Return to Video

Një rrugë drejt arsimit të lartë dhe punësimit për refugjatët

  • 0:03 - 0:06
    Saida Aden Said: Kam akoma
    këtë imazh të tmerrshëm në mendjen time
  • 0:06 - 0:08
    Shihja njerëz duke u rrëzuar,
  • 0:08 - 0:10
    të shtëna.
  • 0:10 - 0:11
    Isha e tmerruar.
  • 0:11 - 0:13
    Me të vërtetë, unë qaja shumë.
  • 0:13 - 0:16
    Dikush që njihte babain dhe nënën time
    më kapi dorën dhe tha:
  • 0:16 - 0:18
    "Shkojmë! Shkojmë! Shkojmë!"
  • 0:18 - 0:21
    Dhe unë thoja, "Ku është nëna ime?
    Nëna ime? Nëna ime?
  • 0:21 - 0:25
    Noria Dambrine Dusabireme:
    Gjatë netëve ne do të dëgjonim të shtëna,
  • 0:25 - 0:27
    do të dëgjonim armë.
  • 0:27 - 0:28
    Zgjedhjet supozohej të ndodhnin.
  • 0:28 - 0:31
    Kishte të rinj që shkonin në rrugë,
  • 0:31 - 0:33
    ata po bënin grevë.
  • 0:33 - 0:35
    Dhe shumica e të rinjëve vdiqën.
  • 0:36 - 0:37
    SAS: Hipëm në një automjet .
  • 0:37 - 0:39
    Ishte i mbushur.
  • 0:39 - 0:41
    Njerëzit po iknin për jetët e tyre.
  • 0:41 - 0:44
    Në këtë mënyrë unë ika nga Somalia.
  • 0:44 - 0:46
    Nënës sime i mungova.
  • 0:46 - 0:48
    Askush nuk i tregoi se ku shkova.
  • 0:49 - 0:51
    NDD: Fakti se
    ne nuk shkonim në shkollë
  • 0:51 - 0:54
    nuk mund të shkonim në market,
    ishim thjesht të bllokuar në shtëpi
  • 0:54 - 0:58
    më bëri të kuptoj se nëse kam një mundësi
    për të arritur diqka më të mirë,
  • 0:58 - 1:01
    unë mund ta ndërmerrja atë
    dhe të kisha një të ardhme më të mirë.
  • 1:01 - 1:02
    (Muzikë)
  • 1:02 - 1:06
    Ignazio Matteini: Globalisht,
    shpërngulja e njerëzve në botë
  • 1:06 - 1:07
    është duke u rritur.
  • 1:07 - 1:10
    Tani ekzistojnë pothuajse 60 milion
    njerëz të shpërngulur në botë.
  • 1:10 - 1:13
    Dhe fatkeqësisht, nuk ndalen.
  • 1:13 - 1:16
    Chrystina Russell: Unë mendoj se
    komuniteti humanitar
  • 1:16 - 1:18
    ka filluar të kuptoj
    nga hulumtimet dhe realiteti
  • 1:18 - 1:21
    se ne po flasim rreth
    një problemi shumë më të përhershëm.
  • 1:21 - 1:25
    Baylie Damtie Yeshita: Këta student,
    kanë nevojë për një arsimim të lartë,
  • 1:25 - 1:27
    një diplomë që mund ta përdorin.
  • 1:27 - 1:29
    Nëse studentët tani jetojnë në Rwanda,
  • 1:29 - 1:33
    nëse rilokalizohen,ata akoma
    mund të vazhdojnë studimet e tyre.
  • 1:33 - 1:37
    Akoma, diploma e tyre
    është e shfrytëzueshme, kudo që janë.
  • 1:38 - 1:41
    CR: Projekti ynë i guximshëm
    ishte të testonte realisht
  • 1:41 - 1:44
    Lëvizjen Edukative Globale
    të Universitetit Hampshire të Ri Jugor
  • 1:44 - 1:46
    aftësia në shkallë,
  • 1:46 - 1:49
    të sjellë diplomën Bachelor
    dhe rrugën drejt punësimit
  • 1:49 - 1:54
    për refugjatët dhe ata që përndryshe nuk
    do të kishin qasje në edukimin e lartë.
  • 1:54 - 1:58
    SAS: Ishte thuajse e pamundur,
    si një refugjate,
  • 1:58 - 2:01
    të vazhdoja edukimin tim
    dhe të krijoja karrierën time.
  • 2:01 - 2:03
    Emri im është Saida Aden Said,
  • 2:03 - 2:06
    unë jam nga Somalia.
  • 2:06 - 2:09
    Isha nëntë vjeqare
    kur erdha në Kakuma,
  • 2:09 - 2:12
    dhe fillova shkollimin
    në moshën 17 vjeqare.
  • 2:12 - 2:15
    Tani jam duke studiuar
    në nivelin Bachelor
  • 2:15 - 2:17
    me SNHU.
  • 2:18 - 2:21
    NDD: Emri im është
    Noria Dambrine Dusabireme.
  • 2:21 - 2:26
    Unë po studioj nivelin bachelor
    për artin në komunikim
  • 2:26 - 2:28
    me një koncentrim në biznes.
  • 2:28 - 2:32
    CR: Ne po i shërbejmë studentëve
    përgjatë pesë vendeve të ndryshme:
  • 2:32 - 2:36
    Libani, Kenia, Malawi,
    Ruanda dhe Afrika e Jugut.
  • 2:36 - 2:42
    Vërtetë krenar që kemi 800 AA nivele
    në mbi 400 bachelor të diplomuar
  • 2:42 - 2:45
    dhe afër 1000 studentë
    të regjistruar tani.
  • 2:47 - 2:53
    Pra, magjia është se ne po i adresojmë
    jetët e refugjatëve ashtu si ekzistojnë.
  • 2:53 - 2:54
    Nuk ka klasa.
  • 2:54 - 2:56
    Nuk ka ligjërata.
  • 2:56 - 2:57
    Nuk ka data të caktuara.
  • 2:57 - 2:59
    Nuk ka provime përfundimtare.
  • 3:00 - 3:04
    Ky nivel është i bazuar
    në kompetenca, dhe jo i detyruar me kohë.
  • 3:04 - 3:06
    Ju zgjidhni kur filloni projektin tuaj.
  • 3:06 - 3:08
    Ju zgjidhni si do t'i qaseni.
  • 3:08 - 3:12
    NDD: Kur hapni platformën,
    këtu mund të shihni qëllimet.
  • 3:12 - 3:15
    Nën secilin qëllim,
    ne mund të gjejmë projekte.
  • 3:15 - 3:18
    Kur hapni një projekt,
    ju merrni kompetencat
  • 3:18 - 3:20
    që ju duhet të zotëroni,
  • 3:20 - 3:22
    udhëzimet
  • 3:22 - 3:23
    dhe pasqyrën e projektit.
  • 3:24 - 3:26
    CR: Salca e fshehtë e SNHU
  • 3:26 - 3:30
    kombinon mësimin në internet
    të bazuar në kompetenca
  • 3:30 - 3:33
    me mësimin ballë për ballë
    me partnerët
  • 3:33 - 3:36
    për të ofruar
    të gjithë mbështetjen e gjithanshme.
  • 3:36 - 3:38
    Kjo përfshin udhëzime akademike.
  • 3:38 - 3:40
    Kjo do të thotë mbështetje psikosociale,
  • 3:40 - 3:42
    mbështetje mjekësore,
  • 3:42 - 3:45
    dhe gjithashtu është
    mbështetje për punësimin,
  • 3:45 - 3:48
    duke rezultuar në 95% diplomim,
  • 3:48 - 3:50
    dhe 88% punësim.
  • 3:50 - 3:53
    NDD: Unë jam një praktikante
    e menaxhimit të mediave sociale.
  • 3:53 - 3:57
    Lidhet me drejtimin e komunikimit
    që studioj.
  • 3:57 - 4:02
    Kam mësuar shumë
    jashtë projektit dhe nga bota reale.
  • 4:02 - 4:05
    CR: Praktika e strukturuar
    është një mundësi
  • 4:05 - 4:07
    për studentët të praktikojnë
    aftësitë e tyre,
  • 4:07 - 4:10
    në përdorim të krijimit të lidhjes
    mes praktikës
  • 4:11 - 4:13
    dhe nje mundësie të mëvonshme pune.
  • 4:14 - 4:16
    (Muzikë)
  • 4:16 - 4:20
    Ky është një model
    që ndalon vendosjen e kohës
  • 4:20 - 4:23
    dhe politikave
    dhe procedurave universitare
  • 4:23 - 4:25
    dhe në vend të kësaj vendos
    studentin në qendër.
  • 4:26 - 4:31
    IM: Modeli SNHU është një mënyrë
    e shkëlqyeshme për të shkundur pemën.
  • 4:32 - 4:33
    Shume e madhe.
  • 4:33 - 4:38
    Është një veprim i shkëlqyeshëm për
    mënyrën tradicionale të arsimit të lartë.
  • 4:40 - 4:44
    BDY: Kjo mund të ndryshojë
    jetën e studentëve
  • 4:44 - 4:47
    në komunitetet e cenueshme dhe
    të refugjatëve.
  • 4:47 - 4:48
    NDD: Nëse marr diplomën time,
  • 4:48 - 4:52
    mund të kthehem
    dhe të punoj kudo që dua.
  • 4:52 - 4:55
    Unë me vetëbesim mund të filloj
    masterin në gjuhën angleze,
  • 4:55 - 4:58
    kjo është diçka që nuk
    do të mund ta imagjinoja më parë.
  • 4:58 - 5:02
    Unë me të vërtetë kam besim dhe
    aftësitë e nevojshme
  • 5:02 - 5:05
    për t'u marrë me punë,
  • 5:05 - 5:09
    pa pasur frikë se
    s'do t'ja dilja dhe do dështoja.
  • 5:09 - 5:12
    SAS: Unë gjithmonë kam dashur
    të punoj me komunitetin.
  • 5:12 - 5:14
    Unë dua të themeloj
    një organizatë jofitimprurëse.
  • 5:14 - 5:18
    Ne mbrojmë edukimin e grave.
  • 5:18 - 5:21
    Unë dua të behem dikush
    që është, si ,një ambasador
  • 5:21 - 5:24
    dhe t'i inkurajoj ata
  • 5:24 - 5:27
    duke thënë se nuk është
    kurrë vonë që ata të mësojnë.
  • 5:28 - 5:30
    Është një ëndërr.
Title:
Një rrugë drejt arsimit të lartë dhe punësimit për refugjatët
Speaker:
Chrystina Russell
Description:

Nga më shumë se 70 milion njerëz të zhvendosur në të gjithë botën, vetëm tre përqind e tyre kanë qasje në arsimin e lartë. Lëvizja Globale e Edukimit (GEM) është në një mision për të ndryshuar këtë me iniciativën e parë në shkallë të gjerë të llojit të vet për të ndihmuar nxënësit e refugjatëve që të marrin diploma bachelor dhe të krijojnë shtigje drejt punësimit. Dëgjo nga studentët dhe drejtoresha ekzekutive e programit, Chrystina Russell, rreth asaj se si modeli fleksibël, bazuar në kompetencë të GEM, i vendos të diplomuarit për sukses dhe fuqizim kudo që të jenë.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
05:44

Albanian subtitles

Revisions