-
Në fillim Interneti ishte i thjeshtë, i ndërlidhur,
-
i hapur, i sigurt.
-
I konceptuar si një fuqi e të mirës,
-
do të bëhej diçka shumë më e madhe
-
nje ekosistem i gjallë, frymëmarrës
-
në shërbim të njerëzimit
-
një burim publik risish
-
dhe mundësish
-
një vend ku ndërtohen ëndrrat
-
Por në ato fillime,
-
si çdo ekosistem tjetër,
-
rrjeti lypte ushqim.
-
Ndërsa rritej, përdoruesit u përballën me sfida të reja.
-
Dritare flluska. Viruse.
-
Mungesë zgjedhjeje.
-
Kopshte të rrethuar përmbajtjesh.
-
Interneti po zhbëhej.
-
Ishte i ngadaltë, i ndërlikuar, i frikshëm.
-
Përdoruesit filluan të pyesnin...
-
kaq qe?
-
apo mund të ishte diçka më e mirë?
-
Një grup i vogël njerëzish
-
programues, dizajner, idealistë
-
besonin që po, mundej.
-
Ata patën një ide të guximshme.
-
Që një bashkësi e vogël jo-fitimprurëse dhe mbarëbotërore
-
mund të ndërtojë diçka më të mirë
-
dhe të fusë në Web ide të reja dhe risi.
-
E quajtën Projekti Mozilla.
-
Ia filluan me krijimin e një lloji të ri shfletuesi Web.
-
Atë që ne sot e njohim si Firefox.
-
Dhe e bënë pa përfitime,
-
që të mund të vendoste gjithmonë përdoruesit e internetin në plan të parë.
-
Më shumë se software, ishte një platformë
-
të cilën çdokush mund ta përdorte për të ndërtuar idetë e veta.
-
Ngatërresat u pakësuan.
-
Themelet e Web-it si e njohim sot
-
filluan të duken
-
Interneti u bë një vend ku mund të ndërtosh
-
thuajse çfarëdo gjëje që mund të përfytyrohet
-
Me rritjen e Web-it,
-
marrëdhëniet tona me të ndryshuan
-
Pajisjet celulare na lejojnë ta marrim atë kudo dhe gjithkund
-
Zbatimet janë njësoj jetike sa shfletuesat
-
Tani web-i përballet me sfida të reja:
-
platforma të mbyllura, rrjedhje të privatësisë, legjislacion qeveritar dritëshkurtër
-
bashkësi të mbyllura, zgjedhje të kufizuara...
-
Të dhënat tona personale gjurmohen kudo që shkojmë, përdoruesit po humbin kontrollin...
-
por nuk duhet të jetë kështu.
-
Mozilla dhe Firefox-i ekzistojnë për të ndihmuar njerëzit anembanë të mbrojnë Internetin që duam,
-
dhe në mbrojtje të përdoruesve në një botë ku zgjedhja dhe kontrolli janë shumë shpesh në rrezik.
-
Me Firefox-in për Celular dhe Sistem Operativ, Mozilla po e bën web-in të hapur dhe të arritshëm për të gjithë.
-
Një vend për risi dhe krijueshmëri, dhe po shkojmë përtej software-it...
-
Ne po ndihmojmë në krijimin e një brezi Web-bërësish,
-
duke ndihmuar miliona vetë të kalojnë nga përdorimi i Web-it te të bërit Web
-
duke mësuar tok në një bashkësi mbarëbotërore.
-
Dhe po i mobilizojmë njerëzit kudo të luftojnë për çka ka rëndësi për ta në Web:
-
privatësi, zgjedhje përdoruesi, liri, mundësinë për të ndërtuar Web-in që duam, së bashku.
-
Ne besojmë që Web-i është vendi ku çdokush mund të vijë për të ndërtuar ëndrrat e tij.
-
Mund të na ndihmoni të ndërtojmë produkte dhe programe të reja,
-
Mbrojeni Web-in & forcojeni Mozilla-n, sepse Web-i është shumë i ÇMUAR PËR TË MOS BËRË KËSHTU.
-
Bahkohuni me ne
-
MOZILLA.ORG/CONTRIBUTE