Return to Video

Sam RIchards: Një eksperiment radikal ne ndjeshmeri

  • 0:00 - 0:03
    Studentët e mi, më pyesin shpesh,
  • 0:03 - 0:05
    "Cfare është sociologjia?"
  • 0:05 - 0:07
    E unë ju them, " Ajo studion
  • 0:07 - 0:09
    mënyrat se si qeniet njerëzore
  • 0:09 - 0:12
    janë të formuar nga gjërat të cilat ata nuk i shohin."
  • 0:12 - 0:16
    Dhe ata pyesin, "Si mund të bëhem sociolog?
  • 0:16 - 0:18
    Si mundem ti kuptoj këto forca të padukshme?"
  • 0:18 - 0:20
    Dhe ju përgjigjem. "Bashkëndjesia."
  • 0:20 - 0:22
    Filloni me dhembshuri - bashkëndjenje.
  • 0:22 - 0:25
    Sepse çdo gjë fillon me bashkëndjenje.
  • 0:25 - 0:27
    Hiqeni veten nga lëkura e juaj,
  • 0:27 - 0:29
    vendoseni veten në lëkurën e një personi tjetër."
  • 0:29 - 0:32
    Do t'ju jap një shembull.
  • 0:32 - 0:34
    E paramendoj jetën time,
  • 0:34 - 0:36
    sikur njëqind vite më herët
  • 0:36 - 0:38
    Kina do të kishte qenë shteti më i fuqishëm në botë
  • 0:38 - 0:40
    dhe ata do të vinin në Shtetet e Bashkuara
  • 0:40 - 0:42
    për të kërkuar thëngjill,
  • 0:42 - 0:45
    dhe do të gjenin, në fakt do të gjenin në sasi të mëdha po këtu.
  • 0:45 - 0:48
    Shumë shpejt, do të fillonin të transportonin këtë thëngjill,
  • 0:48 - 0:50
    me tonelata,
  • 0:50 - 0:53
    me trena, me anije,
  • 0:53 - 0:57
    deri në Kinë apo edhe diku tjetër në botë.
  • 0:57 - 1:00
    Dhe ata do të pasuroheshin duke e transportuar në këtë mënyrë.
  • 1:00 - 1:02
    Dhe do të ndërtonin qytete të bukura
  • 1:02 - 1:06
    të gjitha këto prej atij thëngjilli.
  • 1:07 - 1:10
    Ndërsa këtu në Shtetet e Bashkuara,
  • 1:10 - 1:12
    ne shohim një dëshprim dhe humbje ekonomike.
  • 1:12 - 1:14
    Kjo është çfare unë pashë.
  • 1:14 - 1:17
    Unë pashë njerëzit të cilët po mundoheshin të mbijetonin,
  • 1:17 - 1:20
    duke mos patur dijeni se çfare po i pret.
  • 1:20 - 1:22
    Dhe pastaj i bëra vetes një pyetje.
  • 1:22 - 1:25
    Unë pyeta "Si është e mundur që ne këtu në Shtetet e Bashkuara të jemi kaq të varfur,
  • 1:25 - 1:27
    duke ditur se thëngjilli është një burim i pasur,
  • 1:27 - 1:29
    vlen shumë para?"
  • 1:29 - 1:31
    Dhe e kuptova,
  • 1:31 - 1:34
    sepse Kinezët kanë përvetësuar
  • 1:34 - 1:37
    me një klasë të pakët sunduese këtu në Shtetet e Bashkuara
  • 1:37 - 1:41
    dhe kanë grabitur të gjitha paratë e pasuritë për vete.
  • 1:41 - 1:43
    E ne të tjerët, shumica prej neve,
  • 1:43 - 1:45
    luftojmë të mbijetojmë.
  • 1:45 - 1:48
    Dhe Kinezët i kanë dhuruar kësaj elite të vogël sunduese
  • 1:48 - 1:51
    shumë armë dhe teknologji të sofistikuar
  • 1:51 - 1:54
    që të siguroj që njerëzit sikur unë
  • 1:54 - 1:57
    të mos flasin kundër këtyre marrëdhënieve.
  • 1:58 - 2:01
    A ju tingëllon kjo e njohur?
  • 2:01 - 2:03
    Dhe ata po ashtu i kanë stërvitur Amerikanët
  • 2:03 - 2:05
    t'ju ndihmojnë ta mbrojnë thëngjillin.
  • 2:05 - 2:08
    Dhe kudo, ishin vendosur simbolet e Kinezëve--
  • 2:08 - 2:11
    gjithëkund, një përkujtues i përhershëm.
  • 2:11 - 2:13
    Dhe në Kinë,
  • 2:13 - 2:15
    çfare po thonin ata në Kinë?
  • 2:15 - 2:18
    Asgjë. Ata nuk po flisnin rreth nesh. Ata nuk po flisnin për thëngjillin.
  • 2:18 - 2:20
    Nëse i pyesni ata,
  • 2:20 - 2:22
    do të përgjigjeshin, " Shikoni, ju e dini që thëngjilli, neve na nevojitet thëngjilli.
  • 2:22 - 2:25
    Ajo qe po them unë është, njerëz nuk do ti ule temperaturat në termostat.
  • 2:25 - 2:28
    Nuk duhet ta prisni këtë gjë."
  • 2:28 - 2:31
    Kështu që unë nevrikosem, dhe humb toruan,
  • 2:31 - 2:33
    sikurse shumë njerëz të zakonshëm.
  • 2:33 - 2:36
    Dhe luftoj, dhe kuptohet gjithëçka prishet.
  • 2:36 - 2:39
    Kinezët kundërvihen në mënyrë të shëmtuar.
  • 2:40 - 2:43
    Dhe ende pa e kuptuar ne, ata dërgojnë tankset
  • 2:43 - 2:45
    pastaj edhe trupat luftarake,
  • 2:45 - 2:47
    shumë njerëz po vdesin,
  • 2:47 - 2:52
    dhe mbretëron një situatë tejet e vështirë.
  • 2:52 - 2:55
    A mund ta imagjinoni se çka do të ndjeni
  • 2:55 - 2:57
    nëse do të ishit në lëkurën time?
  • 2:57 - 3:00
    A mund të paramendoni që kur të dilni nga kjo ndërtesë
  • 3:00 - 3:02
    do të shihni një tanks të vendosur aty
  • 3:02 - 3:05
    apo një kamion përplot me ushtarë?
  • 3:05 - 3:07
    Dhe vetëm paramendoni se çka do të ndjenit.
  • 3:07 - 3:10
    Sepse e dini përse ata janë aty, dhe se çfare po bëjnë aty.
  • 3:10 - 3:14
    Dhe ju e ndjeni mllefin e frikën.
  • 3:14 - 3:17
    Nëse këtë ju mund ta paramendoni, atëherë kjo është dhembshuria--kjo është bashkëndjesia.
  • 3:17 - 3:20
    Ju keni dale nga lëkura e juaj, e jeni vendosur në lëkurën time.
  • 3:20 - 3:22
    Dhe keni mundur të ndjeni atë.
  • 3:22 - 3:24
    Në rregull, kjo ishte vetëm për t'ju ngrohur pak.
  • 3:24 - 3:26
    Pra ishte një parahyrje.
  • 3:26 - 3:28
    Tani ne do të shohim
  • 3:28 - 3:30
    eksperimentin e vërtetë radikal
  • 3:30 - 3:33
    Dhe vetëm sa për t'ju rikujtuar diskutimin tim, se ajo cfare kërkoj nga ju
  • 3:33 - 3:35
    është të vendosni veten në lëkurën
  • 3:35 - 3:38
    e një arabi musliman të zakonshëm
  • 3:38 - 3:40
    i cili jeton në Lindjen e Mesme--
  • 3:40 - 3:43
    më saktësisht, në Irak.
  • 3:44 - 3:46
    Dhe për t'ju ndihmuar pak,
  • 3:46 - 3:50
    ndoshta paramendoni se jeni anëtar i një familje të klasës së mesme në Bagdad--
  • 3:50 - 3:53
    dhe se ju doni vetëm të mirën e fëmijëve tuaj.
  • 3:53 - 3:55
    Ju dëshironi që fëmijët tuaj të kenë një jetë sa më të mirë.
  • 3:55 - 3:57
    Dhe sa herë shihni lajmet, ju i kushtoni vëmendjen,
  • 3:57 - 4:00
    ju lexoni shtypin ditor, ju takoni miqtë për kafe,
  • 4:00 - 4:02
    dhe ju lexoni shtypin ditor nga e gjithë bota.
  • 4:02 - 4:04
    Dhe nganjëherë ju po ashtu shihni në kanalet satelitore,
  • 4:04 - 4:06
    CNN nga Shtetet e Bashkuara.
  • 4:06 - 4:08
    Kështu që e keni një ndjenjë se çfare Amerikanët jane duke menduar.
  • 4:08 - 4:11
    Por në fakt, ju vetëm se dëshironi një jetë sa më të mirë për veten.
  • 4:11 - 4:13
    Kjo është se çfare ju dëshironi.
  • 4:13 - 4:15
    Ju jeni një arab musliman duke jetuar në Irak.
  • 4:15 - 4:17
    Ju dëshironi një jetë sa më të mirë për veten.
  • 4:17 - 4:19
    Prandaj, më lejoni t'ju ndihmoj.
  • 4:19 - 4:21
    Më lejoni t'ju sqaroj disa gjëra
  • 4:21 - 4:23
    që ju mund ti mendoni.
  • 4:23 - 4:26
    E para: ky farë inkursioni në vendin tuaj
  • 4:26 - 4:28
    në 20 vitet e fundit, dhe më herët,
  • 4:28 - 4:31
    shkaku pse dikush është i interesuar për vendin tuaj, e sidomos Shtetet e Bashkuara,
  • 4:31 - 4:33
    është nafta.
  • 4:33 - 4:36
    Gjithçka është rreth naftës, ju e dini, gjithëkush e di.
  • 4:36 - 4:39
    Edhe njerëzit në Shtetet e Bashkuara e dinë se kjo punë ka të bëjë me naftën.
  • 4:39 - 4:41
    E kjo ndodh sepse dikush tjetër
  • 4:41 - 4:44
    ka një interes për burimet tuaja.
  • 4:44 - 4:47
    Burimi ështe i juaji, nuk i takon dikujt tjetër.
  • 4:47 - 4:50
    Atdheu është i juaji, burimet janë tuajat.
  • 4:50 - 4:52
    Por dikush tjetër e ka zgjedhur.
  • 4:52 - 4:54
    Dhe e dini pse dikush tjetër e ka zgjedhur?
  • 4:54 - 4:56
    E dini përse ata ja kanë mësyer?
  • 4:56 - 4:58
    Sepse ata e kanë një sistem të plotë ekonomik
  • 4:58 - 5:00
    që varet në naftë--
  • 5:00 - 5:02
    në naftën e huaj,
  • 5:02 - 5:05
    naftë e cila vjen nga anët e botës, të cilën ata nuk e zotërojnë.
  • 5:05 - 5:07
    E çfare tjetër mendoni për këta njerëz?
  • 5:07 - 5:09
    Amerikanët, ata janë të pasur.
  • 5:09 - 5:11
    Shikoni, ata jetojnë në shtëpi të mëdha, posedojnë makina të mëdhaja,
  • 5:11 - 5:13
    ata të gjithë janë biondë, sykaltërt, e janë shumë të lumtur.
  • 5:13 - 5:15
    Ju mendoni, që kjo natyrisht nuk është e vërtetë,
  • 5:15 - 5:18
    por kjo është përshtypja mediale, dhe kuptohet kjo është se çfare rezulton të kuptohet.
  • 5:18 - 5:20
    Se ata kanë qytete të mëdha,
  • 5:20 - 5:23
    e se këto qytete varen të gjitha në naftë.
  • 5:24 - 5:26
    E në atdheun tuaj, çfare shihni?
  • 5:26 - 5:28
    Varfëri, dëshprim, luftë për mbijetesë.
  • 5:28 - 5:31
    Shikoni, ju nuk jetoni në një shtet të pasur.
  • 5:31 - 5:34
    Ky është Iraku.
  • 5:35 - 5:37
    Kjo është ajo cfare shihni.
  • 5:37 - 5:39
    Ju shihni njerëz të cilët luftojnë të mbijetojnë.
  • 5:39 - 5:41
    Ajo qe dua të them; ju shihni shumë varfëri.
  • 5:41 - 5:43
    Dhe ju ndjeni diçka për këtë gjë.
  • 5:43 - 5:45
    Këta njerëz kanë për qëllim burimet tuaja,
  • 5:45 - 5:47
    kjo është ajo se cfare ju shihni?
  • 5:47 - 5:49
    Ju shihni diçka tjetër për ate qe edhe bisedoni--
  • 5:49 - 5:51
    Amerikanët nuk bisedojnë për këtë gjë, por ju po.
  • 5:51 - 5:54
    Ekziston militarizimi i botës,
  • 5:54 - 5:56
    me qendër po në Shtetet e Bashkuara.
  • 5:56 - 5:58
    Dhe Shtetet e Bashkuara
  • 5:58 - 6:01
    përgjigjet për gati gjysmën
  • 6:01 - 6:03
    e shpenzimeve të ushtrisë në botë--
  • 6:03 - 6:05
    katër përqind e popullatës së botës.
  • 6:05 - 6:08
    Dhe ju e ndjeni, e shihni çdo ditë.
  • 6:08 - 6:10
    Kjo është pjesë e jetë suaj.
  • 6:10 - 6:12
    Dhe ju flisni për këtë gjë me miqtë tuaj.
  • 6:12 - 6:15
    Lexoni për këtë.
  • 6:15 - 6:18
    Dhe kur ishte Sadam Husein në fuqi,
  • 6:18 - 6:21
    Amerikanëve nuk ju bëhej vonë për krimet e tij.
  • 6:21 - 6:23
    Kur ai po helmonte me gas kurdët dhe iranianët,
  • 6:23 - 6:25
    ata nuk brengoseshin fare.
  • 6:25 - 6:27
    Kur u rrezikua nafta.
  • 6:27 - 6:31
    papritmas gjithçka dukej e rëndësishme.
  • 6:32 - 6:34
    Dhe ajo qe shihni, diçka tjetër,
  • 6:34 - 6:36
    Shtetet e Bashkuara,
  • 6:36 - 6:38
    qendra e demokracisë rreth botës,
  • 6:38 - 6:40
    ata nuk duket sikur po
  • 6:40 - 6:44
    përkrahnin shtetet demokratike rreth botës.
  • 6:44 - 6:47
    Ekzistojnë shumë shtete, të cilat prodhojnë naftë,
  • 6:47 - 6:50
    që nuk janë aq demokratike, por që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara.
  • 6:50 - 6:52
    Kjo është e çuditshme.
  • 6:52 - 6:55
    Oh, këto inkursione, këto dy luftëra,
  • 6:55 - 6:57
    10 vitet e sanksionieve,
  • 6:57 - 7:01
    tetë vitet e okupimit,
  • 7:01 - 7:04
    rebelimi i cili është ndërsyer në njerëzit tuaj,
  • 7:04 - 7:07
    qindra mijëra
  • 7:07 - 7:12
    vdekje të njerëzve civil,
  • 7:12 - 7:15
    e te gjitha për shkak të naftës.
  • 7:15 - 7:17
    Nuk mund të mendoni ndryshe.
  • 7:17 - 7:19
    Ju flisni për këtë gjë.
  • 7:19 - 7:22
    Gjithmonë ju paraprin mendimeve tuaja.
  • 7:22 - 7:25
    Ju thoni, "Si është kjo e mundur?"
  • 7:25 - 7:28
    Dhe ky njeri, mund te jetë kushdo--
  • 7:28 - 7:30
    gjyshi juaj, xhaxhai juaj,
  • 7:30 - 7:32
    babai juaj, biri juaj.
  • 7:32 - 7:35
    fqinji juaj, profesori juaj, studenti juaj.
  • 7:35 - 7:38
    Dikur një jetë me lumturi e gaz,
  • 7:38 - 7:41
    dhe papritmas dhimbje e pikëllim.
  • 7:41 - 7:44
    Gjithëkush në vendin tuaj
  • 7:44 - 7:47
    është prekur nga dhuna,
  • 7:47 - 7:49
    nga gjakderdhjet, dhimbja,
  • 7:49 - 7:51
    tmerri, çdokush.
  • 7:51 - 7:54
    Nuk ka asnjë person në vendin tuaj
  • 7:54 - 7:56
    që nuk është prekur.
  • 7:56 - 7:58
    Por ka edhe diçka tjetër.
  • 7:58 - 8:00
    Ka edhe diçka tjetër rreth këtyre njerëzve,
  • 8:00 - 8:02
    këta amerikanë që janë atje.
  • 8:02 - 8:05
    Ka diçka rreth tyre që ju mund të vëreni--qe ata vetë nuk e shohin.
  • 8:05 - 8:08
    Pra, çfare po vëreni? Ata janë të krishterë.
  • 8:08 - 8:10
    Ata janë të krishterë.
  • 8:10 - 8:13
    Ata adhurojnë një zot të krishterë, kanë simbolin e kryqit, ata kanë biblën.
  • 8:13 - 8:15
    Bibla e tyre e ka një simbol
  • 8:15 - 8:18
    në të cilën shkruhet " Ushtria e Shteteve të Bashkuara".
  • 8:19 - 8:22
    Dhe udhëheqësit e tyre, udhëheqësit e tyre:
  • 8:22 - 8:24
    para se ti dërgojnë bijtë e bijat e tyre
  • 8:24 - 8:26
    për të luftuar për vendin e tyre--
  • 8:26 - 8:28
    e ju e dini arsyen përse--
  • 8:28 - 8:30
    para se ti dërgojnë,
  • 8:30 - 8:32
    ata shkojnë në Kishën e krishterë dhe i luten Zotit të tyre të krishterë,
  • 8:32 - 8:35
    i luten që Zoti t'ju rrëfej rrugën e ti mbroj.
  • 8:35 - 8:37
    Përse?
  • 8:37 - 8:41
    Epo, siç shihet, kur njerëzit vdesin në një luftë,
  • 8:41 - 8:43
    ata janë muslimanë, ata janë irakianë--
  • 8:43 - 8:45
    ata nuk janë amerikanë.
  • 8:45 - 8:48
    Ju nuk dëshironi që amerikanët të vdesin. Ruani trupat tanë.
  • 8:48 - 8:50
    Dhe ju seç ndjeni diçka rreth kësaj pune--
  • 8:50 - 8:52
    normalisht që ndjeni.
  • 8:52 - 8:54
    E ata bëjnë gjëra të mrekullueshme.
  • 8:54 - 8:56
    Ju lexoni rreth tyre, dëgjoni për ta.
  • 8:56 - 8:58
    Se ata janë atje për të ndërtuar shkolla dhe ti ndihmojnë njerëzit, e kjo është se çfare ata duan që ju të besoni.
  • 8:58 - 9:00
    Ata bëjnë gjëra të mrekullueshem por edhe gjëra të shëmtuara,
  • 9:00 - 9:02
    por ju nuk e shihni ndryshimin.
  • 9:02 - 9:06
    E ky njeri, për shembull e ke një njeri si Gjeneral Toger William Boykin.
  • 9:06 - 9:09
    Ajo cfare dua t'ju them, m'lejoni t'ju potencoj, ky njeri thotë se Zoti i juaj është jo ai i vërteti.
  • 9:09 - 9:11
    Zoti i juaj është veç një idhull, Zoti i tij është ai i vërteti.
  • 9:11 - 9:14
    Zgjidhja për çështjen e Lindjes së Mesme, sipas tij,
  • 9:14 - 9:16
    është që të gjithë të konvertohen në krishterizëm--
  • 9:16 - 9:18
    ta hiqni qafe fenë tuaj.
  • 9:18 - 9:20
    E ju e dini, që amerikanët nuk lexojnë për këtë person.
  • 9:20 - 9:23
    Ata nuk dijnë asgjë rreth tij, por ju e dini.
  • 9:23 - 9:25
    Ju i njoftoni të tjerët. Ju e shpërndani predikimin e tij.
  • 9:25 - 9:28
    Kjo është një gjë shumë serioze.
  • 9:28 - 9:31
    Ai ka qenë një nga komandantët kryesor në okupimin e dytë të Irakut.
  • 9:31 - 9:34
    Ju po mendoni, " Oh Zot, nëse ky njeri po flet kështu,
  • 9:34 - 9:36
    atëherë të gjithë ushtarët modeomos flasin të njejtën gjë."
  • 9:36 - 9:38
    Dhe kjo fjalë këtu,
  • 9:38 - 9:40
    George Bush, e ka quajtur këtë luftë një kryqëzatë.
  • 9:40 - 9:42
    E Amerikanët e shohin këtë gjë sikur, "Ah, kryqëzata.
  • 9:42 - 9:44
    Eh, çfare po di unë."
  • 9:44 - 9:46
    Por ju e dini se çfare do të thotë kjo fjalë.
  • 9:46 - 9:48
    Do të thotë luftë e shenjtë kundër muslimanëve.
  • 9:48 - 9:51
    Shiko, do të thotë: pushtoni, nënshtroni ata dhe grabisni burimet e tyre.
  • 9:51 - 9:53
    Nëse nuk nënshtrohen, vritini.
  • 9:53 - 9:55
    Kjo është e gjitha.
  • 9:55 - 9:58
    E ju po mendoni, "Oh Zoti im, të krishterët po vijnë të na vrasin."
  • 9:58 - 10:00
    Kjo është tmerruese.
  • 10:00 - 10:03
    Ju ndjeheni të tmerruar. Natyrisht që ndjeheni të tmerruar.
  • 10:03 - 10:06
    E ky person, Terry Jones:
  • 10:06 - 10:08
    Dua te them qe ky njeri dëshiron të djeg Kuranin.
  • 10:08 - 10:10
    E qëndrimi i amerikanëve është që "Ky njeri është i marrë.
  • 10:10 - 10:12
    Ai është një ish menaxher i një hoteli;
  • 10:12 - 10:14
    ai ka disa anëtarë në kishën e tij."
  • 10:14 - 10:16
    Ata e përqeshin. Por ju nuk e përqeshni.
  • 10:16 - 10:18
    Sepse në kontekst të gjerë,
  • 10:18 - 10:20
    çdo gjë ka kuptim.
  • 10:20 - 10:22
    Dua te them qe, kjo është menyra se si amerikanët e kuptojnë,
  • 10:22 - 10:24
    prandaj njerëzit në gjithë Lindjen e Mesme, jo vetëm në vendin tuaj,
  • 10:24 - 10:26
    po protestojnë.
  • 10:26 - 10:28
    "Ai dëshiron ta djeg Kuranin, librin tonë të shenjtë.
  • 10:28 - 10:30
    Këta të krishterë, kush janë këta të krishterë?
  • 10:30 - 10:32
    Ata janë aq të ligj, ata janë aq të poshtër --
  • 10:32 - 10:34
    kjo është ajo se çfare janë ata."
  • 10:34 - 10:36
    Kjo është ajo që ju mund të mendoni si një arab musliman,
  • 10:36 - 10:38
    si një irakian.
  • 10:38 - 10:40
    Natyrisht se kjo është se çfare mendoni.
  • 10:40 - 10:42
    E pastaj kusheriri juaj,
  • 10:42 - 10:44
    ju fton te shihni një faqe në internet.
  • 10:44 - 10:46
    Kusheri, duhesh patjetër ta shohësh-- Kamp stërvitjeje për Bibël.
  • 10:46 - 10:48
    Këta të krishterë janë çmendur.
  • 10:48 - 10:51
    Ata po i stërvisin fëmijet e tyre të vegjël që të bëhen ushtarë të Jezusit.
  • 10:51 - 10:53
    Ata i marrin këta fëmijë e ju servojnë gjëra të tilla
  • 10:53 - 10:55
    e mësojnë si të ju adresohen njerëzve, "Zotëri, po Zotëri" (adresime ushtarake)
  • 10:55 - 10:58
    po ashtu si të hedhin granata, si të kujdesen e mirëmbajnë armët e zjarrit.
  • 10:58 - 11:00
    Ata shohin këtë faqe në internet.
  • 11:00 - 11:02
    Në të shkruan "Ushtria e Shteteve të Bashkuara.
  • 11:02 - 11:05
    Këta të krishterë janë të çmendur, Si mund t'ja bëjnë këtë fëmijëve të tyre të vegjël?"
  • 11:05 - 11:07
    Dhe ju po lexoni në këtë faqe interneti.
  • 11:07 - 11:10
    Natyrisht, dikush apo edhe të krishterët në Shtetet e Bashkuara,
  • 11:10 - 11:12
    thonë: "Ah, po kjo qenka një kishë tejet e vogël në një vend të humbur."
  • 11:12 - 11:14
    Por ju nuk e dini këtë gjë.
  • 11:14 - 11:17
    Për juve, të gjithë të krishterët janë njësoj.
  • 11:17 - 11:19
    E kanë vendosur në internet, Kampi i stërvitjes për Bibël.
  • 11:19 - 11:21
    E ju e vëreni se:
  • 11:21 - 11:23
    ata i stërvisin fëmijët e tyre--
  • 11:23 - 11:25
    në mënyrën e njejtë se si stërviten marinsat e Shteteve të Bashkuara.
  • 11:25 - 11:27
    A nuk është kjo interesante.
  • 11:27 - 11:29
    Dhe kjo ju frikëson, dhe ju tmerron.
  • 11:29 - 11:31
    Ju i shihni këta persona.
  • 11:31 - 11:34
    Shikoni, Unë, Sam Richards, e di kush janë këta persona.
  • 11:34 - 11:36
    Ata janë studentët e mi, miqtë e mi.
  • 11:36 - 11:38
    E di se çfare po mendoni: "Ju nuk e dini këtë gjë."
  • 11:38 - 11:40
    Kur ju i shihni ata,
  • 11:40 - 11:43
    ata janë diçka tjetër, diçka tjetër.
  • 11:43 - 11:46
    Ja çka janë ata për ju.
  • 11:46 - 11:49
    Ne në SH.B.A nuk i shohim në atë mënyrë,
  • 11:49 - 11:52
    por ju po.
  • 11:54 - 11:56
    Kështu që.
  • 11:56 - 11:58
    Natyrisht që ju gaboheni.
  • 11:58 - 12:01
    Ju po i gjeneralizoni. Kjo është e gabueshme.
  • 12:01 - 12:03
    Ju nuk i kuptoni amerikanët.
  • 12:03 - 12:05
    Ky nuk është një okupim i krishterëve.
  • 12:05 - 12:07
    Ne nuk brengosemi vetëm për naftën, por edhe për çështje tjera.
  • 12:07 - 12:09
    Ju po gaboheni. Ju e keni humbur kete.
  • 12:09 - 12:12
    Kuptohet, shumica prej jush nuk e keni mbështetur këtë pushtim;
  • 12:12 - 12:14
    ju nuk i mbështetni vrasjen e amerikanëve;
  • 12:14 - 12:16
    ju nuk i mbështetni terroristët.
  • 12:16 - 12:18
    Natyrisht që jo. Shumë pak njerëz janë mbështetës të këtyre gjërave.
  • 12:18 - 12:21
    Por disa prej juve po.
  • 12:21 - 12:24
    E kjo është vetëm një perspektivë.
  • 12:24 - 12:26
    Në rregull, tani do të bëjmë diçka.
  • 12:26 - 12:28
    Do të dalim nga kjo lëkurë,
  • 12:28 - 12:30
    nga ku jemi tani
  • 12:30 - 12:32
    e do të kthehemi tek lëkura jonë.
  • 12:32 - 12:34
    Pra të gjithë jemi kthyer prapa.
  • 12:34 - 12:36
    Tani fillon eksperimenti radikal.
  • 12:36 - 12:38
    Tani pra jemi kthyer aty ku ishim.
  • 12:38 - 12:40
    Kjo fotografi: kjo grua,
  • 12:40 - 12:42
    më besoni, mund ta bashkëndjej.
  • 12:42 - 12:44
    Une e ndjej ate.
  • 12:44 - 12:46
    Ajo është motra ime,
  • 12:46 - 12:49
    gruaja ime, kusherira ime, fqinja ime.
  • 12:49 - 12:51
    Ajo mund të jetë kushdo për mua.
  • 12:51 - 12:53
    Këta njerëz në këtë fotografi, të gjithë ata.
  • 12:53 - 12:56
    Unë e ndjej këtë fotografi.
  • 12:56 - 12:58
    Kjo është ajo se cfare dua që ju të bëni.
  • 12:58 - 13:01
    Le të kthehemi tek shembulli im i parë për Kinezët.
  • 13:02 - 13:04
    Dua që ju të ktheheni po aty.
  • 13:04 - 13:07
    Gjithçka është rreth thëngjillit, dhe se kinezët janë këtu në Shtetet e Bashkuara.
  • 13:07 - 13:09
    Dhe dua që ju ta paramendoni atë si një grua kineze
  • 13:09 - 13:12
    duke e marr flamurin kinez
  • 13:12 - 13:15
    sepse të dashurit e saj kanë vdekur në Amerikë
  • 13:15 - 13:17
    në kryengritjet e thëngjillit.
  • 13:17 - 13:19
    Dhe ushtarët janë kinezë.
  • 13:19 - 13:21
    dhe se gjithkush tjetër është kinez.
  • 13:21 - 13:24
    Si një amerikan, si do të ndjeheshit për këtë fotografi?
  • 13:26 - 13:29
    Si do të ndjeheshit për këtë skenë?
  • 13:31 - 13:33
    Në rregull të provojmë diçka. Kthejeni prapa.
  • 13:33 - 13:35
    Këtu kemi një skenë.
  • 13:35 - 13:37
    Gjendet një amerikan, ushtarë amerikanë,
  • 13:37 - 13:39
    grua amerikane e cila ka humbur të dashurin e saj
  • 13:39 - 13:42
    në Lindjen e Mesme -- në Irak apo Afganistan.
  • 13:42 - 13:44
    Tani, vendoseni veten në lëkurën e saj,
  • 13:44 - 13:46
    kthehuni prapa tek
  • 13:46 - 13:49
    një arab musliman që jeton në Irak.
  • 13:50 - 13:53
    Cfare po ndjeni e mendoni
  • 13:53 - 13:55
    për këtë fotografi,
  • 13:55 - 13:58
    për këtë grua?
  • 14:05 - 14:07
    Në rregull.
  • 14:07 - 14:09
    Tani më ndiqni mua
  • 14:09 - 14:11
    sepse do të ndërmarr diçka të rrezikshme.
  • 14:11 - 14:14
    Dhe do t'ju ftoj juve të ndërmirrni këtë rrezik me mua.
  • 14:14 - 14:16
    Këta zotërinj këtu, ata janë kryengritës.
  • 14:16 - 14:18
    Ata janë zënë nga ushtarët amerikanë,
  • 14:18 - 14:20
    duke tentuar të vrisnin amerikanët.
  • 14:20 - 14:23
    Ndoshta ia kanë arritur qëllimit. Ndoshta jo.
  • 14:23 - 14:25
    Vendoseni veten në lëkurën
  • 14:25 - 14:29
    e atyre amerikanëve që i kanë zënë ata.
  • 14:29 - 14:31
    A mund ta ndjeni tërbimin?
  • 14:31 - 14:33
    A mund të ndjeni se ju vetem doni te merrni këta njërez
  • 14:33 - 14:35
    e t'ju këpusni qafën?
  • 14:35 - 14:37
    A mund ta paramendoni?
  • 14:37 - 14:39
    Nuk do të ishte aq e vështirë.
  • 14:39 - 14:42
    Ju jeni te mahnitur.
  • 14:44 - 14:48
    Tani vendoseni veten në lëkurën e tyre.
  • 14:50 - 14:52
    A janë ata vrasës të pamëshirshëm
  • 14:52 - 14:55
    apo mbrojtës atdhedashës?
  • 14:55 - 14:57
    Cila prej tyre?
  • 14:58 - 15:01
    A mund ta ndjeni zemërimin e tyre,
  • 15:01 - 15:03
    frikën e tyre,
  • 15:03 - 15:05
    tërbimin e tyre
  • 15:05 - 15:07
    në atë se çka i ka ndodhur vendit të tyre?
  • 15:07 - 15:09
    A mund ta paramendoni
  • 15:09 - 15:12
    se ndoshta ndonjëri prej tyre në atë mëngjes
  • 15:12 - 15:15
    i ka përqafuar fëmijët e tyre
  • 15:15 - 15:19
    dhe i ka thënë, "Të dashurit e mi, do të kthehem më vonë.
  • 15:19 - 15:22
    Unë po shkoj të mbroj lirinë e jetët tuaj.
  • 15:22 - 15:26
    Unë do t'ju mbroj juve,
  • 15:26 - 15:28
    dhe te ardhmen e këtij vendi."
  • 15:28 - 15:30
    A mund ta imagjinoni kete?
  • 15:30 - 15:33
    A mund ta imagjinoni veten duke thënë të njejtat fjalë?
  • 15:33 - 15:36
    A e keni të mundur?
  • 15:37 - 15:40
    Cfare mendoni ju se po ndjejne ata?
  • 15:47 - 15:49
    Shikoni, kjo është dhembshuria..
  • 15:49 - 15:52
    E po ashtu edhe te kuptuarit.
  • 15:52 - 15:54
    Tani ju mund të pyesni,
  • 15:54 - 15:57
    "Në rregull Sam, përse ju bëni gjëra të tilla?
  • 15:57 - 15:59
    Përse merrni këtë shembull prej të gjitha shembujve?"
  • 15:59 - 16:02
    E unë them, sepse....sepse.
  • 16:02 - 16:04
    Ju e keni atë të drejtë ti urreni këta njerëz.
  • 16:04 - 16:07
    Vetëm ti urreni
  • 16:07 - 16:09
    me çdo qelizë të qenies suaj.
  • 16:09 - 16:11
    Dhe nëse unë mund të arrij t'ju
  • 16:11 - 16:13
    vendos në lëkurat e tyre
  • 16:13 - 16:15
    e të ndjeni pak,
  • 16:15 - 16:17
    së paku vetëm pak,
  • 16:17 - 16:20
    atehere mendoni llojin e analizës sociologjike
  • 16:20 - 16:24
    që mund ti bëni në të gjitha aspektet e tjera të jetës suaj?
  • 16:24 - 16:26
    Nëse edhe vetëm në sasi të vogla
  • 16:26 - 16:28
    ju mund të jeni në gjendje të kuptoni
  • 16:28 - 16:31
    përse dikush vozit në shpejtësi prej 40 milje për orë
  • 16:31 - 16:34
    në shiritin tejkalues,
  • 16:34 - 16:36
    apo birin tuaj adoleshent,
  • 16:36 - 16:38
    apo fqinjin tuaj i cili ju bezdis
  • 16:38 - 16:40
    çdo të diele duke shkurtuar barin e tij.
  • 16:40 - 16:43
    Sidoqoftë, ju mund të arrini shumë.
  • 16:43 - 16:45
    E kjo është se çfarë ju them studentëve të mi:
  • 16:45 - 16:49
    dilni nga bota e juaj e vogël.
  • 16:49 - 16:51
    Hyni në botën e vogël
  • 16:51 - 16:53
    të dikujt tjetër.
  • 16:53 - 16:57
    Ju mund ta bëni këtë gjë shumë herë.
  • 16:57 - 16:59
    Dhe papritmas, gjithë këto botëra të vogla,
  • 16:59 - 17:01
    do të mblidhen në një rrjetë të tërësishme.
  • 17:01 - 17:04
    Dhe do ta ndërtojnë një botë të madhe të tërësishme.
  • 17:04 - 17:06
    Dhe papritmas, pa e kuptuar,
  • 17:06 - 17:09
    ju do ta shihni botën ndryshe.
  • 17:09 - 17:11
    Gjithçka ka ndryshuar.
  • 17:11 - 17:13
    Gjithçka në jetën tuaj ka ndryshuar.
  • 17:13 - 17:16
    Dhe natyrisht, ky ishte edhe qëllimi.
  • 17:16 - 17:19
    Paramendoni jetët e te tjerëve,
  • 17:19 - 17:21
    vizionet e te tjerëve.
  • 17:21 - 17:23
    Dëgjoni njerëzit e tjerë,
  • 17:23 - 17:26
    shkolloni veten.
  • 17:26 - 17:28
    Nuk po them
  • 17:28 - 17:30
    që i mbështes terroristët në Irak,
  • 17:30 - 17:32
    por si sociolog,
  • 17:32 - 17:34
    ajo cfare po them
  • 17:34 - 17:37
    është që i kuptoj.
  • 17:38 - 17:42
    E tani ndoshta---ndoshta -- edhe ju po ashtu.
  • 17:42 - 17:44
    Ju faleminderit.
  • 17:44 - 17:46
    (Duartrokitje)
Title:
Sam RIchards: Një eksperiment radikal ne ndjeshmeri
Speaker:
Sam Richards
Description:

Duke prirë Amerikanët në publikun e tij tek TEDxPSU hap pas hapi nëpër procesin e të menduarit, sociologu Sam Richards, i vendos para një sfide të jashtëzakonshme: a do të munden ata të kuptojnë -- të mos miratojnë, por të kuptojnë--motivet e një kryengritësi Irakian? E më tutje, a do të mundet ndonjeri të bashkëndjejë me tjetrin?

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
17:47
Albana Deralla added a translation

Albanian subtitles

Revisions