Return to Video

Nje lutje per edukim

  • 0:00 - 0:02
    Ky eshte udhetimi im i pare,
  • 0:02 - 0:04
    udhetimi im i pare jashte si zonja e pare.
  • 0:04 - 0:06
    A mund ta besoni?
  • 0:06 - 0:16
    (Duartrokitje)
  • 0:16 - 0:19
    Dhe ndersa ky nuk eshte udhetimi i pare ne Mbreterin e Bashkuar,
  • 0:19 - 0:24
    me duhet te them se jam e lumtur se ky eshte udhetimi im i pare zyrtar.
  • 0:24 - 0:28
    Marredhenia e vecante midis Sh.B.A-se dhe M.B
  • 0:28 - 0:33
    eshte e bazuar jo vetem ne lidhjen midis qeverive,
  • 0:33 - 0:36
    por dhe tek gjuha e perbashket dhe vlerat qe ne ndajme,
  • 0:36 - 0:40
    dhe e kujtoj kete duke ju pare juve sot.
  • 0:40 - 0:44
    Gjate vizites time jam nderuar vecanerisht
  • 0:44 - 0:47
    duke takuar disa nga grate e jashtezakonshme te Britanise--
  • 0:47 - 0:50
    gra qe po e shtrojne rrugen per te gjitha ju.
  • 0:50 - 0:53
    Dhe jam e nderuar t'ju takoj juve,
  • 0:53 - 0:59
    drejtuesit e ardhshem te Britanise Madhe dhe te kesaj bote.
  • 0:59 - 1:04
    Dhe, edhe pse rrethanat e jeteve tona mund te duken shume te largeta,
  • 1:04 - 1:08
    me mua qe qendroj ketu si Zonja e Pare e Shteteve te Bashkuara te Amerikes,
  • 1:08 - 1:12
    dhe ju, qe jeni duke mbaruar shkollen,
  • 1:12 - 1:16
    Dua te dini se ne kemi shume te perbashketa.
  • 1:16 - 1:20
    Sepse asgje ne rrugen e jetes time
  • 1:20 - 1:22
    nuk do e parashikonte qendrimin tim sot ketu
  • 1:22 - 1:25
    si Zonja e Pare Afrikano-Amerikane,
  • 1:25 - 1:27
    e Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
  • 1:27 - 1:32
    Nuk ka asgje ne historine time qe do me ulte sot ketu.
  • 1:32 - 1:35
    Nuk jam rritur me pasuri apo burime
  • 1:35 - 1:39
    apo ndonje qendrim social per te folur.
  • 1:39 - 1:43
    Jam rritur ne anen jugore te Cikagos.
  • 1:43 - 1:46
    Ajo eshte pjesa e vertete e Cikagos.
  • 1:46 - 1:49
    Dhe isha nje produkt i komunitetit te klases punetore.
  • 1:49 - 1:53
    Babai im ishte nje punetor bashkie gjithe jetes tij,
  • 1:53 - 1:55
    dhe mamaja ime ishte nje shtepiake.
  • 1:55 - 2:00
    Ajo ka qendruar ne shtepi per tu kujdesur per mua dhe vellain tim te madh.
  • 2:00 - 2:03
    Asnje nga ata nuk ndoqi universitetin.
  • 2:03 - 2:06
    Babai im u diagnostikua me skleroze te shumfishte
  • 2:06 - 2:08
    ne fillimet e jetes tij.
  • 2:08 - 2:11
    Por edhe pse behej me e veshtire per ate te ecte
  • 2:11 - 2:13
    dhe te vishej ne mengjes--
  • 2:13 - 2:15
    une e shikoja ate qe perpiqej fort --
  • 2:15 - 2:19
    babai im nuk ankohej kurre per perpjekjen e tij.
  • 2:19 - 2:21
    Ishte mirenjohes per ato qe kishte.
  • 2:21 - 2:26
    Ai thjesht zgjohej pak me heret dhe punonte pak me shume.
  • 2:26 - 2:29
    Keshtu une dhe vellai im u rritem me ato qe duhen vertete:
  • 2:29 - 2:32
    dashuri, vlera te forta
  • 2:32 - 2:35
    dhe besim se me nje edukim te mire
  • 2:35 - 2:37
    dhe me shume pune te forte,
  • 2:37 - 2:40
    se nuk kishte asgje qe ne nuk mund ta benim.
  • 2:40 - 2:44
    Une jam nje shembull per ate cka eshte e mundshme
  • 2:44 - 2:48
    kur vajzat qe ne fillim te jetes tyre
  • 2:48 - 2:53
    duhen dhe ushqehen nga njerezit qe i rrethojne.
  • 2:53 - 2:57
    Isha e rrethuar nga gra te jashtezakonshme ne jeten time:
  • 2:57 - 3:02
    gjyshe, mesuese, teze, kusherira, fqinj,
  • 3:02 - 3:06
    te cilat me mesuan per fuqine e fshehur dhe per dinjitetin.
  • 3:06 - 3:11
    Dhe mamaja ime, modeli im kryesor ne jeten time,
  • 3:11 - 3:13
    e cila jeton me ne ne Shtepine e Bardhe
  • 3:13 - 3:16
    dhe me ndihmon ne kujdesin e dy vajzave tona,
  • 3:16 - 3:18
    Malia dhe Sasha.
  • 3:18 - 3:22
    Ajo eshte nje prani aktive ne jeten e tyre, si dhe ne timen,
  • 3:22 - 3:24
    dhe po rrenjos tek ato
  • 3:24 - 3:27
    te njejtat vlera qe me mesoi mua dhe vellait tim:
  • 3:27 - 3:30
    gjera si dhembshuria dhe ndershmeria,
  • 3:30 - 3:34
    vetebesimi dhe kembengulja--
  • 3:34 - 3:37
    te gjitha keto te lidhura me nje dashuri te pafund
  • 3:37 - 3:40
    qe vetem nje gjyshe mund te jape.
  • 3:40 - 3:44
    Isha gjithashtu me shume fat qe jam ushqyer dhe
  • 3:44 - 3:49
    nga disa modele te forta mashkullore,
  • 3:49 - 3:52
    duke perfshire babain tim, vellain tim, xhaxhallaret dhe gjysherit.
  • 3:52 - 3:57
    Edhe meshkujt ne jeten time me kane mesuar disa gjera te rendesishme.
  • 3:57 - 4:00
    Me mesuan se si duhet te duket nje lidhje te respektueshme
  • 4:00 - 4:04
    midis meshkujve dhe grave.
  • 4:04 - 4:08
    Me mesuan se si duket nje martese e forte:
  • 4:08 - 4:11
    e cila eshte e ndertuar mbi besimin dhe angazhimin
  • 4:11 - 4:15
    si dhe mbi admirimin e vlerave te njeri tjetrit.
  • 4:15 - 4:17
    Me mesuan se cfare do te thote
  • 4:17 - 4:19
    te jesh nje baba
  • 4:19 - 4:21
    dhe te rrisesh nje familje.
  • 4:21 - 4:23
    Dhe jo te investosh vetem ne shtepine tende
  • 4:23 - 4:28
    por te ndihmosh ne rritjen e femijeve
  • 4:28 - 4:30
    ne komunitetin e gjere.
  • 4:30 - 4:32
    Dhe keto ishin te njejtat cilesi
  • 4:32 - 4:35
    qe kerkoja nga bashkeshorti im,
  • 4:35 - 4:37
    Barack Obama.
  • 4:38 - 4:41
    Kur u takuam per here te pare,
  • 4:41 - 4:45
    nje nga gjerat qe mbaj mend eshte se me nxorri ne nje takim.
  • 4:45 - 4:48
    Dhe takimi ishte te shkoja me te ne nje mbledhje komuniteti.
  • 4:48 - 4:50
    (Te qeshura)
  • 4:50 - 4:52
    E di, sa romantike.
  • 4:52 - 4:55
    (Te qeshura)
  • 4:55 - 4:57
    Por kur ne u njohem, Barack ishte nje organizues komuniteti.
  • 4:57 - 5:01
    Ai punonte duke ndihmuar njerez per te gjetur pune
  • 5:01 - 5:05
    dhe perpiqej te sillte burime ne lagjet qe luftonin.
  • 5:05 - 5:07
    Ndersa i fliste banoreve ne ate qender komuniteti,
  • 5:07 - 5:09
    ai foli per dy koncepte.
  • 5:09 - 5:15
    Ai foli per "Boten si eshte" dhe "boten si duhet te jete."
  • 5:15 - 5:19
    Dhe une fola per kete gjate gjithe fushates.
  • 5:19 - 5:21
    Ajo qe tha, se shume shpesh,
  • 5:21 - 5:26
    eshte se ne pranojme distancen midis atyre dy ideve.
  • 5:26 - 5:30
    Dhe shpesh i pershtateshim botes ashtu sic eshte,
  • 5:30 - 5:34
    edhe kur ajo nuk reflekton vlerat dhe synimet tona.
  • 5:34 - 5:37
    Por Barack na kujtoi ne ate dite,
  • 5:37 - 5:40
    te gjitheve ne ne ate salle, se te gjithe e dim
  • 5:40 - 5:44
    se si duhet te jete bota jone.
  • 5:44 - 5:47
    Ne e dime si duket drejtesia, sinqeriteti dhe mundesia.
  • 5:47 - 5:49
    Te gjithe e dime.
  • 5:49 - 5:51
    Dhe ai i kerkoi njerezve ne ate takim,
  • 5:51 - 5:53
    ne ate komunitet,
  • 5:53 - 5:56
    te perkushtojne veten e tyre per te mbyllur boshllekun
  • 5:56 - 5:58
    midis atyre dy ideve,
  • 5:58 - 6:02
    per te punuar sebashku dhe ta bejne boten sic eshte
  • 6:02 - 6:06
    dhe boten si duhet te jete, nje dhe te njejte.
  • 6:06 - 6:09
    Dhe mendoj per ate sot sepse une
  • 6:09 - 6:13
    sjell nder mend dhe jam e bindur se te gjithe ju ne kete shkolle
  • 6:13 - 6:18
    jeni pjese shume e rendesishme per te mbyllur ate boshllik.
  • 6:18 - 6:23
    Ju jeni grate qe do ndertoni boten ashtu sic duhet te jete.
  • 6:23 - 6:25
    Ju do shkruani kapitullin e rradhes ne histori.
  • 6:25 - 6:29
    Jo vetem per veten tuaj, por per brezin tend
  • 6:29 - 6:32
    dhe brezat e ardhshem.
  • 6:32 - 6:34
    Dhe ja pse edukimi i mire
  • 6:34 - 6:36
    eshte kaq i rendesishem.
  • 6:36 - 6:39
    Ja pse e gjitha kjo qe po kaloni--
  • 6:39 - 6:43
    uljet dhe ngritjet, mesuesit qe doni dhe ata qe nuk doni--
  • 6:43 - 6:46
    eshte kaq e rendesishme.
  • 6:46 - 6:49
    Sepse komunitetet dhe shtetet dhe ne fund te fundit e gjithe bota
  • 6:49 - 6:54
    jane po aq te forta sa shendeti i grave te tyre.
  • 6:54 - 6:56
    Dhe kjo eshte e rendesishme per ta pasur ne mend.
  • 6:56 - 7:02
    Pjese e atij shendetit eshte edhe edukimi i diskuteshem.
  • 7:02 - 7:07
    Diferenca midis nje familje ne perpjkje dhe nje familje te shendetshme
  • 7:07 - 7:10
    eshte shpesh prezenca e nje gruaje te fuqizuar
  • 7:10 - 7:13
    ose grave ne qender te asaj familje.
  • 7:13 - 7:16
    Diferenca midis nje komuniteti te rene dhe atij te lulezuarit
  • 7:16 - 7:20
    eshte shpesh reskpekti i shendetshem midis meshkujve dhe grave
  • 7:20 - 7:25
    te cilet e vleresojne kontributin e njeri tjetrit ne komunitet.
  • 7:25 - 7:28
    Diferenca midis nje kombi te dobet
  • 7:28 - 7:30
    dhe te atij qe do te lulezoj
  • 7:30 - 7:34
    eshte vleresimi se na duhet nje hyrje e barabarte ne edukim
  • 7:34 - 7:36
    si per djemte ashtu dhe per vajzat.
  • 7:36 - 7:41
    Dhe kjo shkolle, e cila e ka marr emrin nga doktoresha e pare femer ne M.B
  • 7:41 - 7:47
    si dhe godinat rrethuese te quajtura Frida Kahlo si artistja Meksikane,
  • 7:47 - 7:49
    Mary Seacole,
  • 7:49 - 7:53
    infermierja nga Jamaica e njohur si "Black Florence Nightingale"
  • 7:53 - 7:56
    dhe autorja Angleze, Emily Bronte,
  • 7:56 - 8:00
    nderoni grate qe kane luftuar seksizmin, racizmin dhe injorancen,
  • 8:00 - 8:05
    per te ndjekur pasionet e tyre dhe te ushqejne shpirtrat e tyre.
  • 8:05 - 8:08
    Ato nuk i lejonin pengesat.
  • 8:08 - 8:12
    Sic thote dhe tabela ketu, "Pa limete."
  • 8:12 - 8:14
    Ato nuk njihnin menyre tjeter jetese
  • 8:14 - 8:17
    pervec se te ndiqnin endrrat e tyre.
  • 8:17 - 8:22
    Dhe duke e bere kete, keto gra
  • 8:22 - 8:24
    levizen shume pengesa.
  • 8:24 - 8:26
    Dhe hapen shume dyer te reja
  • 8:26 - 8:29
    per miliona doktoresha dhe infiermere femra
  • 8:29 - 8:32
    artiste dhe autore,
  • 8:32 - 8:34
    te gjitha te cilat i kane ndjekur keto.
  • 8:34 - 8:37
    Dhe duke u edukuar mire,
  • 8:37 - 8:41
    edhe ju mund ta kontrolloni fatin tuaj.
  • 8:41 - 8:44
    Ju lutem mbaheni mend kete.
  • 8:44 - 8:48
    Nese doni te dini arsyen pse ndodhem ketu sot,
  • 8:48 - 8:51
    eshte per shkak te edukimit.
  • 8:51 - 8:55
    Une asnjehere nuk e lija mesimin. Me falni, nuk e di nese ndokush e le mesimin.
  • 8:55 - 8:57
    Asnjehere nuk e kam bere.
  • 8:57 - 8:59
    Me pelqente te merja 10-ta.
  • 8:59 - 9:01
    Me pelqente te isha e zgjuar.
  • 9:01 - 9:05
    Me pelqente te isha ne kohe. Me pelqente te beja detyrat.
  • 9:05 - 9:10
    Mendoja se te qenit i zgjuar ishte me fantastike se gjithcka tjeter ne bote.
  • 9:10 - 9:12
    Dhe ju gjithashtu, me te njejtat vlera,
  • 9:12 - 9:14
    mund te kontrolloni fatin tuaj.
  • 9:14 - 9:17
    Edhe ju mund ta shtroni rrugen.
  • 9:17 - 9:19
    Edhe ju mund ti realizoni endrrat tuaja,
  • 9:19 - 9:23
    dhe me pas detyra juaj eshte te ktheheni
  • 9:23 - 9:27
    dhe te ndihmoni dike si ju te beje te njejten gje.
  • 9:27 - 9:30
    Historia ka provuar se nuk ka rendesi
  • 9:30 - 9:32
    nese ti vjen nga nje shtrese qyteti
  • 9:32 - 9:34
    apo nje shtrese fshati.
  • 9:34 - 9:36
    Suksesi juaj do vendoset
  • 9:36 - 9:39
    nga guximi juaj,
  • 9:39 - 9:43
    nga vetebesimi juaj, dhe nga puna juaj individuale e forte.
  • 9:43 - 9:47
    Kjo eshte e vertete. Ky eshte realiteti i botes ku ne jetojme.
  • 9:47 - 9:50
    Ju tashme keni kontroll mbi fatin tuaj.
  • 9:50 - 9:55
    Dhe nuk do jete e lehte--kjo eshte e sigurte.
  • 9:55 - 9:57
    Por ju keni gjithcka qe ju duhet.
  • 9:57 - 10:00
    Gjithcka qe doni te arrini,
  • 10:00 - 10:03
    ju e keni tanime, pikerisht ketu.
  • 10:03 - 10:07
    Bashkeshkorti im punon ne nje zyre te madhe.
  • 10:07 - 10:10
    Ata e quajne Zyra Ovale.
  • 10:10 - 10:12
    Ne Shtepine e Bardhe, eshte dhe tryeza qe ai ulet--
  • 10:12 - 10:15
    e cila quhet Tryeza Rezolute.
  • 10:15 - 10:19
    Ishte e ndertuar me lend druri nga Rezoluta e Madherise se Saj
  • 10:19 - 10:22
    dhe dhene nga Mbreteresha Viktoria.
  • 10:22 - 10:27
    Eshte nje simbol i forte i miqesise midis dy kombeve tane.
  • 10:27 - 10:29
    Dhe emri tij, Resolute (e vendosur),
  • 10:29 - 10:33
    eshte nje kujtese e forces dhe karakterit qe kerkohet
  • 10:33 - 10:35
    jo vetem per te drejtuar nje shtet,
  • 10:35 - 10:40
    por dhe per te jetuar nje jete me qellime gjithashtu.
  • 10:40 - 10:44
    Dhe uroj qe me ndjekjen e endrrave tuaja, ju te mbeteni te vendosur,
  • 10:44 - 10:47
    qe te ecni perpara pa limite,
  • 10:47 - 10:52
    dhe te perdorni talentet tuaja--sepse ka shume; ne i kemi pare ato;
  • 10:52 - 10:54
    jane aty--
  • 10:54 - 10:58
    dhe ti perdorni ato per te krijiar nje bote ashtu sic duhet te jete.
  • 10:58 - 11:01
    Sepse ne mbeshtetemi tek ju.
  • 11:01 - 11:03
    Mbeshtetemi te gjithsecili prej jush
  • 11:03 - 11:06
    te nxirrni me te miren tuaj.
  • 11:06 - 11:08
    Sepse bota eshte e madhe.
  • 11:08 - 11:10
    Dhe eshte e mbushur me sfida.
  • 11:10 - 11:14
    Dhe ne kemi nevoje per gra te forta, te zgjuara dhe me vetebesim
  • 11:14 - 11:16
    per tu ngritur dhe te marrin frenat.
  • 11:16 - 11:20
    Ne e dime qe ju mund ta beni. Ju duam. Ju faleminderit shume.
  • 11:20 - 11:27
    (Duartrokitje)
Title:
Nje lutje per edukim
Speaker:
Michelle Obama
Description:

Duke folur nje shkolle vajzash ne Londer, Michelle Obama ben nje rast personal pasionant per cdo student qe te marri studimin seriozisht. Eshte gjenerata e re, e shkelqyer, thote ajo qe do te mbylle boshllekun midis botes sic eshte dhe botes sic duhet te jete.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
11:29

Albanian subtitles

Revisions