Return to Video

Sebastião Salgado: Drama e heshtur e fotografisë

  • 0:01 - 0:03
    Nuk jam i sigurt nëse secili prej jush
  • 0:03 - 0:06
    i ka të njohura fotot e mia.
  • 0:06 - 0:10
    Dua t'ju tregoj vetëm disa prej tyre,
  • 0:10 - 0:13
    dhe pastaj do të flas.
  • 0:46 - 0:50
    Duhet t'ju tregoj pak për historinë time,
  • 0:50 - 0:52
    sepse do të flasim për të
  • 0:52 - 0:55
    gjatë fjalimit tim këtu.
  • 0:55 - 0:58
    Kam lindur në 1944 në Brazil
  • 0:58 - 1:02
    kur Brazili nuk ishte akoma ekonomi tregu.
  • 1:02 - 1:04
    Linda në një fermë,
  • 1:04 - 1:08
    një fermë, ku më shumë se 50 përqind ishte pyll ekuatorial (akoma).
  • 1:08 - 1:10
    Vend i mrekullueshëm.
  • 1:10 - 1:14
    Jetoja me zogj mahnitës, kafshë mahnitëse,
  • 1:14 - 1:18
    Notoja në lumenjtë tanë të vegjël me kaimanë.
  • 1:18 - 1:21
    Ishin gati 35 familje që jetonin në këtë fermë,
  • 1:21 - 1:25
    dhe çdo gjë që prodhonim në këtë fermë, e konsumonim.
  • 1:25 - 1:28
    Shumë pak gjëra shkonin në treg.
  • 1:28 - 1:30
    Një herë në vit, e vetmja gjë që shkonte në treg
  • 1:30 - 1:32
    ishte bagëtia që rrisnim,
  • 1:32 - 1:35
    dhe udhëtonim për 45 ditë
  • 1:35 - 1:37
    për të arritur te thertorja,
  • 1:37 - 1:39
    duke sjellë mijëra kokë bagëtish,
  • 1:39 - 1:42
    dhe për gati 20 ditë udhëtonim prapë
  • 1:42 - 1:44
    për të mbërritur te ferma jonë.
  • 1:44 - 1:46
    Kur isha 15 vjeç,
  • 1:46 - 1:50
    mu desh ta lija atë vend
  • 1:50 - 1:53
    dhe të shkoja në një qytet pak më të madh -- shumë më të madh --
  • 1:53 - 1:57
    ku përfundova gjimnazin.
  • 1:57 - 2:00
    Atje mësova gjëra të tjera.
  • 2:00 - 2:02
    Brazili kishte filluar të urbanizohej, industrializohej,
  • 2:02 - 2:07
    dhe i dija politikat. U bëra disi radikal,
  • 2:07 - 2:10
    isha anëtar i partive të majta,
  • 2:10 - 2:13
    dhe u bëra aktivist.
  • 2:13 - 2:16
    Hyra në universitet për ekonomi.
  • 2:16 - 2:18
    Përfundova masterin në ekonomi.
  • 2:18 - 2:21
    Dhe gjëja më e rëndësishme në jetën time
  • 2:21 - 2:23
    ndodhi po në këtë periudhë.
  • 2:23 - 2:26
    Njoha një vajzë të mrekullueshme,
  • 2:26 - 2:30
    e cila u bë shoqja ime e ngushtë për gjithë jetën
  • 2:30 - 2:34
    dhe shoqëruesja ime në çdo gjë që kam bërë deri më tani,
  • 2:34 - 2:37
    bashkëshortja ime, Lélia Wanick Salgado.
  • 2:37 - 2:39
    Brazili u radikalizua shumë.
  • 2:39 - 2:42
    Luftuam fort kundër diktaturës,
  • 2:42 - 2:44
    në një moment të rëndësishëm për ne:
  • 2:44 - 2:47
    Ose rri klandestin me armë në duar,
  • 2:47 - 2:50
    ose lër Brazilin. Ishim shumë të rinj,
  • 2:50 - 2:55
    dhe organizata jonë mendoi se do të ishte më mirë sikur të largoheshim,
  • 2:55 - 2:56
    dhe shkuam në Francë,
  • 2:56 - 2:58
    ku bëra PhD në ekonomi,
  • 2:58 - 3:00
    Léila u bë arkitekte.
  • 3:00 - 3:03
    Më pas punova për një bankë investimi.
  • 3:03 - 3:06
    Udhëtonim shumë, financonim zhvillimin,
  • 3:06 - 3:09
    projektet ekonomike në Afrikë me Bankën Botërore.
  • 3:09 - 3:12
    Dhe një ditë fotografia pushtoi komplet jetën time.
  • 3:12 - 3:13
    U bëra fotograf,
  • 3:13 - 3:16
    braktisa gjithçka dhe u bëra fotograf,
  • 3:16 - 3:19
    dhe fillova të fotografoja
  • 3:19 - 3:22
    gjëra të rëndësishme për mua.
  • 3:22 - 3:24
    Shumë njerëz më thonë se jam fotoreporter,
  • 3:24 - 3:27
    se jam foto-antropolog,
  • 3:27 - 3:29
    se jam foto-aktivist.
  • 3:29 - 3:32
    Por unë bëra më shumë se kaq.
  • 3:32 - 3:35
    Fotografia u bë jeta ime.
  • 3:35 - 3:38
    Jetoja komplet brenda fotografisë
  • 3:38 - 3:40
    duke bërë projekte afatgjata,
  • 3:40 - 3:42
    dhe dua t'ju tregoj vetëm disa foto
  • 3:42 - 3:48
    të -- përsëri, ju do të shihni brenda projekteve sociale
  • 3:48 - 3:50
    ku unë shkova, publikova librat e mi
  • 3:50 - 3:53
    mbi këto foto,
  • 3:53 - 3:57
    por do ju tregoj vetëm disa tani.
  • 4:43 - 4:47
    Në vitet '90, nga 1994 në 2000,
  • 4:47 - 4:50
    fotografova një histori të quajtur Migrimet.
  • 4:50 - 4:52
    U bë libër. U bë shfaqje.
  • 4:52 - 4:55
    Por gjatë kohës që po e fotografoja,
  • 4:55 - 5:00
    po jetoja një periudhë të vështirë të jetës sime, sidomos në Ruanda.
  • 5:00 - 5:05
    Në Ruanda pashë brutalitet.
  • 5:05 - 5:08
    Pashë mijëra vdekje në ditë.
  • 5:08 - 5:11
    Humba besimin në specien tonë.
  • 5:11 - 5:15
    Nuk besoja se mund të jetonim më tutje,
  • 5:15 - 5:20
    dhe fillova të sulmohesha nga vetë Stafilokoku im.
  • 5:20 - 5:23
    Kisha infeksione kudo.
  • 5:23 - 5:28
    Kur bëja dashuri me gruan time, nuk më dilte më spermë;
  • 5:28 - 5:31
    Më dilte gjak.
  • 5:31 - 5:34
    Shkova të vizitohesha te një miku im në Paris,
  • 5:34 - 5:36
    i tregova për sëmundjen time.
  • 5:36 - 5:39
    Më bëri një kontroll të gjatë e më tha: "Sebastian,
  • 5:39 - 5:42
    ti nuk je i sëmurë, prostata jote është perfekte.
  • 5:42 - 5:46
    Ajo çfarë ndodhi është se ti pe aq shumë vdekje sa po shkon drejt vdekjes tënde.
  • 5:46 - 5:49
    Duhet të ndalosh. Ndalo.
  • 5:49 - 5:54
    Duhet të ndalosh, përndryshe do të vdesësh."
  • 5:54 - 5:58
    Dhe vendosa të ndaloja.
  • 5:58 - 6:00
    U mërzita me fotografinë,
  • 6:00 - 6:02
    me gjithçka në botë,
  • 6:02 - 6:06
    dhe vendosa të kthehesha në vendin ku linda.
  • 6:06 - 6:08
    Ndodhi një rastësi e madhe.
  • 6:08 - 6:11
    Në këtë kohë prindërit po më plakeshin.
  • 6:11 - 6:15
    Kam shtatë motra. Jam ndër burrat e vetëm në familje,
  • 6:15 - 6:16
    dhe ata bashkë vendosën
  • 6:16 - 6:19
    të na e jepnin mua dhe Léilës këtë tokë.
  • 6:19 - 6:25
    Kur e morëm, kjo tokë ishte po aq e vdekur sa edhe unë.
  • 6:25 - 6:28
    Kur isha fëmijë, më se 50 përqind e saj ishte pyll tropikal.
  • 6:28 - 6:30
    Kur e morëm,
  • 6:30 - 6:33
    më pak se gjysmë përqindjeje ishte pyll,
  • 6:33 - 6:35
    ashtu si në të gjithë rajonin tim.
  • 6:35 - 6:38
    Për të krijuar zhvillim, zhvillimin brazilian,
  • 6:38 - 6:41
    shkatërruam shumë nga pyjet tona.
  • 6:41 - 6:43
    Ashtu siç ju bëtë në Shtetet e Bashkuara,
  • 6:43 - 6:45
    ose në Indi, kudo në planet.
  • 6:45 - 6:47
    Për t'u zhvilluar
  • 6:47 - 6:49
    vijmë te një kontradiktë e madhe
  • 6:49 - 6:52
    që shkatërrojmë gjithçka përreth nesh.
  • 6:52 - 6:56
    Kjo fermë që kishte mijëra kokë bagëtish
  • 6:56 - 6:58
    kishte ngelur vetëm me disa qindra
  • 6:58 - 7:01
    dhe nuk dinim si ta ndreqnim situatën.
  • 7:01 - 7:05
    Léila pati një ide të jashtëzakonshme, një ide të çmendur.
  • 7:05 - 7:09
    Dhe tha: "Pse nuk ndërton sërish pyllin e dikurshëm?
  • 7:09 - 7:11
    Ti thua që ke lindur në parajsë.
  • 7:11 - 7:14
    Le ta ndërtojmë sërish parajsën."
  • 7:14 - 7:17
    Dhe shkova të takoja një shok timin të mirë
  • 7:17 - 7:18
    inxhinier pyjesh
  • 7:18 - 7:20
    që të përgatiste një projekt për ne,
  • 7:20 - 7:22
    dhe filluam. Filluam të mbillnim,
  • 7:22 - 7:26
    vitin e parë humbëm shumë pemë, vitin e dytë më pak
  • 7:26 - 7:31
    dhe pak e nga pak, kjo tokë e vdekur filloi të ringjallej.
  • 7:31 - 7:35
    Filluam të ndërtonim qindra e mijëra pemë,
  • 7:35 - 7:38
    vetëm specie të zonës, vetëm vendase,
  • 7:38 - 7:42
    ku ndërtuam një ekosistem identik me atë që ishte shkatërruar,
  • 7:42 - 7:46
    dhe vendi u gjallërua në mënyrë të pabesueshme.
  • 7:46 - 7:49
    Ishte e nevojshme për ne ta shndërronim tokën tonë
  • 7:49 - 7:50
    në park kombëtar.
  • 7:50 - 7:53
    E shndërruam. Ia dhamë përsëri këtë tokë natyrës.
  • 7:53 - 7:54
    U bë park kombëtar.
  • 7:54 - 7:58
    Krijuam një institucion të quajtur Instituto Terra,
  • 7:58 - 8:03
    dhe krijuam një projekt të madh mjedisi për të mbledhur para kudo.
  • 8:03 - 8:07
    Këtu në Los Angeles, në Bay Area në San Francisco
  • 8:07 - 8:09
    ulej nga taksat në Shtetet e Bashkuara.
  • 8:09 - 8:12
    Mblodhëm para në Spanjë, në Itali, shumë në Brazil.
  • 8:12 - 8:15
    Punuam me shumë kompani në Brazil
  • 8:15 - 8:17
    të cilat hodhën para në këtë projekt, me qeverinë.
  • 8:17 - 8:21
    Dhe jeta erdhi përsëri e pata një dëshirë të madhe
  • 8:21 - 8:24
    t'i kthehesha fotografisë, të fotografoja sërish.
  • 8:24 - 8:28
    Këtë herë nuk doja të fotografoja më
  • 8:28 - 8:32
    vetëm një kafshë, të cilën e kisha fotografuar gjatë gjithë jetës sime: ne.
  • 8:32 - 8:35
    Doja të fotografoja kafshë të tjera,
  • 8:35 - 8:37
    të fotografoja pejsazhet,
  • 8:37 - 8:40
    të fotografoja njerëzit, por njerëzit e fillimit,
  • 8:40 - 8:43
    në kohën kur jetonim në ekuilibër me natyrën.
  • 8:43 - 8:47
    Dhe shkova. Ia nisa në fillim të 2004,
  • 8:47 - 8:50
    dhe përfundova në fund të 2011.
  • 8:50 - 8:53
    Bëmë një numër të pabesueshëm fotosh,
  • 8:53 - 8:57
    dhe përfundimi -- Lélia skicoi gjithë librat e mi,
  • 8:57 - 9:00
    gjithë shfaqjet e mia. Eshtë krijuesja e shfaqjeve të mia.
  • 9:00 - 9:02
    Dhe ajo çfarë duam nga këto foto
  • 9:02 - 9:08
    është të nisim një diskutim mbi çfarë kemi të pacënuar në planet
  • 9:08 - 9:11
    dhe çfarë duhet të ruajmë në këtë planet
  • 9:11 - 9:14
    nëse duam të jetojmë, të kemi ekuilibër në jetë.
  • 9:14 - 9:17
    Dhe doja të shikoja njerëzit, ne,
  • 9:17 - 9:23
    kur përdornim, po, mjetet tona në gur.
  • 9:23 - 9:25
    Ne akoma rrojmë. Javën e kaluar isha
  • 9:25 - 9:28
    tek Fondacioni Kombëtar Brazilian i Indianëve,
  • 9:28 - 9:31
    dhe vetëm në Amazonë kemi 110 grupe
  • 9:31 - 9:34
    indianësh, të cilët nuk janë kontaktuar ende.
  • 9:34 - 9:36
    Duhet të mbrojmë pyjet.
  • 9:36 - 9:41
    Dhe me këto foto, shpresoj të ndërtojmë
  • 9:41 - 9:44
    informacion, sistem informacionesh.
  • 9:44 - 9:47
    U munduam të bënim një prezantim të ri të planetit,
  • 9:47 - 9:49
    dhe dua t'ju tregoj tani vetëm disa fotografi
  • 9:49 - 9:52
    të këtij projekti, ju lutem.
  • 11:48 - 11:50
    Kjo — (Duartrokitje) —
  • 11:50 - 11:55
    Falemnderit. Shumë falemnderit.
  • 11:57 - 12:00
    Kjo tregon sa duhet të luftojmë
  • 12:00 - 12:02
    për ta mbajtur siç është tani.
  • 12:02 - 12:06
    Por është një pjesë tjetër, të cilën duhet ta ndërtojmë së bashku,
  • 12:06 - 12:10
    të ndërtojmë shoqëritë tona, familjet moderne të shoqërisë,
  • 12:10 - 12:13
    jemi në një pikë ku nuk mund të kthehemi më mbrapa.
  • 12:13 - 12:15
    Por krijojmë një kontradiktë të madhe.
  • 12:15 - 12:17
    Për të ndërtuar gjithë këtë, shkatërrojmë shumë.
  • 12:17 - 12:20
    Pylli ynë në Brazil, ai pylli antik
  • 12:20 - 12:22
    në përmasat e Kalifornisë,
  • 12:22 - 12:25
    është shkatërruar në masën 93 përqind.
  • 12:25 - 12:28
    Këtu, në Bregun Perëndimor, i keni shkatërruar pyjet tuaja.
  • 12:28 - 12:31
    Këtu rrotull, apo jo? Pyjet e sekuove janë zhdukur.
  • 12:31 - 12:33
    Shumë shpejt u zhdukën.
  • 12:33 - 12:36
    Duke ardhur para dy ditësh nga Atlanta këtu,
  • 12:36 - 12:38
    fluturova mbi shkretëtirat
  • 12:38 - 12:41
    që kemi bërë, që provokuam me duart tona.
  • 12:41 - 12:43
    India nuk ka më pemë. Spanja nuk ka më pemë.
  • 12:43 - 12:47
    Dhe duhet t'i ndërtojmë këto pyje.
  • 12:47 - 12:50
    Ato janë thelbi i jetës sonë, këto pyje.
  • 12:50 - 12:55
    Na duhet të marrim frymë. E vetmja fabrikë
  • 12:55 - 12:58
    në gjendje të shndërrojë CO2 në oksigjen,
  • 12:58 - 13:00
    janë pyjet.
  • 13:00 - 13:04
    Makineria e vetme në gjendje të kapë karbonin
  • 13:04 - 13:07
    që po prodhojmë, gjithmonë,
  • 13:07 - 13:11
    edhe kur e pakësojmë, me çdo gjë që bëjmë, prodhojmë CO2,
  • 13:11 - 13:13
    janë pemët.
  • 13:13 - 13:17
    Bëj pyetjen -- tre apo katër javë më parë,
  • 13:17 - 13:19
    pamë në gazeta
  • 13:19 - 13:22
    miliona peshq që ngordhën në Norvegji.
  • 13:22 - 13:25
    Mungesë oksigjeni në ujë.
  • 13:25 - 13:27
    Pyes veten, nëse për një moment,
  • 13:27 - 13:31
    nuk do kemi mungesa oksigjeni për gjithë speciet e kafshëve,
  • 13:31 - 13:34
    duke përfshirë tonën -- do të ishte shumë e ndërlikuar për ne.
  • 13:34 - 13:39
    Për sistemin ujor, pemët janë thelbësore.
  • 13:39 - 13:42
    Do ju jap një shembull të vogël që do ta kuptoni shumë lehtë.
  • 13:42 - 13:46
    Ju njerëz të lumtur që keni shumë flokë,
  • 13:46 - 13:50
    nëse bëni një dush, ju duhen
  • 13:50 - 13:53
    dy apo tre orë të thani flokët
  • 13:53 - 13:55
    nëse nuk përdorni tharëse flokësh.
  • 13:55 - 14:00
    Për mua, një minutë dhe janë tharë. E njëjta gjë edhe me pemët.
  • 14:00 - 14:03
    Pemët janë flokët e planetit tonë.
  • 14:03 - 14:07
    Kur bie shi në një vend ku nuk ka pemë,
  • 14:07 - 14:10
    në pak minuta, uji mbërrin në lumenj,
  • 14:10 - 14:13
    sjell dheun, duke shkatërruar burimet tona ujore,
  • 14:13 - 14:15
    duke shkatërruar lumenjtë,
  • 14:15 - 14:16
    dhe nuk ruan aspak lagështi.
  • 14:16 - 14:20
    Kur ka pemë, sistemi i rrënjëve ruan ujin.
  • 14:20 - 14:23
    Gjithë degët e pemëve, gjethet që bien
  • 14:23 - 14:25
    krijojnë një zonë të lagësht,
  • 14:25 - 14:30
    e cila rri me muaj të tërë nëntokë, shkon në lumenj,
  • 14:30 - 14:33
    dhe ruan burimin tonë, ruan lumenjtë tanë.
  • 14:33 - 14:35
    Kjo është gjëja më e rëndësishme,
  • 14:35 - 14:39
    kur imagjinojmë që na nevojitet uji për çdo aktivitet në jetën tonë.
  • 14:39 - 14:42
    Dua t'ju tregoj tani, për të përfunduar,
  • 14:42 - 14:44
    vetëm disa foto, që për mua
  • 14:44 - 14:47
    janë shumë të rëndësishme në këtë drejtim.
  • 14:47 - 14:49
    Ju kujtohet që ju tregova,
  • 14:49 - 14:52
    kur mora fermën nga prindërit e mi
  • 14:52 - 14:54
    ajo ishte parajsa ime, ishte ferma ime.
  • 14:54 - 15:00
    Tokë plotësisht e shkatërruar, erozioni, toka ishte tharë.
  • 15:00 - 15:02
    Por mund të shihni në këtë fotografi,
  • 15:02 - 15:06
    filluam të ndërtonim një qendër edukimi
  • 15:06 - 15:11
    që u shndërrua në një qendër mjedisore goxha të madhe në Brazil.
  • 15:11 - 15:16
    Por ju shihni shumë pika në foto.
  • 15:16 - 15:19
    Në çdo pikë, patëm mbjelle një pemë.
  • 15:19 - 15:21
    Janë me mijëra pemë.
  • 15:21 - 15:24
    Tani do ju tregoj fotot e bëra pikërisht në të njëjtin vend
  • 15:24 - 15:26
    para dy muajsh.
  • 15:28 - 15:35
    (Duartrokitje)
  • 15:37 - 15:39
    Ju thashë në fillim që nevojiteshin
  • 15:39 - 15:43
    gati 2.5 milion pemë
  • 15:43 - 15:46
    nga 200 specie të ndryshme
  • 15:46 - 15:49
    për të rindërtuar ekosistemin.
  • 15:49 - 15:52
    Dhe do ju tregoj foton e fundit.
  • 15:52 - 15:55
    Kemi dy milion pemë në tokë tani.
  • 15:55 - 15:56
    Po izolojmë
  • 15:56 - 16:01
    rreth 100 000 ton karboni me këto pemë.
  • 16:01 - 16:05
    Miqtë e mi, është shumë e thjeshtë për t'u bërë. Ne e bëmë, apo jo?
  • 16:05 - 16:08
    Nga një aksident që më ndodhi,
  • 16:08 - 16:11
    u kthyem, ndërtuam një ekosistem.
  • 16:11 - 16:14
    Ne brenda kësaj dhome,
  • 16:14 - 16:17
    besoj se kemi të njëjtin shqetësim,
  • 16:17 - 16:20
    dhe modelin që krijuam në Brazil,
  • 16:20 - 16:21
    mund ta shpërngulim këtu.
  • 16:21 - 16:24
    Mund ta zbatojmë në çdo vend të botës, apo jo?
  • 16:24 - 16:27
    Dhe besoj se mund ta bëjmë së bashku.
  • 16:27 - 16:29
    Shumë falemnderit.
  • 16:29 - 16:33
    (Duartrokitje)
Title:
Sebastião Salgado: Drama e heshtur e fotografisë
Speaker:
Sebastião Salgado
Description:

Me një PhD në ekonomi, Sebastião Salgado filloi të fotografonte në të tridhjetat e tij, por kjo disipline iu bë fiksim. Projektet e tij të zgjatura me vite kapin bukur anën njerëzore të një historie botërore, e cila shumë shpesh përfshin vdekje, shkatërrim apo kalbje. Këtu, ai tregon një histori thellësisht personale të zanatit, që thuajse i solli vdekjen dhe tregon imazhe që të lënë pa frymë nga puna e tij më e fundit, Genesis, e cila dokumenton njerëzit dhe vendet e harruara nga bota.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
16:53
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for The silent drama of photography
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for The silent drama of photography
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for The silent drama of photography
Adela Sota edited Albanian subtitles for The silent drama of photography
Adela Sota edited Albanian subtitles for The silent drama of photography
Adela Sota added a translation

Albanian subtitles

Revisions