Return to Video

Hans Rosling dhe 200 shtete, 200 vite, në 4 minuta - Kënaqësia e Statistikave - BBC Four

  • 0:04 - 0:07
    Vizualizimi është aspekt qëndor i punës sime.
  • 0:08 - 0:10
    Unë ligjeroj për çështjet e shëndetit botëror.
  • 0:11 - 0:13
    Dhe unë e di se nuk mjafton vetëm që të kesh të dhëna statistikore.
  • 0:15 - 0:18
    Ato duhet të prezantohen në një mënyrë të kuptueshme dhe zbavitëse për njerëzit.
  • 0:18 - 0:22
    Tani do të bëj diçka që s'e kam provuar asnjëherë më parë.
  • 0:22 - 0:25
    Do t'i animoj të dhënat në një hapësirë të vërtetë.
  • 0:25 - 0:29
    Për ta realizuar këtë synim do të më ndihmojë ekipi teknik.
  • 0:29 - 0:33
    Po fillojmë: së pari shfaqim boshtin për shëndetin.
  • 0:33 - 0:39
    Këtu e kemi jetëgjatësinë e pritur prej 25 deri në 75 vite.
  • 0:39 - 0:41
    Dhe këtu poshtë, e kemi boshtin për pasurinë.
  • 0:41 - 0:47
    Të ardhurat për person: $400, $4,000 dhe $40,000.
  • 0:47 - 0:50
    Këtu poshtë e kemi varfërinë dhe sëmundjen,
  • 0:50 - 0:52
    ndërsa këtu lart i kemi të pasurit dhe të shëndetshmit.
  • 0:53 - 0:59
    Tani do t'ju tregoj se si bota ishte para 200 vitesh,
  • 0:59 - 1:00
    në vitin 1810.
  • 1:00 - 1:02
    Ja ku janë të gjitha shtetet:
  • 1:02 - 1:08
    Europa është ngjyrë kafe, Azia e kuqe, Lindja e Mesme e gjelbër, Afrika nën-Sahariane e kaltër,
  • 1:08 - 1:10
    dhe Amerikat të verdha.
  • 1:10 - 1:13
    Ndërsa madhësia e topit të një shteti tregon madhësinë e popullsisë së tij.
  • 1:13 - 1:17
    Në vitin 1810 këtu poshtë kishte shumë tollovi, apo jo?
  • 1:17 - 1:19
    Të gjitha shtetet ishin të varfëra dhe të sëmura,
  • 1:19 - 1:23
    Jetëgjatësia mesatare ishte më e vogël se 40 vjet në të gjitha shtetet.
  • 1:23 - 1:27
    Vetëm Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda ishin pak më mirë,
  • 1:27 - 1:29
    por jo edhe aq më mirë.
  • 1:29 - 1:30
    Dhe në këtë moment unë po e nisi jetën e botës!
  • 1:32 - 1:37
    Revolucioni industrial bën që shtetet e Europës dhe disa vende të tjera
  • 1:37 - 1:39
    të largohen prej pjesës tjetër të botës.
  • 1:39 - 1:41
    Por shtetet e kolonizuara të Azisë dhe Afrikës
  • 1:41 - 1:44
    mbeten të ngujuara këtu poshtë.
  • 1:44 - 1:47
    Me kalimin e kohës, shtetet perendimore bëhen gjithnjë e më të shëndetshme.
  • 1:47 - 1:51
    Dhe tani, ta ngadalësojmë pak rrëfimin për ta treguar ndikimin
  • 1:51 - 1:53
    e Luftës së Parës Botërore.
  • 1:53 - 1:58
    dhe epidemisë së gripit spanjoll. Çfarë katastrofe!
  • 1:58 - 2:02
    Dhe tani shkojmë shpejtë nëpr vitet 1920 dhe 1930.
  • 2:02 - 2:04
    Përkundër periudhës së Depresionit të Madh
  • 2:04 - 2:06
    shtetet perendimore vazhdojnë të ecin para
  • 2:06 - 2:07
    drejt pasurisë dhe shëndetit më të mirë
  • 2:07 - 2:10
    Japonia dhe disa shtete të tjera përpiqen t'u vijnë pas
  • 2:10 - 2:11
    por shumica e shteteve të tjera mbeten aty poshtë.
  • 2:11 - 2:15
    Tani, pas tragjedive të Luftës së Dytë Botërore,
  • 2:15 - 2:19
    ndalemi pak për të parë se si dukej bota e vitit 1948.
  • 2:19 - 2:23
    Viti 1948 ishte një vit i rëndësishëm: Lufta kishte përfunduar,
  • 2:23 - 2:26
    Suedia bëri kërdinë në Lojërat Dimërore Olimpike
  • 2:26 - 2:28
    dhe unë kisha lindur!
  • 2:28 - 2:31
    Por dallimi mes shteteve të botës
  • 2:31 - 2:32
    ishte më i madh se kurdoherë.
  • 2:32 - 2:37
    SHBA-të ishin përpara, Japonia po i ndiqte pas,
  • 2:37 - 2:39
    Brazili ishte shumë më prapa.
  • 2:39 - 2:43
    Irani po bëhej pak më i pasur për shkak të naftës por vazhdonte të kishte jetëgjatësi të shkurtër.
  • 2:43 - 2:46
    Ndërkohë, gjigantët aziatik:
  • 2:46 - 2:48
    Kina, India, Pakistani, Bangladeshi dhe Indonezia,
  • 2:48 - 2:50
    ishin akoma të varfëra dhe të sëmura këtu poshtë.
  • 2:50 - 2:52
    por shikoni se çfarë do të ndodhë!
  • 2:52 - 2:54
    Ja po ia nisim prap!
  • 2:54 - 2:57
    Gjatë jetës sime, kolonitë e mëparshme fituan pavarësinë,
  • 2:57 - 3:00
    dhe më në fund filluan të bëhen më të shëndetshme,
  • 3:00 - 3:01
    dhe më të shëndetshme
  • 3:01 - 3:02
    dhe më të shëndetshme.
  • 3:02 - 3:06
    Dhe në vitin 1970, shtetet e Azisë dhe Amerikës Latine
  • 3:06 - 3:09
    filluan t'u afrohen shteteve perendimore:
  • 3:09 - 3:11
    ato u bënë ekonomi në zhvillim e sipër.
  • 3:11 - 3:12
    Disa shtete afrikane fillojnë të ndjekin pas,
  • 3:12 - 3:14
    disa të tjera mbeten të ngujuara në luftëra civile,
  • 3:14 - 3:16
    disa të tjera u goditën nga virusi HIV.
  • 3:16 - 3:18
    Dhe ja ku e kemi botën e sotme,
  • 3:18 - 3:22
    me statistikat e fundit.
  • 3:23 - 3:25
    Shumica e njerëzve sot jetojnë këtu në mes.
  • 3:25 - 3:28
    Por në të njejtën kohë ka shumë dallime
  • 3:28 - 3:30
    në mes të shteteve më të pasura dhe shteteve më të varfëra.
  • 3:30 - 3:34
    dhe ka shumë pabarazi edhe brenda vetë shteteve.
  • 3:34 - 3:37
    Këta topa i tregojnë mesataret e shteteve,
  • 3:37 - 3:38
    por unë mund t'i ndaj.
  • 3:38 - 3:41
    Merreni për shembull Kinën. Mund ta ndaj në provinca.
  • 3:41 - 3:44
    Ja ku iku Shanghai.
  • 3:44 - 3:48
    Ai sot ka pasuri dhe shëndet të një niveli të njejtë sa Italia.
  • 3:48 - 3:51
    Dhe ja ku është provinca e varfër Guizhou.
  • 3:51 - 3:52
    Ajo është si Pakistani.
  • 3:52 - 3:55
    Dhe nëse e ndaj edhe më tutje
  • 3:55 - 3:58
    pjesët e saja rurale janë si Ghana në Afrikë.
  • 4:01 - 4:03
    Dhe përkundër dallimeve enorme që hasim sot,
  • 4:05 - 4:07
    gjatë 200 viteve kemi parë progres të hatashëm.
  • 4:07 - 4:09
    Hendeku i madh historik që ekzistonte në mes të perendimit
  • 4:09 - 4:10
    dhe pjesës tjetër të botës, tani po zvogëlohet.
  • 4:10 - 4:15
    Jemi bërë një botë krejtësisht e re që shkon drejt konvergjencës,
  • 4:15 - 4:18
    dhe unë e shoh një trend të qartë drejt së ardhmes.
  • 4:18 - 4:20
    përmes ndihmës, tregtisë, teknologjisë ekologjike dhe paqes.
  • 4:20 - 4:23
    Është krejt e mundshme që çdo shtet të arrijë
  • 4:24 - 4:26
    te cepi i pasur dhe i shëndetshëm.
  • 4:28 - 4:31
    Kjo që ju patë në këto minuta
  • 4:31 - 4:34
    është rrëfimi i 200 shteteve
  • 4:34 - 4:36
    në 200 vitet e fundit, dhe në të ardhmen!
  • 4:36 - 4:40
    Unë thjesht vendosa 120,000 numra në një diagram.
  • 4:40 - 4:43
    Shumë bukur, apo jo?
  • Not Synced
Title:
Hans Rosling dhe 200 shtete, 200 vite, në 4 minuta - Kënaqësia e Statistikave - BBC Four
Video Language:
English
Duration:
04:48

Albanian subtitles

Incomplete

Revisions