Albanian subtitles

← William Ury: Ecja nga "jo" në "po"

William Ury, autor i "Si të arrijmë tek Po," ofron një mënyrë elegante, të thjeshtë (por jo të lehtë) për të krijuar marrëveshje edhe në situatat më të vështira -- nga konfliktet familjare, ndoshta, deri tek Lindja e Mesme.

Get Embed Code
38 Languages

Showing Revision 1 created 06/21/2011 by Kushtrim Palushi.

  1. Tema e negociimit të veshtirë
  2. me kujton një prej tregimeve të mia më të preferuara
  3. nga Lindja e Mesme
  4. të një njeriu qe tre djemve të tij u kishte lënë 17 deve.
  5. Djalit të parë, i la gjysmën e deveve;
  6. djalit të dytë, i la një të tretën e deveve;
  7. dhe djalit të vogel, i la një të nëntën e deveve.
  8. Të tre djemtë hynë në negociata.
  9. 17 nuk pjesëtohet me dy.
  10. Nuk pjesëtohet me tre.
  11. Nuk pjesëtohet as me nëntë.
  12. Gjakftohtësia vllazë filloi të tendosej.
  13. Përfundimisht, të dëshpëruar,
  14. ata shkuan dhe konsultuan një plakë të mencur.
  15. Plaka e mencur mendoi gjatë për problemin e tyre,
  16. dhe përfundimisht u kthye dhe tha.
  17. "Nuk e di nëse mund të ju ndihmoj,
  18. por nëse doni, merrni deven time."
  19. Kështuqë ata u bënë me18 deve.
  20. Djali i parë mori gjysmën -- gjysma e 18 është nëntë.
  21. Djali i dytë mori një të tretën -- një e treta e 18 është gjashtë.
  22. Djali i vogël mori një të nëntën --
  23. një e nënta e 18 është dy.
  24. Shuma e tyre 17.
  25. U mbeti dhe një deve.
  26. dhe i'a kthyen atë plakës së mencur.
  27. (Të qeshura)

  28. Po të mendoni për një çast për ktë histori

  29. Mendoj se ngjan
  30. shumë me negociatat e vështira në të cilat përfshihemi.
  31. Ata filluan me 17 deve -- s'kishte mënyrë për ta zgjidhur atë.
  32. Në një farë menyre, ajo që duhet bërë
  33. është të sprapsemi nga situata të tilla, sikurse plaka e mencur,
  34. të shikojmë situatën me sy të freskët
  35. dhe të vijmë me deven e 18të.
  36. Tani, të gjeja atë deven e 18 në konfliktet botërore
  37. ka qenë pasioni i jetës time.
  38. Unë e shoh njerëzimin, pak a shumë njësoj sikur ata tre vëllezërit;
  39. të gjithë jemi një familje.
  40. E dimë që shkencërisht,
  41. në saje të revolucionit të komunikimit,
  42. të gjitha fiset tribale në planet, të gjitha 15,000 fiset,
  43. janë në kontakt me njëri tjetrin.
  44. është një ribashkim i madh familjar.
  45. Dhe ende, si cdo ribashkim familjar,
  46. nuk është gjithcka paqe dhe dritë.
  47. Ka shumë konflikte.
  48. Dhe pyetja është,
  49. si të sillemi me dallimet tona?
  50. si i të sillemi me dallimet më të thella,
  51. duke pasë parasysh tendencën njerëzore për konflikt
  52. dhe gjenitë njerëzor
  53. tek shpikin armë të shkatërrimit masiv?
  54. Kjo është pyetja.
  55. Ndersa kalova nje pjesë të mirë të tri dekadave të kaluara --

  56. pothuajse katër --
  57. duke udhëtuar nëpër botë,
  58. duke tentuar të punoj, duke u përfshirë në konflikte
  59. që prej Jugosllavisë deri në Lindje të Mesme
  60. prej Ceçenisë deri në Venezuelë
  61. disa nga konfliktet më të vështira në këtë planet,
  62. Gjithmonë e kam pyetur veten.
  63. Dhe mendoj e kam gjetur, në një menyrë,
  64. cili është sekreti i paqes.
  65. është në fakt, befasisht i thjeshtë.
  66. Nuk është i lehtë, por i thjeshtë.
  67. Nuk është as i ri.
  68. Mund të jetë një prej trashëgimive njerëzore më të lashta.
  69. Sekreti i paqes jemi ne.
  70. Jemi ne që veprojmë
  71. si komuniteti rrethues
  72. rreth cdo konflikti,
  73. i cili mund të luajë rol konstruktiv.
  74. Me lejoni t'ju ofroj vetëm një tregim, një shembull.

  75. Rreth 20 vjet më parë isha në Afrikën e Jugut
  76. duke punuar me palët në atë konflikt,
  77. dhe kisha një muaj shtesë,
  78. kështuqe kalova ca kohë duke jetuar
  79. me disa grupe në San Bushmen.
  80. Isha kurioz në lidhje me ta dhe mënyrën se si i zgjidhnin konfliktet.
  81. Sepse, pas të gjithave, brenda kujtesës jetësore,
  82. ata ishin gjahtarë dhe mbledhës,
  83. që jetonin afërsisht njësoj sikurse paraardhësit tanë
  84. te ndoshta 99 perqind të historise njerëzore.
  85. Dhe të gjithë burrat kishin shigjetat helmuese të cilat i përdornin për gjah --
  86. absolutisht fatale.
  87. Si i tejkalojnë ata dallimet e tyre?
  88. Ajo që mësova
  89. është që sa herë gjaknxehtësia rritet në ato komunitete,
  90. dikush i merr dhe i fsheh shigjetat helmuese nëpër shkurre,
  91. dhe atëherë gjithsecili ulet në një rreth si ky,
  92. ulen, edhe flasin, e flasin.
  93. Mund t'i zgjase dy ditë, tri ditë, katër ditë,
  94. por ata nuk pushojnë
  95. derisa e gjejnë një zgjidhje,
  96. ose edhe më mirë, një pajtim.
  97. Dhe nëse gjaknxëhtësia është ende shumë e lartë,
  98. atëherë dërgojnë dikë të vizitoje të afërmit
  99. si një periudhë qetësimi.
  100. Ky sistem

  101. është, mendoj unë, ndoshta sistemi që na ka mbajtur ende gjallë deri në këtë pikë,
  102. duke marrë për bazë tendencat tona njerëzore.
  103. Këtë sistem, unë e quaj ana e tretë.
  104. Sepse nëse mendoni në lidhje me të,
  105. normalisht kur mendojmë dhe përshkruajmë konfliktin,
  106. kemi gjithmonë dy anë.
  107. Janë Arabët kundër Izraelitëve, punëtorët kundër menaxhimit,
  108. burri kundër gruas, Republikanët kundër Demokratëve,
  109. por cka nuk shohim shpesh
  110. është fakti që gjithmonë kemi një anë të tretë.
  111. Dhe ana e tretë e konfliktit jemi ne,
  112. është komuniteti rrethues,
  113. janë miqtë, aleatët,
  114. anëtarët e familjes, fqinjët.
  115. Ne mund të luajmë një rol jashtëzakonisht konstruktiv.
  116. Ndoshta, mënyra më fondamentale
  117. në të cilën ana e tretë ndihmon
  118. është t'ju kujtojë palëve cka në të vërtetë ka rëndësi.
  119. Për hir të fëmijëve, për hir të familjes,
  120. për hir të bashkësisë, për hir të së ardhmes,
  121. le të ndalojmë së luftuari për një moment dhe të fillojmë të flasim.
  122. Sepse, cështja është se,
  123. kur jemi të përfshirë në konflikt.
  124. është shumë lehtë të humbim perspektiven.
  125. është shumë lehtë të reagojmë.
  126. Qeniet njerëzore: ne jemi makina reaguese.
  127. Dhe sipas shprehjes,
  128. i nevrikosur, do të mbash fjalimin më të mirë
  129. per te cilin gjithmone do të pendohesh.
  130. Dhe kështu ana e tretë na kujton atë.
  131. Ana e tretë na ndihmon të dalim në ballkon,
  132. që është një metaforë për një vend të perspektivës,
  133. ku ne mund të mbajmë sytë në shpërblimin.
  134. Më lejoni t'ju tregoj një tregim nga pervoja ime e negociimit.

  135. Disa vite më parë, ndersa isha i përfshirë si lehtesues
  136. në disa biseda vërtetë të vështira
  137. ndërmjet liderëve të Rusisë
  138. dhe liderëve të Ceçenisë.
  139. Aty po zhvillohej një luftë, sic e dini.
  140. U takuam në Hagë,
  141. në Pallatin e Paqes,
  142. në të njejtën dhomë ku po zhvillohej gjyqi
  143. për krimet në Jugosllavi.
  144. Bisedimet patën një fillim të vështirë
  145. kur zëvendëspresidenti i Cecenisë
  146. filloi duke u drejtuar kah Rusët dhe tha,
  147. "Ju duhet të qendroni pikërisht këtu, në keto karrige,
  148. sepse do të gjykoheni për krime lufte."
  149. Pastaj vazhdoi, u drejtua nga unë dhe tha,
  150. "Ti je amerikan.
  151. Shih c'po bëni ju amerikanët në Porto Riko."
  152. Mendja ime filloi të punoje, "Porto Riko? c'di unë për Porto Riko-n?"
  153. Fillova të reagoj,
  154. por më pas mu kujtua të dal në ballkon.
  155. Ai beri nje pauze,
  156. të gjithë shikonin nga unë për një përgjigje,
  157. nga perspektiva e ballkonit, unë isha në gjendje ta falenderoja për qendrimin e tij
  158. dhe të them, "Unë e respektoj kriticizmin tënd për vendin tim,
  159. dhe e marrë këtë si shenjë që jemi në mes miqësh
  160. dhe që mund të flasim ndershëm me njëri tjetrin.
  161. Por, ne jemi këtu, jo për të folur për Porto Rikon ose të kaluarën.
  162. Jemi këtu për të parë nëse mund të gjejmë një mënyrë
  163. për të ndaluar vuajtjet dhe gjakderdhjen në Ceceni."
  164. Biseda u kthye në binarë.
  165. Ky është roli i anës së tretë,
  166. është që t'i ndihmoje palët të dalin në ballkon.
  167. Tani më lejoni t'ju dërgoj për një moment

  168. në atë që botërisht njihet si konflikti më i vështirë botëror,
  169. ose konflikti më i pamundur,
  170. është Lindja e Mesme.
  171. Pyetja është: cila është ana e tretë atje?
  172. Si ka mundësi që të dalim në ballkon?
  173. Nuk pretendoj se kam ndonjë përgjigje
  174. për konfliktin e Lindjes së Mesme,
  175. por mendoj se kam një hap të parë,
  176. praktikisht një hap të parë,
  177. dicka që cdonjëri prej nesh mund të bëjë si anë e tretë.
  178. Mirëpo më lejoni t'ju pyes njëherë.
  179. Sa prej jush
  180. në vitet e fundit
  181. jeni gjetur te brengosur per Lindjen e Mesme
  182. dhe keni menduar c'mund te behet?
  183. Vetem prej kuriozitetit, sa prej jush?
  184. Ne rregull, pra shumica prej nesh.
  185. Dhe prape, eshte aq larg prej ketu.
  186. Pse i kushtojme kaq shume rendesi ketij konflikti?
  187. A eshte numri i te vrareve?
  188. Ka me qindra njerez me shume qe vdesin
  189. ne nje konflikt ne Afrike sesa ne Lindje te Mesme.
  190. Jo, eshte per shkak te tregimit,
  191. sepse ne ndihemi personalisht te perfshire
  192. ne ate tregim.
  193. Edhe nese jemi te Krishtere, Muslimane ose Hebrej,
  194. fetar ose jo-fetar,
  195. ne ndihemi sikur kemi nje pjese tonen ne te.
  196. Tregimet kane rendesi. Si nje antropolog e di kete.

  197. I perdorim tregimet per te trasnmetuar njohuri.
  198. Ato i japin kuptim jetes tone.
  199. Dhe kete tregojme ketu ne TED, tregime.
  200. Tregimet jane celesi.
  201. Keshtuqe pyetja ime eshte,
  202. po, le te provojme te zgjidhim politiken
  203. atje ne Lindje te mesme,
  204. por gjithashtu te shikojme pak dhe tregimin.
  205. Le te provojme te arrijme ne rrenje te te gjithe kesaj.
  206. Le te shohim nese mund te aplikojme anen e trete ne te.
  207. Cka do te thoshte kjo? Si eshte historia atje?
  208. Si antropologe, ne e dime

  209. se cdo kulture ka nje tregim origjine.
  210. Cili eshte tregimi i origjines per Lindjen e Mesme?
  211. Ne nje fraze, eshte:
  212. 4,000 vite me pare, nje njeri dhe familja e tij
  213. kaluan neper Lindje te Mesme,
  214. dhe qe prej atehere bota nuk ka qene me e njejte.
  215. Njeriu, sigurisht,
  216. ishte Abrahami.
  217. Dhe ajo per cka ai qendronte, ishte bashkimi,
  218. bashkimi i familjes.
  219. Ai eshte babai i te gjithe neve.
  220. Por nuk eshte kjo vetem ajo per cka ai qendronte, por dhe porosia e tij.
  221. Porosia thelbesore e tij ishte bashkimi gjithashtu,
  222. nderlidhshmeria dhe bashkimi i te gjitheve.
  223. Vlera kryesore ishte respekti,
  224. dashamiresia ne drejtim te te panjohurve.
  225. Kjo eshte ajo per cka ai njihet, mikepritja e tij.
  226. Pra ne kete kuptim,
  227. ai eshte nje ane simbolike e trete
  228. e Lindes se Mesme.
  229. Ai na kujton
  230. qe te gjithe jemi pjese e nje teresie me te madhe.
  231. Pra si mund te --
  232. mendoni per nje moment.
  233. Sot perballemi me semundjen e keqe te terrorizmit.

  234. Cka eshte terrorizmi?
  235. Terrorizmi eshte thjeshte te marresh nje te panjohur te pafajshem
  236. dhe ta trajtosh si nje armik te cilin e vret
  237. ne menyre qe te perhapesh frike.
  238. Cka eshte e kunderta e terrorizmit?
  239. eshte te marresh nje te panjohur te pafajshem
  240. dhe ta trajtosh si mik
  241. te cilin e mirepret ne shtepi
  242. ne menyre qe te mbjellesh dhe te krijosh mirekuptim,
  243. ose respekt, ose dashuri.
  244. Pra cka nese

  245. merrni tregimin e Abrahamit,
  246. i cili eshte nje tregim i anes se trete,
  247. cka nese ai mund te jete --
  248. sepse Abrahami eshte sinonim i miresjelljes --
  249. cka nese ai mund te jete nje sherim per terrorizmin?
  250. Cka nese ai mund te jete nje vaksine
  251. kunder jotolerances fetare?
  252. Si do t'i jepnit jete atij tregimi?
  253. Nuk mjafton vetem te tregosh nje tregim --
  254. kjo eshte e fuqishme --
  255. por njerezit duhet te ndiejne ate tregim.
  256. Ata duhet te jene ne gjendje ta jetojne tregimin. Si do ta benit kete?
  257. Per kete po mendoja, si do ta benit kete.
  258. Dhe kjo eshte ajo qe na sjell te hapi i pare kete.
  259. Sepse menyra me e thjeshte per ta bere kete
  260. eshte qe ju te dilni per te ecur.
  261. Per te ecur hapave te Abrahamit.
  262. Te perserisni hapat e Abrahamit.
  263. Sepse ecja ka nje fuqi te madhe.
  264. Si antropolog, ecja eshta ajo qe na ka bere njerez.
  265. eshte e habitshme, kur ecen,
  266. ec krahe per krahe
  267. ne te njejtin drejtim te perbashket.
  268. Nese do ju kisha dale balle per balle
  269. dhe tu ju afrohem kaq afer,
  270. do te ndiheshit te kercenuar.
  271. Por nese do te ecja krahe per krahu,
  272. edhe po te prekim krahet,
  273. nuk paraqet problem.
  274. Kush lufton ndersa ec?
  275. Per kete shkak shpesh ne negociata, kur gjerat behen te veshtira,
  276. njerezit shkojne per te hecur ne mal.
  277. Keshtuqe me ka ardhur ne mend ideja

  278. cka nese inspirojme
  279. nje rrugetim, nje rruge --
  280. mendoni rrugen e mendafshit, shtegun e Apalasheve --
  281. qe ndoqi hapat
  282. e Abrahamit.
  283. Njerezit thane, "Kjo eshte cmenduri, Nuk mundesh.
  284. Nuk mund te perserisesh hapat e Abrahamit. eshte shume e pasigurte.
  285. Duhet te kalosh gjithe keta kufinj.
  286. Shkon pertej 10 shteteve te ndryshme ne Lindje te Mesme,
  287. sepse i bashkon te gjtiha."
  288. Keshtuqe e studiuam kete ide ne Harvard.
  289. Ne beme pergatitjet e nevojshme.
  290. Dhe disa vite me vone, nje grup prej nesh,
  291. rreth 25 prej nesh nga rreth 10 shtete te ndryshme,
  292. vendosem te shikojme nese mund te perserisim hapat e Abrahamit,
  293. duke shkuar nga vendlindja e tij ne qytetin Urfa
  294. ne Turqine Jugore, Mesopotamine Veriore.
  295. Me pas morem nje autobus dhe ecem prape
  296. dhe shkuam ne Harran,
  297. ku, ne Bible, ai ndalon ne udhetimin e tij.
  298. Me pas kaluam kufirin dhe hyme ne Siri, shkuam ne Alepo,
  299. qe doli se eshte emertuar sipas Abrahamit.
  300. Shkuam ne Damask,
  301. i cili ka nje histori te gjate te lidhur me Abrahamin.
  302. Me pas erdhem ne Jordanine Veriore,
  303. ne Jerusalem,
  304. i cili ka te beje teresisht me Abrahamin, ne Betlehem,
  305. dhe perfundimisht ne vendin ku ai prehet
  306. ne Hebron.
  307. Kaq shpejt, arritem nga origjina tek varri.
  308. Deshmuam se mund te behej, Ishte nje udhetim i mahnitshem.
  309. Me lejoni tju pyes dicka.

  310. Sa prej jush keni perjetuar
  311. te jeni ne nje lagje te huaj,
  312. ose vend te huaj,
  313. dhe nje i panjohur, nje i panjohur perfekt,
  314. vjen dhe ju tregon pak miresi,
  315. ndoshta ju fton ne shtepine e tij, ju ofron nje pije,
  316. ju jep nje kafe, apo ushqim?
  317. Sa prej jush keni pasur nje pervoje te tille?
  318. Kjo eshte esenca
  319. e rrugetimit te Abrahamit.
  320. Kjo eshte ajo cka do te zbuloni, nese shkoni ne fshatrat e Lindjes se Mesme
  321. ku ju prisni armiqesi,
  322. dhe merrni mikepritjen me te mahnitshme,
  323. krejt te lidhur me Abrahamin.
  324. "Ne emer te atit Abraham,
  325. me lejoni te ju ofroj ca ushqim."
  326. Pra ajo cka zbuluam
  327. eshte se Abrahami nuk eshte vetem nje figure libri per ata njerez,
  328. ai eshte i gjalle, prezenca e tij jeton.
  329. Dhe per te shkurtuar nje tregim te gjate,

  330. ne vitet e fundit tashme,
  331. mijera njerez
  332. kane filluar te bejne pjese te rrugetimeve te Abrahamit
  333. ne Lindjen e Mesme,
  334. duke shijuar mikepritjen e njerezve atje.
  335. Ata kane filluar te ecin
  336. ne Israel dhe Palestine,
  337. ne Jordani, ne Turqi, ne Siri.
  338. eshte nje pervoje e mrekullueshme.
  339. Burra, gra, te rinj, te vjeter --
  340. me shume gra se burra, ne fakt, cuditerisht.
  341. Per ata te cilet s'mund te ecin,
  342. qe s'mund te shkojne aty ne kete moment,
  343. njerezit kane filluar te organizojne ecje
  344. ne qytete, ne bashkesite e tyre.
  345. Ne Cincinati, per shembull, u organizua nje ecje
  346. nga kisha ne xhami dhe ne sinagoge
  347. dhe te gjithe hengren nje darke Abrahamike se bashku.
  348. Ishte dita e rrugetimit te Abrahamit.
  349. Ne Sao Paulo, Brazil, eshte shnderruar ne nje ngjarje vjetore
  350. per mijera njerez qe te vrapojne
  351. ne nje vrapim virtual te rrugetimit te Abrahamit
  352. duke bashkuar komunitetet e ndryshme.
  353. Mediat e pelqejne, ata e adhurojne ate.
  354. Ato i kushtojne shume vemendje.
  355. sepse eshte e dukshme,
  356. dhe shperndan idene,
  357. idene e mikepritjes Abrahamike
  358. te miresise ndaj te huajve.
  359. Veem disa jave me pare,
  360. patem nje raport ne NPR per te.
  361. Muajin e fundit,
  362. kishte nje artikull ne Guardian,
  363. ne Guardianin e Mancesterit, per te --
  364. dy faqe te plota.
  365. Ata cituan nje fshatar
  366. i cili tha, "Kjo ecje na lidh me boten."
  367. Ai tha se ishte si nje drite qe u ndez nje jeten tone.
  368. Na ka sjelle shprese.
  369. Dhe ky eshte qellimi i saj.
  370. Por s'eshte vetem per psikologjine,

  371. eshte per ekonomine,
  372. sepse perderisa njerezit ecin ata harxhojne para.
  373. Dhe kjo grua ketu, Um Ahmad,
  374. eshte nje grua qe jeton pergjate rrugetimit ne Jordanine Veriore.
  375. Ajo eshte tmerresisht e varfer.
  376. Ajo eshte pjeserisht e verber, burri i saj s'mund te punoje,
  377. ajo ka shtate femije.
  378. Por cka ajo mund te bej eshte te gatuaj.
  379. Keshtuqe ajo ka filluar te gatuaj per ca grupe qe ecin
  380. te cilet vijne permes fshatit te saj dhe hajne nje dreke ne shtepine e saj.
  381. Ata ulen ne dysheme.
  382. Ajo madje s'ka as mbulese tavoline.
  383. Ajo ben ushqimet me te shijshme
  384. te freskta nga barishtet e rrethines se fshatit.
  385. Me shume e me shume njerez kane ardhur.
  386. Se fundi ajo ka filluar te perfitoje ca te holla
  387. qe te mbaje familjen e saj.
  388. Ajo i tregoj ekipit tone kete, dhe tha,
  389. "Me keni bere te dukshme
  390. ne nje fshat ku njerezit me pare ishin te turperuar
  391. te me shikonin."
  392. Ky eshte potenciali i rrugetimit te Abrahamit.
  393. Ka me qindra komunitete te tilla
  394. pergjate Lindjes se Mesme, pergjate rrugetimit.
  395. Potenciali eshte per te ndryshuar lojen.
  396. Dhe per te dryshuar lojen, duhet te ndryshoni kornizen,
  397. menyren si ne i shohim gjerat --
  398. per te ndryshuar kornizen
  399. nga armiqesia ne mikepritje,
  400. prej terrorizmit ne turizem.
  401. Dhe ne kete kuptim, rrugetimi i Abrahamit
  402. eshte nje ndryshues i lojes.
  403. Me lejoni te ju tregoj nje gje.

  404. Kam nje lende lisi te vogel ketu
  405. te cilen e kam marr ndersa po ecja ne rrugetim
  406. me heret kete vit.
  407. Lendja lidhet me pemen e lisit, sigurisht --
  408. rritet ne pemen e lisit,
  409. i cili lidhet me Abrahamin.
  410. Rrugetimi ne kete moment eshte si nje lende;
  411. eshte ende ne fazen e tij te hershme
  412. Si do te dukej lisi?
  413. Kujtoj femijerine,
  414. nje pjese te mire te se ciles e kam kaluar, pasi linda ketu ne Cikago,
  415. e kam kaluar ne Evrope.
  416. Nese do te kishit qene
  417. ne rremujen e, te themi, Londres
  418. me 1945, ose Berlin,
  419. dhe do te kishit thene,
  420. "60 vjet nga tani,
  421. ky do te jete pjesa me paqesore dhe me prosperuese e planetit,"
  422. njerezit do te mendonin
  423. se jeni i cmendur me kartele.
  424. Por ata ia arriten ne saje te identitetit te perbashket -- Evrope --
  425. dhe nje ekonomie te perbashket.
  426. Keshtuqe pyetja ime eshte, nese mund te arrihet ne Evrope,
  427. pse jo ne Lindje te Mesme?
  428. Pse jo, fale nje identiteti te njejte --
  429. i cili eshte tregimi i Abrahamit --
  430. dhe fale nje ekonomie te perbashket
  431. qe do te bazohej kryesisht mbi turizmin?
  432. Me lejoni ta mbyll

  433. duke thene se ne 35 vitet e fundit,
  434. ndersa kam punuar
  435. ne disa prej konflikteve me te rrezikshme, me te veshtira dhe me kokeforte
  436. rreth e rrotull planetit,
  437. Akoma s'kam pare nje konflikt
  438. qe te ndihem se mund te transformohet.
  439. Nuk eshte lehte, sigurisht,
  440. por eshte e mundur.
  441. eshte arritur ne Afriken Jugore.
  442. eshte arritur ne Irlanden Veriore.
  443. Mund te arrihet kudo.
  444. Thjesht varet nga ne.
  445. Varet nga ne nese marrim anen e trete.
  446. Me lejoni te ju ftoj
  447. te konsideroni te merrni anen e trete,
  448. edhe vetem si nje hap te vogel.
  449. Do bejme pushim pas nje minute.
  450. Vetem afrohuni tek dikush
  451. qe eshte prej nje kulture te ndryshme, vendi te ndryshem,
  452. etnie te ndryshme, ka disa dallime,
  453. dhe angazhohuni ne bisede: degjoni ata.
  454. Ky eshte nje veprim i anes se trete.
  455. Ky eshte te ecesh rrugetimin e Abrahamit.
  456. Pas nje Bisede ne TED.
  457. pse jo nje ecje ne TED?
  458. Pra me lejon te ju le

  459. me tri gjera.
  460. Njeri eshte, sekreti i paqes
  461. eshte ana e trete.
  462. Ana e trete jemi ne,
  463. secili prej nesh,
  464. me nje hap te vetem,
  465. mund te marr boten, mund te sjelle boten,
  466. nje hap me afer paqes.
  467. Nje proverb Afrikan thote:
  468. Kur rrjetat e merimanges bashkohen,
  469. ato mund te ndalojne edhe nje luan."
  470. Nese jemi ne gjendje te bashkojme
  471. rrjetat tona te anes se trete te paqes,
  472. mund te ndalojme edhe luanin e luftes.
  473. Falemnderit shume.

  474. Duartrokitje