YouTube

Got a YouTube account?

New: enable viewer-created translations and captions on your YouTube channel!

Albanian subtitles

← Dean Ornish thotë se gjenet tuaja nuk janë fati juaj

Dean Ornish ndan rezultatin e një kërkimi që tregon se përshtatja e një jete të shëndetshme mund të ndikojë deri në nivelin gjenetik të një personi. Në mbrojtje të kësaj, ai thotë se kur ushqehesh më mirë, ushtrohesh dhe dashuron më shumë, qelizat e trurit në të vërtetë fillojnë e rriten.

Get Embed Code
54 Languages

Subtitles translated from English Showing Revision 1 created 10/14/2011 by Ervis Bregu.

  1. Një mënyrë ndërrimi i gjeneve tona është të bëjmë të rinj,
  2. ashtu siç Craig Venter na e tregoi në mënyrë aq elegante.
  3. Mënyra tjetër është të ndërrojmë stilin e jetesës.
  4. Dhe ajo që po mësojmë është se sa të fuqishme dhe dinamike mund të jenë këto ndryshime
  5. kështu që nuk keni pse të prisni shumë për të parë përfitimet.
  6. Kur ushqeheni shëndetshëm, menaxhoni stresin, ushtroheni dhe dashuroni më shumë,
  7. truri juaj në të vërtetë merr më shumë gjak dhe më shumë oksigjen.
  8. Por më tepër se kaq, sipas matjeve, truri juaj fillon të zmadhohet.
  9. Gjëra që janë dukur të pamundura deri para pak vitesh
  10. janë tashmë të matshme.
  11. Kjo u zbulua nga Robin Williams
  12. pak vite para nesh.
  13. Tani, ekzistojnë disa gjëra që mund t'i bëni

  14. në mënyrë që truri juaj të prodhojë qeliza të reja.
  15. Disa nga gjërat e mia të preferuara, si çokollata apo çaji, boronicat,
  16. alkooli në sasi të moderuar, menaxhimi i stresit
  17. apo kanabanoidet që gjenden në marijuanë.
  18. Unë jam thjesht lajmëtari.
  19. (Të qeshura)
  20. Për çfarë po flisnim?
  21. (Të qeshura)
  22. Ka edhe gjëra të tjera që e përkeqësojnë,
  23. që shkaktojnë humbjen e qelizave të trurit.
  24. Të dyshuarit e përhershëm, si yndyrnat e ngopura dhe sheqeri,
  25. nikotina, opiumi, kokaina, alkoli i tepërt dhe stresi kronik.
  26. Lëkura juaj merr më shumë gjak nëse ndryshoni mënyrën e të jetuarit,

  27. kështu, plakeni më ngadalë dhe lëkura juaj nuk rrudhoset aq shumë.
  28. Zemra juaj pompon më shumë gjak.
  29. Ne kemi treguar që ju mundeni vërtetë, të sprapsni një sëmundje zemre.
  30. Këto arterie të bllokuara që shihni më sipër në të majtë,
  31. sipas matjeve, vetëm pas një viti janë më pak të bllokuara.
  32. Dhe ky skaner zemre PET këtu poshtë në të majtë,
  33. blu-ja tregon që nuk ka qarkullim gjaku.
  34. Pas një viti -- portokallia dhe e bardha tregojnë maksimumin e qarkullimit.
  35. Ne kemi vërtetuar se ju mund të parandaloni dhe të sprapsni avancimin
  36. e një kanceri prostate në fillimet e tij, shto këtu edhe kancerin e gjirit,
  37. thjesht duke bërë këto ndryshime.
  38. Ne pamë se rritja e tumorit in-vitro u parandalua
  39. 70 përqind në grupin që bënë këto ndryshime,
  40. ndërkohë që vetëm 9 përqind në grupin tjetër.
  41. Këto diferenca janë shumë domethënëse.

  42. Edhe organet tuaja gjenitale marrin më shumë gjak,
  43. dhe ju rrisni aftësinë tuaj seksuale.
  44. Një nga reklamat anti-duhan më të efektshme të bëra
  45. nga Departamenti i Shëndetit Publik,
  46. tregon se nikotina, e cila bllokon arteriet tuaja,
  47. mund të shkaktojë atak apo bllokim enësh gjaku,
  48. por shkakton edhe impotencë.
  49. Gjysma e burrave që pijnë duhan janë impotentë.
  50. Sa seksi është kjo?
  51. Ndërkohë, ne jemi pranë publikimit të një studimi --

  52. një studim që tregon se si mund të ndryshoni pasqyrimin e gjeneve tek burrat me kancer prostate.
  53. Kjo quhet një hartë nxehtësie
  54. dhe ngjyrat e ndryshme bashkë me anën në të djathtë janë gjene të ndryshme.
  55. Ne kemi zbuluar se më shumë se 500 gjene u ndryshuan për mirë
  56. prej gjeneve që parandalojnë sëmundjet
  57. ndërkohë që ato gjene që ndihmojnë sëmundjet, ç'aktivizohen.
  58. Kështu që, unë mendoj se këto zbulime janë të rëndësishme

  59. dhe i japin shpresa dhe zgjedhje të reja shumë njerëzve.
  60. Kompanitë si Navigenix dhe DNA Direct apo 23andMe,
  61. që ju japin, profilin tuaj gjenetik,
  62. po i japin disa njerëzve, ndjesi të tipit, "Zot na ruaj, çfarë të bëj me këtë"
  63. Epo, gjenet nuk janë fati ynë, dhe nëse i bëjmë këto ndryshime --
  64. kjo është kusht, por nëse bëjmë ndryshime më të mëdha
  65. nga sa mund të kishim bërë,
  66. ne vërtetë mund të ndryshojmë pasqyrimin e gjeneve tona.
  67. Faleminderit
  68. (Duartokitje)