Return to Video

Andy Hobsbawm thotë: Bëj gjënë e gjelbërt

  • 0:00 - 0:05
    Krijimtaria e shkëlqyer. Në kohë të vështira, na duhet krijimtari e shkëlqyer.
  • 0:05 - 0:13
    Diskutim. Krijimtaria e shkëlqyer është habitëse, absurde, racionale, irracionale dhe në çdo rast e fuqishme.
  • 0:13 - 0:17
    Krijimtaria e shkëlqyer lejon të përhapet toleranca, të triumfojë liria,
  • 0:17 - 0:20
    të bëjë që edukimi të duket si një ide e shkëlqyer
  • 0:20 - 0:21
    (E qeshur)
  • 0:21 - 0:25
    Krijimtaria e shkëlqyer mund të hedhë dritë mbi deprivimin,
  • 0:25 - 0:29
    apo të tregojë që ky deprivim nuk është ashtu siç duket.
  • 0:29 - 0:32
    Krijimtaria e shkëlqyer mund t'i bëjë politikanët të zgjidhen,
  • 0:32 - 0:35
    apo partitë të mos zgjidhen.
  • 0:35 - 0:39
    Ajo bën që një luftë të duket tragjedi ose farsë.
  • 0:39 - 0:43
    Krijimtaria është prodhuesja e ideve që stampohen në bluzat tona
  • 0:43 - 0:45
    dhe frazave që ngjiten në buzët tona.
  • 0:45 - 0:48
    Është udhërrëfyesja që na tregon rrugën e thjeshtë
  • 0:48 - 0:50
    përmes labirinteve të pakalueshëm të moralit.
  • 0:50 - 0:55
    Shkenca është e zgjuar, por krijimtaria e shkëlqyer është diçka që njihet më pak,
  • 0:55 - 0:58
    më magjike. Dha tani na nevojitet kjo magji.
  • 0:58 - 1:00
    Kjo është kohë nevoje.
  • 1:00 - 1:02
    Klima jonë po ndryshon shpejt, shumë shpejt.
  • 1:02 - 1:05
    Dhe krijimtaria e shkëlqyer duhet të bëjë atë që ajo e bën aq mirë:
  • 1:05 - 1:09
    të na ngacmojë të mendojmë ndryshe me paraqitje krijuese dramatike.
  • 1:09 - 1:11
    Të na tundojë të veprojmë ndryshe
  • 1:11 - 1:14
    me copëza plot shije të krijimtarisë.
  • 1:14 - 1:17
    Kjo është një prej këtyre copëzave në të cilën jam përfshirë edhe unë
  • 1:17 - 1:20
    duke përdorur krijimtarinë për të frymëzuar njerëzit të jenë më të gjelbër.
  • 1:20 - 1:24
    Filmim: Një burrë: E dini, në vend që të ngas makinën, sot do të eci.
  • 1:24 - 1:28
    Folësi: Dhe kështu ai eci, dhe duke ecur ai pa gjëra.
  • 1:28 - 1:32
    Gjëra të çuditshme dhe të mrekullueshme të cilat përndryshe s'do ti kishte parë.
  • 1:32 - 1:35
    Një dre që i krruhet këmba. Një motor fluturues.
  • 1:35 - 1:40
    Një baba me të bijën të ndarë nga një biçikletë prej një muri misterioz.
  • 1:40 - 1:45
    Dhe pastaj ai ndaloi. Duke kaluar përpara tij, ishte ajo.
  • 1:45 - 1:47
    Gruaja me të cilën kur ishin fëmijë lodronin nëpër lëndina
  • 1:48 - 1:49
    dhe i theu zemrën.
  • 1:49 - 1:51
    Sigurisht, ishte rritur disi.
  • 1:51 - 1:52
    Në fakt, ajo ishte rritur shumë.
  • 1:52 - 1:55
    Por ai ndjeu gjithë pasionin e vjetër ti kthehet.
  • 1:55 - 1:58
    "Ford", thirri ai butësisht. Sepse ky ishte emri i saj.
  • 1:59 - 2:01
    "Mos thuaj asnjë fjalë më tepër, Gusty" tha ajo,
  • 2:01 - 2:02
    sepse ky ishte emri i tij.
  • 2:02 - 2:07
    "Di një tendë afër një karvani, pikërisht 100 metra prej këtu.
  • 2:07 - 2:10
    Shkojmë atje e bëjmë dashuri. Në atë tendë."
  • 2:10 - 2:14
    Fordi u zhvesh. Ajo hapi njërën këmbë, pastaj tjetrën.
  • 2:14 - 2:18
    Gusty vijoi fuqishëm dhe bëri dashuri me të ritmikisht
  • 2:18 - 2:21
    ndërkohë që ajo e filmoi, sepse ajo ishte një lloj pornografeje amatore.
  • 2:21 - 2:23
    Toka u shkund për të dy ata.
  • 2:23 - 2:26
    Dhe ata jetuan të lumtur përgjithmonë.
  • 2:26 - 2:31
    Dhe vetëm ngaqë ai vendosi të ecë atë ditë.
  • 2:32 - 2:42
    (Duartrokitje)
  • 2:42 - 2:45
    Andy Hobsbawm: Ne patëm shkencën, bëmë edhe debatin.
  • 2:45 - 2:47
    Ç'farë rezultoi prej kësaj ndodhet në këtë tabelë.
  • 2:47 - 2:49
    Krijimtaria e shkëlqyer është ajo që i mbledh të gjitha,
  • 2:49 - 2:51
    i thjeshton e i jep formë.
  • 2:51 - 2:55
    I bën të lidhen. I bën njerëzit të duan të reagojnë.
  • 2:55 - 2:57
    Kështu kjo është një thirrje, një lutje,
  • 2:57 - 2:59
    për komunitetin shumë të talentuar të TED-it.
  • 2:59 - 3:01
    Le të bëhemi krijues përballë ndryshimit të klimës.
  • 3:01 - 3:03
    Dhe le ta bëjmë sa më shpejt. Faleminderit.
  • 3:03 - 3:04
    (Duartrokitje)
Title:
Andy Hobsbawm thotë: Bëj gjënë e gjelbërt
Speaker:
Andy Hobsbawm
Description:

Andy Hobsbawm prezanton një fushatë të re promocionale mbi te qenit i gjelbër -- dhe disa prej përfitimeve të anesore të saj.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
03:04
Ervis Bregu added a translation

Albanian subtitles

Revisions