Return to Video

Mikko Hypponen: Tri llojet e sulmit në internet

  • 0:05 - 0:08
    Në vitin 1980
  • 0:08 - 0:11
    në Gjermaninë kumuniste,
  • 0:11 - 0:15
    nëse e posedonit një makinë shkrimi,
  • 0:15 - 0:17
    është dashur ta regjistronit në qeveri.
  • 0:17 - 0:19
    Ju është dashur ta regjistroni
  • 0:19 - 0:21
    një fletë-shembull të tekstit
  • 0:21 - 0:23
    që doli nga makina e shkrimit.
  • 0:23 - 0:25
    Dhe kjo bëhej në mënyrë që
  • 0:25 - 0:28
    qeveria të kishte mundësinë të përcillte nga po vinte teksti.
  • 0:28 - 0:31
    Nëse e gjenin një letër
  • 0:31 - 0:34
    e cila kishte një mendim të gabuar,
  • 0:34 - 0:36
    ata mund të gjenin
  • 0:36 - 0:38
    njeriun që e shkroi.
  • 0:38 - 0:41
    Ne, në Perëndim
  • 0:41 - 0:44
    nuk mund ta kuptonim se si dikush mund ta bente këtë,
  • 0:44 - 0:47
    se sa kjo do të pengonte të drejtën e fjalës.
  • 0:47 - 0:49
    Ne kurr nuk do ta benim atë
  • 0:49 - 0:52
    në shtetin tonë.
  • 0:52 - 0:55
    Mirëpo sot në 2011,
  • 0:55 - 0:59
    nëse e bleni një printer llaserik me ngjyra
  • 0:59 - 1:02
    nga ndonje prodhues i printerëve me ngjyra
  • 1:02 - 1:04
    dhe e printoni një faqe,
  • 1:04 - 1:06
    ajo faqe do të ketë
  • 1:06 - 1:09
    disa pika të verdha
  • 1:09 - 1:11
    të printuar në secilën faqe
  • 1:11 - 1:14
    në një mënyrë që e bën faqen të veqantë
  • 1:14 - 1:18
    për ty dhe printerin tuaj.
  • 1:18 - 1:20
    Kjo na ndodh
  • 1:20 - 1:23
    neve sot.
  • 1:23 - 1:27
    Dhe asush nuk bëjë ndonjë rrëmuj rreth kësaj.
  • 1:27 - 1:30
    Ky është një shembull
  • 1:30 - 1:32
    se si
  • 1:32 - 1:35
    qeveritë tona
  • 1:35 - 1:37
    janë duke e përdorur teknologjinë
  • 1:37 - 1:41
    kundër nesh, qytetarëve.
  • 1:41 - 1:44
    Ky është njëri nga tri burimet
  • 1:44 - 1:46
    e problemeve të internetit sot.
  • 1:46 - 1:49
    Po të hedhim një shiqim tek ajo që ndodhë në boten e internetit,
  • 1:49 - 1:52
    ne mund të grupojmë sulmet në tri sulmues.
  • 1:52 - 1:54
    Ne kemi tri grupe kryesore.
  • 1:54 - 1:56
    Kemi kriminelet e internetit.
  • 1:56 - 1:58
    Sikurse këtu, ne kemi Zt. Dimitry Golubov
  • 1:58 - 2:00
    nga qyteti i Kievës në Ukrainë.
  • 2:00 - 2:03
    Motivimet e krimit të internetit
  • 2:03 - 2:05
    janë shumë të thjeshta për tu kuptuar.
  • 2:05 - 2:07
    Këta djema bëjnë para.
  • 2:07 - 2:09
    Ata përdorin sulmet e internetit
  • 2:09 - 2:11
    për të fituar shumë para,
  • 2:11 - 2:13
    shumë, shumë para.
  • 2:13 - 2:15
    Ne kemi disa raste
  • 2:15 - 2:18
    të miljonerëve të internetit, multimiljonerëve,
  • 2:18 - 2:20
    të cilët bënë para me sulmet e tyre.
  • 2:20 - 2:23
    Këtu është Vladimir Tsastsin nga Tartu në Estoni.
  • 2:23 - 2:25
    Ky është Alfred Gonzales.
  • 2:25 - 2:27
    Ky ësthë Stephen Watt.
  • 2:27 - 2:29
    Ky është Bjorn Sundin.
  • 2:29 - 2:32
    Ky është Matthew Anderson, Tariq Al-Daour
  • 2:32 - 2:34
    dhe kështu me radhë.
  • 2:34 - 2:36
    Këta djema
  • 2:36 - 2:38
    bëjnë pasuri prej internetit,
  • 2:38 - 2:41
    mirëpo bëjnë para përmes përdorimit ilegal
  • 2:41 - 2:43
    të trojanëve bankarë që i lejojnë
  • 2:43 - 2:45
    të vjedhin para nga llogaritë bankare
  • 2:45 - 2:47
    gjersa ne bejmë shërbime bankare përmes internetit,
  • 2:47 - 2:49
    apo me çelsa llogues
  • 2:49 - 2:52
    për të mbledhur informata të kredit kartave tona
  • 2:52 - 2:55
    gjersa jemi duke blerë prej internetit prej ndonjë kompjuteri të infektuar.
  • 2:55 - 2:57
    Shërbimi sekret i SH.B.A-ve
  • 2:57 - 2:59
    para dy muajsh,
  • 2:59 - 3:01
    bllokoi llogarinë bankare në Zvicerr
  • 3:01 - 3:03
    të zotit Sam Jain mu këtu,
  • 3:03 - 3:06
    dhe kur u bllokua, kjo llogari bankare kishte 14.9 milionë dollarë
  • 3:06 - 3:08
    Amerikanë në të.
  • 3:08 - 3:10
    Zotri Jain ka ikur;
  • 3:10 - 3:13
    askush nuk e di se ku është.
  • 3:13 - 3:16
    Unë them që ka shumë gjasa
  • 3:16 - 3:19
    që shume prej nesh që jetojmë sot
  • 3:19 - 3:22
    do të bëhemi viktima të krimit të internetit,
  • 3:22 - 3:25
    sesa viktima të krimit në botën reale.
  • 3:25 - 3:27
    Është e dukshme që
  • 3:27 - 3:29
    kjo situatë vetëm do përkeqësohet.
  • 3:29 - 3:31
    Në të ardhmen, shumica e krimeve
  • 3:31 - 3:34
    do të ndodhin përmes internetit.
  • 3:35 - 3:37
    Grupi i dytë kryesor i sulmuesve
  • 3:37 - 3:39
    të cilët jemi duke i parë sot
  • 3:39 - 3:41
    nuk janë të motivuar nga paratë.
  • 3:41 - 3:43
    Ata janë të motivuar nga diçka tjetër --
  • 3:43 - 3:45
    të motivuar nga protestat,
  • 3:45 - 3:47
    nga opinionet,
  • 3:47 - 3:50
    nga të qeshurat.
  • 3:50 - 3:52
    Grupet si Anonymous
  • 3:52 - 3:55
    janë formuar gjatë 12 muajve të fundit
  • 3:55 - 3:57
    dhe janë bërë lojtarët krysorë
  • 3:57 - 4:00
    në fushen e krimit të internetit.
  • 4:00 - 4:02
    Pra këta janë tre sulmuesit kryesorë:
  • 4:02 - 4:04
    kriminelet të cilët e bëjnë për para,
  • 4:04 - 4:07
    haktivitstat sikurse Anonymous
  • 4:07 - 4:09
    që punojnë për protestë,
  • 4:09 - 4:12
    mirëpo grupi i fundit janë shtetet komb,
  • 4:12 - 4:15
    qeveritë i bëjnë sulmet.
  • 4:16 - 4:18
    Pastaj i shiqojmë rastet
  • 4:18 - 4:20
    sikruse ajo që ndodhi në DigiNotar.
  • 4:20 - 4:22
    Ky është një shembull e asaj që ndodhë
  • 4:22 - 4:24
    kur qeveritë sulmojnë
  • 4:24 - 4:26
    kundër qytetarëve të tyre.
  • 4:26 - 4:29
    DigiNotar është një certifikatë e autoritetit
  • 4:29 - 4:31
    nga Hollanda --
  • 4:31 - 4:33
    apo në të vërtetë, ishte.
  • 4:33 - 4:35
    Ishte duke falimentuar
  • 4:35 - 4:38
    vjeshtën e kaluar
  • 4:38 - 4:40
    sepse dikush kishte hyrë tak informatat e tyre.
  • 4:40 - 4:42
    Dikush e theu
  • 4:42 - 4:45
    dhe depërtuan nëpër të.
  • 4:45 - 4:47
    Unë pyeta javën e kaluar
  • 4:47 - 4:51
    në një takim me reprezentatuesit e qeverisë Gjermane,
  • 4:51 - 4:56
    pyeta njërin prej udhëheqësve të ekipit
  • 4:56 - 4:59
    nëse ai mendonte që është e mundur që
  • 4:59 - 5:02
    njerëzit të vdesin
  • 5:02 - 5:05
    për shkak të sulmit të DigiNotar.
  • 5:05 - 5:10
    Dhe përgjigjja ishte po.
  • 5:10 - 5:12
    Pra si vdesin njerëzit
  • 5:12 - 5:15
    si rezultat i një sulmi të këtillë?
  • 5:15 - 5:17
    Mirë DigiNotar është një C.A
  • 5:17 - 5:19
    Ata shesin certifikata
  • 5:19 - 5:21
    Çfar bën me këto certifikata?
  • 5:21 - 5:23
    Ju nevoitet një certifikatë
  • 5:23 - 5:25
    nëse e keni një web faqe që fillon me https,
  • 5:25 - 5:28
    shërbim i enkriptuar sipas SSL,
  • 5:28 - 5:31
    shërbimet sikurse Gmail.
  • 5:31 - 5:33
    Tani të gjithë ne, apo një pjesë e madhe prej nesh,
  • 5:33 - 5:35
    përdorim Gmail apo njërën nga konkurentet e tyre,
  • 5:35 - 5:37
    mirëpo këto shërbime veqanërisht janë të kërkuara
  • 5:37 - 5:39
    në shtetet totalitare
  • 5:39 - 5:41
    sikruse Irani,
  • 5:41 - 5:43
    ku disidentët
  • 5:43 - 5:46
    përdorin shërbime të huaja sikurse Gmail-i
  • 5:46 - 5:49
    sepse e dijnë që janë më të besueshme se shëbimet lokale
  • 5:49 - 5:52
    dhe janë të enkriptuar mbi lidhjet SLL,
  • 5:52 - 5:54
    kështu që qeveria lokale nuk mund ti monitorojë
  • 5:54 - 5:56
    bisedat e tyre.
  • 5:56 - 5:59
    Përveq nëse ata e sulmojnë një kompani të huaj,
  • 5:59 - 6:01
    dhe lëshojnë certifikata mashtruese.
  • 6:01 - 6:03
    Kjo është saktësisht ajo që ndodhi
  • 6:03 - 6:06
    me rastin e DigiNotar-it.
  • 6:09 - 6:11
    Po rasti i Pranverës Arabe
  • 6:11 - 6:14
    dhe gjërave të cilat po ndodhin në Egjipt, për shembull?
  • 6:14 - 6:16
    Epo, në Egjipt,
  • 6:16 - 6:18
    protestuesit sulmuan qendrën
  • 6:18 - 6:20
    e policisë sekrete të Egjiptit
  • 6:20 - 6:22
    në Prill të 2011-tës,
  • 6:22 - 6:25
    dhe gjërsa po grabisnin ndërtesën ata gjetën shumë letra.
  • 6:25 - 6:27
    Në mesin e këtyre letrave,
  • 6:27 - 6:29
    ishte kjo dosje e quajtur "Përfundimtari."
  • 6:29 - 6:32
    Në këtë dosje kishte shënime
  • 6:32 - 6:34
    nga një kompani me bazë në Gjermani
  • 6:34 - 6:37
    e cila i kishte shitur qeverisë Egjiptjane
  • 6:37 - 6:39
    një set me paisje
  • 6:39 - 6:41
    që lejojnë ndërprerjen --
  • 6:41 - 6:43
    në një sasi shumë të madhe --
  • 6:43 - 6:45
    të të gjitha komunikimet të qytetarve të shtetit.
  • 6:45 - 6:47
    Ata ia shitën qeverisë së Egjiptit këtë vegël
  • 6:47 - 6:50
    për 280,000 euro.
  • 6:50 - 6:53
    Qendra e kompanisë është mu këtu.
  • 6:53 - 6:55
    Pra qeveritë e Perëndimit
  • 6:55 - 6:58
    janë duke i furnizuar qeveritë totalitare me vegla
  • 6:58 - 7:01
    që i lejojnë të bëjnë këtë kundër qytetarëve të tyre.
  • 7:01 - 7:04
    Mirëpo qeveritë e Perëndimit po e bëjnë këtë për veten gjithashtu.
  • 7:04 - 7:06
    Për shembull, në Gjermani,
  • 7:06 - 7:08
    vetëm para disa jave
  • 7:08 - 7:11
    u gjet i ashtuquajturi Scunis Trojan,
  • 7:11 - 7:13
    i cili ishte një trojan
  • 7:13 - 7:15
    i përdorur nga zyrtarët e qeverisë Gjermane
  • 7:15 - 7:17
    për të heturar qytetaret e vetë.
  • 7:17 - 7:21
    Nëse je i dyshimtë në një rast krimi,
  • 7:21 - 7:23
    është shumë e qartë që telefoni juaj do të përgjohet.
  • 7:23 - 7:25
    Mirëpo sotë, shkon përtej kësaj.
  • 7:25 - 7:27
    Ata do të ndalojnë lidhjen tuaj të internetit.
  • 7:27 - 7:30
    Madje ata do të përdorin vegla sikurse Scuinst Trojan
  • 7:30 - 7:33
    për të infektuar kompjuterin tuaj me një trojanë,
  • 7:33 - 7:35
    i cili u lejon atyre
  • 7:35 - 7:37
    të shiqojnë të gjitha komunikimet tuaja,
  • 7:37 - 7:40
    për të dëgjuar bisedat në internet,
  • 7:40 - 7:43
    për ti mbledhur fjalëkalimet tuaja.
  • 7:46 - 7:48
    Tani kur mendojmë më thellë
  • 7:48 - 7:51
    rreth gjërave të tilla,
  • 7:51 - 7:56
    përgjigjëja e dukshme e njerëzve duhet të jetë
  • 7:56 - 7:59
    "Mirë, kjo tingëllon keq,
  • 7:59 - 8:02
    mirëpo kjo nuk më ndikon mua sepse unë jam një qytetar legal.
  • 8:02 - 8:04
    Përse duhet të brengosem unë?
  • 8:04 - 8:07
    Sepse unë nuk kam asgjë për të fshehur."
  • 8:07 - 8:09
    Dhe ky është një argument,
  • 8:09 - 8:11
    i cili nuk ka ka kuptim.
  • 8:11 - 8:14
    Privatësia është e nënkuptuar.
  • 8:14 - 8:19
    Privatësia nuk është për diskutim.
  • 8:19 - 8:21
    Kjo nuk është një pyetje
  • 8:21 - 8:25
    në mes të privatësis
  • 8:25 - 8:28
    kundër sigurisë.
  • 8:28 - 8:31
    Është një pyëtje e lirisë
  • 8:31 - 8:34
    kundër kontrollit.
  • 8:34 - 8:38
    Dhe gjërsa ne mund ti besojmë qeverisë sonë
  • 8:38 - 8:41
    tani, këtu në 2011,
  • 8:41 - 8:44
    secilën të drejtë që e falim, e falim përgjithmonë.
  • 8:44 - 8:47
    A ju besojmë, a ju besojmë verbërisht,
  • 8:47 - 8:49
    ndonjë qeverije të ardhme,
  • 8:49 - 8:51
    një qeverije që mund ta kemi
  • 8:51 - 8:53
    50 vjetë nga tani?
  • 8:55 - 8:58
    Këto janë pyetjet
  • 8:58 - 9:01
    për të cilat duhet të brengosemi në 50 vitet e ardhëshme.
Title:
Mikko Hypponen: Tri llojet e sulmit në internet
Speaker:
Mikko Hypponen
Description:

Eksperti i krimit të internetit, Mikoo Hypponen, flet rreth tri llojeve të sulmeve të internetit në privatësinë e të dhënave tuaja -- dhe vetëm dy konsiderohen si krime. "A i besojmë ndonjë qeverie të së ardhmes? Sepse çdo gjë të mirë që e japim, e japim përgjithmonë."

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
09:02
Liridon Shala added a translation

Albanian subtitles

Revisions