Return to Video

Si mund të përmirësojmë kujdesin shëndetësor maternal -- para, gjatë dhe pas shtatzënisë.

  • 0:01 - 0:03
    Ishte kaos sapo zbrita nga ashensori.
  • 0:04 - 0:07
    Isha duke u rikthyer në detyrë
    si një mjeke rezidente
  • 0:07 - 0:09
    për të mbuluar njësinë e lindjeve.
  • 0:09 - 0:12
    Dhe gjithçka që munda të shihja, ishte
    një turmë mjekësh dhe infermieresh
  • 0:12 - 0:14
    duke qëndruar mbi një pacient
    në sallën e lindjes.
  • 0:15 - 0:18
    Ata ishin duke u
    përpjekur të shpëtonin jetën e një gruaje.
  • 0:18 - 0:20
    Pacientja ishte në gjendje shoku.
  • 0:20 - 0:25
    Ajo kishte lindur një djalë të shëndetshëm
    pak orë para se unë të mbërrija.
  • 0:25 - 0:28
    Papritur, humbi ndjenjat,
    nuk po reagonte,
  • 0:28 - 0:30
    dhe kishte gjakderdhje të madhe uterine.
  • 0:30 - 0:32
    Para se të arrija ne sallë
  • 0:32 - 0:37
    aty ndodheshin doktorë, infermierë dhe pacientja e pajetë.
  • 0:37 - 0:40
    Skuadra e kujdesit intensiv
    u mundua ta risillte në jetë,
  • 0:40 - 0:42
    por pavarësisht përpjekjeve maksimale të gjithkujt
  • 0:42 - 0:43
    ajo ndërroi jetë.
  • 0:43 - 0:47
    Ajo çfarë kujtoj më tepër nga ajo ditë
    ishte e qara therrëse e të atit.
  • 0:47 - 0:51
    Ajo depërtoi në zemrën time
    dhe të kujtdo që ishte i pranishëm.
  • 0:51 - 0:54
    Supozohet se ajo duhet të ishte dita
    më e bukur e jetës së tij,
  • 0:54 - 0:57
    por u kthye në ditën më të keqe.
  • 0:58 - 1:02
    Do dëshiroja të mund të thoja se kjo
    tragjedi ishte një rast i vecantë,
  • 1:02 - 1:04
    por fatkeqësisht, nuk është ky rasti.
  • 1:04 - 1:06
    Çdo vit, në Shtetet e Bashkuara
  • 1:06 - 1:10
    diku ndermjet 700 dhe 900 grave vdesin
  • 1:10 - 1:11
    nga nje shkak i lidhur me shtatzëninë.
  • 1:12 - 1:14
    Dhe ajo që më habit
  • 1:14 - 1:17
    është se shkalla e vdekshmërisë maternale
    është në fakt më e lartë
  • 1:17 - 1:20
    se çdo shtet tjetër me të ardhura të larta,
  • 1:20 - 1:22
    dhe shkalla jonë është shumë herë më keq
    për gratë me ngjyrë.
  • 1:23 - 1:28
    Shkalla jonë e vdekshmërisë maternale
    faktikisht u rrit gjatë dekadës së kaluar,
  • 1:28 - 1:31
    ndërkohë që vendet e tjera e ulën.
  • 1:31 - 1:33
    Dhe paradoksi i gjithë kësaj?
  • 1:34 - 1:38
    Ne shpenzojmë më shumë për kujdesin ndaj
    shëndetit se çdo shtet tjetër në botë.
  • 1:39 - 1:43
    Afërsisht në të njëjtën kohë që kjo
    mama e re humbi jetën e saj në rezidencë,
  • 1:43 - 1:45
    unë u bëra vetë nënë.
  • 1:45 - 1:48
    Dhe pavarsisht njohurive dhe trajnimet
    e mia në këtë fushë,
  • 1:48 - 1:52
    u befasova nga sa pak vëmendja që
    iu kushtua
  • 1:52 - 1:55
    shpërndarjes se kujdesit cilësor
    për nënat e reja.
  • 1:55 - 1:57
    Dhe mendova se çfarë kjo do të thoshte,
    jo vetëm për mua
  • 1:57 - 1:59
    po per shumë gra të tjera.
  • 2:00 - 2:03
    Ndoshta sepse babai im ishte avokat
    për mbrojtjen e të drejtave të njeriut
  • 2:03 - 2:05
    dhe prindërit e mi ishin të ndergjegjshëm
  • 2:05 - 2:08
    dhe kërkonin që ne të ngriheshim
    për atë që besonim.
  • 2:08 - 2:11
    Ose fakti se prindërit e mi
    kanë lindur në Xhamaika,
  • 2:11 - 2:12
    erdhën në Shtetet e Bashkuara
  • 2:12 - 2:15
    dhe ishin të aftë të kuptonin
    ëndrrën amerikane.
  • 2:15 - 2:17
    Ose ndoshta ishte trajnimi im mjekësor,
  • 2:17 - 2:20
    ku fillimisht pashë
  • 2:20 - 2:23
    se sa keq trajtoheshin gratë
    me të ardhura të pakta
  • 2:23 - 2:25
    nga sistemi ynë i kujdesit shëndetësor.
  • 2:25 - 2:28
    Cilado qoftë aryseja,
    ndjeja një përgjegjësi të çohesha,
  • 2:28 - 2:30
    jo vetëm për vete,
  • 2:30 - 2:31
    po për të gjitha gratë,
  • 2:31 - 2:35
    dhe veçanërisht ato të perjashtuara
    nga sistemi ynë i kujdesit shëndetsor.
  • 2:35 - 2:39
    Dhe vendosa ta fokusoj karrierën time
    në përmirësimin e kujdesit shëndetësor maternal.
  • 2:41 - 2:43
    Pra, çfarë po i vret nënat?
  • 2:43 - 2:45
    Sëmundjet kardiovaskulare, hemorragjia,
  • 2:45 - 2:48
    presioni i lartë i gjakut
    që shkakton goditje ose hemoragji,
  • 2:48 - 2:49
    mpiksja e gjakut dhe infeksioni
  • 2:50 - 2:53
    janë disa nga shkaqe madhore të
    vdekshmërisë maternale në këtë shtet.
  • 2:54 - 2:57
    Por një vdekje maternale është
    vetëm maja e ajsbergut.
  • 2:57 - 3:02
    Për çdo vdekje, mbi 100 gra
    vuajnë një komplikim të rëndë
  • 3:02 - 3:04
    lidhur me shtatzëninë apo lindjen,
  • 3:04 - 3:09
    duke rezultuar që mbi 60 000 gra çdo vit
    të përjetojnë një nga këto evente.
  • 3:10 - 3:12
    Këto komplikacione,
    të quajtura sëmundje të rënda maternale,
  • 3:12 - 3:16
    janë në rritje ne Shtetet e Bashkuara
    dhe janë jetë-ndryshuese.
  • 3:16 - 3:20
    Është vlerësuar se diku mes
    1.5 dhe 2 përqind
  • 3:20 - 3:24
    e 4 milion lindjeve që ndodhin çdo vit
    në këtë shtet
  • 3:24 - 3:26
    janë të lidhur me një nga këto ngjarje.
  • 3:27 - 3:32
    Kjo do të thotë që 5 ose 6 gra çdo orë
    që përjetojnë mpiksje gjaku, kriza epileptike, goditje,
  • 3:32 - 3:34
    që marrin transfuzion gjaku
  • 3:34 - 3:37
    që kanë dëmtim të organeve fundore
    si psh dëmtim të veshkave,
  • 3:37 - 3:39
    apo ndonjë tjetër ndodhi tragjike.
  • 3:41 - 3:44
    Tani, pjesa e kësaj historie që
    është sinqerisht e pafalshme
  • 3:44 - 3:48
    është fakti se 60% e këtyre vdekjeve dhe
    komplikacioneve të rënda
  • 3:48 - 3:50
    mendohet të jenë të parandalueshme.
  • 3:50 - 3:53
    Kur them se 60% janë të parandalueshme,
  • 3:53 - 3:56
    nënkuptoj se ekzistojnë hapa konkretë
    dhe procedura standarte
  • 3:56 - 3:58
    që mund të aplikohen
  • 3:58 - 4:00
    për të parandaluar ndodhinë
    e këtyre rezultate të këqija
  • 4:00 - 4:02
    dhe të shpëtojnë jetët e grave.
  • 4:02 - 4:05
    Dhe kjo nuk kërkon ndonjë teknologji
    të re të sofistikuar.
  • 4:05 - 4:07
    Ne thjesht duhet të aplikojmë atë
    çfarë dimë
  • 4:07 - 4:10
    dhe të sigurojmë standarte të barabarta
    në spitale.
  • 4:11 - 4:15
    Për shembull, nëse një grua shtatzënë
    në punë ka presion të lartë të gjakut
  • 4:15 - 4:18
    dhe e kurojmë me mjekimin
    e duhur kundër tensionit të lartë
  • 4:18 - 4:20
    në kohën e duhur,
  • 4:20 - 4:22
    mund të parandalojmë goditjen.
  • 4:22 - 4:26
    Nëse mund të gjurmojmë saktësisht
    humbjen e gjakut gjatë lindjes,
  • 4:26 - 4:29
    mund të zbulojmë hemorragjinë më shpejt
    dhe të shpëtojmë jetën e gruas.
  • 4:30 - 4:34
    Ne faktikisht mund të ulim nivelet e këtyre
    ngjarjeve katastrofike në të ardhmen,
  • 4:34 - 4:37
    por kjo kërkon që ne të vlerësojmë
    cilësinë e kujdesit
  • 4:37 - 4:39
    që shpërndajmë drejt grave shtatzëna
  • 4:39 - 4:42
    përpara, gjatë dhe pas shtatzënisë.
  • 4:42 - 4:47
    Nëse risim cilësinë e kujdesit universalisht
    drejt asaj që supozohet të jetë standarti,
  • 4:47 - 4:51
    ne mund çojmë drejt uljes se shkallës së
    vdekshmërisë dhe komplkacioneve të rënda.
  • 4:52 - 4:54
    Epo, ka edhe disa lajme të mira.
  • 4:54 - 4:56
    Ka edhe disa histori suksesi.
  • 4:57 - 5:00
    Ekzistojnë në fakt disa vende që kanë
    adoptuar këto standarte,
  • 5:00 - 5:02
    dhe kanë bërë ndryshime.
  • 5:02 - 5:06
    Disa vite më parë, Universiteti Amerikan i
    Obstetërve dhe Gjinkelogëve
  • 5:06 - 5:09
    bashkëpunoi me organizata të tjera
    shndetësore,
  • 5:09 - 5:12
    studiues si unë dhe
    organziatave komunitare.
  • 5:12 - 5:15
    Ata donin të implementonin praktika
    standarte të kujdesit
  • 5:15 - 5:19
    në spitale dhe në sistemet shëndetësore
    në të gjithë shtetin.
  • 5:19 - 5:21
    Dhe mjeti që po përdorim është
    një program i quajtur
  • 5:21 - 5:25
    Alenaca për Inovacion në Shëndetin Maternal,
    programi AIM.
  • 5:25 - 5:30
    Objektivi i tyre është të ulin vdekshmërinë
    dhe sëmunfjet e rënda maternale
  • 5:30 - 5:33
    nëpërmjet disa iniciativave cilësore
    dhe të sigurta në të gjithë vendin.
  • 5:34 - 5:37
    Grupi ka zhvilluar një numër
    paketash sigurie
  • 5:37 - 5:41
    që targetojnë disa nga shkaqet më të
    parandalueshme te vdekjes maternale.
  • 5:41 - 5:44
    Programi AIM momentalisht gëzon
    potencialin për të arritur
  • 5:44 - 5:47
    mbi 50% lindjeve në SHBA.
  • 5:47 - 5:49
    Pra, çfarë është një paketë sigurie?
  • 5:49 - 5:52
    Praktikat e bazuara në evidenca,
    protokolle, procedura,
  • 5:52 - 5:54
    mjekime, pajisje
  • 5:54 - 5:56
    dhe artikuj të tjerë për gjurmimin
    e këtyre kushteve.
  • 5:57 - 5:59
    Le të marrim shembullin e
    një pakete hemorragjie.
  • 6:00 - 6:02
    Për hemorragjinë,
    ju nevojitet një kuti
  • 6:02 - 6:05
    që ka në të gjithçka që një doktor apo infermiere
    mund të ketë nevojë në rast emergjence:
  • 6:05 - 6:09
    një tub intravenoz, maskë oksigjeni, mjekime,
  • 6:09 - 6:11
    listat e plota kontrolluese,
    ose pajisje të tjera.
  • 6:11 - 6:13
    Më pas nevojitet diçka
    për të matur humbjen e gjakut:
  • 6:13 - 6:15
    sfungjera dhe fasho.
  • 6:15 - 6:17
    Dhe në vend që thjesht t'i shohin,
  • 6:17 - 6:20
    doktorët dhe infermierët
    i mbledhin këto sfungjera dhe fasho
  • 6:20 - 6:21
    dhe ose i peshojnë
  • 6:21 - 6:26
    ose përdorin teknologji të reja që
    të përcaktojnë se sa gjak është humbur.
  • 6:27 - 6:33
    Paketa e hemorragjisë përfshin gjithashtu
    protokollet e krizave për transfuzionet masive
  • 6:33 - 6:34
    dhe trajnimet dhe stërvitjet e rregullta.
  • 6:35 - 6:39
    Tani, Kalifornia ka qene lider
    në përdorimin e këtyre lloj paketash,
  • 6:39 - 6:42
    dhe kjo është arsyeja pse Kalifornia
    pa nje reduktim me 21%
  • 6:42 - 6:44
    në vdekjet e afërta prej hemorragjisë
  • 6:44 - 6:48
    nëpër spitalet që implementuan
    këtë paketë vitin e parë.
  • 6:48 - 6:53
    Përsëri përdorimi i këtyre paketave përgjatë
    gjithë vendit është i pabarabartë ose mungues.
  • 6:53 - 6:56
    Njësoj si fakti që përdorimi i
    praktikave të bazuara në prova
  • 6:56 - 6:57
    dhe fokusimi te siguria
  • 6:58 - 7:00
    ndryshon nga njëri spital në tjetrin,
  • 7:00 - 7:02
    sic ndryshon edhe cilësia e kujdesit.
  • 7:02 - 7:07
    Cilësia e kujdesit ndryshon masivisht
    për gratë me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara.
  • 7:07 - 7:09
    Gratë me ngjyrë që lindin në këtë vend
  • 7:09 - 7:14
    kanë 3-4 herë më tepër gjasa për
    të vuajtur nga një vdekje e lidhur me shtatzëninë
  • 7:14 - 7:15
    sesa kanë gratë e bardha.
  • 7:16 - 7:20
    Kjo statistikë është e vërtetë për të
    gjitha gratë me ngjyrë në këtë vend,
  • 7:20 - 7:22
    qofshin të lindura në Shtetet e Bashkuara
  • 7:22 - 7:23
    ose në ndonjë shtet tjetër.
  • 7:24 - 7:28
    Shume duan të mendojnë që ndryshimet
    në të ardhura shkaktojnë keto pabarazi,
  • 7:28 - 7:29
    por kjo shkon përtej klasave shoqërore.
  • 7:30 - 7:32
    Një grua me ngjyrë me edukim universitar
  • 7:32 - 7:36
    ka afërsisht dy herë më tepër gjasa të vdesë
    krahasuar me një grua të bardhë
  • 7:36 - 7:39
    me një edukim jo më të lartë
    se arsimi i mesëm.
  • 7:39 - 7:44
    Dhe ajo ka 2-3 herë më tepër gjasa
    të vuajë nga një komplikacion i rëndë
  • 7:44 - 7:46
    gjatë lindjes.
  • 7:46 - 7:51
    Më kanë mësuar gjithmonë të mendoj
    se edukimi ishte shpëtimi yne,
  • 7:51 - 7:53
    por në këtë rast, nuk është e vërtetë.
  • 7:54 - 7:56
    Kjo pabarazi mes njerëzve të bardhë dhe
    me ngjyrë
  • 7:56 - 7:58
    është pabarazia më e madhe
  • 7:58 - 8:01
    në masat shendetsore të paralidjeve
  • 8:01 - 8:02
    sipas CDC.
  • 8:03 - 8:05
    Dhe këto pabarazi janë më tepër
    të theksuara
  • 8:05 - 8:07
    në disa nga qytetet tona.
  • 8:07 - 8:09
    Për shembull, në New York,
  • 8:09 - 8:12
    një grua me ngjyrë ka më tepër gjasa
    të vdesë
  • 8:12 - 8:16
    nga një shkak i lidhur me shtatzëninë
    sesa ka një grua e bardhë.
  • 8:17 - 8:19
    Tani, mendoj se shumë prej jush
    ka mundësi të jenë familjarizuar me
  • 8:19 - 8:22
    historinë pikëlluese të
    Dr. Shalon Irving,
  • 8:22 - 8:26
    një epidemologe e CDC
    që vdiq pas lindjes.
  • 8:26 - 8:29
    Historia e saj u publikua
    te ProPublica dhe NPR
  • 8:30 - 8:31
    më pak se një vit më parë.
  • 8:31 - 8:33
    Së fundmi, isha në një konferencë
  • 8:33 - 8:36
    dhe kisha privilegjin të dëgjoja
    mamanë e saj teksa fliste.
  • 8:36 - 8:38
    Preku të gjithë publikun.
  • 8:39 - 8:41
    Shalon ishte një epidemologe
    e shkëlqyer,
  • 8:41 - 8:44
    e angazhuar me studimin e pabarazive
    etnike dhe racore në çështjet shëndetësore.
  • 8:44 - 8:48
    Ajo ishte 36 vjeç,
    ky ishte fëmija i saj i parë,
  • 8:48 - 8:49
    dhe ajo ishte Afrikano-Amerikane.
  • 8:50 - 8:53
    Shalon kishte një shtatzëni
    të komplikuar,
  • 8:53 - 8:57
    por ajo lindi një vajzë të shëndetshme
    dhe doli nga spitali.
  • 8:58 - 9:02
    Tre jave më vonë, ajo vdiq
    nga presioni i lartë i gjakut.
  • 9:03 - 9:07
    Shalon ishte kontrolluar 4-5 herë
    nga profesionistët e kujdesit shëndetësor
  • 9:07 - 9:09
    në ato tre javë.
  • 9:09 - 9:10
    Ajo nuk u dëgjua,
  • 9:10 - 9:14
    dhe askush se kuptoi
    gjëndjen e saj të rënde.
  • 9:15 - 9:18
    Tani, historia e Shalon
    ishte një nga shumë historitë
  • 9:18 - 9:22
    për pabarazitë etnike dhe racore në çështjet
    e shëndetit dhe kujdesit shëndetsor
  • 9:22 - 9:23
    në Shtetet e Bashkuara,
  • 9:23 - 9:28
    dhe ka një njohje në rritje se
    determinantët socialë të shëndetit,
  • 9:28 - 9:32
    si racizmi, varfëria, edukimi,
    strehimi i veçuar,
  • 9:32 - 9:34
    kontribuojnë te këto pabarazi.
  • 9:34 - 9:39
    Por, historia e Shalonit vë në pah
    një nënçështje shtesë:
  • 9:39 - 9:40
    cilësinë e kujdesit.
  • 9:40 - 9:43
    Mungesa e standarteve në kujdesin
    pas lindjes.
  • 9:43 - 9:46
    Shalon u kontrollua disa herë
    nga mjekët në ato tre javë,
  • 9:46 - 9:48
    dhe përsëri ajo vdiq.
  • 9:48 - 9:51
    Cilësia e kujdesit
    në mjedisin e lindjes
  • 9:51 - 9:54
    është një nënshkak i pabarazive
    etnike dhe racore
  • 9:54 - 9:57
    në vdekshmërinë dhe sëmundjet
    e rënda maternale
  • 9:57 - 9:58
    në Shtetet e Bashkuara,
  • 9:58 - 10:01
    dhe është diçka që mund ta adresojmë tani.
  • 10:02 - 10:04
    Kërkimet nga skuadra jonë dhe të tjerë
  • 10:04 - 10:07
    kanë dokumentuarse, për një varg arsyesh,
  • 10:07 - 10:10
    gratë me ngjyrë kanë tendencën të lindin
    në një grup të veçntë spitalesh
  • 10:10 - 10:14
    dhe këto spitale shpesh kanë rezultate
    më të këqija për gratë e bardha dhe me ngjyrë
  • 10:14 - 10:17
    së bashku, pavarësisht faktorëve
    riskues të pacientes.
  • 10:17 - 10:20
    Kjo është e vërtetë në gjithë Shtetet e Bashkuara,
  • 10:20 - 10:22
    ku rreth 3/4 e të gjitha grave me ngjyrë
  • 10:22 - 10:25
    lindin në një grup të veçantë spitalesh,
  • 10:25 - 10:28
    ku më pak se 1/5 e grave të bardha
    lindin në të njëjtat spitale.
  • 10:29 - 10:33
    Në New York, rreziku për një grua që të ketë
    një komplikacion jetë-rrezikues
  • 10:33 - 10:34
    gjatë lindjes
  • 10:34 - 10:38
    mund të jetë 6 herë më i lartë
    në një spital sesa në një tjetër.
  • 10:38 - 10:42
    Jo çuditërisht, gratë me ngjyrë
    kanë më tepër gjasa të lindin
  • 10:42 - 10:44
    në spitale me rezultate më të
    këqija.
  • 10:44 - 10:46
    Në fakt, diferencat në spitalet e lindjes
  • 10:46 - 10:49
    shpjegojnë afërsisht gjysmën
    e pabarazive te gratë me ngjyrë.
  • 10:50 - 10:52
    Ndërkohë që ne duhet të adresojmë
    determinantët socialë të shëndetit
  • 10:52 - 10:56
    nëse ne ndonjëherë do të kemi me të vërtetë
    kujdes të paanshëm shëndetësor në vend
  • 10:56 - 11:00
    shumë prej tyre janë rrënjosur thellë
    dhe do të marrin kohë për t'u zgjidhur.
  • 11:00 - 11:03
    Ndërkohë, ne mund të punojmë
    me cilësinë e kujdesit.
  • 11:03 - 11:07
    Sigurimi i kujdesit cilësor
    në gjithë vazhdimësinë e kujdesit
  • 11:07 - 11:11
    nënkupton sigurimin e aksesit të sigurt
    dhe kontraceptivë të sigurtë
  • 11:11 - 11:13
    gjatë jetës ripordhuese të gruas.
  • 11:14 - 11:19
    Para shtatzënisë, nënkupton
    sigurimin e kujdesit paraprak,
  • 11:19 - 11:22
    që të mund të menaxhojmë sëmundjet
    kronike dhe të optimizojmë shëndetin.
  • 11:22 - 11:26
    Përgjatë shtatzënisë, përfshin kujdesin
    cilësor para lindjes dhe gjatë lindjes
  • 11:26 - 11:29
    që të mund të nxjerrim mama dhe beba
    të shëndetshëm.
  • 11:29 - 11:34
    Dhe në fund, pas shtatzënisë, përfshin
    kujdesin postpartum dhe ndër-shtatzënor
  • 11:34 - 11:38
    që t'u mundësojmë mamave
    lindjen e shëndetshme të bebave të tjerë
  • 11:38 - 11:39
    dhe një jetë të shëndetshme.
  • 11:39 - 11:42
    Dhe mund literalisht të përcaktojë
    diferencën mes jetës dhe vdekjes,
  • 11:42 - 11:44
    siç bëri në rastin e Marias,
  • 11:44 - 11:48
    që u kontrollua në spital pasi
    pati ngritje të presionit të gjakut
  • 11:48 - 11:50
    gjatë një vizite prenatale.
  • 11:50 - 11:52
    Maria ishte 40, dhe kjo ishte
    shtatzënia e saj e dytë.
  • 11:53 - 11:57
    Gjatë shtatzënisv së saj të parë
    që ndodhi dy vite më parë,
  • 11:57 - 12:00
    përsëri nuk u ndje mirë në javët e fundit
    të shtatzënisë së saj,
  • 12:00 - 12:02
    dhe pati disa ngritje të
    presionit të gjakut,
  • 12:02 - 12:05
    por askush nuk u pa të kushtonte
    vëmendje.
  • 12:05 - 12:07
    Ata thjesht thanë "Maria ,
    mos u shqetëso, do të jesh mirë.
  • 12:07 - 12:10
    Kjo është shtatzënia jote e parë.
    Je thjesht pak nervoze."
  • 12:10 - 12:12
    Por gjërat nuk përfunduan mirë
    për herën e fundit të Marias.
  • 12:12 - 12:14
    Ajo pati një krizë gjatë punës.
  • 12:15 - 12:17
    Epo, këtë herë skuadra e saj me
    të vërtetë e dëgjoi.
  • 12:17 - 12:20
    Ata i bënë pyetje të zgjuara dhe ekzaminuese.
  • 12:20 - 12:24
    Doktori i saj e këshilloi për
    shenjat dhe simptomat e pre-eklampsisë
  • 12:24 - 12:26
    dhe i shpjegoi se nëse ajo nuk
    po ndjehej mirë,
  • 12:26 - 12:28
    ajo kishte nevojë të shkonte dhe të
    kontrollohej.
  • 12:28 - 12:30
    Dhe herën e fundit , Maria erdhi,
  • 12:30 - 12:33
    dhe doktori i saj e dërgoi menjëherë në
    spital.
  • 12:33 - 12:37
    Në spital, doktori i saj urdhëroi teste
    urgjente laboratorike.
  • 12:37 - 12:40
    Ata e lidhën me disa monitorë
  • 12:40 - 12:42
    dhe i kushtuan vëmendje të veçantë
    presionit të lartë të gjakut,
  • 12:42 - 12:44
    gjurmimit të rrahjeve të zemrës së fetusit
  • 12:44 - 12:47
    dhe i dhane mjekin intravenoz për të
    parandaluar ndonjë krizë.
  • 12:47 - 12:51
    Dhe kur presioni i gjakut të Marias u rrit
    aq shumë saqë kishte rrezik për goditje në zemër,
  • 12:51 - 12:54
    doktorët dhe infermieret e saj
    u hodhën në veprim.
  • 12:54 - 12:56
    Ata përsëritën presionin e saj të gjakut
    në 15 minuta
  • 12:56 - 12:58
    dhe deklaruan një emergjencë hipertensive.
  • 12:58 - 13:02
    Ata i dhanë mjekimin e duhur intravenoz
    sipas protokollit korrekt më të fundit.
  • 13:02 - 13:05
    Ata punuan pa probleme së bashku
    si një grup i koordinuar
  • 13:05 - 13:08
    dhe në mënyrë të suksseshme e ulën
    presionin e saj të gjakut.
  • 13:09 - 13:13
    Si rezultat, ajo që mund të rezultonte në një tragjedi
    u shndërrua në histori suksesi.
  • 13:13 - 13:15
    Simptomat e rrezikshme të Marias
    u kontrolluan,
  • 13:15 - 13:18
    dhe ajo lindi një vajzë të shëndetshme.
  • 13:18 - 13:21
    Dhe para se Maria të dilte nga spitali,
  • 13:21 - 13:25
    doktori e këshilloi atë përsëri për simptomat
    dhe shenjat e pre-eklampsisë,
  • 13:25 - 13:28
    dhe rëndësisë së të paturit
    nën kontroll të presionit të gjakut,
  • 13:28 - 13:30
    veçanërisht në javën e parë pas lindjes
  • 13:30 - 13:34
    dhe i dha asaj edukimin për shëndetin
    postpartum dhe se çfarë duhet të priste.
  • 13:34 - 13:36
    Dhe në javët dhe muajt që pasuan,
  • 13:36 - 13:39
    natyrshëm,Maria pati vizita të mëtejshme
    me mjekun pediatër
  • 13:39 - 13:41
    për të kontrolluar shëndetin e fëmijës.
  • 13:41 - 13:43
    Por, po aq e rëndësishme,
  • 13:43 - 13:45
    ajo pati vizita pasuese me mjekun obstetër
    dhe gjinekologun
  • 13:45 - 13:48
    për të kontrolluar shëndetin e saj,
    presionin e saj të gjakut,
  • 13:48 - 13:51
    dhe kujdesin dhe shqetësimet e saj
    si një mama e re.
  • 13:51 - 13:55
    Kjo është ajo se si kujdesi cilësor duket
    përgjatë kudjesit të vazhdueshëm,
  • 13:55 - 13:57
    dhe se si duhet të duket.
  • 13:57 - 13:59
    Nëse çdo grua shtatzënë në çdo komunitet
  • 13:59 - 14:02
    do merrte këtë lloj kujdesi cilësor
  • 14:02 - 14:06
    dhe do lindte me facilitetet që përdorin
    praktika standarte kujdesi,
  • 14:06 - 14:10
    shkalla e vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë
    së rëndë maternale do të binte menjëherë.
  • 14:10 - 14:14
    Rankimi ynë ndërkombëtar nuk do
    të ishte kaq turpërues për ne.
  • 14:14 - 14:19
    Por, e vërteta është se, ne kemi pasur
    dekada të niveleve papranueshmërisht të larta
  • 14:19 - 14:24
    të vdekjeve dhe komplikacioneve jetë-kërcënuese
    maternale gjatë lindjeve
  • 14:24 - 14:29
    dhe dekada të pasojave shkatërruese për
    mamat, bebat dhe familjet,
  • 14:29 - 14:31
    dhe nuk kemi lëvizur për të vepruar.
  • 14:31 - 14:35
    Vëmendja së fundmi e medias në performancën
    tonë të vakët në vdekshmërinë maternale
  • 14:35 - 14:38
    ka ndihmuar publikun të kuptojë:
  • 14:38 - 14:41
    kujdesi shëndetësor cilësor maternal
    është i ofrueshëm brenda mundësive.
  • 14:41 - 14:42
    Pyetja është:
  • 14:42 - 14:47
    A jemi ne si shoqëri gati të vlerësojmë gratë
    shtatzëna nga çdo komunitet?
  • 14:47 - 14:52
    Sa për pjesën time, jam duke bërë gjithçka
    mundem për t'u siguruar që po, ne jemi,
  • 14:52 - 14:55
    ne kemi mjetet dhe bazën evidenciale gati
  • 14:55 - 14:56
    për të ecur përpara.
  • 14:57 - 14:58
    Faleminderit!
  • 14:58 - 15:03
    (Duartrokitje)
Title:
Si mund të përmirësojmë kujdesin shëndetësor maternal -- para, gjatë dhe pas shtatzënisë.
Speaker:
Elizabeth Howell
Description:

Shokuese, por e vërtetë: Shtetet e Bashkuara kane nivelin më të lartë të vdekjeve për nënat e reja nga cdo shtet tjetër i zhvilluar--dhe 60% të tyre janë të parandalueshme.
Me qartësi dhe urgjencë, mjekja Elizabeth Howell shpejgon shkaqet e vdekshmërisë maternale dhe tregon mënyrat si spitalet dhe doktorët të bëjnë shtatzëninë më të sigurt për gratë para, gjatë dhe pas lindjes.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
15:17

Albanian subtitles

Revisions