Return to Video

Gjendja jonë e përbashkët-- vetëdija

  • 0:00 - 0:03
    Do të flas për vetëdijën.
  • 0:03 - 0:05
    Pse zgjodha vetëdijën?
  • 0:05 - 0:07
    Sepse është një temë e neglizhuar,
  • 0:07 - 0:11
    edhe në kulturën shkencore edhe në atë filozofike.
  • 0:11 - 0:12
    Po pse është kjo e çuditëshme?
  • 0:12 - 0:16
    Sepse është aspekti më i rëndësishëm i jetës tone
  • 0:16 - 0:18
    për një arsye shumë të thjeshtë dhe logjike,
  • 0:18 - 0:20
    është një kusht i domosdoshëm për çdo gjë,
  • 0:20 - 0:23
    është e rëndësishme në jetën tonë të jemi te vetëdijshem.
  • 0:23 - 0:26
    Ju interesoheni në shkencë, filozofi, muzik, art, apo çfarëdo --
  • 0:26 - 0:29
    por kjo nuk ja vlen nëse je një zombie apo në koma, apo?
  • 0:29 - 0:32
    Kështu që vetëdija është numri një.
  • 0:32 - 0:34
    Arsyeja e dytë është që kur njerëzit interesohen në të
  • 0:34 - 0:36
    ashtu siç unë mendoj që ata duhet të interesohen,
  • 0:36 - 0:39
    ata kanë tendencë të thonë gjëra të tmerrëshme.
  • 0:39 - 0:41
    Edhe kur nuk janë duke thënë gjëra të tmerrëshme,
  • 0:41 - 0:43
    dhe provojnë të bëjnë hulumtim serioz,
  • 0:43 - 0:47
    epo, është i ngadalshëm. Progresi ka qenë shumë i ngadalshëm.
  • 0:47 - 0:50
    Kur u interesova në këtë temë për herë të parë,
  • 0:50 - 0:53
    mendova që është një problem i thjeshtë biologjik.
  • 0:53 - 0:55
    Të nxisim këta sëmbues të trurit dhe të kuptojmë
  • 0:55 - 0:56
    se si funksionon në tru.
  • 0:56 - 0:58
    Shkova në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko dhe fola
  • 0:58 - 1:00
    me neurobiologët me te fortë,
  • 1:00 - 1:01
    dhe ata treguan pak padurim,
  • 1:01 - 1:05
    ashtu siç tregojnë të gjithë shkencëtarët kur i pyesim pyetje të turpshme.
  • 1:05 - 1:09
    Por gjëja tjetër që më goditi është që njëri prej tyre,
  • 1:09 - 1:11
    një neurobiolog i famshëm, tha me zemërim
  • 1:11 - 1:14
    Shiko, në disciplinën timë është në rregull të interesohesh në
  • 1:14 - 1:18
    vetëdije, por siguro vendin e punës së pari. Siguro vendin si profesor së pari.
  • 1:18 - 1:20
    Unë kam punuar në këtë çështje për një kohë të gjatë.
  • 1:20 - 1:22
    Mendoj që tani do e sigurosh vendin e punës
  • 1:22 - 1:24
    përgjithmonë nëse përqëndrohesh në vetëdije.
  • 1:24 - 1:26
    Nëse është kështu, atëherë ky është një hap i madh përpara.
  • 1:26 - 1:29
    Pra, pse kemi këtë ngurim dhe armiqësi
  • 1:29 - 1:31
    kaq të çuditëshme kunder vetëdijës?
  • 1:31 - 1:34
    Epo, mendoj që është kombinim i dy karakteristikave
  • 1:34 - 1:36
    të kulturës sonë intelektuale
  • 1:36 - 1:38
    të cilat mendojnë që po e kundërshtojnë njëra tjetrën,
  • 1:38 - 1:42
    por në të vërtetë ndajnë një grup të përbashklet të supozimeve.
  • 1:42 - 1:46
    Njëra prej këtyre karakteristikave është ajo e dualizmit fetar
  • 1:46 - 1:49
    Vetëdija nuk është pjesë e botës fizike.
  • 1:49 - 1:51
    Është pjesë e botës shpirtërore.
  • 1:51 - 1:53
    I takon shpirtit,
  • 1:53 - 1:56
    dhe shpirti nuk është pjesë e botës fizike.
  • 1:56 - 1:59
    Kjo është tradita e Zotit, e shpirtit dhe pavdekshmerise.
  • 1:59 - 2:01
    Është edhe një traditë tjetër që mendon se është kundër kësaj
  • 2:01 - 2:03
    por në të vërtet pranon supozimet më të këqija.
  • 2:03 - 2:07
    Kjo traditë mendon që jemi shkencëtarë të fortë materialistë
  • 2:07 - 2:11
    Vetëdija nuk është pjesë e botës fizike.
  • 2:11 - 2:13
    Ose nuk ekziston fare, ose është diç tjetër,
  • 2:13 - 2:16
    një program kompjuteri apo ndonjë gjë budallaqe,
  • 2:16 - 2:19
    por në cilindo rast nuk është pjesë e shkencës.
  • 2:19 - 2:21
    Unë futesha në një diskutim që me jepte dhimbte barku.
  • 2:21 - 2:23
    Shkonte kështu.
  • 2:23 - 2:27
    Shkenca është objektive, vetëdija është subjektive,
  • 2:27 - 2:30
    kështu që nuk mund të ketë shkencë të vetëdijës.
  • 2:30 - 2:37
    Mirë pra, këto tradita të binjakëzimit po na paralizojnë.
  • 2:37 - 2:40
    Është shumë vështirë të largohesh nga këto tradita.
  • 2:40 - 2:43
    Kam vetëm një mesazh për këtë ligjeratë,
  • 2:43 - 2:46
    dhe ky është fakti që vetëdija është një fenomen biologjik
  • 2:46 - 2:49
    sikurse fotosinteza, tretja, mitoza --
  • 2:49 - 2:53
    i dini të gjitha fenomenet biologjike -- dhe kur të pranojmë këtë fakt,
  • 2:53 - 2:56
    shumica, edhe pse jo të gjithë, problemet e vështira
  • 2:56 - 2:58
    që kanë të bëjnë me vetëdijën do të zhduken.
  • 2:58 - 3:00
    Unë do të analizoj disa prej tyre.
  • 3:00 - 3:03
    Ju premtova që do t'ju tregoj për disa
  • 3:03 - 3:05
    gjëra fyese që thuhen për vetëdijen.
  • 3:05 - 3:09
    Një: Vetëdija nuk ekziston.
  • 3:09 - 3:11
    Është një iluzion, si perëndimet e diellit.
  • 3:11 - 3:16
    Shkenca ka treguar që perëndimet e diellit dhe ylberët janë iluzione.
  • 3:16 - 3:18
    Kështu që vetëdija është një iluzion.
  • 3:18 - 3:22
    Dy: Ndoshta ekziston, por është me të vërtet diç ndryshe.
  • 3:22 - 3:25
    Është një program kompjuteri që e vë trurin në pune.
  • 3:25 - 3:29
    Tre: Jo, gjëja e vetme që ekziston është sjellja.
  • 3:29 - 3:33
    Është e turpshme sa shumë ndikim ka pasur biheviorizmi,
  • 3:33 - 3:34
    por do i kthehem kësaj teme.
  • 3:34 - 3:37
    dhe, Katër: Ndoshta vetëdija ekziston,
  • 3:37 - 3:39
    por nuk mund të ndryshoje botën.
  • 3:39 - 3:42
    Si mundet spiritualizmi të lëvizë dicka?
  • 3:42 - 3:44
    Sa herë që dikush më thotë këtë, mendoj,
  • 3:44 - 3:46
    a dëshiron të shohesh spiritualitetin duke lëvizur diç?
  • 3:46 - 3:49
    Shiko. Unë po vendos me vetëdije të lëviz dorën,
  • 3:49 - 3:52
    dhe kjo lëviz. (Te qeshura)
  • 3:52 - 3:56
    Gjithashtu, shihe këtë:
  • 3:56 - 4:00
    Ne nuk themi, "Epo, është pak si moti në Gjenevë.
  • 4:00 - 4:02
    Disa ditë është më mirë dhe disa ditë jo.
  • 4:02 - 4:05
    Jo. Përmisohet kur dua unë që të përmisohet."
  • 4:05 - 4:07
    Në rregull. Do ju tregoj se si ndodh kjo.
  • 4:07 - 4:11
    Ende nuk ju kam dhënë një përcaktim.
  • 4:11 - 4:13
    Nuk mund të bëni këtë nëse nuk ke një perkufizim.
  • 4:13 - 4:16
    Njerëzit gjithmonë thonë që vetëdija është shumë vështirë të perkufizohet.
  • 4:16 - 4:18
    Unë mendoj që është lehtë të percaktohet
  • 4:18 - 4:20
    nëse nuk po provoni të krijoni një definicion shkencor.
  • 4:20 - 4:22
    Ne nuk jemi gati për një definicion shkencor,
  • 4:22 - 4:24
    por po jap një definicion të zakonshëm.
  • 4:24 - 4:27
    Vetëdija përbëhet nga të gjitha gjendjet e ndjenjave,
  • 4:27 - 4:29
    ndjeshmërisë dhe ndërgjegjësimit.
  • 4:29 - 4:33
    Fillon në mëngjes kur zgjohesh nga një gjumë pa ëndërra
  • 4:33 - 4:35
    dhe vazhdon gjatë gjithë ditës deri sa të bini gjumë
  • 4:35 - 4:38
    apo të vdisni, dhe të bëheni i pavetëdishëm.
  • 4:38 - 4:41
    Ëndrrat janë një formë e vetëdijës në këtë definicion.
  • 4:41 - 4:44
    Ky është një definicion i zakonshëm. Kjo është shënjestra jonë.
  • 4:44 - 4:48
    Nëse nuk po flisni për këtë, nuk po flisni për vetëdijën.
  • 4:48 - 4:51
    Por ata mendojnë, "Epo, ky është një problem i keq.
  • 4:51 - 4:55
    Si mund të ekzistojë një gjë e tillë si pjesë e botës reale?"
  • 4:55 - 4:57
    Dhe kjo, nëse keni bërë ndonjë klase filozofie,
  • 4:57 - 5:00
    tashmë e dini që ky është problemi i famshëm i mendjes dhe trupit.
  • 5:00 - 5:03
    Mendoj që edhe kjo ka një zgjidhje të lehtë. Do ju tregoj këtë zgjidhje.
  • 5:03 - 5:08
    Ja ku është: Të gjitha gjendjet tona të vetëdijës, pa përjashtim
  • 5:08 - 5:13
    shkaktohen nga procese neurobiologjike të nivelit të ulët në tru,
  • 5:13 - 5:15
    dhe këto realizohen në tru
  • 5:15 - 5:18
    si nivele të larta ose karakteristika të sistemit.
  • 5:18 - 5:21
    Është aq e mistershme sa lëngshmëria e ujit.
  • 5:21 - 5:24
    A kam të drejtë? Lëngshmëria nuk është një lëng shtesë
  • 5:24 - 5:26
    që nxirret nga molekulat H2O.
  • 5:26 - 5:29
    Është një gjendje në të cilën gjendet sistemi.
  • 5:29 - 5:34
    Përderisa tasi me ujë mund të shëndrohet nga i lëngshëm
  • 5:34 - 5:36
    në të ngurtë, varësisht nga sjellja e molekulave,
  • 5:36 - 5:39
    ashtu edhe truri mund të kalojë nga gjendja e vetëdijëshme
  • 5:39 - 5:41
    tek ajo e pavetëdijëshme,
  • 5:41 - 5:44
    varësisht nga sjellja e molekulave.
  • 5:44 - 5:48
    Problemi i famshëm i mendjes dhe trupit është po aq i thjeshtë.
  • 5:48 - 5:51
    Në rregull? Tani futemi në pyetje më të vështira.
  • 5:51 - 5:55
    Le të cilësojmë karakteristikat e sakta të vetëdijës,
  • 5:55 - 5:57
    kështu që mund tu përgjigjemi këtyre katër
  • 5:57 - 5:58
    kundërshtimeve që bëhen.
  • 5:58 - 6:03
    Karakteristika e parë është që vetëdija është reale dhe e pareduktueshme.
  • 6:03 - 6:05
    Ju nuk mund ta largoni.
  • 6:05 - 6:09
    Dallimi mes realitetit dhe iluzionit është
  • 6:09 - 6:11
    dallimi në mes mënyrës se si duken gjërat
  • 6:11 - 6:15
    dhe se si ato janë në të vërtetë.
  • 6:15 - 6:17
    Vetëdijëshëm duket sikur ka një --
  • 6:17 - 6:19
    më pëlqen se si thuhet në Frengjisht arc-en-ciel --
  • 6:19 - 6:21
    duket sikur ka një hark në qiell,
  • 6:21 - 6:25
    apo duket sikur dielli po perëndon pas maleve.
  • 6:25 - 6:28
    Vetedijshem na duket, por kjo nuk është ajo që ndodh.
  • 6:28 - 6:30
    Për sa i përket ndyshimit mes mënyrës se si na duken gjërat
  • 6:30 - 6:32
    dhe se si ato me të vertetë janë, nuk mund të
  • 6:32 - 6:36
    bëjmë këtë dallim për vet ekzistencën e vetëdijës,
  • 6:36 - 6:40
    sepse kur të flasim për vetë ekzistencën e vetëdijës,
  • 6:40 - 6:43
    kur na duket që jemi të vetëdijëshëm,
  • 6:43 - 6:45
    atëhere me të vërtetë jemi.
  • 6:45 - 6:48
    Dua të them, nëse disa ekspertë më afrohen dhe thonë,
  • 6:48 - 6:51
    Ne jemi neurobiologë të fortë dhe ju kemi studiuar ju, Searle,
  • 6:51 - 6:54
    dhe jemi të bindur që ti nuk je i vetëdijëshëm,
  • 6:54 - 6:56
    por je një robot i krijuar me shumë shumë zgjuarsi,
  • 6:56 - 6:59
    Unë nuk do të mendoj "Epo, ndoshta këta kanë të drejtë?"
  • 6:59 - 7:02
    Nuk e mendoj këtë as për një moment, sepse
  • 7:02 - 7:05
    Dekarti mund të ketë bërë shumë gabime, por ai kishte të drejtë për këtë.
  • 7:05 - 7:08
    Nuk mund të vëni në dyshim ekzistencën e vetë vetëdijës sate.
  • 7:08 - 7:10
    Pra, kjo është karakteristika e parë e vetëdijës.
  • 7:10 - 7:12
    Është reale dhe e pareduktueshme.
  • 7:12 - 7:15
    Ju nuk mund ta largoni duke treguar që është një iluzion
  • 7:15 - 7:18
    ashtu si mund të tregoni për iluzionet tjera.
  • 7:18 - 7:21
    Karakteristika e dytë është
  • 7:21 - 7:23
    një burim i problemeve për ne,
  • 7:23 - 7:25
    dhe thotë që të gjitha gjendjet tona të vetëdijëshme
  • 7:25 - 7:28
    kanë këtë kualitet.
  • 7:28 - 7:31
    Kemi diç që ndjejmë kur pijmë birrë
  • 7:31 - 7:34
    që nuk është e njejta ndjenjë si kur të mbushim taksat,
  • 7:34 - 7:37
    apo dëgjojmë muzikë, dhe kjo ndjenjë kualitative
  • 7:37 - 7:39
    automatikisht krijon një karakteristikë të tretë
  • 7:39 - 7:43
    që është se gjendjet e vetëdijëshme janë, sipas definicionit
  • 7:43 - 7:46
    subjektive duke marrë parasysh që ato ekzistonjë vetëm
  • 7:46 - 7:48
    kur të përjetohen nga një njeri apo kafshë,
  • 7:48 - 7:50
    ndonjë vete që i përjeton.
  • 7:50 - 7:53
    Ndoshta do mundemi të krijojmë një makinë të vetëdijëshme.
  • 7:53 - 7:55
    Pasi nuk e dijmë se si truri ynë e bën këtë,
  • 7:55 - 7:59
    nuk mund të ndërtojmë një makinë të vetëdijëshme.
  • 7:59 - 8:02
    Një karakteristikë tjetër e vetëdijës
  • 8:02 - 8:06
    është fakti që fusha të unifikuara të vetëdijës.
  • 8:06 - 8:08
    Unë nuk shoh vetëm pamjen e njerëzve para meje,
  • 8:08 - 8:11
    dhe zërin tim dhe peshën e këpucëve të mia
  • 8:11 - 8:13
    në dysheme, por këto më ndodhin si pjesë
  • 8:13 - 8:17
    e një fushe të madhe dhe të vetme të vetëdijës
  • 8:17 - 8:19
    që zgjatet para dhe pas.
  • 8:19 - 8:20
    Ky është çelësi për të kuptuar
  • 8:20 - 8:23
    fuqinë e pamasë të vetëdijës.
  • 8:23 - 8:26
    Nuk kemi mundur të krijojmë këtë tek një rrobot.
  • 8:26 - 8:28
    Zhgënjimi i robotikës rrjedh nga fakti që
  • 8:28 - 8:30
    nuk dimë se si të krijojmë një rrobot të vetëdijëshëm,
  • 8:30 - 8:34
    kështu që nuk kemi një makinë që mund të bëje gjëra të tilla.
  • 8:34 - 8:36
    Pra, karakteristika tjetër e vetëdijës,
  • 8:36 - 8:39
    pas kësaj fushe të unifikuar të vetëdijës,
  • 8:39 - 8:42
    është që funksionon si shkaktare e sjelljes tonë.
  • 8:42 - 8:45
    Unë ju dhashë një demostrim shkencor duke e lëvizur dorën time,
  • 8:45 - 8:47
    por si është e mundur kjo?
  • 8:47 - 8:51
    Si mund të jetë që ky mendin në trurin tim
  • 8:51 - 8:53
    mund të lëvize objekte materiale?
  • 8:53 - 8:54
    Do t'ju tregoj përgjigjen.
  • 8:54 - 8:56
    Nuk e dijmë përgjigjen në detaje,
  • 8:56 - 8:59
    por e dijmë pjesën elementare të përgjigjes, dhe kjo është
  • 8:59 - 9:01
    që ka një rend të ndezjeve të neuroneve,
  • 9:01 - 9:05
    dhe kjo mbaron kur acitokolina
  • 9:05 - 9:07
    sekretohet tek pjata e fundit të aksoneve në neuronet motorike.
  • 9:07 - 9:09
    Kërkoj falje që po përdor terminologji filozofike,
  • 9:09 - 9:13
    por kur kjo sekretohet tek pjatat-përfundimtare të aksonit to neuroneve motorike
  • 9:13 - 9:16
    shumë gjëra të mrekullueshme ndodhin në kanalet e joneve
  • 9:16 - 9:18
    dhe dora lëviz.
  • 9:18 - 9:20
    Mendoni për atë që ju thashë.
  • 9:20 - 9:22
    Një ndodhi e vetme,
  • 9:22 - 9:25
    vendimi im i vetëdijshëm të ngre dorën
  • 9:25 - 9:28
    ka një nivel të përshkrimit që ka shumë
  • 9:28 - 9:30
    kualitete shpirtërore të lidhur me të.
  • 9:30 - 9:32
    Është një mendim në trurin tim, por në të njejtën kohë,
  • 9:32 - 9:34
    është i zënë duke sekretuar acetykolinë
  • 9:34 - 9:36
    dhe duke bërë gjëra të tjera
  • 9:36 - 9:39
    përderisa kalon nëpër korteksin motorik
  • 9:39 - 9:41
    nëpër fibrat nervore dhe deri tek dora.
  • 9:41 - 9:45
    Kjo tregon që fjalori ynë tradicional
  • 9:45 - 9:49
    kur diskutojmë këtë çështje është i dalë mode.
  • 9:49 - 9:52
    Një ndodhi e vetme ka nivele të përshkrimit
  • 9:52 - 9:55
    neurobiologjik, dhe një nivel tjetër të përshkrimit
  • 9:55 - 9:57
    mendor, dhe është një ndodhi e vetme,
  • 9:57 - 9:59
    dhe kështu funksionon natyra. Kjo e bën të mundshme
  • 9:59 - 10:02
    për vetëdijen të funksionoje si shkaktare.
  • 10:02 - 10:05
    Me këtë mendim,
  • 10:05 - 10:08
    dhe duke analizuar këto karakteristika të vetëdijës,
  • 10:08 - 10:11
    le të kthehemi dhe ti pëgjigjemi kundërshtimeve të më hershme.
  • 10:11 - 10:15
    Epo, kundërshtimi i parë që e thashe është që vetëdija nuk ekziston,
  • 10:15 - 10:17
    dhe se është një iluzion. Epo, vetëm ju përgjegja kësaj pyetje.
  • 10:17 - 10:18
    Nuk mendoj që duhet të brengosemi për këtë.
  • 10:18 - 10:22
    Kundërshtimi i dytë kishte një ndikim të madh
  • 10:22 - 10:24
    dhe mund të përmendet ende, dhe thotë
  • 10:24 - 10:27
    "Epo, nëse vetëdija ekziston, atëherë është diç tjetër."
  • 10:27 - 10:31
    Është nje program dixhital kompjuteri që funksionon në trurin tënd
  • 10:31 - 10:33
    dhe kjo është ajo që na duhet për të krijuar vetëdijen.
  • 10:33 - 10:35
    Duhet të marrim programin e duhur.
  • 10:35 - 10:37
    Harro pjesën bazike. Çfarëdo pjese bazike është e
  • 10:37 - 10:40
    pasur dhe stabile sa duhet për të mbajtur programin.
  • 10:40 - 10:43
    E dimë që kjo është gabim.
  • 10:43 - 10:46
    Dua të them, çdo kush që ka menduar për kompjutera
  • 10:46 - 10:49
    mund të shohe që kjo është gabim, sepse llogaritja
  • 10:49 - 10:51
    definohet si manipulim simbolesh,
  • 10:51 - 10:54
    dhe zakonisht mendohet si zero dhe njësha, por çfarëdo simboli do funksionoje.
  • 10:54 - 10:57
    Merr një algoritëm që mund të programoni
  • 10:57 - 11:00
    në një kod binar, dhe kjo është karakteristika përcaktuese
  • 11:00 - 11:02
    e programit kompjuterik.
  • 11:02 - 11:06
    Por e dijmë që kjo është vetëm sintaktike. Është simbolike.
  • 11:06 - 11:10
    E dijmë që vetëdija njerëzore është më shumë se aq.
  • 11:10 - 11:13
    Përvec sintaksës, ka edhe përmbajtje.
  • 11:13 - 11:15
    Ka semantikë.
  • 11:15 - 11:17
    Ai debati që bëra para --
  • 11:17 - 11:19
    O Zot, nuk dua të mendoj për atë --
  • 11:19 - 11:20
    që bëra para 30 viteve,
  • 11:20 - 11:22
    ka një debat të nënkuptuar për të cilin nuk ju kam treguar,
  • 11:22 - 11:26
    dhe dua t'ju tregoj për këtë argument me pak fjalë, i cili
  • 11:26 - 11:30
    thotë që vetëdija krijon një realitet të pavarur nga observuesi.
  • 11:30 - 11:34
    Krijon një realitet të parave, pronës, qeverisë,
  • 11:34 - 11:38
    martesës, konferencave CERN,
  • 11:38 - 11:40
    darkave dhe pushimeve të veres,
  • 11:40 - 11:43
    dhe të gjitha këto janë krijime të vetëdijës.
  • 11:43 - 11:46
    Ekzistenca e tyre është relative me observuesin.
  • 11:46 - 11:49
    Është relative me agjentin e vetëdijëshëm që një copë letre
  • 11:49 - 11:52
    është para dhe disa ndërtasa janë një universitet.
  • 11:52 - 11:56
    Pyeteni veten për llogaritjen.
  • 11:56 - 12:00
    A është absolute, sikur forca dhe masa dhe tërheqja e gravitetit?
  • 12:00 - 12:02
    Apo është relative me observuesin?
  • 12:02 - 12:05
    Disa llogaritje nënkuptohen.
  • 12:05 - 12:07
    Shtoj dy dhe dy dhe kam katër.
  • 12:07 - 12:10
    Kjo do të ndodhe pa marre parasysh se çfarë mendojnë të tjerët.
  • 12:10 - 12:12
    Por kur e nxjerr kalkulatorin e xhepit
  • 12:12 - 12:16
    dhe e bëj këtë kalkulim, fenomeni i vetëm i nënkuptuar
  • 12:16 - 12:19
    është qarku elektronik dhe sjellja e tij.
  • 12:19 - 12:21
    Ëshë i vetmi fenomen absolut.
  • 12:21 - 12:23
    Gjërat e tjera interpretohen nga ne.
  • 12:23 - 12:27
    Llogaritja ekziston relativisht me vetëdijën.
  • 12:27 - 12:30
    Ose një agjent i vetëdijëshëm po e bën llogaritjen,
  • 12:30 - 12:34
    pse ka një makinë që e pranon për interpretim llogaritjesh.
  • 12:34 - 12:37
    Kjo nuk do të thotë që llogaritja është arbitrare.
  • 12:37 - 12:39
    Unë shpenzova shumë para për këtë.
  • 12:39 - 12:41
    Por kemi këtë paqartësi të vazhdueshme
  • 12:41 - 12:46
    në mes të objektivitetit dhe subjektivitetit si karakteristika të realitetit
  • 12:46 - 12:50
    dhe objektivitetit dhe subjektivitetit si karakteristika të deklarimeve.
  • 12:50 - 12:53
    Mesazhi kyresor i kësaj pjese të ligjëratës është:
  • 12:53 - 12:57
    Mund të keni një shkencë plotësisht objektive,
  • 12:57 - 13:00
    një shkencë ku mund të bëni deklarime të vërteta,
  • 13:00 - 13:03
    për një fushë ekzistenca e së cilës është subjektive,
  • 13:03 - 13:06
    ekzistenca e së cilës është në trurin njerëzor
  • 13:06 - 13:09
    dhe përbëhet nga gjendje subjektive të njeshmërisë
  • 13:09 - 13:10
    apo ndjenja të ndërgjegjësimit.
  • 13:10 - 13:15
    Kështu që kundërshtimi që nuk mund të kemi një shkencë objektive të vetëdijës
  • 13:15 - 13:19
    sepse është subjektive dhe shkenca është objektive, është lojë fjalësh.
  • 13:19 - 13:21
    Është një lojë e keqe fjalësh për objektivitetin dhe subjektivitetin.
  • 13:21 - 13:24
    Mund të bëni deklarime objektive për
  • 13:24 - 13:28
    një fushë e cila është subjektive në mënyrën e ekzistenës së saj,
  • 13:28 - 13:29
    dhe neurologët këtë e bëjnë.
  • 13:29 - 13:32
    Dua të them që kemi pacientë të cilët vuajnë nga dhembja,
  • 13:32 - 13:35
    dhe ju mundoheni të krijoni një shkencë objektive të kësaj.
  • 13:35 - 13:37
    Ju premtova që do i hedh poshtë gjithë këta që kundërshtojnë,
  • 13:37 - 13:38
    dhe nuk më ka mbetur shumë kohë,
  • 13:38 - 13:40
    por më lejoni të hedh poshtë edhe dy prej tyre.
  • 13:40 - 13:42
    Thash që sjellshmeria duhet të jetë
  • 13:42 - 13:46
    një nga çoroditjet më të mëdha të kulturës sonë interektuale,
  • 13:46 - 13:49
    sepse hidhet poshtë në atë moment gjatë të cilit mendon për të.
  • 13:49 - 13:51
    Gjendjet tuaja mendore janë identike me sjelljen tuaj?
  • 13:51 - 13:55
    Mendoj për dallimin mes ndjenjës dhe dhembjes
  • 13:55 - 13:56
    dhe angazhimi në sjellje të dhimbjes.
  • 13:56 - 13:58
    Nuk do të demonstroj sjellje të dhembjes, por mund të ju them
  • 13:58 - 14:00
    që nuk kam ndonjë dhimbje në këtë moment.
  • 14:00 - 14:04
    Pra, është një gabim i dukshëm. Përse e bënë këtë gabim?
  • 14:04 - 14:06
    Gabimi ishte -- dhe mund të ktheheni e të lexoni
  • 14:06 - 14:09
    literaturën mbi këtë, dhe e shihni të përsëritet disa herë
  • 14:09 - 14:13
    që ata mendojnë se nëse ju e pranoni një ekzistencë të pareduktueshme
  • 14:13 - 14:16
    të vetëdijës, ju po hiqni dorë nga shkenca.
  • 14:16 - 14:19
    Ju po hiqni dorë nga 300 vjet të progresit njerëzor
  • 14:19 - 14:20
    dhe shpresës njerëzore dhe çdo gjëje tjetër.
  • 14:20 - 14:23
    Mesazhi me të cilin dua të ju lë,
  • 14:23 - 14:26
    është që vetëdija duhet të pranohet
  • 14:26 - 14:28
    si një fenomen i vërtet biologjik,
  • 14:28 - 14:31
    që është subjekt i analizës shkencore
  • 14:31 - 14:33
    aq sa ndonjë fenomen tjetër në biologji,
  • 14:33 - 14:35
    apo pjesës tjetër të shkencës.
  • 14:35 - 14:36
    Shume faleminderit.
  • 14:36 - 14:42
    (Duartrokitje)
Title:
Gjendja jonë e përbashkët-- vetëdija
Speaker:
John Searle
Description:

Filozofi John Searle tregon se si studiohet vetëdija njerëzore -- dhe sistematikisht hedh poshtë disa kundërshtime të zakonshme që nuk lejojnë që vetëdija të merret seriozisht. Përderisa mësojmë më shumë për proceset e trurit të cilat shkaktojnë ndërgjegjshmërinë, duke e pranuar që vetëdija është një fenomen biologjik është një hap i madh. Ai thotë që vetëdija nuk është një simulim i madh kompjuterik. (Filmuar ne TEDxCERN).

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
14:59

Albanian subtitles

Revisions Compare revisions