Return to Video

Filozofia ime për një jetë të lumtur | Sam Berns | TEDxMidAtlantic

  • 0:18 - 0:20
    Përshendetje të gjithëve.
  • 0:20 - 0:22
    Unë jam Sami
  • 0:22 - 0:24
    dhe sapo i mbusha 17 vjec.
  • 0:24 - 0:28
    Ca vjet me pare, para vitit të parë
    të shkollës së mesme
  • 0:28 - 0:33
    doja të ekzekutoja daullen
    në marshin e shkollës së mesme Foxboro
  • 0:33 - 0:36
    dhe kjo ishte një ëndërr
    që thjesht duhej ta realizoja.
  • 0:36 - 0:38
    Por secila daulle dhe rripat e saj
  • 0:38 - 0:40
    peshonin rreth 18 kg secila,
  • 0:40 - 0:43
    dhe unë kam një sëmundje
    të quajtur Progeria.
  • 0:43 - 0:47
    Vetëm për t'iu dhënë një ide,
    unë peshoj vetëm 22 kg.
  • 0:47 - 0:52
    Pra logjikisht nuk mund të mbaja një
    daulle të një madhësie të rregullt,
  • 0:52 - 0:56
    dhe për shkak të kësaj drejtuesi i bandës
    më caktoi të luaja
  • 0:56 - 0:59
    ksilofonin gjatë pushimit të spektaklit.
  • 0:59 - 1:01
    Tani, pjesa per ksilofon ishte argëtuese.
  • 1:01 - 1:05
    Ajo përfshinte disa instrumente ndihmëse,
  • 1:05 - 1:09
    si bongo, timpanin,
  • 1:09 - 1:11
    dhe timbalenë dhe zilen.
  • 1:11 - 1:13
    Kështu që ishte argëtuese,
  • 1:13 - 1:18
    por nuk mund te marshoje,
    dhe isha zemërthyer.
  • 1:18 - 1:21
    Megjithatë, asgjë nuk do më ndalte mua
  • 1:21 - 1:24
    për të luajtur daullen me bandën marshuese
  • 1:24 - 1:25
    në intervalin e spektaklit.
  • 1:25 - 1:30
    Kështu, familja ime dhe unë punuam me
    një ingjinier për të dizajnuar
  • 1:30 - 1:32
    një daulle
  • 1:32 - 1:36
    e cila peshonte më pak
    dhe më e lehtë për mua t'a mbaja.
  • 1:36 - 1:40
    Kështu pas një pune të palodhshme, ne bëmë
  • 1:40 - 1:44
    një daulle që peshon vetëm rreth 3kg.
  • 1:44 - 1:48
    (Duartrokitje)
  • 1:48 - 1:52
    Dua të i'u jap më shumë informacione
    mbi Progerian.
  • 1:52 - 1:58
    Ate e kane vetëm rreth 350 fëmijë sot,
    në mbarë botën.
  • 1:58 - 2:01
    Eshtë shume e rrallë,
  • 2:01 - 2:03
    dhe efektet e Progerias përfshijnë:
  • 2:03 - 2:07
    lëkurë të tendosur, mosshtim në peshë,
    rritje të ngadalshme,
  • 2:07 - 2:09
    dhe sëmundje të zemrës.
  • 2:09 - 2:13
    Vitin e kaluar mamaja ime
    dhe ekipi i saj i shkencëtarëve
  • 2:13 - 2:17
    publikuan studimin e parë të suksesshëm
    të trajtimit të Progerias,
  • 2:17 - 2:19
    dhe për shkak të kësaj,
    u intervistova nga NPR,
  • 2:19 - 2:22
    dhe John Hamilton më bëri pyetjen:
  • 2:22 - 2:24
    "Cila është gjëja më e rëndësishme
  • 2:24 - 2:27
    që njerëzit duhet të dinë për ty?"
  • 2:27 - 2:29
    Përgjigja ime ishte thjesht që
  • 2:29 - 2:32
    unë kam një jetë shumë të lumtur.
  • 2:32 - 2:36
    (Duartrokitje)
  • 2:36 - 2:40
    Ndonëse ka shumë vështirësi
    në jetën time,
  • 2:40 - 2:43
    shumica prej të cilave janë krijuar
    nga Progeria,
  • 2:43 - 2:45
    unë nuk dua që njerëzit të ndjejnë
    keqardhje për mua.
  • 2:45 - 2:48
    Unë nuk mendoj për këto vështirësi
    gjatë gjithë kohës,
  • 2:48 - 2:51
    dhe jam në gjendje t'i tejkaloj shumicën
    prej tyre gjithsesi.
  • 2:51 - 2:56
    Kështu, unë jam këtu sot, për të ndarë me
    ju filozofinë time për një jetë të lumtur.
  • 2:56 - 3:01
    Për mua janë tri aspekte
    të kësaj filozofie.
  • 3:01 - 3:05
    Ja një citat nga i famshmi Ferris Bueller.
  • 3:05 - 3:09
    Aspekti i parë i filozofisë sime është që
  • 3:09 - 3:12
    unë pajtohem në fund të fundit
    me ato që nuk mund të bëj,
  • 3:12 - 3:14
    sepse ka aq shumë që mund të bëj.
  • 3:14 - 3:17
    Njerëzit nganjëherë më bëjnë pyetje si,
  • 3:17 - 3:19
    "A nuk është e vështirë të jetosh me
    Progeria?" ose
  • 3:19 - 3:23
    "Me cfarë sfida të përditshme të
    Progerias përballesh?"
  • 3:23 - 3:26
    Dhe unë dua të them që,
    edhe pse e kam Progeria,
  • 3:26 - 3:29
    shumica e kohës sime shpenzohet
    duke menduar për gjërat
  • 3:29 - 3:32
    që nuk kanë fare të bëjnë me Progerian.
  • 3:32 - 3:36
    Tani kjo nuk do të thotë që injoroj
    aspektet negative të këtyre vështirësive.
  • 3:36 - 3:38
    Kur nuk mund të bëj diçka si
  • 3:38 - 3:43
    vrapim në distancë të gjatë,
    ose të shkoj në një tren të frikshëm,
  • 3:43 - 3:45
    e di se çfarë mundësish po humb.
  • 3:45 - 3:48
    Por në vend të kësaj, zgjedh të fokusohem
    në ato aktivitete
  • 3:48 - 3:52
    të cilat mund t'i bëj përmes gjërave që
    jam i apasionuar,
  • 3:52 - 3:56
    si hulumtimet, ose muzika, ose
    librat komike,
  • 3:56 - 3:59
    ose një nga ekipet e sportit të Bostonit.
  • 3:59 - 4:02
    Mirë, kështu --
    (Të qeshura)
  • 4:02 - 4:06
    Megjithatë, nganjëherë më duhet të gjej
    një rrugë ndryshe për të bërë dicka
  • 4:06 - 4:08
    duke bërë përshtatshmëri,
  • 4:08 - 4:12
    dhe dua t'i vendos këto gjëra në
    kategorinë e "mund t'i bëj"
  • 4:12 - 4:15
    Pak a shume si ajo që patë
    me daullen më parë.
  • 4:15 - 4:17
    Ja ku është një klip
  • 4:17 - 4:19
    me mua ku luaj Spider-manin
  • 4:19 - 4:22
    me bandën marshuese të shkollës së
    mesme Foxboro
  • 4:22 - 4:24
    në pushimin e ndeshjes disa vite më parë.
  • 4:24 - 4:26
    (Video)
  • 4:27 - 4:32
    ♫ Kënga e Spider-Manit ♫
  • 5:07 - 5:11
    (Duartrokitje)
  • 5:11 - 5:13
    Ju falemnderit.
  • 5:13 - 5:15
    Në rregull, në rregull pra --
  • 5:15 - 5:16
    Kjo ishte shumë qef,
  • 5:16 - 5:20
    dhe unë isha në gjendje
    të realizoja ëndërrën time
  • 5:20 - 5:22
    për të luajtur daullen me
    bandën marshuese,
  • 5:22 - 5:25
    njejtë siç besoj që mund t'i realizoj
    gjithë ëndërrat tjera.
  • 5:25 - 5:30
    Pra shpresoj që ju t'i realizoni
    ëndërrat tuaja me të njejtin këndvështrim.
  • 5:30 - 5:32
    Aspekti tjetër i filozofisë sime është
  • 5:32 - 5:37
    që rrethohem me njerëzit që dua,
  • 5:37 - 5:39
    njerëz të kualitetit të lartë.
  • 5:39 - 5:43
    Unë jam jashtëzakonisht me fat
    që kam një familje të mrekullueshme,
  • 5:43 - 5:46
    që gjithmonë më ka mbështetur
    gjatë gjithë jetës sime.
  • 5:46 - 5:48
    Dhe gjithashtu jam me fat që kam
  • 5:48 - 5:51
    një grup të afërt të shokëve në shkollë.
  • 5:51 - 5:55
    Tani, ne jemi pak budallenj,
    shumica jemi të dhënë pas bandës,
  • 5:55 - 5:57
    por ne shijojmë shoqërinë e njëri-tjetrit,
  • 5:57 - 6:00
    dhe ndihmojmë njëri tjetrin kur ka nevojë.
  • 6:00 - 6:05
    Ne e shikojmë njëri tjetrin
    për atë ne jemi në brendësi.
  • 6:05 - 6:07
    Ja ku jemi këtu duke u sjellë
    paksa si budallenj.
  • 6:07 - 6:09
    Tani jemi në vitin e tretë
    të shkollës së mesme,
  • 6:09 - 6:15
    dhe tani mundemi t'i udhëheqim
    anëtarët e ri të bandës,
  • 6:15 - 6:17
    si një kolektiv i përbashkët.
  • 6:17 - 6:20
    Ajo cka më pëlqen në të ndenjurit
    në një grup si ai me bandën,
  • 6:20 - 6:23
    është ajo se muzika që ne bëjmë së bashku,
  • 6:23 - 6:28
    është e vërtetë, e sinqertë,
    dhe ia zë vendin Progerias.
  • 6:28 - 6:30
    Kështu që nuk më duhet të preokupohem
  • 6:30 - 6:34
    kur ndjehem shumë mirë
    rreth të bërit muzikë.
  • 6:34 - 6:37
    Por edhe pasi që kam bërë
    një dokumentar,
  • 6:37 - 6:39
    duke dale ne televizion disa herë,
  • 6:39 - 6:41
    unë ndjehem në pikën time më të lartë
  • 6:41 - 6:46
    kur jam me njerëzit që më rrethojnë
    mua çdo ditë.
  • 6:46 - 6:49
    Ata më sigurojnë influencë positive
    në jetën time,
  • 6:49 - 6:55
    ashtu siç shpresoj që edhe unë
    i jap influencë positive gjithashtu.
  • 6:55 - 6:58
    (Duartrokitje)
  • 6:58 - 6:59
    Ju falemnderit.
  • 6:59 - 7:01
    Pra krejt çka dua të them,
  • 7:01 - 7:05
    është që shpresoj që të vlerësoni
    dhe dashuroni familjen tuaj,
  • 7:05 - 7:08
    dashuroni shokët tuaj,
    për ju djemtë, dashuroni vëllezërit
  • 7:08 - 7:12
    dhe falenderoni këshilluesit tuaj,
  • 7:12 - 7:14
    dhe komunitetin tuaj,
  • 7:14 - 7:17
    sepse ata janë vërtetë një aspekt
    i rëndësishëm i përditshmërisë,
  • 7:17 - 7:21
    ata mund të kenë impakt pozitiv
    shumë të madh.
  • 7:21 - 7:24
    Aspekti i tretë i filozofisë është,
  • 7:24 - 7:26
    Vazhdoni të ecni përpara.
  • 7:26 - 7:30
    Ja një citim nga një njeri që ju e njihni,
    që quhet Walt Disney,
  • 7:30 - 7:31
    dhe është ndër citimet e preferuarara.
  • 7:31 - 7:34
    Unë gjithmonë përpiqem të kem diçka që
    të shoh përpara.
  • 7:34 - 7:37
    diçka që më sfidon që të
    më pasurojë jetën.
  • 7:37 - 7:39
    Nuk është e thënë të jetë e madhe.
  • 7:39 - 7:41
    Mund të jetë çfarëdo gjëje nga
  • 7:41 - 7:44
    të presësh me entuziazëm
    librin e ri komik që të dalë,
  • 7:44 - 7:46
    ose të shkosh në për pushime me familjen
  • 7:46 - 7:49
    ose të dalësh me shokët,
  • 7:49 - 7:52
    të shkosh në lojën e ardhshme
    të futbollit të shkollës së mesme.
  • 7:52 - 7:55
    Megjithatë, të gjithë këto gjëra
    më mbajnë të fokusuar,
  • 7:55 - 7:58
    dhe e di që është një e ardhshme e
    ndritshme përpara,
  • 7:58 - 8:02
    që mund të më ndihmojë t'i tejkaloj
    vështirësitë që mund t'i kem.
  • 8:02 - 8:08
    Tani ky mentalitet përfshin qëndrimin
    e mendjes në pritshmëri të së ardhmes.
  • 8:08 - 8:11
    Unë mundohem shumë që të mos shpenzoj
    energji duke u ndjerë keq me veten,
  • 8:11 - 8:15
    sepse kur ndjehem i tillë,
    mbërthehem në një paradoks,
  • 8:15 - 8:19
    ku nuk ka vend për lumturi
    ose ndonjë emocion tjetër.
  • 8:19 - 8:23
    Tani, nuk është që e injoroj situatën
    kur unë ndjehem keq.
  • 8:23 - 8:25
    deri diku unë e pranoj atë,
  • 8:25 - 8:28
    unë e lejoj atë brenda,
    që të mund ta pranoj atë,
  • 8:28 - 8:32
    dhe të bëj atë që duhet të bëj
    ta tejkaloj atë.
  • 8:32 - 8:35
    Kur isha me i ri,
    doja të bëhesha inxhinier.
  • 8:35 - 8:37
    Doja të bëhesha një shpikës,
  • 8:37 - 8:40
    që do të nxiste botën në një të
    ardhme më të mirë.
  • 8:40 - 8:42
    Ndoshta kjo erdhi nga dashuria ime
    ndaj Lego,
  • 8:42 - 8:45
    dhe nga liria e të shprehurit që ndjeva
  • 8:45 - 8:48
    kur ndërtoja me to.
  • 8:48 - 8:53
    Kjo dëshirë gjithashtu erdhi nga familja
    dhe këshilluesit e mi,
  • 8:53 - 8:58
    që gjithmonë më bëjnë të ndihem i
    përmbushur dhe mirë me veten.
  • 8:58 - 9:01
    Tani ambicjet e mija kanë ndryshuar paksa,
  • 9:01 - 9:04
    do dëshiroja të studioja
    fushën e Biologjisë,
  • 9:04 - 9:08
    ndoshta biologjinë e qelizave,
    ose gjenetikën,
  • 9:08 - 9:12
    ose biokiminë, ose në të vërtetë gjithçka.
  • 9:12 - 9:16
    Ky është një mik i imi,
    me të cilin shoqërohem,
  • 9:16 - 9:19
    Francis Collins, direktori i NIH,
  • 9:19 - 9:23
    dhe ketu jemi ne në TEDMED
    vitin e kaluar, duke biseduar.
  • 9:23 - 9:26
    Ndjej se çfarëdo që zgjedh të bëhem,
  • 9:26 - 9:30
    unë besoj që mund të ndryshoj botën.
  • 9:30 - 9:34
    Dhe gjersa përpiqem të ndryshoj botën,
    unë do të jem i lumtur.
  • 9:34 - 9:37
    Para rreth katër viteve,
  • 9:37 - 9:39
    HBO bëri një film dokumentar
  • 9:39 - 9:42
    për familjen time dhe për mua
    që quhet "Jeta sipas Samit".
  • 9:42 - 9:46
    Ajo ishte një eksperiencë mjaft e mirë.
    por gjithashtu ishte para katër viteve.
  • 9:46 - 9:50
    Dhe si çdo njeri, këndvështrimet e mia
    në shumë gjëra kanë ndryshuar,
  • 9:50 - 9:54
    dhe shpresimisht janë zhvilluar,
    si potenciali im për karrierë.
  • 9:54 - 9:59
    Megjithatë, disa gjëra kanë qëndruar
    njejtë siç kanë qenë.
  • 9:59 - 10:03
    Si përshembull mentaliteti,
    dhe filozofia kundrejt jetës.
  • 10:03 - 10:05
    Kështu që do doja t'ju tregoja
  • 10:05 - 10:08
    një klip nga vetja ime më e re nga filmi,
  • 10:08 - 10:11
    që ndjej se e shpreh atë filozofi.
  • 10:11 - 10:13
    (Video)
  • 10:13 - 10:16
    Tani di më shumë rreth saj
    nga pikepamja gjenetike.
  • 10:16 - 10:20
    Kështu që është më pak
    se një shprehje tani.
  • 10:20 - 10:21
    Dikur ishte si
  • 10:21 - 10:24
    ajo gjëja që më pengonte mua për
    t'i bërë ato veprime,
  • 10:24 - 10:27
    që shkaktojë vdekjen e fëmijëve të tjerë,
  • 10:27 - 10:30
    që i shkakton të gjithë të stresohen,
  • 10:30 - 10:35
    dhe tani është një proteinë
    që është abnormale,
  • 10:35 - 10:39
    që dobëson strukturën e qelizave.
  • 10:40 - 10:42
    Pra,
  • 10:42 - 10:45
    më ka hequr barrën sepse tani
  • 10:45 - 10:48
    Nuk më duhet të mendoj për
  • 10:48 - 10:52
    Progerian si një qenie.
  • 10:56 - 10:58
    Në rregull, mjaft mirë, apo jo?
  • 10:58 - 11:02
    (Duartrokitje)
  • 11:02 - 11:03
    Falemnderit.
  • 11:03 - 11:06
    Pra, siç mund t'a shihni unë kam menduar
    kështu për shumë vite.
  • 11:06 - 11:10
    Por asnjëherë nuk më ishte dhënë rasti
    të aplikoja këto aspekte të filozofisë
  • 11:10 - 11:14
    në realitet ndonjëherë,
    deri në Janarin e fundit.
  • 11:14 - 11:19
    Unë isha shumë i sëmurë, kisha ftohje
    në gjoks dhe isha në spital për katër ditë
  • 11:19 - 11:24
    dhe isha i izoluar nga të gjitha aspektet
    e jetës që unë ndjehesha
  • 11:24 - 11:25
    që më bënin mua, ai që isha,
  • 11:25 - 11:28
    të cilat njëfarë mënyre më jepnin
    identitet.
  • 11:28 - 11:31
    Por duke e ditur që do të bëhesha më mirë,
  • 11:31 - 11:34
    dhe duke pritur kohën kur unë
    do të ndihesha më mirë përsëri,
  • 11:34 - 11:37
    më ndihmuan që të vazhdoj përpara.
  • 11:37 - 11:39
    Dhe ndonjëherë më duhej
    të isha i guximshëm,
  • 11:39 - 11:41
    dhe nuk ishte gjithmonë e lehtë.
  • 11:41 - 11:43
    Nganjëherë dobësohesha,
  • 11:43 - 11:44
    kisha ditë të këqija,
  • 11:44 - 11:48
    por e kuptova që të jesh i guximshëm
    nuk do të thotë që të jetë e lehtë.
  • 11:48 - 11:52
    Dhe për mua, ndjej që është çelësi
    për të vazhduar përpara.
  • 11:52 - 11:54
    Pra, para se gjithash,
  • 11:54 - 11:58
    unë nuk harxhoj energji duke u ndjerë
    keq për veten time.
  • 11:58 - 12:01
    Unë e rrethoj veten me njerëzit
    me të cilët dua të jem,
  • 12:01 - 12:03
    dhe vazhdoj shikoj përpara.
  • 12:03 - 12:07
    Pra me këtë filozofi,
    shpresoj që të gjithë ju,
  • 12:07 - 12:09
    pavarësisht vështirësive,
  • 12:09 - 12:12
    mund të keni një jetë të lumtur gjithashtu
  • 12:12 - 12:13
    Oh, vetëm një sekonde,
  • 12:13 - 12:16
    edhe një copëz këshille ---
  • 12:16 - 12:17
    (Të qeshura)
  • 12:17 - 12:20
    Asnjëherë mos mungoni në ndonjë
    mbrëmje nëse mundeni.
  • 12:20 - 12:22
    Mbrëmja e fillimit të shkollës
    sime është të nesër
  • 12:22 - 12:24
    dhe unë do të jem atje.
  • 12:24 - 12:26
    Ju falemnderit shumë.
  • 12:26 - 12:31
    (Duartrokitje)
Title:
Filozofia ime për një jetë të lumtur | Sam Berns | TEDxMidAtlantic
Description:

Sami ishte diagnostifikuar me Progeria, një sëmundje e rrallë me rritje të shpejtë që e bën të duket më i moshuar, në moshën 2-vjeqare. Në këtë fjalim inspirues, ai e ndan filozofinë e tij për një jetë më të lumtur.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDxTalks
Duration:
12:46

Albanian subtitles

Revisions