Return to Video

Robot me "shpirt"

  • 0:01 - 0:03
    Puna ime ka të bëjë me dizenjimin,
    ndërtimin, dhe studimin
  • 0:03 - 0:05
    e robotëve që komunikojnë me njerez.
  • 0:05 - 0:07
    Por kjo teori nuk fillon me robotikën,
  • 0:07 - 0:09
    fillon me animacionet.
  • 0:09 - 0:11
    Kur pashë për herë të parë "Luxo Jr" të Pixar,
  • 0:11 - 0:13
    isha i mahnitur nga sesa emocion
  • 0:13 - 0:15
    mund të vendosnin ata në dicka
  • 0:15 - 0:17
    aq të parëndësishme sa një llampë tavoline.
  • 0:17 - 0:19
    Dua të them, shihi - në fund të këtij filmi,
  • 0:19 - 0:22
    ti vërtet ndjen dicka për dy mobilje të vogla.
  • 0:22 - 0:24
    (Të qeshura)
  • 0:24 - 0:26
    Thashë, duhet të mësoj se si ta bëj këtë.
  • 0:26 - 0:29
    Dhe kështu mora një vendim të keq për karierën.
  • 0:29 - 0:32
    Kështu tha nëna ime kur e bëra.
  • 0:32 - 0:34
    (Të qeshura)
  • 0:34 - 0:36
    Lashë një punë të rehatshme teknologjike në Izrael
  • 0:36 - 0:38
    te një kompani të mirë software
    dhe shkova në New York
  • 0:38 - 0:39
    të studioja animacion.
  • 0:39 - 0:41
    Dhe atje jetova
  • 0:41 - 0:44
    në një apartament të shkatërruar në Harlem
    me disa shokë dhome.
  • 0:44 - 0:45
    Nuk po e përdor këtë shprehje si metaforë,
  • 0:45 - 0:47
    tavani u rrëzua një ditë
  • 0:47 - 0:48
    në dhomën tonë të ndenjes.
  • 0:48 - 0:51
    Sa herë që shfaqnin te lajmet
    për shkeljet ne ndertim në New York,
  • 0:51 - 0:53
    ata e vinin raportin përpara banesës sonë.
  • 0:53 - 0:57
    Si një formë sfondi, për të treguar
    se sa keq ishin gjërat
  • 0:57 - 0:59
    Megjithatë, gjatë ditës shkoja në shkollë dhe natën
  • 0:59 - 1:02
    ulesha dhe vizatoja çdo strukturë
    të animacionit me laps.
  • 1:02 - 1:05
    Dhe kuptova dy mësime të çuditshme--
  • 1:05 - 1:07
    një prej tyre ishte që
  • 1:07 - 1:09
    kur ti do të shkaktosh emocione,
  • 1:09 - 1:11
    nuk ka të bëjë shumë mënyra
    se si diçka paraqitet,
  • 1:11 - 1:13
    gjithçka lidhet me lëvizjen--është në koordinim
  • 1:13 - 1:15
    me mënyrën si gjërat lëvizin.
  • 1:15 - 1:18
    Dhe e dyta, lidhet me dicka
    që një mësues na tha.
  • 1:18 - 1:20
    Në fakt ai krijoi nuselalën te "Epoka e Akullnajave".
  • 1:20 - 1:22
    Dhe ai tha:
  • 1:22 - 1:25
    "Si një animator, ti nuk je një
    drejtues, por një aktor. "
  • 1:25 - 1:28
    Kështu, nëse ti do të gjesh lëvizjen
    e vërtetë të një personazhi,
  • 1:28 - 1:30
    mos mendo për të, por përdor
    trupin tënd për ta gjetur atë--
  • 1:30 - 1:32
    qëndro përpara pasqyrës dhe performo
  • 1:32 - 1:34
    përpara kamerës--çfarëdo.
  • 1:34 - 1:36
    Dhe pastaj rivendosja personazhit tënd.
  • 1:36 - 1:39
    Një vit më vonë e gjeta veten në MIT
  • 1:39 - 1:41
    në një grup robotik, ishte një nga grupet e parë
  • 1:41 - 1:43
    që kërkonin mbi marrëdhëniet midis
    njerëzve dhe robotëve.
  • 1:43 - 1:45
    Dhe e kisha ende atë ëndrrën për të krijuar
  • 1:45 - 1:48
    një llambë fizike Luxo Jr. të vërtetë.
  • 1:48 - 1:50
    Por zbulova se robotët nuk leviznin fare
  • 1:50 - 1:51
    në këtë mënyrë tërheqëse që unë përdorja
  • 1:51 - 1:53
    për animacionet e mia.
  • 1:53 - 1:55
    Në fakt ata ishin të gjithë--
  • 1:55 - 1:57
    si ta them, ata ishin të gjithë lloje robotësh.
  • 1:57 - 1:59
    (Të qeshura)
  • 1:59 - 2:03
    Dhe mendova, po sikur te merrja atë që
    kisha mësuar në shkollën e animacionit,
  • 2:03 - 2:05
    dhe ta përdorja për të dizenjuar llambën time robot.
  • 2:05 - 2:08
    Kështu, që shkova dhe dizenjova çdo formë
  • 2:08 - 2:09
    për ta bërë këtë robot
  • 2:09 - 2:12
    sa më të këndshëm dhe
    tërheqës të ishte e mundur.
  • 2:12 - 2:14
    Dhe këtu kur shikoni robotin duke
    bashkëvepruar me mua
  • 2:14 - 2:16
    në tavolinën të punës.
  • 2:16 - 2:18
    Dhe jam në fakt duke
    e ridizenjuar robotin kështu që,
  • 2:18 - 2:20
    pa e kuptuar
  • 2:20 - 2:22
    po e ndëshkon veten e tij
    duke më ndihmuar mua.
  • 2:22 - 2:24
    (Të qeshura)
  • 2:24 - 2:26
    Doja t'i ngjasonte më pak struktures mekanike
  • 2:26 - 2:28
    duke më dhënë dritë,
  • 2:28 - 2:31
    dhe më shumë një formë fillestari të qetë,
  • 2:31 - 2:34
    që është gjithmon aty kur të nevojitet
    dhe nuk ndërhyn.
  • 2:34 - 2:36
    Dhe për shembull, kur po kërkoj një bateri
  • 2:36 - 2:37
    që nuk e gjej dot,
  • 2:37 - 2:42
    në një mënyrë të hollë,
    ai me tregon ku ndodhet bateria.
  • 2:42 - 2:44
    Kështu që ju mund të shikoni këtu hutimin tim.
  • 2:44 - 2:49
    Nuk jam aktor.
  • 2:49 - 2:50
    Dhe ju mund të shikoni se si e njëjta
  • 2:50 - 2:52
    strukturë mekanike mundet në një moment,
  • 2:52 - 2:55
    vetëm nga menyra e lëvizjes
    të duket kaq i sjellshëm--
  • 2:55 - 2:58
    dhe në një rast tjetër, të duket
    i dhunshëm dhe kundërshtues.
  • 2:58 - 3:02
    Dhe është e njëjta strukutre,
    vetëm lëvizja është e ndryshme.
  • 3:07 - 3:13
    Aktori: "A do të dish dicka? Do vërtet të dish dicka?
  • 3:13 - 3:14
    Ai ishte pothuajse i vdekur!
  • 3:14 - 3:18
    I shtrirë atje, sytë u errësuan!"
  • 3:18 - 3:19
    (Të qeshura)
  • 3:19 - 3:23
    Por, të lëvizurit këndshëm është thjesht
    vetem një pjesë e gjithë strukturës
  • 3:23 - 3:24
    së ashtuquajtur marrëdhënie robot-njeri.
  • 3:24 - 3:26
    Po mbroja doktoraturën,
  • 3:26 - 3:28
    Po punoja në grupin e punës me robot dhe njerëz;
  • 3:28 - 3:30
    grupe njerëzish dhe robotësh që punonin së bashku.
  • 3:30 - 3:31
    Po studioja inxhinierinë,
  • 3:31 - 3:34
    psikologjinë dhe filozofinë e grupit të punës.
  • 3:34 - 3:36
    Dhe në të njëjtën kohë e gjeta veten
  • 3:36 - 3:37
    në situatën e grupit tim të punës
  • 3:37 - 3:40
    me një mikun tim të mirë
    që është këtu në fakt.
  • 3:40 - 3:42
    Dhe ne ate situate ne shume thjesht
    mund te mendojme robotet
  • 3:42 - 3:44
    të jetojnë me ne në një të ardhme të afert.
  • 3:44 - 3:46
    Dhe ishte pas Passover seder
  • 3:46 - 3:48
    Ne po palosnim disa karrige,
  • 3:48 - 3:51
    dhe u mahnita se sa shpejt në kapëm ritmin tonë.
  • 3:51 - 3:53
    Secili bëri pjesën e tij.
  • 3:53 - 3:54
    Ne nuk na u desh të ndanim detyrat tona.
  • 3:54 - 3:56
    Ne nuk na u desh të komunikonim
    verbalisht për ketë.
  • 3:56 - 3:58
    Thjesht ndodhi.
  • 3:58 - 3:59
    Dhe mendova,
  • 3:59 - 4:01
    njerëzit dhe robotët nuk ngjasojnë fare kështu.
  • 4:01 - 4:02
    Kur njerëzit dhe robotët bashkëveprojnë,
  • 4:02 - 4:03
    ngjason më tepër me një lojë shahu.
  • 4:03 - 4:05
    Njeriu bën diçka,
  • 4:05 - 4:07
    roboti analizon çfardo gjëje,
  • 4:07 - 4:08
    pastaj roboti vendos se çfarë do të bëjë më pas,
  • 4:08 - 4:09
    e planifikon dhe e realizon.
  • 4:09 - 4:11
    Dhe pastaj njeriu pret,
    derisa vjen përsëri radha e tij.
  • 4:11 - 4:13
    Kështu që i ngjan më tepër një loje shahu
  • 4:13 - 4:15
    dhe ka kuptim sepse shahu është perfekt
  • 4:15 - 4:16
    për matematicienët dhe shkencëtarët e kompjuterave.
  • 4:16 - 4:19
    Gjithçka lidhet me analizen e informacionit,
  • 4:19 - 4:22
    planifikimin dhe realizimin e vendimit.
  • 4:22 - 4:25
    Por doja që roboti im t'i ngjasonte
    më pak një shahisti
  • 4:25 - 4:27
    dhe më shume një zbatuesi
  • 4:27 - 4:29
    që vetëm klikon dhe punon.
  • 4:29 - 4:33
    Kështu që bëra zgjedhjen time të dytë
    të tmerrshme të karierës
  • 4:33 - 4:35
    Vendosa të mësoj aktrim për një semester.
  • 4:35 - 4:38
    Kështu që lashë doktoraturën
    dhe ndoqa leksione aktrimi.
  • 4:38 - 4:41
    Në fakt kam marr pjesë në një shfaqje theatrale,
  • 4:41 - 4:43
    shpresoj të mos ketë video për këtë.
  • 4:43 - 4:46
    Dhe mora çdo libër që mund të gjeja për aktrimin
  • 4:46 - 4:48
    përfshire dhe një të shekullit të nëntëmbëdhjetë
  • 4:48 - 4:49
    që e mora nga biblioteka.
  • 4:49 - 4:52
    Dhe u befasova sepse emri im ishte i dyti në listë--
  • 4:52 - 4:55
    emri më përpara ishte në 1889. (Të qeshura)
  • 4:55 - 4:57
    Dhe ky liber po priste për 100 vjet
  • 4:57 - 5:00
    para se të rizbulohej për robotikën.
  • 5:00 - 5:02
    Ky libër u tregon aktorëve
  • 5:02 - 5:04
    se si të lëvizin çdo muskul të trupit
  • 5:04 - 5:07
    për tju përgjigjur cdo lloj emocioni
    që ata duan të shprehin
  • 5:07 - 5:09
    Por arritja e vertete ishte
  • 5:09 - 5:10
    kur mësova rreth metodës së aktrimit.
  • 5:10 - 5:12
    U bë shumë e njohur në shekullin e 20-të.
  • 5:12 - 5:15
    Metoda e aktrimit thoshte se nuk është e nevojshme të planifikosh çdo muskul të trupit tënd.
  • 5:15 - 5:18
    Në vend të kësaj, duhet të përdorësh
    trupin për të gjetur lëvizjen e duhur.
  • 5:18 - 5:20
    Duhet të përdorësh kujtesën e ndjenjës
  • 5:20 - 5:22
    për të rindërtuar ndjenjat
  • 5:22 - 5:24
    të mendosh ne nje fare menyre me trupin tënd për
    të gjetur shprehjen e saktë.
  • 5:24 - 5:26
    Improvizo, kundershto partnerin tend skenik.
  • 5:26 - 5:30
    Dhe kjo erdhi në të njëjtën kohë kur
    po lexoja për këtë tendencë
  • 5:30 - 5:33
    Mbi perceptimin psikologjik
    të quajtur njohuri e mishëruar.
  • 5:33 - 5:34
    E cila gjithashtu flet per te njejtat ide--
  • 5:34 - 5:36
    ne perdorim trupat tane per te menduar,
  • 5:36 - 5:38
    Nuk mendojmë vetëm me trurin tonë
    dhe pastaj të përdorim trupin për të lëvizur.
  • 5:38 - 5:41
    Por trupat tanë reagojnë në trurin tonë
  • 5:41 - 5:43
    për të gjeneruar mënyrën tonë të lëvizjes.
  • 5:43 - 5:44
    Ishte si një llambë ndriçuese.
  • 5:44 - 5:46
    U ktheva në zyrën time.
  • 5:46 - 5:48
    Shkruajta këtë dokument të cilin
    nuk e publikova asnjëherë
  • 5:48 - 5:51
    te quajtur "Leksione Aktrimi per Inteligjence Artificiale"
  • 5:51 - 5:52
    U desh një muaj tjetër për të bërë
  • 5:52 - 5:55
    ate që më vonë u quajt shfaqja e parë teatrale
  • 5:55 - 5:57
    me një njeri dhe një robot duke luajtur së bashku.
  • 5:57 - 6:00
    Është ajo që patë më përpara me aktorët.
  • 6:00 - 6:02
    Dhe mendova:
  • 6:02 - 6:05
    Si mund të krijojmë ne një model artificial—
  • 6:05 - 6:06
    model kompjuterik
  • 6:06 - 6:09
    që të perfaqesoje disa nga këto ide improvizuese,
  • 6:09 - 6:11
    të marrjes se rrezikut,
  • 6:11 - 6:13
    madje edhe të bërjes së gabimit.
  • 6:13 - 6:15
    Ndoshta për ta transformuar robotin në shok më të mirë.
  • 6:15 - 6:18
    Kështu që punova për shumë kohë me këto modele
  • 6:18 - 6:20
    dhe i zbatova ato te nje numer robotësh.
  • 6:20 - 6:22
    Këtu ju mund të shikoni një shembull të hershëm
  • 6:22 - 6:26
    me robotë që perpiqen të përdorin
    këtë inteligjencë artificiale të inkorporuar,
  • 6:26 - 6:29
    për t'u harmonizuar me lëvizjet e mia
    sa më saktë të jetë e mundur,
  • 6:29 - 6:30
    sikur të ishte lojë.
  • 6:30 - 6:32
    Le ta shikojmë.
  • 6:36 - 6:40
    Mund ta shikoni kur e frikësoj, mashtrohet.
  • 6:40 - 6:42
    Mund t’ju duket e njëjtë me aktorët
  • 6:42 - 6:44
    kur përpiqen të kopjojnë njëri tjëtrin
  • 6:44 - 6:46
    për të qënë në sinkron me njëri tjëtrin.
  • 6:46 - 6:48
    Dhe pastaj bëra një eksperiment tjetër,
  • 6:48 - 6:52
    mora njerëz nga rruga për të përdorur llambat robot,
  • 6:52 - 6:56
    dhe të përdornin këtë ide të
    inteligjencës artificiale të inkorporuar.
  • 6:56 - 7:01
    Kështu që në fakt përdora dy forma
    truri për të njëjtin robot.
  • 7:01 - 7:02
    Roboti është e njëjta llambë që ju e patë
  • 7:02 - 7:04
    dhe vendosa në të dy trutë.
  • 7:04 - 7:06
    Për gjysmën e njerëzve,
  • 7:06 - 7:08
    vendosa një tru të tipit tradicional,
  • 7:08 - 7:10
    truri robotik llogaritës.
  • 7:10 - 7:12
    Ai pret t’i vij radha, dhe më pas
    analizon çdo gjë dhe planifikon.
  • 7:12 - 7:14
    Le ta quajmë truri llogaritës.
  • 7:14 - 7:18
    Tjetri kishte më shumë aktorin e skenës,
    tru që ndërmer rrezikun.
  • 7:18 - 7:20
    Le ta quajmë truri aventurier.
  • 7:20 - 7:23
    Ndonjëherë aktron pa ditur gjithçka që duhet të dijë.
  • 7:23 - 7:25
    Ndonjëherë bën gabime dhe i korrigjon ato.
  • 7:25 - 7:27
    I vura të bënin këtë detyrë të mërzitshme
  • 7:27 - 7:29
    për rreth 20 minuta
  • 7:29 - 7:30
    dhe duhet të punonin bashkë.
  • 7:30 - 7:33
    Në një mënyrë që të imitonte punën e fabrikës,
  • 7:33 - 7:35
    që përsëritet.
  • 7:35 - 7:37
    Zbulova se njerëzit në fakt adhuronin
  • 7:37 - 7:39
    robotin aventurier.
  • 7:39 - 7:40
    Ata menduan që ai ishte më inteligjent,
  • 7:40 - 7:42
    më i përkushtuar, një pjestar më i mirë i skuadrës, që
  • 7:42 - 7:44
    ndikoi në suksesin e skuadrës.
  • 7:44 - 7:46
    Ata madje e quajtën atë ‘ai’ ose ‘ajo’,
  • 7:46 - 7:49
    Ndërkohë që njerëzit e quanin robotin llogaritës ‘atë’,
  • 7:49 - 7:52
    Askush nuk iu drejtua atij me ‘ai’ ose ’ajo’.
  • 7:52 - 7:53
    Kur ata folën më pas rreth kësaj detyre
  • 7:53 - 7:55
    me trurin aventurier,
  • 7:55 - 7:59
    ata thanë, “Në fund ne ishim miq të
    mirë dhe u përshëndetëm mentalisht”.
  • 7:59 - 8:01
    Cfarëdo domethënie që të ketë kjo.
  • 8:01 - 8:04
    (Te qeshura) Duket e dhimbshme.
  • 8:04 - 8:07
    Nderkohe qe njerezit me trurin llogarites
  • 8:07 - 8:09
    thane qe ai dukej thjesht si nje fillestar dembel.
  • 8:09 - 8:12
    Ai thjesht beri çfare duhej te bente,
    dhe asgje me shume.
  • 8:12 - 8:14
    Qe eshte ne fakt ajo cfare njerezit presin nga robotet,
  • 8:14 - 8:17
    keshtu qe isha i habitur qe njerezit
    kishin pritshmeri me te larta
  • 8:17 - 8:22
    per robotet, sesa kushdo tjeter ne robotike qe mendonte se cfare duhej te benin robotet.
  • 8:22 - 8:24
    Ne nje fare menyre mendova, ndoshta eshte koha--
  • 8:24 - 8:27
    ashtu si metoda e aktrimit ndryshoi menyren
  • 8:27 - 8:28
    si mendonin njerezit per aktrimin ne shekullin e 19të,
  • 8:28 - 8:30
    duke kaluar nga menyra e sjelljes
  • 8:30 - 8:32
    se perllogaritur,
  • 8:32 - 8:35
    ne nje forme sjellje me intuitive,
    aventuriere, dhe te misheruar.
  • 8:35 - 8:37
    Ndoshta eshte koha qe robotet
  • 8:37 - 8:40
    te kene te njejtin forme revolucioni.
  • 8:40 - 8:41
    Pak vite me vone,
  • 8:41 - 8:43
    Isha ne punen time kerkimore ne
    Georgia Tech ne Atlanta,
  • 8:43 - 8:45
    dhe po punoja ne nje grup
  • 8:45 - 8:46
    që merrej me robotët muzikante.
  • 8:46 - 8:49
    Mendova, muzika, eshte vendi perfekt
  • 8:49 - 8:51
    te kerkosh per pune skuadre, koordinim,
  • 8:51 - 8:53
    kohe, improvizim--
  • 8:53 - 8:55
    Ne e mesuam kete robot te luaje marimba.
  • 8:55 - 8:57
    Marimba per te gjithe ata qe ishin si une,
  • 8:57 - 9:00
    ishte ky ksilofoni gjigand prej druri.
  • 9:00 - 9:03
    Kur po shikoja kete,
  • 9:03 - 9:06
    pashe pune te tjera te improvizimit robot-njeri --
  • 9:06 - 9:08
    po, ka pune te tjera
    ne improvizimin robot-njeri--
  • 9:08 - 9:10
    dhe ato i ngjasonin pak a shume nje loje shahu.
  • 9:10 - 9:11
    Njeriu do te luante,
  • 9:11 - 9:14
    roboti do te analizonte çfare ishte luajtur,
  • 9:14 - 9:16
    dhe do te improvizonte pjesen e tij.
  • 9:16 - 9:18
    Keshtu qe, kjo ishte ajo cfare muzikantet e quajten
  • 9:18 - 9:19
    nje nderveprim pyetje-pergjigje,
  • 9:19 - 9:23
    dhe shkon shume mire, robot
    dhe inteligjence artificiale.
  • 9:23 - 9:25
    Por mendova, nese perdor te njejtat ide
  • 9:25 - 9:28
    qe perdora ne shfaqen e teatrit dhe
    ne studimet e grupit te punes
  • 9:28 - 9:31
    mdoshta mund t'i bej robotet te punojne se bashku
  • 9:31 - 9:32
    si nje grup muzikor.
  • 9:32 - 9:36
    Te gjithe po ndjekin muziken, asnje
    nuk po ndalon per nje moment.
  • 9:36 - 9:39
    Keshtu u mundova te bej te njejten gje kesaj
    here me muziken,
  • 9:39 - 9:40
    ku roboti nuk e di me te vertete
  • 9:40 - 9:41
    cfare duhet te luaje.
  • 9:41 - 9:43
    Ai ne nje fare menyre leviz trupin
  • 9:43 - 9:45
    dhe perdor mundesite per te luajtur
  • 9:45 - 9:47
    Ben ate qe mesuesi im i xhazit me mesoi
    kur isha 17 vjec.
  • 9:47 - 9:49
    Ajo thoshte, kur ti improvizon,
  • 9:49 - 9:50
    ndonjehere nuk e di cfare po ben
  • 9:50 - 9:51
    por megjithate po e ben.
  • 9:51 - 9:53
    Keshtu u nundova te krijoj
    nje robot i cili po ben dicka
  • 9:53 - 9:55
    qe nuk di cfare eshte.
  • 9:55 - 9:58
    Le te shikojme per pak sekonda
    kete performance.
  • 9:58 - 10:01
    Roboti degjon muzikantin
  • 10:01 - 10:02
    dhe improvizon
  • 10:02 - 10:05
    Pastaj, shikoni se si muzikanti
  • 10:05 - 10:07
    reagon ndaj asaj qe roboti ben, dhe e merr
  • 10:07 - 10:09
    nga menyra e sjelljes se tij.
  • 10:09 - 10:14
    Ne nje fare menyre te çuditet nga risite e robotit.
  • 10:14 - 11:00
    (Muzikë)
  • 11:00 - 11:05
    (Duartrokitje)
  • 11:05 - 11:07
    Te jesh nje muzikant, nuk ka te beje vetem me notat
  • 11:07 - 11:09
    perndryshe askush nuk do te shkonte
    per te pare nje shfaqe live.
  • 11:09 - 11:11
    Muzikantet gjithashtu komunikojne me trupin e tyre,
  • 11:11 - 11:13
    me anetaret e tjere te grupit, me publikun,
  • 11:13 - 11:15
    ata perdorin trupin e tyre te shprehin muziken.
  • 11:15 - 11:18
    dhe mendova se ne e kemi tashme nje robot
    muzikant ne skene
  • 11:18 - 11:21
    perse te mos e bejme te duket
    nje muzikant i zhvilluar.
  • 11:21 - 11:23
    Fillova te dizenjoj nje koke sociale shprehese
  • 11:23 - 11:25
    per robotin.
  • 11:25 - 11:27
    Koka ne fakt nuk e prek marimben,
  • 11:27 - 11:28
    thjesht shpreh formen e muzikes.
  • 11:28 - 11:31
    Keto jane disa skica nga nje bar ne Atlanta,
  • 11:31 - 11:34
    i lokalizuar pikerisht
  • 11:34 - 11:36
    midis shtepise time dhe laboratorit. (Të qeshura)
  • 11:36 - 11:37
    Keshtu qe shpenzoja atje, mesatarisht
  • 11:37 - 11:40
    dy ose tre ore ne dite.
  • 11:40 - 11:43
    Me duket. (Te qeshura)
  • 11:43 - 11:46
    Dhe u ktheva te veglat e mi te animacionit
    dhe u mundova te zbuloja
  • 11:46 - 11:48
    jo vetem se si nje robot muzikant do te dukej
  • 11:48 - 11:51
    por se si ai do te levizte.
  • 11:51 - 11:54
    Te tregoje ne nje fare menyre qe ai nuk
    e pelqen cfare luan personi tjeter
  • 11:54 - 11:56
    dhe ndoshta te tregoje ndjenjen e ritmit
  • 11:56 - 11:58
    ne ate çast.
  • 11:58 - 12:03
    Keshtu qe ne perfunduam duke mbledhur parate per
    te ndertuar ate robot, i cili ishte i kendshem.
  • 12:03 - 12:05
    Tani do t'ju tegoj te njejten performance,
  • 12:05 - 12:07
    kete here me nje koke shprehese.
  • 12:07 - 12:09
    Dhe vini re dicka--
  • 12:09 - 12:11
    se si roboti po na tregon vertet
  • 12:11 - 12:13
    ritmin qe po e merr nga njeriu.
  • 12:13 - 12:17
    Ne po i japim gjithashtu njeriut nje ndiesi ku
    e kupton çfare roboti po performon.
  • 12:17 - 12:18
    Dhe se si ndryshon menyren e levizjes
  • 12:18 - 12:21
    sapo fillon solon e tij.
  • 12:21 - 12:25
    (Muzike)
  • 12:25 - 12:28
    Tani po me shikon, per tu siguruar qe po e degjoj.
  • 12:28 - 12:49
    (Muzike)
  • 12:49 - 12:52
    Dhe shikoheni edhe njehere akordin final te pjeses,
  • 12:52 - 12:55
    ne kete kohe roboti po komunikon me trupin e tij
  • 12:55 - 12:57
    kur eshte i zene me pune.
  • 12:57 - 12:59
    Dhe kur eshte gati
  • 12:59 - 13:02
    te performoj akordin final me mua.
  • 13:02 - 13:15
    (Muzike)
  • 13:15 - 13:21
    (Duartrokitje)
  • 13:21 - 13:25
    Faleminderit. Besoj se ju shikoni se sa
  • 13:25 - 13:28
    shume kjo pjese e trupit qe nuk e prek instrumentin
  • 13:28 - 13:31
    ne fakt ndihmon me performancen e muzikes.
  • 13:31 - 13:35
    Dhe ne nje fare menyre ne jemi ne Atlanta,
    keshtu qe mesa duket ndonje reper
  • 13:35 - 13:36
    do te vije ne laboratorin tone.
  • 13:36 - 13:39
    Dhe reperi erdhi
  • 13:39 - 13:41
    dhe performoi nje pjese me robotin.
  • 13:41 - 13:44
    Dhe ketu mund te shikoni robotin
  • 13:44 - 13:45
    qe i pergjigjet ritmit--
  • 13:45 - 13:48
    dhe vini re dy gjera. E para, sa e pa rezistueshme
  • 13:48 - 13:51
    eshte t'i bashkohesh robotit kur leviz koken.
  • 13:50 - 13:52
    dhe ti ne nje fare menyre do te levizesh
    koken bashke me te.
  • 13:52 - 13:56
    Se dyti, edhe pse reperi eshte
    i fokusuar ne iPhonin e tij,
  • 13:56 - 13:59
    kur roboti drejtohet nga ai, ai kthehet pas.
  • 13:59 - 14:01
    Edhe pse eshte thjesht ne periferi te
    vizionit te tij--
  • 14:01 - 14:04
    ne cepin e syrit, eshte shume e fuqishme.
  • 14:04 - 14:06
    Arsyeja eshte se ne nuk mund mos konsiderojme
  • 14:06 - 14:08
    gjera fizike qe levizin ne ambjentin tone.
  • 14:08 - 14:09
    Ne jemi te lidhura me to.
  • 14:09 - 14:13
    Keshtu qe nese ti ke nje problem, ndoshta
    me shoket e tu
  • 14:13 - 14:15
    duke pare iPhonin ose smartfonin
    per nje kohe te gjate,
  • 14:15 - 14:17
    ndoshta do te te duhet te kesh nje robot
  • 14:17 - 14:19
    te terheq vemendjen. (Te qeshura)
  • 14:19 - 14:38
    (Muzike)
  • 14:38 - 14:45
    (Duartrokitje)
  • 14:45 - 14:47
    Thjesht per te prezantuar robotin e fundit
  • 14:47 - 14:50
    per te cilin kemi punuar,
  • 14:50 - 14:52
    erdhi nga dicka e befasishme qe ne zbuluam:
  • 14:52 - 14:55
    Ne nje fare menyre njerezve nuk u
    interesonin shume robotat inteligjent,
  • 14:55 - 14:56
    qe mund te improvizojne dhe te degjojne,
  • 14:56 - 15:01
    dhe te bejne te gjithe ato gjera inteligjente
    per te cilat shpenzova vite per t'i zhvilluar.
  • 15:01 - 15:04
    Ata vertet pelqyen faktin qe robotet po
    shijonin muziken. (Te qeshura)
  • 15:04 - 15:07
    Dhe ata nuk thane qe roboti po levizte
    sipas muzikes,
  • 15:07 - 15:08
    ata thane qe roboti po
    shijonte muziken.
  • 15:08 - 15:11
    Ne menduam, perse nuk e marrim kete ide,
  • 15:11 - 15:14
    dhe i dizenjova nje objekt te ri.
  • 15:14 - 15:16
    Kete here nuk ishte nje llambe tavoline,
    por nje lloj aparature.
  • 15:16 - 15:19
    Ishte nje nga ato gjerat ku
    ti i vendos smartphonin tend.
  • 15:19 - 15:21
    Mendova se çfare do te ndodhte
  • 15:21 - 15:23
    nese aparatura nuk do te
    luante vetem muzike per ju
  • 15:23 - 15:26
    por gjithashtu do ta shijonte ate. (Te qeshura)
  • 15:26 - 15:27
    Perseri, ja ku jane disa teste animacioni
  • 15:27 - 15:32
    nga nje faze e meparshme. (Te qeshura)
  • 15:32 - 15:36
    Dhe ky ishte produkti final.
  • 15:47 - 16:09
    ( Drop It Like It's Hot )
  • 16:09 - 16:12
    Shume koke lekundese.
  • 16:12 - 16:15
    (Duartrokitje)
  • 16:15 - 16:17
    Shume koke qe lekunden edhe ne publik,
  • 16:17 - 16:20
    keshtu qe mund te shikojme qe ende robotet
    kane ndikim te njerezit.
  • 16:20 - 16:23
    Dhe nuk eshte thjesht qejf dhe lojra.
  • 16:23 - 16:25
    Mendoj se nje nga arsyet per te cilat
    u kushtoj shume rendesi
  • 16:25 - 16:27
    roboteve qe perdorin trupin e tyre
    te komunikojne
  • 16:27 - 16:29
    dhe te levizin--
  • 16:29 - 16:33
    dhe do tju tregoj nje sekret qe fshehim ne robotistat --
  • 16:33 - 16:35
    secili prej jush do te jetoje me nje robot
  • 16:35 - 16:37
    ne nje moment te jetes.
  • 16:37 - 16:40
    Diku ne te ardhmen tuaj do te
    jete nje robot.
  • 16:40 - 16:42
    Ndoshta jo ne tuajen, por ne jeten
    e femijeve tuaj.
  • 16:42 - 16:43
    Dua qe keta robot te jene--
  • 16:43 - 16:47
    me te lirshem, terheqes, me te kendshem
  • 16:47 - 16:49
    sesa tani.
  • 16:49 - 16:51
    Per kete mendoj se ndoshta robotet
  • 16:51 - 16:52
    duhet te ngjasojne me pak me shahistet
  • 16:52 - 16:55
    dhe me shume me aktoret dhe muzikantet.
  • 16:55 - 16:58
    Ndoshta ata duhet te jene te afte
    te kapin shance dhe te iprovizojne.
  • 16:58 - 17:00
    Dhe ndoshta t'i paraprijne
    asaj qe ju do te beni.
  • 17:00 - 17:03
    Dhe ndoshta te jene te afte te bejne gabime
  • 17:03 - 17:04
    dhe t'i korrigjojne ato,
  • 17:04 - 17:06
    sepse ne fund te fundit ne jemi njerez.
  • 17:06 - 17:09
    Dhe ndoshta si njerez, robotet jane me pak perfekt
  • 17:09 - 17:11
    jane thjesht perfekt per ne.
  • 17:11 - 17:13
    Faleminderit.
  • 17:13 - 17:16
    (Duartrokitje)
Title:
Robot me "shpirt"
Speaker:
Guy Hoffman
Description:

Cfarë lloje robotësh mund te krijojë një animator/muzikant xhazi/ robotist? Robotë argëtues, reagues, kuriozë. Guy Hoffman tregon një film demostrues për familjen e tij të robotëve të pa zakontë—duke përfshirë dy robot muzikant që pëlqejnë të ndjekin ritmin e muzikës me njerëzit. (E filmuar te TEDxJaffa.)

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
17:38
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for Robots with "soul"
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Robots with "soul"
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Robots with "soul"
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Robots with "soul"
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for Robots with "soul"
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Robots with "soul"
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Robots with "soul"
Alma A edited Albanian subtitles for Robots with "soul"
Show all

Albanian subtitles

Revisions