YouTube

Got a YouTube account?

New: enable viewer-created translations and captions on your YouTube channel!

Albanian subtitles

← The Last Reformation - The Beginning (2016) - FULL MOVIE

Get Embed Code
48 Languages

Showing Revision 17 created 07/01/2016 by Arjan Bilo.

  1. Mish dhe mëkat, vdis.
  2. Vdis me Krishtin, kjo ishte.
    Ringjallu me Krishtin.
  3. Kjo ishte. Fryma e Shenjtë, eja.
    Fryma e Shenjtë eja, çliroje.
  4. Vdis me Krishtin.
  5. Fryma e Shenjtë, më shumë.
  6. Eja me Frymën e Shenjtë.
    Më mbush.
  7. Fjalët, thjesht filluan të dalin.
  8. Faleminderit, Zot!
  9. Çfarë po bëja?
    - Çfarë?
  10. Çfarë po bëja?
  11. Çfarë po bëje?
    Ti po flisje në gjuhë.
  12. Të dhemb?
    - Jo.
  13. Fare?
    - Jo.
  14. Në Emër të Jezusit.
    Faleminderit. Amen.
  15. U krye.
    Hallelujah!
  16. ...më tepër se një muaj
    dhe ajo është e shokuar.
  17. Është Jezusi.
  18. Dikur i shikoja këto gjëra
    në televizor
  19. dhe ndonjëherë nuk i besoja
    por sot i besoj
  20. sepse më ndodhën mua.
  21. Dhimbje, largohu tani.
  22. Dhe ti mundesh.
    Tani çohu.
  23. Mirë, hë?
    - Po.
  24. Faleminderit At. Amen.
    E ndjen?
  25. E shikon dot ndryshimin?
  26. Seriozisht, nuk ka më dhimbje.
  27. Ua!
  28. Zot, faleminderit për shërimin.
    Dhimbja do të largohet.
  29. E ndjen kokën?
  30. Jo!
    Asnjë dhimbje, plako.
  31. Tani dhimbja është larguar.
    Po, tani është larguar.
  32. Ne, si kishë sot, jemi në prag
    të një reformimi të ri.
  33. Një reformim,
    po kthehemi
  34. tek ajo që lexojmë
    në Librin e Veprave.
  35. Nëse e shikon kishën sot,
  36. ndryshon shumë nga ajo që lexojmë
    në Librin e Veprave.
  37. Sepse kemi rreth
    2000 vjet histori,
  38. ku kisha ka pësuar ndryshime
    herë pas here.
  39. Ne mund të shikojmë që kisha
    në Librin e Veprave ishte një trup i gjallë.
  40. Ishte një trup besimtarësh
    që drejtoheshin nga Fryma e Shenjtë.
  41. Kisha ishte një lëvizje,
    një lëvizje dishepujsh.
  42. Krishtërimi shkoi në Greqi
    dhe u bë filozofi.
  43. Shkoi në Itali dhe
    u bë institucion.
  44. Shkoi në Europë dhe
    u bë kulturë.
  45. Shkoi në Amerikë dhe
    u bë biznes.
  46. Nëse e merr një trup dhe
    bën biznes nga ky trup
  47. a nuk është prostitucion ky?
  48. Dhe kjo është çfarë kemi bërë sot
    me kishën.
  49. Kemi çnderuar kishën e Krishtit,
    trupin e Krishtit.
  50. Si rrjedhojë, kemi nevojë
    të shikojmë një reformim,
  51. ku ta shikojmë veten më thellë.
  52. Kur flasim për doktrinën,
    flasim për Frymën,
  53. dhe gjithashtu flasim për të gjithë
    sistemin e kishës.
  54. Pse bëjmë kishë kështu siç bëjmë.
  55. Ka ardhur koha të kthehemi
    në atë që lexojmë tek Libri i Veprave.
  56. Perëndia tani po na kthen
    tek pika e fillimit.
  57. I shërbejmë një Zoti të Plotëfuqishëm.
  58. I shërbejmë një Zoti të Plotëfuqishëm.
  59. Ëngjëjt gjunjëzohen.
  60. Qielli dhe toka e admirojnë.
  61. I shërbejmë një Perëndie të Plotëfuqishëm.
  62. I shërbejmë një Perëndie të Plotëfuqishëm.
  63. Ëngjëjt gjunjëzohen.
  64. Qielli dhe toka e admirojnë.
  65. Ajo që e bën Librin e Veprave
    më të veçantin nga librat e Biblës,
  66. është se Libri i Veprave
    është i vetmi libër në gjithë Biblën
  67. dhe në të gjithë Shkrimin,
    që na tregon
  68. si të dalim dhe të bëjmë dishepuj.
  69. Nëse i lexoni Ungjijt
    kjo na çon tek Libri i Veprave,
  70. dhe interesante është që,
  71. edhe pse ungjijt u shkruan,
  72. ndoshta 30 vjet pas kryqit.
  73. periudha që mbulojnë
    është e gjitha para kryqit.
  74. Pra,nuk e shohim këtu
    plotësinë e jetës së krishterë
  75. sepse Krishti ende nuk kishte vdekur,
    nuk ishte varrosur ende
  76. nuk ishte ringjallur dhe
    nuk kishte dërguar Frymën e Tij.
  77. Pra, tek ungjijt nuk shohim
  78. sesi ata dolën
    dhe bënë dishepuj.
  79. Fryma e Shenjtë nuk ishte dhënë ende
  80. dhe përveç kësaj, nuk
    kishim as fuqinë
  81. për të pasur sukses.
  82. Dhe mendoj që frika shtohet
  83. për ata që nuk e njohin Frymën e Shenjtë.
  84. Sepse Jezusi u tha
    të shkojnë dhe të presin.
  85. Ai tha, 'Kur të vijë Fryma ime,
    ju do të merrni fuqi
  86. dhe pastaj do të jeni dëshmitarët e Mi.'
  87. Është e vërtetë!
    Është e vërtetë!
  88. Amen, është e vërtetë!
  89. Hallelujah.
    - Ajo sapo mori shërimin.
  90. E Mrekullueshme. Jezus.
    - Faleminderit, Jezus.
  91. Shikojeni, ajo po ecën.
  92. E di që në shumë kisha
    ekziston një shenjë
  93. ku shkruhet diku në mur,
  94. 'Jezusi është i njëjtë dje,
    sot dhe përgjithmonë,'
  95. Si besimtarë sot,
    e besojmë që
  96. Jezusi është i njëjtë
    dje, sot e përgjithmonë.
  97. Por nëse Ai është i njëjtë,
    Fryma e Shentë është gjithashtu e njëjtë.
  98. Dhe nëse Fryma e Shenjtë është e njëjtë,
  99. çfarë lexojmë në Librin e Veprave
    duhet të jetë gjithashtu e njëjtë.
  100. Me anë të fuqisë së Jezus Krishtit,
    ajo sapo u shërua.
  101. Ky burrë sapo shëroi këtë zonjën këtu.
  102. Dhe është mbushur plot gëzim.
  103. Është kryer.
    - Është kryer. Ka përfunduar.
  104. Është kryer, me thirrjen e tij.
  105. Po ecja kështu
    sepse nuk mundesha më shpejt.
  106. Po tani çfarë mundesh?
  107. Motër, lëviz kështu.
  108. Nuk e bëja dot këtë.
    As këtë.
  109. As këtë.
  110. Do ulërisja nga dhimbja
    nëse do të bëja këtë.
  111. Lavdia i qoftë Atij.
  112. Tek Libri i Veprave shohim
    të krishterët e hershëm,
  113. ndjekësit e hershëm të Krishtit.
  114. Ata e jetonin këtë
    stil dishepullizimi.
  115. Ata ndikonin botën
    në shtëpitë e tyre, në rrugë.
  116. I takonin njerëzit aty ku jetonin.
  117. Dhe Lajmi i MIrë lulëzonte
    dhe shpërndahej nëpër botë.
  118. Mijëra e mijëra
    dhe mijëra njerëz
  119. besonin në Jezus Krisht,
  120. pagëzoheshin dhe merrnin
    Frymën e Shenjtë.
  121. Por përgjatë historisë,
    shohim se
  122. krishtërimi u institucionalizua
    dhe shpejt u kthye në një fe shtetërore.
  123. Hierarkia dhe kisha e institucionalizuar
    na u transmetua nga reformimi
  124. prej nga erdhën Luteri,
    Kalvini dhe Zuingli.
  125. Ata u përpoqën të na sillnin reformë,
    të na sillnin tek ungjilli i vërtetë,
  126. tek Libri i Veprave.
  127. Por pa sukses.
  128. Përsëri i kemi ndërtesat,
    kemi priftërinë e zgjedhur.
  129. Kemi njerëzit që mblidhen
    në ndërtesa të veçanta,
  130. në data të veçanta, me hierarki
    dhe njerëz që sorollaten
  131. për të sjellë oferta në kishë
    për të fituar favorin e Zotit.
  132. Luteri nuk arriti ta sillte kishën
  133. tek ajo që lexojmë tek Libri i Veprave.
  134. Bibla është libri i jetës.
  135. Nuk bëhet libri i jetës
    duke e studiuar.
  136. Bëhet libri i jetës
    duke e jetuar.
  137. E urdhëroj dhimbjen në këtë dorë
    të largohet në Emrin e Jezusit.
  138. Lëvize përsëri.
  139. Iku.
  140. Çfarë është kjo?
  141. Në Emrin e Jezusit, tani.
    Amen.
  142. Po tani.
  143. Iku.
  144. Amen.
  145. Ik, tani, në Emër të Jezusit.
    Provoje tani.
  146. Kocka, shërohuni në Emër të Jezusit.
  147. Lëvize.
  148. I ngjan Reikit kjo?
    - Jo, Jezusi.
  149. Jezusi, jo Reiki.
    - Jo, jo. Kurrëfarë energjie?
  150. Zoti. Jo, nuk është energji.
  151. Faleminderit, Jezus.
  152. Çfarë mendon
    për atë që sapo ndodhi?
  153. E paparë.
    - E paparë, hë?
  154. Ne jemi lindur dhe vendosur në tokë
    me një qëllim.
  155. Të kërkojmë dhe të gjejmë Zotin.
  156. Problemi është se nuk e kërkojmë.
  157. Pa e kërkuar,
    nuk e gjejmë.
  158. Ke dëgjuar për Jezusin.
  159. Ne jetojmë 2015 vjet
    pas Jezus Krishtit.
  160. Zoti është i vërtetë dhe
    na thirri të jemi ndjekësit e TIj,
  161. ndjekës të Jezusit, t'i tregojmë botës
    që Ai jeton.
  162. Më 5 Prill, 1995, u pendova.
  163. Pranova mëkatet e mia
    dhe ia dhashë jetën Jezusit.
  164. Një dritë erdhi brenda meje,
    rashë përtokë dhe takova Zotin.
  165. Kur je i krishterë i rilindur,
    Fryma e Zotit vjen dhe jeton në ty
  166. dhe ti bën po ato gjëra si Jezusi.
  167. Bibla thotë se duhet të jemi
    bërës të fjalës,
  168. jo vetëm dëgjues.
  169. Nëse dëgjojmë pa e praktikuar,
    gënjejmë veten.
  170. Jemi si njeriu
    që e shikon veten në pasqyrë
  171. dhe sapo ikën prej aty,
    harrojmë si dukeshim.
  172. Djelë pas të djele
    miliona të krishterë
  173. ulen në kishë dhe
    dëgjojnë Fjalën e Perëndisë.
  174. Por sapo largohen,
    harrojnë çfarë dëgjuan.
  175. Si pastor,
    dy vitet e fundit
  176. u ndjeva shumë i uritur.
    Lexoja Librin e Veprave
  177. dhe zemërohesha nga mënyra
    sesi ndodhnin gjërat
  178. në Librin e Veprave dhe që
    nuk i shikoja të ndodhnin fare
  179. në kishën apo në jetën time,
  180. me grupin drejtues,
    apo në strukturën e kishës.
  181. Nuk nuk dilnim
    dhe të shëronim njerëzit.
  182. Ne vendosnim duar mbi njerëzit
    dhe u përcillnim në shtëpi
  183. dhe ata mbase do të bëheshin më mirë
    në të ardhmen, dhe mbase jo.
  184. Por çfarë lexojmë në Librin e Veprave
    është që apostujt
  185. dilnin dhe i kryenin gjërat përdita.
  186. Ndjeva vërtet çfarë kërkoja.
  187. Kështu për dy vjet
    kam ndjerë uri për këto gjëra,
  188. duke besuar që për këtë
    jam thirrur të bëj,
  189. por nuk kam qënë në gjendje.
  190. Sistemi i kishës duhet të ndryshojë.
  191. Duhet të ndalojmë së qëni një institucion
    i përqendruar tek të djelat dhe ndërtesa.
  192. Njerëzit ulen vit pas viti
    nëpër kisha
  193. duke pritur, për një shërbyes të veçantë
    të vijë dhe të lutet për ta
  194. dhe t'u thotë, 'Tani e ke vajosjen,
  195. tani mund të dalësh dhe të bësh
    këtë apo atë për Zotin.'
  196. Ose do rrinë ulur atje,
    duke shpresuar që dikush
  197. do t'i vëjë re talentet e tyre.
  198. Dhe kjo nuk është ajo
    që na thotë Bibla të bëjmë.
  199. Nuk është ajo që Jezusi
    na thotë të bëjmë.
  200. Më 1995, punoja si furrtar
    dhe nuk dija asgjë për Zotin.
  201. Nuk dija asgjë për Biblën.
  202. Isha thjesht një danez djaloshar
    i pagëzuar në kishën luterane.
  203. U aprovova në kishën luterane
    kur isha 14 vjeç.
  204. Por ishte thjesht traditë.
    Edhe për shumë njerëz sot.
  205. Një natë ngrita sytë lart dhe thashe,
    'O Perëndia, aty je?
  206. Nëse je aty, eja dhe më merr.
    Dua të të njoh.'
  207. Dhe nuk kaloi shumë
    dhe dëgjova për Lajmin e Mirë
  208. dhe në 5 Prill, 1995,
    9:30 të mbrëmjes,
  209. u pendova
  210. duke i dhënë gjithçka Jezusit.
  211. Më pas fillova të shkoja në kishë,
  212. dhe u bëra si njerëzit në kishë.
  213. Dhe kështu mendova
    se ishte krishtërimi,
  214. të njihje Zotin, të shkoje në kishë
    dhe të uleshe aty çdo të djelë.
  215. Por me kalimin e kohës
    u bezdisa.
  216. Sepse thoja vetes, 'Duhet
    të ketë më shumë sesa vajtja në kishë,
  217. të ulesh atje dy orë çdo të djelë
  218. dhe të dëgjosh dikë të predikojë.'
  219. Dhe një herë, fillova
    të lexoja Librin e Veprave,
  220. për të krishterët e parë,
    për jetën e tyre.
  221. Dhe ata nuk bënin të njëjtën gjë
    si unë.
  222. Ata shikonin jetë të ndryshuara
    kudo që shkonin.
  223. Dhe isha shumë i nevrikosur
    sepse kisha qënë i krishterë
  224. për shumë vjet.
  225. Nuk kisha shëruar,
    nuk kisha dëbuar një demon.
  226. Nuk kisha drejtuar dikë tek Krishti.
    Nuk e kisha përjetuar jetën
  227. që lexojmë në kishën e parë
    në Librin e Veprave.
  228. Një ditë ashtu i nevrikosur thashë:
  229. 'Zot, do të të jap gjithçka.
    Dua ta përjetoj këtë jetë.'
  230. Dhe më pas fillova ta përjetoja,
    ditë për ditë.
  231. Por problemi ishte
    se në fillim
  232. nuk ishte askush
    që të më dishepullizonte.
  233. Askush nuk ishte, siç veproi Jezusi
    kur tha,
  234. 'Ejani dhe më ndiqni
    dhe Unë do t'ju bëj peshkatarë njerëzish.'
  235. Ejani dhe më ndiqni,
    dhe do t'ju tregoj
  236. sesi të shëroni të sëmurët
    e të ndani ungjillin.
  237. Do t'ju tregoj, do t'ju stërvis, sesi
    të jeni të aftë në Mbretërinë e Zotit.
  238. Askush nuk e bëri.
  239. Por ndryshimi është se tani,
  240. kemi filluar
    t'i dishepullizojmë njerëzit.
  241. Dhe nëse marrim atë
    që kemi mësuar dhe ia japim
  242. brezit tjetër të dishepujve
    dhe ata e marrin stafetën,
  243. duke ia dhënë brezit tjetër
    të dishepujve,
  244. në një kohë shumë të shkurtër,
    do të kemi dishepuj
  245. që qarkullojnë nëpër botë
    me imazhin e qartë të Jezusit,
  246. duke kryer pikërisht atë që Ai kreu.
    Po, edhe gjëra edhe më të mëdha
  247. sespe Ai shkoi tek Ati.
  248. Unë kam përgatitur më të mirën për ju.
  249. Po, kam përgatitur një vend prehjeje.
  250. Kam përgatitur më të mirën për ju.
  251. Por, kam përgatitur një vend prehjeje.
  252. Dhe në atë vend:
    Jetë me bollëk.
  253. Në atë tokë të premtuar...
  254. Tani do të dëgjojmë
    nga miku ynë, Simon Adahi.
  255. Në Suedisht.
  256. Rregulla suedeze, or vëlla!
  257. At, lutem
    që ta fitojmë Europën,
  258. edhe Danimarkën, edhe Norvegjinë
    edhe gjithë botën për Ty!
  259. Unë u bëra i krishterë
    11 vjet më parë.
  260. Hyra në një kishë shtetërore suedeze
  261. komplet nga një sfond jo i krishterë.
  262. Pas ca kohësh, unë me gruan time,
    shkuam në një qytet tjetër
  263. dhe hymë tek një kishë e madhe.
  264. Aty u bëmë drejtues
    të një pune të madhe ungjillizimi.
  265. Ne duhet të ishim një shembull
    por nuk kishim çuar asnjë tek Krishti,
  266. askënd nuk kisha pagëzuar,
  267. Kurrë nuk kisha parë me sytë e mi
    që të lutesha dhe të shërohej.
  268. Erdha tek një pikë
    kur një natë ne kishim dalë
  269. dhe më erdhi dikush tek tavolina ime
    dhe më pyeti,
  270. 'Po, e shikoj se me çfarë merresh,
    unë dua të bëhem i krishterë.
  271. Si t'ia bëj?'
  272. Dhe reagimi im ishte,
    'Në rregull, do të të marr nesër
  273. dhe do të të çoj në kishë.'
  274. Dhe kështu bëra.
    E solla në kishë
  275. dhe ia çova pastorit
    dhe pastori e drejtoi tek shpëtimi.
  276. Por nuk më erdhi mirë. E kuptova
    se diçka nuk shkonte,
  277. sepse Biblën e kisha lexuar,
    kisha studiuar për nja dy vjet
  278. dhe e dija çfarë thoshte Bibla
    dhe që isha unë ai
  279. që duhet t'i bëja këto gjëra.
  280. Unë isha ai që duhet
    të vendosja duart mbi të sëmurët
  281. dhe ata të shëroheshin.
    Unë isha ai
  282. që duhet të pagëzonte njerëzit,
    dhe nuk e bëja.
  283. Diçka nuk shkonte.
  284. Fillova të mendoja,
    ndoshta gënjejnë,
  285. ndoshta nuk është e vërtetë,
    çfarë pohojnë ata.
  286. Kështu që fillova të dilja vetëm.
  287. Çdo mëngjes zgjohesha
    dhe i lutesha Zotit.
  288. Dhe ndonjëherë binte shi,
    borë, kohë e keqe.
  289. Dilja jashtë sepse vërtet
    i thërrisja Zotit.
  290. Dua të të njoh.
    Dua të kem një jetë të vërtetë.
  291. Dhe një ditë isha në punë
    duke lexuar një gazetë të krishterë.
  292. Atje ishte një shënim
    mbi një danez
  293. që ishte në një mapo në Suedi
  294. në lutje për të sëmurët
    dhe ata shëroheshin.
  295. Dhe unë thashë, 'Çfarë?'
    E kisha parë këtë artikull më parë
  296. por kësaj radhe më preku zemrën
    dhe ndjeva që ishte Zoti.
  297. I telefonova dhe m'u përgjigj.
    Ishte një njeri i thjeshtë si unë.
  298. Folëm dhe i tregova
    për udhëtimin tim
  299. dhe ai më tha që ishte një mrekulli
    dhe duhet të takoheshim.
  300. Mblodha disa miq
    dhe shkuam në Danimarkë.
  301. Më pas ai na pyeti,
    'Pse erdhët në Danimarkë?'
  302. Ne i thamë,
    'Duam të shikojmë njerëz të shëruar.'
  303. Pastaj ai na tha,
    'Në rregull, në 15 minuta
  304. do të shikoni personin e parë
    të shërohet.'
  305. Dhe unë që thoja, 'Po, po.'
    Nuk mund t'i besoja veshëve.
  306. Si mund të ndodhte kjo
    në jetën time?
  307. Ne dolëm në rrugë
    dhe iu afruam një grupi njerëzish,
  308. ndoshta rreth 25, 30 vjeç.
  309. Një prej vajzave kishte një problem
    me gjurin e saj për shumë vjet.
  310. Ai më tha të vendosja duart
    mbi gjurin e saj
  311. dhe të urdhëroja dhimbjen të largohej.
  312. Pothuajse më ra të fikët,
    isha shumë nervoz.
  313. As besim nuk isha.
    Thashë, 'Në rregull, do ta bëj.'
  314. Kështu veprova dhe ajo u hodh përpjetë.
    'Çfarë?'
  315. Dhe ajo mori shërimin.
  316. Dhe e gjithë turma u çmend...
    Kjo gjë ma shkundi botën.
  317. Kuptova që ishte e vërtetë.
    Ishte e vërtetë.
  318. Kjo në fakt më mjaftoi.
  319. U luta për një person
    dhe më pas punova vetë.
  320. Ne, si të krishterë, jemi thirrur
    të bëjmë dishepuj.
  321. Një fjalë që kemi filluar ta përdorim
    është 'startim'.
  322. Është si puna e motorçikletës
  323. që do ta ndezësh motorin,
    dhe e 'starton'.
  324. Dhe kur ndizet, atëherë
    mund ta ngasësh gjithandej.
  325. Në të njëjtën mënyrë, si të krishterë
    kemi nevojë 'të startohemi'
  326. në të bërit e veprave
    që Jezusi na thirri.
  327. Kur startojmë një të krishterë
    në shërimin e të sëmurëve,
  328. ne dalim në rrugë
    dhe u themi, 'Eja dhe na ndiq.'
  329. Dhe më pas u tregojmë
    sesi ta bëjnë.
  330. Dhe kur e kanë bërë një herë,
    ata mund ta bëjnë përsëri.
  331. Po thua që ke dhimbje gjithandej
    në trup, më shumë nga këmbët?
  332. Po.
    Do lutemi. Do ta shikosh.
  333. Urdhëroj gjithë dhimbjen,
    të largohet tani.
  334. Shërohu tani
    në të gjithë trupin.
  335. Urdhëroj gjithë dhimbjen,
    të largohet nga trupi, tani.
  336. Në të gjithë trupin, tani.
  337. Lutem për shërim, tani,
    në Emër të Jezusit. Amen!
  338. Lëviz. Përpiqu ta lëvizësh.
  339. Përpiqu ta ndjesh.
  340. Duket mirë.
    - Mirë, hë?
  341. A e ndjen dhimbjen tani?
  342. Jo.
    - Iku? Po.
  343. Njerëzit habiten.
  344. Urdhëroj këtë shpinë
    të shërohet tërësisht, tani.
  345. Përkulu kështu,
    përpiqu ta ndjesh.
  346. Dhe ngrihu prapë.
    - Iku me të vërtetë.
  347. Me të vërtetë.
    - Çfarë?
  348. Të betohem.
    - Nuk po bëj gjoja.
  349. Mund ta ndjesh. Thjesht iku.
    - Po. O Zot i madh.
  350. Po dëgjohet gjithandej nëpër botë.
  351. Vitet e kaluara kemi parë
  352. qindra e mijëra njerëz
    që të shërohen,
  353. me anë të besimtarëve
    që startohen.
  354. Këta më pas dalin
    dhe shërojnë të sëmurë.
  355. Dhe pikërisht ata njerëz
    drejtojnë të tjerë tek Krishti.
  356. Kështu vitet e fundit kemi parë
    mijëra njerëz që të vijnë tek Krishti.
  357. Dhe kjo është diçka e fuqishme.
  358. Erdha në Stockholm
    dhe takova këtë vëlla
  359. që ishte diku aty me një grup njerëzish,
    së bashku me gruan e tij.
  360. Dhe aty dolëm edhe ne.
  361. Ai ndaloi dikë që kishte dhimbje
  362. dhe vendosi duart mbi këtë njeri,
    dhe ai u shërua.
  363. Dhe ishte diçka kaq e mahnitshme!
  364. Ky njeri u shërua dhe unë thashë,
  365. 'Nuk qënka më në YouTube.'
  366. Nuk po e shikoj më në YouTube,
    por tani e kam para syve.
  367. Kaq e mahnitshme, të shikosh reagimin
    e këtij njeriu në momentin e shërimit.
  368. Ngjarja tjetër që ndodhi ishte
    kur erdhi një zonjë
  369. që kishte dhimbje në stomak.
  370. Ky njeriu që po më startonte
    më tha,
  371. 'Tani është radha jote të lutesh.
    Vendos dorën
  372. dhe urdhëroje dhimbjen të largohet.
    Kështu veprova
  373. megjithëse hezitoja,
    por e vendosa dorën
  374. dhe thjesht urdhërova,
    'Në Emër të Jezusit, dhimbje ik.'
  375. E hoqa dorën dhe papritmas,
    duhet ta shihnit
  376. fytyrën e asaj zonje.
    Ajo u kthye dhe tha, 'Si e bëre këtë?'
  377. Çfarë?
  378. Me mua talleni?
    - Jo, nuk po tallemi.
  379. Është e vërtetë prandaj e bëjmë këtë.
  380. Jo.
  381. Kjo është çmenduri.
  382. Jezusi të shëroi, jo unë.
  383. Nuk kisha përjetuar kurrë
    diçka të tillë më parë,
  384. dhe ëndërrat e mira
    u bënë realitet, sa hap e mbyll sytë.
  385. Kjo në fakt është
    dita më e lumtur e jetës sime.
  386. Të jem pjesë e asaj që kam dëshiruar
    për një kohë të gjatë.
  387. Kështu që kur po kthehesha në shtëpi
    isha plot me gëzim.
  388. Isha ulur në autobus
    për të shkuar në shtëpi.
  389. Kur arrita, nuk më mbante vendi.
  390. Dola në qendër të qytetit
    dhe fillova të lutesha për njerëzit
  391. dhe pikërisht në të njëjtën ditë,
    takova disa vajza
  392. për të cilat u luta
    dhe ato u shëruan menjëherë.
  393. Unë u mahnita i tëri!
  394. Kjo nuk ishte diçka që ndodhi
    në Stockholm dhe qëndroi atje.
  395. Kjo gjë vazhdon.
  396. Që atëherë, kam dalë
    çdo ditë në terren.
  397. Çdo ditë dilja në rrugë dhe
    dhe kam parë mijëra të shërohen.
  398. Ky realitet më ndryshoi krejt.
  399. E mahnitshme!
  400. Lëvize këmbën.
  401. Nuk ndjej gjë.
  402. U zhduk?
  403. Nuk e ndjej
    - Jo.
  404. Nuk e ndjej.
  405. Nuk e ndjej.
  406. E çuditshme, hë?
    - Po.
  407. Ishte Jezusi që të shëroi.
  408. Përkulu dhe përpiqu përsëri.
  409. Funksionoi, Denis.
    - Provoje. Provoje.
  410. Si e ndjen tani?
    - E përsosur.
  411. Iku e gjithë dhimbja?
    - E gjithë dhimbja iku komplet.
  412. Të betohem për Zotin.
  413. Faleminderit, Jezus.
  414. Nuk e prisja çfarë pamë,
    po mendoja... kjo duhet të ndodhte.
  415. E kam parë të ndodhë
    gjithë kohën nëpër video
  416. por nuk kam qënë në gjendje
    ta bëj vetë
  417. dhe isha plot besim
    që kjo është çfarë Zoti bën.
  418. Për këtë gjë bashkëvepron Ai.
    Ky është qëllimi pse jam këtu.
  419. U lutëm për një vajzë
    që kishte ca probleme me shpinën.
  420. Më duket se kishte
    një plagë operacioni.
  421. Dhimbje, largohu tani.
    Shpinë, shko në vend tani,
  422. në emër të Jezusit.
  423. Nuk e di nëse ndjen
    ndonjë gjë.
  424. Ah!
    - Diçka ndodhi.
  425. Ajo u mbush me Frymën e Shenjtë
    dhe Zoti e preku radikalisht.
  426. Ajo ia plasi të qarit.
    - Ra përmbys para nesh.
  427. Mbushe.
    Më shumë, më shumë.
  428. Fryma e Shenjtë është mbi ty,
    thjesht hape gojën.
  429. Frymë e Shenjtë, më shumë, më shumë.
    Mbushe.
  430. Sapo u pagëzove,
    mbushur me Frymën.
  431. Ai është aty, Ai është aty.
  432. Ky është një fillim i ri.
    Një fillim i ri për ty.
  433. Është një fillim i ri.
  434. Zot, faleminderit për lirinë.
    Zot, faleminderit për fillimin e ri.
  435. Familja e saj që ishte me të,
    kunata e saj me fëmijët,
  436. ishin krejtësisht në paqe;
    sikur çdo gjë të ishte normale, dhe
  437. njerëzit që kalonin thonin,
    'Çfarë po ndodh?'
  438. Mbaj mend që thoja,
  439. Sa gjë e bukur po i ndodh
    tani kësaj vajze.
  440. Ajo nuk e kishte idenë
    çfarë do i ndodhte atë ditë.
  441. Ajo erdhi në vete dhe
    mund ta shikoje të ndryshuar.
  442. Zoti e ndryshoi
    nga brenda jashtë.
  443. Jam mirë, Lillia, jam mirë.
  444. Sa gjë e mirë.
    - Më shumë sesa mirë.
  445. Shumë herë më shumë sesa mirë.
  446. Zoti do që të shfaqet i gjallë.
    Ai do që të na tregojë
  447. Kush Ai është për ne.
  448. Dhe ja, ky është Zoti.
    Dhe kjo po ndodh këtu jashtë.
  449. Jo në një kishë luksoze,
    por Zoti është aty
  450. duke dashur të jetë
    pjesë Jona.
  451. Ai do që të jetë pjesë
    e jetës tënde.
  452. Dhe vazhduam më tutje.
  453. Më pas u lutëm për
    një djalë që quhej Danny.
  454. Po, në fillim i thamë një tjetri
    nëse kishte ndonjë dhimbje.
  455. Ai na tha, 'Jo'.
    Pastaj erdhi Danny.
  456. Po. I kërkuam një zotërie
    në një stol nëse mund të luteshim.
  457. Ai na e ktheu, 'Jo, jo, jo. Jam mirë.'
    Dhe ai që quhej Danny tha,
  458. 'Më dhemb shumë shpina.'
    - 'Për sa kohë?'
  459. 'Për 10 vjet.'
    Në fakti ishin pesë vjet
  460. që i dhimbte shpina.
    Dhe thamë,
  461. 'Në rregull, dale të të ulim.'
    Dhe e ulëm
  462. dhe njëra këmbë ishte më e gjatë
    sesa tjetra rreth 5 milimetra.
  463. Këmbë rritu, çlirohu dhe rritu
    tani në emër të Jezusit.
  464. Ja ku doli.
    - Po, shohim të lëvizë.
  465. E ndjeve?
    - Dhe të lëvizi nëpër duar.
  466. Diçka kërciti
    kur u zgjat.
  467. Danny, pa çohu
    dhe preke shpinën.
  468. Shumë mirë.
    - Iku?
  469. Po.
    - 15 vjet dhe tani iku.
  470. Po, në fakt pesë.
    - Pesë vjet dhe tani iku.
  471. Çfarë përjetove?
    - Nuk e di por ndjesi e mirë.
  472. Është hera e parë
    që ai e bën këtë.
  473. Ishte mrekulli dhe ndërsa
    prisnim për të tjerë
  474. vendosëm të merrnim pak akullore.