YouTube

Got a YouTube account?

New: enable viewer-created translations and captions on your YouTube channel!

Albanian subtitles

← Për të zbuluar sëmundjet më herët, le të flasim gjuhën sekrete të bakterieve

Get Embed Code
27 Languages

Showing Revision 2 created 04/25/2019 by Helena Bedalli.

  1. Ju nuk i njihni ata
  2. Ju nuk i shihni ata
  3. Por ata janë gjithmonë përreth
  4. duke pëshpëritur
  5. duke thurur plane sekrete
  6. duke krijuar ushtri me miliona ushtarë.
  7. Dhe kur vendosin të sulmojnë
  8. ata sulmojnë të gjthë njëherësh.
  9. E kam fjalën për bakteriet
  10. (Te qeshura)

  11. Për kë mendonit se po flisja?

  12. Bakteriet jetojnë në komunitete
    njësoj si njerëzit.

  13. Ata kanë familje,
  14. ata flasin
  15. dhe organizojnë aktivitete e tyre.
  16. Po njësoj si njerëzit ata mashtrojnë
  17. madje disa mund edhe të
    tradhëtojnë njëri-tjetrin
  18. Po sikur t'ju them se ne mund të dëgjojmë
    bisedat e bakterieve?
  19. dhe ta përkthejmë informacionin e tyre
    të fshehtë në gjuhën e njerëzve?
  20. dhe po sikur t'ju them se përkthimi i
    bisedave bakteriale mund të shpëtojë jetë?
  21. Kam mbrojtur doktoraturën
    për mikro-fizikë
  22. dhe kam përdorur mikro-teknologji
    për të zhvilluar një pajisje pëkthimi në kohë reale
  23. që mund të mbikqyrë kominutetet bakteriale
  24. dhe të regjistrojnë se c'bëjnë bakteriet?
  25. Bakteriet jetojnë kudo.

  26. Ato janë në tokë, në mobiljet tona
  27. dhe brenda trupit tonë.
  28. Në fakt, 90% e gjithë qelizave të gjalla
    në këtë teatër janë bakterie.
  29. Disa bakterie janë të mira për ne
  30. ato na ndihmojë në tretjen e ushqimit
    ose në prodhimin e antibiotikëve
  31. Dhe disa janë të këqija për ne
  32. ato shkaktojnë sëmundje dhe vdekje.
  33. Për të koordinuar gjithë funksionin që kanë
  34. atyre u duhet të organizohen
  35. dhe këtë gjë e bëjnë njësoj si njerëzit
  36. duke komunikuar.
  37. Por në vend që të përdorin fjalë
  38. ato përdorin molekula sinjalistike
    për të komunikuar me njëri-tjetrin
  39. Kur bakteriet janë pak
  40. molekulat sinjalizuese rrjedhin
  41. si britmat e një njëriu të
    vetëm në shkretëtirë
  42. Por kur ata janë shumë
    molekulat sinjalizuese grumbullohen
  43. dhe bakteriet kuptojnë se nuk janë vetëm
  44. Ata dëgjojnë njëri-tjetrin
  45. Në këtë mënyrë ata regjistrojnë se sa janë
  46. dhe kur ata janë mjaftueshëm shumë
    nisin një aksion të ri,
  47. Dhe kur molekulat sinjalistike kanë
    arritur një pikë të caktuar
  48. të gjithë bakteriet kuptojnë se duhet të
    veprojnë
  49. në të njëjtin aktivitet.
  50. Pra komunikimi bakterial përbëhet nga
    një iniciativë, nga një reagim

  51. nga një prodhim i molekulës
    dhe reagimit ndaj saj.
  52. Gjatë kërkimit tim u fokusova mbi
    hetimin e komuniteteve bakteriale
  53. brenda trupit të njeriut.
  54. Si funksionon?
  55. Ne kemi një kampion nga një pacient
  56. mund të jetë një kampion gjaku apo
    pështyme.
  57. Ne shkarkojmë elektrone brenda
    kampionit,
  58. elektronet do të ndërveprojnë me çdo
    molekulë komunikuese të pranishme
  59. dhe ky ndërveprim do të na japë
    informacione
  60. mbi identitetin e bakterieve,
  61. llojin e komunikimit
  62. dhe se sa flasin bakteriet.
  63. Si duket kur bakteriet flasin?

  64. Përpara se të realizoja
    pajisjen përkthyese
  65. supozimi im i parë ishte se bakteriet do
    të kishin gjuhe primitive
  66. si fëmijët që s'kanë mësuar ende fjalët
    dhe fjalitë.
  67. Kur ata qeshin janë të lumtur
    kur qajnë janë të mërzitur.
  68. Kaq thjesht!
  69. Por bakteriet nuk dolën të ishin primitivë
    sikurse mendova.
  70. Një molekulë nuk është
    thjesht një molekulë.
  71. Ajo mund të nënkptojë shumë gjëra
    në varësi të kontekstit
  72. njësoj si e qara e bebit që mund
    të nënkuptojë gjëra të ndryshme:
  73. ndonjëherë bebi është i uritur,
  74. ndonjëherë i lagur,
  75. ndonjëherë i lënduar apo i friksuar.
  76. Prindërit dinë si t'i deshifrojnë
    këto të qara.
  77. Për të patur një pajisje përkthyese,
  78. duhet të ketë aftësi të deshifrojë
    molekulat sinjalizuese
  79. dhe t'i përkthejë ato në varësi të kontekstit
  80. Kush e di?
  81. Ndoshta Google Transalate do ta
    përfshijë këtë.
  82. (Të qeshura)

  83. Më lejoni t'ju tregoj një shembull.

  84. Kam sjell disa të dhëna bakteriale që mund
    të jenë pak të zorshme për t'u kuptuar
  85. nëse nuk jeni të trajnuar
  86. por hidhini një vështrim
  87. (Të qeshura)

  88. Këtu është një familje e lumtur
    që ka infektuar një pacient.

  89. Le ta quajmë familja Montegë
  90. Ata ndajnë burimet, riprodhohen dhe rriten.
  91. Një ditë ata kanë një fqinj të ri
  92. familjen bakteriale Kapulet
  93. (Të qeshura)

  94. Çdo gjë shkon mirë për aq kohë
    sa punojnë së bashku.

  95. Por diçka e paplanifikuar ndodh.
  96. Romeo i Montegëve ka një lidhje
    me Xhuljetën e Kapuletve.
  97. (Të qeshura)

  98. dhe sigurisht ata shkëmbjenë
    materiale gjenetike

  99. (Të qeshura)

  100. Tani, ky shkëmbim gjenetik mund
    të jetë i rrezikshëm për Montegët

  101. që kanë si synim të jetë familja e vetme
    në pacientin që kanë infektuar
  102. dhe shkëmbimi gjenetik u shërben
  103. Kapuletëve të krijojnë rezistencë
    ndaj antibiotikëve.
  104. Kështu që Montegët diskutojnë përbrenda
    si ta heqin qafe familjen tjetër
  105. duke çliruar këtë molekulë.
  106. (Të qeshura)

  107. Dhe nën titullin:

  108. [Le të koordinojmë një sulm]

  109. (Të qeshura)

  110. Le të koordinojmë një sulm.

  111. Të gjithë përgjigjen njëherësh
  112. duke çliruar një helm që do të
    vrasë familjen tjetër.
  113. [Ta eliminojë]

  114. (Të qehura)

  115. Kapuletët përgjigjen
    duke thirrur për kundërsulm

  116. [Kundërsulm!]

  117. Kështu që ata ndeshen.

  118. Kjo është një video të një dueli
    bakterial me organe si shpata

  119. ku ata përpiqen tëvrasin njëri-tjetrin
  120. në kuptimin e plotë duke u therur
    me njëri-tjetrin.
  121. Ajo familje që fiton betejen
    bëhet bakteria dominuese.
  122. Pra ajo që mund të bëj unë
    është zbuloj bisedën bakteriale

  123. që të çon në sjellje të ndryshme kolektive
  124. njësoj si luftimi që sapo patë.
  125. Pra ajo ç'ka bëra ishte
    përgjimi i komunitetet bakteriale
  126. brenda trupit të njëriut
  127. tek pacientët në spital.
  128. Kam ndjekur 62 pacientë në një eksperiment

  129. ku kam testuar kampionët e pacientëve
    të një infeksioni specifik
  130. pa i ditur ende përgjigjet
    e testeve tradicionale diagnostikuese
  131. Tani, në diagnozat bakteriale

  132. një kampion qëndron në një pjatëz
  133. dhe në qoftë se bakteri rritet
    brenda pesë ditëve
  134. pacienti diagnostikohet si i infektuar.
  135. Kur përfundova studimin dhe i krahasova
    me rezultatet e mjetit
  136. testet diagnostikuese tradicionale me
    testet verifikuese
  137. u shokova.
  138. Ishte diçka përtej habisë nga ku
    kam marrë pjesë ndonjëherë
  139. Por përpara se t'ju tregoj
    çfarë ka zbuluar pajisja

  140. dua t'ju tregoj diçka për një pacient
    të veçantë që kam ndekur
  141. për një vajzë të re.
  142. Ajo kishte fibroza kistesh
  143. një sëmundje gjenetike që i bënte mushkëritë
    e saj dyshuese për infeksion bakterial
  144. Kjo vajzë nuk bënte pjesë në
    eksperimentin klinik
  145. E ndoqa atë pasi e kuptova
    nga kartela mjeksore
  146. se ajo s'kishte patur një
    infeksion më parë.
  147. Një herë në muaj, kjo vajzë
    shkonte në spital
  148. për të sjellë një kampion pështyme
    që e kishte në një filxhan
  149. Ky kampion u çua për analizë bakterial
  150. në laboratorin qendror
  151. në mënyrë që mjekët mund të
    vepronin shpejt nëse zbulonin një infeksion
  152. Kjo më lejoi të testoja pajisjen time
    dhe në kampionin e saj.
  153. Në dy muajt e parë që mata kampionin e saj
    nuk kishte asgjë.

  154. Por në muajin e tretë
  155. zbulova disa bakterie që diskutonin
    në kampionin e saj.
  156. Bakteriet ishin duke u koordinuar
    për të dëmtuar indin e mushkërive
  157. Por diagnozat tradicionale nuk
    treguan asnjë bakter
  158. I mata sërisht muajin tjetër,
  159. dhe munda të shoh se bisedimi bakterial
    u bë dhe më agresiv.
  160. Ende diagnozat tradicionale
    nuk treguan gjë.
  161. Studimi im mbaroi, por një vit e gjysmë
    më pas vazhdova të informohem për gjendjen e saj
  162. për të parë nëse bakeriet
    për të cilët kisha dijeni
  163. ishin zhdukur pa ndërhyrje mjeksore
  164. Por nuk ishin zhdukur.
  165. Vajza diagnostikohet tashmë
    me infeksion të rëndë
  166. me bakterie vdekjeprurëse.
  167. Ishte i njëjti bakter që pajisja
    ime kishte zbuluar më herët.
  168. Dhe pavarësisht trajtimit
    agresiv me antibiotikë
  169. ishte e pamundur të
    zhdukej infeksioni.
  170. Mjekët mendonin se nuk
    do i mbijetonte të 20-tave të saj
  171. Kur i mata kampjonet e saja
  172. mjeti im ishte ende në fazën fillestare

  173. Nuk e dija ende nëse
    metoda ime do të funksiononte
  174. atëherë kisha një marrëveshje me mjekët
  175. të mos u tregoja çfarë do të zbulonte
    pajisja ime
  176. në mënyrë që të mos kompromentoja
    trajtimin e tyre.
  177. Kështu që kur pash këto rezultate
    që nuk ishin vërtetuar
  178. nuk guxova t'ua tregoj
  179. pasi të trajtosh një pacient pa infeksion
  180. ka gjithashtu pasoja negative
    për pacientin.
  181. Por tani e dimë më mirë
  182. dhe ka kaq shumë djem e vajza
    që mund të shpëtohen
  183. sepse fatkeqësisht ky skenar
    përserit shpesh.
  184. Pacientët infektohen
  185. dhe bakteri në një farë mënyre nuk
    del nga testet tradicionale diagnostikuese
  186. papritmas infeksioni shpërthen tek
    pacienti me siptoma të rënda.
  187. Në këtë pikë tashmë është vonë.
  188. Rezultatet e habitshme të 62-pacintëve
    që kam ndjekur
  189. ishin pikërisht bisedat bakteriale
    që mjeti im kishte kapur

  190. në më tepër se gjysmën e kampioneve
    të pacientëve
  191. të diagnostikuar negativë
    me metoda tradicionale
  192. Me fjalë të tjera, më tepër se gjysma
    e këtyre pacientë shkuan
  193. në shtëpi duke menduar
    se s'kishin infeksion
  194. dhe pse ata në fakt mbartnin
    bakterie të rrezikshme.
  195. Brenda këtyre pacientëve
    të diagnostikuar pasaktësisht
  196. bakteriet ishin duke u organizuar
    për një sulm të sinkronizuar.
  197. Ata ishin duke pëshpëritur me
    njëri-tjetrin.
  198. Atë çka e quaj "Pëshpëritje bakteriale"
  199. janë bakterie të cilat metodat tradicionale
    nuk mund t'i diagnostikojnë.
  200. Deri më tani, ky është i vetmi mjet përkthimi
    që mund t'i kapë këto pëshpëritje.
  201. Besoj se koha në të cilën bakteriet
    janë ende duke pëshpëritur
  202. është një dritare mundësi për një
    trajnim të shënjestruar.
  203. Nëse vajza do të ishte trajtuar
    gjatë kësaj mundësie
  204. mund të kishte qenë e mundur për
    t'i vrarë bakteriet
  205. në fazën e tyre fillestare,
  206. para se infeksioni të dilte
    jashtë kontrollit.
  207. Çfarë eksperimentova me këtë vajzë
    të re, më bëri të vendosja
  208. të bëja gjithçka që ta fusja këtë teknologji
    nëpër spitale.

  209. Së bashku me mjekët
  210. jam duke punuar për përfshirjen
    e kësaj pajisjeje në klinika
  211. që të diagnostikohen herët infeksionet.
  212. Dhe pse ende nuk e di si
    mjekët duhet t'i trajtojnë pacientët e tyre
  213. gjatë fazës pëshpëritëse

  214. kjo pajisje mund të ndihmojë mjekët
    të mbajnë një sy tek pacientët në rrezik
  215. Kjo mund t'i ndihmojë të
    konfimojnë nëse trajtimi ka fuksnionuar apo jo
  216. dhe mund të ndihmojë në përgjigjen
    e thjeshtë:
  217. A është pacienti i infektuar?
  218. Dhe çfarë po planifikojnë bakteriet?
  219. Bakteriet flasin,

  220. ata bëjnë plane sekrete
  221. dhe u dërgojnë informacione sekrete
    njëri-tjetrit.
  222. Por jo vetëm që ne mund t'i kapim
    pëshpëritjet e tyre
  223. por ne mund ta mësojmë gjuhën
    e tyre sekrete
  224. dhe të behemi pëshperitësit e bakterieve.
  225. Ashtu si do të thoshte një bakterie
  226. "3-oxo-C12-aniline."
  227. (Të qeshura)

  228. (Duartrokitje)

  229. Ju falemnderit!