Dean Ornish thotë se gjenet tuaja nuk janë fati juaj
-
0:00 - 0:02Një mënyrë ndërrimi i gjeneve tona është të bëjmë të rinj,
-
0:02 - 0:04ashtu siç Craig Venter na e tregoi në mënyrë aq elegante.
-
0:04 - 0:07Mënyra tjetër është të ndërrojmë stilin e jetesës.
-
0:07 - 0:11Dhe ajo që po mësojmë është se sa të fuqishme dhe dinamike mund të jenë këto ndryshime
-
0:11 - 0:14kështu që nuk keni pse të prisni shumë për të parë përfitimet.
-
0:14 - 0:19Kur ushqeheni shëndetshëm, menaxhoni stresin, ushtroheni dhe dashuroni më shumë,
-
0:19 - 0:21truri juaj në të vërtetë merr më shumë gjak dhe më shumë oksigjen.
-
0:21 - 0:24Por më tepër se kaq, sipas matjeve, truri juaj fillon të zmadhohet.
-
0:24 - 0:26Gjëra që janë dukur të pamundura deri para pak vitesh
-
0:26 - 0:28janë tashmë të matshme.
-
0:28 - 0:31Kjo u zbulua nga Robin Williams
-
0:31 - 0:33pak vite para nesh.
-
0:33 - 0:35Tani, ekzistojnë disa gjëra që mund t'i bëni
-
0:35 - 0:38në mënyrë që truri juaj të prodhojë qeliza të reja.
-
0:38 - 0:40Disa nga gjërat e mia të preferuara, si çokollata apo çaji, boronicat,
-
0:40 - 0:44alkooli në sasi të moderuar, menaxhimi i stresit
-
0:44 - 0:46apo kanabanoidet që gjenden në marijuanë.
-
0:46 - 0:48Unë jam thjesht lajmëtari.
-
0:49 - 0:52(Të qeshura)
-
0:52 - 0:55Për çfarë po flisnim?
-
0:55 - 0:57(Të qeshura)
-
0:57 - 0:59Ka edhe gjëra të tjera që e përkeqësojnë,
-
0:59 - 1:01që shkaktojnë humbjen e qelizave të trurit.
-
1:01 - 1:04Të dyshuarit e përhershëm, si yndyrnat e ngopura dhe sheqeri,
-
1:04 - 1:08nikotina, opiumi, kokaina, alkoli i tepërt dhe stresi kronik.
-
1:08 - 1:11Lëkura juaj merr më shumë gjak nëse ndryshoni mënyrën e të jetuarit,
-
1:11 - 1:14kështu, plakeni më ngadalë dhe lëkura juaj nuk rrudhoset aq shumë.
-
1:14 - 1:16Zemra juaj pompon më shumë gjak.
-
1:16 - 1:18Ne kemi treguar që ju mundeni vërtetë, të sprapsni një sëmundje zemre.
-
1:18 - 1:21Këto arterie të bllokuara që shihni më sipër në të majtë,
-
1:21 - 1:23sipas matjeve, vetëm pas një viti janë më pak të bllokuara.
-
1:23 - 1:25Dhe ky skaner zemre PET këtu poshtë në të majtë,
-
1:25 - 1:27blu-ja tregon që nuk ka qarkullim gjaku.
-
1:27 - 1:30Pas një viti -- portokallia dhe e bardha tregojnë maksimumin e qarkullimit.
-
1:30 - 1:33Ne kemi vërtetuar se ju mund të parandaloni dhe të sprapsni avancimin
-
1:33 - 1:35e një kanceri prostate në fillimet e tij, shto këtu edhe kancerin e gjirit,
-
1:35 - 1:37thjesht duke bërë këto ndryshime.
-
1:37 - 1:40Ne pamë se rritja e tumorit in-vitro u parandalua
-
1:40 - 1:4270 përqind në grupin që bënë këto ndryshime,
-
1:42 - 1:45ndërkohë që vetëm 9 përqind në grupin tjetër.
-
1:45 - 1:47Këto diferenca janë shumë domethënëse.
-
1:47 - 1:49Edhe organet tuaja gjenitale marrin më shumë gjak,
-
1:49 - 1:51dhe ju rrisni aftësinë tuaj seksuale.
-
1:51 - 1:53Një nga reklamat anti-duhan më të efektshme të bëra
-
1:53 - 1:55nga Departamenti i Shëndetit Publik,
-
1:55 - 1:57tregon se nikotina, e cila bllokon arteriet tuaja,
-
1:57 - 1:59mund të shkaktojë atak apo bllokim enësh gjaku,
-
1:59 - 2:01por shkakton edhe impotencë.
-
2:01 - 2:03Gjysma e burrave që pijnë duhan janë impotentë.
-
2:03 - 2:04Sa seksi është kjo?
-
2:04 - 2:06Ndërkohë, ne jemi pranë publikimit të një studimi --
-
2:06 - 2:09një studim që tregon se si mund të ndryshoni pasqyrimin e gjeneve tek burrat me kancer prostate.
-
2:09 - 2:11Kjo quhet një hartë nxehtësie
-
2:11 - 2:14dhe ngjyrat e ndryshme bashkë me anën në të djathtë janë gjene të ndryshme.
-
2:14 - 2:17Ne kemi zbuluar se më shumë se 500 gjene u ndryshuan për mirë
-
2:17 - 2:20prej gjeneve që parandalojnë sëmundjet
-
2:20 - 2:24ndërkohë që ato gjene që ndihmojnë sëmundjet, ç'aktivizohen.
-
2:24 - 2:27Kështu që, unë mendoj se këto zbulime janë të rëndësishme
-
2:27 - 2:29dhe i japin shpresa dhe zgjedhje të reja shumë njerëzve.
-
2:29 - 2:34Kompanitë si Navigenix dhe DNA Direct apo 23andMe,
-
2:34 - 2:37që ju japin, profilin tuaj gjenetik,
-
2:37 - 2:40po i japin disa njerëzve, ndjesi të tipit, "Zot na ruaj, çfarë të bëj me këtë"
-
2:40 - 2:43Epo, gjenet nuk janë fati ynë, dhe nëse i bëjmë këto ndryshime --
-
2:43 - 2:45kjo është kusht, por nëse bëjmë ndryshime më të mëdha
-
2:45 - 2:47nga sa mund të kishim bërë,
-
2:47 - 2:50ne vërtetë mund të ndryshojmë pasqyrimin e gjeneve tona.
-
2:50 - 2:51Faleminderit
-
2:51 - 2:53(Duartokitje)
- Title:
- Dean Ornish thotë se gjenet tuaja nuk janë fati juaj
- Speaker:
- Dean Ornish
- Description:
-
Dean Ornish ndan rezultatin e një kërkimi që tregon se përshtatja e një jete të shëndetshme mund të ndikojë deri në nivelin gjenetik të një personi. Në mbrojtje të kësaj, ai thotë se kur ushqehesh më mirë, ushtrohesh dhe dashuron më shumë, qelizat e trurit në të vërtetë fillojnë e rriten.
- Video Language:
- English
- Team:
- closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 02:53