-
Title:
Për të ndryshuar mirëqenien e fëmijëve, hiqni racën nga ekuacioni
-
Description:
Në këtë bisedë të hapur për ndikimin e racës dhe lagjes në vendimet për kujdestarinë, punonjësja sociale Jessica Pryce ndan një zgjidhje premtuese për të ndihmuar agjencitë e mirëqenies së fëmijëve të bëjnë vlerësime pa paragjykime se kur duhet të largohen fëmijët nga familjet e tyre. "Le të punojmë së bashku për të ndërtuar një sistem që dëshiron t'i bëjë familjet më të forta në vend që t'i shkëpusim ato," thotë Pryce.
-
Speaker:
Jessica Pryce
-
Dua të imagjinoni se jeni një punëtor
i Shërbimeve të Mbrojtjes së Fëmijëve.
-
Dhe ju duhet t'i përgjigjeni një raporti
rreth abuzimit të fëmijëve.
-
Ju futeni brenda në shtëpi,pa paralajmërim
papritur dhe sigurisht të paftuar.
-
Gjëja e parë që shihni është një dyshek
në mes të dhomës, në dysheme.
-
Tre fëmijë të shtrirë në të, në gjumë.
-
Aty afër është një tryezë e vogël
me nja dy shpuzore,
-
si dhe kanaçe bosh të birrës.
-
Kurthe të mëdha miu janë
vendosur në qoshe,
-
jo shumë larg nga ku fëmijët flenë.
-
Kështu që ju merrni shënime.
-
Një pjesë e punës suaj është të ecni nëpër
të gjithë shtëpinë.
-
Ju filloni me kuzhinën,
ku shihni se ka shumë pak ushqim.
-
Ju vëreni një dyshek tjetër
në dhomën e gjumit, poashtu në dysheme,
-
që nëna ndan me fëmijën e saj
të sapolindur.
-
Tani, në përgjithësi, në këtë pikë,
dy gjëra mund të ndodhin.
¶
-
Fëmijët konsiderohen të pasigurt dhe
duhen larguar nga shtëpia,
-
dhe vendosur në kujdestarinë e shtetit
për një periudhë të caktuar kohore.
-
Ose fëmijët mbesin pranë familjes së tyre
-
dhe sistemi i mirëqenies së fëmijëve
siguron ndihmë dhe mbështetje për ta.
-
Kur isha punonjëse e Shërbimeve të
Mbrojtjes së Fëmijëve,
¶
-
kam parë gjëra të tilla
gjatë gjithë kohës.
-
Disa shumë më mirë, disa shumë më keq.
-
Unë ju kërkova të imagjinoni
veten në atë shtëpi,
-
sepse pyes veten se çfarë
ju shkoi ndër mend.
-
Çfarë i udhëheq vendimet tuaja?
-
Çfarë do të ndikojë në mendimin tuaj
për atë familje?
-
Çfarë race, etnie, mendoni
se ishte familja?
-
Unë dua që ju ta kuptoni se nëse ata
fëmijë ishin të bardhë,
¶
-
ka më shumë të ngjarë që familja e tyre
të qëndrojë së bashku pas kësaj vizite.
-
Hulumtimet e bëra në
Universitetin e Pensilvanisë
-
zbuluan se familjet e bardha,kanë qasje në
më shumë ndihmë dhe më shumë mbështetje
-
nga sistemi i mirëqenies së fëmijëve.
-
Dhe çështjet e tyre kanë më pak të ngjarë
të kalojnë përmes një hetimi të plotë.
-
Por nga ana tjetër, nëse ata fëmijë
janë të zinj,
-
ata kanë katër herë më shumë
të ngjarë të largohen,
-
si dhe ata kalojnë periudha më të gjata
kohore në kujdestari,
-
si dhe është më e vështirë t'i gjesh atyre
një vend të qëndrueshëm për kujdestari.
-
Kujdestaria ka për qëllim të jetë një
strehë e menjëhershme për mbrojtjen
¶
-
e fëmijëve që janë në rrezik të lartë.
-
Por është gjithashtu një largim konfuz
dhe traumatik nga familja.
-
Hulumtimet e bëra në
Universitetin e Minesotës
-
zbuluan se fëmijët që kishin
përjetuar kujdestarinë
-
kishin më shumë probleme të sjelljes si
dhe çështjeve tjera të brendshme
-
sesa fëmijët që mbeten me familjet e tyre
dhe morën ndihmë dhe mbështetje.
-
Skenari që përmenda më herët
nuk është i rrallë.
¶
-
Një nënë beqare, që jeton në një banesë
me të ardhura të ulëta
-
me katër fëmijët e saj.
-
Ku minjtë e bëjnë pothuajse të pamundur
mbajtjen e ushqimit,
-
e lëre më gjetjen e ushqimit të
freskët në shtëpi.
-
A e meriton kjo nënë t'ia marrin
fëmijët e saj?
-
Emma Ketteringham, një avokate
e gjykatës familjare,
¶
-
thotë se nëse jetoni në
një lagje të varfër,
-
atëherë duhet të jesh një
prind i përsosur.
-
Ajo thotë se ne vendosim standarde
të padrejta, shpesh të paarritshme
-
mbi prindërit që rrisin fëmijët e tyre
me shumë pak para.
-
Dhe lagjia si dhe etnia e tyre
-
ndikojnë nëse fëmijët e tyre do të
largohen apo jo.
-
Në dy vitet që kalova në linjën e parë
të mirëqenies së fëmijëve,
-
Kam marrë vendime të rëndësishme.
-
Dhe pashë drejtëpërdrejt se si vlerat
e mia personale ndikuan në punën time.
-
Tani, si punonjëse sociale në
Universitetin Shtetëror të Floridës
¶
-
unë drejtoj një institut
-
që ofron hulumtimin më inovativ dhe
efektiv të mirëqenies së fëmijëve.
-
Dhe hulumtimi na tregon se ka dy herë më
shumë fëmijë të zinj në kujdestari,
-
njëzet e tetë përqind,
-
sesa ka në popullatën e përgjithshme,
14 përqind.
-
Dhe megjithëse ekzistojnë disa arsye pse,
-
Dua të diskutoj një arsye sot:
-
paragjykimet implicite.
-
Le të fillojmë me fjalën " implicite".
¶
-
Është diçka nënvetëdije,
diçka për të cilën nuk jeni në dijeni.
-
Paragjykimet - këto stereotipe
dhe qëndrime
-
që të gjithë kemi për grupe
të caktuara njerëzish.
-
Kështu që, paragjykimet implicite janë
ato që fshihen prapa
-
çdo vendimi që marrim.
-
Pra, si mund ta rregullojmë këtë?
-
Kam një zgjidhje premtuese që dua ta ndaj.
¶
-
Tani, pothuajse në çdo shtet,
-
ka një numër të madh të fëmijëve
të zinj që shkojnë në kujdestari.
-
Por të dhënat zbuluan se Nassau County,
-
një komunitet në New York,
-
kishte arritur të ulë numrin e fëmijëve
të zi që largohen nga familjet e tyre.
-
Dhe në vitin 2016, unë hyra në
atë komunitet me ekipin tim
-
dhe drejtuam një studim kërkimor,
-
ku zbuluam përdorimin e takimeve
rreth largimeve të verbëra të fëmijëve.
-
-
Një punëtor fillimisht i përgjigjet
një raporti të abuzimit të fëmijëve.
-
Ata shkojnë në shtëpi,
-
por para se fëmijët të largohen
nga shtëpia,
-
punëtori i çështjes duhet
të kthehet në zyrë
-
dhe prezantojë ato që ai gjeti.
-
Por këtu është dallimi:
-
Kur ata paraqiten para komisionit,
-
ata fshijnë emrat, përkatësinë etnike,
lagjen, racën,
-
të gjitha informacionet e identifikueshme.
-
Ata përqendrohen në atë që ndodhi,
forcën e familjes, historinë përkatëse
-
dhe aftësinë e prindërve për
të mbrojtur fëmijën.
-
Me këtë informacion,
komisioni bën një rekomandim,
-
duke mos ditur kurrë racën e familjes.
-
Largimet e verbëra kanë bërë një
ndikim drastik në atë komunitet.
-
Në vitin 2011, 57 përqind e fëmijëve që
shkuan në kujdestari ishin të zinj.
-
Por pas pesë vjet të largimeve të verbëra,
kjo është ulur në 21 përqind.
-
-
Ja çfarë mësuam nga biseda
me disa nga punëtorët e çështjes.
¶
-
"Kur një familje ka një histori
me departamentin,
-
shumë prej nesh e mbajnë
atë histori kundër tyre,
-
edhe nëse përpiqen t'i bëjnë
gjërat ndryshe. "
-
"Kur shoh një rast nga një ndërtesë
e caktuar apartamentesh,
-
lagje ose kod postar,
-
Unë thjesht mendoj
automatikisht më të keqen ”.
-
"Mirëqenia e fëmijëve është subjektive,
sepse është një fushë emocionale.
-
Nuk ka njeri që nuk ka
emocione rreth kësaj pune
-
Dhe është shumë e vështirë të lini
të gjitha gjërat tuaja jashtë
-
kur e kryeni këtë punë.
-
Pra, le ta heqim subjektivitetin
e racës dhe lagjes,
-
dhe ju mund të merrni
rezultate të ndryshme ".
-
Largimet e verbëra duket se po na ofrojnë
¶
-
zgjidhjen e problemit të paragjykimeve
implicite në vendimet e kujdestarisë.
-
Hapi im i ardhshëm është të kuptoj
-
si të përdorim inteligjencën artificiale
dhe mësimin e makinerisë
-
për ta çuar në shkallë këtë projekt
-
dhe ta bëjmë atë më të kapshëm
për shtetet e tjera.
-
Unë e di se ne mund të transformojmë
mirëqenien e fëmijëve.
-
Ne mund t'i mbajmë përgjegjës organizatat
-
për zhvillimin e vetëdijes sociale
të punonjësve të tyre.
-
Ne mund ta mbajmë veten
të përgjegjshëm
-
për t'u siguruar që vendimet tona
janë të drejtuara nga etika dhe siguria.
-
Të imagjinojmë një sistem të mirëqenies së
që fokusohet në partneritetin me prindërit
-
fuqizimin e familjeve,
-
dhe nuk e shohin më varfërinë si dështim.
-
Le të punojmë së bashku për të
ndërtuar një sistem
-
që dëshiron t'i bëjë familjet më të forta
në vend që t'i ndajë ato.
-
-
(Duartrokitje) (Brohoritje)
¶