Return to Video

Ajo që nuk e kuptojmë për besimin

  • 0:00 - 0:02
    Do ju flas për besimin,
  • 0:02 - 0:04
    dhe po filloj duke ju rikujtuar
  • 0:04 - 0:09
    për pikëpamjen e zakonshme që njerëzit kanë për besimin.
  • 0:09 - 0:11
    Mendoj që janë aq të zakonshme,
  • 0:11 - 0:13
    saqë janë shndëruar në informata banale në shoqërinë tonë.
  • 0:13 - 0:15
    Mendoj që janë tri gjëra të tilla.
  • 0:15 - 0:20
    Një prej tyre është deklarim që besohet nga shumica:
  • 0:20 - 0:22
    dhe thotë që ka pasur një rënie në besim.
  • 0:22 - 0:26
    E dyta është një qëllim: duhet të kemi më shumë besim.
  • 0:26 - 0:32
    Dhe e treta është një detyrë: duhet të rindërtojmë besimin.
  • 0:32 - 0:36
    Mendoj që deklarata, qëllimi dhe detyra
  • 0:36 - 0:38
    keqkuptohen.
  • 0:38 - 0:40
    Ajo që do provoj t'ju tregoj sot
  • 0:40 - 0:45
    është një tregim tjetër për deklaratën, qëllimin dhe detyrën
  • 0:45 - 0:49
    që mendoj se do e shpjegoj këtë temë pak më mirë.
  • 0:49 - 0:54
    Së pari, deklarimi: Pse mendojnë njerëzit që ka rënie në besim?
  • 0:54 - 0:58
    Nëse mendoj për këtë duke u bazuar në të dhënat e mia,
  • 0:58 - 1:00
    nuk e di përgjigjen.
  • 1:00 - 1:03
    Jam e prirur të mendoj që ka rënë në disa
  • 1:03 - 1:07
    aktivitete ose disa institucione
  • 1:07 - 1:09
    dhe është rritur në disa tjera.
  • 1:09 - 1:11
    Nuk kam një vështrim.
  • 1:11 - 1:15
    Por mund të shikoj sondazhet e opinionit
  • 1:15 - 1:17
    dhe këto sondazhe supozohet të jenë
  • 1:17 - 1:21
    burimi i mendimit që besimi ka rënë.
  • 1:21 - 1:25
    Kur i shihni sondazhet e opinionit përmes kohës,
  • 1:25 - 1:27
    nuk ka shumë evidencë për këtë.
  • 1:27 - 1:30
    Kjo do thotë që njerëzit që nuk ishin të
  • 1:30 - 1:31
    besueshëm para 20 vitesh,
  • 1:31 - 1:36
    kryesisht gazetarët dhe politikanët, ende nuk janë të besueshëm.
  • 1:36 - 1:39
    Njerëzit që ishin të besueshëm para 20 viteve
  • 1:39 - 1:43
    janë ende të besueshëm: gjyqtarët, infermieret.
  • 1:43 - 1:45
    Të tjerët janë diku në mes,
  • 1:45 - 1:48
    dhe një person mesatar në rrugë
  • 1:48 - 1:50
    është pothuajse mu në mes.
  • 1:50 - 1:52
    Por a janë këto të dhënat e duhura?
  • 1:52 - 1:56
    Sondazhet regjistrojnë opinionet.
  • 1:56 - 1:58
    Çfarë tjetër mund të regjistrojnë?
  • 1:58 - 2:01
    Ato shohin qëndrimet e përgjithëshme
  • 2:01 - 2:05
    që njerëzit raportojnë kur i pyesim pyetje të caktuara.
  • 2:05 - 2:09
    A i besoni politikanëve? A i besoni mësuesve?
  • 2:09 - 2:12
    Nëse dikush ju pyet "A i besoni një perimëshitësi?
  • 2:12 - 2:14
    Ai i besoni një tregtar peshku?
  • 2:14 - 2:17
    A i besoni mësuesve të shkollës fillore?"
  • 2:17 - 2:20
    ju do fillonit duke pyetur "Në lidhje me çfarë?"
  • 2:20 - 2:24
    Dhe kjo do ishte përgjigjia e duhur.
  • 2:24 - 2:29
    Dhe pasi të kuptoni përgjigjen mund të thoni,
  • 2:29 - 2:32
    "Epo, ju besoj disa prej tyre, e jo të tjerëve."
  • 2:32 - 2:34
    Kjo është një gjë e arsyeshme po ashtu.
  • 2:34 - 2:37
    Me pak fjalë, në jetët tona reale,
  • 2:37 - 2:41
    ne kërkojmë të vendosim besim në mënyra të ndryshme.
  • 2:41 - 2:44
    Ne nuk supozojmë që niveli i besimit që do kemi
  • 2:44 - 2:48
    në çdo shembull të një zyrtari,
  • 2:48 - 2:52
    nëpunësi apo të një personi
  • 2:52 - 2:54
    do jetë i njejtë.
  • 2:54 - 2:57
    Për shembull, unë mund te them që i besoj
  • 2:57 - 3:00
    një mesuesi/e të shkollës fillore të cilin e njoh
  • 3:00 - 3:03
    t'i mësoje klasës lexim,
  • 3:03 - 3:06
    por nuk do i besoja të ngase mirobusin e shkollës.
  • 3:06 - 3:09
    Unë mund të dij që ajo nuk është shofere e mirë.
  • 3:09 - 3:13
    Mund të besoj që shoqja ime e cila flet shumë
  • 3:13 - 3:15
    mund të mbajë një bisedë
  • 3:15 - 3:24
    por nuk mund ti besoj me ndonjë sekret timin.
  • 3:24 - 3:26
    Është e thjeshtë.
  • 3:26 - 3:30
    Kështu që nëse kemi evidencë në jetët tona të zakonëshme
  • 3:30 - 3:33
    për mënyrën se si dallojmë në besim,
  • 3:33 - 3:36
    pse e humbim këtë intelegjencë kur
  • 3:36 - 3:39
    mendojmë për besimin në terme abstrakte?
  • 3:39 - 3:42
    Mendoj që sondazhet janë guida të këqija
  • 3:42 - 3:45
    për nivelin e besimit që ekzsiton aktualisht,
  • 3:45 - 3:49
    sepse ato provojnë të prishin arsyen e mirë,
  • 3:49 - 3:52
    që duhet për të besuar.
  • 3:52 - 3:54
    Së dyti, çfarë dimë për qëllimin?
  • 3:54 - 3:57
    Qëllimi ynë është të kemi më shumë besim.
  • 3:57 - 4:00
    Mendoj që është një qëllim budalla.
  • 4:00 - 4:02
    Kjo nuk është ajo që unë do synoja.
  • 4:02 - 4:06
    Do synoja të kem më shumë besim tek ata që meritojnë besimin,
  • 4:06 - 4:09
    dhe më pak besim tek ata që nuk e meritojnë.
  • 4:09 - 4:15
    Në të vërtet, unë provoj të mos ju besoj atyre që nuk janë të besueshëm.
  • 4:15 - 4:19
    Mendoj për njerëzit të cilët
  • 4:19 - 4:24
    i vendosën kursimet me një të quajturin Zt. Madoff
  • 4:24 - 4:26
    i cili i mori këto kursime dhe iku.
  • 4:26 - 4:29
    Mendoj për këta njerëz dhe mendoj që
  • 4:29 - 4:30
    mund të besojmë më shumë se ç'duhet.
  • 4:30 - 4:34
    Të kemi më shume besim nuk është një qëllim i menqur në jetë.
  • 4:34 - 4:38
    Besimi që vendoset me menquri dhe refuzohet me menquri
  • 4:38 - 4:41
    është qëllimi i duhur.
  • 4:41 - 4:44
    Kur e themi këtë atëhere mendojmë
  • 4:44 - 4:47
    që ajo që ka rëndësi nuk është
  • 4:47 - 4:51
    besimi por besueshmëria.
  • 4:51 - 4:53
    E rëndësishme është të gjykojmë se sa
  • 4:53 - 4:55
    të besueshëm janë njerëzit në situata të ndryshme.
  • 4:55 - 4:59
    Mendoj që ky gjykim kërkon që të shikojmë tri gjëra.
  • 4:59 - 5:04
    A janë këta përsona të aftë? A janë të ndershëm? A janë të besueshëm?
  • 5:04 - 5:06
    Nëse e kuptojmë që një person është i aftë
  • 5:06 - 5:08
    në disa situata,
  • 5:08 - 5:10
    dhe i besueshëm dhe i sinqertë
  • 5:10 - 5:12
    kemi një arsye të mirë t'ju besojmë atyre,
  • 5:12 - 5:14
    sepse ata do jenë të besueshëm.
  • 5:14 - 5:18
    Por nëse ata janë të pabesueshëm, nuk do t'ju besojmë.
  • 5:18 - 5:20
    Kam shokë që janë të aftë dhe të sinqertë,
  • 5:20 - 5:22
    por nuk do ju besoja me postimin e një letre,
  • 5:22 - 5:24
    sepse ata harrojnë.
  • 5:24 - 5:27
    Kam shoqe që kanë vetëbesim se mund të
  • 5:27 - 5:29
    bëjnë gjëra të caktuara,
  • 5:29 - 5:34
    por e kuptoj që ato i mbivlerësojnë aftësitë e tyre.
  • 5:34 - 5:36
    Por më vjen mirë të them se nuk kam shokë e shoqe
  • 5:36 - 5:40
    të cilët janë të aftë, të besueshëm por shumë të pandershëm.
  • 5:40 - 5:41
    (Te qeshura)
  • 5:41 - 5:44
    Nëse kam shoqëri të tillë, nuk i kam gjetur ende.
  • 5:44 - 5:46
    Kjo është ajo të cilën e kërkojmë:
  • 5:46 - 5:49
    besueshmëria para besimit.
  • 5:49 - 5:50
    Besimi është përgjigjja.
  • 5:50 - 5:53
    Besuerishmëria është ajo që duhet të gjykojmë.
  • 5:53 - 5:54
    Sigurisht që është e vështirë.
  • 5:54 - 5:58
    Gjatë dekadave të fundit kemi provuar të krijojmë
  • 5:58 - 6:01
    sistem të përgjegjësisë për institucione të ndyshme
  • 6:01 - 6:03
    profesionalë, zyrtarë etj.,
  • 6:03 - 6:08
    që do e bëje më të lehtë për ne të gjykojmë besueshmërine e tyre.
  • 6:08 - 6:11
    Shumë prej këtyre sistemeve kanë efektin e kundërt.
  • 6:11 - 6:13
    Nuk punojnë ashtu si duhet.
  • 6:13 - 6:17
    Më kujtohet kur fola me një mami, e cila tha,
  • 6:17 - 6:20
    "Epo, problem qëndron tek fakti që merr më shumë
  • 6:20 - 6:23
    kohë për të mbushur formullarët se sa për të lindur një bebe."
  • 6:23 - 6:27
    Në jetën tonë publike dhe institucionale
  • 6:27 - 6:29
    e gjejmë të njejtin problem.
  • 6:29 - 6:31
    Sistemi i përgjegjësisë
  • 6:31 - 6:34
    që ka për qëllim të siguroje besueshmëri
  • 6:34 - 6:36
    dhe fakte të besueshmërisë
  • 6:36 - 6:38
    ka efektin e kundërt.
  • 6:38 - 6:43
    Po i huton njerëzit të cilët kanë punë të vështira,
  • 6:43 - 6:45
    sic janë mamitë, duke kërkuar që ato
  • 6:45 - 6:48
    të mbushin këta formullarë.
  • 6:48 - 6:51
    Të gjithë ju mund të jepni shembujt tuaj.
  • 6:51 - 6:53
    Kaq kishte për qëllimin.
  • 6:53 - 6:56
    Mendoj që qëllimi është të kemi më shume besueshmëri
  • 6:56 - 6:58
    dhe do jetë ndryshe nëse
  • 6:58 - 7:00
    provojmë të jemi të besueshëm
  • 7:00 - 7:03
    dhe të komunikojmë besueshmërinë tonë tek njerëzit e tjerë
  • 7:03 - 7:06
    dhe nëse po provojmë të gjykojmë nëse njerëzit e tjerë
  • 7:06 - 7:09
    apo politikanët tanë janë të besueshëm.
  • 7:09 - 7:13
    Nuk është e lehtë. Është gjykim, dhe reagimet e thjeshta
  • 7:13 - 7:18
    dhe qëndrimet nuk e ndihmojnë këtë proces.
  • 7:18 - 7:22
    E treta, besimi si detyrë.
  • 7:22 - 7:25
    Kur mendojmë që detyra jonë është të rindërtojmë
  • 7:25 - 7:27
    besimin, atëherë jemi gabim.
  • 7:27 - 7:32
    Kjo sugjeron që unë dhe ti duhet të rindërtojmë besimin.
  • 7:32 - 7:34
    Ne të gjithë mund të bëjmë këtë për vetëveten.
  • 7:34 - 7:37
    Mund të rindërtojmë besueshmërinë.
  • 7:37 - 7:40
    Mund të bëjmë këtë kur dy njerëz po provojnë të përmiresojnë besimin.
  • 7:40 - 7:44
    Por besimi, në fund të fundit, është i vecantë
  • 7:44 - 7:46
    sepse jepet nga njerëzit e tjerë.
  • 7:46 - 7:49
    Ju nuk mund të rindërtoni atë që ju dhurojnë të tjerët.
  • 7:49 - 7:52
    Ju duhet tu dhuroni një bazë
  • 7:52 - 7:55
    mbi të cilën ata e ndërtojnë besimin.
  • 7:55 - 7:59
    Kështu që mendoj se duhet të jeni të besueshëm.
  • 7:59 - 8:01
    Dhe kjo duhet sepse ju zakonisht nuk mund të
  • 8:01 - 8:05
    mashtroni të gjithe njerëzit, gjatë gjithë kohës.
  • 8:05 - 8:09
    Ju po ashtu duhet të jepni të dhëna të duhura
  • 8:09 - 8:11
    që tregojnë që jeni të besueshëm.
  • 8:11 - 8:12
    Si mund të bëjmë këtë?
  • 8:12 - 8:15
    Çdo dite, në shumë vende, kjo bëhet nga
  • 8:15 - 8:18
    njerëz mesatarë, zyrtarë, dhe institucione
  • 8:18 - 8:20
    me shume efikasitet.
  • 8:20 - 8:24
    Do ju jap një shembull të thjeshtë tregtar.
  • 8:24 - 8:28
    Dyqani ku i blej qorapet më thotë që mund ti kthej
  • 8:28 - 8:30
    dhe ata nuk do më pyesin pse.
  • 8:30 - 8:32
    Ata i marrin dhe më kthejnë paratë
  • 8:32 - 8:34
    apo me dhurojnë një pale corapeve tjetër me ngjyrën që dua unë .
  • 8:34 - 8:37
    Është shumë mirë. Ju besoj atyre
  • 8:37 - 8:40
    sepse ata e bënë veten të përulur para meje.
  • 8:40 - 8:42
    Mendoj që kjo përmban një mësim të rëndësishëm.
  • 8:42 - 8:45
    Nëse e bëni veten të përulur para palës tjetër,
  • 8:45 - 8:49
    atëherë kjo tregon që jeni i besueshëm
  • 8:49 - 8:52
    dhe keni vetëbesim në atë që po thoni.
  • 8:52 - 8:54
    Në fund, mendoj që ajo për të cilën synojmë
  • 8:54 - 8:58
    nuk është shumë e vështirë të dallohet.
  • 8:58 - 9:02
    Këto janë lidhjet ku njerëzit janë të besueshëm
  • 9:02 - 9:06
    dhe mund të gjykojnë kur dhe si personi tjetër
  • 9:06 - 9:07
    do jetë i besueshëm.
  • 9:07 - 9:11
    Mesazhi është që duhet
  • 9:11 - 9:14
    të mendojmë më pak për besimin,
  • 9:14 - 9:17
    dhe qëndrimin tonë drejt besimit i cili
  • 9:17 - 9:21
    zbulohet apo nuk zbulohet nga sondazhe,
  • 9:21 - 9:24
    dhe të mendojmë më shumë për besueshmëri
  • 9:24 - 9:28
    dhe si tu japim njerëzve të dhëna të duhura
  • 9:28 - 9:30
    dhe të dobishëme për të treguar që jemi të besueshëm.
  • 9:30 - 9:31
    Faleminderit.
  • 9:31 - 9:34
    (Duartrokitje)
Title:
Ajo që nuk e kuptojmë për besimin
Speaker:
Onora O'Neill
Description:

Besimi po shuhet, dhe duhet ta rindërtojmë. Ky është një sugjerim që dëgjohet kur flasim se si mund të bëjmë botën një vend më të mirë...por filozofja Onora O'Neill thotë që nuk po kuptojmë atë që sygjerojmë. Ajo e ndërron pyetjen, duke na treguar tri idetë më të zakonshme të besimit që janë të keqorientuara. (Filmuar në TEDxHousesofParliament.)

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
09:50

Albanian subtitles

Revisions