Return to Video

Simon Berrow: Si të shpëtosh një peshkqen per të cilin nuk di asgjë?

  • 0:00 - 0:03
    Peshkaqenët shtegtarë janë krijesa mbresëlënëse. Janë të mrekullueshëm.
  • 0:03 - 0:05
    Arrijnë gjatësi deri në 10 metra.
  • 0:05 - 0:07
    Disa thonë që arrijnë gjatësi edhe më të mëdha.
  • 0:07 - 0:09
    Peshojnë deri në 2 ton.
  • 0:09 - 0:11
    Disa thonë që peshojnë deri në 5 ton.
  • 0:11 - 0:13
    Eshtë peshku i dytë më i madhi në botë.
  • 0:13 - 0:16
    Janë kafshë të parrezikshme që ushqehen me plankton.
  • 0:16 - 0:18
    Besohet që janë të aftë të
  • 0:18 - 0:21
    filtrojnë 1 km kub ujë cdo orë
  • 0:21 - 0:24
    dhe konsumojnë rreth 30 kg plankton në ditë për të mbijetuar.
  • 0:24 - 0:26
    Janë krijesa fantastike.
  • 0:26 - 0:29
    Jemi me shumë fat në Irlandë që kemi shume peshkaqenë shtegtarë
  • 0:29 - 0:31
    dhe shume mundësi që ti studiojmë.
  • 0:31 - 0:33
    Ata kishin rëndësi të posaqme për komunitetet bregdetare
  • 0:33 - 0:35
    prej qindra vitesh
  • 0:35 - 0:38
    vecanërisht rreth rajoneve të Claddagh, Duff, Connemara
  • 0:38 - 0:40
    ku bujqit lundronin
  • 0:40 - 0:42
    me harpat dhe varkat e tyre
  • 0:42 - 0:44
    në detë të hapur, nganjëherë tek një vend i njohur si Sunfish Bank,
  • 0:44 - 0:46
    që gjendet rreth 30 milje në perëndim të Ishullit Achill,
  • 0:46 - 0:48
    për të gjuajtur peshkaqenët shtegtarë.
  • 0:48 - 0:50
    Ky është një punim në dru që daton nga vitet 1700 ose 1800.
  • 0:50 - 0:53
    Ata kishin rëndësi të madhe, sidomos për vajin që nxirret nga mëlcia e tyre.
  • 0:53 - 0:55
    Mëlqia përbën 1/3 -tën e trupit të peshkaqenit shtegtar dhe është e mbushur me vaj.
  • 0:55 - 0:57
    Mund të nxjerrësh litra të tëra vaji nga mëlqia e tyre.
  • 0:57 - 0:59
    Ky vaj përdorej posaqërisht për ndricim,
  • 0:59 - 1:01
    por gjithashtu për të lidhur plagët dhe gjëra tjera.
  • 1:01 - 1:03
    Në fakt, ndricimi rrugor në vitin 1742
  • 1:03 - 1:05
    në Galway, Dublin dhe Waterford
  • 1:05 - 1:07
    ishte falë vajit të këtij lloji të peshqve.
  • 1:07 - 1:09
    Sunfish (Peshk dielli) është një tjetër term që përdoret për tu referuar peshkaqenëve shtegtarë.
  • 1:09 - 1:11
    Andaj ata kishin rëndësi të jashtëzakonshme.
  • 1:11 - 1:14
    Ekzistojnë që një kohë të gjatë, dhe kanë shumë rëndësi për komunitetet bregdetare.
  • 1:14 - 1:17
    Një prej zonave më konkrete të peshkimit të peshkaqenëve shtegtarë
  • 1:17 - 1:19
    gjindet në Ishullin Achill.
  • 1:19 - 1:21
    Ky është Gjiri Keem në Ishullin Achill.
  • 1:21 - 1:24
    Peshkaqenët vinin shpesh tek gjiri.
  • 1:24 - 1:27
    Peshkatarët lidhnin një rrjetë tek kepi,
  • 1:27 - 1:29
    që lidhej me rrjetat tjera.
  • 1:29 - 1:32
    Kur peshkqenët afroheshin dhe godisnin rrjetën, rrjeta binte mbi ta.
  • 1:32 - 1:34
    Kjo bënte që peshkaqenët të përmbyteshin dhe tu merrej fryma.
  • 1:34 - 1:37
    Nganjëherë, ata renditeshin në varkat e tyre të vogla,
  • 1:37 - 1:39
    dhe i mbytnin duke i qëlluar prapa qafës me shtiza.
  • 1:39 - 1:42
    Më pas i tërhiqnin peshkaqent tek Limani i Purteenës,
  • 1:42 - 1:44
    i valonin dhe u merrnin vajin.
  • 1:44 - 1:47
    Poashtu përdornin mishin si pleh
  • 1:47 - 1:51
    dhe u merrnin pendat.
  • 1:51 - 1:53
    Prerja e pendave të peshkaqenëve dhe rihudhja e trupit në oqean
  • 1:53 - 1:55
    është kërcënimi më i madh për peshkaqenët.
  • 1:55 - 1:57
    Ne u kemi frikën peshkaqenëve falë filmit "Nofullat."
  • 1:57 - 1:59
    Peshkaqenët mbysin rreth 5-6 njerëz
  • 1:59 - 2:01
    në vit.
  • 2:01 - 2:04
    Një prej këtyre rasteve ndodhi pak kohë më parë, apo jo? Para dy javësh.
  • 2:04 - 2:07
    ne mbysin rreth 100 milion peshkqenë në vit.
  • 2:07 - 2:09
    Nuk e di si qëndron puna e ekuilibrit në këtë rast,
  • 2:09 - 2:12
    mirëpo mendoj që peshkaqenët duhet të na kenë frikën neve më shumë se ne atyre.
  • 2:12 - 2:14
    Ishte një zonë peshkimi mjaft e dokumentuar,
  • 2:14 - 2:16
    dhe sic mund ta shihni , kulmoi në të 50-tat
  • 2:16 - 2:18
    kur mbytja e e peshkaqenëve arriti në 1500 në vit.
  • 2:18 - 2:21
    Dhe morri tatëpjetë shumë shpejt - rast tipik i zonave të peshkimit që lulëzojnë dhe shuhen shpejt
  • 2:21 - 2:24
    që sugjeron se depozitat janë shteruar
  • 2:24 - 2:26
    ose shkalla e riprodhimit është e ulët.
  • 2:26 - 2:28
    Gjatë kësaj peridudhe ata mbytën rreth 12 000 peshkaqenë
  • 2:28 - 2:31
    thejshtë duke përdorur litarë
  • 2:31 - 2:33
    tek Gjiri Keem
  • 2:33 - 2:35
    në Ishullin Achill.
  • 2:35 - 2:37
    Mbytja e peshkaqenvve vazhdoi deri në mesin e të 80-tave
  • 2:37 - 2:40
    posaqërisht në Dunmore East në Qarkun e Waterfordit.
  • 2:40 - 2:43
    Rreth 2500-3000 peshkaqenë u mbytën deri në vitin 1985,
  • 2:43 - 2:45
    shumica prej tyre nga anijet Norvegjeze.
  • 2:45 - 2:48
    Këto figurat e zeza, nuk shihen shumë qartë, ishin anijet Norvegjeze që gjuanin peshkaqenët shtegtarë,
  • 2:48 - 2:50
    dhe vija e zezë në folenë e sorrës
  • 2:50 - 2:52
    nënkupton që kjo është anije që gjuan peshkaqenë
  • 2:52 - 2:54
    dhe jo balena.
  • 2:54 - 2:57
    Rëndësia e peshkqenve shtegtarë për komunitetet bregdetare
  • 2:57 - 2:59
    mund të vërehet nga gjuha e folur.
  • 2:59 - 3:01
    Nuk shtirem kinse kam origjinë irlandeze,
  • 3:01 - 3:04
    mirëpo në Kerry këta peshkaqenë njiheshin si "Ainmhide na seolta",
  • 3:04 - 3:06
    perbindëshi me vela.
  • 3:06 - 3:09
    Një emër tjetër është "Liop an da lapa,"
  • 3:09 - 3:12
    bisha e ngathët me dy penda
  • 3:12 - 3:15
    "Liabhan mor" sugjeron që flitet për një kafshë të madhe.
  • 3:15 - 3:17
    Ose e preferuara ime, "Liabhan chor greine,"
  • 3:17 - 3:19
    peshku i mrekullueshëm i diellit.
  • 3:19 - 3:21
    Eshtë një emër i këndshëm dhe ndjellës.
  • 3:21 - 3:24
    në Ishullin e Torit, një vend mjaft i cuditshëm, njiheshin si "të pamend"
  • 3:24 - 3:26
    dhe askush nuk e di pse.
  • 3:26 - 3:28
    Shpresoj që asnjëri prej jush nuk është nga Tory; vend i këndshëm.
  • 3:28 - 3:31
    Mirëpo emri më i zakonshëm me të cilin njiheshin rreth ishullit
  • 3:31 - 3:33
    ishte sunfish (peshk dielli)
  • 3:33 - 3:36
    Kjo ka lidhje të ngushtë me zakonin e tyre për tu ngrohur në sipërfaqe të ujit kur dielli është duke ndricuar.
  • 3:36 - 3:39
    Eshtë shqetësues fakti që popullata e peshkaqenëve shtegtarë
  • 3:39 - 3:41
    është shteruar në tërë botën.
  • 3:41 - 3:43
    Disa njerëz thonë që nuk ka rënie në numrin e popullatës.
  • 3:43 - 3:45
    Mund të jetë rezultat i shprëndarjes së planktonit.
  • 3:45 - 3:47
    Eshte sugjeruar që peshkaqenet shtegtarë janë tregues
  • 3:47 - 3:49
    të shkëlqyer të ndryshimit të klimës,
  • 3:49 - 3:51
    sepse janë regjistrues të vazhdueshëm të planktonit
  • 3:51 - 3:53
    që notojnë me gojën hapur.
  • 3:53 - 3:56
    Për momentin janë të klasifikuar si "të pambrojtur" nën IUCN (Shoqata Ndërkombëtare pë Ruajtjen e Natyrës).
  • 3:56 - 3:59
    po ashtu ka lëvizje të organizuara që kërkojnë ndalimin e kapjes së këtyre peshkaqenëve.
  • 3:59 - 4:02
    Tani ekziston një urdhëresë që ndalon kapjen e tyre ose sjelljen e tyre në tokë,
  • 4:02 - 4:04
    edhe të atyre që kapen pa dashur.
  • 4:04 - 4:06
    Ata nuk janë të mbrojtur në Irlandë.
  • 4:06 - 4:08
    Në fakt, ata nuk kanë kurrfarë statusi ligjor në Irlandë,
  • 4:08 - 4:10
    pavaresisht nga rëndësia që ata kanë
  • 4:10 - 4:13
    dhe konteksti historik brenda të cilit gjenden peshkaqenët shtegtarë.
  • 4:14 - 4:16
    Ne dimë shumë pak për ta.
  • 4:16 - 4:18
    Shumica e asaj cfarë dimë
  • 4:18 - 4:20
    është e bazuar në zakonin e tyre për të frekuentuar sipërfaqen e ujit.
  • 4:20 - 4:22
    Ne mundohemi t'ia qëllojmë se cfarë po bëjnë
  • 4:22 - 4:24
    bazuar në sjelljen e tyre në sipërfaqe.
  • 4:24 - 4:27
    Vitin e kaluar, gjatë një konference në Ishullin e Njeriut, mësova
  • 4:27 - 4:30
    se sa e pazakonte ështe të jetosh ne një vend
  • 4:30 - 4:33
    ku peshkaqenët shtegtarë dalin në sipërfaqe
  • 4:33 - 4:35
    shumë shpesh dhe rregullisht
  • 4:35 - 4:37
    Eshtë një rast i shkëlqyer në shkencë
  • 4:37 - 4:39
    për të parë peshkaqenët shtegtarë,
  • 4:39 - 4:41
    dhe janë krijesa mbresëlënëse.
  • 4:41 - 4:44
    Kjo na ofron një rast të mrekullueshëm për ti studiuar, për të pasur qasje tek ta.
  • 4:44 - 4:47
    Ajo cfarë jemi duke bërë që dy vite me rradhë -- edhe pse vit i kaluar ishte më i rëndësishmi -
  • 4:47 - 4:50
    është etiketimi i peshkaqenëve
  • 4:50 - 4:52
    në mënyrë që të kemi një ide më të mirë
  • 4:52 - 4:54
    rreth përpikmërisë së tyre të të parit dhe gjëra të ngjashme.
  • 4:54 - 4:56
    Andaj u fokusuam kryesisht në
  • 4:56 - 4:58
    Donegalin e Veriut dhe Kerrin Perëndimorë
  • 4:58 - 5:01
    si zona aktive.
  • 5:01 - 5:03
    I etiketuam me mjete të thjeshta
  • 5:03 - 5:05
    duke përdorur një shufër të madhe dhe të gjatë.
  • 5:05 - 5:07
    Kjo është një shtagë peshkimi
  • 5:07 - 5:09
    që përmbanë një etiketë në majë.
  • 5:09 - 5:12
    Ne gjuanim peshkaqenët me të nga varka.
  • 5:12 - 5:14
    Dhe ishim shumë efektivë.
  • 5:14 - 5:16
    Verën e kaluar etiketuam 150 peshkaqenë.
  • 5:16 - 5:18
    Etiketuam 50 brenda 3 ditësh
  • 5:18 - 5:20
    rreth Gadishullit Inishowen.
  • 5:20 - 5:23
    Gjysma e sfidës është të kesh qasje tek ta, të gjindesh në vendin e duhur në kohën e duhur.
  • 5:23 - 5:25
    Eshtë një metodë e thjeshtë dhe e lehtë.
  • 5:25 - 5:27
    Do ju tregoj se si.
  • 5:27 - 5:29
    Ne përdorim një kamerë në shtagë
  • 5:29 - 5:31
    për të xhiruar peshkaqenët.
  • 5:31 - 5:33
    Njëra prej arsyeve është përcaktimi i gjinisë.
  • 5:33 - 5:36
    Gjithashtu përdorëm mjete më të përsosura si etiketa satelitore.
  • 5:36 - 5:38
    Këto janë etiketa arkivore.
  • 5:38 - 5:40
    Andaj ruan të dhënat.
  • 5:40 - 5:42
    Etiketa satelitore funksionon vetëm kur ajri nuk është i lagët
  • 5:42 - 5:44
    dhe kështu mund ta dërgojnë signalin tek sateliti.
  • 5:44 - 5:47
    Natyrisht, peshkqenët, peshqit, janë nën ujë të shumtën e kohës.
  • 5:47 - 5:50
    Kjo etiketë përcakton vendndodhjet e peshkaqenit
  • 5:50 - 5:53
    varësisht nga koha dhe pozita e diellit,
  • 5:53 - 5:55
    si dhe temperaturën dhe thellësinë e ujit.
  • 5:55 - 5:58
    Eshtë e nevojshme të rindërtosh këtë itinerar.
  • 5:58 - 6:01
    Etiketat janë të programuara të programuara të shkeputen nga peshkaqeni pas një kohe të caktuar,
  • 6:01 - 6:03
    në këtë rast ishte një periudhe 8 mujore,
  • 6:03 - 6:07
    dhe në po atë ditë etiketa shkëputet, krijon lidhje me satelitin
  • 6:07 - 6:10
    dhe dergon shumicën e të dhënave ne mënyrë që ne ti përdorim më pas.
  • 6:10 - 6:12
    Kjo është mënyra e vetme për të përcaktuar
  • 6:12 - 6:15
    sjelljen dhe lëvizjet e tyre kur gjenden nënujë.
  • 6:15 - 6:18
    Këto janë dy harta që ne përpiluam.
  • 6:18 - 6:21
    Në këtë mund të shihni që etiketuam të dy në rrethin e Kerrit.
  • 6:21 - 6:24
    Kaloi tërë kohën, 8 muajt e fundit, në ujërat e Irlandës.
  • 6:24 - 6:26
    Në ditën e Krishtlindjeve doli buzë bregut.
  • 6:26 - 6:28
    Ky është një tjetër rast per të cilin akoma nuk kemi mbledhur gjitha të dhënat nga sateliti
  • 6:28 - 6:30
    me temperaturë të sipërfaqes dhe thellësi të ujit,
  • 6:30 - 6:32
    por gjithsesi, peshkaqeni i dytë kaloi të shumtën e kohës
  • 6:32 - 6:34
    në dhe përreth Detit Irlandez.
  • 6:34 - 6:36
    Vitin e kaluar, kolegë nga Ishulli i Njeriut,
  • 6:36 - 6:38
    etiketuan një peshkaqen
  • 6:38 - 6:41
    që notoi nga Ishulli i Njeriut deri në Skocinë e Re (Kanada) brenda 90 ditësh.
  • 6:41 - 6:44
    Pra notoi 9 500 kilomentra. Nuk e kishim menduar se një gjë e tillë mund të ndodhte.
  • 6:44 - 6:46
    Një tjetër koleg në SHBA
  • 6:46 - 6:49
    etiketoi rreth 20 peshkaqenë rreth Massachusetts, dhe etiketat nuk funksionuan si duhet.
  • 6:49 - 6:51
    E tëra që ai di është se ku i etiketoi
  • 6:51 - 6:53
    dhe ku u shkëputën etiketat nga peshkaqenët.
  • 6:53 - 6:55
    Etiketat u tij shkëputën afër Karaibeve
  • 6:55 - 6:57
    dhe Brazilit.
  • 6:57 - 6:59
    Ne mendonim që peshkaqenët shtegtarë ishin banorë të klimave të buta
  • 6:59 - 7:01
    dhe jetonin në gjërësi gjeografike në të cilat jetojmë ne.
  • 7:01 - 7:04
    Por sic shihet, ata po kalojnë edhe Ekuatorin tani.
  • 7:04 - 7:06
    Prandaj qëllimi ynë është që të mësojmë
  • 7:06 - 7:08
    këso gjërash rreth peshkaqenëve shtegtarë.
  • 7:08 - 7:11
    Dicka që më duket e cuditshme
  • 7:11 - 7:13
    dhe e befasishme
  • 7:13 - 7:16
    është shkalla e ulet e shumëllojshmërisë gjenetike të peshkaqenëve.
  • 7:16 - 7:19
    Unë nuk jam gjenetiste andaj nuk do shtirem sikur kam njohuri mbi gjenetikën.
  • 7:19 - 7:22
    Për këtë është mirë të kesh bashkëpunime.
  • 7:22 - 7:24
    Meqenëse unë punoj më shumë në terren,
  • 7:24 - 7:26
    më kaplojnë sulme paniku kur më duhet të kalojë orë të tëra
  • 7:26 - 7:29
    në laborator veshur me bluze laboratori -- më duhet të largohem që aty.
  • 7:29 - 7:32
    Andaj mund të punojmë me gjeneticistë që kanë njohuri mbi këto gjëra.
  • 7:32 - 7:34
    Kur hulumtuan gjenetikën e peshkqenëve shtegtarë,
  • 7:34 - 7:37
    vërejtën se shkalla e shumëllojshmërisë ishte shumë e ulët.
  • 7:37 - 7:39
    Nëse shikoni rreshtin e parë këtu,
  • 7:39 - 7:42
    mund të shihni se gjithë këta peshkaqenë të ndryshëm janë në të vërtetë shumë të ngjajshëm.
  • 7:42 - 7:44
    Kjo do të thotë që ata janë të gjithë peshkaqenë
  • 7:44 - 7:46
    dhe kanë një paraardhës të përbashkët.
  • 7:46 - 7:49
    Po të shikosh shumëllojshmërinë e nukleotideve,
  • 7:49 - 7:52
    material gjenetik i bartur nga prindërit,
  • 7:52 - 7:55
    mund ta vëreni që shumëllojshmëria tek
  • 7:55 - 7:57
    peshkaqenët shtegtarë ishte më e ulët
  • 7:57 - 7:59
    në krahasimet me llojet tjera të peshkaqenëve.
  • 7:59 - 8:01
    Ky studim ishte bërë në vitin 2006.
  • 8:01 - 8:04
    Para vitit 2006, nuk kishim kurrfarë ideje mbi shumëllojshmërinë gjenetike të peshkqenëve shtegtarë.
  • 8:04 - 8:07
    Nuk e dinim nëse ishin ndarë në popullata të ndryshme.
  • 8:07 - 8:09
    Apo ndoshta në nënpopullata?
  • 8:09 - 8:11
    Këto janë gjëra të rëndësishme për të cilat duhet pasur njohuri
  • 8:11 - 8:13
    nëse deshiron të dish madhësinë e popullatës dhe statusin e tyre.
  • 8:14 - 8:16
    Les Noblesit në Aberdeen
  • 8:16 - 8:18
    iu duk e pabesueshme kjo.
  • 8:18 - 8:21
    Prandaj ndërmorri një tjetë studim
  • 8:21 - 8:24
    duke përdorur mikrosatelitë,
  • 8:24 - 8:27
    që kushtojnë më shumë, u duhet më shumë kohë,
  • 8:27 - 8:30
    dhe për cudinë e tij, rezultatet ishin pothuajse të njëjta.
  • 8:30 - 8:32
    Andaj duket se
  • 8:32 - 8:35
    peshkaqenët shtegtarë kanë shkallë të ulët të shumëllojshmërisë.
  • 8:35 - 8:37
    Besohet se kjo ishte rezultat i ngecjes gjenetike (ku gjysma ose më shumë e një popullate vdes ose nuk riprodhohet)
  • 8:37 - 8:39
    që daton para 12 000 vitesh,
  • 8:39 - 8:42
    dhe kjo ka shkaktuar shkallën e ulët të shumëllojshmërisë.
  • 8:42 - 8:44
    Mirëpo, po të shikosh peshkaqenët balenë,
  • 8:44 - 8:47
    një tjetë peshkaqen i madh që ushqehet me plankton,
  • 8:47 - 8:49
    mund të vëresh që shkalla e shumëllojshmërisë së tyre është e lartë.
  • 8:49 - 8:51
    Andaj e tërë kjo nuk ka kuptim.
  • 8:51 - 8:53
    Eshtë vërtetuar se nuk ka dallim gjenetik
  • 8:53 - 8:56
    mes peshkaqenëve shtegtarë në oqeane mbarë botës.
  • 8:56 - 8:58
    Edhe pse ata gjinden kudo në botë
  • 8:58 - 9:00
    nuk mund të bësh dallim mes atyre
  • 9:00 - 9:03
    të Oqeanit Paqësor, Atlantik, Zelandë të Re, ose nga Irland apo Afrika Jugore, në baë të gjeneve.
  • 9:03 - 9:05
    Të gjithë duken të ngjashëm.
  • 9:05 - 9:08
    Në të njëjtën kohë është mjaft befasuese. Eshtë dicka e papritur.
  • 9:08 - 9:10
    Unë nuk e kuptoj këtë dhe nuk shtirem kinse e kuptoj.
  • 9:10 - 9:12
    Dyshoj që shumica e gjenetistëve e kuptojnë këtë,
  • 9:12 - 9:14
    mirëpo janë në gjendje të nxjerrin të dhëna.
  • 9:14 - 9:16
    Në bazë të shumëllojshmërisë gjenetike mund të
  • 9:16 - 9:18
    llogarisësh madhësinë e popullatës.
  • 9:18 - 9:21
    Rus Hoelzel përcaktoi një numër të efektshëm të popullatës:
  • 9:21 - 9:23
    8,200 kafshë.
  • 9:23 - 9:25
    Kaq.
  • 9:25 - 9:27
    8000 kafshë në botë.
  • 9:27 - 9:29
    Ju me siguri po mendoni që kjo është shumë qesharake. `Nuk është e mundur`
  • 9:29 - 9:31
    Les bëri një studim tjetër
  • 9:31 - 9:33
    dhe vlerësoi që numri i duhur ishte rreth 9000.
  • 9:33 - 9:36
    Secili mikrosalelit dha rezultate të ndryshme.
  • 9:36 - 9:39
    Mesatarja e tërë këtyre studimeve doli se ishte
  • 9:39 - 9:41
    rreth 5 000,
  • 9:41 - 9:43
    me të cilën unë nuk pajtohem personalisht,
  • 9:43 - 9:45
    por unë jam mjaft skeptike.
  • 9:45 - 9:47
    Por po tu ndërrosh vendet disa numrave,
  • 9:47 - 9:50
    atëherë numri i popullatës efektive arrin diku rreth 20 000 kafshë.
  • 9:50 - 9:52
    A e mbani mend sa peshkaqenë i mbytën në të 50tat dhe 70tat
  • 9:52 - 9:55
    rreth Achillit?
  • 9:55 - 9:57
    Kjo vërteton atë që
  • 9:57 - 10:00
    ky lloj janë në rrezik të zhduken
  • 10:00 - 10:02
    si pasojë e numrit të vogël të popullatës.
  • 10:02 - 10:05
    Nga 20 000 peshkaqenë, besohej se 8000 prej tyre ishin femra.
  • 10:05 - 10:08
    Ekzistojnë vetëm 8 000 peshkaqenë shtegtarë femra në botë?
  • 10:08 - 10:10
    Nuk e di. Nuk e besoj.
  • 10:10 - 10:12
    Problemi qëndron në
  • 10:12 - 10:14
    numrin e vogël të mostrave.
  • 10:14 - 10:16
    Nuk arritën të mbldhnin mostra të mjaftueshme
  • 10:16 - 10:18
    për të hulumtuar bazën gjenetike
  • 10:18 - 10:20
    hollësishëm.
  • 10:20 - 10:23
    Ku mund të marrësh mostra
  • 10:23 - 10:25
    per testime gjenetike?
  • 10:25 - 10:27
    Një burim i mundshëm janë peshkaqenët e vdekur
  • 10:27 - 10:29
    që dalin në breg.
  • 10:29 - 10:32
    Në Irlandë mund të gjesh 2-3 peshkaqenë të vdekur rreth brigjeve,
  • 10:32 - 10:34
    nëse ke fat.
  • 10:34 - 10:36
    Një burim tjetër i mundshëm është kapja padashja e peshkaqenëve gjatë peshkimit.
  • 10:36 - 10:39
    Disa prej tyre ishin ngatërruar në rrjetat e peshkimit.
  • 10:39 - 10:42
    Ky lloj peshkimi tashmë është i ndaluar dhe ky është lajm shumë i mirë për peshkaqenët.
  • 10:42 - 10:44
    Disa ishin ngatërruar në rrjeta fundore.
  • 10:44 - 10:47
    Ky është një peshkaqen të cilin e sollën ilegalisht në Howth pak ditë para Krishtlindjeve,
  • 10:47 - 10:50
    sepse kjo nuk ishte e lejueshme sipas ligjeve të Bashkimit Evropian,
  • 10:50 - 10:53
    dhe u shit në copëza si biftek peshkaqeni për 8 euro për kilogram.
  • 10:53 - 10:56
    Ata madje vënë një recetë në mur, derisa iu tërhoqën vërejtjen se kjo ishte e jashtëligjshme.
  • 10:56 - 10:59
    Për këtë ata u gjobitën.
  • 10:59 - 11:01
    Nga këto studime,
  • 11:01 - 11:04
    del se për momentin janë 86 mostra
  • 11:04 - 11:06
    mbledhur nga tërë bota.
  • 11:06 - 11:08
    Eshtë një punë shumë e rëndiësishme,
  • 11:08 - 11:10
    që parashtron pyetje interesante
  • 11:10 - 11:12
    dhe mund të na paraqes me të dhëna mbi madhësinë e popullatës,
  • 11:12 - 11:15
    nënpopullatat dhe strukturën,
  • 11:15 - 11:18
    mirëpo janë të kufizuar nga mungesa e mostrave.
  • 11:18 - 11:20
    Kur po etiketonim peshkaqenët --
  • 11:20 - 11:23
    ja se si i etiketuam; duhet vepruar shpejt --
  • 11:23 - 11:25
    ndodhte që ata të reagonin.
  • 11:25 - 11:28
    Një rast i tillë ndodhi në Malin Head ne Donegal
  • 11:28 - 11:31
    ku një peshkaqen qëlloi varkën me bishtin e tij,
  • 11:31 - 11:34
    dhe besoj e bëri këtë sepse u frikësua kur varka iu afrua shumë pranë
  • 11:34 - 11:36
    dhe jo pse etiketa iu ngul në trup.
  • 11:36 - 11:39
    Cdo gjë përfundoi mire. Ne u lagëm. Kurrfarë problemi.
  • 11:39 - 11:41
    Kur unë dhe Emmett u kthyem tek skela
  • 11:41 - 11:43
    në Malin head
  • 11:43 - 11:46
    vërejta pak jarge të zeze në anën e përparme të varkës.
  • 11:46 - 11:48
    Pasi kaloja shumë kohë në anije tregtare peshkimi
  • 11:48 - 11:50
    mu kujtuan peshkatarët që thonin se gjithmonë e dinin
  • 11:50 - 11:52
    nëse ndonjë peshkaqen shtegtarë kishte ngecur në rrjetë
  • 11:52 - 11:54
    në bazë të jargest së zeze që lënë mbrapa tyre.
  • 11:54 - 11:56
    Andaj mendova që jarga të ketë arritur aty përmes peshkaqenit.
  • 11:56 - 11:58
    Ishim të interesuar të
  • 11:58 - 12:00
    mblidhnim mostra indesh për të bërë testime gjenetike
  • 12:00 - 12:02
    sepse e dinim që kishin rëndësi të madhe.
  • 12:02 - 12:04
    Për të bërë këtë përdornim metoda tradicionale
  • 12:04 - 12:06
    sikur harku që më shihni duke mbajtur në dorë në këtë fotografi,
  • 12:06 - 12:09
    dhe është i njëjti hark që perdorim për të marre mostra nga balenat dhe delfinët për studime të gjeneve.
  • 12:09 - 12:11
    Provova këtë dhe shumë metoda tjera.
  • 12:11 - 12:13
    Mirëpo nuk po funksiononte sepse më thyente shigjetat
  • 12:13 - 12:15
    pasi lëkura e peshkaqenit është shumë e fortë.,
  • 12:15 - 12:17
    Nuk ishte e mundur të mblidhnim mostra përmes kësaj metode.
  • 12:17 - 12:20
    Kjo nuk do funksiononte.
  • 12:20 - 12:23
    Andaj kur pashë zhulin tek kici i anijes,
  • 12:23 - 12:26
    mendova " Po të fusësh në përdorim atë cfarë të është ofruar ..."
  • 12:26 - 12:28
    E gërryeva dhe mblodha jargen e zeze.
  • 12:28 - 12:31
    Kisha me vete një tub të mbushur me alkool për ta derguar tek gjeneticistët.
  • 12:31 - 12:33
    Mblodha jargen dhe e nisa për në Aberdene.
  • 12:33 - 12:35
    Dhe u thashë `Provoni këtë."
  • 12:35 - 12:37
    E lanë mënjanë për një kohë të gjatë
  • 12:37 - 12:39
    sepse kishim një konferencë në Isle of Man.
  • 12:39 - 12:41
    Mirëpo unë u dërgova disa emaile dhe i pyeta
  • 12:41 - 12:43
    nese kishin pasur rastin ti hidhnin një sy jarges.
  • 12:43 - 12:45
    Dhe gjithmonë thonin "Më vonë, më vonë , ..."
  • 12:45 - 12:47
    Më në fund vendosi ta analizonte
  • 12:47 - 12:49
    sepse nuk e kisha takuar kurrë më parë
  • 12:49 - 12:51
    dhe nuk donte të humbiste respektin.
  • 12:51 - 12:54
    Ai ishte cuditur që kishin arritur të nxirrnin ADN nga jarga.
  • 12:54 - 12:56
    E shumëfishuan dhe e testuan
  • 12:56 - 12:58
    dhe gjetën se jarga me të vërtetë përmbante ADN
  • 12:58 - 13:01
    të peshkaqenëve shtegtarë
  • 13:01 - 13:03
    Ishte shumë i ngazëllyer.
  • 13:03 - 13:06
    U bë e njohur si jarga e peshkaqenit të Simonit.
  • 13:06 - 13:09
    Dhe mendova që mund të mbështetemi në këtë.
  • 13:09 - 13:11
    Andaj provuam sërish të dilnim në det dhe të mblidhnim
  • 13:11 - 13:13
    jarge.
  • 13:13 - 13:17
    Pasi shpenzuam 3500 dollar në etiketa satelitore
  • 13:19 - 13:22
    u mendova të blija
  • 13:22 - 13:25
    një bisht shtupe të dyshemeve me vlerë prej 7.95 dollarë
  • 13:25 - 13:27
    ne një dyqan pajisjesh
  • 13:27 - 13:30
    dhe pak para në pastues furrash.
  • 13:30 - 13:33
    E lidha pastruesin e furrës rreth majës së bishtit të shtupës
  • 13:33 - 13:35
    dhe mezi prisja
  • 13:35 - 13:38
    të më ofrohej mundësia
  • 13:38 - 13:40
    të kapja disa peshkaqenë.
  • 13:40 - 13:42
    Ishte muaji i Gushtit
  • 13:42 - 13:44
    dhe peshkaqenet janë më të pranishëm gjatë Qershorit dhe korrikut.
  • 13:44 - 13:46
    Shihen shumë rrallë.
  • 13:46 - 13:49
    Eshtë shumë e vështirë të gjesh peshkaqenë në Gusht.
  • 13:49 - 13:51
    Ishim të pashpresë.
  • 13:51 - 13:54
    Udhëtuam menjëherë drejt Blasket pasi dëgjuam që kishin parë peshkaqenë atje
  • 13:54 - 13:56
    dhe arritëm të gjenim disa.
  • 13:56 - 13:58
    Përderisa peshkaqeni notonte nën varkë ne i fërkonim
  • 13:58 - 14:00
    me bisht të shtupës --
  • 14:00 - 14:02
    sikur në këtë fotografinë këtu --
  • 14:02 - 14:04
    dhe kështu arritëm të mblidhnim jargen.
  • 14:04 - 14:06
    Ja ku është.
  • 14:06 - 14:09
    Shikojeni jargën e zeze te peshkaqenit.
  • 14:09 - 14:12
    Për rreth një gjysmë ore
  • 14:12 - 14:15
    mblodhëm 5 mostra nga 5 peshkqenë të ndryshëm,
  • 14:15 - 14:18
    duje përdour sistemin e Simonit për marrjen e mostrave të jarges së peshkaqenit.
  • 14:18 - 14:20
    (Qeshje)
  • 14:20 - 14:25
    (Duartrokitje)
  • 14:25 - 14:28
    Kam 20 vite që punoj me balena dhe delfinë në Irlandë
  • 14:28 - 14:30
    dhe kam vërejtur që janë më dramatik.
  • 14:30 - 14:32
    Ndoshta e keni parë videon e balenës me gungë
  • 14:32 - 14:34
    që xhiruam pranë qarkut të Wexfor para dy muajsh.
  • 14:34 - 14:37
    Njeriu gjithmonë mendon se mund ti lërë botës një trashëgimi kulturore pas.
  • 14:37 - 14:39
    Kisha në mendje balenat dhe delfinët se si cajnë
  • 14:39 - 14:41
    përmes ujit.
  • 14:41 - 14:43
    Nganjhëherë këto gjëra të ofrohen të gatshme
  • 14:43 - 14:45
    dhe bën mirë ti marrësh kur të ofrohen.
  • 14:45 - 14:47
    Ndoshta kjo do jetë trashëgimia ime --
  • 14:47 - 14:49
    Jarga e peshkaqenit të Simonit.
  • 14:49 - 14:51
    Kveë vit arritëm të mblidhnim më shumë para
  • 14:51 - 14:54
    pë të vazhduar me mbledhjen e mostrave.
  • 14:54 - 14:56
    Tani përdorim kamera që vihen në majë të shtagës
  • 14:56 - 14:59
    dhe janë shumë të dobishme -- ja një foto e koleges sime Joanne me një kamerë të tillë --
  • 14:59 - 15:01
    dhe kjo na mundëson të shohim nën peshkaqenin.
  • 15:01 - 15:04
    Qëllimi është të shohim në peshkaqeni ka shtojca shtrënguese
  • 15:04 - 15:07
    të cilat ndodhen prapa shpinës së peshkaqenëve meshkuj.
  • 15:07 - 15:09
    Në bazë të kësaj është shumë lehtë të përcaktosh gjininë.
  • 15:09 - 15:11
    Kur ke njohurinë mbi gjininë e peshkaqenit
  • 15:11 - 15:13
    para se të mblidhen mostrat
  • 15:13 - 15:16
    atëherë mund të vësh në dijeni gjeneticistin nëse peshkaqeni është femër ose mashkull.
  • 15:16 - 15:18
    Më duket e befasishme
  • 15:18 - 15:20
    që nuk ka akoma ndonjë mënyrë për të bërë dallimin mes
  • 15:20 - 15:22
    meshkujve dhe femrave,
  • 15:22 - 15:25
    dhe kjo për arsye se nuk dinë se cilët janë nxitësit molekular përgjegjës.
  • 15:25 - 15:27
    Eshtë shumë e rëndësishme
  • 15:27 - 15:29
    të përcaktohet gjinia e peshkqenit
  • 15:29 - 15:32
    per gjera si rregullimi i tregtisë
  • 15:32 - 15:36
    së peshkaqenëve shtegtarë dhe llojeve tjera,
  • 15:36 - 15:38
    meqenëse tregtia me peshkaqenë është e jashtëligjshme.
  • 15:38 - 15:40
    Me gjithë këtë kjo tregti akoma vazhdon dhe sot mund të gjesh peshk në terg.
  • 15:40 - 15:42
    Si biolog terreni,
  • 15:42 - 15:44
    qëllimi është të takosh sa më shpesh këto kafshë.
  • 15:44 - 15:46
    Qëllimi është të mësosh sa më shumë.
  • 15:46 - 15:49
    Këto takime janë shumë të shkurta dhe shpesh kanë kufizime sezonale.
  • 15:49 - 15:52
    Andaj mundohesh të mësosh sa më shumë sa më shpejtë.
  • 15:52 - 15:54
    Por ia vlen barra qeranë
  • 15:54 - 15:57
    pasi mund tu ofrosh këto mostra
  • 15:57 - 16:00
    dhe mundësi edhe disiplinave tjera, si gjenetistëve,
  • 16:00 - 16:03
    të cilët poashtu mund të përfitojnë shumë nga tërë kjo.
  • 16:03 - 16:05
    Sic thashë edhe më parë
  • 16:05 - 16:08
    keto gjëra ndodhin në mënyra të cuditshme andaj rrëmbej sa ke mundësi.
  • 16:08 - 16:10
    Kjo do jetë trashëgimia shkencore.
  • 16:10 - 16:13
    Shpresoj që do gjejë dic më dramatike dhe romantike para se të vdes.
  • 16:13 - 16:16
    Për tani, jam falënderues për këtë.
  • 16:16 - 16:18
    Mbani sytë hapur për peshkaqenë.
  • 16:18 - 16:21
    Nëse jeni të interesuar të dini më shume për peshkaqenët shtegtarë, tani kemi nje webfaqe dedikuar atyre.
  • 16:21 - 16:24
    Ju faleminderit për dëgjueshmërinë tuaj.
  • 16:24 - 16:26
    (Duartrokitje)
Title:
Simon Berrow: Si të shpëtosh një peshkqen per të cilin nuk di asgjë?
Speaker:
Simon Berrow
Description:

Për nga madhësia zënë vendin e dytë në botë mes peshqëve, janë në zhdukje e sipër, dhe dimë pothuaj asgjë për ta. Në TEDxDublin, Simon Berrow përshkruan të mrekullueshmit peshkaqenët shtegtarë (i njohur në Irlandë si "Peshku Madhështor i Diellit") dhe metodat dhe mënyrat e jashtëzakonshme të teknologjisë së thjeshtë që ai po mëson dhe vë në përdorim për ti shpëtuar ata.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
16:26

Albanian subtitles

Revisions