Return to Video

Frans de Waal: Sjellja morale tek kafshët

  • 0:00 - 0:02
    Kam lindur në Den Bosch,
  • 0:02 - 0:05
    në vendin sipas të cilit quajti veten piktori Hieronymus Bosch.
  • 0:05 - 0:07
    Dhe kështu kam qenë i dhënë gjithmonë pas këtij piktori
  • 0:07 - 0:10
    i cili jetoi e punoi në shekullin e 15-të.
  • 0:10 - 0:12
    Dhe aspekti që më intereson rreth tij në lidhje me të në lidhje me moralin
  • 0:12 - 0:15
    është se ai jetoi në kohen kur ndikimi i fese po zbehej,
  • 0:15 - 0:17
    dhe disi po pyeste veten, mendoj unë,
  • 0:17 - 0:19
    se çfarë do të bëhej me shoqërinë
  • 0:19 - 0:22
    sikur të mos kishte religjion apo sikur të kishte më pak.
  • 0:22 - 0:25
    Kështu ai pikturoi këtë tablo të famshme "Kopshti i Kënaqsive Tokësore,"
  • 0:25 - 0:27
    të cilën disa e kanë interpretuar
  • 0:27 - 0:29
    të jetë si njerëzimi para rënies,
  • 0:29 - 0:32
    apo njerëzimi pa rënie fare.
  • 0:32 - 0:34
    Dhe kështu ju bën të pyesni veten,
  • 0:34 - 0:37
    çfarë do të ndodhte sikur ne të mos kishin shijuar frutin e diturisë, të themi,
  • 0:37 - 0:40
    dhe çfarë morali do të kishim pasur?
  • 0:40 - 0:42
    Shumë më vonë, si student
  • 0:42 - 0:44
    shkova tek një kopsht krejt tjetër,
  • 0:44 - 0:47
    një kopsht zoologjik në Arnhem
  • 0:47 - 0:49
    ku mbanim shimpanze.
  • 0:49 - 0:51
    Ky jam unë, në moshë të re, me një bebe shimpanze.
  • 0:51 - 0:54
    (Te qeshura)
  • 0:54 - 0:56
    Aty zbulova
  • 0:56 - 0:59
    që shimpanzetë janë të uritur për pushtet, dhe shkrova një libër për këtë.
  • 0:59 - 1:02
    Në atë kohë, fokusi i shumë hulumtimeve të shtazëve
  • 1:02 - 1:04
    ishte tek agresioni dhe garat.
  • 1:04 - 1:06
    Unë krijova një tablo të plotë të mbretërisë së shtazëve
  • 1:06 - 1:08
    përfshirë dhe njerëzit,
  • 1:08 - 1:10
    e cila në thelb ishte se ne jemi garues,
  • 1:10 - 1:12
    ne jemi agresiv,
  • 1:12 - 1:15
    se ne në esencë bëjmë gjithçka për perfitimin tone.
  • 1:15 - 1:17
    Ky ishte promovimi i librit tim.
  • 1:17 - 1:19
    S'jam i sigurt sa shimpanzetë e kanë lexuar mirë atë,
  • 1:19 - 1:22
    por ata pa dyshim ishin të interesuar për librin.
  • 1:24 - 1:26
    Në proces
  • 1:26 - 1:28
    të gjithë kësaj punë mbi pushtetin, dominimin,
  • 1:28 - 1:30
    agresionin e kështu me radhë,
  • 1:30 - 1:33
    zbulova se shimpanzetë pajtohen pas luftimeve.
  • 1:33 - 1:36
    Ajo çfarë shihni këtu janë dy meshkujt të cilët kishin pasur një luftim.
  • 1:36 - 1:39
    Ata përfunduan në një pemë dhe njëri nga ata i zgjat dorën tjetrit.
  • 1:39 - 1:42
    Pas një sekonde që bëra fotografinë, ata u bashkuan në degë të pemës
  • 1:42 - 1:44
    dhe puthen e përqafuan njëri tjetrin.
  • 1:44 - 1:46
    Kjo është shumë interesante
  • 1:46 - 1:49
    sepse deri në atë moment gjithçka po bëhej për garë e agresion,
  • 1:49 - 1:51
    dhe kështu nuk do të kishte kuptim.
  • 1:51 - 1:53
    E vetmja gjë që ka rëndësi është që ju ose fitoni ose humbisni.
  • 1:53 - 1:55
    Por pse do të pajtoheshit pas një luftimi?
  • 1:55 - 1:57
    S'ka asnjë kuptim.
  • 1:57 - 2:00
    Ja si e bëjnë bonobot atë. Bonobot e bëjnë gjithçka përmes seksit.
  • 2:00 - 2:02
    Ata po ashtu edhe pajtohen përmes seksit.
  • 2:02 - 2:04
    Por principi është i njëjti.
  • 2:04 - 2:06
    Principi është se ju keni
  • 2:06 - 2:08
    një marrëdhënie të çmuar
  • 2:08 - 2:10
    e cila është dëmtuar nga konflikti,
  • 2:10 - 2:12
    kështu që ju duhet të bëni diçka rreth kësaj.
  • 2:12 - 2:14
    Kështu e gjithë tabloja ime për mbretërinë e shtazëve
  • 2:14 - 2:16
    përfshirë dhe njerëzit po ashtu,
  • 2:16 - 2:18
    filloi të ndryshojë në atë kohë.
  • 2:18 - 2:20
    Pra, ne kemi këtë tablo
  • 2:20 - 2:22
    në shkencat politike, ekonomi, shkenca humane,
  • 2:22 - 2:24
    e vecanërisht në filozofi,
  • 2:24 - 2:26
    se njeriu për njeriun është ujk.
  • 2:26 - 2:29
    Dhe kështu pra në thellësi natyra jonë është e keqe.
  • 2:29 - 2:32
    Mendoj se është një imazh shumë i padrejtë për ujkun.
  • 2:32 - 2:34
    Ujku është, para së gjithash
  • 2:34 - 2:36
    një kafshë shumë bashkëpunuese.
  • 2:36 - 2:38
    Dhe kjo është arsyeja që shumë prej jush keni qen në shtëpi,
  • 2:38 - 2:40
    të cilët kanë të gjithë këto karakteristika po ashtu.
  • 2:40 - 2:42
    Dhe është vërtet e padrejtë ndaj njerëzimit,
  • 2:42 - 2:46
    sepse njerëzimi është aktualisht shumë më bashkëpunues e empatik
  • 2:46 - 2:48
    nga sa besohet.
  • 2:48 - 2:50
    Kështu fillova të interesohem për këto çështje
  • 2:50 - 2:52
    dhe t'i studioj ato edhe në shtazët tjera.
  • 2:52 - 2:54
    Pra këto janë shtyllat e moralit.
  • 2:54 - 2:58
    Nëse ju pyet dikush: "Ku bazohet morali?"
  • 2:58 - 3:00
    këta janë dy faktorët që paraqiten gjithmonë.
  • 3:00 - 3:02
    Njëra është reciprociteti,
  • 3:02 - 3:05
    dhe lidhur me të ka një sens për drejtësi dhe sens për paanësi.
  • 3:05 - 3:07
    Kurse tjetra është empatia dhe dhembshuria.
  • 3:07 - 3:10
    Moraliteti njerëzor është më shumë se kaq,
  • 3:10 - 3:12
    por nëse do t'i largonit këto dy shtylla
  • 3:12 - 3:14
    nuk do të mbetej shumë (mendoj unë).
  • 3:14 - 3:16
    Prandaj ato janë absolutisht esenciale.
  • 3:16 - 3:18
    Më lejoni t'ju jap disa shembuj këtu.
  • 3:18 - 3:20
    Ky është filmim i ivjetër nga Yerkes Primate Center
  • 3:20 - 3:23
    ku bëhet trajnimi i shimpanzeve për bashkëpunim.
  • 3:23 - 3:26
    Pra, ka rreth një qind vjet perpara
  • 3:26 - 3:29
    që kemi bërë eksperimente për bashkëpunimin.
  • 3:29 - 3:32
    Kemi këtu dy shimpanze të cilat kanë një kuti,
  • 3:32 - 3:35
    kutia është shumë e rëndë për tu bartur vetëm nga njëra shimpanze.
  • 3:35 - 3:37
    Dhe sigurisht, në kuti ka ushqim.
  • 3:37 - 3:39
    Përndryshe ata nuk do të mundoheshin aq shumë ta tërheqin.
  • 3:39 - 3:41
    Ata janë duke marrë kutinë.
  • 3:41 - 3:43
    Shihni sa të sinkronizuar që janë.
  • 3:43 - 3:46
    Mund të shihni si punojnë bashkë, tërheqin në të njëjtën kohë.
  • 3:46 - 3:49
    Kjo është një përparësi e madhe kundrejt shumë shtazëve të tjera
  • 3:49 - 3:51
    të cilat nuk janë në gjendje të bëjnë këtë.
  • 3:51 - 3:53
    Tani shihni një aspekt më interesant,
  • 3:53 - 3:56
    sepse njëri nga të dy shimpanzetë është ngopur.
  • 3:56 - 3:58
    Pra nuk është më i interesuar më
  • 3:58 - 4:01
    në atë punë.
  • 4:01 - 4:04
    (Të qeshura)
  • 4:08 - 4:13
    (Të qeshura)
  • 4:19 - 4:22
    (Të qeshura)
  • 4:35 - 4:38
    Tani shikoni se çfarë ndodh në fund të kësaj.
  • 4:41 - 4:43
    (Të qeshura)
  • 4:52 - 4:54
    Ai faktikisht merr gjithçka.
  • 4:54 - 4:57
    (Të qeshura)
  • 4:57 - 4:59
    Ka dy aspekte interesante në lidhje me këtë.
  • 4:59 - 5:01
    Njëra është se shimpanzeu në të djathtë
  • 5:01 - 5:03
    e kupton plotësisht se i duhet një partner--
  • 5:03 - 5:05
    një kuptim të plotë për nevojën për bashkëpunim.
  • 5:05 - 5:08
    E dyta është se partneri është i gatshëm të punoje
  • 5:08 - 5:10
    edhe pse ai nuk është më i interesuar në ushqimin.
  • 5:10 - 5:13
    Pse të jetë kështu? Kjo me gjasë ka të bëjë me reciprocitetin.
  • 5:13 - 5:15
    Ka në fakt shumë fakte për primatët e shtazët e tjera
  • 5:15 - 5:17
    që kthejnë favorin.
  • 5:17 - 5:19
    Pra atij do t'i kthehet favori
  • 5:19 - 5:21
    në një moment në të ardhmen.
  • 5:21 - 5:23
    Dhe kështu funksionon e gjithë kjo.
  • 5:23 - 5:25
    Ne bëmë te njëjtën pune me elefantët.
  • 5:25 - 5:28
    Tani, është e rrezikshme të punohet me elefantët.
  • 5:28 - 5:30
    Një tjetër problem me elefantët
  • 5:30 - 5:32
    është se ju nuk mund të krijoni një mjet
  • 5:32 - 5:34
    që te jete tepër i rëndë për një elefant te vetem.
  • 5:34 - 5:36
    Ju ndoshta ia arrini,
  • 5:36 - 5:38
    por do të ishte një mjet i paqëndrueshëm, mendoj unë.
  • 5:38 - 5:40
    Pra në këtë rast --
  • 5:40 - 5:43
    ne i bëjmë këto studime në Tailandë për Josh Plotnik--
  • 5:43 - 5:46
    është se ne kemi një mjet në të cilin ka një litar, një litar të vetëm.
  • 5:46 - 5:48
    Dhe nëse tërhiqni në këtë anë të litarit,
  • 5:48 - 5:50
    litari zhduket në anën tjetër.
  • 5:50 - 5:53
    Kështu që të dy elefantët duhet të kapin atë pikërisht në të njëjtën kohë dhe ta tërheqin.
  • 5:53 - 5:55
    Përndryshe nuk do të ndodhë asgjë
  • 5:55 - 5:57
    dhe litari do të zhduket.
  • 5:57 - 5:59
    Filmimi i parë që do të shihni
  • 5:59 - 6:01
    janë dy elefantë të cilët janë leshuar së bashku
  • 6:01 - 6:03
    arrijnë tek mjeti.
  • 6:03 - 6:06
    Mjeti është në anën e majtë me ushqim në të.
  • 6:06 - 6:09
    Dhe kështu ata vijnë së bashku, mbërrijnë së bashku,
  • 6:09 - 6:11
    kapin dhe tërheqin së bashku.
  • 6:11 - 6:14
    Në fakt, duket mjaft e thjeshtë për ta.
  • 6:15 - 6:17
    Ja tek janë.
  • 6:24 - 6:26
    Dhe kështu ata e sjellin atë brenda.
  • 6:26 - 6:28
    Por ne tani do t'ua bëjmë më të vështirë,
  • 6:28 - 6:30
    sepse i gjithë qëllimi i këtij eksperimenti
  • 6:30 - 6:32
    është të shohim se sa mirë ata e kuptojnë bashkëpunimin.
  • 6:32 - 6:35
    A e kuptojnë ata atë po aq mirë sa shimpanzetë, për shembull?
  • 6:35 - 6:37
    Dhe kështu ajo çfarë bëmë në hapin tjetër
  • 6:37 - 6:39
    ishte lirimi i një elefanti para tjetrit.
  • 6:39 - 6:41
    Ai elefant duhet të jetë shume i mençur
  • 6:41 - 6:43
    për të qëndruar, pritur e për të mos tërhequr litarin --
  • 6:43 - 6:46
    sepse nëse ai tërheq litarin ai zhduket dhe i gjithë testi mbaron.
  • 6:46 - 6:48
    Tani ky elefant bën diçka ilegale
  • 6:48 - 6:50
    të cilën nuk ia mësuam ne.
  • 6:50 - 6:52
    Por tregon kuptueshmërinë që ai ka
  • 6:52 - 6:55
    sepse ai vendos shputën e tij të madhe mbi litar,
  • 6:55 - 6:57
    qëndron në litar dhe pret për elefantin tjetër,
  • 6:57 - 7:00
    dhe pastaj ai tjetri do të bëjë të gjithë punën për të.
  • 7:00 - 7:03
    Pra kjo është ajo që i themi përfitues.
  • 7:03 - 7:05
    (Të qeshura)
  • 7:05 - 7:08
    Por tregon inteligjencën që kanë elefantët.
  • 7:08 - 7:11
    Ata zhvillojnë disa nga këto teknika alternative
  • 7:11 - 7:14
    të cilat jo domosdo i aprovuam.
  • 7:14 - 7:19
    Elefanti tjetër vjen tani
  • 7:19 - 7:22
    dhe do të tërheqë atë drejt vetes.
  • 7:38 - 7:41
    Tani shikoni tjetrin. Ai tjetri nuk harron të hajë, natyrisht.
  • 7:41 - 7:45
    (Të qeshura)
  • 7:45 - 7:47
    Kjo ishte pjesa e reciprocitetit, bashkëpunimit.
  • 7:47 - 7:49
    Tani diçka mbi empatinë.
  • 7:49 - 7:51
    Empatia është tema qendrore e hulumtimeve të mija për momentin.
  • 7:51 - 7:53
    Dhe empatia ka në njëfarë mënyre dy cilesi.
  • 7:53 - 7:56
    Njëra pjesë është të kuptuarit. Ky është vetëm një perkufizim i zakonshëm:
  • 7:56 - 7:58
    aftësia për të kuptuar dhe ndarë emocionet me të tjerët.
  • 7:58 - 8:00
    Dhe, pjesa emocionale.
  • 8:00 - 8:02
    Dhe kështu empatia ka faktikisht dy drejtime.
  • 8:02 - 8:04
    Njëri është ai trupor.
  • 8:04 - 8:06
    Nëse ecni me një person të trishtuar
  • 8:06 - 8:09
    ju do të adaptoni një shprehje dhe qëndrim trishtues,
  • 8:09 - 8:11
    dhe, pa e kuptuar do të ndiheni të trishtuar .
  • 8:11 - 8:14
    Kjo është në njëfarë mënyre drejtimi trupor i empatisë emocionale
  • 8:14 - 8:16
    të cilën e kanë shumë shtazë.
  • 8:16 - 8:18
    Qeni juaj e ka atë po ashtu.
  • 8:18 - 8:20
    Kjo është në fakt pse-ja e mbajtjes së gjitareve në shtëpi nga njerëzit
  • 8:20 - 8:22
    dhe jo i breshkave, gjarpërinjve apo diçka të ngjashme
  • 8:22 - 8:24
    të cilat nuk e kanë atë lloj empatije.
  • 8:24 - 8:26
    Dhe pastaj ka një drejtim kognitiv,
  • 8:26 - 8:28
    e cila ka të bëjë më shumë me aftësinë për të kuptuar perspektivën e dikujt tjetër.
  • 8:28 - 8:30
    Dhe kjo është më e kufizuar.
  • 8:30 - 8:32
    Disa shtazë - elefantët dhe majmunët, mendoj, janë në gjëndje--
  • 8:32 - 8:35
    por shume pak nga ata jane që mund ta bëjnë atë.
  • 8:35 - 8:37
    Pra, sinkronizimi,
  • 8:37 - 8:39
    i cili është pjesë i gjithë atij mekanizmi të empatisë,
  • 8:39 - 8:41
    është shumë i vjetër në mbretërinë e shtazëve.
  • 8:41 - 8:43
    Ne njerëzit mund ta studiojmë atë, sigurisht,
  • 8:43 - 8:45
    me ngjitjen e "hapjes së gojës."
  • 8:45 - 8:47
    Njerëzit hapin gojën kur të tjerët e bëjnë atë.
  • 8:47 - 8:49
    Dhe kjo lidhet me empatinë.
  • 8:49 - 8:51
    I aktivizon të njëjtat zona të trurit.
  • 8:51 - 8:53
    Po ashtu, dimë se njerëzit që i ngjitet më shumë "hapja e gojës"
  • 8:53 - 8:55
    janë shumë empatik.
  • 8:55 - 8:57
    Njerëzit që kanë problem me empatnëi, siç janë fëmijët autistik,
  • 8:57 - 8:59
    nuk i ngjitet hapja e gojës.
  • 8:59 - 9:01
    Pra janë të ndërlidhura.
  • 9:01 - 9:04
    E studiuam atë në shimpanzetë tona duke iu treguar një kokë të animuar.
  • 9:04 - 9:06
    Pra kjo është ajo, çfarë shihni në të majtë lart,
  • 9:06 - 9:08
    një kokë e animuar që bën veprimin e hapjes së gojës.
  • 9:08 - 9:10
    Një shimpanze është duke e shikuar,
  • 9:10 - 9:13
    një shimpanze e vërtetë duke shikuar ekranin e kompjuterit
  • 9:13 - 9:16
    në të cilin paraqesim këto animacione.
  • 9:20 - 9:22
    (Të qeshura)
  • 9:22 - 9:24
    Pra, ngjitja e hapjes së gojës
  • 9:24 - 9:26
    me të cilën jeni të gjithë të njohur sigurisht--
  • 9:26 - 9:29
    dhe ndoshta ju do të filloni të hapni gojën shumë shpejt tani--
  • 9:29 - 9:32
    është diçka që ne ndajmë me shtazët tjera.
  • 9:32 - 9:35
    Dhe kjo është e lidhur me tërë drejtimet e sinkronizimit
  • 9:35 - 9:37
    që nënkupton empatinë
  • 9:37 - 9:40
    dhe që në gjitarët faktikisht është universale.
  • 9:40 - 9:43
    Ne, po ashtu, studiojmë shprehje edhe më komplekse. Ky është ngushëllimi.
  • 9:43 - 9:46
    Ky është një shimpanze mashkull që ka humbur një luftë dhe është duke bërtitur,
  • 9:46 - 9:48
    dhe i vogli që i afrohet dhe e përqafon
  • 9:48 - 9:50
    duke e qetësuar atë.
  • 9:50 - 9:53
    Ky është ngushëllim. Është shumë i ngjashëm me ngushëllimin tek njerëzit.
  • 9:53 - 9:56
    Sjellja ngushëlluese
  • 9:56 - 9:58
    është e nxitur nga empatia.
  • 9:58 - 10:01
    Faktikisht, mënyra e studimit të empatisë tek fëmijët
  • 10:01 - 10:03
    është të udhëzohet një anëtar i familjes që të luaje të trishtuarin
  • 10:03 - 10:05
    dhe pastaj ata mund të shohin se çfarë do të bëjë fëmija .
  • 10:05 - 10:07
    Pra është e ndërlidhur me empatinë,
  • 10:07 - 10:10
    dhe ajo është lloji i shprehjes të cilën e vështrojmë.
  • 10:10 - 10:13
    Ne, po ashtu, së fundi kemi publikuar një eksperiment për të cilin mund të keni dëgjuar.
  • 10:13 - 10:16
    Ka të bëjë me altruizmin tek shimpanzetë
  • 10:16 - 10:18
    ku pyetja është: a shqetësohen shimpanzetë
  • 10:18 - 10:20
    për mirëqenien e dikujt tjetër?
  • 10:20 - 10:22
    Për dekada është supozuar
  • 10:22 - 10:24
    që vetëm njerëzit mund ta bëjnë atë,
  • 10:24 - 10:27
    që vetëm njerëzit merakosen për mirëqenien e dikujt tjetër.
  • 10:27 - 10:29
    Ne bëmë një eksperiment shumë të thjeshtë.
  • 10:29 - 10:32
    Ne e bëmë atë me shimpanzetë që jetojnë në Lawrenceville,
  • 10:32 - 10:34
    në qendren stacionare të Yerkes.
  • 10:34 - 10:36
    Dhe ja si jetojnë ata.
  • 10:36 - 10:39
    Ne i ftuam ata në një dhomë dhe bëmë eksperimente me ta.
  • 10:39 - 10:41
    Në këtë rast, ne vendosëm dy shimpanze ballë-për-ballë.
  • 10:41 - 10:44
    Njëri ka një kovë përplot me gure loje qe kanë kuptime të ndryshme.
  • 10:44 - 10:47
    Një lloj guri ushqen vetëm partnerin që zgjedh,
  • 10:47 - 10:49
    kurse tjetri ushqen që të dy.
  • 10:49 - 10:52
    Ky është një studim që bëmë me Vicky Horner.
  • 10:53 - 10:55
    Dhe ja tek kemi guret me dy ngjyra te ndryshme.
  • 10:55 - 10:57
    Ata kanë një kovë të mbushur plot.
  • 10:57 - 11:00
    Dhe duhet të zgjedhin një nga ngjyrat.
  • 11:00 - 11:03
    Do të shihni se si shkon kjo.
  • 11:03 - 11:06
    Pra, nëse ky majmun bën zgjedhjen egoiste,
  • 11:06 - 11:09
    e cila në këtë rast është guri i kuq,
  • 11:09 - 11:11
    ai duhet të na e jape ne atë.
  • 11:11 - 11:14
    Ne e marrim atë, e vendosim në tavolinën ku ka dy lloj shpërblime ushqimi,
  • 11:14 - 11:17
    por në këtë rast vetëm ai në të djathtë merr ushqimin.
  • 11:17 - 11:19
    Tjetri në të majtë largohet tutje sepse ajo e di tashmë
  • 11:19 - 11:22
    që ky nuk është një test i mirë për të.
  • 11:22 - 11:24
    Pastaj tjetri është guri pro-social.
  • 11:24 - 11:27
    Pra për atë që zgjedh--kjo është pjesa interesante këtu--
  • 11:27 - 11:29
    për atë që bën zgjedhjen,
  • 11:29 - 11:31
    nuk ndryshon asgjë.
  • 11:31 - 11:34
    Tani ajo na jep gurin pro-social dhe që të dy majmunët ushqehen.
  • 11:34 - 11:37
    Pra ai që bën zgjedhjen gjithmonë merr shpërblimin.
  • 11:37 - 11:39
    Kështu që sido që të jetë nuk ka rëndësi.
  • 11:39 - 11:41
    Dhe ajo në fakt duhet të jetë duke zgjedhur verbërisht.
  • 11:41 - 11:43
    Por ajo çfarë zbuluam
  • 11:43 - 11:45
    është që ata preferojnë gurin pro-social.
  • 11:45 - 11:48
    Ky është kufiri 50 përqind që është pritshmëria e rëndomtë.
  • 11:48 - 11:51
    Dhe sidomos nëse partneri i tërheq vëmendjen, ata zgjedhin më shumë.
  • 11:51 - 11:54
    Nëse partneri bënë presion në ta--
  • 11:54 - 11:57
    pra nëse partneri fillon të spërkase me ujë dhe t'i bezdisi ata--
  • 11:57 - 12:00
    atëherë zgjedhjet ulen.
  • 12:00 - 12:02
    Kjo është sikur ata të jenë duke thënë:
  • 12:02 - 12:04
    "Nëse nuk do të sillesh mirë unë nuk do të jem pro-social sot."
  • 12:04 - 12:06
    Dhe kjo është ajo çfarë ndodh pa një partner,
  • 12:06 - 12:08
    kur nuk ka një partner të ulur atje.
  • 12:08 - 12:10
    Pra ne gjetëm që shimpanzetë preokupohen
  • 12:10 - 12:12
    për mirëqenien e të tjerëve--
  • 12:12 - 12:15
    sidomos nëse ata janë anëtarë të grupit të tyre.
  • 12:15 - 12:18
    Eksperimenti i fundit që dua t'ju përmend
  • 12:18 - 12:20
    është studimi ynë mbi paanshmerinë.
  • 12:20 - 12:23
    Ky është bërë një studim shumë i famshëm.
  • 12:23 - 12:25
    Dhe tani ka edhe shumë të tillë
  • 12:25 - 12:27
    sepse pasi ne e bëmë atë para 10 viteve
  • 12:27 - 12:29
    u bë shumë i njohur.
  • 12:29 - 12:31
    Ne e bëmë atë fillimisht me majmunët capucin.
  • 12:31 - 12:34
    Do të ju tregoj eksperimentin e parë që bëmë.
  • 12:34 - 12:37
    Tani është bërë dhe me qen e zogj
  • 12:37 - 12:39
    dhe shimpanze.
  • 12:39 - 12:43
    Por me Sarah Brosnan ne filluam eksperimentin me majmunët capucin.
  • 12:43 - 12:45
    Pra ajo çfarë që bëmë
  • 12:45 - 12:47
    është se vendosëm dy majmunë capucin krah për krah.
  • 12:47 - 12:49
    Këto kafshë jetojnë në grup dhe e njohin njëri tjetrin.
  • 12:49 - 12:52
    Ne i nxorëm nga grupet dhe i vendosëm në kafaz testimi.
  • 12:52 - 12:54
    Detyra që do të bëjnë
  • 12:54 - 12:56
    është shumë e thjeshtë.
  • 12:56 - 12:59
    Nëse ju jepet që të dyve trangull për detyrën,
  • 12:59 - 13:01
    të dy majmunëve krahë për krahë,
  • 13:01 - 13:03
    ata janë plotësisht në gjendje ta bëjnë atë 25 herë me radhë.
  • 13:03 - 13:07
    Trangulli, edhe pse për mendimin tim është vetëm ujë,
  • 13:07 - 13:10
    por trangulli është plotësisht në rregull për ta.
  • 13:10 - 13:13
    Tani nëse i jepni njërit partner rrush--
  • 13:13 - 13:15
    preferencat ushqimore të majmunëve të mi capucin
  • 13:15 - 13:18
    korrespondojnë plotësisht me çmimet në supermarket--
  • 13:18 - 13:21
    kështu pra nëse ju jepni atyre rrush--ushqim tejet më i mirë
  • 13:21 - 13:24
    atëherë krijon pabarazi mes tyre.
  • 13:24 - 13:26
    Pra ky është eksperimenti që ne bëmë.
  • 13:26 - 13:29
    Së fundi filmuam majmunë të rinj që nuk e kanë bërë kurrë këtë detyrë
  • 13:29 - 13:31
    duke menduar se ata mund të kenë reagim më të fortë
  • 13:31 - 13:33
    dhe kjo rezultoi të jetë e saktë.
  • 13:33 - 13:35
    Ai në të majtë është majmuni që merr trangull.
  • 13:35 - 13:38
    Tjetri në anën e djathtë është ai që merr rrush.
  • 13:38 - 13:40
    Ai që merr trangull,
  • 13:40 - 13:42
    vëreni që copa e parë e trangullit nuk krijon probleme.
  • 13:42 - 13:45
    Ajo e ha copën e parë.
  • 13:45 - 13:48
    Pastaj ajo sheh tjetrin që po merr rrush dhe ju do të shihni çfarë do të ndodhë.
  • 13:48 - 13:51
    Ajo na jep ne një gur. Kjo është detyra.
  • 13:51 - 13:54
    Ne i japim një pjesë të kastravecit dhe ajo e ha atë.
  • 13:54 - 13:57
    Tjetri duhet të na japë një gur.
  • 13:57 - 14:00
    Dhe kjo është ajo çfarë ajo bën.
  • 14:00 - 14:03
    Ajo merr një koker rrushi dhe e ha.
  • 14:03 - 14:05
    Tjetri e sheh këtë.
  • 14:05 - 14:07
    Ajo na jep një gur neve tani,
  • 14:07 - 14:10
    merr, prap, trangull.
  • 14:12 - 14:27
    (Të qeshura)
  • 14:27 - 14:30
    Ajo teston tani një gur kundrejt murit.
  • 14:30 - 14:32
    Ajo duhet të na e japë ne.
  • 14:32 - 14:35
    Ajo merr një trangull prapë.
  • 14:37 - 14:41
    (Të qeshura)
  • 14:43 - 14:47
    Kjo që shihni këtu është faktikisht protesta e Wall Street.
  • 14:47 - 14:50
    (Të qeshura)
  • 14:50 - 14:53
    (Duartrokitje)
  • 14:53 - 14:55
    Më lejoni t'ju them--
  • 14:55 - 14:57
    Kam ende dy minuta të mbetura-më lejoni të ju them një tregim qesharak në lidhje me këtë.
  • 14:57 - 14:59
    Ky u bë një studim shumë i famshëm
  • 14:59 - 15:01
    dhe ne patëm shumë komente,
  • 15:01 - 15:03
    sidomos nga antropologjistët, ekonomistët
  • 15:03 - 15:05
    filozofët.
  • 15:05 - 15:07
    Ata nuk e pëlqyen këtë aspak.
  • 15:07 - 15:10
    Sepse ata kishin vendosur në mendjet e tyre, mendoj unë,
  • 15:10 - 15:12
    që drejtësia është një çështje shumë komplekse
  • 15:12 - 15:14
    dhe që shtazët s'mund ta kenë atë.
  • 15:14 - 15:16
    Një filozof madje edhe na shkroi ne
  • 15:16 - 15:19
    që ishte e pamundur që majmunët të kenë sensin e drejtësisë
  • 15:19 - 15:22
    sepse drejtësia ishte zbuluar gjatë Revolucionit Francez.
  • 15:22 - 15:24
    (Të qeshura)
  • 15:24 - 15:27
    Pastaj një tjetër na shkroi një artikull të tërë
  • 15:27 - 15:31
    duke thënë se ai do të besonte që kjo ka të bëjë me drejtësinë
  • 15:31 - 15:33
    sikur ai që morri rrushin ta refuzonte atë.
  • 15:33 - 15:35
    Tani gjëja qesharake është që Sarah Brosnan,
  • 15:35 - 15:37
    e cila kishte realizuar këto detyra me shimpanzetë,
  • 15:37 - 15:39
    kishte disa kombinime të shimpanzeve
  • 15:39 - 15:42
    ku, vërtet, ai që do të merrte rrushin do ta refuzonte atë
  • 15:42 - 15:44
    derisa partneri tjetër të merrte rrush po ashtu.
  • 15:44 - 15:47
    Pra jemi duke ju afruar sensit njerëzorë të drejtësisë.
  • 15:47 - 15:51
    Dhe unë mendoj se filozofët duhet të ri-mendojnë filozofinë e tyre për pak.
  • 15:51 - 15:53
    Më lejoni të bëjë një përmbledhje.
  • 15:53 - 15:55
    Unë besoj se ka një moral të evoluar.
  • 15:55 - 15:57
    Mendoj se morali është shumë më shumë se për çfarë kam folur,
  • 15:57 - 16:00
    por do të ishte i pamundur pa këta përbërës
  • 16:00 - 16:02
    të cilët ne i gjejmë në primatët e tjerë,
  • 16:02 - 16:04
    të cilat janë empatia, ngushëllimi
  • 16:04 - 16:07
    tendencat pro-sociale, reciprociteti dhe sensi për drejtësi.
  • 16:07 - 16:10
    Dhe kështu ne punojmë në këto çështje të veçanta
  • 16:10 - 16:13
    për të parë nëse mund të krijojmë një moral nga poshtë lartë, të themi kështu,
  • 16:13 - 16:15
    pa përfshirjen e domosdoshme të Zotit dhe besimit,
  • 16:15 - 16:18
    dhe të shohim se si mund të arrijmë një moral të evoluar.
  • 16:18 - 16:21
    Dhe ju falënderoj për vëmendjen tuaj.
  • 16:21 - 16:30
    (Duartrokitje)
Title:
Frans de Waal: Sjellja morale tek kafshët
Speaker:
Frans de Waal
Description:

Empatia, bashkëpunimi, drejtësia, reciprociteti e kujdesi ndaj mirëqenies së tjerëve duken si tipare shumë njerëzore, por Frans de Waal na tregon disa filmime befasuese të testeve sjellore në primatë dhe gjitarë të tjerë, të cilat tregojnë se sa shumë tipare morale ndajnë me të gjithë ne.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
16:31
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for Moral behavior in animals
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for Moral behavior in animals
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Moral behavior in animals
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Moral behavior in animals
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Moral behavior in animals
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Moral behavior in animals
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Moral behavior in animals
Retired user edited Albanian subtitles for Moral behavior in animals
Show all

Albanian subtitles

Revisions