Return to Video

Bruce Schneier: Mirazhi i sigurisë

  • 0:00 - 0:02
    Atëherë, siguria është dy gjëra të ndryshme:
  • 0:02 - 0:04
    është një ndjenjë, dhe është një realitet.
  • 0:04 - 0:06
    E këto dallojnë nga njëra-tjetra.
  • 0:06 - 0:08
    Mund të ndiheni i sigurt
  • 0:08 - 0:10
    edhe kur nuk jeni i tillë.
  • 0:10 - 0:12
    Dhe mund të jeni i sigurt
  • 0:12 - 0:14
    edhe pse nuk ndiheni i tillë.
  • 0:14 - 0:16
    Vërtet, kemi dy koncepte të ndryshme
  • 0:16 - 0:18
    të projektuar drejt së njëjtës botë.
  • 0:18 - 0:20
    Ajo çka dua të bëj në këtë trajtim
  • 0:20 - 0:22
    është t'i ndaj ato veç e veç --
  • 0:22 - 0:24
    për të parë se ku ndahen
  • 0:24 - 0:26
    dhe se si konvergojnë.
  • 0:26 - 0:28
    Gjuha këtu është vërtet një problem.
  • 0:28 - 0:30
    Nuk ka dhe shumë fjalë të përshtatshme
  • 0:30 - 0:33
    për konceptet që do të diskutojmë.
  • 0:33 - 0:35
    Kështu, nëse e shihni sigurinë
  • 0:35 - 0:37
    nën dritën e termave ekonomikë,
  • 0:37 - 0:39
    është një heqje dorë nga diçka.
  • 0:39 - 0:41
    Sa herë që përfitoni ndoca siguri,
  • 0:41 - 0:43
    përherë hiqni dorë nga diçka.
  • 0:43 - 0:45
    Si kur është fjala për një vendim personal --
  • 0:45 - 0:47
    bie fjala kur vendosni të instaloni në shtëpi një alarm kundër hajnave --
  • 0:47 - 0:50
    si për një vendim kombëtar -- kur vendosni të pushtoni një vend të huaj --
  • 0:50 - 0:52
    diçka do të shkëmbeni,
  • 0:52 - 0:55
    para, kohë, rehati, mundësi,
  • 0:55 - 0:58
    ndoshta liri themelore.
  • 0:58 - 1:01
    Dhe pyetja që duhet bërë kur mendoheni sipër diçkaje për sigurinë
  • 1:01 - 1:04
    nuk është nëse kjo na bën më të sigurt,
  • 1:04 - 1:07
    por nëse shkëmbimi është me leverdi apo jo.
  • 1:07 - 1:09
    Keni dëgjuar këto vitet e shkuara,
  • 1:09 - 1:11
    që bota është më e parrezikshme ngaqë Sadam Hyseni nuk është në pushtet.
  • 1:11 - 1:14
    Kjo mund të jetë e vërtetë, por nuk është e ndonjë peshe kushedi.
  • 1:14 - 1:17
    Pyetja është, a ia vleu?
  • 1:17 - 1:20
    Dhe mund të dilni me vendimin tuaj,
  • 1:20 - 1:22
    e mandej të vendosni nëse pushtimi ia vlejti a jo.
  • 1:22 - 1:24
    Kjo është mënyra se si mendoni mbi sigurinë --
  • 1:24 - 1:26
    në terma shkëmbimi.
  • 1:26 - 1:29
    Tani, shpesh këtu nuk ka "drejt" apo "gabim".
  • 1:29 - 1:31
    Disa prej nesh kanë sistem alarmi në shtëpi,
  • 1:31 - 1:33
    dhe disa jo.
  • 1:33 - 1:35
    Dhe kjo do të varej nga se ku banojmë,
  • 1:35 - 1:37
    nëse banojmë vetëm apo kemi familje,
  • 1:37 - 1:39
    sa gjëra me vlerë kemi,
  • 1:39 - 1:41
    deri në ç'shkallë do të donim të pranonim
  • 1:41 - 1:43
    rrezikun e vjedhjes.
  • 1:43 - 1:45
    Në politikë gjithashtu,
  • 1:45 - 1:47
    ka opinione të ndryshme.
  • 1:47 - 1:49
    Shumë herë, këto heqje dorë
  • 1:49 - 1:51
    lidhen me më tepër se thjesht sigurinë,
  • 1:51 - 1:53
    dhe mendoj se kjo është vërtet e rëndësishme.
  • 1:53 - 1:55
    Njerëzit kanë një intuitë natyrore
  • 1:55 - 1:57
    për këto shkëmbime.
  • 1:57 - 1:59
    Bëjmë përditë të tilla --
  • 1:59 - 2:01
    mbrëmë në dhomën time në hotel,
  • 2:01 - 2:03
    kur vendosa ta kyç dy herë derën,
  • 2:03 - 2:05
    ose ju në makinën tuaj kur erdhët këtu,
  • 2:05 - 2:07
    kur shkojmë për drekë
  • 2:07 - 2:10
    dhe vendosim që ushqimi nuk është i helmuar dhe do ta hamë.
  • 2:10 - 2:12
    Këto shkëmbime i bëjmë gjithë kohën
  • 2:12 - 2:14
    disa herë në ditë.
  • 2:14 - 2:16
    Shpesh as që i vëmë re.
  • 2:16 - 2:18
    Thjesht janë pjesë e gjallimit tonë; kështu bëjmë të gjithë.
  • 2:18 - 2:21
    Të gjitha speciet veprojnë kështu.
  • 2:21 - 2:23
    Përfytyroni një lepur në arë, duke ngrënë bar,
  • 2:23 - 2:26
    dhe lepuri papritmas sheh një dhelpër.
  • 2:26 - 2:28
    Lepuri do të marrë një vendim sigurie:
  • 2:28 - 2:30
    "Të rri, apo të bëhem tym?"
  • 2:30 - 2:32
    Po ta mendojmë një çast,
  • 2:32 - 2:35
    lepujt që janë të zotë në marrjen e këtij vendimi
  • 2:35 - 2:37
    priren të rrojnë dhe të riprodhohen,
  • 2:37 - 2:39
    ndërsa lepujt që nuk ia dalin dot
  • 2:39 - 2:41
    do të bëhen pre ose do të ngordhin urie.
  • 2:41 - 2:43
    Kështu që mund të mendonit
  • 2:43 - 2:46
    se ne, si specie e suksesshme në planet --
  • 2:46 - 2:48
    ju, unë, kushdo --
  • 2:48 - 2:51
    jemi vërtet të zot për këto lloj vendimesh.
  • 2:51 - 2:53
    Ja që, me sa duket, pareshtur,
  • 2:53 - 2:56
    jemi dëshpërimisht të paaftë këtu.
  • 2:56 - 2:59
    Dhe mendoj që në thelb, kjo është një çështje me interes.
  • 2:59 - 3:01
    Do t'i përgjigjem shkurt.
  • 3:01 - 3:03
    Përgjigja është: i përgjigjemi ndjenjës së sigurisë
  • 3:03 - 3:06
    dhe jo realitetit.
  • 3:06 - 3:09
    Tani, kjo, shumicën e kohës funksionon.
  • 3:10 - 3:12
    Shumicën e kohës,
  • 3:12 - 3:15
    ndjesia dhe realiteti janë e njëjta gjë.
  • 3:15 - 3:17
    Sigurisht që kjo është e vërtetë
  • 3:17 - 3:20
    për pjesën dërrmuese të prehistorisë njerëzore.
  • 3:20 - 3:23
    Këtë aftësi e kemi zhvilluar
  • 3:23 - 3:25
    ngaqë ka kuptim nga pikëpamja evolucionare.
  • 3:25 - 3:27
    Një mënyrë për ta parë atë
  • 3:27 - 3:29
    është që jemi shumë të specializuar
  • 3:29 - 3:31
    për vendime lidhur me rreziqe
  • 3:31 - 3:34
    që janë endemike për jetesën në grupe to vegjël familiarë
  • 3:34 - 3:37
    në pllajat e Afrikës Lindore në vitet 100 000 para erës sonë --
  • 3:37 - 3:40
    jo dhe aq për Nju Jorkun e 2010-s.
  • 3:41 - 3:44
    Perceptimi i rrezikut mbart disa njëanëshmëri.
  • 3:44 - 3:46
    Këtu mund të eksperimentohet goxha.
  • 3:46 - 3:49
    Dhe mund të shihni disa njëanshmëri që ripërsëriten.
  • 3:49 - 3:51
    Po ju tregoj katër të tilla.
  • 3:51 - 3:54
    Priremi të mbivlerësojmë rreziqet spektakolare dhe të rralla
  • 3:54 - 3:56
    dhe të mos peshojmë sa duhet rreziqet e rëndomta --
  • 3:56 - 3:59
    bie fjala fluturimi kundrejt udhëtimit me automjete.
  • 3:59 - 4:01
    E panjohura perceptohet
  • 4:01 - 4:04
    më e rrezikshme se sa familjarja.
  • 4:05 - 4:07
    Një shembull do të ishte,
  • 4:07 - 4:10
    njerëzit kanë frikë se mos rrëmbehen nga të panjohur, ndërkohë që të dhënat
  • 4:10 - 4:13
    mbështesin faktin që rrëmbimi nga persona të afërt është shumë më i shpeshtë.
  • 4:13 - 4:15
    Në rastin e fëmijve.
  • 4:15 - 4:18
    Së treti, rreziqet e veshur dikujt
  • 4:18 - 4:21
    perceptohen si të ishin më të mëdhenj se rreziqet anonimë --
  • 4:21 - 4:24
    pra Bin Laden është më i frikshëm sepse ka një emër.
  • 4:24 - 4:26
    Dhe së katërti,
  • 4:26 - 4:28
    njerëzit i nënvlerësojnë rreziqet
  • 4:28 - 4:30
    në situata që i kanë nën kontroll
  • 4:30 - 4:34
    dhe mbivlerësojnë ato të situatave që nuk i kanë nën kontroll.
  • 4:34 - 4:37
    Kështu, pasi filloni të tymosni duhan ose të hidheni me parashutë,
  • 4:37 - 4:39
    ua nënvlerësoni rreziqet.
  • 4:39 - 4:42
    Nëse ju servirin një rrezik -- terrorizmi qe shembull i goditur --
  • 4:42 - 4:45
    do ta mbivlerësonit, ngaqë nuk ndiheni se e keni nën kontroll.
  • 4:47 - 4:50
    Ka një dorë njëanëshmërish të tilla, njëanëshmëri konjitive,
  • 4:50 - 4:53
    që prekin vendimet tona në lidhje me rreziqet.
  • 4:53 - 4:55
    Luan rol heuristika e të gatshmes
  • 4:55 - 4:57
    që në thelb do të thotë
  • 4:57 - 5:00
    probabilitetin e diçkaje e vlerësojmë nga shkalla
  • 5:00 - 5:04
    se sa e lehtë është të sjellim në mendje raste të saj.
  • 5:04 - 5:06
    Mund të përfytyroni si funksionon kjo.
  • 5:06 - 5:09
    Nëse dëgjoni shpesh rreth sulmesh nga tigrat, i bie të ketë plot tigra përqark.
  • 5:09 - 5:12
    Për sulme nga luanët nuk dëgjoni, i bie të mos ketë shumë luanë përqark.
  • 5:12 - 5:15
    Kjo funksionon deri ditën që shpiket gazeta.
  • 5:15 - 5:17
    Sepse ajo që bëjnë gazetat
  • 5:17 - 5:19
    është të përsërisin pa pushim
  • 5:19 - 5:21
    rreziqet e rralla.
  • 5:21 - 5:23
    Unë u them njerëzve, po qe te lajmet, mos e çani kryet.
  • 5:23 - 5:25
    Ngaqë me përkufizim,
  • 5:25 - 5:28
    lajmet janë diçka që thuajse nuk ndodhin kurrë.
  • 5:28 - 5:30
    (Të qeshura)
  • 5:30 - 5:33
    Kur diçka është kaq e zakontë, nuk përbën më lajm --
  • 5:33 - 5:35
    përplasje makinash, dhunë në familje --
  • 5:35 - 5:38
    këto janë rreziqet për të cilat shqetësoheni.
  • 5:38 - 5:40
    Jemi edhe ca të dhënë pas rrëfenjave.
  • 5:40 - 5:43
    Reagojmë ndaj historive më shumë se sa ndaj të dhënave.
  • 5:43 - 5:45
    Edhe pazotësia në aritmetikë luan rol.
  • 5:45 - 5:48
    E kam fjalën, thënia "Një, Dy, Tree, Plot" është deri diku e drejtë.
  • 5:48 - 5:51
    Jemi shumë të zotë me numrat e vegjël.
  • 5:51 - 5:53
    Një mollë, dy mollë, tre mollë,
  • 5:53 - 5:55
    10 mijë mollë, 100 mijë mollë --
  • 5:55 - 5:58
    prapë më tepër se sa mund të hanit para se të zënë e të kalben.
  • 5:58 - 6:01
    Pra, një gjysmë, një çerek, një e pesta -- me këto ia dalim mbanë.
  • 6:01 - 6:03
    Një në një milion, një në një miliard --
  • 6:03 - 6:06
    të dyja janë thuajse baras me kurrë.
  • 6:06 - 6:08
    Pra, kemi probleme me rreziqet
  • 6:08 - 6:10
    që nuk janë shumë të zakonshëm.
  • 6:10 - 6:12
    Ajo çka bëjnë këto njëanshmëri konjitive
  • 6:12 - 6:15
    është veprimi si filtrues mes nesh dhe realitetit.
  • 6:15 - 6:17
    Dhe përfundimi
  • 6:17 - 6:19
    është që ndjesitë dhe realiteti shpërputhen,
  • 6:19 - 6:22
    bëhen dy gjëra të ndryshme.
  • 6:22 - 6:25
    Ju, ose keni ndjesinë -- ndjeheni më i sigurt se sa jeni.
  • 6:25 - 6:27
    Këtu ka një ndjenjë të rreme sigurie.
  • 6:27 - 6:29
    Ose e kundërta,
  • 6:29 - 6:31
    dhe këtu bëhet fjalë për një ndjenjë të rreme pasigurie.
  • 6:31 - 6:34
    Unë shkruaj mjaft rreth "teatrit me sigurinë,"
  • 6:34 - 6:37
    i cili përbëhet nga produkte që i bëjnë njerëzit të ndihen të sigurt,
  • 6:37 - 6:39
    por që në fakt nuk bëjnë ndonjë gjë.
  • 6:39 - 6:41
    Nuk ka ndonjë term për gjëra që na bëjnë të sigurt,
  • 6:41 - 6:43
    por që nuk na bëjnë të ndihemi të sigurt.
  • 6:43 - 6:46
    Ndoshta kjo është ajo çka CIA është menduar të bëjë për ne.
  • 6:48 - 6:50
    Po i kthehemi anës ekonomike.
  • 6:50 - 6:54
    Nëse ana ekonomike, tregu, udhëheq sigurinë,
  • 6:54 - 6:56
    dhe nëse njerëzit marrin vendime
  • 6:56 - 6:59
    bazuar në ndjesitë mbi sigurinë,
  • 6:59 - 7:01
    atëherë gjëja e zgjuar që do bërë nga kompanitë
  • 7:01 - 7:03
    për nxitje ekonomike
  • 7:03 - 7:06
    është t'i bëjnë njerëzit të ndihen të sigurt.
  • 7:06 - 7:09
    Dhe ka dy rrugë për ta arritur këtë.
  • 7:09 - 7:11
    Njëra, i bëni vërtet njerëzit më të sigurt
  • 7:11 - 7:13
    dhe shpresoni që ta vënë re.
  • 7:13 - 7:16
    Ose tjetra, thjesht i bëni të ndihen më të sigurt
  • 7:16 - 7:19
    dhe shpresoni që nuk do ta vënë re.
  • 7:20 - 7:23
    Atëherë ç'e tërheq vëmendjen e njerëzve?
  • 7:23 - 7:25
    Një dorë gjërash:
  • 7:25 - 7:27
    kuptimi mbi sigurinë,
  • 7:27 - 7:29
    rreziqet, kërcënimet,
  • 7:29 - 7:32
    kundërmasat, mënyra si funksionojnë këto.
  • 7:32 - 7:34
    Por nëse i njihni gjërat,
  • 7:34 - 7:37
    ka më tepër gjasa që ndjesitë tuaja të përputhen me realitetin.
  • 7:37 - 7:40
    Na vijnë në ndihmë mjaft shembuj nga bota e njëmendtë.
  • 7:40 - 7:43
    Të gjithë e njohim shkallën e kriminalitetit në lagjen tonë,
  • 7:43 - 7:46
    ngaqë aty banojmë, dhe përftojmë për të një ndjesi
  • 7:46 - 7:49
    që në thelb përputhet me realitetin.
  • 7:49 - 7:52
    Teatri me sigurinë shpaloset
  • 7:52 - 7:55
    atëherë kur është e qartë që nuk po funksionon si duhet.
  • 7:55 - 7:59
    Bukur, atëherë ç'i bën njerëzit të mos vënë re?
  • 7:59 - 8:01
    Të kuptuarit, njohja e pakët.
  • 8:01 - 8:04
    Nëse nuk i kuptoni rreziqet, nuk kuptoni dot koston,
  • 8:04 - 8:06
    ka gjasa që të merrni vendimin e gabuar,
  • 8:06 - 8:09
    dhe ndjesitë tuaja të mos përputhen me realitetin.
  • 8:09 - 8:11
    Këtu nuk ka mjaft shembuj.
  • 8:11 - 8:13
    Ka një problem të brendshëm
  • 8:13 - 8:15
    me ngjarjet me probabilitet të pakët.
  • 8:15 - 8:17
    Nëse, për shembull,
  • 8:17 - 8:19
    terrorizmi thuajse nuk ndodh kurrë,
  • 8:19 - 8:21
    është vërtet e zorshme të gjykohet
  • 8:21 - 8:24
    efektshmëria e masave kundër terrorizmit.
  • 8:25 - 8:28
    Kjo është arsyeja pse vazhdohet me bërjen kurban të virgjëreshave,
  • 8:28 - 8:31
    dhe pse mbrojtja nga kuçedrat funksionon përsosur.
  • 8:31 - 8:34
    Nuk ka shembuj të mjaftueshëm të dështimeve.
  • 8:35 - 8:38
    Po ashtu, ndjesitë që, si retë, fshehin pas çështjet --
  • 8:38 - 8:40
    njëanshmëritë konjitive për të cilat fola më lart,
  • 8:40 - 8:43
    frikërat, besimet e miletit,
  • 8:43 - 8:46
    në thelb një model jo adekuat i realitetit.
  • 8:47 - 8:50
    Më lejoni t'i ndërlikoj gjërat.
  • 8:50 - 8:52
    Kemi ndjesitë dhe realitetin.
  • 8:52 - 8:55
    Dëshiroj të shtoj një element të tretë. Dëshiroj të shtoj një model.
  • 8:55 - 8:57
    Ndjesitë dhe modeli - në trurin tonë,
  • 8:57 - 8:59
    realiteti është bota atje tej.
  • 8:59 - 9:02
    Që nuk ndryshon; është reale.
  • 9:02 - 9:04
    Pra ndjesitë bazohen në intuitën tonë.
  • 9:04 - 9:06
    Modeli bazohet te arsyetimi.
  • 9:06 - 9:09
    Ky është në thelb ndryshimi.
  • 9:09 - 9:11
    Në një botë primitive dhe të thjeshtë,
  • 9:11 - 9:14
    vërtet që nuk ka nevojë për një model.
  • 9:14 - 9:17
    Ngaqë ndjesitë janë afër realitetit.
  • 9:17 - 9:19
    Nuk keni nevojë për model.
  • 9:19 - 9:21
    Por në një botë moderne dhe të ndërlikuar,
  • 9:21 - 9:23
    ju duhen modele
  • 9:23 - 9:26
    që të kuptoni një numër rreziqesh që hasim.
  • 9:27 - 9:29
    Për bakteret nuk ka ndjesi.
  • 9:29 - 9:32
    Ju duhet një model për t'i kuptuar.
  • 9:32 - 9:34
    Ky model
  • 9:34 - 9:37
    është një paraqitje inteligjente e realitetit.
  • 9:37 - 9:40
    Është, sigurisht, i kufizuar nga shkenca,
  • 9:40 - 9:42
    nga teknologjia.
  • 9:42 - 9:45
    Para shpikjes së mikroskopit për t'i parë,
  • 9:45 - 9:48
    s'mund të kishte teori sëmundjesh të shpjeguara.
  • 9:49 - 9:52
    Është i kufizuar nga njëanshmëritë tona konjitive.
  • 9:52 - 9:54
    Por ka aftësinë
  • 9:54 - 9:56
    të anashkalojë ndjesitë tona.
  • 9:56 - 9:59
    Nga i gjejmë këto modele? I marrim nga të tjerët.
  • 9:59 - 10:02
    I marrim nga feja, kultura,
  • 10:02 - 10:04
    mësuesit, të moshuarit.
  • 10:04 - 10:06
    Para ca vitesh,
  • 10:06 - 10:08
    qeshë në Afrikën e Jugut për safari.
  • 10:08 - 10:11
    Shoqëruesi im ish rritur në Parkun Kombëtar Kruger.
  • 10:11 - 10:14
    Dhe kish disa modele shumë të ndërlikuara se si të mbijetosh.
  • 10:14 - 10:16
    Që vareshin nga çfarë sulmoheshe
  • 10:16 - 10:18
    luan apo leopard, rinoceront apo elefant --
  • 10:18 - 10:21
    dhe se kur duhej të bëheshe tym, kur duhej të ngjiteshe në pemë --
  • 10:21 - 10:23
    kur nuk do të duhej në asnjë rast të ngjiteshe në një pemë.
  • 10:23 - 10:26
    Unë do të kisha vdekur brenda ditës,
  • 10:26 - 10:28
    por ai qe lindur aty,
  • 10:28 - 10:30
    dhe e kish kuptuar se si të mbijetonte.
  • 10:30 - 10:32
    Unë jam lindur në Nju Jork.
  • 10:32 - 10:35
    Mund ta kisha marrë në Nju Jork, dhe të vdiste ai brenda ditës.
  • 10:35 - 10:37
    (Të qeshura)
  • 10:37 - 10:39
    Ngaqë kemi modele të ndryshme
  • 10:39 - 10:42
    bazuar në përvojat tona të ndryshme.
  • 10:43 - 10:45
    Modelet mund të na vijnë nga mediat,
  • 10:45 - 10:48
    nga zyrtarët e votuar prej nesh.
  • 10:48 - 10:51
    Sillni në mend modelet e terrorizmit,
  • 10:51 - 10:54
    rrëmbimin e fëmijëve,
  • 10:54 - 10:56
    sigurinë e linjave ajrore, sigurinë rrugore.
  • 10:56 - 10:59
    Modelet mund të vijnë nga industria.
  • 10:59 - 11:01
    Dy të tilla që po ndjek janë kamerat e mbikqyrjes,
  • 11:01 - 11:03
    dhe kartat me ID,
  • 11:03 - 11:06
    jo pak modele sigurie kompjuteri vijnë prej industrisë.
  • 11:06 - 11:09
    Mjaft modele vijnë prej shkencave.
  • 11:09 - 11:11
    Modelet që lidhen me shëndetin janë shembull i bukur.
  • 11:11 - 11:14
    Mendoni për një çast kancerin, gripin e shpendëve, gripin e derrave, SARS-in
  • 11:14 - 11:17
    Krejt ndjesitë tona të sigurisë
  • 11:17 - 11:19
    lidhur me këto sëmundje
  • 11:19 - 11:21
    vijnë prej modelesh
  • 11:21 - 11:24
    që na janë dhënë, vërtet, nga shkenca e filtruar nga media.
  • 11:25 - 11:28
    Pra modelet mund të ndryshojnë.
  • 11:28 - 11:30
    Modelet nuk janë të palëvizshme.
  • 11:30 - 11:33
    Teksa mësohemi më mirë me mjediset tona,
  • 11:33 - 11:37
    modelet tona zhvendosen më afër ndjesive tona.
  • 11:38 - 11:40
    Një shembull mund të ishte,
  • 11:40 - 11:42
    sikur të ktheheshit 100 vjetë pas
  • 11:42 - 11:45
    kur zuri të përhapej së pari elektriciteti,
  • 11:45 - 11:47
    kish plot frikë prej tij.
  • 11:47 - 11:49
    Dua të them, pati njerëz që kishin frikë t'i binin ziles së portës,
  • 11:49 - 11:52
    ngaqë punonte me korrent, dhe kjo qe e rrezikshme.
  • 11:52 - 11:55
    Ne sot e kemi shumë kollaj me elektricitetin.
  • 11:55 - 11:57
    Ndërrojmë llampa
  • 11:57 - 11:59
    pa u menduar fare për të.
  • 11:59 - 12:03
    Modeli ynë i sigurisë së electricitetit
  • 12:03 - 12:06
    është diçka që e gjetëm këtu sapo lindëm.
  • 12:06 - 12:09
    Nuk ka ndryshuar as kur rriteshim.
  • 12:09 - 12:12
    Dhe ia kemi marrë dorën.
  • 12:12 - 12:14
    Ose mendoni rreziqet
  • 12:14 - 12:16
    në Internet nga brezi në brez --
  • 12:16 - 12:18
    si e trajtojnë sigurinë në Internet prindët tuaj,
  • 12:18 - 12:20
    kundrejt trajtimit tuaj,
  • 12:20 - 12:23
    kundrejt atij që do t'i bëjnë fëmijët tanë.
  • 12:23 - 12:26
    Modelet tek e fundit treten në prapaskenë.
  • 12:27 - 12:30
    Intuitiv është thjesht një tjetër fjalë për familiar.
  • 12:30 - 12:32
    Pra teksa modeli juaj është afër realitetit,
  • 12:32 - 12:34
    dhe bëhet njësh me ndjesitë,
  • 12:34 - 12:37
    shpesh nuk e dini që gjendet aty.
  • 12:37 - 12:39
    Një shembull i bukur i kësaj
  • 12:39 - 12:42
    na erdhi vitin e kaluar me gripin e derrave.
  • 12:42 - 12:44
    Kur u shfaq së pari gripi i derrave,
  • 12:44 - 12:48
    lajmet fillestare shkaktuan jo pak reagime të tepruara.
  • 12:48 - 12:50
    Pse kish një emër,
  • 12:50 - 12:52
    që e bënte më të frikshëm se sa gripi i zakonshëm,
  • 12:52 - 12:54
    edhe pse i zakonshmi është më vdekjeprurës.
  • 12:54 - 12:58
    Dhe njerëzit menduan që mjekët duhej të ishin në gjendje të merreshin me të.
  • 12:58 - 13:00
    Pra patëm edhe ndjesinë e mungesës së kontrollit.
  • 13:00 - 13:02
    E kështu këta dy elementë
  • 13:02 - 13:04
    e bënë më të rrezikshëm se sa qe.
  • 13:04 - 13:07
    Dora-dorës që lajmi u vjetrua, kaluan muaj,
  • 13:07 - 13:09
    dhe pasoi një shkallë tolerimi,
  • 13:09 - 13:11
    njerëzit u mësuan me të.
  • 13:11 - 13:14
    Nuk pati të dhëna të reja, por frika u zvogëlua.
  • 13:14 - 13:16
    Në vjeshtë,
  • 13:16 - 13:18
    njerëzia mendonte
  • 13:18 - 13:20
    se mjekët duhej ta kishin zgjidhur tashmë çështjen.
  • 13:20 - 13:22
    Dhe mbërrijmë në udhëkryq --
  • 13:22 - 13:24
    njerëzve iu desh të zgjidhnin
  • 13:24 - 13:28
    mes frikës dhe pranimit --
  • 13:28 - 13:30
    në të vërtetë mes frikës dhe indiferencës --
  • 13:30 - 13:33
    ata thuajse zgjodhën dyshimin.
  • 13:33 - 13:36
    Dhe dimrin e kaluar, kur u shfaq vaksina,
  • 13:36 - 13:39
    pati jo pak njerëz -- një numër befasues --
  • 13:39 - 13:42
    që nuk pranuan ta marrin --
  • 13:43 - 13:45
    shembull i bukur
  • 13:45 - 13:48
    se si ndjesitë e njerëzve lidhur me sigurinë ndryshuan, se si ndryshon modeli i tyre,
  • 13:48 - 13:50
    në mënyrë të çrregullt
  • 13:50 - 13:52
    pa të dhëna të reja,
  • 13:52 - 13:54
    pa prurje të reja.
  • 13:54 - 13:57
    Kjo lloj gjëje ndodh shpesh.
  • 13:57 - 14:00
    Po shtoj edhe një ndërlikim tjetër.
  • 14:00 - 14:03
    Kemi pra ndjesitë, modelin, realitetin.
  • 14:03 - 14:05
    Unë kam një ide mjaft relativiste mbi sigurinë.
  • 14:05 - 14:08
    Mendoj se varet nga vëzhguesi.
  • 14:08 - 14:10
    Dhe në shumicën e vendimeve që lidhen me sigurinë
  • 14:10 - 14:14
    përfshihen një numër njerëzish.
  • 14:14 - 14:16
    Aksionerë
  • 14:16 - 14:19
    me vendime specifike
  • 14:19 - 14:21
    do të përpiqen të ndikojnë vendimin.
  • 14:21 - 14:23
    Dhe unë këtë e quaj plani i tyre i punës.
  • 14:23 - 14:25
    Dhe shihni planin --
  • 14:25 - 14:28
    kjo është marketing, kjo është politikë --
  • 14:28 - 14:31
    përpjekje për t'ju bindur të zgjidhni një model dhe jo tjetrin,
  • 14:31 - 14:33
    përpjekje për t'ju bindur të shpërfillni një model
  • 14:33 - 14:36
    dhe për t'u besuar ndjesive tuaja,
  • 14:36 - 14:39
    duke shtyrë në anë njerëzit me modele që nuk ju pëlqejnë.
  • 14:39 - 14:42
    Kjo nuk është e padëgjuar.
  • 14:42 - 14:45
    Një shembull, një shembull i shkëlqyer, është rreziku nga duhanpirja.
  • 14:46 - 14:49
    Në historinë e 50 vjetëve të shkuara, rreziku nga duhanpirja
  • 14:49 - 14:51
    shpalos mënyrën se si ndryshon modeli,
  • 14:51 - 14:54
    dhe tregon edhe se si një industri lufton kundër
  • 14:54 - 14:56
    një modeli që nuk e pëlqen.
  • 14:56 - 14:59
    Krahasojeni këtë me debatin e duhanpirësve pasivë --
  • 14:59 - 15:02
    këtu e 20 vjetë të shkuar ndoshta.
  • 15:02 - 15:04
    Sillni në mend rripat e sigurimit.
  • 15:04 - 15:06
    Kur isha unë fëmijë, askush nuk i përdorte rripat e sigurimit.
  • 15:06 - 15:08
    Sot, asnjë fëmijë nuk do t'ju lejojë të ngisni makinën
  • 15:08 - 15:10
    po qe se nuk keni vendosur rripin e sigurimit.
  • 15:11 - 15:13
    Krahasojeni këtë me debatin për airbag-un --
  • 15:13 - 15:16
    këtu e 30 vjetë të shkuar ndoshta.
  • 15:16 - 15:19
    Krejt këta si shembuj ndryshimi modelesh.
  • 15:21 - 15:24
    Mësimi që nxjerrim është që ndryshimi i modeleve është i vështirë.
  • 15:24 - 15:26
    Është e vështirë të çrrënjosësh modelet.
  • 15:26 - 15:28
    Nëse janë njësoj me ndjesitë tuaja,
  • 15:28 - 15:31
    ju as që e kuptoni se keni një model.
  • 15:31 - 15:33
    Dhe këtu ndërhyn një tjetër njëanshmëri konjitive
  • 15:33 - 15:35
    Do ta quaj njëanshmëri konfirmimi,
  • 15:35 - 15:38
    nën efektin e së cilës ne priremi të pranojmë të dhëna
  • 15:38 - 15:40
    që ripohojnë besimet tona
  • 15:40 - 15:43
    dhe të hedhim tej të dhënat që kundërshtojnë besimet tona.
  • 15:44 - 15:46
    Pra, edhe pse me evidenca kundër modelit tonë,
  • 15:46 - 15:49
    ka shumë mundësi që ne t'i shpërfillim, edhe pse janë joshëse.
  • 15:49 - 15:52
    Duhet të bëhet shumë joshëse, pa t'i kushtojmë vëmendje.
  • 15:53 - 15:55
    Modelet e reja, që prekin periudha të gjata kohore, janë të zorshme
  • 15:55 - 15:57
    Ngrohja globale është një shembull i shkëlqyer.
  • 15:57 - 15:59
    Jemi shumë të dobët
  • 15:59 - 16:01
    me modelet që shtrihen në 80 vjetë.
  • 16:01 - 16:03
    Mund t'ia dalim deri te korrja e ardhshme.
  • 16:03 - 16:06
    Shpesh shtyhemi deri sa fëmija të jenë rritur.
  • 16:06 - 16:09
    Por 80 vjetë, nuk ia dalim dot hiç.
  • 16:09 - 16:12
    Ndaj është një model shumë i vështirë për t'u pranuar.
  • 16:12 - 16:16
    Mund t'i kemi njëkohësisht që të dy modelet në kokë,
  • 16:16 - 16:19
    ose atë lloj problemi
  • 16:19 - 16:22
    ku i mbajmë tok të dy besimet,
  • 16:22 - 16:24
    ose disonancën konjitive.
  • 16:24 - 16:26
    Në fund fare,
  • 16:26 - 16:29
    modeli i ri do të zëvendësojë modelin e vjetër.
  • 16:29 - 16:32
    Ndjesitë e forta mund të krijojnë një model.
  • 16:32 - 16:35
    11 Shtatori krijoi një model sigurie
  • 16:35 - 16:37
    në mendjet e shumë njerëzve.
  • 16:37 - 16:40
    Po ashtu, këtë mund ta bëjë përvoja personale në krime,
  • 16:40 - 16:42
    frika personale për shëndetin,
  • 16:42 - 16:44
    një frikë e lidhur me shëndetin nga lajmet.
  • 16:44 - 16:46
    Do të shihni ato që psikiatrët i quajnë
  • 16:46 - 16:48
    ngjarje rrufe.
  • 16:48 - 16:51
    Prej tyre mund të krijohet në çast një model,
  • 16:51 - 16:54
    ngaqë janë shumë emotive.
  • 16:54 - 16:56
    Pra në botën teknologjike,
  • 16:56 - 16:58
    nuk kemi përvojë
  • 16:58 - 17:00
    që të gjykojmë modelet.
  • 17:00 - 17:02
    Dhe bazohemi te të tjerët. Bazohemi te ndërmjetësa.
  • 17:02 - 17:06
    Dua të them, kjo funksionon për aq kohë sa të ndreqen të tjerët.
  • 17:06 - 17:08
    Bazohemi te agjencitë qeveritare
  • 17:08 - 17:13
    që na tregojnë se cilat barna janë pa zarar.
  • 17:13 - 17:15
    Dje mbërrita këtu me avion.
  • 17:15 - 17:17
    Nuk i bëra unë kontroll avionit.
  • 17:17 - 17:19
    U bazova në një grup tjetër
  • 17:19 - 17:22
    që përcaktoi nëse avioni im mund të fluturonte me siguri.
  • 17:22 - 17:25
    Ja ku jemi, dhe asnjë nga ne nuk i trembet shembjes së tavanit mbi kokat tona,
  • 17:25 - 17:28
    jo ngaqë e kontrolluam gjë,
  • 17:28 - 17:30
    po ngaqë jemi goxha të sigurt
  • 17:30 - 17:33
    që kushtet e ndërtimit këtu janë të mira.
  • 17:33 - 17:35
    Është një model që thjesht e pranojmë
  • 17:35 - 17:37
    jo pak në mirëbesim.
  • 17:37 - 17:40
    Dhe nuk prish punë.
  • 17:42 - 17:44
    Tani, ajo që duam
  • 17:44 - 17:46
    është që njerëzit të familjarizohen mjaftueshëm
  • 17:46 - 17:48
    me modele më të mira --
  • 17:48 - 17:50
    t'i kenë të pasqyruar në ndjesitë e tyre --
  • 17:50 - 17:54
    që t'i lejojnë vetes të marrin vendime sigurie.
  • 17:54 - 17:56
    Kur këto shpërputhen,
  • 17:56 - 17:58
    keni dy mundësi.
  • 17:58 - 18:00
    Njëra, mund të rregulloni ndjesitë e njerëzve,
  • 18:00 - 18:02
    duke ndikuar drejtpërdrejt mbi ndjesitë.
  • 18:02 - 18:05
    Bëhet fjalë për manipulim, por mund të funksionojë.
  • 18:05 - 18:07
    Rruga e dyta, më e ndershmja,
  • 18:07 - 18:10
    është të ndreqet vetë modeli.
  • 18:11 - 18:13
    Ndryshimi ndodh ngadalë.
  • 18:13 - 18:16
    Debati mbi duhan-pirjen hëngri 40 vjetë,
  • 18:16 - 18:19
    dhe ky qe një nga ata të lehtët.
  • 18:19 - 18:21
    Në disa raste kjo është e vështirë.
  • 18:21 - 18:23
    Por mendoj ama që
  • 18:23 - 18:25
    informacioni duket si shpresa jonë më e mirë.
  • 18:25 - 18:27
    Ja ku ju gënjeva.
  • 18:27 - 18:29
    Ju kujtohet që thashë ndjesitë, modeli, realiteti.
  • 18:29 - 18:32
    Thashë që realiteti nuk ndryshon. Në fakt ndryshon.
  • 18:32 - 18:34
    Jetojmë në një botë teknologjike;
  • 18:34 - 18:37
    realiteti ndryshon gjithë kohës.
  • 18:37 - 18:40
    Pra mund të kishim -- për herë të parë për specien tonë --
  • 18:40 - 18:43
    ndjesitë në ndjekje të modelit, modelin në ndjekje të realitetit, realitetin në ndryshim --
  • 18:43 - 18:46
    mundet të mos e zënë kurrë njëri-tjetrin.
  • 18:47 - 18:49
    Këtë nuk e dimë.
  • 18:49 - 18:51
    Por në vështrim afatgjatë,
  • 18:51 - 18:54
    si ndjesitë, ashtu edhe realiteti janë të rëndësishëm.
  • 18:54 - 18:57
    Dhe dua ta mbyll me dy histori të shkurtra për ilustrim.
  • 18:57 - 18:59
    1982 -- Nuk e di nëse njerëzve u kujtohet --
  • 18:59 - 19:02
    pati një epidemi të shkurtër
  • 19:02 - 19:04
    helmimi me Tylenol në Shtetet e Bashkuara.
  • 19:04 - 19:07
    Qe një ngjarje e tmerrshme. Dikush mori një shishe Tylenol,
  • 19:07 - 19:10
    hodhi helm në të, e mbylli, e vuri prapë në raft.
  • 19:10 - 19:12
    Dikush e bleu dhe vdiq.
  • 19:12 - 19:14
    Kjo i tmerroi njerëzit.
  • 19:14 - 19:16
    Pati disa imitime kopjace të kësaj.
  • 19:16 - 19:19
    Nuk pati ndonjë rrezik real, por njerëzit qenë të trembur.
  • 19:19 - 19:21
    Dhe kështu u shpik
  • 19:21 - 19:23
    industria e taposjes hermetike të barnave.
  • 19:23 - 19:25
    Ato kapaçkat hermetike prej këtij rasti lindën.
  • 19:25 - 19:27
    Është krejtësisht teatër me sigurinë.
  • 19:27 - 19:29
    Si detyrë shtëpie, mendoni 10 mënyra se si ta nxirrni jashtë loje.
  • 19:29 - 19:32
    Po jua jap unë të parën, shiringa.
  • 19:32 - 19:35
    Por bëri që njerëzia të ndihej më mirë.
  • 19:35 - 19:37
    I bëri ndjesitë e tyre të sigurisë
  • 19:37 - 19:39
    të përputhen më tepër me realitetin.
  • 19:39 - 19:42
    Historia tjetër, ca vite më parë, një shoqja ime lindi fëmijë.
  • 19:42 - 19:44
    I shkova për vizitë në spital.
  • 19:44 - 19:46
    Na del që sot, tashmë, kur lind një fëmijë,
  • 19:46 - 19:48
    i vënë një byzylyk RFID foshnjës,
  • 19:48 - 19:50
    dhe një korrespondues lehonës,
  • 19:50 - 19:52
    që, nëse dikush tjetër veç mëmës e qit foshnjën nga shtëpia e lindjes,
  • 19:52 - 19:54
    zë e bie një alarm.
  • 19:54 - 19:56
    I thashë, "Punë e paqme.
  • 19:56 - 19:58
    Po vras mendjen se sa i përhapur është rrëmbimi i foshnjave
  • 19:58 - 20:00
    në spitale."
  • 20:00 - 20:02
    Kthehem në shtëpi, dhe zë e kërkoj.
  • 20:02 - 20:04
    Në thelb nuk ndodh kurrë.
  • 20:04 - 20:06
    Por po ta mendoni,
  • 20:06 - 20:08
    po të jeni i spitalit,
  • 20:08 - 20:10
    dhe keni nevojë t'ia merrni për pak foshnjën nënës,
  • 20:10 - 20:12
    jashtë dhomës, për të bërë ca teste,
  • 20:12 - 20:14
    më mirë të luani një teatër të bukur sigurie,
  • 20:14 - 20:16
    përndryshe jua shkurton duart.
  • 20:16 - 20:18
    (Të qeshura)
  • 20:18 - 20:20
    Pra ka rëndësi për ne,
  • 20:20 - 20:22
    për ne që merremi me konceptimin e sigurisë,
  • 20:22 - 20:25
    që kontrollojmë rregulla sigurie,
  • 20:25 - 20:27
    ose vëzhgojmë rregullat publike
  • 20:27 - 20:29
    nga kënde që prekin sigurinë.
  • 20:29 - 20:32
    S'është thjesht realiteti, janë ndjesitë dhe realiteti.
  • 20:32 - 20:34
    Ajo që ka rëndësi
  • 20:34 - 20:36
    është që këto të jenë thuajse të njëjta.
  • 20:36 - 20:38
    është e rëndësishme që, nëse ndjesitë tona përputhen me realitetin,
  • 20:38 - 20:40
    të marrim vendime sigurie më të mira.
  • 20:40 - 20:42
    Ju faleminderit.
  • 20:42 - 20:44
    (Duartrokitje)
Title:
Bruce Schneier: Mirazhi i sigurisë
Speaker:
Bruce Schneier
Description:

Ndjesia e sigurisë dhe realiteti i sigurisë jo gjithmonë përputhen, shprehet eksperti i sigurisë Bruce Shcneier. Në TEDxPSU, ai shpjegon pse shpenzojmë miliarda për t'u marrë me rreziqe nga histori lajmesh, të tilla si "teatri me sigurinë" që po luhet tani në aeroportin tuaj, ndërkohë që lihen pas dore rreziqe më me probabilitet -- dhe se si mund ta heqim këtë huq.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
20:44
Besnik Bleta added a translation

Albanian subtitles

Revisions