Return to Video

Pse ne të gjithë duhet ta praktikojmë ndihmën e parë emocionale

  • 0:03 - 0:07
    U rrita me binjakun tim identik
  • 0:07 - 0:10
    i cili ishte një vëlla tepër i dashur
  • 0:10 - 0:14
    Tani, të qenurit binjak të bën ty ekspert
  • 0:14 - 0:17
    për me dallu favoritizmin
  • 0:17 - 0:22
    Nëse biskota e tij ishte pak më e madhe
    se e imja, unë kisha pyetje.
  • 0:22 - 0:27
    edhe sigurisht nuk isha duke vdekur urie.
  • 0:27 - 0:29
    (Te qeshura)
  • 0:29 - 0:34
    Kur u bëra psikolog fillova
    ta shoh favoritizmin ndryshe
  • 0:34 - 0:40
    edhe kjo është se sa më shumë
    e vlerësojmë trupin se sa mendjen
  • 0:40 - 0:46
    Shpenzova 9 vjet në universitet
    për ta fituar doktoratën në psikologji
  • 0:46 - 0:51
    edhe nuk mundem me ju tregu se sa njerëz e
    shikojnë kartën e biznesit edhe më thonë
  • 0:51 - 0:55
    "Oh, psikolog,
    Jo doktor i vërtetë"
  • 0:55 - 0:59
    sikur duhej të thuhej në kartë ajo.
  • 0:59 - 1:03
    (Te qeshura)
  • 1:03 - 1:09
    Këtë favoritizëm që i shfaqim trupit më
    shumë se mendjes, e shoh gjithkund
  • 1:10 - 1:11
    Së fundmi isha në shtëpinë e një miku
  • 1:11 - 1:14
    edhe fëmija i tyre 5 vjeçar po bëhej
    gati për shtrat.
  • 1:14 - 1:18
    Ai po qëndronte në stol afër lavamanit
    duke larë dhëmbët,
  • 1:18 - 1:22
    kur rrëshqiti dhe e gërvishti këmbën
    në stol kur ra.
  • 1:22 - 1:24
    Ai qau për një minutë por pastaj u ngrit
  • 1:24 - 1:32
    u kthye te stoli, edhe kërkoi një kuti me
    fasha dhe e vuri në vendin ku u gërvisht.
  • 1:32 - 1:35
    Tani, ky fëmijë mezi
    mundet te lidh këpucet,
  • 1:35 - 1:40
    por e dinte se duhesh ta mbulosh prerjen,
    në mënyrë që të mos infektohesh,
  • 1:40 - 1:43
    edhe se duhesh të kujdesësh për dhëmbët
    duke i larë dy herë në ditë.
  • 1:43 - 1:46
    Ne të gjithë e dimë si ta mbajmë
    shëndetin fizik
  • 1:46 - 1:49
    dhe si me praktiku higjienën dentale,a po?
  • 1:49 - 1:53
    Ne e kemi ditur qe kur kemi qenë 5 vjeç.
  • 1:53 - 1:58
    Por çka dimë ne për me
    mbajt shëndetin psikologjik?
  • 1:58 - 2:00
    Asgjë.
  • 2:00 - 2:04
    çka i mësojmë fëmijët
    për higjienën emocionale?
  • 2:05 - 2:06
    Asgjë.
  • 2:07 - 2:11
    Si është e mundur që ne kalojmë më shumë
    kohë duke u kujdes për dhëmbët tonë
  • 2:11 - 2:14
    se sa për mendjen.
  • 2:14 - 2:19
    Pse për ne shëndeti fizik është
    më i rëndësishëm
  • 2:19 - 2:21
    se sa shëndeti psikologjik?
  • 2:21 - 2:27
    Në mbajmë lëndime psikologjike
    më shpesh se sa fizike,
  • 2:27 - 2:31
    lëndime si dështimi, refuzimi ose vetmia.
  • 2:31 - 2:34
    Këto munden me shku
    edhe më keq nëse i injorojmë
  • 2:34 - 2:37
    dhe mund të na ndikojnë jetën
    në mënyrë dramatike.
  • 2:37 - 2:41
    Akoma, edhe pse ka teknika shkencërisht
    të provuara
  • 2:41 - 2:46
    që munde te përdorim për t'i trajtuar këto
    lloj lëndime psikologjike,
  • 2:46 - 2:47
    ne s'i përdorim.
  • 2:47 - 2:50
    As që na shkon në mendje.
  • 2:50 - 2:55
    "Oh, po ndjehesh i depresionuar?
    Largoje se është e gjitha në kokën tënde".
  • 2:55 - 2:58
    A imagjinoni t'i thoni kështu dikujt me
    këmbë të thyer;
  • 2:58 - 3:01
    "Oh, veq ec;
    e gjitha është në këmbën tënde."
  • 3:01 - 3:03
    (Te qeshura)
  • 3:03 - 3:09
    Është koha ta mbyllim hapësirën mes
    shëndetit tonë mendor dhe atij psikologjik
  • 3:09 - 3:12
    Është koha t'i bëjmë më të barabartë,
  • 3:12 - 3:15
    më shumë si binjakë.
  • 3:15 - 3:19
    Pasi po flasim për binjakë,
    edhe vëllai im është gjithashtu psikolog.
  • 3:19 - 3:22
    As ai nuk është doktor i vërtetë.
  • 3:22 - 3:24
    (Te qeshura)
  • 3:24 - 3:26
    Ne nuk studiuam së bashku,
  • 3:26 - 3:30
    Në fakt, gjëja më e vështirë
    që kam bëre në jetë
  • 3:30 - 3:33
    është qe kalova Atlantikun për në
    qytetin e New York-ut
  • 3:33 - 3:36
    për te marre doktoratën në psikologji.
  • 3:36 - 3:39
    U ndamë për herë të parë në jetë.
  • 3:39 - 3:42
    edhe ndarja ishte brutale për të dy ne.
  • 3:42 - 3:45
    Por derisa ai qëndroi me
    familjen dhe shokët,
  • 3:45 - 3:49
    Unë isha vetëm në një shtet të ri.
  • 3:49 - 3:50
    Na merte malli tmerrësisht
  • 3:50 - 3:53
    por thirrjet internacionale ishin
    shumë shtrejtë atëherë
  • 3:53 - 3:58
    edhe ne mund ta përballonim
    të flisnim vetëm 5 minuta në javë.
  • 3:58 - 4:00
    Kur na erdhi ditëlindja,
  • 4:00 - 4:03
    Ishte e para që nuk po e kalonim bashkë.
  • 4:03 - 4:07
    Vendosëm të harxhonim, atë javë do të
    flisnim 10 minuta.
  • 4:07 - 4:11
    E kalova mëngjesin dukë shëtitur në dhomë,
    duke e pritur thirrjen e tij --
  • 4:11 - 4:18
    duke prit e duke prit por
    telefoni nuk binte.
  • 4:18 - 4:20
    Duke e parë dalimin e kohës supozoja,
  • 4:20 - 4:23
    "Ai ka dal me shoke,
    do të therrase më vonë".
  • 4:23 - 4:25
    Nuk kishte telefona celulare atëherë.
  • 4:25 - 4:27
    Ai nuk thirri.
  • 4:27 - 4:32
    Edhe fillova ta kuptoj se pasi u bë
    10 muaj që u largova,
  • 4:32 - 4:36
    nuk po i mungoj atij
    ashtu si ai po më mungon mua.
  • 4:36 - 4:38
    E dija se në mëngjes do të më thirrte,
  • 4:38 - 4:45
    por ajo natë ishte nata më e gjatë dhe
    më e trishtuar e jetës time.
  • 4:45 - 4:47
    U zgjova mëngjesin tjetër.
  • 4:47 - 4:51
    Ja lëshova sytë telefonit dhe e pash
    që e kisha lënë hapur
  • 4:51 - 4:55
    deri sa po shëtitesha në dhomë dje.
  • 4:55 - 4:56
    U cova nga shtrati,
  • 4:56 - 5:00
    E vura receptorin në vend dhe
    pas një sekonde ra telefoni,
  • 5:00 - 5:04
    Ishte vëllai im dhe, a ishte i zemëruar?.
  • 5:04 - 5:06
    (Te qeshura)
  • 5:06 - 5:09
    Ishte nata më e mërzitshme dhe më e
    gjatë e jetës tij gjithashtu.
  • 5:09 - 5:12
    Unë u mundova t'ja spjegoj çka ka ndodhur
    por ai tha,
  • 5:12 - 5:15
    "Nuk e kuptoj, pasi e pe që
    unë nuk po të thërras,
  • 5:15 - 5:19
    pse nuk më telefonove ti?"
  • 5:19 - 5:24
    Ai kishte të drejtë. Pse nuk e thirra?
  • 5:24 - 5:27
    Atëherë nuk kisha përgjigje por tani kam,
  • 5:27 - 5:32
    dhe është e thjeshtë: vetmia.
  • 5:32 - 5:36
    Vetmia krijon një plagë
    të thellë psikologjike,
  • 5:36 - 5:40
    që shtrembëron përceptimet tona dhe
    që përzien mendimet tona.
  • 5:40 - 5:46
    Na bën të mendojmë se njerëzit rreth nesh,
    kujdesen shumë më pak se sa në të vërtetë.
  • 5:46 - 5:48
    Na bën të frikësuar për tu lidhur,
  • 5:48 - 5:52
    sepse pse ta vësh vetën në pozitë
    për refuzim dhe dhimbje të zemrës
  • 5:52 - 5:56
    kur zemra juaj tashmë po dhemb më shumë
    se sa mund ta përballoni?
  • 5:56 - 6:00
    Unë isha i mbërthyer nga
    vetmia e vërtetë atëherë,
  • 6:00 - 6:04
    por isha i rrethuar nga njerëzit
    tërë ditën dhe nuk më binte në mend.
  • 6:04 - 6:09
    Por vetmia është e definuar pastër
    në mënyrë subjektive.
  • 6:09 - 6:12
    Varet nga ajo nëse ndjeni
  • 6:12 - 6:15
    emocionalisht apo socialisht
    i shkëputur nga njerëzit rreth jush.
  • 6:15 - 6:17
    Dhe unë ndjehesha ashtu.
  • 6:17 - 6:23
    Ka shumë studime për vetminë dhe
    të gjitha janë tejet të frikshme
  • 6:23 - 6:28
    Vetmia jo vetëm të bën të mjerueshëm,
    por mund t'ju vrasë.
  • 6:28 - 6:29
    Nuk bej shaka.
  • 6:29 - 6:33
    Vetmia kronike i rrit shanset
    për vdekje të hershme
  • 6:33 - 6:37
    për 14 përçind.
  • 6:37 - 6:41
    Vetmia shkakton tension të lartë të gjakut
    dhe kolesterol të lartë.
  • 6:41 - 6:45
    Ajo bile dhe e bllokon funksionimin
    e sistemit imunitar,
  • 6:45 - 6:49
    dhe të bën të dobët
    ndaj çdo lloj sëmundje.
  • 6:49 - 6:52
    Në fakt shkencëtarët kanë konkluduar
    se kur meren së bashku,
  • 6:52 - 6:56
    vetmia kronike ofron rrezik signifikant
  • 6:56 - 7:00
    për shëndetin afatgjatë te njejtë
    si pirja e duhanit.
  • 7:00 - 7:05
    Paketat e cigarëve vijnë me paralajmërim
    që thotë se "Kjo mund t'ju vrasë".
  • 7:05 - 7:07
    Por vetmia jo.
  • 7:07 - 7:12
    Për këtë është e rëndësishme ta bëjmë
    primar shëndetin psikologjik,
  • 7:12 - 7:15
    dhe ta praktikojmë higjienën emocionale.
  • 7:15 - 7:18
    Sepse ju nuk mundeni me trajtu
    një plagë psikologjike
  • 7:18 - 7:22
    nëse nuk e dini se jeni të dëmtuar.
  • 7:22 - 7:25
    Vetmia nuk është e vetmja
    plagë psikologjike
  • 7:25 - 7:28
    që na shtrembëron përceptimet tona
    dhe na çorienton.
  • 7:28 - 7:32
    Dështimi e bën këtë gjithashtu.
  • 7:32 - 7:34
    Njëherë vizitova një
    qendër të kujdesit ditor,
  • 7:34 - 7:39
    ku pash tre fëmijë që luanin,
    me lodra plastike të njejta.
  • 7:39 - 7:44
    Duhej ta rrëshqisin butonin e kuq dhe një
    qen simpatik shfaqej.
  • 7:44 - 7:49
    Një vajzë e vogël u mundua ta tërhiqte
    butonin vjollcë, pastaj ta shtynte,
  • 7:49 - 7:53
    dhe pas kësaj ajo u ul, shikonte kutinë,
    deri sa buza e poshtme i dridhej.
  • 7:53 - 7:56
    Djali afër saj e pa këtë derisa ndodhte,
  • 7:56 - 8:01
    u kthye te kutia dhe ia plasi të qarit
    pa e prekur fare kutinë.
  • 8:01 - 8:05
    Ndërkohë, një vajzë tjetër provoi gjithçka
    të mundshme
  • 8:05 - 8:06
    deri sa e rrëshqiti butonin e kuq,
  • 8:06 - 8:11
    qenushi simpatik u shfaq
    dhe ajo filloi të hidhej me kënaqësi.
  • 8:11 - 8:14
    Pra tre fëmijë të vegjël
    me lodra plastike identike
  • 8:14 - 8:18
    por me reagime të ndryshme për dështimin.
  • 8:18 - 8:22
    Dy të parët ishin të aftë
    ta rrëshqisin butonin e kuq.
  • 8:22 - 8:26
    Gjëja e vetme që i ndalonte nga suksesi
  • 8:26 - 8:30
    ishte mendja e tyre e cila i mashtronte
    duke i bërë të besonin se ata nuk munden.
  • 8:30 - 8:34
    Tani, të rriturit mashtrohen kështu
    gjatë gjithë kohës.
  • 8:34 - 8:40
    Në fakt, ne të gjithë kemi një set
    të ndjenjave dhe bindjeve që shkaktohen
  • 8:40 - 8:44
    kur ballafaqohemi
    me frustrime dhe pengesa.
  • 8:44 - 8:47
    A jeni të vetëdijshëm si reagon
    mendja juaj ndaj dështimit?
  • 8:47 - 8:48
    Duhet të jeni.
  • 8:48 - 8:52
    Sepse nëse mendja juaj provon t'ju bindë
    se ju jeni i paaftë për të bërë diçka
  • 8:52 - 8:54
    dhe ju e besoni atë,
  • 8:54 - 8:57
    atëherë sikur dy fëmijët e vegjël,
    do të filloni të ndjeheni të pazotë
  • 8:57 - 9:01
    dhe do të ndaloni së provuari shpejt,
    ose nuk do të provoni fare.
  • 9:01 - 9:04
    Dhe pastaj do të bindeni edhe më shumë
    se nuk do të keni sukses.
  • 9:04 - 9:09
    E shihni, kjo është pse shumë njerëz
    funksionojnë poshtë potencialit që kanë.
  • 9:09 - 9:12
    Sepse diku rrugës, nganjëherë një dështim
  • 9:12 - 9:16
    i ka bindur ata se nuk mund të kenë sukses
    dhe ata e kanë besuar atë.
  • 9:16 - 9:22
    Sepse nëse njëherë bindemi për diçka,
    është shumë e veshtirë të ndërrosh mendje.
  • 9:22 - 9:26
    Unë e mësova këtë mësim në mënyrën
    e vështirë kur isha adoleshent me vëllanë.
  • 9:26 - 9:29
    Ne ishim duke vozitur me shokë
    në një rrugë të errët natën.
  • 9:29 - 9:31
    kur na ndaloi një polic.
  • 9:31 - 9:34
    Kishte pasur një grabitje në atë zonë dhe
    ata po kërkonin të dyshuarit.
  • 9:34 - 9:38
    Oficeri iu afrua veturës,
    dhe e lëshoi dritën tek vozitësi,
  • 9:38 - 9:43
    pastaj tek vëllai im në ulësen përpara,
    dhe pastaj tek une.
  • 9:43 - 9:45
    I hapi sytë dhe tha,
  • 9:45 - 9:47
    "Ku e kam parë fytyrën tuaj më përpara?"
  • 9:47 - 9:50
    (Te qeshura)
  • 9:50 - 9:54
    Dhe unë thash, "Në ulësen përpara."
  • 9:54 - 9:56
    (Te qeshura)
  • 9:56 - 9:59
    Por kjo nuk kishte kuptim për atë,
  • 9:59 - 10:01
    Kështu që ai mendoi
    se unë kisha marre drogë
  • 10:01 - 10:02
    (Te qeshura)
  • 10:02 - 10:05
    Kështu që ai më nxjerr nga makina,
    më kontrollon,
  • 10:05 - 10:07
    me drejton drejt veturës së policisë,
  • 10:07 - 10:10
    dhe vetëm kur e vërtetoi
    se nuk kisha dosje në polici
  • 10:10 - 10:14
    munda t'i tregoj që e kisha
    një binjak në ulësen përpara.
  • 10:14 - 10:18
    Por edhe derisa largoheshim me makinë,
    mund ta shihje nga shikimi i tij
  • 10:18 - 10:23
    se ai ishte i bindur që unë
    po ikja sepse kisha bërë diçka.
  • 10:23 - 10:27
    Mendja jonë vështirë ndryshohet
    pasi të bindemi për diçka.
  • 10:27 - 10:31
    Është e natyrshme të ndjeheni të
    demoralizuar e të mposhtur pas dështimit.
  • 10:31 - 10:36
    Por ju nuk mund ta lejoni vetën
    të bindeni se nuk mund të keni sukses.
  • 10:36 - 10:39
    Duhet t'i luftoni ndjenjat e pafuqisë.
  • 10:39 - 10:42
    Duhet të fitoni kontroll mbi situatën.
  • 10:42 - 10:47
    Dhe ju duhet ta thyeni këtë lloj
    cikli negativ para se të fillojë.
  • 10:48 - 10:51
    Mendjet dhe ndjenjat tona,
  • 10:51 - 10:54
    nuk janë shokët e besueshëm
    sic i kemi menduar.
  • 10:54 - 10:56
    Janë më shumë si një shok
    me humor të ndryshueshëm,
  • 10:56 - 11:02
    që mund të jetë shumë mbështetës në një
    moment dhe shumë i pakënaqur në tjetrin.
  • 11:02 - 11:04
    Njëherë kam punuar më një grua
  • 11:04 - 11:08
    e cila pas 20 vitëve martesë dhe
    pas një divorci të shëmtuar,
  • 11:08 - 11:10
    ishte më në fund gati për takimin e parë.
  • 11:10 - 11:15
    Ajo kishte hasur online një djalë që dukej
    i mirë dhe i suksesshëm,
  • 11:15 - 11:19
    dhe më e rëndësishmja dukej
    që e pëlqente atë.
  • 11:19 - 11:22
    Kështu ajo ishte shumë e entuziazmuar,
    bleu një fustan të ri,
  • 11:22 - 11:26
    dhe u takuan në një bar të pasur
    të New York-ut për një pije.
  • 11:26 - 11:29
    Pas 10 minutave të takimit
    burri ngritet në këmbë dhe i thotë
  • 11:29 - 11:33
    "Nuk jam i interesuar," dhe ikën.
  • 11:33 - 11:38
    Refuzimi është tejet i dhimbshëm.
  • 11:38 - 11:42
    Gruaja ishte aq e lënduar sa nuk lëvizte,
    çka mundi të bëj ishte ta thirrte një mik.
  • 11:42 - 11:47
    Ja çka i tha miku :
    "Eh pra, çfarë prisje?
  • 11:47 - 11:50
    Ti ke ije të gjera,
    ske ndonjë gjë interesante për të thënë,
  • 11:50 - 11:53
    Pse një burrë i bukur dhe i suksseshëm
  • 11:53 - 11:57
    si ai do të dilte me një humbëse si ti?"
  • 11:57 - 12:00
    Shokuese, apo jo,
    se si një mik mund të jetë kaq mizor?
  • 12:00 - 12:03
    Por do të ishte më pak shokuese
  • 12:03 - 12:06
    nëse ju them se nuk ishte
    miku që e tha këtë
  • 12:06 - 12:09
    Ishte çka gruaja i thonte vetës.
  • 12:09 - 12:13
    Dhe kjo është çka bëjmë ne të gjithë,
    sidomos pas një refuzimi.
  • 12:13 - 12:17
    Ne të gjithë fillojmë të mendojmë
    për fajin dhe mangësitë tona,
  • 12:17 - 12:19
    çka do të donim të ishim,
    dhe të mos ishim,
  • 12:19 - 12:20
    ne e thërrasim vetën me emra.
  • 12:20 - 12:24
    Ndoshta jo aq ashpër, por e bëjmë.
  • 12:24 - 12:28
    Dhe është interesante që e bëjmë këtë,
    sepse vetëbesimi ynë tashmë është lënduar.
  • 12:28 - 12:31
    Pse do të donim ta dëmtojmë atë më shumë
  • 12:31 - 12:34
    Ne nuk do ta bënim një plagë fizike
    më keq me qëllim.
  • 12:34 - 12:37
    Ti nuk do ta kishe pre dorën dhe
    me vendos, "Oh, unë e di!
  • 12:37 - 12:41
    Do ta mar një thikë dhe ta shoh
    sa të thellë mundem me bë."
  • 12:41 - 12:44
    Por ne e bëjmë këtë me
    plagë psikologjike gjatë gjithë kohës.
  • 12:44 - 12:48
    Pse?
    Për shkak higjienës emocionale të dobët.
  • 12:48 - 12:50
    Sepse ne nuk e bëjmë
    primar shëndetin tonë psikologjik.
  • 12:50 - 12:54
    Ne e dijmë nga qindra studime
    se kur vetëbesimi është i ulët,
  • 12:54 - 12:58
    Jeni më të dobët ndaj stresit dhe ankthit,
  • 12:58 - 13:03
    dështimi dhe refuzimi lëndojnë më shumë,
    mer kohë më të gjatë për ta rimarrë veten.
  • 13:03 - 13:06
    Pra kur ju refuzojnë,
    gjëja e parë që do të duhej të bëni
  • 13:06 - 13:13
    është ta ngjallni vetëbesimin,
    e jo të bashkoheni me Fight Club.
  • 13:13 - 13:15
    Kur jeni në dhimbje emocionale,
  • 13:15 - 13:22
    trajtoje vetën me dhembshurinë e njejtë
    që do ta prisje nga një mik i mirë.
  • 13:23 - 13:28
    Ne duhet t'i kapim shprehitë psikologjike
    të pashëndetshme dhe t'i ndryshojmë ato.
  • 13:28 - 13:32
    Një më e pashëndetshmja dhe
    më e shpeshta quhet rimendim.
  • 13:32 - 13:35
    Të rimendosh do të thotë ta përsëritësh.
  • 13:35 - 13:39
    Është kur shefi të bërtet, apo profesori
    të bën të dukesh si budalla në klasë,
  • 13:39 - 13:42
    ose kur grindesh me një shok
  • 13:42 - 13:46
    dhe nuk mund të ndalesh duke e përsëritur
    këtë skenë në kokën tënde me ditë të tëra
  • 13:46 - 13:48
    ndonjëherë edhe me javë.
  • 13:48 - 13:54
    Rimendimi për ngjarje tronditëse
    shumë lehtë mund të kalojë në shprehi
  • 13:54 - 13:56
    dhe është mjaft e kushtueshme.
  • 13:56 - 14:00
    Sepse duke kaluar kaq shumë kohë
    fokusuar në mendime tronditse dhe negative
  • 14:00 - 14:03
    ju jeni në fakt duke e vënë
    vetën në rrezik signifikant
  • 14:03 - 14:07
    për të zhvilluar depresion klinik,
    alkoolizëm, çregullime të ngrënit,
  • 14:07 - 14:10
    dhe sëmundje kardiovaskulare.
  • 14:10 - 14:16
    Problemi është se urgjenca për rimendim
    është shumë e fortë dhe e rëndësishme,
  • 14:16 - 14:18
    pra është e vështirë ta ndalosh.
  • 14:18 - 14:22
    Unë e di këtë sigurt sepse,
    para një viti,
  • 14:22 - 14:24
    Unë e zhvillova këtë shprehi.
  • 14:24 - 14:31
    Vëllai im binjak ishte diagnostifikuar
    me Hodgkin Lymphoma në shkallën e tretë.
  • 14:31 - 14:33
    Kanceri i tij ishte ekstremisht agresiv.
  • 14:33 - 14:37
    Ai kishte tumorë të dukshëm
    në të gjithë trupin.
  • 14:37 - 14:42
    Dhe ai u desh të fillonte një cikël
    të ashpër të kimioterapisë.
  • 14:42 - 14:46
    Dhe unë nuk mund të ndalesha së menduari
    nëpër çka po kalonte ai.
  • 14:46 - 14:50
    Unë nuk mund të ndalesha së menduari
    se sa shumë ai po vuante,
  • 14:50 - 14:54
    edhe pse ai kurrë nuk u ankua,
    as edhe një herë.
  • 14:54 - 14:57
    Ai kishte një qëndrim tepër pozitiv.
  • 14:57 - 15:00
    Shëndeti i tij psikologjik
    ishte i mrekullueshëm.
  • 15:00 - 15:05
    Unë isha fizikisht mirë,
    por psikologjikisht isha lëmsh.
  • 15:05 - 15:07
    Por unë e dija çka të bëj.
  • 15:07 - 15:11
    Studimet tregojnë se edhe vetëm
    dy minuta shpërqëndrim janë të mjaftueshme
  • 15:11 - 15:14
    për ta thyer urgjencën
    për të rimenduar në atë moment.
  • 15:14 - 15:17
    Dhe sa herë kisha një mendim
    brengosës, tonditës, negativ,
  • 15:17 - 15:22
    e detyroja vetën të koncentrohem në
    diçka tjetër derisa të kalonte ajo nevoje.
  • 15:22 - 15:27
    Dhe për një javë, gjithë
    pikëpamja ime ndryshoi
  • 15:27 - 15:30
    u bë më pozitive dhë më optimiste.
  • 15:32 - 15:36
    Nëntë javë pasi ai filloi kimioterapinë,
    vëllau im pati nje CAT skan
  • 15:36 - 15:39
    dhe unë isha me të kur ai mori rezultatet.
  • 15:39 - 15:42
    Gjithë tumorët ishin zhdukur.
  • 15:42 - 15:45
    Ai ende kishte edhe tri raunde
    të kimioterapisë.
  • 15:45 - 15:48
    por ne e dinim se ai do të shërohej.
  • 15:48 - 15:52
    Kjo fotografi është bërë para dy javesh.
  • 15:54 - 15:57
    Duke ndërmarrë veprime kur je i vetmuar,
  • 15:57 - 16:00
    duke ndërruar përgjigjet tua
    ndaj dështimit,
  • 16:00 - 16:03
    duke mbrojtur vetëbesimin tënd,
  • 16:03 - 16:05
    duke i mposhtur mendimet negative,
  • 16:05 - 16:08
    ju nuk do t'i shëroni
    vetëm plagët psikologjike,
  • 16:08 - 16:12
    ju do të ndërtoni elasticitet emocional,
    ju do të rriteni.
  • 16:13 - 16:17
    Njëqind vjet më parë, njerëzit
    filluan ta praktikonin higjienën personale
  • 16:17 - 16:21
    dhe norma e jetëgjatësisë u rrit
    me mbi 50 për qind
  • 16:21 - 16:24
    vetëm për një dekadë.
  • 16:24 - 16:28
    Unë e besoj se cilësia e jetës tonë
    mund të rritet aq dramatikisht
  • 16:28 - 16:32
    nëse ne fillojmë
    ta praktikojmë higjienën emocionale.
  • 16:32 - 16:34
    A mund ta imagjinoni si do të ishte bota
  • 16:34 - 16:37
    nëse çdokush do të ishte
    psikologjikisht më i shëndetshëm?
  • 16:37 - 16:40
    Nëse do të kishte më pak vetmi
    dhe më pak depresion?
  • 16:40 - 16:43
    Nëse njerëzit do të dinin
    si ta mundnin dështimin?
  • 16:43 - 16:46
    Nëse ata do të ndjeheshin
    më mirë për veten dhe më të fuqizuar?
  • 16:46 - 16:50
    Nëse do të ishin më të lumtur
    dhe më të përmbushur?
  • 16:50 - 16:54
    Unë mundem, sepse kjo është bota
    në të cilën unë dua të jetoj,
  • 16:54 - 16:58
    kjo është bota në të cilën
    do të jetojë vëllai im.
  • 16:58 - 17:02
    Dhe nëse ju informoheni dhe
    i ndërroni disa shprehi të thjeshta,
  • 17:02 - 17:06
    kjo pra është bota në të cilën
    ne të gjithë mund të jetojmë.
  • 17:06 - 17:08
    Faleminderit shumë.
  • 17:08 - 17:11
    (Duartrokitje)
Title:
Pse ne të gjithë duhet ta praktikojmë ndihmën e parë emocionale
Speaker:
Guy Winch
Description:

Ne shkojmë te doktori kur ndjehemi me grip apo kur kemi dhimbje. Po pse nuk shkojmë te një profesionist i shëndetit kur ndjejmë dimbje emoconale; faj, humbje, vetmi? Shumë nga ne ballafaqohen me çështje psikologjike të njejta thotë Guy Winch. Por nuk kemi nevojë. Ai krijon një rast imponues për me praktiku higjienën emocionale- të kujdesemi për emocionet tona, mendjet tona me të njejtin zell si kujdesemi për trupin tonë.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
17:24

Albanian subtitles

Revisions