Return to Video

Stephen Coleman: Rreziqet morale të armëve jo-vdekjeprurëse.

  • 0:00 - 0:02
    Sot dua të ju flas
  • 0:02 - 0:06
    për disa probleme me të cilat ushtria e botës perëndimore
  • 0:06 - 0:09
    Australia, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, dhe të tjera --
  • 0:09 - 0:11
    ballafaqohen në disa raste të vendosjeve të trupave
  • 0:11 - 0:14
    me të cilat ata po ballafaqohen në këtë moment në botën moderne.
  • 0:14 - 0:16
    Nëse mendoni për gjërat
  • 0:16 - 0:19
    në të cilat kemi futur personelin ushtarak të Australisë gjatë këtyre viteve të fundit,
  • 0:19 - 0:22
    kemi gjëra evidente sikurse Iraku dhe Afganistani,
  • 0:22 - 0:24
    por gjithashtu kemi raste si Timori Lindor
  • 0:24 - 0:26
    dhe Ishujt e Solomonit dhe disa të tjera.
  • 0:26 - 0:28
    Shumica e këtyre vendosjeve të trupave
  • 0:28 - 0:31
    në të cilat po dërgojmë personel ushtarak
  • 0:31 - 0:33
    nuk janë luftëra tradicionale.
  • 0:33 - 0:35
    Në fakt, shumica prej këtyre punëve
  • 0:35 - 0:38
    që po u kërkojmë personelit ushtarak të bëjnë në këto situata
  • 0:38 - 0:41
    janë të cilat, në vendet e tyre si Australi, Shtete të Bashkuara dhe të tjera,
  • 0:41 - 0:44
    do të kryheshin nga oficerë të policisë.
  • 0:44 - 0:46
    Ka shumë probleme që lindin
  • 0:46 - 0:48
    për personelin ushtarak në këto situata,
  • 0:48 - 0:51
    sepse ata po bëjnë gjëra për të cilat nuk janë stërvitur,
  • 0:51 - 0:53
    dhe po bëjnë gjëra
  • 0:53 - 0:56
    të cilat njerëzit që i bëjnë në vendet e tyre
  • 0:56 - 0:58
    stërviten shumë ndryshe
  • 0:58 - 1:00
    dhe janë të pajisur me mjete tjera.
  • 1:00 - 1:02
    Ka shumë arsye përse
  • 1:02 - 1:04
    dërgojmë personel ushtarak
  • 1:04 - 1:06
    në vend të policisë për të kryer këto detyra.
  • 1:06 - 1:09
    Po qe se Australisë do t'i duhej të dërgonte 1000 njerëz nesër
  • 1:09 - 1:11
    në Papuan Perëndimore p.sh.,
  • 1:11 - 1:13
    ne në fakt nuk i kemi 1000 oficierë të policisë të gatshëm
  • 1:13 - 1:15
    që do mund të niseshin nesër
  • 1:15 - 1:17
    mirëpo i kemi 1000 ushtarë që do mund të shkonin.
  • 1:17 - 1:20
    Kështu që kur kemi nevojë të dërgojmë dikë, atëherë dërgojmë ushtrinë --
  • 1:20 - 1:22
    sepse ata janë të gatshëm
  • 1:22 - 1:24
    dhe tashmë janë mësuar me këto gjëra
  • 1:24 - 1:26
    dhe të jetojnë vetëm
  • 1:26 - 1:28
    dhe të mos kenë kaq shumë përkrahje.
  • 1:28 - 1:30
    Për këto arsye ata mund t' ia dalin mbanë.
  • 1:30 - 1:33
    Mirëpo ata nuk janë të stërvitur në të njëjtën mënyrë sikur oficerët e policisë
  • 1:33 - 1:36
    dhe po ashtu nuk janë të pajisur në të njëjtën mënyrë.
  • 1:36 - 1:38
    Kjo ka krijuar shumë probleme për ta
  • 1:38 - 1:40
    kur vie koha të ballafaqohen me këto çështje.
  • 1:40 - 1:42
    Një gjë në vecanti që ka dalur
  • 1:42 - 1:44
    për të cilën jam shumë i interesuar
  • 1:44 - 1:46
    vshtë çështja nëse,
  • 1:46 - 1:48
    kur dërgojmë personel ushtarak për të kryer këto detyra,
  • 1:48 - 1:50
    duhet t'i pajisim ata ndryshe,
  • 1:50 - 1:52
    dhe në vecanti, nëse duhet t'u japim qasje
  • 1:52 - 1:55
    në disa prej këtyre armëve jo-vdejkeprurëse që policia posedon.
  • 1:55 - 1:57
    Meqenëse ata kryejnë disa punë të ngjajshme,
  • 1:57 - 1:59
    ndoshta është e drejtë që ata të kenë disa prej këtyre gjërave.
  • 1:59 - 2:01
    Dhe sigurisht që ka një varg vendesh
  • 2:01 - 2:03
    ku këto gjëra mund të jenë shumë të dobishme.
  • 2:03 - 2:06
    P.sh. tek postblloqet ushtarake.
  • 2:06 - 2:08
    Një rast i tillë është kur personeli ushtarak në këto postblloqe
  • 2:08 - 2:10
    është i pasigurtë nëse personi që po afrohet
  • 2:10 - 2:12
    është armik ose jo.
  • 2:12 - 2:14
    Ta marrim si shembull këtë personin këtu dhe të themi që po ofrohet,
  • 2:14 - 2:16
    dhe ata mendojnë "Eshtë ky vetëvrasës me bombë apo jo?"
  • 2:16 - 2:18
    A kanë dicka të fshehur nën rroba?Cfarë do ndodhë?
  • 2:18 - 2:20
    Ata nuk e dinë nëse ky person është armik apo jo.
  • 2:20 - 2:22
    Po qe se ky person nuk ndjek udhëzimet,
  • 2:22 - 2:24
    ata mund të shtiejnë në të
  • 2:24 - 2:26
    dhe pastaj të marrin vesh
  • 2:26 - 2:28
    nëse në të vërtetë kishin shtirë në njeriun e duhur,
  • 2:28 - 2:30
    apo nëse ai ishte thejshtë një njeri i pafajshëm
  • 2:30 - 2:32
    i cili nuk kishte dijeni se cfarë po ndodhte.
  • 2:32 - 2:34
    Po qe se këta ushtarë do ishin të pajisur me armë jo-vdekjeprurëse
  • 2:34 - 2:36
    do të mund t'i përdornin ato në këso lloj situatash.
  • 2:36 - 2:38
    Po qe se shtiem në dikë që nuk është i rrezikshëm,
  • 2:38 - 2:40
    të paktën nuk e vrasim."
  • 2:40 - 2:42
    Një shembull tjetër.
  • 2:42 - 2:44
    Kjo foto është nga një mision
  • 2:44 - 2:46
    në Ballkan në fund '90-tave.
  • 2:46 - 2:48
    Situata është pak më ndryshe
  • 2:48 - 2:50
    sepse ata kanë më shumë njohuri dhe e dinë që personi është i armiqësor
  • 2:50 - 2:52
    pasi dikush po shtie mbi ta
  • 2:52 - 2:55
    ose po bën dicka që është e rrezikshme si p.sh. gjuan me gurë.
  • 2:55 - 2:58
    Por po qe se ata i kundërpërgjigjen, shumë njerë tjerë
  • 2:58 - 3:01
    të pafajshëm që ndodhen përreth mund të lëndohen --
  • 3:01 - 3:05
    dhe do shkaktonte dëm shtesë për të cilat ushtria shpesh herë mundohet të mos flasë.
  • 3:05 - 3:07
    Edhe në këtë rast ata do thonin "Po qe se kemi qasje në armë jo-vdekjeprurëse,
  • 3:07 - 3:09
    dhe përballemi me dikë që është i rrezikshëm,
  • 3:09 - 3:11
    mund të gjejmë një mënyrë tjetër për t'u marrë me ta
  • 3:11 - 3:13
    dhe dimë që po qe se lëndojmë edhe dikë tjetër përreth,
  • 3:13 - 3:15
    të paktën nuk i vrasim.
  • 3:15 - 3:17
    Një tjetër sugjerim që është shtruar,
  • 3:17 - 3:19
    duke marrë parsysh faktin që tani përdorim shumë robotë në zona lufte,
  • 3:19 - 3:21
    brenda pak kohë
  • 3:21 - 3:24
    do të mund të jemi dërgojmë robotë në zona luftë të cilët janë të autonomë.
  • 3:24 - 3:27
    Këta robotë do të kenë aftësi të marrin vendimet e tyre dhe vendosin se në kë të shtien e në kë jo
  • 3:27 - 3:29
    pa ndonjë njeri që t'i udhëzojë.
  • 3:29 - 3:31
    Në këtë rast sugjerimi ka të bëjë me
  • 3:31 - 3:33
    atë se nëse do të lejojmë robotët që të kryejnë këto detyra,
  • 3:33 - 3:36
    ndoshta do të ishte ide më e mirë
  • 3:36 - 3:38
    po qe se ata do të ishin të pajisur me armë jo-vdekjeprurëse
  • 3:38 - 3:41
    ashtu që edhe po qe se roboti merr një vendim të gabuar dhe shtien në personin e gabuar.
  • 3:41 - 3:43
    të paktën nuk e vrasin.
  • 3:43 - 3:46
    Ka një varg armësh jo-vdekjeprurëse,
  • 3:46 - 3:48
    disa prej të cilave janë të disponueshme tani,
  • 3:48 - 3:50
    dhe disa të tjera janë duke u zhvilluar.
  • 3:50 - 3:52
    Kemi gjëra tradicionale sikur spreji djegës,
  • 3:52 - 3:54
    llak O.C. atje lartë
  • 3:54 - 3:56
    ose armë me elektroshok (Taser) këtu.
  • 3:56 - 3:59
    Ky në të djathtë është një taser verbërues
  • 3:59 - 4:01
    që ka për qëllim të verbëroj personin për një cast
  • 4:01 - 4:03
    dhe ta çorientojë.
  • 4:03 - 4:05
    Ka edhe fishekë tekeje jo-vdekjeprurëse
  • 4:05 - 4:07
    që përmbajnë fishkë gome
  • 4:07 - 4:09
    në vend të atyre tradicionale metalike.
  • 4:09 - 4:12
    Kjo foto në mes, ky kamioni i madh,
  • 4:12 - 4:14
    njihet si Sistemi Aktiv Mohues --
  • 4:14 - 4:17
    dhe ushtria e SHBA-ve është duke punur në zhvillimin e tij.
  • 4:17 - 4:20
    Eshtë një transmetuel me mikrovalë.
  • 4:20 - 4:23
    Eshtë sikur ideja juaj klasike e rrezeve të ngrohjes.
  • 4:23 - 4:26
    Arrin largësi të mëdha,
  • 4:26 - 4:28
    në krahasim me këto gjërat tjera.
  • 4:28 - 4:30
    Personat që goditen nga ajo
  • 4:30 - 4:32
    ndjejnë një shpërthim të papritur të nxehtësisë
  • 4:32 - 4:34
    dhe janë të prirut të largohen nga rruga.
  • 4:34 - 4:37
    Eshtë shumë më e përsosur në krahasim me një furrë me mikrovalë,
  • 4:37 - 4:39
    por thejshtë shkakton molekulat e ujit që të vlojnë
  • 4:39 - 4:41
    në sipërfaqen e jashtme të lëkurës.
  • 4:41 - 4:43
    Kur goditesh nga ajo e ndjen këtë ngrohje të jashtëzakonshme dhe
  • 4:43 - 4:45
    mendimi i parë që të vie në kokë është të largohesh që aty.
  • 4:45 - 4:48
    Mendohet që kjo lloj artilerie të jetë e dobishme
  • 4:48 - 4:50
    në vende ku është e nevojshme të shpërndahet një turmë
  • 4:50 - 4:52
    nëse turma është e rrezikshme.
  • 4:52 - 4:55
    Në raste kur është e nevojshme të mbajmë njerëzit larg nga një zonë e caktuar,
  • 4:55 - 4:58
    mund ta bëjmë atë me këso gjërash.
  • 4:58 - 5:00
    Pra sic e shihni ka një varg
  • 5:00 - 5:03
    armsësh jo-vdekjeprurëse me të cilat mund të pajisim personelin ushtarak
  • 5:03 - 5:05
    dhe ka lloj lloj situatash
  • 5:05 - 5:08
    në të cilat këto armë mund të jenë të dobishme.
  • 5:08 - 5:10
    Mirëpo sic thashë edhe më parë
  • 5:10 - 5:12
    ushtria dhe policia
  • 5:12 - 5:14
    janë të ndryshme.
  • 5:14 - 5:16
    Nuk ke nevojë të vrasësh mendjen shumë gjatë
  • 5:16 - 5:18
    për të vërejtur dallimet mes tyre.
  • 5:18 - 5:20
    Në veçanti,
  • 5:20 - 5:22
    qëndrimi ndaj përdorimit të forcës
  • 5:22 - 5:24
    dhe mënyra se si ata janë të stërvitur të perdorin forcën
  • 5:24 - 5:26
    është e ndryshme.
  • 5:26 - 5:28
    Policia --
  • 5:28 - 5:31
    une e di këtë sepse kam ndihmuar në stërvitjen e policëve --
  • 5:31 - 5:34
    policia, në disa autoritetete Perëdnrimore të paktën,
  • 5:34 - 5:37
    janë të stërvitur që të zvogëlojnë sasinë e forcës,
  • 5:37 - 5:39
    të provojnë të mënjanojnë përdorimin e forcës
  • 5:39 - 5:41
    kudo që të jetë e mundur,
  • 5:41 - 5:43
    dhe të përdorin forcën
  • 5:43 - 5:46
    si zgjidhje të fundit.
  • 5:46 - 5:49
    Personeli ushtarak stërviten për luftë,
  • 5:49 - 5:52
    dhe janë të stërvitur ashtu që posa gjërat të marrin kthesën për të keq,
  • 5:52 - 5:55
    përgjigjja e tyre është forca vdekjeprurëse.
  • 5:56 - 6:00
    Çastin që gjërat marrin kthesën për të keq,
  • 6:00 - 6:03
    ke të drejtë të shtiesh në njerëz.
  • 6:03 - 6:05
    Qëndrimet e tyre
  • 6:05 - 6:07
    ndaj përdorimit të forcës janë shumë të ndryshme
  • 6:07 - 6:09
    dhe besoj që është mjaft e qartë
  • 6:09 - 6:12
    që qëndrimi i tyre ndaj përdorimit të forcës jo-vdekjeprurëse
  • 6:12 - 6:15
    do të ishte i ndryshëm nga ai që kanë policia.
  • 6:15 - 6:17
    Meqenëse tashmë kemi pasur shumë probleme
  • 6:17 - 6:20
    me përdorimin e armëve jo-vdekjeprurëse nga policia në shumë mënyra,
  • 6:20 - 6:23
    besoj se do ishte ide e mirë t'u hedhim një sy disa gjërave
  • 6:23 - 6:25
    dhe të provojmë t'i ndërlidhim me kontekstin ushtarak.
  • 6:25 - 6:27
    U befasova shumë kur fillova të bëjë këtë
  • 6:27 - 6:29
    të shoh se në fakt
  • 6:29 - 6:32
    edhe ata njerëz që përkrahin përdorimin e armëve jo-vdekjeprurëse nga ushtria
  • 6:32 - 6:34
    nuk kishin bërë një gjë të tille.
  • 6:34 - 6:36
    Duket se ata mendojnë
  • 6:36 - 6:38
    " Pse të na bëhet neve vonë se cfarë ndodh me policinë?
  • 6:38 - 6:40
    Ne kemi një këndvështrim tjetër."
  • 6:40 - 6:42
    dhe si duket nuk ishin në gjendje të kuptonin faktin që
  • 6:42 - 6:44
    para tyre qëndronte e njëjta gjë.
  • 6:44 - 6:46
    Andaj unë fillova t'i hulumtoj disa prej këtyre cështjeve
  • 6:46 - 6:48
    dhe të shoh
  • 6:48 - 6:51
    se si policia përdorin armët jo-vdekjeprurëse kur ato u paraqiten atyre
  • 6:51 - 6:53
    dhe disa nga problemet që mund të lindin
  • 6:53 - 6:55
    nga këto gjëra
  • 6:55 - 6:57
    kur ato u ofrohen atyre.
  • 6:57 - 6:59
    Sigurisht, meqenëse jam Australian,
  • 6:59 - 7:01
    fillova të hulumtoj gjërat në Australi,
  • 7:01 - 7:04
    dhe duke u nisur nga përvoja ime me rastet kur
  • 7:04 - 7:07
    këto armë jo-vdekjeprurëse ishin ofruar në Australi.
  • 7:07 - 7:09
    Njëra prej gjërave në të cilat u fokusova në vecanti
  • 7:09 - 7:11
    ishte përdorimi i piper-djegësit,
  • 7:11 - 7:13
    ose sic njihet ndryshe llaku oleoresin capsicum,
  • 7:13 - 7:15
    nga policia Australiane
  • 7:15 - 7:17
    dhe të shoh se cfarë kishte ndodhur kur rastet kur këto armë u ishin ofruar atyre
  • 7:17 - 7:19
    dhe gjëra të tilla.
  • 7:19 - 7:21
    Gjeta një studim
  • 7:21 - 7:23
    shumë interesant
  • 7:23 - 7:25
    që ishte bërë në Queensland,
  • 7:25 - 7:28
    sepse ata kishin një periudhë testimi për përdorimin e piper-djegësit
  • 7:28 - 7:31
    para se ta ofronin më gjerë.
  • 7:31 - 7:34
    Pastaj u hodha një sy disa prej figurave këtu.
  • 7:34 - 7:36
    Kur ata paraqitën piper-djegësin në Queensland,
  • 7:36 - 7:38
    ishin shumë të qartë dhe hollësishëm.
  • 7:38 - 7:41
    Ministri i policisë dha një sërë deklaratash publike në lidhje me këtë.
  • 7:41 - 7:43
    thonin,"Kjo ka për qëllim
  • 7:43 - 7:45
    t'u jap policëve një alternativë
  • 7:45 - 7:48
    mes të bërtiturit dhe të shtënave.
  • 7:48 - 7:51
    Ata mund të përdorin këtë në vend të armëve zjarri
  • 7:51 - 7:54
    në situata kur më parë u është dashur që të shtienin në dikë."
  • 7:54 - 7:57
    U hodha një sy shifrave të këtyre qitjeve nga policia.
  • 7:57 - 7:59
    Është mjaft e vështirë 'ti gjesh
  • 7:59 - 8:01
    për secilin shtet të Australisë.
  • 8:01 - 8:03
    Këto janë të gjitha që arrita të gjejë.
  • 8:03 - 8:05
    Kjo është nga një raport nga Instituti Australian i Kriminologjisë.
  • 8:05 - 8:07
    Siç mund ta shihni nga këto shkronjat e vogla, nëse mund ta lexoni:
  • 8:07 - 8:10
    "Vdekjet në lidhje me të shtënat nga policia" e cila përfshinë njerëzit që janë qëlluar nga policia
  • 8:10 - 8:14
    dhe ata që kanë qëlluar veten në prani të policisë.
  • 8:14 - 8:16
    Por këto janë shifra nga i gjithë vendi.
  • 8:16 - 8:18
    Dhe shigjeta e kuqe përfaqëson pikën
  • 8:18 - 8:20
    ku Quenssland deklaroi
  • 8:20 - 8:23
    "Ky është vendi ku policia nga tërë vendi
  • 8:23 - 8:25
    do të ketë qasje në piper-djegësin."
  • 8:25 - 8:28
    Për shumë vite
  • 8:28 - 8:30
    kishte rreth 6 vdekje.
  • 8:30 - 8:32
    Situata arriti kulmin, para disa vitesh,
  • 8:32 - 8:34
    por nuk ishte në Queensland.
  • 8:34 - 8:37
    E di kush se ku ndodhi kjo? Nuk ishte as Port Arthur.
  • 8:37 - 8:39
    Victoria? Po, e saktë.
  • 8:39 - 8:42
    Ky kulm u arrit në Victoria.
  • 8:42 - 8:44
    Nuk është se Quenssland kishte ndonjë problem në vecanti
  • 8:44 - 8:48
    me vdekje të shkaktuara nga policia.
  • 8:48 - 8:50
    Gjashtë të shtëna në tërë shtetin,
  • 8:50 - 8:52
    mjaft konsekuente gjatë viteve paraprake.
  • 8:52 - 8:55
    Studimet u kryen në dy vitet e ardhshme -- 2001, 2002.
  • 8:55 - 8:58
    Dëshiron kush të provojë t'ia qëllojë,
  • 8:58 - 9:00
    duke marrë parasyshë mënyrën se si ata e kanë paraqitur këtë,
  • 9:00 - 9:03
    se sa herë policia në Queensland përdori piper-djegësin gjatë kësaj periudhe?.
  • 9:03 - 9:05
    qindra herë? Një, tre.
  • 9:05 - 9:08
    Apo më mirë mijëra herë.
  • 9:10 - 9:12
    E paraqitur saktësisht
  • 9:12 - 9:14
    si alternativë ndaj përdorimit të forcës --
  • 9:14 - 9:17
    një alternativë mes të bërtiturit dhe qitjes me armë.
  • 9:17 - 9:19
    Do marrrë kurajon të kundërshtojë shumicën prej njerëzve
  • 9:19 - 9:22
    dhe të them se po qe se policia e Queensland të mos kishin piper-djegës,
  • 9:22 - 9:25
    nuk do ishin ndjerë të detyruar të qëllonin 2,226 njerëz
  • 9:25 - 9:28
    gjatë këtyre dy viteve.
  • 9:28 - 9:30
    Në fakt, po t'u heshësh një sy
  • 9:30 - 9:32
    studimeve në të cilat ata ishin fokusuar,
  • 9:32 - 9:35
    informacioni që ata po mblidhnin dhe shqyrtonin,
  • 9:35 - 9:38
    mund të shohni se të dyshuarit ishin të armatosur
  • 9:38 - 9:40
    vetëm në 15% të rasteve
  • 9:40 - 9:42
    ku piper-djegësi ishte përdorur.
  • 9:42 - 9:45
    Gjatë kësaj periudhe përdorej në mënyrë rutinore,
  • 9:45 - 9:47
    dhe akoma përdoret ashtu --
  • 9:47 - 9:49
    sepse nuk kishte ankesa rreth përdorimit të tij,
  • 9:49 - 9:52
    të paktë jo brenda kontekstit të këtij studimi --
  • 9:52 - 9:54
    përdorejj në mënyrë rutinore
  • 9:54 - 9:56
    për t'u ballafaquar me njerëz që ishin të dhunshëm,
  • 9:56 - 9:58
    potencialisht të dhunshëm,
  • 9:58 - 10:00
    dhe shpesh përdorej
  • 10:00 - 10:02
    për t'u ballafaquar me njerëz që
  • 10:02 - 10:06
    nuk bashkpunonin dhe nuk ndiqnin udhëzimet.
  • 10:06 - 10:08
    Ky person nuk po bën gjë të dhunshme,
  • 10:08 - 10:10
    mirëpo thejsht nuk u binden urdhërave tanë.
  • 10:10 - 10:12
    Ata nuk u binden udhëzimeve tona,
  • 10:12 - 10:14
    andaj ne i sulmojmë me piper-djegës.
  • 10:14 - 10:18
    Kjo me siguri që do i bëjë të largohen që aty dhe cdo do përfundojmë si jo më mirë.
  • 10:18 - 10:20
    Kjo u paraqit pikërisht si
  • 10:20 - 10:22
    alternativë ndaj armëve zjarri,
  • 10:22 - 10:24
    mirëpo po përdoret në mënyrë rutinore
  • 10:24 - 10:26
    për t'u ballafaquar me një varg
  • 10:26 - 10:28
    problemesh tjera.
  • 10:28 - 10:30
    Një prej çështjeve që lind
  • 10:30 - 10:33
    si shkak i përdorimit të armëve jo-vdekjeprurëse nga ana e ushtrisë --
  • 10:33 - 10:36
    dhe njerëz që pohojnë se është paraqitur ndonjë problem --
  • 10:36 - 10:39
    ka disa probleme që bëhen qendra e vëmendjes.
  • 10:39 - 10:41
    Njëri prej këtyre problemeve
  • 10:41 - 10:44
    është se armët jo-vdekjeprurvse mund të përdoren pa dallim.
  • 10:44 - 10:47
    Një prej parimeve themelore të përdorimit të forcës nga ana e ushtrisë
  • 10:47 - 10:49
    është se duhet të bësh dallime (diskriminosh).
  • 10:49 - 10:52
    Duhet të jesh i kujdesshëm ndaj kujt shtien.
  • 10:52 - 10:55
    Një prej problemeve që është sugjeruar të jetë i lidhur ngushtë me armë jo-vdekjeprurëse
  • 10:55 - 10:57
    është fakti që mund të përdoren pa dallim --
  • 10:57 - 10:59
    që mund t'i përdorësh ndaj një grupi të gjërë njerëzish
  • 10:59 - 11:02
    ngase nuk ke nevojë të shqetësohesh edhe aq.
  • 11:02 - 11:04
    Në fakt, një rast të vecantë
  • 11:04 - 11:06
    ku mund ta vëresh këtë dukuri
  • 11:06 - 11:09
    ishte rasti i rrethimit të Teatrit të Dubrokvës në Moskë në vitin 2002,
  • 11:09 - 11:11
    gjë për të cilën shumë prej jush, për dallim nga studentët e mi në ADFA,
  • 11:11 - 11:13
    jeni mjaft të rritur për ta mbajtur mend.
  • 11:13 - 11:16
    Chechenët kishin marrë kontrollën mbi teatrin.
  • 11:16 - 11:19
    Mbanin peng diku rreth 700 njerëz.
  • 11:19 - 11:21
    Kishin liruar disa,
  • 11:21 - 11:24
    mirëpo akoma kishte 700 njerëz aty brenda që mbaheshin peng.
  • 11:24 - 11:27
    Pilicia speciale ushtarake e Rusisë,
  • 11:27 - 11:29
    forcat speciale, Spetsnaz,
  • 11:29 - 11:31
    erdhën dhe sulmuan teatrin.
  • 11:31 - 11:34
    Ata bënë këtë duke mbushur tërë teatrin me gaz anestetik
  • 11:34 - 11:36
    Më pas u kuptua
  • 11:36 - 11:39
    që shumë prej pengjeve kishin vdekur
  • 11:39 - 11:42
    si rezultat i thithjes së gazit.
  • 11:42 - 11:44
    Në këtë rast ishte përdorur pa dallim.
  • 11:44 - 11:47
    Ata mbushën tërë teatrin me gaz.
  • 11:47 - 11:49
    Dhe nuk ështve befasishme që njerëzit vdiqën,
  • 11:49 - 11:51
    sepse nuk mund të llogaritet se cfarë sasie të këtij gazi
  • 11:51 - 11:53
    do thithë secili njeri,
  • 11:53 - 11:55
    në cfarë pozite do të alivanosen
  • 11:55 - 11:57
    kur humbin vetëdijen e kështu me rradhë.
  • 11:57 - 12:00
    Vetë dy njerëz u qëlluan
  • 12:00 - 12:02
    gjatë këtij rasti.
  • 12:02 - 12:04
    Kur shqyrtuan situatën më pas,
  • 12:04 - 12:06
    panë se vetëm dy njerëz
  • 12:06 - 12:08
    ishin qëlluar nga mbajtësit e pengjeve
  • 12:08 - 12:10
    ose ishin qëlluar nga forcat policore
  • 12:10 - 12:12
    që po mundoheshin të futeshin brenda dhe të ballafaqoheshin me situatën.
  • 12:12 - 12:14
    Praktikisht të gjithë ata që gjetë vdekjen
  • 12:14 - 12:16
    ishte për shkak të thithjes së gazit.
  • 12:16 - 12:18
    Numri i saktë i të vdekurve
  • 12:18 - 12:20
    është paksa i paqartë,
  • 12:20 - 12:22
    mirëpo është më i madh nga ajo që raportuar.
  • 12:22 - 12:24
    pasi disa njerëz vdiqën në ditët që vijuan.
  • 12:24 - 12:26
    Ky ishte një nga problemet që ata diskutuan
  • 12:26 - 12:28
    në raste kur këto lloj armësh përdoren pa dallim.
  • 12:28 - 12:30
    Problemi tjetër për të cilin flasin disa njerëz
  • 12:30 - 12:32
    rreth përdorimit të armëve jo-vdekjeprurëse nga ana e ushtrisë,
  • 12:32 - 12:35
    dhe që në të njëjtën kohë është tema kryesrore e debatit në konventën e armëve kimike,
  • 12:35 - 12:37
    është e qartë që nuk mund të përdorësh agjentët për kontrollimin e turmave të trazuara
  • 12:37 - 12:39
    sikur ato të ishin armë lufte,
  • 12:39 - 12:42
    problemi në këtë rast është se nganjëherë
  • 12:42 - 12:45
    armët jo-vdekjeprurëse mund të përdoren, jo si alternativë ndaj forcës vdekjeprurëse,
  • 12:45 - 12:48
    por si shtesë --
  • 12:48 - 12:50
    meqë rast së pari përdoren armët jo-vdekjeprurëse
  • 12:50 - 12:53
    duke u lënë hapësirë armëve vdekjeprurëse të përdoren në mënyrë më efektive.
  • 12:53 - 12:55
    Njerëzit që i vë në shënjestër
  • 12:55 - 12:57
    nuk do të mund të largohen që aty.
  • 12:57 - 13:00
    Ata do hutohen shumë në kësi lloj situatash
  • 13:00 - 13:03
    andaj do të jetë më e lehtë ti vrasësh.
  • 13:03 - 13:06
    Mbajtësit e pengjeve që ishin alivanosur nga gazi
  • 13:06 - 13:08
    nuk ishin dërguar në kujdestari,
  • 13:08 - 13:11
    por thejshtë ishin qëlluar në kokë.
  • 13:11 - 13:13
    Kjo armë jo-vdekjeprurëse
  • 13:13 - 13:15
    u përdor si shumëzues i armëve vdekjeprurëse
  • 13:15 - 13:18
    në këtë rast
  • 13:18 - 13:20
    për të rritur efikasitetin e vrasjeve
  • 13:20 - 13:23
    në këtë situatë.
  • 13:23 - 13:25
    Një tjetër problem që dua ta përmend
  • 13:25 - 13:27
    ka të bëjë me menyrën se si njerëzit
  • 13:27 - 13:29
    mësohen të përdorin
  • 13:29 - 13:31
    armët jo-vdekjeprurëse
  • 13:31 - 13:33
    se si trajnohen më pas, si vihen në provë, e kështu me rradhë.
  • 13:33 - 13:36
    Sepse këto armë vihen në provë në mjedise të sigurta.
  • 13:36 - 13:39
    Dhe njerëzit mësohen t'i përdorin në mjeside të sigurta
  • 13:39 - 13:42
    si ky, ku mund ta shihni shumë qartë se cfarë po ndodhë,.
  • 13:42 - 13:45
    Personi që po liron piper-djegësin ka të mbathur një dorezë gome
  • 13:45 - 13:47
    për t'u siguruar që nuk kontaminohen me atë.
  • 13:47 - 13:49
    Mirëpo piper-djegësit kurrë nuk përdoren në këtë mënyre.
  • 13:49 - 13:51
    Në botën reale ata përdoren në këtë mënyrë,
  • 13:51 - 13:55
    si ky shembulli në Texas.
  • 13:55 - 13:58
    Ky ishte rasti
  • 13:58 - 14:00
    që më zgjoi kureshtjen rreth kësaj cështje.
  • 14:00 - 14:03
    Ndodhi përderisa po punoja si hulumtues në Akademinë Detare të SHBA-ve.
  • 14:03 - 14:06
    Gjatë kësaj periudhe kishte disa raporte rreth një rasti
  • 14:06 - 14:09
    ku një grua po grindej me një oficer policie.
  • 14:09 - 14:11
    Ajo nuk po sillej dhunshëm.
  • 14:11 - 14:13
    Në fakt, ai ishte ndoshta 15 cm më i gjatë se unë,
  • 14:13 - 14:16
    dhe ajo ishte kaq e gjatë.
  • 14:16 - 14:18
    Pas një kohe ajo i tha atij
  • 14:18 - 14:20
    "Do kthehem në veturën time tani."
  • 14:20 - 14:22
    Dhe ai i thotë "Po qe se kthehesh në veturën tënde, do të të qëllojë me taser.``
  • 14:22 - 14:25
    Ai i përgjigjet ``Hë pra, jepi. Më qëllo.`` Dhe ai e qëlloi me taser.
  • 14:25 - 14:27
    E tërë kjo u filmua nga videokamera
  • 14:27 - 14:31
    që gjendej në veturën e policisë.
  • 14:31 - 14:34
    Ajo ishte 72 vjecare,
  • 14:34 - 14:38
    dhe siç vërehet kjo ishte mënyra më e mirë për t'u sjellur me të.
  • 14:38 - 14:40
    Ka edhe raste të tjera të ngjajshme
  • 14:40 - 14:42
    që të bëjnë të mendosh
  • 14:42 - 14:45
    ``A ë shtë kjo mënyra e duhur e përdorimit të armë ve jo-vdekjeprurëse?"
  • 14:45 - 14:47
    "Shefi i policisë qëllon vajzën 14 vjecare në kokë me taser"
  • 14:47 - 14:50
    "Ajo po ikte me vrap. Cfarë duhet të bëja unë ?"
  • 14:50 - 14:53
    (Qeshje)
  • 14:53 - 14:55
    Ose rasti në Florida:
  • 14:55 - 14:58
    "Policia qëllon me taser një djalosh 6 vjecare në një shkollë fillore."
  • 14:58 - 15:00
    Ata morrën një mësim të mirë nga ky rast
  • 15:00 - 15:02
    sepse në të njëjtin qark,
  • 15:02 - 15:04
    "Policia rishqyrton rregulloren pas rasteve të fëmijë ve që u shokuan me taser:
  • 15:04 - 15:07
    fëmija i dytë qëllohet me armë elektroshokuese (taser) brenda dy javësh."
  • 15:07 - 15:09
    I njëjti qark policor.
  • 15:09 - 15:12
    Fëmija i dytë i qëlluar me taser pak javë pasi u qëllua 6 vjecari.
  • 15:12 - 15:14
    Në rast se mendoni
  • 15:14 - 15:16
    se këto gjëra ndodhin vetëm në SHBA,
  • 15:16 - 15:18
    mund të ju them se kjo ndodhi edhe në Kanada.
  • 15:18 - 15:20
    Një kolege e imja
  • 15:20 - 15:22
    më dërgoi këtë nga Londra (Kanadë).
  • 15:22 - 15:25
    mirëpo rasti im më i preferuar nga të gjithë
  • 15:25 - 15:28
    ka ndodhur në SHBA:
  • 15:28 - 15:31
    Oficerët qëllojnë me taser një grua 86 vjecare me aftësi të kufizuara në shtratin e saj."
  • 15:31 - 15:35
    U hodha një sy raporteve rreth këtij rasti.
  • 15:35 - 15:38
    Isha shumë i befasuar.
  • 15:38 - 15:41
    Raportet deklaronin që ajo kishtë zënë një pozitë të rrezikshme në shtratin e saj.
  • 15:41 - 15:43
    (Qeshje)
  • 15:43 - 15:45
    Nuk bëj shaka. Pikërisht ashtu thuhej në raport.
  • 15:45 - 15:48
    "Ajo zuri një pozitë më të rrezikshme në shtratin e saj."
  • 15:48 - 15:50
    Në rregull.
  • 15:50 - 15:52
    Do ju rikujtoj se për cfarë po flas,
  • 15:52 - 15:54
    po flas për përdorimin e armëve jo-vdekjeprurëse nga ana e ushtrisë.
  • 15:54 - 15:56
    Por cfarë rëndësie ka kjo?
  • 15:56 - 15:58
    Ka shumë rëndësi sepse policia janë më të kufizuar kur vie tek përdorimi i forcës
  • 15:58 - 16:00
    në krahasim me ushtrinë.
  • 16:00 - 16:03
    Ata janë të stërvitur në atë mënyrë që të jenë më të kufizuar se ushtria.
  • 16:03 - 16:06
    Ata janë të stërvitur që të mendojnë më shumë, të provojnë të qetësojnë situatën.
  • 16:06 - 16:09
    Po qe se ke kësi lloj problemesh me oficer policie që bartin armë jo-vdekjeprurëse,
  • 16:09 - 16:11
    cfarë do ju bënte të mendonit
  • 16:11 - 16:14
    se do ishte ndryshe me personel ushtarak?
  • 16:15 - 16:18
    Dua ta përmbyll duke thënë
  • 16:18 - 16:20
    se kur jam duke u mbajtur fjalim policëve
  • 16:20 - 16:22
    se si do dukej arma jo-vdekjeprurëse e përsosur,
  • 16:22 - 16:24
    ata thonë të njajtën gjë në mënyrë të pashmangshme.
  • 16:24 - 16:27
    Thonë," Duhet të jetë dicka e rrezikshme
  • 16:27 - 16:29
    aq sa të bëjë njerëzit që t'ia kenë frikën pak"
  • 16:29 - 16:31
    Nëse i kërcënon se do ta përdorësh,
  • 16:31 - 16:34
    njerëzit do të binden,
  • 16:34 - 16:36
    por në të njëjtën kohë duhet të jetë dicka që nuk
  • 16:36 - 16:40
    lë efekte të përhershme."
  • 16:40 - 16:43
    Thënë ndyshe, arma jo-vdekjeprurvse e përsosur
  • 16:43 - 16:45
    është në të njëjtën kohë arma e përsosur për shpërdorim.
  • 16:45 - 16:47
    Cfarë do kishin bërë këta persona
  • 16:47 - 16:49
    po qe se do kishin qasje në tasers
  • 16:49 - 16:51
    ose në një version të mbartshëm të
  • 16:51 - 16:53
    Sistemit Aktiv Mohues --
  • 16:53 - 16:56
    një rreze nxehtësie e vogël që mund ta përdorësh në njerëz
  • 16:56 - 16:58
    pa u brengosur.
  • 16:58 - 17:01
    Andaj mendojë që ka mënyra
  • 17:01 - 17:03
    të përdorimit të armëve jo-vdekjeprurëse që do jenë efikase në raste të këtilla,
  • 17:03 - 17:05
    por kjo shoqërohet poashtu edhe me një varg problemesh
  • 17:05 - 17:07
    që duhet marrë parasysh.
  • 17:07 - 17:09
    Ju faleminderit.
  • 17:09 - 17:11
    (Duartrokitje)
Title:
Stephen Coleman: Rreziqet morale të armëve jo-vdekjeprurëse.
Speaker:
Stephen Coleman
Description:

Përdorimi i piper-djegësit dhe taserve nga ana e policisë dhe ushtrisë është në rritje e sipër, dhe tjera armë jo-vdekjeprurëse më ekzotike si rrezet e nxehta janë duke u përpunuar. Në TEDxCanberra, studiuesi i etikës Stephen Coleman hulumton pasojat e papritura të futjes në përdorim të këtyre armëve dhe bën disa pyetje sfiduese.

more » « less
Video Language:
English
Team:
TED
Project:
TEDTalks
Duration:
17:11

Albanian subtitles

Revisions