Return to Video

Tony Robbins - Pse bëjmë atë që bëjmë

  • 0:00 - 0:01
    (Duartrokitje)
  • 0:02 - 0:05
    Faleminderit. Më duhet t'u them që jam i ekscituar dhe sfiduar.
  • 0:05 - 0:08
    Ekscitimi im është: E kam një rast të ndaj diçka.
  • 0:08 - 0:12
    Dhe sfida ime është: seminari më i shkurtër që bëj është 50 orë.
  • 0:12 - 0:13
    (Të qeshura)
  • 0:13 - 0:16
    S'po e ekzagjeroj. I bëj në fundjavë, dhe ajo që bëj --
  • 0:16 - 0:17
    bëj më shumë se aq, pra, i instruktoj njerëzit --
  • 0:17 - 0:20
    por tani jam në imerzion. Sepse si e keni mësuar gjuhën?
  • 0:20 - 0:22
    Nuk e keni mësuar vetëm duke mësuar parimet,
  • 0:22 - 0:25
    por jeni futur në të dhe e keni përsëritur aq shpesh saqë është bërë e vërtetë.
  • 0:25 - 0:28
    Dhe arsyeja kryesore pse jam këtu, përveç të qeni i çmendur
  • 0:28 - 0:30
    është se në të vërtetë jam një një pozitë --
  • 0:30 - 0:32
    Nuk jam këto për t'iu motvuar, e kam të qartë, nuk ju duhet motivim.
  • 0:32 - 0:34
    Shpesh njerëzit kujtojnë se unë pikërisht këtë bëj,
  • 0:34 - 0:37
    dhe ajo është gjëja e fundit që bëj. çka ndodh shpesh është
  • 0:38 - 0:39
    njerëzit më thonë, "S'kam nevojë për motivim."
  • 0:39 - 0:41
    Dhe unë u them, "Mirë, interesante. Unë s'merrem me motiivim."
  • 0:41 - 0:45
    Unë jam "Njeriu i Pse-ve". Une dua ta di pse bën atë që bën.
  • 0:45 - 0:47
    Dhe cili është motivi për veprim?
  • 0:48 - 0:51
    çka është ajo që të nxitë në jetë tani? Jo para 10 vitesh.
  • 0:51 - 0:53
    Ose jeni duke jetuar në të njëjtin model? Sese unë besoj
  • 0:53 - 0:56
    se forca e padukshme e nxitjes së brendshme, e aktivizuar,
  • 0:56 - 0:58
    është gjëja më e rendësishme në botë.
  • 0:58 - 1:02
    Jam këtu sepse besoj se emocioni është forca e jetës.
  • 1:02 - 1:04
    Të gjithë këtu kemi mendje të ndritura.
  • 1:04 - 1:06
    E dini? Shumica nga ne këtu ka mendje të ndritur, apo jo?
  • 1:07 - 1:09
    Nuk njoh ndonjë kategori tjetër, por të gjithë dijmë si të mendojmë.
  • 1:09 - 1:10
    Dhe me mendjet tona mund të racionalizojmë gjithçka.
  • 1:11 - 1:14
    Mund të bëjmë gjithcka. Mundemi -- pajtohem me atë që u përshkrua
  • 1:14 - 1:17
    disa ditë më parë, rreth idesë se njerëzit punojnë për interesin vetjak.
  • 1:17 - 1:19
    Por të gjithë e dijmë se kjo s'është gjithmonë e vërtetë.
  • 1:20 - 1:22
    Nuk punoni vetëm për vete gjatë gjithë kohës,
  • 1:23 - 1:24
    sepse kur ndërlidhen emocionet,
  • 1:24 - 1:26
    mendja ndryshon të funksionuarit.
  • 1:27 - 1:29
    Dhe është e mrekullueshme që ne të mendojmë intelektualisht
  • 1:29 - 1:31
    rreth asaj se si është jeta në botë, dhe posaçrisht
  • 1:31 - 1:33
    ata që janë shumë të mençur, mund të luajnë këtë lojë në kokën e tyre.
  • 1:33 - 1:35
    Por unë ne të vërtetë dua të di çka iu nxit.
  • 1:35 - 1:37
    Dhe ajo që mbase do të doja t'u ftoj të bënit
  • 1:37 - 1:40
    në fund të këtij fjalimi, është të zhbironi deri ku keni arritur sot,
  • 1:40 - 1:43
    për dy arsye. E para: që të mund të kontribuoni më shumë. Dhe e dyta:
  • 1:44 - 1:46
    për të shpresuar se jo vetëm që jemi në gjendje t'i kuptojmë më shumë njerëzit,
  • 1:46 - 1:49
    por edhe t'i vlerësojmë më shumë, dhe për të krijuar aso lidhjesh
  • 1:49 - 1:51
    që të mund t'i ndalojmë disa nga sfidat
  • 1:51 - 1:52
    me të cilat ballafaqohemi në shoqëri sot.
  • 1:52 - 1:54
    Ato vetëm sa do të zmadhohen
  • 1:54 - 1:55
    nga teknologjia që na lidh
  • 1:56 - 1:59
    sepse po na vë në kontakt me njeri-tjetrin. Dhe ky kontakt
  • 1:59 - 2:02
    nuk krijon gjithmonë pikëpamjen "tani të gjithë kuptojnë të gjithë,
  • 2:02 - 2:04
    dhe të tjithë vlerësojne gjithë të tjerët."
  • 2:04 - 2:08
    Praktikish kam pasur një obsesion për 30 vite, dhe obsesioni ka qenë,
  • 2:09 - 2:11
    "Cili është dallimi në cilësinë e jetës së njerëzve?
  • 2:12 - 2:13
    çka e krijon ndryshimin në mënyrën se si veprojnë?"
  • 2:13 - 2:14
    Sepse për këtë jam punësuar.
  • 2:14 - 2:15
    Më duhet të prodhoj rezultatin menjëherë.
  • 2:15 - 2:18
    Këtë kam bërë për 30 vite. Marr një telefonatë
  • 2:18 - 2:21
    ku atletit po i shterren fuqitë në televizionin kombëtar,
  • 2:21 - 2:23
    ndërsa ekipi është pese pikëpërpara
  • 2:23 - 2:24
    dhe tani nuk mund të kthehet në shteg.
  • 2:25 - 2:26
    Dhe më duhet të bëj diçka menjëherë për të arritur rezultatin
  • 2:26 - 2:28
    apo asgjë tjetër nuk ka vlerë. Marr telefonatën
  • 2:29 - 2:30
    ku një i ri është gati të vrasë veten,
  • 2:31 - 2:33
    dhe më duhet të bëj diçka menjëherë. Dhe për 29 vite --
  • 2:33 - 2:36
    jam shumë mirënjohës t'u them se nuk kam humbur asnjë për 29 vjet.
  • 2:36 - 2:38
    Kjo s'do të thotë se s'do humbas ndonjëherë. Por s'më ka ndodhur,
  • 2:38 - 2:40
    dhe arsyeja është të kuptuarit e nevojave njerëzore për të cilat dua t'u flas.
  • 2:40 - 2:43
    Pra, kur marr këto telefonata rreth për diçka që do të kryhet, pyetja shtrohet.
  • 2:43 - 2:45
    Si e bëni ndryshimin?
  • 2:46 - 2:49
    Por po ashtu, kërkoj të di çfarë
  • 2:49 - 2:51
    i jep njeriut mundësinë për të kontribuuar
  • 2:52 - 2:55
    për të bërë diçka përtej vetes. Mbase pyetja e vërtetë është,
  • 2:55 - 2:58
    si të thuash, e shikoj jetën dhe them që janë dy mësime kryesore.
  • 2:58 - 3:00
    E para: është shkenca e arritjes,
  • 3:00 - 3:02
    që pothuaj gjithçka që funksionon zotërohet në një masë të jashtëzakonshme
  • 3:03 - 3:05
    Kjo është "Si merrni diçka të padukshme dhe e bëni të dukshme," apo jo?
  • 3:05 - 3:07
    Si mund ta merrni një ëndërr e ta ktheni në realitet?
  • 3:07 - 3:09
    Biznesin, kontributin në shoqëri, paratë --
  • 3:10 - 3:11
    çkado që është për ty -- trupin tuaj, familjen.
  • 3:12 - 3:14
    Por mësimi tjetër në jetë, që zotërohet shumë rrallë është arti i plotësimit shpitrëror.
  • 3:14 - 3:17
    Sepse shkenca është e lehtë, apo jo?
  • 3:17 - 3:19
    I dijmë rregullat. E shkruani kodin. Ndiqni udhëzimet --
  • 3:20 - 3:21
    dhe merrni rezultatet. Pasi të kesh mësuar lojën
  • 3:21 - 3:23
    e dini, arrini në majë apo jo?
  • 3:24 - 3:26
    Por kur vjen puna e plotësimit shpirtëror, atëhere ky është art.
  • 3:26 - 3:28
    Dhe arsyeja është, se ka të bëj me vlerësimin, mirënjohjen
  • 3:28 - 3:31
    dhe ka të bëj me ndihmesën. Ndjenjat nuk janë të pakufizuara.
  • 3:32 - 3:35
    Pra, kam pasur një laborator interesant ku kam provuar t'i përgjigjem pyetjes
  • 3:35 - 3:36
    pyetjes së vërtetë, e cila është, cili është ai element i ndryshëm
  • 3:36 - 3:39
    në jetën e njeriut, nëse e shikoni njeriun si një prej atyre njerëzve
  • 3:39 - 3:42
    të cilëve iu ke dhëni gjithçka? Të gjitha burimet
  • 3:42 - 3:44
    që iu nevojiten. Nuk ju ke dhënë një komjuter 100 dollarësh,
  • 3:44 - 3:46
    u ke dhënë kompjuterin më të mirë. U ke dhënë dashuri,
  • 3:46 - 3:47
    u ke dhënë gëzim. Keni qenë pranë tyre për t'i ngushlluar.
  • 3:48 - 3:50
    Dhe këta njerëz shumë shpesh -- dhe ju i njihni disa nga ata, jam i sigurt --
  • 3:51 - 3:53
    i japin fund jetës së tyre me të gjithë atë dashuri, edukim, para dhe histori
  • 3:53 - 3:56
    dhe kalojnë jetën duke hyrë dhe dalë në qendra rehabilitimi.
  • 3:57 - 3:59
    Dhe pastaj takon njerëz që kanë kaluar në ferr --
  • 4:00 - 4:03
    psikologjik, seksual, shpirtëror, të abuzuar emocionalisht --
  • 4:03 - 4:05
    dhe jo gjithmonë, por shpesh, ata bëhen disa nga njerëzit
  • 4:05 - 4:08
    që kontribuojnë më shumë në shoqëri.
  • 4:08 - 4:11
    Pra, pyetja që na duhet t'i bëjmë vetës në të vërtetë është, çka është ajo?
  • 4:12 - 4:14
    çka është ajo që na formëson? Jetojmë në një kulturë terapie.
  • 4:15 - 4:17
    Shumica nga ne nuk e bëjnë atë, megjithatë kultura është kulturë terapie.
  • 4:17 - 4:19
    ajo çka nënkuptoj me këtë është se mendja jonë është e fokusuar në të kaluarën
  • 4:20 - 4:22
    Dhe të gjithë në këtë dhomë --
  • 4:22 - 4:23
    nuk do ishit në këtë dhomë po ta besonit këtë teori --
  • 4:23 - 4:25
    por -- shumica e shoqërisë mendon se biografia është fat.
  • 4:26 - 4:29
    Që e kaluara është e ardhmja. Dhe natyrisht është nëse jeton atje.
  • 4:29 - 4:30
    Por ajo që dinë njerëzit në këtë dhomë,
  • 4:31 - 4:32
    dhe të cilën s`duhet ta harrojmë --
  • 4:32 - 4:34
    sepse mund të dimë diçka intelektualisht, mund të dini çka të bëni
  • 4:35 - 4:36
    the megjithate të mos e përdorni, mos e zbatoni atë që dini.
  • 4:37 - 4:38
    Pra, në të vërtetë, duhet të kujtohemi
  • 4:38 - 4:41
    që vendimet janë fuqia më madhore. Ja kjo është.
  • 4:41 - 4:43
    Tani, kur i pyet njerëzit, e dini,
  • 4:43 - 4:44
    a keni dështuar në përpjekje për të arritur diçka?
  • 4:44 - 4:46
    Sa nga ju keni dështuar të arrini
  • 4:46 - 4:47
    diçka të rëndësishme në jetë? Thuani 'Po."
  • 4:48 - 4:49
    Audienca: Po
  • 4:49 - 4:50
    TR: Faleminderit për interaksionin në nivel të lartë.
  • 4:51 - 4:52
    (Të qeshura).
  • 4:52 - 4:55
    Por nëse pyesni njerëzit, pse nuk keni arritur diçka?
  • 4:55 - 4:57
    Dikë që punon për ju, kuptoni, ose një partner,
  • 4:57 - 4:59
    ose edhe vetveten. Kur nuk mundeni t'ia arrini qëllimit,
  • 4:59 - 5:01
    cila është arsyeja që njerëzit thonë pse s'ia kanë arritur?
  • 5:01 - 5:03
    çka u thonë juve? Nuk kisha -- nuk kam pasur njohuri të mjaftueshme,
  • 5:04 - 5:06
    Më mungonin paratë.
  • 5:06 - 5:11
    S'kam pasur -- kohë. S'kam pasur -- teknologji. E dini,
  • 5:11 - 5:14
    Se kam pasur menaxherin e duhur. S'kam pasur ...
  • 5:14 - 5:18
    Al Gori: Gjykatën supreme/ (Të qeshura).
  • 5:28 - 5:30
    Tony Robbins: Dhe --
  • 5:30 - 5:32
    (Duartrokitje)
  • 5:32 - 5:33
    dhe --
  • 5:33 - 5:36
    (Duartrokitje)
  • 5:36 - 5:38
    -- çka kanë të përbashkët të gjitha këtë përfshirë Gjykatën Supreme?
  • 5:38 - 5:40
    (Të qeshura).
  • 5:41 - 5:45
    Të gjitha këto janë pohime që ju mungonin burimet, dhe mund të jenë të sakta.
  • 5:45 - 5:47
    Ju mund të mos keni para, as të mos keni Gjykatën Supreme,
  • 5:48 - 5:50
    por kjo s'është faktor përcaktues.
  • 5:50 - 5:56
    (Duartrokitje)
  • 5:56 - 5:57
    Dhe më korrigjoni nëse jam gabim.
  • 5:59 - 6:01
    Burimet nuk janë kurrë faktor përckatues, por është shkathtësia.
  • 6:02 - 6:04
    Dhe çka mendoj më këtë në mënyrë specifike, jo vetëm si një frazë,
  • 6:04 - 6:09
    nëse keni emocion, emocion njerëzor, diçka që kam përjetuar
  • 6:09 - 6:12
    nga ju pardje në një nivel që është aq i thellë
  • 6:13 - 6:15
    sa që s'e kam përjetuar më parë, dhe nëse ju do kishit komunikuar me atë emocion
  • 6:15 - 6:16
    besoj se do e kishit mundur atë dhe do kishit fituar.
  • 6:17 - 6:22
    (Duartrokitje)
  • 6:22 - 6:26
    Por, është e lehtë për mua t'i them atij çfarë të bëjë.
  • 6:26 - 6:28
    (Të qeshura).
  • 6:28 - 6:35
    Idioti Robbins. Por e di kur shihnim debatin në atë kohë,
  • 6:36 - 6:38
    ishin emocionet ato që bllokuan aftësinë
  • 6:38 - 6:40
    e njerëzve për të kuptuar intelektin dhe kapacitetin e këtij njeriu.
  • 6:40 - 6:42
    Dhe mënyra se si u erdhi njerëzve në atë ditë --
  • 6:42 - 6:45
    sepse njoh njerëz që donin të votonin për ju, por nuk e bënë,
  • 6:46 - 6:49
    dhe unë u shqetësorë. Por aty -- kishte emocione.
  • 6:49 - 6:50
    Sa nga ju e dini për çka po flas? Thuani "Po."
  • 6:51 - 6:52
    Audienca: Po.
  • 6:52 - 6:54
    TR: Pra, emocioni është. Dhe nëse kemi emocionin e duhur,
  • 6:55 - 6:57
    mund të bëjmë gjithçkka. Mund të tejkalojmë gjithçka.
  • 6:57 - 6:59
    Nëse jeni mjaft krijues, lojtar, argëtues,
  • 6:59 - 7:00
    mund të tejkaloni çdokënd? Po apo jo?
  • 7:01 - 7:02
    Audienca: Po.
  • 7:02 - 7:03
    TR: Nëse nuk keni para të mjaftueshme, por jeni krijues dhe i përkushtuar,
  • 7:03 - 7:06
    do e gjeni një mënyrë. Pra ky është burimi themelor.
  • 7:06 - 7:09
    Por nuk është kjo historia që dëgjojmë nga njerëzit, apo jo?
  • 7:09 - 7:11
    Nga njerëzit dëgjojme një mori historirash të ndryshme.
  • 7:11 - 7:13
    Disa thonë se nuk kishin burime të mjaftueshme, por ,
  • 7:13 - 7:15
    nëse shikoni këtu -- kaloje këtë pjesë --
  • 7:16 - 7:17
    ata thonë, cilat janë arsyet pse ata nuk kanë arritur atë?
  • 7:18 - 7:21
    Tjetrën të lutem. Ma prishi renditjen ai bir bushtre.
  • 7:21 - 7:25
    (Të qeshura).
  • 7:25 - 7:26
    Por e vlerësoj energjinë, ua them këtë.
  • 7:26 - 7:28
    (Të qeshura).
  • 7:28 - 7:31
    Kush i përcakton burimet tuaja? Kemi thënë se vendimet fomësojnë fatin,
  • 7:31 - 7:35
    që është edhe fokusi im këtu. Nëse vendime formësojnë fatin, çka përcakton atë
  • 7:35 - 7:37
    janë tri vendime. Te kush do përqëndrohesh?
  • 7:37 - 7:39
    Tani, duhet të vendosesh se ku do përqëndrohesh.
  • 7:39 - 7:41
    E dyta, me apo pa vetëdije. Minutën që merr vendim
  • 7:42 - 7:43
    të përqendrohesh te diçka, duhet ti japësh kuptim,
  • 7:44 - 7:46
    apo çkado që i jep kuptim dhe prodhon emocion.
  • 7:46 - 7:49
    A është ky fundi apo fillimi? Mos po më dënon Zoti
  • 7:49 - 7:51
    apo po më shpërblen, apo kjo është vetëm një rrotullim zari?
  • 7:52 - 7:55
    Emocioni, pastaj, krijon atë që do e bëjmë, ose veprimin.
  • 7:55 - 7:56
    Pra, mendoni për jetën tuaj.
  • 7:57 - 7:58
    Vendimet që kanë formuar fatin tuaj.
  • 7:59 - 8:01
    Dhe kjo tingëllon shumë e rëndë, por në 10 vitet e fundit,
  • 8:02 - 8:03
    15 vitet e fundit, cilat kanë qenë ato vendime që keni marrë
  • 8:03 - 8:05
    dhe nëse do kishit marrë vendime të tjera,
  • 8:05 - 8:08
    jeta juaj do ishte plotësisht e ndryshme? Sa nga ju mund ta gjykojnë këtë?
  • 8:08 - 8:09
    Sinqerisht, për mirë apo keq? Thuani, "Po."
  • 8:10 - 8:11
    Audienca: Po
  • 8:11 - 8:13
    TR: Pra kryesorja është, mbase ishit duke shkuar në punë,
  • 8:13 - 8:14
    dhe keni takuar dashurinë e jetës.
  • 8:15 - 8:17
    Mbase ishte vendim karriere. I njoh gjenitë e Google që i pash këtu --
  • 8:18 - 8:19
    Mendoj, me sa kuptova vendimi i tyre ishte
  • 8:20 - 8:22
    për të shittur teknologjinë fillimisht. Po sikur ta kishin marrë atë vendim
  • 8:23 - 8:25
    në vend që të ndërtonin kulturën e tyre? Sa ndryshe do ishte bota?
  • 8:25 - 8:27
    Sa ndryshe do të ishte jeta e tyre? Ndikimi i tyre?
  • 8:28 - 8:30
    Historia e botës sonë është e lidhur me vendime të tilla.
  • 8:30 - 8:33
    Kur një grua qëndron dhe thotë, "Jo, s'do shkoj në fund të autobuzit."
  • 8:34 - 8:37
    ajo jo vetëm që ndikoj në jetën e saj. Ai vendim i dha formë kulturës sonë.
  • 8:37 - 8:40
    Apo dikush që qëndron para tankut. Apo të qenit në pozitë si
  • 8:41 - 8:42
    Lance Amstrong, dhe dikush të thotë,
  • 8:43 - 8:45
    "Keni kancer të testikujve." Kjo është e vështirë për çdo mashkull,
  • 8:46 - 8:47
    sidomos për garues biçikletash.
  • 8:47 - 8:49
    (Të qeshura).
  • 8:49 - 8:51
    E keni në tru, në mushkëri.
  • 8:51 - 8:53
    Por cili ishte vendimi i tij, ku donte të përqëndrohej?
  • 8:54 - 8:55
    Ndryshe nga shumica e njerëzve? çka do thoshte për të?
  • 8:55 - 8:57
    Nuk ishte fundi, ishte fillimi. çka do të bëj?
  • 8:57 - 9:00
    Ai vazhdon dhe fiton 7 kamptionate të cilat nuk i kishte fituar kurrë më parë
  • 9:00 - 9:02
    para kancerit, sepse ka fituar formë emocionale,
  • 9:03 - 9:06
    forcë psikologjike. Ky është dallimin te qeniet njerëzore
  • 9:06 - 9:08
    që e kam parë në 3 milion veta që i kam pasur përrreth.
  • 9:08 - 9:10
    Sepse aty ishte laboratori im. Kam pasur të bëj me 3 milion njerëz
  • 9:11 - 9:13
    nga 80 vende të ndryshme me të cilët kam pasur rastin të bashkëveproj
  • 9:13 - 9:17
    gjatë 29 viteve të fundit. Dhe pas një kohë, modelet bëhen të qarta.
  • 9:17 - 9:19
    E shihni se Amerika Jugore dhe Afrika
  • 9:19 - 9:22
    mund të jenë të lidhen në një mënyrë, apo jo. Të tjerët thonë,
  • 9:22 - 9:25
    "Oh, kjo tingëllon si budallallëk." është e thjeshtë. Pra, çka e formësoj Lance?
  • 9:25 - 9:30
    çka ju formëson ju? Dy forca të padukshme. Shumë shpejt. Një: gjendja.
  • 9:31 - 9:32
    Të gjithë kemi pasur raste.
  • 9:32 - 9:34
    Pra kemi pasur raste qe pasi kemi bërë diçka
  • 9:34 - 9:35
    kemi menduar me veten, As vetë s'e di se si e thashë,
  • 9:36 - 9:38
    s'mund ta besoj që e bëra atë, ishtë budallallëk -- kujt i ka ndodh kjo?
  • 9:38 - 9:39
    Thuani: "Po."
  • 9:39 - 9:40
    Audienca: Po.
  • 9:40 - 9:42
    TR: A keni bërë diçka dhe pasi e keni bërë keni thënë "Unë e bëra!"
  • 9:42 - 9:44
    (Të qeshura).
  • 9:44 - 9:46
    Apo jo? Nuk kishte të bëj me aftësitë, por me gjendjen tuaj.
  • 9:47 - 9:49
    Modeli juaj i botës iu formëson në aspekt afatgjatë.
  • 9:50 - 9:53
    Modeli juaj për botën është filtri. Ai na formëson.
  • 9:53 - 9:54
    Kjo është ajo që bën njerëzit të marrin vendime.
  • 9:55 - 9:56
    Kur duam të ndikojmë mbi dikë, duhet të dijmë
  • 9:56 - 9:57
    paraprakisht çka i ndikon ata
  • 9:58 - 9:59
    Unë besoj se kjo përbëhet nga tri pjesë.
  • 10:00 - 10:02
    E para, cili është synimi juaj? 'çka do të arrish?
  • 10:02 - 10:04
    Për të cilën besoj -- nuk ka të bëj me dëshirat tuaja.
  • 10:04 - 10:06
    Ju mund ti arrini dëshirat apo objektivat. Sa nga ju kanë pasur ndonjë objektiv
  • 10:06 - 10:08
    dëshirë apo mendim, a është kjo e tëra?
  • 10:08 - 10:09
    Sa nga ju? Thuani, "Po"
  • 10:09 - 10:10
    Audienca: Po.
  • 10:10 - 10:13
    TR: Pra, ka të bëj me nevojat që kemi. Besoj se ekzistojnë 6 nevoja njerëzore.
  • 10:13 - 10:16
    E dyta, pasi të keni caktuar synimin që u nxit
  • 10:16 - 10:19
    ju e zbuloni për të vërtetën -- nuk e krijoni, e zbuloni --
  • 10:19 - 10:20
    pastaj e gjeni cila është harta juaj:
  • 10:20 - 10:23
    pra sistemi i besimeve që u tregon se si të plotësohen ato nevoja.
  • 10:23 - 10:25
    Disa njerëz mendojnë se për të plotësuar nevojat duhet shkatërruar botën,
  • 10:25 - 10:28
    disa njerëz mendojnë se duhet ndërtuar diçka, krijuar diçka, dashuruar dikush.
  • 10:29 - 10:32
    Pastaj zgjidhet energjia. Pra shumë shpejtë, 6 nevojat.
  • 10:32 - 10:34
    Më lejoni t'u them cilat janë. E para: siguria.
  • 10:34 - 10:36
    Tani, këto nuk janë objektiva apo dëshira, këto janë universale.
  • 10:37 - 10:38
    Të gjithëve ju duhet siguria, që të mund të shmangim dhimbjen
  • 10:38 - 10:40
    apo të paktën të kenë rehati. Tani, si e arrini atë?
  • 10:40 - 10:44
    Duke kontrolluar të gjithë? Zhvilluar shkathtësi? Duke hequr dorë? Tymosur cigare?
  • 10:45 - 10:47
    Dhe pasi të keni arritur sigurinë e plotë, për ironi,
  • 10:47 - 10:48
    edhe pse na duhet të gjithëve --
  • 10:48 - 10:50
    pra kur të jeni të sigurt për shëndetin, fëmijët,
  • 10:50 - 10:52
    apo paratë, nuk mendoni më për sigurinë.
  • 10:52 - 10:53
    Nëse nuk jeni i sigurt se tavani s'do t'iu bierë në kokë,
  • 10:53 - 10:54
    nuk do vini të dëgjoni asjnjë folës.
  • 10:55 - 10:58
    Por, dersia e ndjekim sigurinë, nëse kemi siguri totale,
  • 10:59 - 11:00
    çka ndodh? çka ndjejmë nëse jemi të sigurt?
  • 11:00 - 11:01
    E dini, çka do të ndodhë? Kur do të ndodhë?
  • 11:01 - 11:02
    Si do të ndodhë? çka do ndjeni?
  • 11:03 - 11:06
    Do keni plasur nga merzija. Pra Zoti me mençurinë e saj të pafundme,
  • 11:06 - 11:07
    (Të qeshura).
  • 11:07 - 11:10
    na e dha nevojën e dytë njerëzorë, që është pasiguria.
  • 11:10 - 11:12
    Kemi nevojë për ca variacion. Na nevojiten surprizat.
  • 11:13 - 11:14
    Sa nga ju i doni surprizat? Thuani, "Po."
  • 11:15 - 11:16
    Audienca: Po.
  • 11:16 - 11:17
    TR: Gënjeshtër. Ju pëlqeni vetëm surprizat që doni.
  • 11:17 - 11:19
    (Të qeshura).
  • 11:19 - 11:22
    Ato që nuk i doni i quani probleme, por u nevojiten edhe ato.
  • 11:22 - 11:25
    Pra, varieteti është i rëndësishëm. A keni marr për të parë një film apo video
  • 11:25 - 11:29
    që e keni parë edhe më parë? Kush e ka bërë këta? Fillo të jetosh.
  • 11:29 - 11:31
    (Të qeshura).
  • 11:31 - 11:33
    Në rregull. Pse e bëni këtë? Jeni të sigurt që është i mirë
  • 11:33 - 11:35
    sepse e keni lexuar më parë, parë më parë, por shpresoni
  • 11:35 - 11:37
    se ka kaluar mjaft kohë dhe e keni harruar dhe ka ndryshime.
  • 11:38 - 11:41
    Nevoja e tretë njerëzore: e rëndësishme -- kritike. Të gjithë kemi nevojë të ndjehemi
  • 11:41 - 11:44
    të rëndësishëm, special, unik. Mund ta arrini atë duke fituar më shumë para.
  • 11:44 - 11:46
    Duke u bërë më shumë spiritual.
  • 11:46 - 11:48
    Duke vënë vetën në situata ku vini
  • 11:48 - 11:51
    më shumë tatto dhe vathë në vende ku njerëzit s'duan t'i dinë.
  • 11:52 - 11:55
    çkado që ka nevojë. Mënyra më e shpejtë për të bërë këtë,
  • 11:55 - 11:57
    nëse nuk keni histori, as kulturë, as besim as burime
  • 11:57 - 12:00
    apo shkathtësi, është dhuna. Po ta vura koburen në kokë
  • 12:00 - 12:02
    dhe jetoj në atë "lagje", bëhem menjëherë i rëndësishëm.
  • 12:02 - 12:05
    0 - 10. Sa? 10. Sa i sigurt jam që do më përgjigjeni?
  • 12:05 - 12:08
    10. Sa ka pasiguri këtu?
  • 12:09 - 12:10
    Kush e di çka do ndodh pastaj? Eshtë pak ekscituese.
  • 12:10 - 12:13
    Sikur ngjitjet nëpër shpella apo gjëra të tilla
  • 12:13 - 12:15
    Varietet dhe pasiguri totale.
  • 12:15 - 12:18
    Dhe është e rëndësishme, apo jo. Pra e vëni jetën në rrezik për të.
  • 12:19 - 12:21
    Prandaj dhuna ka qenë dhe gjithmonë do jetë përrreth nesh
  • 12:21 - 12:23
    përderisa të kemi ndryshime në vetëdije si specie.
  • 12:24 - 12:25
    Tani, rëndësinë mund të arrini në miliona mënyra të ndryshme
  • 12:25 - 12:27
    por, për të qenë i rëndësishëm, duhet të jesh unik dhe i ndryshëm.
  • 12:27 - 12:30
    Ja çka na nevojitet në të vërtetë: lidhje dhe dashuri -- nevoja e katërt.
  • 12:31 - 12:33
    Të gjithë e dëshirojmë. Shumica e njerëzve pajtohen me lidhje
  • 12:33 - 12:35
    sepse dashuria është shumë e frikshme. Nuk duan të lëndohen.
  • 12:35 - 12:38
    Kush është "djegur" në ndonjë lidhje intime? Thuani, "Po."
  • 12:38 - 12:39
    (Të qeshura).
  • 12:39 - 12:41
    Nëse nuk ngrisni dorën, i keni kaluar të këqijat tjera, ejani.
  • 12:41 - 12:42
    (Të qeshura).
  • 12:42 - 12:43
    Dhe do lëndoheni përsëri.
  • 12:43 - 12:45
    A nuk jeni të kënaqur që keni ardhur në këtë vizitë pozitive?
  • 12:45 - 12:46
    (Të qeshura).
  • 12:46 - 12:49
    Por ja çka është e vërtetë -- kemi nevojë për të. Mund ta arrijmë përmes intimitetit
  • 12:49 - 12:52
    miqësisë, lutjeve, duke ecur në natyrë.
  • 12:53 - 12:55
    Nëse asgjë nuk funksionon për ty, merre një qen. Mos merrni mace. Merrni një qen
  • 12:55 - 12:57
    sepse nëse ikni për dy minuta, është sikur të keni qenë
  • 12:57 - 12:59
    larg për 6 muaj kur të ktheheni pas 5 minutash, apo jo?
  • 12:59 - 13:00
    (Të qeshura).
  • 13:00 - 13:02
    Tani, këto katër nevoja, çdo njeri arrin t'i plotësojë.
  • 13:03 - 13:05
    Edhe nëse gënjeni veten, apo keni personalitete të shumfishta.
  • 13:06 - 13:09
    Por, 2 nevojat e fundit -- katër nevojat e para quhen
  • 13:09 - 13:11
    nevojat e përsonalitetit, unë i quaj ashtu --
  • 13:11 - 13:13
    dy nevojat e fundit janë nevojat e shpirtit.
  • 13:14 - 13:16
    Dhe këtu vjen plotësimi shpirtëror. Nuk arrini plotësim shpirtror
  • 13:16 - 13:19
    nga katër të parat. E gjeni një mënyrë, tymos, dehesh, apo çkado --
  • 13:19 - 13:20
    për të potësuar 4 të parat, por dy të fundit -- numër 5:
  • 13:21 - 13:23
    duhet të rritesh. Të gjithë e dijmë përjgjen këtu.
  • 13:23 - 13:26
    Nëse nuk rritesh çka ndodh? Nëse marrëdhënia nuk rritet,
  • 13:26 - 13:28
    nëse biznesi nuk rritet, nëse ti nuk rritet,
  • 13:28 - 13:29
    nuk ka rëndësi sa para ke,
  • 13:29 - 13:31
    sa miq ke, sa njërëz të duan,
  • 13:31 - 13:34
    ndihesh si në ferr. Dhe arsyeja pse rritemi, besoj,
  • 13:34 - 13:36
    është për të pasur diçka për t'i dhënë vlerë.
  • 13:37 - 13:39
    Sepse nevoja e gjashtë është për të kontribuuar përtej vetes.
  • 13:40 - 13:41
    Sepse të gjithë e dijmë, edhe pse duket budallallëk,
  • 13:42 - 13:45
    se sekreti për të jetuar është dhënia.Të gjithë e dijmë se jeta s'është për mua
  • 13:45 - 13:47
    është për ne. Kjo kulture e di këtë. Kjo dhomë e di këtë.
  • 13:47 - 13:50
    Dhe është interesante. Kur e shihni Nicholas duke folur
  • 13:50 - 13:52
    për kopjuterin 100 dollarësh, gjëja më pasionante dhe intersante është,
  • 13:52 - 13:55
    këtu është nje gjeni, por ai ka një thirrje.
  • 13:56 - 13:58
    Ju mund ta ndjeni dallimin në të dhe është i bukur.
  • 13:59 - 14:01
    Dhe ajo thirrje mund t'i prek njerëzit tjerë. Në jetën time,
  • 14:01 - 14:03
    jeta ime ishte prekur sepse kur kam qenë 11 vjeç.
  • 14:03 - 14:06
    Dita e "Thanksgiving": s'kishim para, as ushqim. Dhe nuk do vuanim urie,
  • 14:06 - 14:09
    por babai im ishte krejt i hutuar. Nëna ime ia përkujtonte
  • 14:09 - 14:12
    sa i çrregulluar ishte. Dhe dikush erdhi te dera
  • 14:12 - 14:14
    dhe na dha ushqim. Babai im mori tri vendime.
  • 14:15 - 14:17
    I di çka ishin ato. Përqëndrimi i tij ishte: "Kjo është mëshirë.
  • 14:18 - 14:20
    çka do thotë kjo? Jam i pa vlerë, çka duhet të bëj?"
  • 14:21 - 14:23
    Ta lë familjen." Gjë të cilën e bëri. Kjo ishte koha më e dhimbshme
  • 14:24 - 14:27
    në jetën time. Tri vendimet e mia më dhan kahje tjetër.
  • 14:28 - 14:31
    Unë mendova, "Përqëndrohu te 'ja ushqimi" -- çfarë koncepti, e dini.
  • 14:31 - 14:32
    (Të qeshura).
  • 14:32 - 14:33
    I dyti: -- ja kjo ma ndryshoj jetën
  • 14:33 - 14:36
    kjo është ajo që më formësoj si qenie njerëzore -- "Dhuratë nga dikush,
  • 14:36 - 14:39
    as nuk e di nga kush." Babai im thoshte gjithmonë,
  • 14:39 - 14:42
    "Askujt s'i plasi." Dhe krejt papritmas, dikush që nuk e njoh,
  • 14:42 - 14:44
    dhe që nuk kërkon asgjë nga ne, i jep ushqim familjes sonë,
  • 14:44 - 14:47
    kujdeset për ne. Më bëri të besoj këtë: "çka dmth kjo që
  • 14:47 - 14:50
    të huajt kujdesen?" Dhe më bëri të vendos që,
  • 14:51 - 14:52
    nëse të huajt kujdesen për mua dhe familjen time, edhe unë kujdesem për ta.
  • 14:53 - 14:54
    çka do bëj? Do bëj diçka
  • 14:54 - 14:57
    për të bërë një ndryshim. Pra, kur i bëra 17 vjet, një ditë për "Thanksgiving"
  • 14:57 - 14:59
    Ishte synimi im për vite, për të pasur
  • 14:59 - 15:00
    mjaft para për të ushqyer dy familje.
  • 15:00 - 15:02
    Gjëja më argëtuese që kam bërë në jëtën time, më prekëse.
  • 15:03 - 15:05
    Vitin tjetër ushqeva 4. Nuk i tregova askujt për atë që bëja.
  • 15:05 - 15:07
    Vitin tjetër tetë. Nuk e bëja për mburrje
  • 15:08 - 15:09
    por pas tetë, mendova, do më duhet ndihmë.
  • 15:09 - 15:11
    (Të qeshura).
  • 15:11 - 15:13
    Dhe kështu, dola dhe çka bëra?
  • 15:13 - 15:15
    I përfshiva miqtë, ndërtova kompani
  • 15:15 - 15:17
    pastaj bëra 11 kompani dhe krijova fondacion.
  • 15:17 - 15:19
    Tani, 18 vjet më vonë, më krenari u them, vitin e kaluar
  • 15:19 - 15:22
    ushqyem dy milion njerëz nga 35 vende përmes fondacionit tonë,
  • 15:23 - 15:24
    vetëm gjatë pushimeve, Thaknsgiving, Krishtilindje --
  • 15:24 - 15:25
    (Duartrokitje)
  • 15:25 - 15:26
    -- në vende të ndryshme në mbarë botën.
  • 15:26 - 15:27
    Ka qenë fantastike.
  • 15:27 - 15:28
    (Duartrokitje).
  • 15:28 - 15:29
    Faleminderit.
  • 15:29 - 15:30
    (Duartrokitje).
  • 15:30 - 15:32
    Pra, nuk ua them këtë për mburrje, ua them sepse jam krenar
  • 15:32 - 15:35
    për qeniet njerëzore, sepse të gjithë ishin të interesuar të kontribuojnë
  • 15:35 - 15:38
    pasi të kenë pasur rastin të përjetojnë atë, jo vetëm të flasin.
  • 15:39 - 15:43
    Pra, më në fund, dhe më mbaroj koha -- synimi që të formon ty --
  • 15:44 - 15:45
    kjo është ajo që ndryshon njerëzit. Të gjitë kemi të njëjtat nevoja,
  • 15:46 - 15:48
    por, a jeni të dhënë pas sigurisë? A është kjo që vlerësoni më së shumti,
  • 15:48 - 15:52
    apo pasiguria? Ky njeri këtu s'është i dhënë pas sigurisë
  • 15:52 - 15:55
    nëse është ngjitur nëpër ato shpella. Apo nxiteni nga rëndësia
  • 15:55 - 15:57
    apo dashuria? Të gjithëven na duhen të 6 nevojat, por cilëndo
  • 15:57 - 15:59
    që zgjedh për të udhëhequr, të drejton në kahje të caktuar.
  • 15:59 - 16:01
    Dhe duke ecur në një drejtim, keni edhe destinimin apo fatin.
  • 16:02 - 16:05
    Pjesa tjetër është harta. Paramendojeni këtë si sistem operativ
  • 16:05 - 16:07
    që të tregon se si të arrish atje. Dhe për disa njerëz harta është,
  • 16:08 - 16:10
    "Unë do shpëtoj jetë njerëzish edhe nëse vdes për njerëz të tjerë,"
  • 16:10 - 16:11
    dhe këta njerëz janë zjarrfikësit. Dikush tjetër është,
  • 16:12 - 16:14
    "Do vras njerëz për të arritur këtë." Ata provojnë të plotësojnë
  • 16:14 - 16:18
    të njejtën nevojë të rëndësisë, apo jo? Disa dëshirojnë të nderojnë Zotin
  • 16:18 - 16:20
    apo nderojnë familjen, por secili ka hartën e vet.
  • 16:20 - 16:22
    Dhe janë shtatë besime të ndryshme. S'mund të ndalem te të gjithë
  • 16:22 - 16:25
    sepse e përfundova. Pjesa e fundit është emocioni.
  • 16:25 - 16:28
    Do thoja se një nga pjesët e hartës ëshë si koha. Për disa njërëz ideja
  • 16:28 - 16:31
    e kohës së gjatë është 100 vjet. Për disa të tjerë është 3 sekonda,
  • 16:31 - 16:32
    kaq më ka mbetur.
  • 16:32 - 16:33
    (Të qeshura).
  • 16:33 - 16:35
    Dhe e fundit që e kam përmendur
  • 16:35 - 16:37
    Nëse ju keni një synim, dhe keni një hartë dhe themi --
  • 16:38 - 16:41
    S'e përdor Google maps sepse më pëlqejnë Mac dhe ata s'i kanë ndërtuar këto
  • 16:41 - 16:43
    pra nëse përdorni MapQuest -- sa nga ju keni bërë
  • 16:43 - 16:45
    gabim fatal dhe keni përdorur MaqQuest ndonjëherë?
  • 16:45 - 16:46
    (Të qeshura).
  • 16:46 - 16:48
    E keni përdorur dhe kurr s'keni arritur në destinim. Pra, imagjinoni
  • 16:48 - 16:51
    nëse besimet tuaja të garantojnë se kurrë s'mund të arrini atë që doni?
  • 16:51 - 16:52
    (Të qeshura).
  • 16:52 - 16:54
    Gjëja e fundit është emocioni.
  • 16:54 - 16:58
    Tani, ja çka u them për emocionet. Janë rreth 6000 emocione
  • 16:58 - 17:00
    për të cilat kemi fjalë në gjuhën Angleze,
  • 17:00 - 17:02
    që është vetëm një përfaqsim gjuhësor, pra,
  • 17:02 - 17:06
    që ndryshon nga gjuha në gjuhë. Por nëse emocionet tuaja zotëruese--
  • 17:06 - 17:09
    nëse do kisha më shumë kohë, të themi kam 20 000 mjerëz, apo 1 000
  • 17:09 - 17:11
    dhe u them të shkruajnë të gjitha emocionet që përjetojnë
  • 17:11 - 17:13
    gjatë një jave. Dhe u jap mjaft kohë
  • 17:14 - 17:15
    Dhe në njërën anë shkruajnë emocionet pozitive,
  • 17:15 - 17:16
    në tjetërn ato negative.
  • 17:16 - 17:18
    Mendoni sa emocione shkruajnë ata? Më pak se 12.
  • 17:19 - 17:22
    Dhe gjysma e tyre i bëjnë të ndihen si ferr. Pra ata kanë 5 ose 6 emocione
  • 17:22 - 17:25
    më ndjenja shumë të mira, apo jo? Pra ndihen të lumtur, lumtur,
  • 17:25 - 17:28
    të eksituar, oh ta hajë dreqi, frustruar, frustruar, të tejngarkuar, të depresuar."
  • 17:29 - 17:31
    Sa nga ju njihni dikë që pavarësisht çka ndodh
  • 17:31 - 17:33
    gjen një mënyrë për t'u nervozuar. Sa nga ju njihni dikë ashtu?
  • 17:33 - 17:34
    (Të qeshura).
  • 17:34 - 17:38
    Apo, pavarësisht ç'ndodh, gjejnë një mënyrë për të qenë të lumtur apo eksituar?
  • 17:38 - 17:40
    Sa nga ju njihni dikë kështu? Thuajeni.
  • 17:40 - 17:43
    Kur ndodhin 9/11 -- do e përfundoj me këtë -- isha në Havaii.
  • 17:44 - 17:47
    Me 2000 njerëz nga 45 vende. Ishim duke përkthyer
  • 17:47 - 17:49
    në 4 gjuhë njëkohësisht për programin.
  • 17:49 - 17:52
    që e mbaja për një javë.. Nata paraprake quhej
  • 17:52 - 17:55
    "Kontrolli i Emocioneve." U ngrita, nuk kisha plan për këtë, dhe thash --
  • 17:56 - 17:58
    u argëtuam me fishekzjarre --bëj gjëra të çmendura --
  • 17:59 - 18:01
    dhe pastaj në fund ndalova -- e kisha këtë plan që doja të thoja
  • 18:01 - 18:03
    diçka, por kurrë se dija se çka do thoja. Dhe krejt papritur thashë,
  • 18:03 - 18:07
    "Kur fillojnë të jetojnë njerëzit në të vërtetë? Kur ballafaqohen me vdekjen."
  • 18:07 - 18:08
    Dhe pastaj fola për të gjithë këtë
  • 18:09 - 18:11
    nëse do largoheshit nga ky ishull pas 9 ditësh, dhe
  • 18:11 - 18:14
    do vdisni, kë do thirrnit, çka do thonit,
  • 18:14 - 18:18
    çka do bënit? Një grua -- ajo ishte nata që ndodhi 9/11 --
  • 18:19 - 18:21
    një grua kishte ardhur në seminar dhe kur kishte ardhur,
  • 18:21 - 18:24
    i dashuri i saj ishte kidnapuar dhe vrarë.
  • 18:25 - 18:28
    Miku i saj, i dashuri i ri, donte të martohej më të, por ajo i kishte thënë jo.
  • 18:28 - 18:30
    Ai i tha, "Nëse shkon në Havaii, ka përfunduar midis nesh."
  • 18:30 - 18:32
    Ajo i tha, "Ka përfunduar" . Kur përfundova atë natë, ajo e kishte telefonuar atë
  • 18:32 - 18:35
    dhe i kishte lënë mesazh -- ngjarje e vërtetë -- në majë të World Trade Center
  • 18:35 - 18:38
    ku ai punonte. Ajo i tha, "I dashur, të dua, vëtëm dua ta dish
  • 18:39 - 18:42
    se dua të martohem me ty, ishte budallallëk imi." Ajo ishte në gjumë,
  • 18:42 - 18:45
    sepse ishte rreth 3:00 pas mesnate për ne, kur ai telefonoi
  • 18:45 - 18:47
    nga ndërtesa dhe i tha, "E dashur, nuk mund ta them sa rëndësi ka kjo për mua."
  • 18:48 - 18:50
    Ai tha. "Nuk di se si ta them këtë,
  • 18:50 - 18:52
    por më ke dhënë dhuratën më të madhe sepse unë do vdes."
  • 18:53 - 18:55
    Dhe ajo luajti incizimin për ne në sallë.
  • 18:55 - 18:58
    Ajo ishte në Larry King më vonë, dhe ai tha, "Mbase ju po pyeteni
  • 18:58 - 19:00
    si është e mundur kjo të ndodh dy herë. Dhe ai tha,
  • 19:00 - 19:03
    "Krejt çka mund të them ty, kjo mbase është mesazh nga Zoti për ty
  • 19:03 - 19:06
    e dashur. Prej tani e tutje, çdo ditë, jep gjithcka nga vetja, dashuro me tërë qënien
  • 19:06 - 19:10
    Mos lejo asgjë të ndal." Ajo përfundon, dhe një burrë ngritet nga turma
  • 19:10 - 19:12
    dhe thotë, "Unë jam nga Pakistani, jam Musliman.
  • 19:13 - 19:15
    Do doja ta mbaja dorën dhe të thosha
  • 19:15 - 19:19
    Më vjen keq, por sinqerisht kjo është dënim i merituar." S'mund t'ua them pjesën tjetër
  • 19:19 - 19:22
    sepse s'kam më kohë.
  • 19:22 - 19:28
    (Të qeshura).
  • 19:32 - 19:34
    10 sekonda.
  • 19:34 - 19:37
    (Duartrokitje).
  • 19:37 - 19:39
    10 sekonda, kjo është e tëra. Duhet të kem respekt. 10 sekonda.
  • 19:39 - 19:41
    E tëra çka mund të thëm, e solla këtë njeri në skenë.
  • 19:41 - 19:44
    më nje njeri nga Nju Jorku që punonte në World Trade Center,
  • 19:44 - 19:46
    sepse ishin rreth 200 nga Nju Jorku aty. Më shumë se 50
  • 19:46 - 19:49
    kishin humbur kompanitë e tyre, miqtë e tyre, u vënin vizë
  • 19:49 - 19:52
    Palm-Pilotëve -- një tregtare financiare, një grua e çeliktë,
  • 19:53 - 19:54
    kishte humbur 30 miq, i kishin vdekur.
  • 19:55 - 19:58
    Krejt çka bërë për njerëzit thash, "Në çka do përqëndrohemi?
  • 19:59 - 20:01
    çka do thotë kjo për ne dhe çka do bëjmë për këtë?"
  • 20:02 - 20:04
    Dhe zgjodha një grup dhe i bëra to përqendrohen,
  • 20:04 - 20:06
    nëse nuk keni humbur dikë, përqëndrimi juaj do jetë
  • 20:06 - 20:08
    si t'i shërbeni dikujt tjetër. Ka njerëz --
  • 20:08 - 20:10
    pastaj një grua u ngrit dhe ishte shumë e hidhëruar dhe bërtiste.
  • 20:11 - 20:12
    Pastaj e kuptova se nuk ishte nga Nju Jorku, nuk është Amerikane,
  • 20:13 - 20:15
    nuk e njihte askënd dhe i thash, "A je gjithmonë e hidhëruar?"
  • 20:16 - 20:18
    Ajo tha, "Po". Njerëzit fajtor ndiheshin fajtor, të pikëlluarit të pikëlluar.
  • 20:19 - 20:22
    Pastaj i nxora ata dy burra dhe bëra atë që quhet negocimi i tërthortë.
  • 20:22 - 20:25
    Një burrë çifut me familje në territorin e okupuar, dhe dikë nga Nju Jorku, i cili do
  • 20:25 - 20:28
    kishte vdekur nëse do ishte në punë atë ditë, dhe ky njeri
  • 20:28 - 20:29
    që dëshironte të bëhet terrorist, dhe e bëri të qartë.
  • 20:30 - 20:31
    Pastaj integrimi ndodhi, kjo është e xhirurar
  • 20:32 - 20:34
    do isha i lumtur t'ua dërgoj, që në të vërtetë do mund të shihni
  • 20:34 - 20:35
    çka ndodhi në të vërtetë në vend të verbalizimit tim.
  • 20:36 - 20:37
    Por ata të dy jo vetëm që u bënë bashk
  • 20:38 - 20:39
    dhe ndryshuan mendimet e tyre dhe moralin rreth botës,
  • 20:39 - 20:41
    por ata punuan së bashku për të sjellur, për pothuaj katër vite.
  • 20:42 - 20:44
    përmes xhamive dhe sinagogave të ndryshme; idenë
  • 20:44 - 20:46
    se si të krujohet paqja. Pastaj shkroi një libër, që quhet
  • 20:46 - 20:50
    "Xhihadi im, Mënyra ime e Paqes." Pra, transformimet mund të ndodhin.
  • 20:50 - 20:55
    Pra, ftesa ime për ju është kjo: ekplorojeni rrjetin tuaj, rrjetin tuaj këtu --
  • 20:56 - 21:00
    nevojat, besimet, emocionet që ju kontrollojnë.
  • 21:00 - 21:03
    Për dy arsye: që të mund të jepni më shumë, dhe të arrini më shumë.
  • 21:03 - 21:05
    të gjithë duam të bëjmë atë, por mendoj jepni më shumë
  • 21:05 - 21:07
    sepse vetëm ajo të plotëson shpritrisht. Dhe së dyti,
  • 21:07 - 21:10
    që të mund të merrni pjesë -- jo vetëm të kjuptoni, kjo është diçka intelektuale,
  • 21:10 - 21:13
    është mendja -- por vlerësoni atë që nxit njerëzit tjerë.
  • 21:13 - 21:15
    është e vetmja mënyrë se si do ndryshoj bota. Zoti ju bekoftë.
  • 21:15 - 21:17
    Faleminderit. Shpresoj se kjo ishte në shërbimin tuaj.
  • 21:17 - 21:20
    (Aplauzë)
Title:
Tony Robbins - Pse bëjmë atë që bëjmë
Speaker:
Tony Robbins
Description:

Tony Robbins diskuton rreth "forcave të padukshme" që motivojnë veprimet e të gjithëve -- dhe i bën një high five Al Gorit në rreshtin e parë

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
21:27
Artan Shabani added a translation

Albanian subtitles

Revisions