YouTube

Got a YouTube account?

New: enable viewer-created translations and captions on your YouTube channel!

Albanian subtitles

← How did plants change our planet? | California Academy of Sciences

Get Embed Code
32 Languages

Showing Revision 1 created 02/12/2020 by Lea Noberdaliu.

  1. (muzikë)
  2. Sot, puna ime është e lehtë.
  3. Do të ju tregoj për gjërat e mia të
    preferuara në botë, bimët,
  4. bimët e para të tokës,
    për të qenë i përpiktë
  5. Ështe histori e mrekullueshme
  6. se si me kohë bimët e vogla
    u rritën në bimë më komplekse
  7. që faktikisht ndryshuan botën.
  8. Le të rikthehemi miliona
    dhe miliona vite.
  9. Nuk do të shohim dinosaurë, më falni.
  10. Ne do të shkojmë më përpara
    në kohë, në periudhën e bimëve të para.
  11. Unë nuk do të doja të jetoja këtu,
    por kush do të dëshironte?
  12. Këto bimë.
  13. Bimët e para në tokë ishin të vogla.
  14. Nuk kishin rrënjë
    ose një sistem vaskular.
  15. Bimët përdorin rrënjët
    për të marrë ujin nga dheu.
  16. Për shkak se këto bimë
    nuk kishin rrënjë,
  17. duhet të jetonin
    më afër ujit,
  18. siç janë lumenjtë dhe pellgjet.
  19. Sistemi vaskular është si
    uji dhe nutrientët lëvizin në bimë.
  20. Pa këtë punë hidraulike,
    bimët nuk mund të rriten aq shumë,
  21. sepse disa pjesë nuk do të marrin ujë.
  22. Bimët e para ishin të ngjajshme me myshqet
    dhe hepatikët që shohim sot.
  23. As ato nuk kishin
    rrënjë të vërtetë.
  24. Kështu që, pas miliona viteve,
    bimët zhvillojnë rrënjët dhe bartjen.
  25. Rrënja i mundëson ata të
    marrin ujin në tokë,
  26. i ndihmon të largohen nga
    vendet me shumë lagështi.
  27. Me gype për të bartur ujin deri
    në kërcell,
  28. bimët mund të rriten të gjata e të gjata
  29. duke filluar për të konkuruar
    me njëra tjetrën për dritë.
  30. Dhe kjo është pjesa kur historia
    me të vërtetë bëhet interesante.
  31. Në momentin kur bimët zhvillojnë rrënjët,
  32. ato fizikisht dhe kimikisht ndryshojnë
    sipërfaqen e planetit tonë.
  33. Fillimisht ato krijojnë dhe.
  34. Rrënjët depërtojnë në pjesën e jashtme
    të shkëmbinjëve në sipërfaqe,
  35. duke u rritur më shumë,
  36. ato zbërthejnë gurët
    në pjesë më të vogla.
  37. Rrënjët gjithashtu përdorin
    dioksidin e karbonit për të prodhuar acid,
  38. që e zbërthen edhe më shumë gurin.
  39. Në fund, kur bimët vdesin dhe shkatërrohen
    ato shtojnë lëndët ushqyese,
  40. duke e bërë dheun shumë më të pasur.
  41. Por kjo nuk është e vetmja gjë që
    këto bimë po bëjnë,
  42. ato gjithashtu ndikojnë në klimë.
  43. Bimët marrin dioksidin e karbonit
    nga atmosfera.
  44. Përmes fotosintezës, bimët
    përdorin dritën nga dielli
  45. për të shndërruar dioksidin e karbonit
    dhe ujin në sheqer dhe oksigjen.
  46. Ato lirojnë përsëri oksigjenin
    në atmosferë,
  47. por përdorin energjinë
    e sheqerit për rritje.
  48. Shumë sheqer bëhet material i gjallë
  49. që formon strukturën e bimës,