Si mund të përmirësojmë kujdesin shëndetësor maternal -- para, gjatë dhe pas shtatzënisë.
-
0:01 - 0:03Ishte kaos sapo zbrita nga ashensori.
-
0:04 - 0:07Isha duke u rikthyer në detyrë
si një mjeke rezidente -
0:07 - 0:09për të mbuluar njësinë e lindjeve.
-
0:09 - 0:12Dhe gjithçka që munda të shihja, ishte
një turmë mjekësh dhe infermieresh -
0:12 - 0:14duke qëndruar mbi një pacient
në sallën e lindjes. -
0:15 - 0:18Ata ishin duke u
përpjekur të shpëtonin jetën e një gruaje. -
0:18 - 0:20Pacientja ishte në gjendje shoku.
-
0:20 - 0:25Ajo kishte lindur një djalë të shëndetshëm
pak orë para se unë të mbërrija. -
0:25 - 0:28Papritur, humbi ndjenjat,
nuk po reagonte, -
0:28 - 0:30dhe kishte gjakderdhje të madhe uterine.
-
0:30 - 0:32Para se të arrija ne sallë
-
0:32 - 0:37aty ndodheshin doktorë, infermierë dhe pacientja e pajetë.
-
0:37 - 0:40Skuadra e kujdesit intensiv
u mundua ta risillte në jetë, -
0:40 - 0:42por pavarësisht përpjekjeve maksimale të gjithkujt
-
0:42 - 0:43ajo ndërroi jetë.
-
0:43 - 0:47Ajo çfarë kujtoj më tepër nga ajo ditë
ishte e qara therrëse e të atit. -
0:47 - 0:51Ajo depërtoi në zemrën time
dhe të kujtdo që ishte i pranishëm. -
0:51 - 0:54Supozohet se ajo duhet të ishte dita
më e bukur e jetës së tij, -
0:54 - 0:57por u kthye në ditën më të keqe.
-
0:58 - 1:02Do dëshiroja të mund të thoja se kjo
tragjedi ishte një rast i vecantë, -
1:02 - 1:04por fatkeqësisht, nuk është ky rasti.
-
1:04 - 1:06Çdo vit, në Shtetet e Bashkuara
-
1:06 - 1:10diku ndermjet 700 dhe 900 grave vdesin
-
1:10 - 1:11nga nje shkak i lidhur me shtatzëninë.
-
1:12 - 1:14Dhe ajo që më habit
-
1:14 - 1:17është se shkalla e vdekshmërisë maternale
është në fakt më e lartë -
1:17 - 1:20se çdo shtet tjetër me të ardhura të larta,
-
1:20 - 1:22dhe shkalla jonë është shumë herë më keq
për gratë me ngjyrë. -
1:23 - 1:28Shkalla jonë e vdekshmërisë maternale
faktikisht u rrit gjatë dekadës së kaluar, -
1:28 - 1:31ndërkohë që vendet e tjera e ulën.
-
1:31 - 1:33Dhe paradoksi i gjithë kësaj?
-
1:34 - 1:38Ne shpenzojmë më shumë për kujdesin ndaj
shëndetit se çdo shtet tjetër në botë. -
1:39 - 1:43Afërsisht në të njëjtën kohë që kjo
mama e re humbi jetën e saj në rezidencë, -
1:43 - 1:45unë u bëra vetë nënë.
-
1:45 - 1:48Dhe pavarsisht njohurive dhe trajnimet
e mia në këtë fushë, -
1:48 - 1:52u befasova nga sa pak vëmendja që
iu kushtua -
1:52 - 1:55shpërndarjes se kujdesit cilësor
për nënat e reja. -
1:55 - 1:57Dhe mendova se çfarë kjo do të thoshte,
jo vetëm për mua -
1:57 - 1:59po per shumë gra të tjera.
-
2:00 - 2:03Ndoshta sepse babai im ishte avokat
për mbrojtjen e të drejtave të njeriut -
2:03 - 2:05dhe prindërit e mi ishin të ndergjegjshëm
-
2:05 - 2:08dhe kërkonin që ne të ngriheshim
për atë që besonim. -
2:08 - 2:11Ose fakti se prindërit e mi
kanë lindur në Xhamaika, -
2:11 - 2:12erdhën në Shtetet e Bashkuara
-
2:12 - 2:15dhe ishin të aftë të kuptonin
ëndrrën amerikane. -
2:15 - 2:17Ose ndoshta ishte trajnimi im mjekësor,
-
2:17 - 2:20ku fillimisht pashë
-
2:20 - 2:23se sa keq trajtoheshin gratë
me të ardhura të pakta -
2:23 - 2:25nga sistemi ynë i kujdesit shëndetësor.
-
2:25 - 2:28Cilado qoftë aryseja,
ndjeja një përgjegjësi të çohesha, -
2:28 - 2:30jo vetëm për vete,
-
2:30 - 2:31po për të gjitha gratë,
-
2:31 - 2:35dhe veçanërisht ato të perjashtuara
nga sistemi ynë i kujdesit shëndetsor. -
2:35 - 2:39Dhe vendosa ta fokusoj karrierën time
në përmirësimin e kujdesit shëndetësor maternal. -
2:41 - 2:43Pra, çfarë po i vret nënat?
-
2:43 - 2:45Sëmundjet kardiovaskulare, hemorragjia,
-
2:45 - 2:48presioni i lartë i gjakut
që shkakton goditje ose hemoragji, -
2:48 - 2:49mpiksja e gjakut dhe infeksioni
-
2:50 - 2:53janë disa nga shkaqe madhore të
vdekshmërisë maternale në këtë shtet. -
2:54 - 2:57Por një vdekje maternale është
vetëm maja e ajsbergut. -
2:57 - 3:02Për çdo vdekje, mbi 100 gra
vuajnë një komplikim të rëndë -
3:02 - 3:04lidhur me shtatzëninë apo lindjen,
-
3:04 - 3:09duke rezultuar që mbi 60 000 gra çdo vit
të përjetojnë një nga këto evente. -
3:10 - 3:12Këto komplikacione,
të quajtura sëmundje të rënda maternale, -
3:12 - 3:16janë në rritje ne Shtetet e Bashkuara
dhe janë jetë-ndryshuese. -
3:16 - 3:20Është vlerësuar se diku mes
1.5 dhe 2 përqind -
3:20 - 3:24e 4 milion lindjeve që ndodhin çdo vit
në këtë shtet -
3:24 - 3:26janë të lidhur me një nga këto ngjarje.
-
3:27 - 3:32Kjo do të thotë që 5 ose 6 gra çdo orë
që përjetojnë mpiksje gjaku, kriza epileptike, goditje, -
3:32 - 3:34që marrin transfuzion gjaku
-
3:34 - 3:37që kanë dëmtim të organeve fundore
si psh dëmtim të veshkave, -
3:37 - 3:39apo ndonjë tjetër ndodhi tragjike.
-
3:41 - 3:44Tani, pjesa e kësaj historie që
është sinqerisht e pafalshme -
3:44 - 3:48është fakti se 60% e këtyre vdekjeve dhe
komplikacioneve të rënda -
3:48 - 3:50mendohet të jenë të parandalueshme.
-
3:50 - 3:53Kur them se 60% janë të parandalueshme,
-
3:53 - 3:56nënkuptoj se ekzistojnë hapa konkretë
dhe procedura standarte -
3:56 - 3:58që mund të aplikohen
-
3:58 - 4:00për të parandaluar ndodhinë
e këtyre rezultate të këqija -
4:00 - 4:02dhe të shpëtojnë jetët e grave.
-
4:02 - 4:05Dhe kjo nuk kërkon ndonjë teknologji
të re të sofistikuar. -
4:05 - 4:07Ne thjesht duhet të aplikojmë atë
çfarë dimë -
4:07 - 4:10dhe të sigurojmë standarte të barabarta
në spitale. -
4:11 - 4:15Për shembull, nëse një grua shtatzënë
në punë ka presion të lartë të gjakut -
4:15 - 4:18dhe e kurojmë me mjekimin
e duhur kundër tensionit të lartë -
4:18 - 4:20në kohën e duhur,
-
4:20 - 4:22mund të parandalojmë goditjen.
-
4:22 - 4:26Nëse mund të gjurmojmë saktësisht
humbjen e gjakut gjatë lindjes, -
4:26 - 4:29mund të zbulojmë hemorragjinë më shpejt
dhe të shpëtojmë jetën e gruas. -
4:30 - 4:34Ne faktikisht mund të ulim nivelet e këtyre
ngjarjeve katastrofike në të ardhmen, -
4:34 - 4:37por kjo kërkon që ne të vlerësojmë
cilësinë e kujdesit -
4:37 - 4:39që shpërndajmë drejt grave shtatzëna
-
4:39 - 4:42përpara, gjatë dhe pas shtatzënisë.
-
4:42 - 4:47Nëse risim cilësinë e kujdesit universalisht
drejt asaj që supozohet të jetë standarti, -
4:47 - 4:51ne mund çojmë drejt uljes se shkallës së
vdekshmërisë dhe komplkacioneve të rënda. -
4:52 - 4:54Epo, ka edhe disa lajme të mira.
-
4:54 - 4:56Ka edhe disa histori suksesi.
-
4:57 - 5:00Ekzistojnë në fakt disa vende që kanë
adoptuar këto standarte, -
5:00 - 5:02dhe kanë bërë ndryshime.
-
5:02 - 5:06Disa vite më parë, Universiteti Amerikan i
Obstetërve dhe Gjinkelogëve -
5:06 - 5:09bashkëpunoi me organizata të tjera
shndetësore, -
5:09 - 5:12studiues si unë dhe
organziatave komunitare. -
5:12 - 5:15Ata donin të implementonin praktika
standarte të kujdesit -
5:15 - 5:19në spitale dhe në sistemet shëndetësore
në të gjithë shtetin. -
5:19 - 5:21Dhe mjeti që po përdorim është
një program i quajtur -
5:21 - 5:25Alenaca për Inovacion në Shëndetin Maternal,
programi AIM. -
5:25 - 5:30Objektivi i tyre është të ulin vdekshmërinë
dhe sëmunfjet e rënda maternale -
5:30 - 5:33nëpërmjet disa iniciativave cilësore
dhe të sigurta në të gjithë vendin. -
5:34 - 5:37Grupi ka zhvilluar një numër
paketash sigurie -
5:37 - 5:41që targetojnë disa nga shkaqet më të
parandalueshme te vdekjes maternale. -
5:41 - 5:44Programi AIM momentalisht gëzon
potencialin për të arritur -
5:44 - 5:47mbi 50% lindjeve në SHBA.
-
5:47 - 5:49Pra, çfarë është një paketë sigurie?
-
5:49 - 5:52Praktikat e bazuara në evidenca,
protokolle, procedura, -
5:52 - 5:54mjekime, pajisje
-
5:54 - 5:56dhe artikuj të tjerë për gjurmimin
e këtyre kushteve. -
5:57 - 5:59Le të marrim shembullin e
një pakete hemorragjie. -
6:00 - 6:02Për hemorragjinë,
ju nevojitet një kuti -
6:02 - 6:05që ka në të gjithçka që një doktor apo infermiere
mund të ketë nevojë në rast emergjence: -
6:05 - 6:09një tub intravenoz, maskë oksigjeni, mjekime,
-
6:09 - 6:11listat e plota kontrolluese,
ose pajisje të tjera. -
6:11 - 6:13Më pas nevojitet diçka
për të matur humbjen e gjakut: -
6:13 - 6:15sfungjera dhe fasho.
-
6:15 - 6:17Dhe në vend që thjesht t'i shohin,
-
6:17 - 6:20doktorët dhe infermierët
i mbledhin këto sfungjera dhe fasho -
6:20 - 6:21dhe ose i peshojnë
-
6:21 - 6:26ose përdorin teknologji të reja që
të përcaktojnë se sa gjak është humbur. -
6:27 - 6:33Paketa e hemorragjisë përfshin gjithashtu
protokollet e krizave për transfuzionet masive -
6:33 - 6:34dhe trajnimet dhe stërvitjet e rregullta.
-
6:35 - 6:39Tani, Kalifornia ka qene lider
në përdorimin e këtyre lloj paketash, -
6:39 - 6:42dhe kjo është arsyeja pse Kalifornia
pa nje reduktim me 21% -
6:42 - 6:44në vdekjet e afërta prej hemorragjisë
-
6:44 - 6:48nëpër spitalet që implementuan
këtë paketë vitin e parë. -
6:48 - 6:53Përsëri përdorimi i këtyre paketave përgjatë
gjithë vendit është i pabarabartë ose mungues. -
6:53 - 6:56Njësoj si fakti që përdorimi i
praktikave të bazuara në prova -
6:56 - 6:57dhe fokusimi te siguria
-
6:58 - 7:00ndryshon nga njëri spital në tjetrin,
-
7:00 - 7:02sic ndryshon edhe cilësia e kujdesit.
-
7:02 - 7:07Cilësia e kujdesit ndryshon masivisht
për gratë me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara. -
7:07 - 7:09Gratë me ngjyrë që lindin në këtë vend
-
7:09 - 7:14kanë 3-4 herë më tepër gjasa për
të vuajtur nga një vdekje e lidhur me shtatzëninë -
7:14 - 7:15sesa kanë gratë e bardha.
-
7:16 - 7:20Kjo statistikë është e vërtetë për të
gjitha gratë me ngjyrë në këtë vend, -
7:20 - 7:22qofshin të lindura në Shtetet e Bashkuara
-
7:22 - 7:23ose në ndonjë shtet tjetër.
-
7:24 - 7:28Shume duan të mendojnë që ndryshimet
në të ardhura shkaktojnë keto pabarazi, -
7:28 - 7:29por kjo shkon përtej klasave shoqërore.
-
7:30 - 7:32Një grua me ngjyrë me edukim universitar
-
7:32 - 7:36ka afërsisht dy herë më tepër gjasa të vdesë
krahasuar me një grua të bardhë -
7:36 - 7:39me një edukim jo më të lartë
se arsimi i mesëm. -
7:39 - 7:44Dhe ajo ka 2-3 herë më tepër gjasa
të vuajë nga një komplikacion i rëndë -
7:44 - 7:46gjatë lindjes.
-
7:46 - 7:51Më kanë mësuar gjithmonë të mendoj
se edukimi ishte shpëtimi yne, -
7:51 - 7:53por në këtë rast, nuk është e vërtetë.
-
7:54 - 7:56Kjo pabarazi mes njerëzve të bardhë dhe
me ngjyrë -
7:56 - 7:58është pabarazia më e madhe
-
7:58 - 8:01në masat shendetsore të paralidjeve
-
8:01 - 8:02sipas CDC.
-
8:03 - 8:05Dhe këto pabarazi janë më tepër
të theksuara -
8:05 - 8:07në disa nga qytetet tona.
-
8:07 - 8:09Për shembull, në New York,
-
8:09 - 8:12një grua me ngjyrë ka më tepër gjasa
të vdesë -
8:12 - 8:16nga një shkak i lidhur me shtatzëninë
sesa ka një grua e bardhë. -
8:17 - 8:19Tani, mendoj se shumë prej jush
ka mundësi të jenë familjarizuar me -
8:19 - 8:22historinë pikëlluese të
Dr. Shalon Irving, -
8:22 - 8:26një epidemologe e CDC
që vdiq pas lindjes. -
8:26 - 8:29Historia e saj u publikua
te ProPublica dhe NPR -
8:30 - 8:31më pak se një vit më parë.
-
8:31 - 8:33Së fundmi, isha në një konferencë
-
8:33 - 8:36dhe kisha privilegjin të dëgjoja
mamanë e saj teksa fliste. -
8:36 - 8:38Preku të gjithë publikun.
-
8:39 - 8:41Shalon ishte një epidemologe
e shkëlqyer, -
8:41 - 8:44e angazhuar me studimin e pabarazive
etnike dhe racore në çështjet shëndetësore. -
8:44 - 8:48Ajo ishte 36 vjeç,
ky ishte fëmija i saj i parë, -
8:48 - 8:49dhe ajo ishte Afrikano-Amerikane.
-
8:50 - 8:53Shalon kishte një shtatzëni
të komplikuar, -
8:53 - 8:57por ajo lindi një vajzë të shëndetshme
dhe doli nga spitali. -
8:58 - 9:02Tre jave më vonë, ajo vdiq
nga presioni i lartë i gjakut. -
9:03 - 9:07Shalon ishte kontrolluar 4-5 herë
nga profesionistët e kujdesit shëndetësor -
9:07 - 9:09në ato tre javë.
-
9:09 - 9:10Ajo nuk u dëgjua,
-
9:10 - 9:14dhe askush se kuptoi
gjëndjen e saj të rënde. -
9:15 - 9:18Tani, historia e Shalon
ishte një nga shumë historitë -
9:18 - 9:22për pabarazitë etnike dhe racore në çështjet
e shëndetit dhe kujdesit shëndetsor -
9:22 - 9:23në Shtetet e Bashkuara,
-
9:23 - 9:28dhe ka një njohje në rritje se
determinantët socialë të shëndetit, -
9:28 - 9:32si racizmi, varfëria, edukimi,
strehimi i veçuar, -
9:32 - 9:34kontribuojnë te këto pabarazi.
-
9:34 - 9:39Por, historia e Shalonit vë në pah
një nënçështje shtesë: -
9:39 - 9:40cilësinë e kujdesit.
-
9:40 - 9:43Mungesa e standarteve në kujdesin
pas lindjes. -
9:43 - 9:46Shalon u kontrollua disa herë
nga mjekët në ato tre javë, -
9:46 - 9:48dhe përsëri ajo vdiq.
-
9:48 - 9:51Cilësia e kujdesit
në mjedisin e lindjes -
9:51 - 9:54është një nënshkak i pabarazive
etnike dhe racore -
9:54 - 9:57në vdekshmërinë dhe sëmundjet
e rënda maternale -
9:57 - 9:58në Shtetet e Bashkuara,
-
9:58 - 10:01dhe është diçka që mund ta adresojmë tani.
-
10:02 - 10:04Kërkimet nga skuadra jonë dhe të tjerë
-
10:04 - 10:07kanë dokumentuarse, për një varg arsyesh,
-
10:07 - 10:10gratë me ngjyrë kanë tendencën të lindin
në një grup të veçntë spitalesh -
10:10 - 10:14dhe këto spitale shpesh kanë rezultate
më të këqija për gratë e bardha dhe me ngjyrë -
10:14 - 10:17së bashku, pavarësisht faktorëve
riskues të pacientes. -
10:17 - 10:20Kjo është e vërtetë në gjithë Shtetet e Bashkuara,
-
10:20 - 10:22ku rreth 3/4 e të gjitha grave me ngjyrë
-
10:22 - 10:25lindin në një grup të veçantë spitalesh,
-
10:25 - 10:28ku më pak se 1/5 e grave të bardha
lindin në të njëjtat spitale. -
10:29 - 10:33Në New York, rreziku për një grua që të ketë
një komplikacion jetë-rrezikues -
10:33 - 10:34gjatë lindjes
-
10:34 - 10:38mund të jetë 6 herë më i lartë
në një spital sesa në një tjetër. -
10:38 - 10:42Jo çuditërisht, gratë me ngjyrë
kanë më tepër gjasa të lindin -
10:42 - 10:44në spitale me rezultate më të
këqija. -
10:44 - 10:46Në fakt, diferencat në spitalet e lindjes
-
10:46 - 10:49shpjegojnë afërsisht gjysmën
e pabarazive te gratë me ngjyrë. -
10:50 - 10:52Ndërkohë që ne duhet të adresojmë
determinantët socialë të shëndetit -
10:52 - 10:56nëse ne ndonjëherë do të kemi me të vërtetë
kujdes të paanshëm shëndetësor në vend -
10:56 - 11:00shumë prej tyre janë rrënjosur thellë
dhe do të marrin kohë për t'u zgjidhur. -
11:00 - 11:03Ndërkohë, ne mund të punojmë
me cilësinë e kujdesit. -
11:03 - 11:07Sigurimi i kujdesit cilësor
në gjithë vazhdimësinë e kujdesit -
11:07 - 11:11nënkupton sigurimin e aksesit të sigurt
dhe kontraceptivë të sigurtë -
11:11 - 11:13gjatë jetës ripordhuese të gruas.
-
11:14 - 11:19Para shtatzënisë, nënkupton
sigurimin e kujdesit paraprak, -
11:19 - 11:22që të mund të menaxhojmë sëmundjet
kronike dhe të optimizojmë shëndetin. -
11:22 - 11:26Përgjatë shtatzënisë, përfshin kujdesin
cilësor para lindjes dhe gjatë lindjes -
11:26 - 11:29që të mund të nxjerrim mama dhe beba
të shëndetshëm. -
11:29 - 11:34Dhe në fund, pas shtatzënisë, përfshin
kujdesin postpartum dhe ndër-shtatzënor -
11:34 - 11:38që t'u mundësojmë mamave
lindjen e shëndetshme të bebave të tjerë -
11:38 - 11:39dhe një jetë të shëndetshme.
-
11:39 - 11:42Dhe mund literalisht të përcaktojë
diferencën mes jetës dhe vdekjes, -
11:42 - 11:44siç bëri në rastin e Marias,
-
11:44 - 11:48që u kontrollua në spital pasi
pati ngritje të presionit të gjakut -
11:48 - 11:50gjatë një vizite prenatale.
-
11:50 - 11:52Maria ishte 40, dhe kjo ishte
shtatzënia e saj e dytë. -
11:53 - 11:57Gjatë shtatzënisv së saj të parë
që ndodhi dy vite më parë, -
11:57 - 12:00përsëri nuk u ndje mirë në javët e fundit
të shtatzënisë së saj, -
12:00 - 12:02dhe pati disa ngritje të
presionit të gjakut, -
12:02 - 12:05por askush nuk u pa të kushtonte
vëmendje. -
12:05 - 12:07Ata thjesht thanë "Maria ,
mos u shqetëso, do të jesh mirë. -
12:07 - 12:10Kjo është shtatzënia jote e parë.
Je thjesht pak nervoze." -
12:10 - 12:12Por gjërat nuk përfunduan mirë
për herën e fundit të Marias. -
12:12 - 12:14Ajo pati një krizë gjatë punës.
-
12:15 - 12:17Epo, këtë herë skuadra e saj me
të vërtetë e dëgjoi. -
12:17 - 12:20Ata i bënë pyetje të zgjuara dhe ekzaminuese.
-
12:20 - 12:24Doktori i saj e këshilloi për
shenjat dhe simptomat e pre-eklampsisë -
12:24 - 12:26dhe i shpjegoi se nëse ajo nuk
po ndjehej mirë, -
12:26 - 12:28ajo kishte nevojë të shkonte dhe të
kontrollohej. -
12:28 - 12:30Dhe herën e fundit , Maria erdhi,
-
12:30 - 12:33dhe doktori i saj e dërgoi menjëherë në
spital. -
12:33 - 12:37Në spital, doktori i saj urdhëroi teste
urgjente laboratorike. -
12:37 - 12:40Ata e lidhën me disa monitorë
-
12:40 - 12:42dhe i kushtuan vëmendje të veçantë
presionit të lartë të gjakut, -
12:42 - 12:44gjurmimit të rrahjeve të zemrës së fetusit
-
12:44 - 12:47dhe i dhane mjekin intravenoz për të
parandaluar ndonjë krizë. -
12:47 - 12:51Dhe kur presioni i gjakut të Marias u rrit
aq shumë saqë kishte rrezik për goditje në zemër, -
12:51 - 12:54doktorët dhe infermieret e saj
u hodhën në veprim. -
12:54 - 12:56Ata përsëritën presionin e saj të gjakut
në 15 minuta -
12:56 - 12:58dhe deklaruan një emergjencë hipertensive.
-
12:58 - 13:02Ata i dhanë mjekimin e duhur intravenoz
sipas protokollit korrekt më të fundit. -
13:02 - 13:05Ata punuan pa probleme së bashku
si një grup i koordinuar -
13:05 - 13:08dhe në mënyrë të suksseshme e ulën
presionin e saj të gjakut. -
13:09 - 13:13Si rezultat, ajo që mund të rezultonte në një tragjedi
u shndërrua në histori suksesi. -
13:13 - 13:15Simptomat e rrezikshme të Marias
u kontrolluan, -
13:15 - 13:18dhe ajo lindi një vajzë të shëndetshme.
-
13:18 - 13:21Dhe para se Maria të dilte nga spitali,
-
13:21 - 13:25doktori e këshilloi atë përsëri për simptomat
dhe shenjat e pre-eklampsisë, -
13:25 - 13:28dhe rëndësisë së të paturit
nën kontroll të presionit të gjakut, -
13:28 - 13:30veçanërisht në javën e parë pas lindjes
-
13:30 - 13:34dhe i dha asaj edukimin për shëndetin
postpartum dhe se çfarë duhet të priste. -
13:34 - 13:36Dhe në javët dhe muajt që pasuan,
-
13:36 - 13:39natyrshëm,Maria pati vizita të mëtejshme
me mjekun pediatër -
13:39 - 13:41për të kontrolluar shëndetin e fëmijës.
-
13:41 - 13:43Por, po aq e rëndësishme,
-
13:43 - 13:45ajo pati vizita pasuese me mjekun obstetër
dhe gjinekologun -
13:45 - 13:48për të kontrolluar shëndetin e saj,
presionin e saj të gjakut, -
13:48 - 13:51dhe kujdesin dhe shqetësimet e saj
si një mama e re. -
13:51 - 13:55Kjo është ajo se si kujdesi cilësor duket
përgjatë kudjesit të vazhdueshëm, -
13:55 - 13:57dhe se si duhet të duket.
-
13:57 - 13:59Nëse çdo grua shtatzënë në çdo komunitet
-
13:59 - 14:02do merrte këtë lloj kujdesi cilësor
-
14:02 - 14:06dhe do lindte me facilitetet që përdorin
praktika standarte kujdesi, -
14:06 - 14:10shkalla e vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë
së rëndë maternale do të binte menjëherë. -
14:10 - 14:14Rankimi ynë ndërkombëtar nuk do
të ishte kaq turpërues për ne. -
14:14 - 14:19Por, e vërteta është se, ne kemi pasur
dekada të niveleve papranueshmërisht të larta -
14:19 - 14:24të vdekjeve dhe komplikacioneve jetë-kërcënuese
maternale gjatë lindjeve -
14:24 - 14:29dhe dekada të pasojave shkatërruese për
mamat, bebat dhe familjet, -
14:29 - 14:31dhe nuk kemi lëvizur për të vepruar.
-
14:31 - 14:35Vëmendja së fundmi e medias në performancën
tonë të vakët në vdekshmërinë maternale -
14:35 - 14:38ka ndihmuar publikun të kuptojë:
-
14:38 - 14:41kujdesi shëndetësor cilësor maternal
është i ofrueshëm brenda mundësive. -
14:41 - 14:42Pyetja është:
-
14:42 - 14:47A jemi ne si shoqëri gati të vlerësojmë gratë
shtatzëna nga çdo komunitet? -
14:47 - 14:52Sa për pjesën time, jam duke bërë gjithçka
mundem për t'u siguruar që po, ne jemi, -
14:52 - 14:55ne kemi mjetet dhe bazën evidenciale gati
-
14:55 - 14:56për të ecur përpara.
-
14:57 - 14:58Faleminderit!
-
14:58 - 15:03(Duartrokitje)
- Title:
- Si mund të përmirësojmë kujdesin shëndetësor maternal -- para, gjatë dhe pas shtatzënisë.
- Speaker:
- Elizabeth Howell
- Description:
-
Shokuese, por e vërtetë: Shtetet e Bashkuara kane nivelin më të lartë të vdekjeve për nënat e reja nga cdo shtet tjetër i zhvilluar--dhe 60% të tyre janë të parandalueshme.
Me qartësi dhe urgjencë, mjekja Elizabeth Howell shpejgon shkaqet e vdekshmërisë maternale dhe tregon mënyrat si spitalet dhe doktorët të bëjnë shtatzëninë më të sigurt për gratë para, gjatë dhe pas lindjes. - Video Language:
- English
- Team:
- closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 15:17
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for How we can improve maternal healthcare -- before, during and after pregnancy | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for How we can improve maternal healthcare -- before, during and after pregnancy | ||
Borana Shermadhi accepted Albanian subtitles for How we can improve maternal healthcare -- before, during and after pregnancy | ||
Borana Shermadhi edited Albanian subtitles for How we can improve maternal healthcare -- before, during and after pregnancy | ||
Denajda Leka edited Albanian subtitles for How we can improve maternal healthcare -- before, during and after pregnancy | ||
Denajda Leka edited Albanian subtitles for How we can improve maternal healthcare -- before, during and after pregnancy | ||
Denajda Leka edited Albanian subtitles for How we can improve maternal healthcare -- before, during and after pregnancy | ||
Denajda Leka edited Albanian subtitles for How we can improve maternal healthcare -- before, during and after pregnancy |