Return to Video

Evelyn Glennie na tregon se si të dëgjojmë

  • 0:00 - 0:04
    Nuk jam edhe aq e sigurt në dua vërtet të shoh
  • 0:04 - 0:08
    një tambur që më nëntë të mëngjesit, apo aty afër.
  • 0:08 - 0:12
    Sido qoftë, ta ka vërtet ënda të shohësh një sallë plot,
  • 0:12 - 0:14
    dhe më duhet vërtet të falënderoj Herbie Hancock-un
  • 0:14 - 0:18
    dhe kolegët e tij për këtë paraqitje të shkëlqyer.
  • 0:18 - 0:22
    Një nga gjërat interesante,
  • 0:22 - 0:28
    pa diskutim, është përzjerja e dorës së zhveshur mbi instrument
  • 0:28 - 0:35
    me teknologjinë, dhe sigurisht ajo çka iu tha të rinjve për dëgjimin.
  • 0:35 - 0:40
    Sigurisht, e gjithë puna ime është e lidhur me dëgjimin,
  • 0:40 - 0:46
    dhe synimi im, vërtet, është të mësoj botën si të dëgjojë.
  • 0:46 - 0:50
    Ky është synimi im i vetëm i njëmendtë në jetë.
  • 0:50 - 0:56
    Dhe duket goxha e thjeshtë, por në fakt është punë e madhe.
  • 0:56 - 1:02
    Sepse, kur vështroni një partiturë - për shembull,
  • 1:02 - 1:10
    po të hap çantën time të vogël të motoçikletës - shpresoj të kem,
  • 1:10 - 1:16
    një partiturë që është plot pika të zeza mbi letër.
  • 1:16 - 1:24
    Dhe, e dini, e hapim dhe unë lexoj muzikën.
  • 1:24 - 1:29
    Pra teknikisht, jam në gjendje ta lexoj.
  • 1:29 - 1:33
    Do të ndjek udhëzimet, shënimet për tempon, dinamikën.
  • 1:33 - 1:38
    Do të bëj saktësisht ç'më thuhet këtu.
  • 1:38 - 1:41
    E kështu, ngaqë nuk kemi dhe shumë kohë,
  • 1:41 - 1:50
    sikur thjesht t'ju luaja fjalë për fjalë dy rreshtat e para. Është shumë e thjeshtë.
  • 1:50 - 1:51
    Kjo pjesë nuk ka asgjë të vështirë.
  • 1:51 - 1:55
    Këtu më shpjegohet që pjesa muzikore është shumë e shpejtë.
  • 1:55 - 1:59
    Më tregohet kur duhet t'i bie tamburit.
  • 1:59 - 2:04
    Më tregohet cilën pjesë të shkopit të përdor.
  • 2:04 - 2:06
    Më tregohet edhe dinamika.
  • 2:06 - 2:11
    Dhe më tregohet po ashtu që tamburi është pa susta.
  • 2:11 - 2:14
    Me susta, pa susta.
  • 2:14 - 2:23
    Pra kështu, nëse e përkthej këtë pjesë muzikore, na del kjo ide.
  • 2:53 - 2:59
    E me radhë. Kariera ime do të zgjaste ndoshta pesë vjetë.
  • 2:59 - 3:07
    Megjithatë, detyra ime si muzikante është të bëj çdo gjë tjetër që nuk gjendet në partiturë.
  • 3:07 - 3:13
    Gjithçka të cilën nuk ka kohë për ta mësuar nga një mësues,
  • 3:13 - 3:16
    ose qoftë edhe për ta diskutuar me një mësues.
  • 3:16 - 3:21
    Pasi janë gjërat që i vini re kur nuk e keni instrumentin me vete
  • 3:21 - 3:26
    që në fakt bëhen kaq interesante, dhe që doni t'i eksploroni
  • 3:26 - 3:30
    përmes kësaj sipërfaqeje të vockël, të vockël të tamburit.
  • 3:30 - 3:36
    Pra përjetuam përkthimin. Tani do të përjetojmë interpretimin.
  • 4:25 - 4:33
    Me këtë, kariera ime mund të zgjasë pakëz më tepër!
  • 4:33 - 4:38
    Në një farë mënyre, është njësoj sikur unë të hedh sytë drejt jush dhe shoh
  • 4:38 - 4:41
    një zonjushë të re plot dritë me një bluzë rozë.
  • 4:41 - 4:45
    Shoh që shtrëngoni në duar një arush kukull, etj, etj.
  • 4:45 - 4:50
    Pra krijoj një ide të përgjithshme se çfarë mund të jeni, ç'mund t'ju pëlqejë,
  • 4:50 - 4:55
    ç'zanat mund të keni, etj, etj.
  • 4:55 - 5:01
    Megjithatë, kjo është vetëm ideja fillestare që mund të kem, ajo që mund
  • 5:01 - 5:04
    ta ketë kushdo prej nesh kur vështron. Dhe përpiqemi ta interpretojmë,
  • 5:04 - 5:06
    por në të vërtetë është fare e cekët.
  • 5:06 - 5:09
    Në të njëjtën mënyrë, kur shoh partiturën, krijoj një ide fillestare,
  • 5:09 - 5:14
    Pyes veten çfarë mund të jetë teknikisht e zorshme, ose, çfarë dua të bëj.
  • 5:14 - 5:16
    Thjesht një ndjesi të përgjithshme.
  • 5:16 - 5:18
    Sidoqoftë, kjo nuk mjafton.
  • 5:18 - 5:22
    Dhe mendoj çfarë tha Herbie - ju lutem, dëgjoni, vërjani veshin.
  • 5:22 - 5:26
    Na duhet t'i vëmë veshin vetes, para së gjithash.
  • 5:26 - 5:36
    Nëse luaj, për shembull, me shkopin shtrënguar fort - pra pa e lënë të lirë -
  • 5:36 - 5:40
    do të ndjenit goditje të forta që vijnë përmes krahut.
  • 5:40 - 5:42
    Dhe ndjeheni jo pak - në daçi besojeni, në daçi jo -
  • 5:42 - 5:45
    i shkëputur prej instrumentit dhe prej shkopit,
  • 5:45 - 5:51
    edhe pse në fakt po e shtrëngoj shkopin fort.
  • 5:51 - 5:55
    Duke e shtrënguar fort, ndjehem çuditërisht më e shkëputur.
  • 5:55 - 6:02
    Nëse thjesht e lë të lirë krahun, dorën, dhe e lejoj të jetë më tepër si mbështetje,
  • 6:02 - 6:11
    papritmas kam më tepër dinamikë me më pak përpjekje. Shumë më tepër.
  • 6:11 - 6:16
    Dhe thjesht ndjehem, më në fund, një me shkopin dhe me tamburin.
  • 6:16 - 6:18
    Dhe më kushton shumë më pak përpjekje.
  • 6:18 - 6:21
    Kështu pra, ashtu si më duhet kohë me këtë instrument,
  • 6:21 - 6:27
    po ashtu më duhet kohë me njerëzit, që të mund t'i interpretoj.
  • 6:27 - 6:29
    Jo thjesht t'i përkthej, por t'i interpretoj.
  • 6:29 - 6:37
    Nëse, për shembull, luaj vetëm disa masa nga një partiturë
  • 6:37 - 6:42
    për të cilën e mbaj veten si teknike -
  • 6:42 - 6:47
    me një fjalë, dikush që në thelb është instrumentiste perkusionesh...
  • 6:59 - 7:03
    e me radhë. Nëse e quaj veten muzikante ...
  • 7:25 - 7:32
    e me radhë. Ka pakëz ndryshim që ia vlen - (Duartrokitje)
  • 7:32 - 7:34
    - thjesht ta mendosh.
  • 7:34 - 7:37
    Më kujtohet kur isha 12 vjeçe,
  • 7:37 - 7:43
    dhe fillova t'u bie timpanëve dhe perkusioneve, dhe mësuesi më tha,
  • 7:43 - 7:49
    "Pra, si do t'ia bëjmë? Dihet që muzika ka të bëjë me dëgjimin."
  • 7:49 - 7:53
    "Po, pajtohem me këtë. Kështu që ku është problemi?"
  • 7:53 - 7:58
    Dhe ai u përgjigj, "Po ja, si do ta dëgjosh këtë? Si ke për ta dëgjuar atë?"
  • 7:58 - 8:00
    Dhe i thashë, "Po ja, ju si e dëgjoni?"
  • 8:00 - 8:04
    Më thotë, "Hmmm, më duket se e dëgjoj përmes këtyre."
  • 8:04 - 8:09
    Unë ia ktheva, "Bukur, kështu më duket edhe mua - por unë dëgjoj gjithashtu përmes duarve,
  • 8:09 - 8:16
    përmes krahëve, faqeve, kafkës, barkut, kraharorit, këmbëve e me radhë."
  • 8:16 - 8:22
    Dhe i fillonim gjithmonë mësimet duke akorduar tamburët -
  • 8:22 - 8:25
    veçanërisht, daullet, ose timpanët -
  • 8:25 - 8:34
    me një interval tonal kaq të ngushtë, pra diçka si kjo ...
  • 8:34 - 8:41
    me kaq pak ndryshim. Mandej gradualisht ... dhe gradualisht ...
  • 8:41 - 8:46
    dhe është për t'u habitur që kur e hapni trupin,
  • 8:46 - 8:50
    kur hapni dorën që të lejoni ta përshkojnë dridhjet,
  • 8:50 - 8:54
    që në fakt ndryshimi më i vockël, i vockël..
  • 8:54 - 9:00
    mund të ndihet me pjesën më të vogël të gishtit, këtu.
  • 9:00 - 9:04
    E kështu unë vija duart në muret
  • 9:04 - 9:11
    e dhomës së muzikës, dhe së bashku dëgjonim tingujt e instrumenteve,
  • 9:11 - 9:14
    dhe përpiqesha vërtet për t'u lidhur me tingujt
  • 9:14 - 9:19
    shumë, shumë më gjerë se sa thjesht në varësi të veshit.
  • 9:19 - 9:23
    Sepse, dihet, veshi është - dua të them, i ndikueshëm nga një mori faktorësh.
  • 9:23 - 9:28
    Dhoma ku ndodhemi, amplifikimi, cilësia e instrumentit,
  • 9:28 - 9:38
    lloji i shkopave, e të tjera, e të tjera.
  • 9:38 - 9:46
    Ndryshojnë njëri nga tjetri.
  • 9:46 - 9:51
    E njëjta peshë, por ngjyresa të ndryshme tingulli.
  • 9:51 - 9:53
    Dhe kjo është ajo çka jemi në thelb. Jemi thjesht qenie njerëzore,
  • 9:53 - 9:56
    por secili prej nesh ka ngjyresat e veta të vockla për tingullin,
  • 9:56 - 9:59
    të cilat hijeshojnë këto personalitete
  • 9:59 - 10:02
    karaktere, interesa dhe gjëra.
  • 10:02 - 10:08
    Dhe kur u rrita ca, konkurova për në Akademinë Mbretërore të Muzikës në Londër,
  • 10:08 - 10:12
    ku më thanë, "Hmmm, jo, nuk të pranojmë dot, ngaqë nuk ia kemi idenë,
  • 10:12 - 10:17
    të ardhmes së një muzikanteje të ashtuquajtur 'të shurdhër'."
  • 10:17 - 10:21
    Unë thjesht nuk mund ta pranoja këtë.
  • 10:21 - 10:28
    Ndaj edhe u thashë, "Bukur, dëgjoni, nëse nuk pranoni -
  • 10:28 - 10:31
    nëse nuk më pranoni për këto arsye,
  • 10:31 - 10:40
    dhe jo për shkak të aftësisë për të ekzekutuar, për të kuptuar dhe për të dashuruar
  • 10:40 - 10:43
    artin e krijimit të tingujve -
  • 10:43 - 10:49
    atëherë na duhet të mendojmë vërtet seriozisht rreth atyre njerëzve që ju i pranoni."
  • 10:49 - 10:55
    Dhe si përfundim - pasi tejkaluam një pengesë të vockël, dhe pasi dola në provim dy herë -
  • 10:55 - 10:59
    më pranuan. Dhe jo vetëm kaq -
  • 10:59 - 11:03
    ajo çka ngjau qe ndryshimi i krejt rolit
  • 11:03 - 11:07
    të institucioneve muzikore në Mbretërinë e Bashkuar.
  • 11:07 - 11:16
    Në asnjë mënyrë nuk do të hidhnin më poshtë kërkesa për studime, për shkak se
  • 11:16 - 11:18
    dikush nuk kish krahë, apo këmbë -
  • 11:18 - 11:22
    ata prapë mundet të luanin ndoshta një instrument frymor, po t'a mbështesnin në një mbajtëse.
  • 11:22 - 11:29
    Asnjë rrethanë nuk do të përdorej për të hedhur poshtë një kërkesë për studim.
  • 11:29 - 11:34
    Dhe çdo rast duhej dëgjuar, provuar e mandej
  • 11:34 - 11:42
    bazuar në aftësitë muzikore - vetëm atëherë ai person mund të fitonte ose jo.
  • 11:42 - 11:48
    E kështu, kjo pati si pasojë që një dorë tejet interesante studentësh
  • 11:48 - 11:52
    mbërritën në institucione të ndryshme muzikore.
  • 11:52 - 11:55
    Dhe mjaft prej tyre zunë vend
  • 11:55 - 11:59
    edhe në orkestra profesionale në të katër anët e botës.
  • 11:59 - 12:01
    Por gjëja interesante këtu -
  • 12:01 - 12:06
    (Duartrokitje) -
  • 12:06 - 12:12
    është që jo vetëm njerëzit u lidhën me tingullin -
  • 12:12 - 12:19
    çka vlen në fund të fundit për krejt ne, dhe ne e dimë mirë se muzika është ilaçi ynë i përditshëm.
  • 12:19 - 12:22
    Them muzika, por faktikisht nënkuptoj tingulli.
  • 12:22 - 12:25
    Ngaqë disa prej gjërave të jashtëzakonshme që kam provuar
  • 12:25 - 12:30
    si muzikante, kur bëhet fjalë për një 15 vjeçar
  • 12:30 - 12:35
    që i duhet të përballet me sfidat më të pabesueshme,
  • 12:35 - 12:38
    që mund të mos jetë në gjendje të kontrollojë dot lëvizjet e tij,
  • 12:38 - 12:41
    që mund të mos dëgjojë dot, mund të jetë i verbër, etj, etj.
  • 12:41 - 12:47
    Papritmas, nëse ky i ri ulet pranë këtij instrumenti,
  • 12:47 - 12:50
    dhe mbase edhe po të shtrihet nën marimba,
  • 12:50 - 12:56
    dhe ju luani diçka që është kaq e ngjashme me një organo, pothuajse -
  • 12:56 - 12:59
    Nuk kam shkopinjtë e duhur, mbase -
  • 12:59 - 13:03
    por diçka si kjo. Dale t'i ndërroj.
  • 13:53 - 13:54
    Diçka që është aq e thjeshtë sa nuk besohet -
  • 13:54 - 14:00
    por ai do të provonte diçka që unë nuk e ndiej dot,
  • 14:00 - 14:02
    ngaqë jam përsipër tingullit.
  • 14:02 - 14:05
    Mua më vjen tingulli nga kjo anë.
  • 14:05 - 14:08
    Atij do t'i vinte tingulli nga rezonatorët.
  • 14:08 - 14:18
    Po të mos kish rezonatorë këtu, do të kishim -
  • 14:18 - 14:22
    pra ai do të kishte një plotëri tingulli që ju aty në rreshtat e parë
  • 14:22 - 14:26
    nuk do ta provonit dot; as ju në rreshtat e fundit.
  • 14:26 - 14:29
    Secili prej nesh tek e tek, në varësi se ku jemi ulur,
  • 14:29 - 14:33
    do ta ndjenim këtë tingull goxha ndryshe.
  • 14:33 - 14:36
    Dhe sigurisht, duke qenë pjesëmarrës i tingullit,
  • 14:36 - 14:42
    pra, duke u nisur nga ideja se çfarë lloj tingulli dua të prodhoj -
  • 14:42 - 14:45
    për shembull, këtë tingull.
  • 14:51 - 14:54
    Dëgjoni dot gjë?
  • 14:54 - 14:57
    Pikërisht. Ngaqë as që po i prek.
  • 14:57 - 15:03
    Por prapëseprapë, kemi ndjesinë se diçka po ndodh.
  • 15:03 - 15:05
    E njëjta gjë ndodh kur shoh lëvizjet e pemës,
  • 15:05 - 15:09
    e mandej përfytyroj fëshfërimën që krijon.
  • 15:09 - 15:11
    E kapni dot se ku e kam fjalën?
  • 15:11 - 15:15
    Për çfarëdo që sytë shohin, ka gjithmonë një tingull që përhapet.
  • 15:15 - 15:19
    Pra ka përherë një numër shumë të madh -
  • 15:19 - 15:24
    e kam fjalën, pikërisht një mori kaleidoskopike gjërash nga të frymëzohesh.
  • 15:24 - 15:30
    Pra krejt ekzekutimet e mia bazohen tërësisht te ajo që përjetoj,
  • 15:30 - 15:34
    dhe jo te mësimi përmendësh i një pjese muzikore, duke i veshur interpretimin e dikujt tjetër,
  • 15:34 - 15:39
    duke blerë tërë CD-të e mundshëm për atë pjesë të dhënë muzikore, e kështu me radhë.
  • 15:39 - 15:45
    Sepse kjo nuk më jep aq sa duhet nga ajo që është kaq e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë,
  • 15:45 - 15:51
    dhe diçka që mund ta përjetoj plotësisht.
  • 15:51 - 16:00
    Kështu, ndodh që, në disa salla, kjo dinamikë të funksionojë mirë.
  • 16:09 - 16:13
    Ndodh që në salla të tjera, dëgjuesit nuk do ta përjetojnë
  • 16:13 - 16:16
    dot fare, ndaj, shkalla ime e të luajturit butë,
  • 16:16 - 16:18
    pupël, mund të dojë përshtatje -
  • 16:43 - 16:50
    e kapni se ku e kam fjalën? Pra, për shkak të kësaj përhapjeje të punës
  • 16:50 - 16:52
    me tingullin, veçanërisht në radhët e bashkësisë së të shurdhërve,
  • 16:52 - 16:57
    kjo ka ndikuar jo vetëm në mënyrën se si institucionet muzikore,
  • 16:57 - 17:03
    se si shkollat për të shurdhrit e trajtojnë tingullin. Dhe jo thjesht si një mjet terapie -
  • 17:03 - 17:06
    edhe pse, duke marrë pjesë në muzikë,
  • 17:06 - 17:09
    kjo domosdo vlen si terapi.
  • 17:09 - 17:16
    Por kjo do të thotë që teknikëve të akustikës iu është dashur të mendojnë
  • 17:16 - 17:21
    vërtet rreth llojit të sallave që krijojnë. Ka kaq pak salla në këtë botë
  • 17:21 - 17:25
    që kanë vërtet akustikë shumë të mirë,
  • 17:25 - 17:31
    marr guximin të them. Por me këtë dua të them salla ku mund të bësh absolutisht çfarëdo që përfytyron.
  • 17:31 - 17:36
    Nga tingulli më i zbehtë, më i buti i të butëve deri te diçka që është kaq i mbushur,
  • 17:36 - 17:41
    kaq i fortë, kaq i pabesueshëm! Gjithmonë ka diçka që mund
  • 17:41 - 17:43
    të dëgjohet mirë atje, jo dhe aq mirë atje tej.
  • 17:43 - 17:45
    Mund të jetë i bukur këtu, por i shpifur matanë.
  • 17:45 - 17:49
    Mund të jetë i shpifur atje tej, por jo dhe aq keq andej, etj, etj.
  • 17:49 - 17:54
    Pra është mjaft e zorshme të gjesh një sallë të përshtatshme
  • 17:54 - 17:58
    - një sallë ku mund të luani saktësisht çfarë përfytyroni,
  • 17:58 - 18:01
    pa u dashur t'i bëni kozmetikë.
  • 18:01 - 18:08
    Prandaj teknikët e akustikës kanë filluar të bashkëpunojnë me njerëz që kanë
  • 18:08 - 18:14
    probleme me dëgjimin, dhe që janë pjesëmarrës të tingullit.
  • 18:14 - 18:16
    Dhe kjo është mjaft interesante.
  • 18:16 - 18:22
    Unë nuk di të jap hollësi se çfarë po ndodh faktikisht
  • 18:22 - 18:28
    me këto salla, por është fakt që po iu drejtohen një grupi njerëzish
  • 18:28 - 18:32
    për të cilët kemi vite që themi,
  • 18:32 - 18:35
    "E si mund ta shijojnë ata muzikën? Ata janë të shurdhët."
  • 18:35 - 18:39
    Thjesht ia bëni kështu, dhe e marrim me mend se kjo i bie të jetë shurdhëria.
  • 18:39 - 18:41
    Ose kështu, dhe e marrim me mend se kjo i bie të jetë verbëria.
  • 18:41 - 18:46
    Nëse shohim dikë në karrige me rrota, e marrim të mirëqenë që ai nuk ecën dot.
  • 18:46 - 18:53
    Por mundet që ai të bëjë tre, katër, pesë hapa. Kaq, për të, do të thotë që mund të ecë.
  • 18:53 - 18:57
    Për ndonjë vit, mund të bëhen dy hapa më tepër.
  • 18:57 - 19:00
    Edhe një vit tjetër dhe ja ku u bënë tre hapa shtesë.
  • 19:00 - 19:05
    Këto janë gjëra shumë të rëndësishme që duhen menduar mirë.
  • 19:05 - 19:09
    Kështu pra, kur dëgjojmë njëri-tjetrin,
  • 19:09 - 19:17
    është tejet e rëndësishme t’i vëmë vërtet në provë aftësitë tona dëgjimore.
  • 19:17 - 19:22
    Ta përdorim trupin si dhomë rezonance. Dhe të reshtim së gjykuari.
  • 19:22 - 19:26
    Për mua, si muzikante që 99 përqind merret me muzikë të re,
  • 19:26 - 19:29
    është fare e lehtë të them, "Ah, po, më pëlqen kjo pjesë.
  • 19:29 - 19:31
    Ose, jo, nuk më pëlqen kjo pjesë." E me radhë.
  • 19:31 - 19:37
    Por, e dini çfarë? E ndjej që duhet t'u jap kohë pjesëve muzikore.
  • 19:37 - 19:42
    Ka raste kur nuk ka edhe aq tërheqje mes meje dhe një pjese muzikore të caktuar.
  • 19:42 - 19:47
    Por kjo nuk do të thotë që kam të drejtën të them që nuk ia vlen si muzikë.
  • 19:47 - 19:52
    Dhe e dini cila është një nga gjërat e forta të të qenit muzikant?
  • 19:52 - 19:56
    Është të qenët kaq i rrjedhshëm.
  • 19:56 - 20:00
    Pra nuk ka rregulla, saktë, gabim, kështu, ashtu.
  • 20:00 - 20:05
    Po t'ju kërkoj të përplasni duart - besoj se mund ta bëj këtë.
  • 20:05 - 20:11
    Nëse them vetëm "ju lutem, duartrokisni." Dhe krijoni tingullin e gjëmimit.
  • 20:11 - 20:14
    Duke menduar që të gjithë e kemi provuar gjëmimin.
  • 20:14 - 20:16
    Tani, nuk e kam fjalën thjesht te tingulli,
  • 20:16 - 20:21
    Dua të them, dëgjoni vërtet gjëmimin brenda vetes.
  • 20:21 - 20:26
    Dhe përpiquni, ju lutem, ta krijoni atë me përplasjen e duarve. Provojeni. Thjesht - ju lutem, provojeni.
  • 20:26 - 20:33
    (Duartrokitje)
  • 20:33 - 20:43
    Shumë bukur! Borën. Borën. E keni dëgjuar borën ndonjëherë?
  • 20:43 - 20:44
    Salla: Jo.
  • 20:44 - 20:50
    Evelin Gleni: Epo atëherë, ndalini duartrokitjet. (Të qeshura) Provoni sërish.
  • 20:50 - 20:56
    Provojeni sërish. Borën.
  • 20:56 - 20:58
    E shihni, nuk ju ka zënë gjumi.
  • 20:58 - 21:07
    Shiun. Jo keq. Jo keq.
  • 21:07 - 21:11
    E bukura me këtë është se i bëra, një grupi fëmijësh,
  • 21:11 - 21:15
    jo shumë kohë më parë, saktësisht të njëjtën pyetje.
  • 21:15 - 21:19
    Tani - përfytyrim i fuqishëm, faleminderit shumë.
  • 21:19 - 21:22
    Sidoqoftë, as edhe një prej jush nuk luajti vendit e të mendohej,
  • 21:22 - 21:24
    "Bukur! Si mund t'i rrah duart? OK, ndoshta...
  • 21:27 - 21:30
    - ndoshta mund të përdor stolitë për të krijuar tinguj të tjerë.
  • 21:30 - 21:34
    Ndoshta mund të përdor pjesë të tjera të trupit për krijim tingujsh të tjerë."
  • 21:34 - 21:39
    As edhe një prej jush nuk mendoi se mund t'i përplaste duart paksa ndryshe
  • 21:39 - 21:43
    nga të ndejturit ulur dhe përdorimi i dy duarve.
  • 21:43 - 21:45
    Po njësoj si kur dëgjojmë muzikë,
  • 21:45 - 21:49
    e marrim të mirëqenë që gjithçka hyn prej këtej.
  • 21:49 - 21:53
    Kështu e provojmë muzikën. Ja që jo.
  • 21:53 - 21:57
    Ne ndiejmë gjëmimin - gjëmim, gjëmim. Mendojeni, mendojeni, mendojeni.
  • 21:57 - 22:04
    Dëgjojeni, dëgjojeni, dëgjojeni. Tani - ç'mund të bëjmë për gjëmimin?
  • 22:04 - 22:09
    Më kujtohet mësuesi im. Kur fillova së pari, mësimi i parë fare,
  • 22:09 - 22:13
    isha bërë gati me shkopat, gati për të filluar.
  • 22:13 - 22:18
    Dhe në vend të që të më thoshte, "OK, Evelin, ju lutem. Këmbët paksa hapur,
  • 22:18 - 22:24
    krahët pak a shumë në kënd 90 gradë, shkopat pak a shumë në formë V-je,
  • 22:24 - 22:27
    mbaj këtë largësi prej këtej, etj.
  • 22:27 - 22:29
    Ju lutem, shpinën drejt, etj, etj, etj."
  • 22:29 - 22:33
    Pas të cilave, kish shumë gjasa, të përfundoja krejtësisht e ngurtësuar, e ngrirë,
  • 22:33 - 22:35
    dhe nuk do të isha në gjendje të godisja tamburin,
  • 22:35 - 22:37
    ngaqë mendjen do e kisha te gjithë ato gjëra të tjera. Ai tha,
  • 22:37 - 22:42
    "Evelin, merre këtë tambur me vete për nja shtatë ditë, dhe shihemi javës tjetër."
  • 22:42 - 22:47
    Mrekullia vetë! Ç'duhet të bëja? Nuk më duheshin më shkopat,
  • 22:47 - 22:49
    nuk m'u lejua të merresha me shkopat.
  • 22:49 - 22:53
    Thjesht duhej ta shihja këtë tambur të caktuar,
  • 22:53 - 22:58
    të shija si ish bërë, çfarë bënin dorezat e vockla, çfarë bënin sustat.
  • 22:58 - 23:05
    Ta ktheja përmbys, të provoja kasën, të provoja syprinën.
  • 23:05 - 23:11
    Të provoja me trupin tim, të bëja prova me stolitë,
  • 23:11 - 23:13
    prova me gjithë llojet e gjërave.
  • 23:23 - 23:26
    Dhe sigurisht, javës tjetër isha gjithë gërvishtje e gjëra si këto -
  • 23:26 - 23:31
    por pavarësisht, qe një përvojë e mrekullueshme,
  • 23:31 - 23:36
    sepse ndryshe, ku dreqin do ta provonit këtë në një pjesë muzikore?
  • 23:36 - 23:40
    Ku dreqin do ta provonit këtë në tekste shkollore?
  • 23:40 - 23:43
    E kështu, nuk u morëm fare me tekstet shkollore.
  • 23:43 - 23:46
    Kështu, për shembull, një nga gjërat që mësohet
  • 23:46 - 23:52
    kur është fjala për t'u bërë perkusionist, ndryshe nga muzikantët e tjerë,
  • 23:52 - 23:56
    është radha e goditjeve njëshe.
  • 23:59 - 24:06
    Si kjo këtu. E mandej pak më shpejt, edhe pak më shpejt, ca më shpejt akoma.
  • 24:06 - 24:09
    E me radhë. Ç'kërkon kjo pjesë?
  • 24:09 - 24:17
    Radhë goditjesh njëshe. Po pse të mos jem në gjendje ta bëj, kur studioj një partiturë?
  • 24:17 - 24:20
    Pikërisht këtë bëri ai.
  • 24:20 - 24:25
    Dhe për çudi, kur u rrita, kur u bëra studente e rregullt
  • 24:25 - 24:31
    në një nga ata që quhen "institucion muzike," m’u desh t’i hidhja të gjitha nga dritarja.
  • 24:31 - 24:33
    Duhej të studionim me tekstet shkollore.
  • 24:33 - 24:37
    Dhe vazhdimisht dilte pyetja: po mirë, pse? Pse? Me çfarë lidhet kjo?
  • 24:37 - 24:41
    Më duhet të luaj një pjesë muzikore. "Ah, po ja, kjo do të të ndihmojë në kontroll!"
  • 24:41 - 24:46
    Po mirë, po si? Pse më duhet ta mësoj këtë? Kam nevojë ta lidh këtë me një pjesë muzike.
  • 24:46 - 24:49
    E dini. Kam nevojë të them diçka.
  • 24:49 - 24:51
    Pse po ushtrohem me "paradiddles"?
  • 24:55 - 25:00
    A është vërtet për kontroll në mbajtjen e shkopave? Pse po e bëj këtë?
  • 25:00 - 25:03
    Më duhet një arsye,
  • 25:03 - 25:08
    dhe arsyeja duhet të gjendet duke thënë diçka me anë të muzikës.
  • 25:08 - 25:13
    Duke thënë diçka me anën e muzikës, që në thelb është tingull,
  • 25:13 - 25:18
    mund të prekim gjithçka te gjithkush.
  • 25:18 - 25:21
    Megjithatë, unë s’dua të mbaj përgjegjësi për bagazhin tuaj emocional.
  • 25:21 - 25:23
    Kjo varet nga ju, kur hyni në një sallë.
  • 25:23 - 25:29
    Sepse kjo mandej përcakton çfarë gjërash dëgjojmë dhe si i dëgjojmë.
  • 25:29 - 25:35
    Mund të jem e trishtuar, ose e lumtur, ose e ngazëllyer, ose e zemëruar kur luaj
  • 25:35 - 25:37
    këtë apo atë pjesë muzikore, por nuk kërkoj
  • 25:37 - 25:41
    që edhe ju të ndiheni medoemos njësoj si unë.
  • 25:41 - 25:44
    Ndaj, ju lutem, herës tjetër kur shkoni në një koncert,
  • 25:44 - 25:51
    thjesht lëreni trupin të ndjejë, jepini liri trupit të kthehet në një dhomë rezonance.
  • 25:51 - 25:56
    Kini parasysh që nuk do të përjetoni të njëjtën gjë me ekzekutuesin.
  • 25:56 - 26:00
    Ekzekutuesi është në pozicionin më të keq të mundshëm për tingullin faktik,
  • 26:00 - 26:06
    ai dëgjon prekjen e shkopit në tambur,
  • 26:06 - 26:10
    ose të çekiçit në një copë dru, ose të harkut mbi tel, etj.
  • 26:10 - 26:14
    Ose frymën që po krijon tingullin prej veglave frymore dhe tunxheve.
  • 26:14 - 26:16
    Ata atje provojnë tingullin bruto.
  • 26:16 - 26:20
    Por ama përjetojnë diçka kaq të dlirë sa nuk përfytyrohet,
  • 26:20 - 26:24
    ajo çka është përpara se të lindë tingulli.
  • 26:24 - 26:30
    Ju lutem, ndiqni jetën e tingullit pas lëvizjes fillestare që e prodhon,
  • 26:30 - 26:37
    ose pasi është nxjerrë fryma. Thjesht përjetoni krejt udhëtimin e tingullit
  • 26:37 - 26:41
    në të njëjtën mënyrë që do të kisha dashur të kisha provuar krejt udhën
  • 26:41 - 26:46
    e kësaj konference të veçantë, dhe jo thjesht të mbërrija mbrëmë natën.
  • 26:46 - 26:50
    Shpresoj që të arrijmë të shkëmbejmë nja dy gjëra gjatë ditës në vazhdim .
  • 26:50 - 26:53
    Ju faleminderit shumë që më ftuat!
  • 26:53 - 27:03
    (Duartrokitje)
Title:
Evelyn Glennie na tregon se si të dëgjojmë
Speaker:
Evelyn Glennie
Description:

Në këtë demonstrim lartësues, perkusionistja e shurdhër Evelyn Glennie ilustron se si dëgjimi i muzikës përfshin shumë më tepër se thjesht kapja e valëve të zërit nga veshi.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
31:51
Besnik Bleta added a translation

Albanian subtitles

Revisions