Për të ndryshuar mirëqenien e fëmijëve, hiqni racën nga ekuacioni
-
0:01 - 0:05Dua të imagjinoni se jeni një punëtor
i Shërbimeve të Mbrojtjes së Fëmijëve. -
0:05 - 0:08Dhe ju duhet t'i përgjigjeni një raporti
rreth abuzimit të fëmijëve. -
0:09 - 0:14Ju futeni brenda në shtëpi,pa paralajmërim
papritur dhe sigurisht të paftuar. -
0:15 - 0:19Gjëja e parë që shihni është një dyshek
në mes të dhomës, në dysheme. -
0:19 - 0:21Tre fëmijë të shtrirë në të, në gjumë.
-
0:22 - 0:26Aty afër është një tryezë e vogël
me nja dy shpuzore, -
0:26 - 0:27si dhe kanaçe bosh të birrës.
-
0:28 - 0:31Kurthe të mëdha miu janë
vendosur në qoshe, -
0:31 - 0:34jo shumë larg nga ku fëmijët flenë.
-
0:34 - 0:36Kështu që ju merrni shënime.
-
0:37 - 0:40Një pjesë e punës suaj është të ecni nëpër
të gjithë shtëpinë. -
0:40 - 0:44Ju filloni me kuzhinën,
ku shihni se ka shumë pak ushqim. -
0:44 - 0:48Ju vëreni një dyshek tjetër
në dhomën e gjumit, poashtu në dysheme, -
0:48 - 0:50që nëna ndan me fëmijën e saj
të sapolindur. -
0:52 - 0:56Tani, në përgjithësi, në këtë pikë,
dy gjëra mund të ndodhin. -
0:57 - 1:00Fëmijët konsiderohen të pasigurt dhe
duhen larguar nga shtëpia, -
1:00 - 1:04dhe vendosur në kujdestarinë e shtetit
për një periudhë të caktuar kohore. -
1:05 - 1:08Ose fëmijët mbesin pranë familjes së tyre
-
1:08 - 1:12dhe sistemi i mirëqenies së fëmijëve
siguron ndihmë dhe mbështetje për ta. -
1:13 - 1:16Kur isha punonjëse e Shërbimeve të
Mbrojtjes së Fëmijëve, -
1:16 - 1:18kam parë gjëra të tilla
gjatë gjithë kohës. -
1:18 - 1:21Disa shumë më mirë, disa shumë më keq.
-
1:22 - 1:24Unë ju kërkova të imagjinoni
veten në atë shtëpi, -
1:24 - 1:26sepse pyes veten se çfarë
ju shkoi ndër mend. -
1:26 - 1:29Çfarë i udhëheq vendimet tuaja?
-
1:29 - 1:32Çfarë do të ndikojë në mendimin tuaj
për atë familje? -
1:33 - 1:36Çfarë race, etnie, mendoni
se ishte familja? -
1:38 - 1:41Unë dua që ju ta kuptoni se nëse ata
fëmijë ishin të bardhë, -
1:41 - 1:45ka më shumë të ngjarë që familja e tyre
të qëndrojë së bashku pas kësaj vizite. -
1:46 - 1:49Hulumtimet e bëra në
Universitetin e Pensilvanisë -
1:49 - 1:54zbuluan se familjet e bardha,kanë qasje në
më shumë ndihmë dhe më shumë mbështetje -
1:54 - 1:56nga sistemi i mirëqenies së fëmijëve.
-
1:56 - 2:00Dhe çështjet e tyre kanë më pak të ngjarë
të kalojnë përmes një hetimi të plotë. -
2:02 - 2:05Por nga ana tjetër, nëse ata fëmijë
janë të zinj, -
2:06 - 2:09ata kanë katër herë më shumë
të ngjarë të largohen, -
2:09 - 2:12si dhe ata kalojnë periudha më të gjata
kohore në kujdestari, -
2:12 - 2:16si dhe është më e vështirë t'i gjesh atyre
një vend të qëndrueshëm për kujdestari. -
2:16 - 2:20Kujdestaria ka për qëllim të jetë një
strehë e menjëhershme për mbrojtjen -
2:20 - 2:22e fëmijëve që janë në rrezik të lartë.
-
2:22 - 2:26Por është gjithashtu një largim konfuz
dhe traumatik nga familja. -
2:26 - 2:29Hulumtimet e bëra në
Universitetin e Minesotës -
2:29 - 2:32zbuluan se fëmijët që kishin
përjetuar kujdestarinë -
2:32 - 2:35kishin më shumë probleme të sjelljes si
dhe çështjeve tjera të brendshme -
2:35 - 2:39sesa fëmijët që mbeten me familjet e tyre
dhe morën ndihmë dhe mbështetje. -
2:40 - 2:43Skenari që përmenda më herët
nuk është i rrallë. -
2:43 - 2:46Një nënë beqare, që jeton në një banesë
me të ardhura të ulëta -
2:46 - 2:48me katër fëmijët e saj.
-
2:48 - 2:51Ku minjtë e bëjnë pothuajse të pamundur
mbajtjen e ushqimit, -
2:51 - 2:53e lëre më gjetjen e ushqimit të
freskët në shtëpi. -
2:54 - 2:57A e meriton kjo nënë t'ia marrin
fëmijët e saj? -
2:58 - 3:01Emma Ketteringham, një avokate
e gjykatës familjare, -
3:01 - 3:04thotë se nëse jetoni në
një lagje të varfër, -
3:04 - 3:06atëherë duhet të jesh një
prind i përsosur. -
3:07 - 3:11Ajo thotë se ne vendosim standarde
të padrejta, shpesh të paarritshme -
3:11 - 3:14mbi prindërit që rrisin fëmijët e tyre
me shumë pak para. -
3:14 - 3:17Dhe lagjia si dhe etnia e tyre
-
3:17 - 3:20ndikojnë nëse fëmijët e tyre do të
largohen apo jo. -
3:21 - 3:24Në dy vitet që kalova në linjën e parë
të mirëqenies së fëmijëve, -
3:24 - 3:26Kam marrë vendime të rëndësishme.
-
3:26 - 3:30Dhe pashë drejtëpërdrejt se si vlerat
e mia personale ndikuan në punën time. -
3:31 - 3:35Tani, si punonjëse sociale në
Universitetin Shtetëror të Floridës -
3:35 - 3:36unë drejtoj një institut
-
3:36 - 3:40që ofron hulumtimin më inovativ dhe
efektiv të mirëqenies së fëmijëve. -
3:40 - 3:45Dhe hulumtimi na tregon se ka dy herë më
shumë fëmijë të zinj në kujdestari, -
3:45 - 3:47njëzet e tetë përqind,
-
3:47 - 3:51sesa ka në popullatën e përgjithshme,
14 përqind. -
3:52 - 3:54Dhe megjithëse ekzistojnë disa arsye pse,
-
3:54 - 3:56Dua të diskutoj një arsye sot:
-
3:56 - 3:58paragjykimet implicite.
-
3:58 - 4:00Le të fillojmë me fjalën " implicite".
-
4:00 - 4:04Është diçka nënvetëdije,
diçka për të cilën nuk jeni në dijeni. -
4:05 - 4:07Paragjykimet - këto stereotipe
dhe qëndrime -
4:07 - 4:10që të gjithë kemi për grupe
të caktuara njerëzish. -
4:10 - 4:13Kështu që, paragjykimet implicite janë
ato që fshihen prapa -
4:13 - 4:15çdo vendimi që marrim.
-
4:16 - 4:18Pra, si mund ta rregullojmë këtë?
-
4:19 - 4:22Kam një zgjidhje premtuese që dua ta ndaj.
-
4:22 - 4:24Tani, pothuajse në çdo shtet,
-
4:24 - 4:27ka një numër të madh të fëmijëve
të zinj që shkojnë në kujdestari. -
4:28 - 4:31Por të dhënat zbuluan se Nassau County,
-
4:31 - 4:33një komunitet në New York,
-
4:33 - 4:37kishte arritur të ulë numrin e fëmijëve
të zi që largohen nga familjet e tyre. -
4:37 - 4:42Dhe në vitin 2016, unë hyra në
atë komunitet me ekipin tim -
4:42 - 4:44dhe drejtuam një studim kërkimor,
-
4:44 - 4:48ku zbuluam përdorimin e takimeve
rreth largimeve të verbëra të fëmijëve. -
4:48 - 4:50Kjo funksionon kështu.
-
4:50 - 4:53Një punëtor fillimisht i përgjigjet
një raporti të abuzimit të fëmijëve. -
4:53 - 4:55Ata shkojnë në shtëpi,
-
4:55 - 4:57por para se fëmijët të largohen
nga shtëpia, -
4:57 - 4:59punëtori i çështjes duhet
të kthehet në zyrë -
4:59 - 5:01dhe prezantojë ato që ai gjeti.
-
5:01 - 5:03Por këtu është dallimi:
-
5:03 - 5:05Kur ata paraqiten para komisionit,
-
5:05 - 5:09ata fshijnë emrat, përkatësinë etnike,
lagjen, racën, -
5:09 - 5:11të gjitha informacionet e identifikueshme.
-
5:11 - 5:17Ata përqendrohen në atë që ndodhi,
forcën e familjes, historinë përkatëse -
5:17 - 5:20dhe aftësinë e prindërve për
të mbrojtur fëmijën. -
5:21 - 5:24Me këtë informacion,
komisioni bën një rekomandim, -
5:24 - 5:27duke mos ditur kurrë racën e familjes.
-
5:28 - 5:32Largimet e verbëra kanë bërë një
ndikim drastik në atë komunitet. -
5:32 - 5:37Në vitin 2011, 57 përqind e fëmijëve që
shkuan në kujdestari ishin të zinj. -
5:38 - 5:42Por pas pesë vjet të largimeve të verbëra,
kjo është ulur në 21 përqind. -
5:43 - 5:49(Duartrokitje)
-
5:49 - 5:52Ja çfarë mësuam nga biseda
me disa nga punëtorët e çështjes. -
5:53 - 5:56"Kur një familje ka një histori
me departamentin, -
5:56 - 5:59shumë prej nesh e mbajnë
atë histori kundër tyre, -
5:59 - 6:01edhe nëse përpiqen t'i bëjnë
gjërat ndryshe. " -
6:01 - 6:05"Kur shoh një rast nga një ndërtesë
e caktuar apartamentesh, -
6:05 - 6:07lagje ose kod postar,
-
6:07 - 6:09Unë thjesht mendoj
automatikisht më të keqen ”. -
6:10 - 6:14"Mirëqenia e fëmijëve është subjektive,
sepse është një fushë emocionale. -
6:14 - 6:17Nuk ka njeri që nuk ka
emocione rreth kësaj pune -
6:17 - 6:20Dhe është shumë e vështirë të lini
të gjitha gjërat tuaja jashtë -
6:20 - 6:21kur e kryeni këtë punë.
-
6:21 - 6:26Pra, le ta heqim subjektivitetin
e racës dhe lagjes, -
6:26 - 6:29dhe ju mund të merrni
rezultate të ndryshme ". -
6:31 - 6:33Largimet e verbëra duket se po na ofrojnë
-
6:34 - 6:38zgjidhjen e problemit të paragjykimeve
implicite në vendimet e kujdestarisë. -
6:38 - 6:41Hapi im i ardhshëm është të kuptoj
-
6:41 - 6:44si të përdorim inteligjencën artificiale
dhe mësimin e makinerisë -
6:44 - 6:46për ta çuar në shkallë këtë projekt
-
6:46 - 6:48dhe ta bëjmë atë më të kapshëm
për shtetet e tjera. -
6:48 - 6:51Unë e di se ne mund të transformojmë
mirëqenien e fëmijëve. -
6:52 - 6:54Ne mund t'i mbajmë përgjegjës organizatat
-
6:54 - 6:57për zhvillimin e vetëdijes sociale
të punonjësve të tyre. -
6:57 - 6:59Ne mund ta mbajmë veten
të përgjegjshëm -
6:59 - 7:03për t'u siguruar që vendimet tona
janë të drejtuara nga etika dhe siguria. -
7:03 - 7:09Të imagjinojmë një sistem të mirëqenies së
që fokusohet në partneritetin me prindërit -
7:09 - 7:11fuqizimin e familjeve,
-
7:11 - 7:14dhe nuk e shohin më varfërinë si dështim.
-
7:14 - 7:17Le të punojmë së bashku për të
ndërtuar një sistem -
7:17 - 7:22që dëshiron t'i bëjë familjet më të forta
në vend që t'i ndajë ato. -
7:23 - 7:24Falemnderit.
-
7:24 - 7:28(Duartrokitje) (Brohoritje)
- Title:
- Për të ndryshuar mirëqenien e fëmijëve, hiqni racën nga ekuacioni
- Speaker:
- Jessica Pryce
- Description:
-
Në këtë bisedë të hapur për ndikimin e racës dhe lagjes në vendimet për kujdestarinë, punonjësja sociale Jessica Pryce ndan një zgjidhje premtuese për të ndihmuar agjencitë e mirëqenies së fëmijëve të bëjnë vlerësime pa paragjykime se kur duhet të largohen fëmijët nga familjet e tyre. "Le të punojmë së bashku për të ndërtuar një sistem që dëshiron t'i bëjë familjet më të forta në vend që t'i shkëpusim ato," thotë Pryce.
- Video Language:
- English
- Team:
- closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 07:41
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for To transform child welfare, take race out of the equation | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for To transform child welfare, take race out of the equation | ||
Erlanda Gjeka accepted Albanian subtitles for To transform child welfare, take race out of the equation | ||
Eranda Reqica edited Albanian subtitles for To transform child welfare, take race out of the equation | ||
Eranda Reqica edited Albanian subtitles for To transform child welfare, take race out of the equation | ||
Eranda Reqica edited Albanian subtitles for To transform child welfare, take race out of the equation | ||
Eranda Reqica edited Albanian subtitles for To transform child welfare, take race out of the equation | ||
Eranda Reqica edited Albanian subtitles for To transform child welfare, take race out of the equation |