Return to Video

Pse njerëzit u bashkohen kulteve?

  • 0:08 - 0:13
    Kur predikuesi Jim Jones themeloi
    "Tepulli i njerëzve" në vitin 1955,
  • 0:13 - 0:16
    askush nuk e kishte imagjinuar
    përfundimin e tyre të tmerrshëm.
  • 0:16 - 0:21
    Kjo lëvizje religjioze përparimtare
    fitoi famë dhe mbështetje
  • 0:21 - 0:25
    nga disa nga politikanët më të njohur
    të San Franciskos.
  • 0:25 - 0:29
    Por në vitin 1977, pasi janë zbuluar që po
    bëjnë shpërlarje truri dhe abuzime,
  • 0:29 - 0:32
    Jones u zhvendos me disa qindra ndjekës
  • 0:32 - 0:36
    për ta themeluar një bashkësi
    "Jonestown" në Guyana.
  • 0:36 - 0:41
    I ndërtuar si një parajsë utopik,
    kolonia ishte më shumë si një kamp burgu,
  • 0:41 - 0:45
    dhe kur një delegacion kongresional
    erdhi të hetonte mbi kushtet e saj,
  • 0:45 - 0:48
    Jones zbatoi planin e tij final.
  • 0:48 - 0:54
    Më 18 Nëntor, 1978, 909 burra, gra
    dhe fëmijë vdiqën
  • 0:54 - 0:58
    pasi u detyruan të pinin pijen
    Flavor Aid të helmuar.
  • 0:58 - 1:03
    Ai imazh që nga atëherë
    është përjetësuar si një simbol
  • 1:03 - 1:06
    për të menduarit njëlloj si një kult,
  • 1:06 - 1:08
    "Ata pinë helmin".
  • 1:09 - 1:12
    Sot, ekzistojnë me qindra kulte
    në tërë botën.
  • 1:12 - 1:15
    Është e rëndësishme të dimë
    dy gjëra rreth tyre.
  • 1:15 - 1:17
    Së pari, jo të gjithë kultet
    janë religjioze.
  • 1:17 - 1:19
    Disa janë politike,
  • 1:19 - 1:20
    të bazuara në terapi,
  • 1:20 - 1:21
    të fokusuara në vetë-përmirësim,
  • 1:21 - 1:23
    ose të tjera.
  • 1:23 - 1:24
    Dhe në anën tjetër,
  • 1:24 - 1:29
    jo të gjitha religjionet e reja janë
    si ajo çka ne u referohemi si kulte.
  • 1:29 - 1:32
    Pra çfarë saktësisht e definon konceptin
    tonë modern mbi kultet,
  • 1:32 - 1:35
    dhe pse njerëzit u bashkohen atyre?
  • 1:35 - 1:38
    Në përgjithësi, kulti është një grup
    apo lëvizje
  • 1:38 - 1:42
    me një angazhim të përbashkët ndaj një
    ideologjie, zakonisht ekstreme
  • 1:42 - 1:46
    që zakonisht është e mishëruar
    në një udhëheqës karizmatik.
  • 1:46 - 1:49
    Ndonëse disa përfundojnë me vdekje
    si rasti i Jones apo "Porta e Parajsës",
  • 1:49 - 1:54
    e cila përfundoi si një vetëvrasje masive
    e 39 personave në vitin 1997,
  • 1:54 - 1:58
    shumica e kulteve ndajnë
    disa karakteristika bazë të përbashkëta.
  • 1:58 - 2:02
    Një kult tipik kërkon një nivel të lartë
    të angazhimit nga antarët e tij
  • 2:02 - 2:04
    dhe mban një hierarki strikte,
  • 2:04 - 2:07
    duke ndarë ndjekësit dhe rekrutët
    mosdyshues,
  • 2:07 - 2:09
    nga punët e brendshme të kultit.
  • 2:09 - 2:12
    Pretendon të japë përgjigje
    ndaj pyetjeve më të mëdha të jetës
  • 2:12 - 2:14
    përmes doktrinës së tij,
  • 2:14 - 2:16
    bashkë me një formulë për të ndryshuar
  • 2:16 - 2:20
    që e transformon një anëtar të ri
    në një besimtar të vërtetë.
  • 2:20 - 2:24
    Dhe më e rëndësishmja, i përdor
    të dy sistemet: formal dhe joformal
  • 2:24 - 2:28
    e ndikimit dhe kontrollit
    për t'i mbajtur anëtarët të bindur,
  • 2:28 - 2:34
    me një toleracë të vogël për mospajtime
    të brendshme apo mbikqyrje të jashtme.
  • 2:34 - 2:37
    Mund të mendosh
    nëse ndonjë nga këto përshkrime
  • 2:37 - 2:40
    aplikohen nga religjionet e krijuara.
  • 2:40 - 2:43
    Në fakt, emri "kultus"
    fillimisht ka përshkruar
  • 2:43 - 2:46
    njerëzit që kanë kultivuar një adhurim
    për një zot të caktuar
  • 2:46 - 2:49
    duke kryer rituale dhe mirëmbajtur tempuj.
  • 2:49 - 2:53
    Por me kohën, erdhi situata deri tek
    përkushtim i tepruar.
  • 2:53 - 2:55
    Shumë religjione filluan si kulte,
  • 2:55 - 3:00
    por u integruan në strukturën më të madhe
    të shoqërisë, ndërsa ato rriteshin.
  • 3:00 - 3:04
    Një kult modern, në të kundërt, ndan
    anëtarët e tij nga të personat e tjerë.
  • 3:04 - 3:08
    Në vend të ofrimit të udhëzimeve për
    anëtarët e tij, për një jetë më të mirë,
  • 3:08 - 3:10
    një kult kërkon t'i kontrollojë ata,
  • 3:10 - 3:12
    nga marrëdhëniet personale e familjare,
  • 3:12 - 3:16
    deri te mjetet financiare
    dhe rregullimin e jetës.
  • 3:16 - 3:19
    Kultet gjithashtu kërkojnë bindje
    ndaj udhëheqësve
  • 3:19 - 3:21
    të cilët priren të jenë
    persona shumë bindës
  • 3:21 - 3:24
    me nuanca autoritare dhe narcisiste
  • 3:24 - 3:30
    të motivuar nga paratë, seksi, pushteti
    ose të trija bashkë.
  • 3:30 - 3:34
    Përderisa lideri i kultit përdor karizmën
    personale për të tërhequr ndjekësit e parë
  • 3:34 - 3:37
    zgjerimi i mëtutjeshëm ndodh
    si një skemë piramide,
  • 3:37 - 3:41
    ku anëtarët e parë
    rekrutojnë antarë të ri.
  • 3:41 - 3:44
    Kultet janë të afta për të ditur
    se kë të targetojnë,
  • 3:44 - 3:46
    zakonisht duke u fokusuar tek
    personat të ri të zonës,
  • 3:46 - 3:52
    ose ata që së fundmi kanë përjetuar
    ndonjë humbje personale apo profesionale.
  • 3:52 - 3:54
    Vetmia dhe një dëshirë për kuptim
  • 3:54 - 3:58
    bëjnë një person të ndjeshëm ndaj
    njerëzve miqësorë që ofrojnë komunitet.
  • 3:58 - 4:00
    Procesi i rekrutimit është delikat,
  • 4:00 - 4:03
    nganjëherë merr muaj
    për të ndërtuar një marrëdhënie.
  • 4:03 - 4:08
    Në fakt më shumë se 2/3 e antarëve
    të kultit janë rekrutuar nga një shok,
  • 4:08 - 4:09
    anëtar i familjes,
  • 4:09 - 4:10
    apo koleg,
  • 4:10 - 4:13
    ftesat e të cilëve janë të vështira
    për tu refuzuar.
  • 4:13 - 4:18
    Në kult, anëtarët i nënshtrohen
    formave të shumta të indoktrinimit.
  • 4:18 - 4:23
    Disa kanë pritjen natyrore për të imituar
    sjellje shoqërore
  • 4:23 - 4:24
    ose për të ndjekur urdhërat.
  • 4:24 - 4:26
    Metoda tjera mund të jenë më intensive
  • 4:26 - 4:33
    duke përdorur teknika të bindjes detyruese
    duke përfshirë fajësim, turpërim apo frikë
  • 4:33 - 4:38
    Dhe në shumë raste, anëtarët mund të
    vetë-paraqiten me dëshirën për të përkitur
  • 4:38 - 4:41
    dhe të arrijnë përfitimet e premtuara.
  • 4:41 - 4:44
    Ambienti i kultit diskurajon
    mendimin kritik,
  • 4:44 - 4:46
    dhe nuk lë vend për dyshime
  • 4:46 - 4:50
    kur të gjithë rreth teje
    po paraqesin besim absolut.
  • 4:50 - 4:54
    Si rezultat, konflikti i brendshëm,
    i njohur si disonanca kognitive,
  • 4:54 - 4:56
    ju mban të bllokuar,
  • 4:56 - 5:01
    sa çdo kompromis të bën më të vështirë
    të pranosh se je mashtruar.
  • 5:01 - 5:04
    Edhe pse shumica e nuk i çojnë
    anëtarët drejt vdekjes,
  • 5:04 - 5:06
    kultet mund të jenë mjaft të dëmshme.
  • 5:06 - 5:10
    Duke mohuar liritë e të menduarit,
    të shprehurit dhe të bashkëpunimit,
  • 5:10 - 5:14
    kultet frenojnë zhvillimin emocional
    dhe psikologjik të anëtarëve të tyre
  • 5:14 - 5:16
    një problem i veçantë sidomos tek fëmijët,
  • 5:16 - 5:21
    të cilët janë të privuar nga aktivitetet
    dhe fazat zhvillimore normale.
  • 5:21 - 5:25
    Megjithatë, shumë anëtarë të kultit
    eventualisht gjejnë një rrugë për të dalë,
  • 5:25 - 5:26
    qoftë nga ndërgjegjësimi i tyre,
  • 5:26 - 5:28
    ndihma e familjes apo shoqërisë,
  • 5:28 - 5:33
    apo kur kulti shpërbëhet për shkak të
    presioneve apo skandaleve të jashtme.
  • 5:33 - 5:36
    Shumë kulte janë të vështira
    për tu identifikuar,
  • 5:36 - 5:39
    dhe disa, pavarësisht besimeve të tyre
    të çuditshme
  • 5:39 - 5:42
    janë të mbrojtura nga liria fetare.
  • 5:42 - 5:45
    Por kur pratika e tyre
    përfshin keqtrajtim,
  • 5:45 - 5:45
    kërcënime,
  • 5:45 - 5:47
    aktivitete ilegale,
  • 5:47 - 5:48
    apo abuzim,
  • 5:48 - 5:51
    ligji mund të intervenojë.
  • 5:51 - 5:56
    Të besosh në diçka nuk duhet
    të të kushtojë familjen dhe shoqërinë,
  • 5:56 - 5:58
    dhe nëse dikush të thotë
    të sakrifikosh marrëdhëniet e tua,
  • 5:58 - 6:01
    ose parimet morale
    për të mirën e përbashkët,
  • 6:01 - 6:05
    ka shumë mundësi se ata
    po ju shfrytëzojnë për përfitime të tyre.
Title:
Pse njerëzit u bashkohen kulteve?
Speaker:
Janja Lalich
Description:

Shiko mësimin e tërë: http://ed.ted.com/lessons/why-do-people-join-cults-janja-lalich

Sot, janë me qindra kulte në tërë botën. Në përgjithësi, një kult është një grup apo lëvizje me një angazhim të përbashkët, zakonisht ndaj një ideologjie esktreme që zakonisht është e mishëruar në një lider karizmatik. Por çfarë i dallon saktësisht kultet nga grupet tjera - dhe pse njerëzit u bashkohen atyre? Lanja Lalich përshkruan si kultet rekrutojnë anëtarët dhe si i manipulojnë ata.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TED-Ed
Duration:
06:27
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for Why do people join cults?
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Why do people join cults?
Anduena Lahu accepted Albanian subtitles for Why do people join cults?
Arbenita Berisha edited Albanian subtitles for Why do people join cults?
Arbenita Berisha edited Albanian subtitles for Why do people join cults?
Arbenita Berisha edited Albanian subtitles for Why do people join cults?
Arbenita Berisha edited Albanian subtitles for Why do people join cults?
Arbenita Berisha edited Albanian subtitles for Why do people join cults?
Show all

Albanian subtitles

Revisions