Return to Video

Mirëseerdhët në revolucionin gjenetik

  • 0:00 - 0:02
    Zonja dhe Zotërinj
  • 0:02 - 0:05
    Ju prezantoj gjenomin njerzor
  • 0:05 - 0:08
    (Duartrokitje)
  • 0:08 - 0:10
    Kromozomi një, lart majtas.
  • 0:10 - 0:12
    Poshte, e fundit në të djathtë janë kromozomet seksuale
  • 0:12 - 0:14
    Femrat kanë dy kopje të atij kromozomit me X-in e madh
  • 0:14 - 0:16
    burrat kanë X-in
  • 0:16 - 0:18
    dhe sigurisht edhe një kopje të asaj y-së së vogël.
  • 0:18 - 0:22
    Më vjen keq djema por vetëm një gjë shumë e vogël ju bën të jeni ndryshe.
  • 0:22 - 0:25
    Nëqoftëse e zmadhoni gjenomin,
  • 0:25 - 0:28
    atëhere çfarë do të shihni është pa dyshim një spirale e dyfishtë;
  • 0:28 - 0:30
    kodi i jetës i shkruar mbi bazën e katër shkronjave biokimike
  • 0:30 - 0:32
    të cilave ne gjithashtu ju referohemi edhe si baza të azotuara:
  • 0:32 - 0:34
    A, C, G dhe T.
  • 0:34 - 0:36
    Sa të tilla ka gjenomi njerzor? Tre miliard.
  • 0:36 - 0:38
    Është ky një numër i madh?
  • 0:38 - 0:40
    Tani, gjithkush mund të përmendi numra të mëdhenj
  • 0:40 - 0:42
    Por në fakt, nëse unë do të vendosja një bazë
  • 0:42 - 0:45
    në çdo pikë të këtij ekrani me kapacitet 1280 me 800
  • 0:45 - 0:48
    do të na duheshin 3,000 ekrane për të parë gjenomin.
  • 0:48 - 0:50
    Pra është goxha i madh.
  • 0:50 - 0:52
    Dhe mbase për shkak të këtyre përmasave,
  • 0:52 - 0:55
    një grup njerzish -- meqë ra fjala të gjithë këta kishin kromozom Y--
  • 0:55 - 0:57
    vendosën që ta sekuenconin.
  • 0:57 - 0:59
    (Te qeshura)
  • 0:59 - 1:02
    Dhe kështu 15 vjet dhe pothuajse katër miliard dollare më vonë,
  • 1:02 - 1:04
    u bë e mundur sekuencimi dhe publikimi i gjenomit.
  • 1:04 - 1:07
    Në 2003, versioni final u publikua, dhe përsëri vazhdon puna.
  • 1:07 - 1:09
    E gjitha kjo u bë në një makineri që duket kështu.
  • 1:09 - 1:11
    Kushtoi pothuajse një dollar për bazë--
  • 1:11 - 1:13
    një metodë shumë e ngadaltë.
  • 1:13 - 1:15
    Tani, jam këtu t'ju them
  • 1:15 - 1:17
    që bota ka ndryshuar komplet
  • 1:17 - 1:19
    dhe asnjëri nga ju se di këtë gjë.
  • 1:19 - 1:21
    Mënyra si e kryejmë këtë proçes tani është duke marrë një gjenom,
  • 1:21 - 1:23
    dhe i bëjmë le të themi 50 kopje,
  • 1:23 - 1:26
    më pas i presim të gjitha këto kopje në segmente me nga 50-baza të lexueshme,
  • 1:26 - 1:28
    dhe pastaj i sekuencojmë në masë paralelisht.
  • 1:28 - 1:30
    Pastaj i hedhim në software,
  • 1:30 - 1:32
    e ribashkojmë dhe ju themi rezultatin.
  • 1:32 - 1:35
    Tani t'ju paraqesim nje foto per lehtesi vizuale,
  • 1:35 - 1:37
    Prjekti Gjenom Njerezor: 3 gigabaza.
  • 1:37 - 1:39
    Një kalim nëpër këto makina:
  • 1:39 - 1:42
    200 gigabaza në javë.
  • 1:42 - 1:45
    Dhe numri 200 ka për të ndryshuar në 600 këtë verë,
  • 1:45 - 1:48
    dhe s'tregon shënja ngadalsimi.
  • 1:48 - 1:51
    Si përfundim, çmimi për të sekuencuar një bazë,
  • 1:51 - 1:54
    ka rënë 100 milion herë.
  • 1:54 - 1:57
    Kjo është e njëjtë sikur të mbushnit makinën tuaj me karburant në vitin 1988,
  • 1:57 - 1:59
    të prisnit deri në vitin 2011,
  • 1:59 - 2:01
    dhe tani mund ta ngisni deri në Jupiter dhe mbrapsht dy herë.
  • 2:01 - 2:06
    (Te qeshura)
  • 2:06 - 2:08
    Popullsia e botës,
  • 2:08 - 2:10
    Vendosja e kompjuterave,
  • 2:10 - 2:13
    Arkivi i të gjitha letërsive mjeksore,
  • 2:13 - 2:15
    Ligji i Moore,
  • 2:15 - 2:18
    Metoda e vjetër e sekuencimit dhe këtu metoda e re.
  • 2:18 - 2:20
    Djema, kjo është në shkallë logaritmi;
  • 2:20 - 2:23
    Zakonisht nuk shikon vija që shkojnë lart në atë mënyrë.
  • 2:23 - 2:26
    Aktualisht kapaciteti botëror për të sekuencuar gjenome njerzore është
  • 2:26 - 2:29
    diku midis 50,000 dhe 100,000 gjenome njerzor këtë vit.
  • 2:29 - 2:32
    Dhe këtë e dimë në bazë të makinave që janë duke u përdorur.
  • 2:32 - 2:35
    Kjo pritet që të dyfishohet, trefishohet, ose mbase katërfishohet
  • 2:35 - 2:37
    vit mbas viti në të ardhmen.
  • 2:37 - 2:39
    Në fakt në veçanti ka një laborator
  • 2:39 - 2:42
    i cili paraqet 20 përqind të gjithë këtij kapaciteti.
  • 2:42 - 2:45
    Ai quhet Instituti Gjenomik i Pekinit
  • 2:45 - 2:49
    Kinezët absolutisht po e fitojnë këtë garë drejt Hënës se re meqë ra fjala.
  • 2:49 - 2:51
    Ç'farë domethënie ka kjo për mjeksinë?
  • 2:51 - 2:53
    Supozojmë një grua ne moshe 37 vjeç.
  • 2:53 - 2:57
    Diagnostikohet pozitivisht me shkalla 2 kancer gjoksi për shkak të receptorit të estrogjenit.
  • 2:57 - 3:00
    Trajtohet me operacion, kemoterapi dhe radiacion.
  • 3:00 - 3:02
    Shkon në shtëpi.
  • 3:02 - 3:05
    Dhe dy vjet me vonë rikthehet përsëri me shkalle 3C kancer ovarian.
  • 3:05 - 3:08
    Fatkeqsisht përsëri detyrohet të trajtohet me operacion dhe kemoterapi.
  • 3:08 - 3:10
    Vjen përsëri mbas 3 vjetësh tani 42 vjeç:
  • 3:10 - 3:13
    Me akoma më shumë kancer ovar, i japim më shumë kemoterapi.
  • 3:13 - 3:15
    Mbas gjashtë muajsh,
  • 3:15 - 3:18
    ajo vjen prap me leukemi akute myeoide.
  • 3:19 - 3:22
    Dhe vuan mungesë frymarrje dhe vdes mbas 8 ditësh.
  • 3:22 - 3:25
    Fillimisht, mënyra në të cilën kjo grua u trajtua, në më pak se 10 vjet
  • 3:25 - 3:28
    Ka për tu dukur si heqje gjaku.
  • 3:28 - 3:30
    Dhe e gjithë kjo për meritë të njerzve si kolegu im, Rick Wilson,
  • 3:30 - 3:33
    tek Instituti te Gjenomit i Washington University,
  • 3:33 - 3:35
    I cili vendosi ti hedhi një sy postmortemit të kësaj gruaje.
  • 3:35 - 3:38
    Ai e sekuencoi, duke marrë qeliza lëkure normale,
  • 3:38 - 3:40
    dhe palcë kocke kanceroze,
  • 3:40 - 3:42
    dhe sekuencoi gjenomin e plotë të të dyjave
  • 3:42 - 3:45
    për vetëm dy javë, pa problem.
  • 3:45 - 3:47
    Me pas i krahasoi të dy këto gjenome në software,
  • 3:47 - 3:49
    dhe ç'farë vuri re midis shumë gjërave të tjera,
  • 3:49 - 3:51
    ishte një fshirje, prej 2000 bazash
  • 3:51 - 3:53
    përmes tre miliard bazave
  • 3:53 - 3:55
    në një gen të quajtur TP53.
  • 3:55 - 3:58
    Nëqoftëse e keni këtë mutacion fshirës në këtë gen,
  • 3:58 - 4:01
    shancet për të pasur kancer gjatë jetën suaj janë 90%.
  • 4:01 - 4:03
    Kështu që fatkeqësisht, kjo gjë nuk e ndihmon këtë grua,
  • 4:03 - 4:06
    por ka pasoja shumë të rënda bile të theksuara,
  • 4:06 - 4:08
    për familjen e saj.
  • 4:08 - 4:10
    E kam fjalen, nëse edhe ata kanë të njëjtin mutacion,
  • 4:10 - 4:13
    dhe ata mund të bëjnë testin gjenetik për ta kuptuar këtë,
  • 4:13 - 4:16
    më pas mund të venë dhe të bëjnë teste rregullisht për të kapur kancerin shpejt
  • 4:16 - 4:18
    dhe kanë shumë mundësi të jetojnë jetë më të gjatë.
  • 4:18 - 4:20
    Tani më lejoni t'ju prezantoj binjakët Berry
  • 4:20 - 4:22
    të diagnostikuar me paralizë trunore në moshën dy vjeçare.
  • 4:22 - 4:24
    Nëna e tyre është një grua shumë trime
  • 4:24 - 4:26
    e cila nuk besonte që siptomat korespondonin,
  • 4:26 - 4:28
    dhe me përpjekje heroike dhe shumë kërkime në internet,
  • 4:28 - 4:31
    arriti të bindte komunitetin mjeksor
  • 4:31 - 4:33
    që, në fakt, të bijtë kishin diçka tjetër.
  • 4:33 - 4:36
    Ata kishin distoni për shkak të sistemit të përgjigjes ndaj dopaminës.
  • 4:36 - 4:38
    Dhe kështu që atyre ju dha L-Dopa,
  • 4:38 - 4:40
    dhe gjendja e tyre u përmirsua,
  • 4:40 - 4:42
    por ato nuk u zhdukën komplet.
  • 4:42 - 4:44
    Probleme të rëndësishme mbeteshin akoma.
  • 4:44 - 4:46
    Ky zotria në fotografi quhet Joe Beery,
  • 4:46 - 4:48
    I cili pati fatin e mirë të ishte CIO
  • 4:48 - 4:50
    i një kompanie të quajtur Teknoligjite e Jetes.
  • 4:50 - 4:52
    Kjo është një prej vetëm dy kompanive
  • 4:52 - 4:55
    që prodhojnë makinat masive të cilat bëjnë sekuencime gjenomike.
  • 4:55 - 4:58
    Dhe kështu që ai vendosi tu bënte sekuence fëmijve.
  • 4:58 - 5:01
    Dhe arriti të gjente një seri mutacionesh në një gen të quajtur SPR,
  • 5:01 - 5:05
    përgjegjës, përveç gjërave të tjera, për prodhimin e serotonines.
  • 5:05 - 5:08
    Kështu që përveç L-Dopa fëmijve ju dha edhe një ilac precursor serotonine,
  • 5:08 - 5:10
    dhe ata ndihen normal tani.
  • 5:10 - 5:13
    Djema, kjo gjë nuk do të ishte arritur kurrë pa sekuencimin e plotë të gjenomit.
  • 5:13 - 5:15
    Dhe në atë kohë -para disa vjetësh- kjo gjë kushtoi 100,000 dollare.
  • 5:15 - 5:17
    Sot kushton 10,000 dollare. Vitin tjetër do jetë 1,000 dollare.
  • 5:17 - 5:19
    Mbas vitit tjetër do jetë 100 dollare.
  • 5:19 - 5:21
    Aq shpejt po avancojmë.
  • 5:21 - 5:23
    Këtu kemi Nikun e vogël-
  • 5:23 - 5:26
    i pëlqen Batman dhe pistoletat me ujë.
  • 5:26 - 5:29
    Na del që Niku shkon tek spitali i fëmijve
  • 5:29 - 5:31
    me një zgjerim stomaku sikur të ishte viktime urije.
  • 5:31 - 5:33
    Dhe kjo nuk është si rrjedhojë e mosngrënies.
  • 5:33 - 5:35
    por ndodh sepse kur ai ha, zorra e tij hapet
  • 5:35 - 5:37
    dhe fecet derdhen ne bark.
  • 5:37 - 5:39
    Dhe kështu mbas qindra operacioneve,
  • 5:39 - 5:42
    ai sheh nga e ëma dhe thotë: - "Mami,
  • 5:42 - 5:45
    lutu për mua. Kam shumë dhimbje."
  • 5:45 - 5:48
    Pediatri i tij qëllon që kishte dijeni mbi gjenetiken klinike
  • 5:48 - 5:50
    dhe as e ka idenë se ç'farë po ndodh,
  • 5:50 - 5:52
    por propozon: - "Le ti sekuencojmë gjenomin e këtij fëmije."
  • 5:52 - 5:54
    Dhe ajo që gjejnë është një mutacion në një pikë
  • 5:54 - 5:57
    në një gen përgjegjës për kontrollin e vdekjes së qelizave te programuara.
  • 5:57 - 6:00
    Pra hidhet teoria që ai ka një reaksion imunologjik
  • 6:00 - 6:03
    kundrejt diçkaje në ushqim,
  • 6:03 - 6:06
    dhe është një reaksion natyral, i cili shkakton vdekjen e programuar të disa qelizave.
  • 6:06 - 6:08
    Por geni përgjegjës për kontrollin e kësaj s'funksionon.
  • 6:08 - 6:10
    Dhe kjo kërkon, përveç gjërave të tjera, pa diskutim,
  • 6:10 - 6:13
    një transplant të palcës së kockës, i cili kryhet.
  • 6:13 - 6:15
    Dhe mbas një përmisimi rraskapitës nëntë mujorsh,
  • 6:15 - 6:17
    ai tani është në gjendje të hajë bërxollë me salcë pikante.
  • 6:17 - 6:19
    (Te qeshura)
  • 6:19 - 6:21
    Prospekti i përdorimit të gjenomit
  • 6:21 - 6:23
    si një diagnostikues universal
  • 6:23 - 6:25
    qëndron mbi ne sot.
  • 6:25 - 6:27
    Kemi arritur këtu sot.
  • 6:27 - 6:29
    Dhe ç'farë kjo do të thotë për të gjithë ne
  • 6:29 - 6:32
    eshtë se gjithsecili në këtë dhomë mund të jetoje 5, 10 apo 20 vite më shumë
  • 6:32 - 6:34
    vetëm për shkak të kësaj.
  • 6:34 - 6:36
    Që përbën një histori fantastike,
  • 6:36 - 6:39
    me përjashtim po të mendoni për gjurmën e njeriut në planet
  • 6:39 - 6:41
    dhe aftësisë tonë për të vazhduar prodhimin e ushqimit.
  • 6:41 - 6:43
    Dhe kështu na del
  • 6:43 - 6:45
    që e njejta teknologji
  • 6:45 - 6:47
    po përdoret për të ngritur linja të reja
  • 6:47 - 6:50
    misri, gruri, fasuleje dhe lloje të tjera të mbjellurash
  • 6:50 - 6:52
    që lejojnë tolerancë të madhe kundrejt thatësirave dhe përmbytjeve
  • 6:52 - 6:54
    insekteve dhe pesticideve.
  • 6:54 - 6:57
    Sa kohë që ne vazhdojmë të rrisim popullsinë,
  • 6:57 - 7:00
    do të jemi të detyruar të vazhdojmë të prodhojmë dhe të hamë ushqime të modifikuara gjenetikisht,
  • 7:00 - 7:03
    dhe ky është pozicioni në të cilin unë jam sot.
  • 7:03 - 7:05
    Përveç nëse ka njeri në audience
  • 7:05 - 7:07
    që del vullnetar të pushojë së ngrëni?
  • 7:07 - 7:09
    Asnjë, as edhe një.
  • 7:09 - 7:11
    Kjo është një makinë shrkimi,
  • 7:11 - 7:14
    baza e cdo kompjuteri zyre për dekada.
  • 7:14 - 7:18
    Dhe në fakt, makina e shkrimit në esence zevendesua nga kjo e fundit.
  • 7:18 - 7:21
    Më vonë, u shfaqën versione më të përhapura programesh shkrimi.
  • 7:21 - 7:24
    Por së fundi, ishte nje revolucion mbi revolucionin.
  • 7:24 - 7:26
    Ishte Bob Metcalfe i cili shpiku Ethernetin
  • 7:26 - 7:28
    dhe lidhjen midis gjithë këtyre kompjuterave
  • 7:28 - 7:30
    i cili ndryshoi çdo gjë rrënjësisht.
  • 7:30 - 7:33
    Dhe papritmas patëm Netscape dhe Yahoo
  • 7:33 - 7:36
    me pas të gjithë fllucken e Internetit.
  • 7:36 - 7:39
    (Te qeshura)
  • 7:39 - 7:41
    Po mos u bëni merak,
  • 7:41 - 7:43
    se gjithçka u shpëtua shumë shpejt nga iPod dhe Facebook
  • 7:43 - 7:45
    dhe gjithashtu loja "zogjtë e nxehur".
  • 7:45 - 7:47
    (Te qeshura)
  • 7:47 - 7:50
    Shihni, këtu është ku ndodhemi sot.
  • 7:50 - 7:52
    Ky është revolucioni gjenetik sot. Këtu është ku gjendemi.
  • 7:52 - 7:54
    Ç'farë kam dëshirë të keni parasysh sot është:
  • 7:54 - 7:56
    Ç'farë do të thotë
  • 7:56 - 7:59
    kur pikat nuk prezantojnë bazat individuale të gjenomit tuaj,
  • 7:59 - 8:02
    por ato lidhen me gjenome rreth e përqark planetit?
  • 8:02 - 8:04
    Tani afër mu desh të blija sigurim jete.
  • 8:04 - 8:06
    Dhe mu desh të përgjigjesha:
  • 8:06 - 8:09
    A. S'kam patur asnjëherë test gjenetik, B. Po kam patur, urdhëro rezultatet
  • 8:09 - 8:11
    C.Kam pasur por s'i tregoj rezultatet.
  • 8:11 - 8:13
    Fatmirësisht unë I përkisja përgjigjes A,
  • 8:13 - 8:16
    Dhe e them këtë me ndershmëri në rast se po më dëgjon agjenti i sigurimit.
  • 8:16 - 8:19
    Por ç'farë do të kishte ndodhur në rast se do isha përgjigjur C?
  • 8:19 - 8:21
    Aplikimet e konsumatorëve për genome do bëjnë bum.
  • 8:21 - 8:23
    Doni të shihni nëse jeni gjenetikisht të përshtatshëm
  • 8:23 - 8:25
    me të dashurën? Sigurisht.
  • 8:25 - 8:28
    Sekuencim i ADN nëpërmjet iPhone? Pa problem kemi një aplikim të tillë.
  • 8:28 - 8:30
    (Te qeshura)
  • 8:30 - 8:33
    Do njeri masazh të përgatitur gjenetikisht?
  • 8:33 - 8:35
    Sot ka një laborator
  • 8:35 - 8:37
    I cili teston allelen 334 të genit AVPR1,
  • 8:37 - 8:39
    i mbiquajturi gjeni i të tradhtuarit.
  • 8:39 - 8:43
    Kështu që të gjithë ju që jeni sot këtu me partnerin e jetës
  • 8:43 - 8:45
    kthehuni nga ta dhe merrni një mostër nga goja,
  • 8:45 - 8:47
    dërgojani laboratorit dhe do ta dini me siguri.
  • 8:47 - 8:49
    (Te qeshura)
  • 8:49 - 8:51
    A doni që me të vërtetë të zgjidhni një president
  • 8:51 - 8:53
    gjenomi i të cilës sugjeron spazmë kardiake?
  • 8:53 - 8:55
    Tani mendoni se jemi në vitin 2016
  • 8:55 - 8:56
    dhe kanditatja në krye të garës nxjerr
  • 8:56 - 8:58
    jo vetëm katër vitet e taksave,
  • 8:58 - 9:00
    por gjithashtu edhe gjenomin e saj personal.
  • 9:00 - 9:02
    I cili duket shumë i mirë.
  • 9:02 - 9:04
    Dhe më pas ajo i sfidon të gjithë konkuruesët e tjerë të bëjnë po të njejtën gjë.
  • 9:04 - 9:06
    Mendoni se s'ka për të ndodhur?
  • 9:06 - 9:08
    A mendoni se do ta ndihmonte John McCain?
  • 9:08 - 9:10
    (Te qeshura)
  • 9:10 - 9:12
    Sa veta në audience
  • 9:12 - 9:14
    e kanë mbiemrin Resnick si une? Ngrini dorën.
  • 9:14 - 9:16
    Njeri? Asnjeri.
  • 9:16 - 9:18
    Zakonisht, ka një ose dy.
  • 9:18 - 9:20
    Babai i babait ishte një prej 10 vëllezërve Resnick.
  • 9:20 - 9:22
    Të gjithë urrenin njëri tjetrin.
  • 9:22 - 9:24
    Dhe të gjithë lëvizën në vende të ndryshme të planetit.
  • 9:24 - 9:26
    Kështu që ka mundësi
  • 9:26 - 9:29
    që unë të jem i afërm me çdo Resnick që kam takuar, por nuk e di.
  • 9:29 - 9:32
    Por imagjinoni sikur gjenomi im të identifikohej duke ndenjur në një softuear,
  • 9:32 - 9:34
    dhe gjenomi i një kushuriri të tretë gjendej gjithashtu aty,
  • 9:34 - 9:36
    dhe sikur të kishte edhe një softuear që mund ti krahasonte
  • 9:36 - 9:38
    dhe të bënte afërsime.
  • 9:38 - 9:41
    Jo vështirë për tu imagjinuar. Kompania ime ka softuear që e bën këtë gjë tani.
  • 9:41 - 9:43
    Imagjinoni edhe diçka tjetër:
  • 9:43 - 9:46
    që ky softuear është në gjendje ti pyesi të dy palët për leje,
  • 9:46 - 9:48
    "A keni dëshirë të takoni kusheririn tuaj të tretë?"
  • 9:48 - 9:50
    Dhe nëse të dy ne themi po,
  • 9:50 - 9:52
    Bum! Mirëserdhët në Linkedin kromozonal
  • 9:52 - 9:56
    (Te qeshura)
  • 9:56 - 9:58
    Tani kjo është diçka e mirë apo jo?
  • 9:58 - 10:00
    Keni mbledhje familjare më të mëdhaja
  • 10:00 - 10:02
    Por mbase mund të jetë gjithashtu diçka e keqe .
  • 10:02 - 10:04
    Sa baballarë kemi në dhomë? Ngrini dorën.
  • 10:04 - 10:07
    Dakord, ekspertët mendojnë që një deri në tre përqind prej jush
  • 10:07 - 10:09
    nuk janë babai i fëmijës tuaj.
  • 10:09 - 10:11
    (Te qeshura)
  • 10:11 - 10:13
    Shiko --
  • 10:13 - 10:17
    (Te qeshura)
  • 10:17 - 10:20
    Këto gjenome, këto 23 kromozome,
  • 10:20 - 10:23
    ato në asnjë mënyrë që s'prezantojnë kualitetin e marrdhënieve tona
  • 10:23 - 10:25
    apo natyrën e shoqërisë -- të paktën jo deri tani.
  • 10:25 - 10:27
    Dhe si çdo teknologji e re,
  • 10:27 - 10:29
    e gjitha varet nga duart e njeriut
  • 10:29 - 10:32
    t'i shërbeje njerzimit, apo jo.
  • 10:32 - 10:35
    Dhe ju lus të gjithëve të zgjoheni dhe ti kushtoni vëmendje
  • 10:35 - 10:38
    dhe të influenconi revolucionin gjenetik që po ndodh sot rreth jush.
  • 10:38 - 10:40
    Faleminderit
  • 10:40 - 10:42
    (Duartrokitje)
Title:
Mirëseerdhët në revolucionin gjenetik
Speaker:
Richard Resnick
Description:

Në këtë fjalim të thjeshtëzuar të mbajtur në TEDxBoston, Richard Resnic tregon sesi sekuncimi gjenetik i shpejte dhe ekonomik do te revolucionarizoje kujdesin shëndetsor (gjithashtu sigurimet dhe politikën).

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
10:42
Bledi Bejo added a translation

Albanian subtitles

Revisions