Return to Video

Temple Grandin: Botës i duhen te gjitha llojet e mendjeve

  • 0:00 - 0:02
    Mendoj që do filloj duke treguar
  • 0:02 - 0:04
    se çfare është autismi.
  • 0:04 - 0:07
    Autismi është një spektër
  • 0:07 - 0:10
    që shkon prej një gjëndjeje shumë të vështirë - fëmija nuk flet kurrë-
  • 0:10 - 0:13
    deri tek shkencëtarët dhe inxhinierët e mrekullueshëm.
  • 0:13 - 0:15
    Unë ndihem rehat këtu
  • 0:15 - 0:17
    sepse ka shumë gjene te autismit.
  • 0:17 - 0:19
    Ju nuk mund të keni ndonjë......
  • 0:19 - 0:23
    (Duartrokitje)
  • 0:23 - 0:25
    Është një vazhdim e tipareve.
  • 0:25 - 0:28
    Kur kthehet një njeri që i kushtohet mësimit
  • 0:28 - 0:30
    në një njeri me Asperger, që është një formë e lehtë e autizmit?
  • 0:30 - 0:33
    Dua të them që Ajnshtajni, Mozarti
  • 0:33 - 0:35
    dhe Tesla do të diagnostikoheshin
  • 0:35 - 0:37
    si spektër autistik në ditët e sotme.
  • 0:37 - 0:40
    Gjëja e rradhës me të cilen preokupohem është
  • 0:40 - 0:43
    se si ti ndihmoj këta fëmijë të zbulojnë
  • 0:43 - 0:45
    gjërat e mrekullueshme energjetike të rradhës.
  • 0:45 - 0:49
    E dini, për ata të cilët Bill Gates foli sot në mëngjes.
  • 0:49 - 0:51
    Në rregull. Nëse doni te kuptoni autismin
  • 0:51 - 0:53
    mund të shikojmë kafshët.
  • 0:53 - 0:55
    Dua të ju flas për mënyra të ndryshme të të menduarit.
  • 0:55 - 0:58
    Duhet të largoheni nga gjuha verbale.
  • 0:58 - 1:00
    Unë mendoj në fotografi,
  • 1:00 - 1:03
    nuk mendoj në gjuhë.
  • 1:03 - 1:05
    Gjëja speciale për mendjen autistike
  • 1:05 - 1:08
    është që i kushton shumë vëmendje detajeve.
  • 1:08 - 1:10
    Në rregull. Ky është një test ku ti duhet
  • 1:10 - 1:12
    ose të zgjedhësh shkronjat e mëdha, ose ato të voglat.
  • 1:12 - 1:14
    Mendja autistike zgjedh shkronjat e vogla
  • 1:14 - 1:16
    më shpejt.
  • 1:16 - 1:20
    Ajo që është interesante, është që truri normal i injoron detajet.
  • 1:20 - 1:22
    Epo, nëse po ndërtoni një urë, detajet janë shumë me rëndësi
  • 1:22 - 1:25
    sepse do të shembet nëse nuk i kushtohet vëmendje detajeve.
  • 1:25 - 1:28
    Unë brengosem që sot, rregulloret po bëhen
  • 1:28 - 1:30
    shumë abstrakte.
  • 1:30 - 1:32
    Njerëzit po largohen nga
  • 1:32 - 1:34
    puna e dorës.
  • 1:34 - 1:36
    Brengosem se shumë shkolla i kane larguar
  • 1:36 - 1:38
    lëndët praktike,
  • 1:38 - 1:40
    sepse arti, dhe lendë të tilla,
  • 1:40 - 1:42
    janë lendët në të cilat unë isha shembullore.
  • 1:42 - 1:44
    Kur punoja me bagëti, kuptova shumë gjëra,
  • 1:44 - 1:47
    që i trembin ato, po që shumica e njerëzve
  • 1:47 - 1:49
    nuk i dinin. Për shembull, kur tundet
  • 1:49 - 1:52
    flamuri në hyrje te klinikës veterinere.
  • 1:52 - 1:55
    Ky kope gati sa nuk e rrëzoi të gjithë klinikën.
  • 1:55 - 1:57
    Ata vetëm se duhet te zhvendosnin flamurin.
  • 1:57 - 2:00
    Lëvizja e shpejtë dhe kontrasti.
  • 2:00 - 2:02
    Kur fillova, në të 70-tat, hyra mu në govatë,
  • 2:02 - 2:04
    për të parë se çfarë shihnin bagëtija.
  • 2:04 - 2:07
    Njerëzit menduan që ajo ishte çmenduri. Një pallto në gardh,
  • 2:07 - 2:10
    hijet, dhe një zorrë në tokë janë vetëm disa prej gjërave që i trembnin.
  • 2:10 - 2:12
    Njerëzit nuk i vërenin këto gjëra --
  • 2:12 - 2:14
    një zinxhir i varur --
  • 2:14 - 2:16
    dhe kjo shihet shumë qartazi në film.
  • 2:16 - 2:18
    Më pëlqeu shumë filmi, dhe se si
  • 2:18 - 2:20
    ata i kopjuan projektet e mia. Kjo është ana e mësimit.
  • 2:20 - 2:23
    Vizatimet e mia ishin aktore në film po ashtu.
  • 2:23 - 2:25
    Quhet "Temple Grandin",
  • 2:25 - 2:27
    jo "Mendimi përmes fotografive."
  • 2:27 - 2:29
    Çfarë do të thotë të mendosh përmes fotografive?
  • 2:29 - 2:31
    Ështe sikur të shikosh filma në kokën tënde.
  • 2:31 - 2:33
    Mendja ime punon si Google për fotografi.
  • 2:33 - 2:36
    Kur isha e re, nuk e dija që mënyra e të menduarit tim ishte ndryshe.
  • 2:36 - 2:38
    Mendoja që çdo njeri mendonte përmes fotografive.
  • 2:38 - 2:40
    Por kur e shkrova librim ``Të Mendosh përmes Fotografive``,
  • 2:40 - 2:43
    fillova te intervistoj njerëz e ti pyes se si mendojnë.
  • 2:43 - 2:45
    Isha e shokuar kur e kuptova që
  • 2:45 - 2:47
    mënyra se si unë mendoj është shumë ndryshe. Për shembull
  • 2:47 - 2:49
    nëse unë them "Mendo për një kambanore të kishës"
  • 2:49 - 2:51
    shumica e njerëzve mendojnë një kambanore të zakonshme.
  • 2:51 - 2:53
    Kjo mund të mos jetë e vërtet për këtë dhomë,
  • 2:53 - 2:57
    por është e vërtetë për shumë vende tjera.
  • 2:57 - 2:59
    Unë shoh vetëm fotografi specifike.
  • 2:59 - 3:03
    Ato duken në kujtimet e mija, mu ashtu sikur fotografitë në Google.
  • 3:03 - 3:05
    Në këtë film është një skenë fantastike ku thuhet
  • 3:05 - 3:09
    fjala "këpucë", dhe disa këpuca nga te 50-tat dhe 60-tat
  • 3:09 - 3:11
    shfaqen në imagjinatën time.
  • 3:11 - 3:13
    Kjo është kisha e fëmijërisë sime,
  • 3:13 - 3:16
    kaq specifike. Ka edhe të tjera, si Fort Collins.
  • 3:16 - 3:18
    Po ato me famë?
  • 3:18 - 3:21
    Imazhet vazhdojnë të duken, si këtu.
  • 3:21 - 3:24
    Shumë shpejt, si Google.
  • 3:24 - 3:26
    Ato duken një nga një,
  • 3:26 - 3:28
    dhe pastaj mendoj "Ndoshta mund të bjere borë,
  • 3:28 - 3:30
    apo mund të kemi një furtunë,"
  • 3:30 - 3:33
    dhe mund ta mbaj aty e ta shndëroj në një video.
  • 3:33 - 3:36
    Mendimi pamor ishte nje pasuri e madhe
  • 3:36 - 3:39
    kur punoja për të krijuar objekte për mbajtjen e bagëtive.
  • 3:39 - 3:41
    Kam punuar shumë për të përmisuar
  • 3:41 - 3:43
    se si bagëtija trajtohet tek dhoma e therrjes.
  • 3:43 - 3:46
    Nuk do ju tregoj fotografi të therrjes.
  • 3:46 - 3:48
    I kam vendosur ato në YouTube nëse keni dëshirë ti shihni.
  • 3:48 - 3:52
    Njëra prej gjërave që mund të bëja me modelet e mija
  • 3:52 - 3:54
    është të testoja çdo pjesë
  • 3:54 - 3:56
    të makinave në mendjen time,
  • 3:56 - 3:59
    sikur të isha një sistem kompjuterik që krijon botë virtuale.
  • 3:59 - 4:01
    Kjo është një pamje ajrore
  • 4:01 - 4:04
    e një duplikimi të një prej projekteve të mia.
  • 4:04 - 4:06
    Ishte me të vërtet fantastike.
  • 4:06 - 4:08
    Kishte shume mendje me Asperger dhe
  • 4:08 - 4:11
    Autistë, që po punonin në këtë film.
  • 4:11 - 4:13
    (Të qeshura)
  • 4:13 - 4:15
    Një prej gjërave që më brengos është:
  • 4:15 - 4:19
    Ku po shkon versioni më i ri i këtyre fëmijëve sot?
  • 4:19 - 4:22
    Ata nuk përfundojnë në Silicon Valley, aty ky përkasin.
  • 4:22 - 4:25
    (Të qeshura)
  • 4:25 - 4:30
    (Duartrokitje)
  • 4:30 - 4:33
    Përshkak që nuk isha shumë e shoqërueshme, mësova,
  • 4:33 - 4:37
    që e re, të shes punën time dhe jo veten.
  • 4:37 - 4:39
    Kështu që shita punë me bagëti duke treguar
  • 4:39 - 4:42
    fotografi dhe skicime të gjërave.
  • 4:42 - 4:44
    Një gjë tjetër që më ndihmoi është fakti që unë u rrita
  • 4:44 - 4:46
    gjatë të 50-ve, kohë gjatë së cilës mësoje mirësjelljen.
  • 4:46 - 4:48
    Më mësonin që nuk duhej të merrja mall nga raftet
  • 4:48 - 4:50
    dhe ti hidhja rreth e rrotull neper dyqane.
  • 4:50 - 4:53
    Tani mund të shihni që kur ky fëmije të jetë në klasën e tretë
  • 4:53 - 4:56
    apo të katërt, ai do të jetë një mendues pamor - do të
  • 4:56 - 4:58
    vizatoje pikëpamjen e tij. Duhet të theksoj
  • 4:58 - 5:00
    që jo çdo fëmijë që ka autizëm do të
  • 5:00 - 5:02
    jetë mendues pamor.
  • 5:02 - 5:06
    Unë bëra një skanim të trurit para disa vjeteve,
  • 5:06 - 5:08
    dhe bëja shaka që kisha
  • 5:08 - 5:10
    një linjë të madhe të internetit
  • 5:10 - 5:12
    që përshkonte pjesën pamore të trurit.
  • 5:12 - 5:14
    Ky është imazhi tensor.
  • 5:14 - 5:16
    Dhe lidhja ime e internetit është dy herë
  • 5:16 - 5:18
    me e madhe se sa ajo e kontrollit.
  • 5:18 - 5:20
    Linjat e kuqe më perfaqesojnë mua, kurse ato të
  • 5:20 - 5:24
    kaltërtat perfaqesojnë një njeri me moshë dhe gjini të njejtë.
  • 5:24 - 5:26
    Këtu unë kisha një shumë te madh
  • 5:26 - 5:28
    dhe kontrolli, i kaltërti,
  • 5:28 - 5:32
    ka një shumë të vogël.
  • 5:32 - 5:34
    Hulumtimet tani po tregojnë që njerëzit
  • 5:34 - 5:38
    në këtë spektër mendojne kryesisht me pjesën pamore të trurit.
  • 5:38 - 5:41
    Menduesit pamor kanë një mendje ndryshe prej të tjerëve.
  • 5:41 - 5:44
    Mendja autistike tenton të jetë mendje specialiste --
  • 5:44 - 5:48
    e mirë për një gjë, dhe e keqe tek një tjetër.
  • 5:48 - 5:50
    Unë nuk kisha sukses me algjebren. Nuk isha e
  • 5:50 - 5:52
    lejuar të marr gjeometri apo trigonometri.
  • 5:52 - 5:55
    Gabime të mëdha: Unë po gjej shumë fëmijë që duhet të
  • 5:55 - 5:57
    kapërcejnë algjebrën e të shkojnë drejt e në gjeometri apo trigonometri.
  • 5:57 - 6:00
    Një lloj tjetër i mendjes është ajo që mendon nëpërmjet modeleve.
  • 6:00 - 6:02
    Është më abstrakte. Njerëz me mendje të tillë zakonisht janë
  • 6:02 - 6:04
    inxhinierë dhe programues të kompjuterëve.
  • 6:04 - 6:06
    Të mendosh nëpërmjet modeleve do të thotë të
  • 6:06 - 6:08
    mendosh për një fletë --
  • 6:08 - 6:10
    pa ngjitës dhe pa shkurtime.
  • 6:10 - 6:13
    Aty mbrapa është modeli i palosjes.
  • 6:13 - 6:15
    Këto janë mënyrat e mendimit:
  • 6:15 - 6:18
    menduesit pamor, sikur unë dhe
  • 6:18 - 6:22
    menduesit modular, ata që kanë mendje të muzikës dhe matematikës.
  • 6:22 - 6:24
    Disa prej këtyre njerëzve kane probleme me leximin.
  • 6:24 - 6:26
    Do ti shihni të njejtat probleme tek
  • 6:26 - 6:29
    fëmijët që kanë çrregullime mendore që e bëjne leximin të vështirë për ta.
  • 6:29 - 6:31
    Do të hasni në të gjitha këto lloje të mendjeve.
  • 6:31 - 6:34
    Kemi edhe mendjet verbale, të cilët dinë çdo fakt për çdo gjë.
  • 6:34 - 6:36
    Një faktor tjetër ka të bëje me çështjet ndjesore.
  • 6:36 - 6:40
    Unë isha shume e preokupuar me faktin që duhet të vendos këtë mikrofon.
  • 6:40 - 6:43
    Erdha këtu gjysëm ore më heret, në mënyrë
  • 6:43 - 6:45
    që ta vendos më heret dhe të mësohem me të.
  • 6:45 - 6:48
    Punëtorët e rregulluan kështu që nuk e prek mjekrën time.
  • 6:48 - 6:51
    Ndjesija është një problem. Disa njerëzve i bezdis drita e neonit;
  • 6:51 - 6:54
    të tjerët kanë probleme me ndjeshmëri ndaj zërit.
  • 6:54 - 6:57
    Do të jetë e ndryshueshme.
  • 6:57 - 7:01
    Mendimi pamor më lejoi të kuptoj mendjen
  • 7:01 - 7:03
    e kafshëve shumë më mirë.
  • 7:03 - 7:06
    Nëse e mendoni: Një kafshë është një mendues
  • 7:06 - 7:10
    që bazohet në ndjesi, jo në mendime verbale - mendon nëpërmejt
  • 7:10 - 7:13
    fotografive, zërave dhe erërave.
  • 7:13 - 7:16
    Mendo për të gjitha informatat që ndodhen tek pushuesi i zjarrit.
  • 7:16 - 7:19
    Ai e di se kush ishte aty, dhe në cilën kohë.
  • 7:19 - 7:22
    A ishte një shok apo armik? A ishte dikush me të cilen mund të çiftohet?
  • 7:22 - 7:25
    Ka shume informata tek pushuesi i zjarrit.
  • 7:25 - 7:29
    Janë informata detajore,
  • 7:29 - 7:31
    dhe, kur po i studioja gjithë këto detaje
  • 7:31 - 7:33
    arrita të kuptoj mendjen e kafshëve më mirë.
  • 7:33 - 7:37
    Mendja e kafshës, dhe ajo e imja,
  • 7:37 - 7:39
    i vendosin këto informata të ndijimit
  • 7:39 - 7:41
    nëpër kategori.
  • 7:41 - 7:43
    Njeriu mbi kale,
  • 7:43 - 7:45
    dhe njeriu në tokë --
  • 7:45 - 7:47
    këto shihen si dy gjëra krejtësisht të ndryshme.
  • 7:47 - 7:50
    Mund të jetë një kalë që është abuzuar nga kalëruesi.
  • 7:50 - 7:52
    Ata do të sillen mirë me veterinarin
  • 7:52 - 7:55
    dhe me njeriun që vendos patkuaj, por nuk mund të kalëroni mbi të.
  • 7:55 - 7:58
    Kali tjetër mund të jetë abuzuar nga njeriu që ia vendos patkuajt
  • 7:58 - 8:00
    dhe ai nuk do sillet mirë me njerëz në tokë, sic është veterinari
  • 8:00 - 8:03
    por një person mund ta kalëroje.
  • 8:03 - 8:05
    Bagëtite sillen në të njejtën mënyrë.
  • 8:05 - 8:07
    Njeriu mbi kalë dhe
  • 8:07 - 8:09
    ai në tokë janë dy gjëra krejt të ndryshme.
  • 8:09 - 8:11
    E shihni,këto fotografi ndryshojnë shumë njëra nga tjetra.
  • 8:11 - 8:14
    Dua që ju të mendoni se sa specifike është kjo.
  • 8:14 - 8:18
    Shumë njerëz nuk e kanë
  • 8:18 - 8:21
    aftësinë për të vendosur të dhëna nëpër kategori.
  • 8:21 - 8:23
    Kur jam në teren duke rregulluar
  • 8:23 - 8:25
    pajisje apo gjëra në fabrikë,
  • 8:25 - 8:29
    ata nuk e dinë nëse ``Kam problem me njerëz,
  • 8:29 - 8:31
    apo ka diçka që nuk shkon me pajisjet?``
  • 8:31 - 8:33
    Me fjalë të tjera, ata nuk mund te kategorizojnë
  • 8:33 - 8:35
    problemet me paisjet dhe ato me njerëz.
  • 8:35 - 8:38
    Më duket që shumë njerëz e bëjnë këtë me vështirësi.
  • 8:38 - 8:41
    Le të themi që unë e kuptoj që ka probleme me paisje.
  • 8:41 - 8:43
    A është një problem i vogël, që mund ta rregulloj shpejt?
  • 8:43 - 8:46
    Apo mos modeli i sistemit nuk është në rregull?
  • 8:46 - 8:49
    Njerëzit nuk mund të kuptojnë këtë.
  • 8:49 - 8:51
    Le të studjojmë problemin që kemi
  • 8:51 - 8:53
    për ti bërë aeroplanët më të sigurtë.
  • 8:53 - 8:55
    Unë fluturoj shumë
  • 8:55 - 8:57
    me miliona milje,
  • 8:57 - 9:00
    dhe po të isha në FAA
  • 9:00 - 9:04
    çfarë do të studioja më së shumti?
  • 9:04 - 9:06
    Do studjoja bishtin e aeroplanit.
  • 9:06 - 9:09
    5 aksidentet fatale në 20 vitet e fundit janë shkaktuar sepse
  • 9:09 - 9:13
    bishti doli nga vendi, ose pati probleme me drejtimin
  • 9:13 - 9:15
    e bishtit.
  • 9:15 - 9:17
    Problemi është tek bishti i aeroplanit.
  • 9:17 - 9:19
    Kur pilotët ecin rreth aeroplanit, ata nuk mund të shohin
  • 9:19 - 9:21
    se çfare ka brenda bishtit.
  • 9:21 - 9:23
    Përderisa po mendoj për këtë,
  • 9:23 - 9:26
    po i tërheq të gjitha informatat që kanë të bëjnë me këtë.
  • 9:26 - 9:29
    Është specifike. Unë mendoj nga poshtë-lart.
  • 9:29 - 9:33
    I marr të gjitha pjesët e vogla dhe i vendos së bashku, sikur të ishte një gjezë.
  • 9:33 - 9:35
    Këtu kemi një kalë që frikësohej shumë
  • 9:35 - 9:37
    prej kapeleve të zeza të kaubojve.
  • 9:37 - 9:39
    Ai ishte abuzuar nga nje kauboj me kapele të zezë.
  • 9:39 - 9:42
    Kaubojët me kapelë të bardhë nuk ishin problematik.
  • 9:42 - 9:45
    Puna është që botës i duhen mendje të ndryshme
  • 9:45 - 9:47
    që mund të
  • 9:47 - 9:49
    punojnë së bashku.
  • 9:49 - 9:52
    Ne duhet të inkurajojmë zhvillimin e mendjeve të ndryshme.
  • 9:52 - 9:55
    Ajo që më pengon mua është fakti që
  • 9:55 - 9:57
    unë udhëtoj shumë dhe organizoj mbledhje për autizëm,
  • 9:57 - 10:00
    dhe shoh shumë fëmijë të mencur që
  • 10:00 - 10:03
    nuk shoqërohen shumë,
  • 10:03 - 10:05
    dhe askush nuk i ndihmon të zhvillojnë interes
  • 10:05 - 10:07
    në diçka si shkenca.
  • 10:07 - 10:10
    Kjo tregon shumë për arsimtarin tim të shkencës.
  • 10:10 - 10:13
    Ai tregohet për bukuri në film.
  • 10:13 - 10:15
    Unë isha studente i painteresuar. Kur isha në shkolle të mesme,
  • 10:15 - 10:18
    nuk isha i interesur në mësime,
  • 10:18 - 10:21
    deri atëherë kur Arsimtari Carlock na jepte lendën e shkences.
  • 10:21 - 10:24
    Ai eshte Dr. Carlock në film.
  • 10:24 - 10:27
    Ai më sfidoi të kuptoja
  • 10:27 - 10:30
    një dhomë me iluzione optike.
  • 10:30 - 10:32
    Kjo tregon që ju duheni ti tregoni fëmijëve
  • 10:32 - 10:34
    gjëra interesante.
  • 10:34 - 10:37
    Mendoj që TED duhet tu tregoje
  • 10:37 - 10:40
    të gjitha shkollave për këto ligjerata të mrekullueshme
  • 10:40 - 10:42
    dhe tu tregoje për gjëra të mrekullueshme që do ti
  • 10:42 - 10:44
    bëjnë fëmijët të interesohen.
  • 10:44 - 10:47
    Po shoh që shumë arsimtare te Midwest,
  • 10:47 - 10:50
    dhe të pjesëve të tjera të shtetit që jane
  • 10:50 - 10:52
    larg pjesëve që merren me teknologji,
  • 10:52 - 10:54
    nuk duan të merrem me këta fëmijë.
  • 10:54 - 10:56
    Kështu që fëmijët nuk e gjejnë rrugën e duhur.
  • 10:56 - 10:58
    Ju mund të ndihmoni një mendje të jetë
  • 10:58 - 11:01
    një mendje që mendon më shumë,
  • 11:01 - 11:04
    ose një mendje që do të jetë më e shoqërueshme.
  • 11:04 - 11:06
    Disa hulumtime të autizmit tregojnë që
  • 11:06 - 11:08
    ndoshta ka lidhje shtesë në këtë
  • 11:08 - 11:11
    mendje të mahnitshme, dhe disa që mungojnë këtu.
  • 11:11 - 11:15
    Është një lloj pazari mes të menduarit dhe të qenit shoqëror.
  • 11:15 - 11:17
    Ka raste kur këto lidhje janë aq të vështira sa që
  • 11:17 - 11:20
    do keni një person që nuk flet fare.
  • 11:20 - 11:22
    Në mendjen njerëzore,
  • 11:22 - 11:25
    gjuha mbulon mendimin pamor që e ndajmë me kafshët.
  • 11:25 - 11:28
    Kjo është punë e Dr. Bruce Miller.
  • 11:28 - 11:31
    Ai ka studiuar edhe pacienta me sklerozë,
  • 11:31 - 11:33
    të cilët kishin çrregullime të lobit frontal.
  • 11:33 - 11:36
    Ky çrregullim i konsumoi pjesët që kanë të bëjnë me gjuhën,
  • 11:36 - 11:41
    dhe ky punim artistik u krijua nga një njeri që instalonte radio.
  • 11:41 - 11:45
    Van Gog nuk di gjë rreth fizikës, por mendoj që
  • 11:45 - 11:47
    është shume interesante
  • 11:47 - 11:49
    që disa studime tregojnë që ky
  • 11:49 - 11:51
    model i pikturimit
  • 11:51 - 11:54
    ndjek një model statistikor të valeve,
  • 11:54 - 11:56
    që tregon për idenë interesante se
  • 11:56 - 11:58
    ndoshta ne kemi modele matematikore
  • 11:58 - 12:00
    në mendjet tona.
  • 12:00 - 12:02
    Pastaj kemi web-faqen Wolfram -- unë po
  • 12:02 - 12:04
    merrja shënime, dhe po shkruaja
  • 12:04 - 12:06
    çdo fjalë që mund të përdorja,
  • 12:06 - 12:10
    sepse mendoj që do i përdor në ligjeratat e mija për autisëm.
  • 12:10 - 12:12
    Ju duheni ti tregoni fëmijëve gjëra interesante.
  • 12:12 - 12:14
    Ne kemi hequr lendët e mekanikës,
  • 12:14 - 12:16
    vizatimin dhe artin.
  • 12:16 - 12:19
    Arti ishte lënda ime e preferuar në shkollë.
  • 12:19 - 12:21
    Duhet të mendojmë për te gjitha këto lloje të ndryshme të mendjeve
  • 12:21 - 12:24
    dhe duhet të punojmë me këto mendje
  • 12:24 - 12:27
    sepse do të na duhen
  • 12:27 - 12:30
    në të ardhmen.
  • 12:30 - 12:32
    Të flasim pak për punët.
  • 12:32 - 12:34
    Arsimtari im i shkencës me dha shtytje të mësoj sepse
  • 12:34 - 12:37
    unë nuk isha e interesuar në mësim.
  • 12:37 - 12:39
    E dini çfarë? Unë po fitoja përvojë pune.
  • 12:39 - 12:41
    Po shoh shumë fëmijë të tillë që nuk i kane mësuar gjërat
  • 12:41 - 12:43
    elementare, siç ështe të mos vonohesh.
  • 12:43 - 12:45
    Unë mësova të jem precize kur isha 8 vjeqare.
  • 12:45 - 12:48
    Apo, mësimet se si të sillemi në tavolinë.
  • 12:48 - 12:51
    Unë i mësova këto rregulla kur isha shumë, shumë e re.
  • 12:51 - 12:54
    Kur mbusha 13 vjet, punoja tek një rrobaqepës dhe
  • 12:54 - 12:56
    qepja tesha.
  • 12:56 - 12:59
    Kisha praktika në fakultet,
  • 12:59 - 13:02
    po ndërtoja gjëra dhe duhet të mësoja
  • 13:02 - 13:05
    si ti bëja detyrat.
  • 13:05 - 13:09
    E gjitha që dëshiroja të bëja ishte të vizatoja kuaj kur isha i vogël.
  • 13:09 - 13:11
    Nëna ime thoshte "Le të provojmë të vizatojmë diçka tjeter."
  • 13:11 - 13:13
    Këta fëmijë duhet të mësojnë si të krijojnë diç ndryshe.
  • 13:13 - 13:15
    Të themi që një fëmijë është obsesionuar me Lego.
  • 13:15 - 13:18
    Duhet ti japim shtytje të ndërtoje gjëra të ndryshme.
  • 13:18 - 13:20
    Mendja autistike zakonisht
  • 13:20 - 13:22
    fiksohet.
  • 13:22 - 13:24
    Për shembull, nëse një fëmije pëlqen automobilet garuese,
  • 13:24 - 13:26
    mund të përdorim këta automobilë për matematikë.
  • 13:26 - 13:29
    Mund të kalkulojmë se sa kohë i duhet një automjeti për të përshkuar një distancë të caktuar.
  • 13:29 - 13:33
    Me fjalë të tjera, përdore këtë fiksim
  • 13:33 - 13:36
    për të motivuar fëmijen - kjo është një prej gjërave që duhet të bëjmë.
  • 13:36 - 13:39
    Unë nervozohem shumë kur mësuesit,
  • 13:39 - 13:42
    sidomos ata që janë më larg nga kjo pjesë e shtetit,
  • 13:42 - 13:44
    nuk dijnë se çfarë të bëjnë me këta fëmijë të mencur.
  • 13:44 - 13:46
    Më nervozon jashtë mase.
  • 13:46 - 13:48
    Çfarë mund të bëjnë menduesit vizual kur të rriten?
  • 13:48 - 13:51
    Ata mund të bëjnë modelim grafik, dhe shumë gjëra me kompjuterë,
  • 13:51 - 13:56
    fotografi, dhe modelim industrial.
  • 13:56 - 13:58
    Ata që e mbështesin mendimin në modele, mund të
  • 13:58 - 14:01
    bëhen matematicienë, inxhinierë të programeve,
  • 14:01 - 14:05
    programues kompjuterësh, dhe punë të tilla.
  • 14:05 - 14:08
    Pastaj kemi ata qe mendojnë me fjalë. Ata mund të bëhen gazetarë
  • 14:08 - 14:11
    të mëdhenj, dhe aktorë drame shumë shumë të mirë.
  • 14:11 - 14:13
    Të jesh autistik do të thotë që unë duhesha
  • 14:13 - 14:16
    të mësoja aftësi shoqërore si ato që më lejuan të jem pjesë e dramave.
  • 14:16 - 14:19
    Këtë duhet ta mësosh,
  • 14:19 - 14:22
    dhe duhet të punojmë me këta studentë.
  • 14:22 - 14:24
    Kjo na sjell deri tek këshillëtarët.
  • 14:24 - 14:27
    Arsimtari im i shkencave nuk ishte i akredituar si arsimtar.
  • 14:27 - 14:29
    Ai ishte një specialist i hapësirës që punonte në NASA.
  • 14:29 - 14:31
    Tani disa shkolla kanë rregulla që i lejojnë ata të cilët
  • 14:31 - 14:33
    kanë studijuar biologji apo kimi të
  • 14:33 - 14:36
    japin mësim në shkolla.
  • 14:36 - 14:38
    Ne duhet të bëjmë këtë, sepse
  • 14:38 - 14:40
    unë po shoh që arsimtarët e mirë,
  • 14:40 - 14:42
    që ju duhen këtyre fëmijëve,
  • 14:42 - 14:44
    janë duke dhënë mësim në shkolla të larta,
  • 14:44 - 14:47
    por ata na duhen në shkolla të mesme.
  • 14:47 - 14:50
    Një gjë tjetër që mund të jetë shumë e suksesshme është
  • 14:50 - 14:53
    nëse njerëzit të cilët kan dale në pension
  • 14:53 - 14:56
    nga industria e programeve, mund ti mësojnë këta fëmijë.
  • 14:56 - 14:59
    Nuk ka rëndësi nëse ata mësojne gjëra te vjetra,
  • 14:59 - 15:02
    sepse ata vetëm duhet të krijojnë një interesim tek nxënësit.
  • 15:02 - 15:05
    Nëse krijoni interes tek një fëmije,
  • 15:05 - 15:08
    ai pastaj do i mësoje gjërat e reja.
  • 15:08 - 15:10
    Këshillëtarët janë thelbësore.
  • 15:10 - 15:12
    Nuk mund të theksoj aq sa duhet se sa shumë
  • 15:12 - 15:15
    ndikim kishte arsimtari i shkencës tek unë.
  • 15:15 - 15:18
    Duhet ti udhëzojmë dhe ti punësojmë.
  • 15:18 - 15:20
    Nëse i punesoni njerëzit me autism ne kompanite tuaja,
  • 15:20 - 15:23
    ata me Asperger, atëherë duhet tu japësh detaje.
  • 15:23 - 15:26
    Mos thuaj "Më krijo një program."
  • 15:26 - 15:28
    Duhet të jeni më specifik: "Po e krijojmë një program
  • 15:28 - 15:31
    për telefona, dhe duhet të
  • 15:31 - 15:33
    bëjmë këtë gjë. Dhe duhet te perdore
  • 15:33 - 15:35
    kaq memorje."
  • 15:35 - 15:37
    Këto janë detajet që duhet tu ofrojmë.
  • 15:37 - 15:39
    Ky është fundi i fjalimit tim.
  • 15:39 - 15:41
    Dua të falenderoj të gjithë ju që erdhet.
  • 15:41 - 15:43
    Ishte kënaqësi te jem këtu.
  • 15:43 - 15:55
    (Duartrokotije)
  • 15:55 - 15:58
    Keni pyetje për mua? Në rregull.
  • 15:58 - 15:59
    (Duartrokitje)
  • 15:59 - 16:03
    Chris Anderson: Shumë faleminderit për këtë.
  • 16:03 - 16:05
    Ju keni shkruar diçka që më pëlqen shumë,
  • 16:05 - 16:07
    " Nëse, përmes ndonjë lloj magjije, autismi
  • 16:07 - 16:10
    është zhdukur nga faqja e Tokës,
  • 16:10 - 16:13
    atëherë njerëzit ende do ishin rreth zjarrit,
  • 16:13 - 16:15
    tek hyrja e shpellës."
  • 16:15 - 16:17
    Temple Grandin: Po, sepse kush mendon që e ka bërë shtizën e
  • 16:17 - 16:20
    parë? Ishte njeri me Asperger. Dhe nëse dëshironi të zhdukni
  • 16:20 - 16:22
    gjenet e autismit, nuk do kishim Silicon Valley,
  • 16:22 - 16:24
    dhe krizat e energjisë nuk do zgjidheshin.
  • 16:24 - 16:27
    (Duartrokitje)
  • 16:27 - 16:29
    CA: Dua të ju bëj edhe disa pyetje,
  • 16:29 - 16:31
    dhe nëse të duken të pavend,
  • 16:31 - 16:33
    mund të thuash, "Pyetja tjetër."
  • 16:33 - 16:35
    Por nëse kemi dikënd këtu që ka fëmijë
  • 16:35 - 16:37
    me autisëm,
  • 16:37 - 16:39
    apo e njef një fëmijë me autizëm,
  • 16:39 - 16:42
    dhe ndihet i ndarë prej tyre,
  • 16:42 - 16:44
    çfarë do ju thoje?
  • 16:44 - 16:46
    TG - Së pari duhet të merrni parasysh moshën.
  • 16:46 - 16:48
    Nëse keni një dy, tre apo katër vjecare
  • 16:48 - 16:50
    që nuk flet dhe nuk shoqërohet,
  • 16:50 - 16:52
    ju them:
  • 16:52 - 16:56
    Mos prit. Ju duhen së paku 20 orë në javë për mësime private.
  • 16:56 - 16:59
    Autismi ka shkallë të ndryshme.
  • 16:59 - 17:01
    Gjysma e njerëzve në këtë spektër nuk do mësojnë të
  • 17:01 - 17:03
    flasin, dhe nuk do të punojne në Silicon Valley.
  • 17:03 - 17:06
    Por pastaj keni fëmijët e mencur,
  • 17:06 - 17:08
    që mësojnë shumë,
  • 17:08 - 17:10
    dhe kanë pak autisëm,
  • 17:10 - 17:12
    dhe këta janë ata që duhet ti interesojmë
  • 17:12 - 17:14
    me gjëra interesante.
  • 17:14 - 17:17
    Unë mësova të shoqërohem për shkak të një interesi të përbashkët.
  • 17:17 - 17:21
    Kalërova me fëmijë të tjerë, krijova modele me femijë të tjerë,
  • 17:21 - 17:23
    isha në laborator elektronik me fëmijë të tjerë,
  • 17:23 - 17:25
    dhe gjatë të 60-ve ngjitja pasqyre
  • 17:25 - 17:28
    në gomë për të krijuar një shfaqje dritash.
  • 17:28 - 17:31
    Ne e konsideronim këtë shumë interesante.
  • 17:31 - 17:33
    CA: A është jo realistike për prindërit
  • 17:33 - 17:35
    të shpresojnë apo mendojnë që ai fëmijë
  • 17:35 - 17:38
    i dashuron, sikur disa, siku shumica, shpresojnë?
  • 17:38 - 17:40
    TG: Mund tju them që ai fëmijë është besnik,
  • 17:40 - 17:42
    dhe nëse po ju digjet shtëpija, do t'ju nxjerre nga aty.
  • 17:42 - 17:45
    CA: Shumica e njerëzve, kur i pyesim se cili është
  • 17:45 - 17:47
    pasioni i tyre, ata thonë
  • 17:47 - 17:50
    "Fëmijët e mi" apo " I dashuri" im.
  • 17:50 - 17:53
    Cili është pasioni yt?
  • 17:53 - 17:55
    TG: Unë jam e pasionuar pas gjërave që bëj
  • 17:55 - 17:57
    dhe që do të bëjnë botën një vend më të mirë.
  • 17:57 - 17:59
    Kur nëna e një fëmije autistik thotë,
  • 17:59 - 18:01
    "Fëmija im shkoi ne fakultet për shkak të librit tënd,
  • 18:01 - 18:03
    apo një prej ligjeratave tuaja," kjo më lumturon.
  • 18:03 - 18:06
    Kasaphanat në të cilat punova gjatë të
  • 18:06 - 18:08
    80-ve ishin të trishtueshme.
  • 18:08 - 18:12
    Unë krijova një sistem pikësh për këto kasaphana
  • 18:12 - 18:14
    në mënyrë që të matja rezultatet: Sa lopë u rrëzuan?
  • 18:14 - 18:16
    Sa lopë u shpuan më hekur të nxehtë?
  • 18:16 - 18:18
    Sa kafshë po pellasin?
  • 18:18 - 18:20
    Dhe ishte shume e thjeshtë.
  • 18:20 - 18:22
    I shihni disa gjëra të thjeshta menjëherë.
  • 18:22 - 18:24
    Punoi shumë mirë. Unë kënaqem kur shoh
  • 18:24 - 18:27
    se gjërat po krijojnë ndryshime të vërteta
  • 18:27 - 18:29
    në botë. Na duhet më shumë nga kjo,
  • 18:29 - 18:31
    dhe më pak gjëra abstrakte.
  • 18:31 - 18:38
    (Duartrokitje)
  • 18:38 - 18:40
    CA: Kur po flisnim në telefon më tregove për serveret e fermave
  • 18:40 - 18:42
    dhe unë isha i mahnitur nga ajo që tha.
  • 18:42 - 18:46
    Na trego më shumë për këtë.
  • 18:46 - 18:49
    TG: Arsyeja pse isha aq e gëzar për këtë është
  • 18:49 - 18:52
    sepse përmban dituri.
  • 18:52 - 18:54
    Këto janë bibloteka.
  • 18:54 - 18:56
    Për mua, diturija është diçka
  • 18:56 - 18:58
    që është shumë e vlefshme. Kështu që, para 10 viteve
  • 18:58 - 19:00
    bibloteka jone u përfshi nga vërshimet.
  • 19:00 - 19:02
    Kjo ishte para se interneti të ishte kaq i madh.
  • 19:02 - 19:04
    Isha shume e trishtuar për librat që po shkatroheshin
  • 19:04 - 19:06
    sepse diturija po shkaterrohej.
  • 19:06 - 19:08
    Dhe serverat e fermave, apo qendrat e të dhenave,
  • 19:08 - 19:11
    janë bibloteka të diturisë.
  • 19:11 - 19:14
    CA: Ishte një kënaqësi e vecantë t'ju kemi në TED.
  • 19:14 - 19:17
    TG: Ju faleminderit. Faleminderit.
  • 19:17 - 19:23
    (Duartrokitje).
Title:
Temple Grandin: Botës i duhen te gjitha llojet e mendjeve
Speaker:
Temple Grandin
Description:

Temple Grandin, e diagnostikuar me autisëm si fëmijë, flet për mendjen e saj dhe si punon -- duke treguar aftësinë e saj për të menduar përmes fotografive, që e ndihmon të zgjidhe probleme që truri normal mund të mos i shohe. Ajo thotë që botës i duhen njerëz që janë autistikë: ata me mendje pamore, ata që mendojnë sipas modeleve, ata qe mendojne përmes gjuhes, dhe shume lloje të tjera.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
19:26

Albanian subtitles

Revisions