2:54 - 2:56
    duke punuar me palët në atë konflikt,
  • 2:56 - 2:58
    dhe kisha një muaj shtesë,
  • 2:58 - 3:00
    kështuqe kalova ca kohë duke jetuar
  • 3:00 - 3:02
    me disa grupe në San Bushmen.
  • 3:02 - 3:05
    Isha kurioz në lidhje me ta dhe mënyrën se si i zgjidhnin konfliktet.
  • 3:06 - 3:08
    Sepse, pas të gjithave, brenda kujtesës jetësore,
  • 3:08 - 3:10
    ata ishin gjahtarë dhe mbledhës,
  • 3:10 - 3:12
    që jetonin afërsisht njësoj sikurse paraardhësit tanë
  • 3:12 - 3:15
    te ndoshta 99 perqind të historise njerëzore.
  • 3:15 - 3:18
    Dhe të gjithë burrat kishin shigjetat helmuese të cilat i përdornin për gjah --
  • 3:18 - 3:20
    absolutisht fatale.
  • 3:20 - 3:22
    Si i tejkalojnë ata dallimet e tyre?
  • 3:22 - 3:24
    Ajo që mësova
  • 3:24 - 3:27
    është që sa herë gjaknxehtësia rritet në ato komunitete,
  • 3:27 - 3:30
    dikush i merr dhe i fsheh shigjetat helmuese nëpër shkurre,
  • 3:30 - 3:34
    dhe atëherë gjithsecili ulet në një rreth si ky,
  • 3:34 - 3:37
    ulen, edhe flasin, e flasin.
  • 3:37 - 3:39
    Mund t'i zgjase dy ditë, tri ditë, katër ditë,
  • 3:39 - 3:41
    por ata nuk pushojnë
  • 3:41 - 3:43
    derisa e gjejnë një zgjidhje,
  • 3:43 - 3:45
    ose edhe më mirë, një pajtim.
  • 3:45 - 3:47
    Dhe nëse gjaknxëhtësia është ende shumë e lartë,
  • 3:47 - 3:49
    atëherë dërgojnë dikë të vizitoje të afërmit
  • 3:49 - 3:51
    si një periudhë qetësimi.
  • 3:51 - 3:53
    Ky sistem
  • 3:53 - 3:56
    është, mendoj unë, ndoshta sistemi që na ka mbajtur ende gjallë deri në këtë pikë,
  • 3:56 - 3:58
    duke marrë për bazë tendencat tona njerëzore.
  • 3:58 - 4:01
    Këtë sistem, unë e quaj ana e tretë.
  • 4:01 - 4:03
    Sepse nëse mendoni në lidhje me të,
  • 4:03 - 4:06
    normalisht kur mendojmë dhe përshkruajmë konfliktin,
  • 4:06 - 4:08
    kemi gjithmonë dy anë.
  • 4:08 - 4:10
    Janë Arabët kundër Izraelitëve, punëtorët kundër menaxhimit,
  • 4:10 - 4:13
    burri kundër gruas, Republikanët kundër Demokratëve,
  • 4:13 - 4:15
    por cka nuk shohim shpesh
  • 4:15 - 4:17
    është fakti që gjithmonë kemi një anë të tretë.
  • 4:17 - 4:19
    Dhe ana e tretë e konfliktit jemi ne,
  • 4:19 - 4:21
    është komuniteti rrethues,
  • 4:21 - 4:23
    janë miqtë, aleatët,
  • 4:23 - 4:25
    anëtarët e familjes, fqinjët.
  • 4:25 - 4:28
    Ne mund të luajmë një rol jashtëzakonisht konstruktiv.
  • 4:28 - 4:30
    Ndoshta, mënyra më fondamentale
  • 4:30 - 4:33
    në të cilën ana e tretë ndihmon
  • 4:33 - 4:36
    është t'ju kujtojë palëve cka në të vërtetë ka rëndësi.
  • 4:36 - 4:38
    Për hir të fëmijëve, për hir të familjes,
  • 4:38 - 4:41
    për hir të bashkësisë, për hir të së ardhmes,
  • 4:41 - 4:44
    le të ndalojmë së luftuari për një moment dhe të fillojmë të flasim.
  • 4:44 - 4:46
    Sepse, cështja është se,
  • 4:46 - 4:48
    kur jemi të përfshirë në konflikt.
  • 4:48 - 4:50
    është shumë lehtë të humbim perspektiven.
  • 4:50 - 4:52
    është shumë lehtë të reagojmë.
  • 4:52 - 4:55
    Qeniet njerëzore: ne jemi makina reaguese.
  • 4:55 - 4:57
    Dhe sipas shprehjes,
  • 4:57 - 4:59
    i nevrikosur, do të mbash fjalimin më të mirë
  • 4:59 - 5:02
    per te cilin gjithmone do të pendohesh.
  • 5:02 - 5:05
    Dhe kështu ana e tretë na kujton atë.
  • 5:05 - 5:07
    Ana e tretë na ndihmon të dalim në ballkon,
  • 5:07 - 5:10
    që është një metaforë për një vend të perspektivës,
  • 5:10 - 5:13
    ku ne mund të mbajmë sytë në shpërblimin.
  • 5:13 - 5:16
    Më lejoni t'ju tregoj një tregim nga pervoja ime e negociimit.
  • 5:16 - 5:19
    Disa vite më parë, ndersa isha i përfshirë si lehtesues
  • 5:19 - 5:21
    në disa biseda vërtetë të vështira
  • 5:21 - 5:23
    ndërmjet liderëve të Rusisë
  • 5:23 - 5:25
    dhe liderëve të Ceçenisë.
  • 5:25 - 5:27
    Aty po zhvillohej një luftë, sic e dini.
  • 5:27 - 5:29
    U takuam në Hagë,
  • 5:29 - 5:31
    në Pallatin e Paqes,
  • 5:31 - 5:34
    në të njejtën dhomë ku po zhvillohej gjyqi
  • 5:34 - 5:36
    për krimet në Jugosllavi.
  • 5:36 - 5:38
    Bisedimet patën një fillim të vështirë
  • 5:38 - 5:40
    kur zëvendëspresidenti i Cecenisë
  • 5:40 - 5:43
    filloi duke u drejtuar kah Rusët dhe tha,
  • 5:43 - 5:45
    "Ju duhet të qendroni pikërisht këtu, në keto karrige,
  • 5:45 - 5:47
    sepse do të gjykoheni për krime lufte."
  • 5:47 - 5:49
    Pastaj vazhdoi, u drejtua nga unë dhe tha,
  • 5:49 - 5:51
    "Ti je amerikan.
  • 5:51 - 5:54
    Shih c'po bëni ju amerikanët në Porto Riko."
  • 5:54 - 5:57
    Mendja ime filloi të punoje, "Porto Riko? c'di unë për Porto Riko-n?"
  • 5:57 - 5:59
    Fillova të reagoj,
  • 5:59 - 6:02
    por më pas mu kujtua të dal në ballkon.
  • 6:02 - 6:04
    Ai beri nje pauze,
  • 6:04 - 6:06
    të gjithë shikonin nga unë për një përgjigje,
  • 6:06 - 6:09
    nga perspektiva e ballkonit, unë isha në gjendje ta falenderoja për qendrimin e tij
  • 6:09 - 6:12
    dhe të them, "Unë e respektoj kriticizmin tënd për vendin tim,
  • 6:12 - 6:14
    dhe e marrë këtë si shenjë që jemi në mes miqësh
  • 6:14 - 6:17
    dhe që mund të flasim ndershëm me njëri tjetrin.
  • 6:17 - 6:20
    Por, ne jemi këtu, jo për të folur për Porto Rikon ose të kaluarën.
  • 6:20 - 6:23
    Jemi këtu për të parë nëse mund të gjejmë një mënyrë
  • 6:23 - 6:26
    për të ndaluar vuajtjet dhe gjakderdhjen në Ceceni."
  • 6:26 - 6:29
    Biseda u kthye në binarë.
  • 6:29 - 6:31
    Ky është roli i anës së tretë,
  • 6:31 - 6:33
    është që t'i ndihmoje palët të dalin në ballkon.
  • 6:33 - 6:36
    Tani më lejoni t'ju dërgoj për një moment
  • 6:36 - 6:38
    në atë që botërisht njihet si konflikti më i vështirë botëror,
  • 6:38 - 6:40
    ose konflikti më i pamundur,
  • 6:40 - 6:42
    është Lindja e Mesme.
  • 6:42 - 6:45
    Pyetja është: cila është ana e tretë atje?
  • 6:45 - 6:47
    Si ka mundësi që të dalim në ballkon?
  • 6:47 - 6:49
    Nuk pretendoj se kam ndonjë përgjigje
  • 6:49 - 6:51
    për konfliktin e Lindjes së Mesme,
  • 6:51 - 6:53
    por mendoj se kam një hap të parë,
  • 6:53 - 6:55
    praktikisht një hap të parë,
  • 6:55 - 6:58
    dicka që cdonjëri prej nesh mund të bëjë si anë e tretë.
  • 6:58 - 7:00
    Mirëpo më lejoni t'ju pyes njëherë.
  • 7:00 - 7:02
    Sa prej jush
  • 7:02 - 7:04
    në vitet e fundit
  • 7:04 - 7:07
    jeni gjetur te brengosur per Lindjen e Mesme
  • 7:07 - 7:09
    dhe keni menduar c'mund te behet?
  • 7:09 - 7:11
    Vetem prej kuriozitetit, sa prej jush?
  • 7:11 - 7:14
    Ne rregull, pra shumica prej nesh.
  • 7:14 - 7:16
    Dhe prape, eshte aq larg prej ketu.
  • 7:16 - 7:19
    Pse i kushtojme kaq shume rendesi ketij konflikti?
  • 7:19 - 7:21
    A eshte numri i te vrareve?
  • 7:21 - 7:23
    Ka me qindra njerez me shume qe vdesin
  • 7:23 - 7:25
    ne nje konflikt ne Afrike sesa ne Lindje te Mesme.
  • 7:25 - 7:27
    Jo, eshte per shkak te tregimit,
  • 7:27 - 7:29
    sepse ne ndihemi personalisht te perfshire
  • 7:29 - 7:31
    ne ate tregim.
  • 7:31 - 7:33
    Edhe nese jemi te Krishtere, Muslimane ose Hebrej,
  • 7:33 - 7:35
    fetar ose jo-fetar,
  • 7:35 - 7:37
    ne ndihemi sikur kemi nje pjese tonen ne te.
  • 7:37 - 7:40
    Tregimet kane rendesi. Si nje antropolog e di kete.
  • 7:40 - 7:43
    I perdorim tregimet per te trasnmetuar njohuri.
  • 7:43 - 7:45
    Ato i japin kuptim jetes tone.
  • 7:45 - 7:47
    Dhe kete tregojme ketu ne TED, tregime.
  • 7:47 - 7:49
    Tregimet jane celesi.
  • 7:49 - 7:52
    Keshtuqe pyetja ime eshte,
  • 7:52 - 7:54
    po, le te provojme te zgjidhim politiken
  • 7:54 - 7:56
    atje ne Lindje te mesme,
  • 7:56 - 7:59
    por gjithashtu te shikojme pak dhe tregimin.
  • 7:59 - 8:01
    Le te provojme te arrijme ne rrenje te te gjithe kesaj.
  • 8:01 - 8:03
    Le te shohim nese mund te aplikojme anen e trete ne te.
  • 8:03 - 8:06
    Cka do te thoshte kjo? Si eshte historia atje?
  • 8:06 - 8:08
    Si antropologe, ne e dime
  • 8:08 - 8:11
    se cdo kulture ka nje tregim origjine.
  • 8:11 - 8:13
    Cili eshte tregimi i origjines per Lindjen e Mesme?
  • 8:13 - 8:15
    Ne nje fraze, eshte:
  • 8:15 - 8:18
    4,000 vite me pare, nje njeri dhe familja e tij
  • 8:18 - 8:20
    kaluan neper Lindje te Mesme,
  • 8:20 - 8:23
    dhe qe prej atehere bota nuk ka qene me e njejte.
  • 8:23 - 8:25
    Njeriu, sigurisht,
  • 8:25 - 8:27
    ishte Abrahami.
  • 8:27 - 8:29
    Dhe ajo per cka ai qendronte, ishte bashkimi,
  • 8:29 - 8:31
    bashkimi i familjes.
  • 8:31 - 8:33
    Ai eshte babai i te gjithe neve.
  • 8:33 - 8:35
    Por nuk eshte kjo vetem ajo per cka ai qendronte, por dhe porosia e tij.
  • 8:35 - 8:38
    Porosia thelbesore e tij ishte bashkimi gjithashtu,
  • 8:38 - 8:41
    nderlidhshmeria dhe bashkimi i te gjitheve.
  • 8:41 - 8:44
    Vlera kryesore ishte respekti,
  • 8:44 - 8:46
    dashamiresia ne drejtim te te panjohurve.
  • 8:46 - 8:49
    Kjo eshte ajo per cka ai njihet, mikepritja e tij.
  • 8:49 - 8:51
    Pra ne kete kuptim,
  • 8:51 - 8:53
    ai eshte nje ane simbolike e trete
  • 8:53 - 8:55
    e Lindes se Mesme.
  • 8:55 - 8:58
    Ai na kujton
  • 8:58 - 9:00
    qe te gjithe jemi pjese e nje teresie me te madhe.
  • 9:00 - 9:02
    Pra si mund te --
  • 9:02 - 9:04
    mendoni per nje moment.
  • 9:04 - 9:07
    Sot perballemi me semundjen e keqe te terrorizmit.
  • 9:07 - 9:09
    Cka eshte terrorizmi?
  • 9:09 - 9:12
    Terrorizmi eshte thjeshte te marresh nje te panjohur te pafajshem
  • 9:12 - 9:15
    dhe ta trajtosh si nje armik te cilin e vret
  • 9:15 - 9:17
    ne menyre qe te perhapesh frike.
  • 9:17 - 9:19
    Cka eshte e kunderta e terrorizmit?
  • 9:19 - 9:21
    eshte te marresh nje te panjohur te pafajshem
  • 9:21 - 9:23
    dhe ta trajtosh si mik
  • 9:23 - 9:26
    te cilin e mirepret ne shtepi
  • 9:26 - 9:28
    ne menyre qe te mbjellesh dhe te krijosh mirekuptim,
  • 9:28 - 9:31
    ose respekt, ose dashuri.
  • 9:31 - 9:33
    Pra cka nese
  • 9:33 - 9:36
    merrni tregimin e Abrahamit,
  • 9:36 - 9:38
    i cili eshte nje tregim i anes se trete,
  • 9:38 - 9:40
    cka nese ai mund te jete --
  • 9:40 - 9:43
    sepse Abrahami eshte sinonim i miresjelljes --
  • 9:43 - 9:46
    cka nese ai mund te jete nje sherim per terrorizmin?
  • 9:46 - 9:48
    Cka nese ai mund te jete nje vaksine
  • 9:48 - 9:50
    kunder jotolerances fetare?
  • 9:50 - 9:53
    Si do t'i jepnit jete atij tregimi?
  • 9:53 - 9:55
    Nuk mjafton vetem te tregosh nje tregim --
  • 9:55 - 9:57
    kjo eshte e fuqishme --
  • 9:57 - 9:59
    por njerezit duhet te ndiejne ate tregim.
  • 9:59 - 10:02
    Ata duhet te jene ne gjendje ta jetojne tregimin. Si do ta benit kete?
  • 10:02 - 10:05
    Per kete po mendoja, si do ta benit kete.
  • 10:05 - 10:07
    Dhe kjo eshte ajo qe na sjell te hapi i pare kete.
  • 10:07 - 10:09
    Sepse menyra me e thjeshte per ta bere kete
  • 10:09 - 10:12
    eshte qe ju te dilni per te ecur.
  • 10:12 - 10:15
    Per te ecur hapave te Abrahamit.
  • 10:15 - 10:18
    Te perserisni hapat e Abrahamit.
  • 10:18 - 10:21
    Sepse ecja ka nje fuqi te madhe.
  • 10:21 - 10:24
    Si antropolog, ecja eshta ajo qe na ka bere njerez.
  • 10:24 - 10:26
    eshte e habitshme, kur ecen,
  • 10:26 - 10:28
    ec krahe per krahe
  • 10:28 - 10:31
    ne te njejtin drejtim te perbashket.
  • 10:31 - 10:33
    Nese do ju kisha dale balle per balle
  • 10:33 - 10:36
    dhe tu ju afrohem kaq afer,
  • 10:36 - 10:39
    do te ndiheshit te kercenuar.
  • 10:39 - 10:41
    Por nese do te ecja krahe per krahu,
  • 10:41 - 10:43
    edhe po te prekim krahet,
  • 10:43 - 10:45
    nuk paraqet problem.
  • 10:45 - 10:47
    Kush lufton ndersa ec?
  • 10:47 - 10:50
    Per kete shkak shpesh ne negociata, kur gjerat behen te veshtira,
  • 10:50 - 10:52
    njerezit shkojne per te hecur ne mal.
  • 10:52 - 10:54
    Keshtuqe me ka ardhur ne mend ideja
  • 10:54 - 10:56
    cka nese inspirojme
  • 10:56 - 10:58
    nje rrugetim, nje rruge --
  • 10:58 - 11:01
    mendoni rrugen e mendafshit, shtegun e Apalasheve --
  • 11:01 - 11:03
    qe ndoqi hapat
  • 11:03 - 11:05
    e Abrahamit.
  • 11:05 - 11:07
    Njerezit thane, "Kjo eshte cmenduri, Nuk mundesh.
  • 11:07 - 11:10
    Nuk mund te perserisesh hapat e Abrahamit. eshte shume e pasigurte.
  • 11:10 - 11:12
    Duhet te kalosh gjithe keta kufinj.
  • 11:12 - 11:14
    Shkon pertej 10 shteteve te ndryshme ne Lindje te Mesme,
  • 11:14 - 11:16
    sepse i bashkon te gjtiha."
  • 11:16 - 11:18
    Keshtuqe e studiuam kete ide ne Harvard.
  • 11:18 - 11:20
    Ne beme pergatitjet e nevojshme.
  • 11:20 - 11:22
    Dhe disa vite me vone, nje grup prej nesh,
  • 11:22 - 11:24
    rreth 25 prej nesh nga rreth 10 shtete te ndryshme,
  • 11:24 - 11:26
    vendosem te shikojme nese mund te perserisim hapat e Abrahamit,
  • 11:26 - 11:29
    duke shkuar nga vendlindja e tij ne qytetin Urfa
  • 11:29 - 11:32
    ne Turqine Jugore, Mesopotamine Veriore.
  • 11:32 - 11:35
    Me pas morem nje autobus dhe ecem prape
  • 11:35 - 11:37
    dhe shkuam ne Harran,
  • 11:37 - 11:40
    ku, ne Bible, ai ndalon ne udhetimin e tij.
  • 11:40 - 11:42
    Me pas kaluam kufirin dhe hyme ne Siri, shkuam ne Alepo,
  • 11:42 - 11:44
    qe doli se eshte emertuar sipas Abrahamit.
  • 11:44 - 11:46
    Shkuam ne Damask,
  • 11:46 - 11:48
    i cili ka nje histori te gjate te lidhur me Abrahamin.
  • 11:48 - 11:51
    Me pas erdhem ne Jordanine Veriore,
  • 11:51 - 11:53
    ne Jerusalem,
  • 11:53 - 11:56
    i cili ka te beje teresisht me Abrahamin, ne Betlehem,
  • 11:56 - 11:58
    dhe perfundimisht ne vendin ku ai prehet
  • 11:58 - 12:00
    ne Hebron.
  • 12:00 - 12:02
    Kaq shpejt, arritem nga origjina tek varri.
  • 12:02 - 12:05
    Deshmuam se mund te behej, Ishte nje udhetim i mahnitshem.
  • 12:05 - 12:07
    Me lejoni tju pyes dicka.
  • 12:07 - 12:09
    Sa prej jush keni perjetuar
  • 12:09 - 12:11
    te jeni ne nje lagje te huaj,
  • 12:11 - 12:13
    ose vend te huaj,
  • 12:13 - 12:16
    dhe nje i panjohur, nje i panjohur perfekt,
  • 12:16 - 12:19
    vjen dhe ju tregon pak miresi,
  • 12:19 - 12:21
    ndoshta ju fton ne shtepine e tij, ju ofron nje pije,
  • 12:21 - 12:23
    ju jep nje kafe, apo ushqim?
  • 12:23 - 12:25
    Sa prej jush keni pasur nje pervoje te tille?
  • 12:25 - 12:27
    Kjo eshte esenca
  • 12:27 - 12:29
    e rrugetimit te Abrahamit.
  • 12:29 - 12:31
    Kjo eshte ajo cka do te zbuloni, nese shkoni ne fshatrat e Lindjes se Mesme
  • 12:31 - 12:33
    ku ju prisni armiqesi,
  • 12:33 - 12:35
    dhe merrni mikepritjen me te mahnitshme,
  • 12:35 - 12:37
    krejt te lidhur me Abrahamin.
  • 12:37 - 12:39
    "Ne emer te atit Abraham,
  • 12:39 - 12:41
    me lejoni te ju ofroj ca ushqim."
  • 12:41 - 12:43
    Pra ajo cka zbuluam
  • 12:43 - 12:46
    eshte se Abrahami nuk eshte vetem nje figure libri per ata njerez,
  • 12:46 - 12:49
    ai eshte i gjalle, prezenca e tij jeton.
  • 12:49 - 12:51
    Dhe per te shkurtuar nje tregim te gjate,
  • 12:51 - 12:53
    ne vitet e fundit tashme,
  • 12:53 - 12:55
    mijera njerez
  • 12:55 - 12:57
    kane filluar te bejne pjese te rrugetimeve te Abrahamit
  • 12:57 - 12:59
    ne Lindjen e Mesme,
  • 12:59 - 13:02
    duke shijuar mikepritjen e njerezve atje.
  • 13:02 - 13:04
    Ata kane filluar te ecin
  • 13:04 - 13:06
    ne Israel dhe Palestine,
  • 13:06 - 13:08
    ne Jordani, ne Turqi, ne Siri.
  • 13:08 - 13:10
    eshte nje pervoje e mrekullueshme.
  • 13:10 - 13:12
    Burra, gra, te rinj, te vjeter --
  • 13:12 - 13:15
    me shume gra se burra, ne fakt, cuditerisht.
  • 13:15 - 13:17
    Per ata te cilet s'mund te ecin,
  • 13:17 - 13:19
    qe s'mund te shkojne aty ne kete moment,
  • 13:19 - 13:21
    njerezit kane filluar te organizojne ecje
  • 13:21 - 13:23
    ne qytete, ne bashkesite e tyre.
  • 13:23 - 13:25
    Ne Cincinati, per shembull, u organizua nje ecje
  • 13:25 - 13:27
    nga kisha ne xhami dhe ne sinagoge
  • 13:27 - 13:29
    dhe te gjithe hengren nje darke Abrahamike se bashku.
  • 13:29 - 13:31
    Ishte dita e rrugetimit te Abrahamit.
  • 13:31 - 13:33
    Ne Sao Paulo, Brazil, eshte shnderruar ne nje ngjarje vjetore
  • 13:33 - 13:35
    per mijera njerez qe te vrapojne
  • 13:35 - 13:37
    ne nje vrapim virtual te rrugetimit te Abrahamit
  • 13:37 - 13:39
    duke bashkuar komunitetet e ndryshme.
  • 13:39 - 13:42
    Mediat e pelqejne, ata e adhurojne ate.
  • 13:42 - 13:44
    Ato i kushtojne shume vemendje.
  • 13:44 - 13:46
    sepse eshte e dukshme,
  • 13:46 - 13:48
    dhe shperndan idene,
  • 13:48 - 13:50
    idene e mikepritjes Abrahamike
  • 13:50 - 13:52
    te miresise ndaj te huajve.
  • 13:52 - 13:54
    Veem disa jave me pare,
  • 13:54 - 13:56
    patem nje raport ne NPR per te.
  • 13:56 - 13:58
    Muajin e fundit,
  • 13:58 - 14:00
    kishte nje artikull ne Guardian,
  • 14:00 - 14:03
    ne Guardianin e Mancesterit, per te --
  • 14:03 - 14:06
    dy faqe te plota.
  • 14:06 - 14:09
    Ata cituan nje fshatar
  • 14:09 - 14:12
    i cili tha, "Kjo ecje na lidh me boten."
  • 14:12 - 14:15
    Ai tha se ishte si nje drite qe u ndez nje jeten tone.
  • 14:15 - 14:17
    Na ka sjelle shprese.
  • 14:17 - 14:19
    Dhe ky eshte qellimi i saj.
  • 14:19 - 14:22
    Por s'eshte vetem per psikologjine,
  • 14:22 - 14:24
    eshte per ekonomine,
  • 14:24 - 14:26
    sepse perderisa njerezit ecin ata harxhojne para.
  • 14:26 - 14:29
    Dhe kjo grua ketu, Um Ahmad,
  • 14:29 - 14:32
    eshte nje grua qe jeton pergjate rrugetimit ne Jordanine Veriore.
  • 14:32 - 14:34
    Ajo eshte tmerresisht e varfer.
  • 14:34 - 14:37
    Ajo eshte pjeserisht e verber, burri i saj s'mund te punoje,
  • 14:37 - 14:40
    ajo ka shtate femije.
  • 14:40 - 14:42
    Por cka ajo mund te bej eshte te gatuaj.
  • 14:42 - 14:45
    Keshtuqe ajo ka filluar te gatuaj per ca grupe qe ecin
  • 14:45 - 14:48
    te cilet vijne permes fshatit te saj dhe hajne nje dreke ne shtepine e saj.
  • 14:48 - 14:50
    Ata ulen ne dysheme.
  • 14:50 - 14:52
    Ajo madje s'ka as mbulese tavoline.
  • 14:52 - 14:54
    Ajo ben ushqimet me te shijshme
  • 14:54 - 14:57
    te freskta nga barishtet e rrethines se fshatit.
  • 14:57 - 14:59
    Me shume e me shume njerez kane ardhur.
  • 14:59 - 15:01
    Se fundi ajo ka filluar te perfitoje ca te holla
  • 15:01 - 15:03
    qe te mbaje familjen e saj.
  • 15:03 - 15:06
    Ajo i tregoj ekipit tone kete, dhe tha,
  • 15:06 - 15:09
    "Me keni bere te dukshme
  • 15:09 - 15:11
    ne nje fshat ku njerezit me pare ishin te turperuar
  • 15:11 - 15:13
    te me shikonin."
  • 15:13 - 15:16
    Ky eshte potenciali i rrugetimit te Abrahamit.
  • 15:16 - 15:18
    Ka me qindra komunitete te tilla
  • 15:18 - 15:21
    pergjate Lindjes se Mesme, pergjate rrugetimit.
  • 15:22 - 15:25
    Potenciali eshte per te ndryshuar lojen.
  • 15:25 - 15:27
    Dhe per te dryshuar lojen, duhet te ndryshoni kornizen,
  • 15:27 - 15:29
    menyren si ne i shohim gjerat --
  • 15:29 - 15:31
    per te ndryshuar kornizen
  • 15:31 - 15:34
    nga armiqesia ne mikepritje,
  • 15:34 - 15:37
    prej terrorizmit ne turizem.
  • 15:37 - 15:39
    Dhe ne kete kuptim, rrugetimi i Abrahamit
  • 15:39 - 15:41
    eshte nje ndryshues i lojes.
  • 15:41 - 15:43
    Me lejoni te ju tregoj nje gje.
  • 15:43 - 15:45
    Kam nje lende lisi te vogel ketu
  • 15:45 - 15:47
    te cilen e kam marr ndersa po ecja ne rrugetim
  • 15:47 - 15:49
    me heret kete vit.
  • 15:49 - 15:51
    Lendja lidhet me pemen e lisit, sigurisht --
  • 15:51 - 15:53
    rritet ne pemen e lisit,
  • 15:53 - 15:55
    i cili lidhet me Abrahamin.
  • 15:55 - 15:57
    Rrugetimi ne kete moment eshte si nje lende;
  • 15:57 - 15:59
    eshte ende ne fazen e tij te hershme
  • 15:59 - 16:01
    Si do te dukej lisi?
  • 16:01 - 16:03
    Kujtoj femijerine,
  • 16:03 - 16:05
    nje pjese te mire te se ciles e kam kaluar, pasi linda ketu ne Cikago,
  • 16:05 - 16:07
    e kam kaluar ne Evrope.
  • 16:07 - 16:09
    Nese do te kishit qene
  • 16:09 - 16:11
    ne rremujen e, te themi, Londres
  • 16:11 - 16:14
    me 1945, ose Berlin,
  • 16:14 - 16:16
    dhe do te kishit thene,
  • 16:16 - 16:18
    "60 vjet nga tani,
  • 16:18 - 16:20
    ky do te jete pjesa me paqesore dhe me prosperuese e planetit,"
  • 16:20 - 16:22
    njerezit do te mendonin
  • 16:22 - 16:24
    se jeni i cmendur me kartele.
  • 16:24 - 16:28
    Por ata ia arriten ne saje te identitetit te perbashket -- Evrope --
  • 16:28 - 16:30
    dhe nje ekonomie te perbashket.
  • 16:30 - 16:33
    Keshtuqe pyetja ime eshte, nese mund te arrihet ne Evrope,
  • 16:33 - 16:35
    pse jo ne Lindje te Mesme?
  • 16:35 - 16:37
    Pse jo, fale nje identiteti te njejte --
  • 16:37 - 16:39
    i cili eshte tregimi i Abrahamit --
  • 16:39 - 16:41
    dhe fale nje ekonomie te perbashket
  • 16:41 - 16:44
    qe do te bazohej kryesisht mbi turizmin?
  • 16:45 - 16:47
    Me lejoni ta mbyll
  • 16:47 - 16:50
    duke thene se ne 35 vitet e fundit,
  • 16:50 - 16:52
    ndersa kam punuar
  • 16:52 - 16:54
    ne disa prej konflikteve me te rrezikshme, me te veshtira dhe me kokeforte
  • 16:54 - 16:56
    rreth e rrotull planetit,
  • 16:56 - 16:59
    Akoma s'kam pare nje konflikt
  • 16:59 - 17:02
    qe te ndihem se mund te transformohet.
  • 17:02 - 17:04
    Nuk eshte lehte, sigurisht,
  • 17:04 - 17:06
    por eshte e mundur.
  • 17:06 - 17:08
    eshte arritur ne Afriken Jugore.
  • 17:08 - 17:10
    eshte arritur ne Irlanden Veriore.
  • 17:10 - 17:12
    Mund te arrihet kudo.
  • 17:12 - 17:14
    Thjesht varet nga ne.
  • 17:14 - 17:17
    Varet nga ne nese marrim anen e trete.
  • 17:17 - 17:19
    Me lejoni te ju ftoj
  • 17:19 - 17:21
    te konsideroni te merrni anen e trete,
  • 17:21 - 17:23
    edhe vetem si nje hap te vogel.
  • 17:23 - 17:25
    Do bejme pushim pas nje minute.
  • 17:25 - 17:27
    Vetem afrohuni tek dikush
  • 17:27 - 17:30
    qe eshte prej nje kulture te ndryshme, vendi te ndryshem,
  • 17:30 - 17:32
    etnie te ndryshme, ka disa dallime,
  • 17:32 - 17:35
    dhe angazhohuni ne bisede: degjoni ata.
  • 17:35 - 17:37
    Ky eshte nje veprim i anes se trete.
  • 17:37 - 17:39
    Ky eshte te ecesh rrugetimin e Abrahamit.
  • 17:39 - 17:41
    Pas nje Bisede ne TED.
  • 17:41 - 17:43
    pse jo nje ecje ne TED?
  • 17:43 - 17:45
    Pra me lejon te ju le
  • 17:45 - 17:47
    me tri gjera.
  • 17:47 - 17:50
    Njeri eshte, sekreti i paqes
  • 17:50 - 17:53
    eshte ana e trete.
  • 17:53 - 17:55
    Ana e trete jemi ne,
  • 17:55 - 17:57
    secili prej nesh,
  • 17:57 - 17:59
    me nje hap te vetem,
  • 17:59 - 18:02
    mund te marr boten, mund te sjelle boten,
  • 18:02 - 18:05
    nje hap me afer paqes.
  • 18:05 - 18:07
    Nje proverb Afrikan thote:
  • 18:07 - 18:09
    Kur rrjetat e merimanges bashkohen,
  • 18:09 - 18:12
    ato mund te ndalojne edhe nje luan."
  • 18:12 - 18:14
    Nese jemi ne gjendje te bashkojme
  • 18:14 - 18:16
    rrjetat tona te anes se trete te paqes,
  • 18:16 - 18:19
    mund te ndalojme edhe luanin e luftes.
  • 18:19 - 18:21
    Falemnderit shume.
  • 18:21 - 18:23
    Duartrokitje
Title:
William Ury: Ecja nga "jo" në "po"
Speaker:
William Ury
Description:

William Ury, autor i "Si të arrijmë tek Po," ofron një mënyrë elegante, të thjeshtë (por jo të lehtë) për të krijuar marrëveshje edhe në situatat më të vështira -- nga konfliktet familjare, ndoshta, deri tek Lindja e Mesme.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
18:24
Kushtrim Palushi added a translation

Albanian subtitles

Revisions