YouTube

Got a YouTube account?

New: enable viewer-created translations and captions on your YouTube channel!

Albanian subtitles

← Ta bësh të pamundurën - duke mposhtur frikën | Dan Meyer | TEDxMaastricht

Get Embed Code
75 Languages

Showing Revision 48 created 08/22/2016 by Helena Bedalli.

  1. Faleminderit.

  2. Ishte një herë një mbret në Indi, dhe për
    ditëlindjen e tij, u dha urdhër
  3. qe të gjithë prijësit duhej të sillnin
    dhurata për mbretin.
  4. Disa sollën mëndafshe të buta,
    disa shpata të zbukuruara,
  5. disa sollën ar.
  6. Në fund të radhës po vinte
    një plak i vogël e i rrudhur
  7. i cili kishte ecur disa ditë nga
    fshati i tij deri në breg të detit.
  8. Dhe ndërsa po vinte, biri i mbretit pyeti:
    "Çfarë dhurate po sjell për mbretin?"
  9. Plaku hapi dalngadalë
    dorën e tij për të zbuluar
  10. një guackë shumë të bukur me rrathë
    vjollcë e të verdhë, të kuq e të kaltër.
  11. Biri i mbretit tha:
  12. "Kjo nuk është dhuratë për një mbret!
    Ç'dhuratë është ajo?"
  13. Plaku e shikoi ngadalë dhe i tha:
  14. "Rruga që bëra në këmbë...
    pjesë e dhuratës"
  15. (Të qeshura)
  16. Për pak çaste do t’ju jap një dhuratë,
  17. një dhuratë që besoj se ia
    vlen të përhapet.
  18. Por më parë, më lejoni t’ju marr
  19. në rrugëtimin tim të gjatë.
  20. Ashtu si shumica prej jush,
  21. fillova jetën si fëmijë i vogël.
  22. Sa prej jush nisët jetën
    si fëmijë të vegjël?
  23. Lindët të rinj?
  24. Rreth gjysma prej jush.. Mirë..
  25. (Të qeshura)
  26. Kurse ju të tjerët, ... çfarë?
    Keni lindur të rritur?
  27. Do doja ta takoja nënën tuaj!
  28. Flisni për të pamundurën!
  29. Si i vogël, gjithmonë jam mahnitur
    pas gjërave të pamundura.
  30. Sot është dita që kam pritur vite të tëra,
  31. sepse sot është dita që unë do përpiqem
  32. të bëj të pamundurën këtu, para syve tuaj
  33. në TEDxMaastricht.
  34. Do të filloj
  35. duke ju treguar fundin:
  36. Dhe do t'ju dëshmoj
  37. se e pamundura nuk është e pamundur.
  38. Do ta përfundoj duke ju dhënë
    një dhuratë që ia vlen të përhapet
  39. Do t'ju tregoj se mund ta bëni
    të pamundurën në jetën tuaj.
  40. Gjatë kërkimit tim për të bërë të
    pamundurën, kam kuptuar se
  41. dy gjëra janë universale
    për njerëzit gjithandej botës.
  42. Të gjithë kanë frika,
  43. dhe të gjithë kanë ëndërra.
  44. Gjatë kërkimit tim për të bërë
    të pamundurën, kam kuptuar se tri gjëra
  45. më kanë shtyrë gjatë viteve
  46. që të bëj të pamundurën.
  47. Loja Dodgeboll, qe ju e quani "trefbal",
  48. Supermeni,
  49. dhe Mushkonja.
  50. Këto janë tri fjalët kyçe.
  51. Tani e dini përse bëj të
    pamundurën në jetën time.
  52. Kështu do t'ju marr në
    rrugëtimin tim të gjatë,
  53. nga frikat deri te ëndërrat,
  54. nga fjalët deri te shpatat,
  55. nga doxhbolli
  56. deri te Supermeni
  57. e te Mushkonja.
  58. Dhe shpresoj t'ju tregoj
  59. se si ta bëni të pamundurën në jetën tuaj.
  60. 4 tetor 2007.
  61. Zemra më rrihte shpejt,
    gjunjët më dridheshin
  62. tek po ngjitesha në skenë
  63. në Teatrin Sanders
  64. në Universitetin e Harvard për të pranuar
  65. çmimin Ig Nobël në Mjekësi 2007
  66. për një hulumtim shkencor
    që kisha bashkë-shkruar
  67. titulluar "Gëlltitja e shpatës...
  68. ...dhe efektet e saj anësore".
  69. (Të qeshura)
  70. Ishte publikuar në një buletin të vogël
    të cilin nuk e kisha lexuar më parë,

  71. Buletini Britanik Mjekësor.
  72. Dhe për mua, ajo ishte një
    ëndërr e pamundshme që u bë realitet,
  73. Ishte një befasi e
    papritur për dikë si unë,
  74. ishte një nder që nuk do ta harroj kurrë.
  75. Por nuk ishte pjesa më
    e paharrueshme e jetës sime.
  76. Më 4 tetor 1976,
  77. ky fëmijë i frikësuar, i turpshëm,
    e i dobët,
  78. vuante nga frika ekstreme.
  79. Ndërsa po bëhej gati të ngjitej në skenë,
  80. zemra po i rrihte shpejt,
  81. gjunjtë po i dridheshin.
  82. Hapi gojën të fliste,
  83. por fjalët nuk i dolën dot.
  84. Qëndroi duke u dridhur në lot.
  85. Ishte paralizuar nga paniku,
  86. kishte ngrirë nga frika.
  87. Ky fëmijë i frikësuar, i turpshëm,
    i dobët,
  88. vuante nga frika ekstreme.
  89. Vuante nga errësirra,
  90. nga lartësia,
  91. nga merimangat e gjarpërinjtë
  92. Ndokush nga ju frikësohet nga
    merimangat e

  93. gjarpërinjtë? Disa nga ju...
  94. Ai frikësohej nga uji dhe peshkaqenët
  95. frikësohej nga doktorët, infermieret e
    dentistët,
  96. nga gjilpërat dhe mjetet e mprehta.
  97. Por më shumë se gjithçka, frikësohej
  98. nga njerëzit.
  99. Ai fëmijë i frikësuar, i turpshëm,
    e i dobët,
  100. isha unë.
  101. Vuaja nga frika nga dështimi dhe refuzimi,
  102. vetbesimi i ulët, kompleksi i
    inferioritetit,
  103. dhe diçka që atëherë as
    nuk e dinim që mund të kishe
  104. çrregullim ankthi shoqëror.
  105. Për shkak se kisha frika, fëmijët e tjerë
    me ngacmonin dhe me rrihnin.
  106. Më tallnin e më shanin.
    Asnjëherë nuk më linin të luaja
  107. në lojërat e tyre.
  108. Ah, ishte një lojë ku më linin të luaja
  109. Doxhboll -
  110. dhe nuk isha lojtar i mirë.
  111. Të fortit më thërrisnin emrin,
  112. dhe unë ngrija kokën
    dhe shihja topa të kuq
  113. që përplaseshin në fytyrën time
    me shpejtësi
  114. bam, bam, bam!
  115. Dhe mbaj mend shumë ditë duke u
    kthyer nga shkolla
  116. me fytyrë të skuqur që thumbonte,
    veshët e skuqur që kumbonin.
  117. Sytë më digjnin nga lotët,
  118. dhe fjalët e tyre që digjeshin
    në veshët e mi.
  119. Dhe kushdo që ka thënë:
  120. Shkopinjtë dhe gurët mund t'më thyejnë
    eshtrat, fjalët kurrë s'do m'lëndojnë
  121. Është gënjeshtër.
  122. Fjalët mund të shpojnë si thika.
  123. Fjalët mund të përshkojnë si shpata.
  124. Fjalët mund të krijojnë plagë aq thellë

  125. sa nuk mund të shihen.

  126. Pra, unë kisha frika. Dhe fjalët ishin
    armiku im më i madh.
  127. Dhe ende janë.
  128. Por, unë kisha edhe ëndërra.
  129. Shkoja në shtëpi e iu
    futesha librave komike
  130. dhe lexoja librat komik të Supermenit
  131. dhe ëndërroja të isha superhero
    si Supermeni.
  132. Doja të luftoja për të vërtetën
    dhe drejtësinë.
  133. Doja të luftoja të këqinjtë,
  134. Doja të fluturoja rreth botës të bëhesha
    hero e të shpëtoja jetë.
  135. Po ashtu, me mahnisnin edhe gjërat reale.
  136. Lexoja "Librin e Rekordeve Guiness" dhe
    Librin e Ripley-t "Besoni apo jo"
  137. Dikush nga ju ka lexuar Librin
    e Rekordeve Guinesses or te Ripley-t?
  138. Unë i dua ato libra!
  139. Njerëz të vërtetë, heroizma të vërtetë.
  140. Dhe thashë, dua ta bëj këtë.
  141. Nëse fëmijët që më ngacmonin s'do
  142. më linin të luaja sport me ata,
  143. dua të bëj magji të vërtetë,
    heroizma të vërtetë.
  144. Dua të bëj diçka të jashtëzakonshme
    që ata nuk mund ta bëjnë.
  145. Dua të gjej qëllimin e jetës sime,
  146. dua të di që jeta ime ka kuptim,
  147. dua të bëj diçka të jashtëzakonshmë
    ta ndryshoj botën;
  148. dua të dëshmoj se e pamundura nuk është e
    pamundur.
  149. Shkojmë 10 vite më pas -
  150. Ishte java para ditëlindjes sime të 21-të
  151. Dy gjëra ndodhën atë ditë që ndryshuan
    jetën time përgjithmonë.
  152. Jetoja në Tamil Nadu, në Indinë Jugore
  153. isha misionar,
  154. dhe miku im më pyeti,
  155. "A ke 'Throms', Daniel?"
  156. Dhe unë i thashë, "'Throms'?
    Çfare janë 'Throms'?"
  157. Ai tha, "Throms" janë synimet kryesore
    të jetës.
  158. Ato janë kombinim i ëndërrave dhe
    synimeve, p.sh. po të mund
  159. të bëje çfarëdo doje,
    të shkoje kudo
  160. të ishe cilido që doje,
  161. ku do shkoje? Çfare do bëje?
  162. Kush do ishe?
  163. I thashë, "Nuk mund ta bëj atë!
    Frikësohem shumë! Kam shume frika!
  164. Atë natë mora qilimin e orizit e u ngjita
    në catine e shtëpizës,
  165. u shtriva nën yjet,
  166. dhe shikoja lakuriqët tek i vërsuleshin
    mushkonjave.
  167. Dhe mendoja vetëm për "Throms"
    dhe ëndërrat e synimet
  168. dhe fëmijët që më gjuanin me topat.
  169. Disa orë më vonë u zgjova.
  170. Zemra më rrihte shpejt.
    Gjunjët më dridheshin.
  171. Kësaj here nuk ishte nga frika.
  172. Gjithë trupi më dridhej.
  173. Dhe 5 ditët në vijim
  174. isha herë me vetëdije e herë pa,
    në shtrat t'vdekjes duke luftuar për jetën
  175. truri po më digjej në temperaturë 40
    nga ethet e malaries.
  176. Dhe sa herë që isha i vetëdijshëm,
    mendoja vetëm për 'Throms'
  177. Mendoja,
    "Çfarë dua të bëj me jetën time?"
  178. Përfundimisht, natën para ditëlindjes sime
    të 21-të,
  179. në një moment qartësie,
  180. kuptova
  181. se ajo mushkonjë e vogël,
  182. Anopheles Stephensi,
  183. ajo mushkonjë e vogël
  184. që peshonte më pak se 5 mikrogram
  185. më pak se një kokërr kripe,
  186. nëse ajo mushkonjë mund
    ta rrëzojë një njeri 80 kg
  187. e kuptova se ajo ishte dobësia ime.
  188. Pastaj kuptova se,
    jo jo, nuk ishte mushkonja
  189. ishte paraziti që jeton brenda saj
  190. Plasmodium Falciparum, që vret më shumë
    se një milion njerëz në vit.
  191. Pastaj kuptova,
    jo, jo, është edhe më e vogël se aq,
  192. por mua, më dukej aq e madhe.
  193. Kuptova,
  194. se frika ishte dobësia ime,
  195. paraziti im,
  196. që më ka gjymtuar e ka paralizuar
    tërë jetën time.
  197. E dini, ka dallim mes rrezikut dhe frikës.
  198. Rreziku është i vërtetë.
  199. Frika është zgjedhje.
  200. Dhe unë kuptova se kisha një zgjedhje:
  201. Ose të jetoja me frikën,
    dhe të vdisja i mposhtur atë natë,
  202. ose të mbysja frikat e mia, dhe
  203. të ndiqja ëndërrat e mia,
    të guxoja të jetoja jetën.
  204. E dini, ka diçka kur je në shtrat
    të vdekjes
  205. dhe përballesh me vdekjen që të bën
    të duash të jetosh.
  206. Kuptova që të gjithë vdesin,
    jo të gjithë jetojnë.
  207. Është në vdekjen ku ne jetojmë.
  208. E dini, kur mëson të vdesësh,
  209. me të vërtetë mëson të jetosh.
  210. Kështu vendosa të ndryshoja
  211. historinë time atë natë.
  212. Nuk doja të vdisja.
  213. Dhe bëra një lutje të vogël, thashë,
  214. "Zot, nëse më lë të jetoj ditëlindjen e
    21-të,
  215. më nuk do lë frikën ta sundojë jetën time.
  216. Do t'i mbys frikat e mia,
  217. do të shkoj pas ëndërrave të mia,
  218. dua ta ndryshoj qëndrimin tim,
  219. dua bëj diçka të jashtëzakonshme
    me jetën time,
  220. dua të gjej qëllimin e jetës sime,
  221. dua ta dij që e pamundura nuk është
    e pamundur.
  222. Nuk do t'ju tregoj a mbijetova atë natë;
    po ju lë ta kuptoni vetë.
  223. (Të qeshura)
  224. Por atë natë bëra listën time të
    10 'Throms-ave' të parë:
  225. Vendosa që doja të vizitoja kontinentet
    kryesore
  226. të shihja 7 Mrekullitë e Botës
  227. të mësoja disa gjuhë,
  228. të jetoja në një
    ishull të shkretë,
  229. të jetoja në një anije në oqean,
  230. të jetoja me një fis Indianësh në Amazon,
  231. të ngjitesha në malin më të lartë në Suedi,
  232. doja të shihja Malin Everest në agim,
  233. të punoja në biznesin e
    muzikës në Nashville,
  234. doja të punoja në cirk,
  235. dhe doja të hidhesha nga aeroplani.
  236. Gjatë 20 viteve të ardhshme, i arrita
    shumicën e atyre 'throm-save'
  237. Cdo herë që arrija një 'throm',
  238. i shtoja 5 ose 10 tjera në listë dhe
    kështu më rritej lista.
  239. 7 vitet në vijim, jetova në
    një ishull të vogël në Bahamas
  240. për 7 vjet
  241. në një kasolle kashteje,
  242. duke gjuajtur peshq e peshkaqenë
    për të ngrënë, i vetmi në ishull,
  243. vetëm në brekë,
  244. dhe mësova të notoja me peshkaqenë.
  245. Nga atje, u zhvendosa në Meksikë,
  246. dhe pastaj u zhvendosa në limanin e lumit
    Amazon në Ekuador
  247. Pujo Pongo Ekuador, ku jetova me një fis,
  248. dhe dalngadalë fillova të fitoj
    besim vetëm nga 'throms-at' e mia
  249. Kalova në biznesin e muzikës në Nashville,
    dhe pastaj Suedi,
  250. lëviza në Stokholm, ku po ashtu
    punova në biznesin e muzikës,
  251. u ngjita në majen e Malit Kebnekaise
    mbi Qarkun Arktik
  252. Mësova të bëj kllounin,
  253. xhoglimin me topa,
  254. dhe të ecja mbi shkopa të mëdhenj,
  255. t'i jepja biçikletës me një rrotë,
    të haja zjarrin, xhamin.
  256. Në 1997, dëgjova se kishin mbetur
    më pak se 12 gëlltitës shpate
  257. dhe thashë: "Duhet ta bëj atë!"
  258. Takova një gëlltitës shpate, dhe
    i kërkova ca këshilla.
  259. Tha: "Po, do të jap 2 këshilla:
  260. Numër 1: është shumë e rrezikshme,
  261. Njerëzit kanë vdekur nga kjo.
  262. Numër 2:
  263. Mos e provo!"
  264. (Të qeshura)
  265. Kështu e shtova në
    listën e 'throms-ave'.
  266. Jam ushtruar 10 deri 12 herë
    në ditë, çdo ditë,'
  267. për 4 vjet.
  268. T'i kalkulosh ato
  269. 4 herë 365 herë 12 bëjnë
  270. rreth 13 mijë herë prova të pasuksesshme
  271. para se ta fusja për herë të parë
    shpatën në fyt në 2001.
  272. Në atë kohë, i dhashë vetes qëllim
  273. të bëhesha eksperti kryesor botëror në
    gëlltitjen e shpatës
  274. Kështu kërkova për çdo libër,
    artikull reviste e gazete
  275. çdo raport mjekësor, studiova
    fiziologjinë, anatominë,
  276. bisedova me doktorë e infermieret,
  277. i mblodha të gjithë gëlltitësit e shpatave
  278. në Shoqatën Ndërkombëtare të
    Shpata-Gëlltitësve
  279. dhe bëra një hulumtim dy vjeçar
    mjekësor
  280. rreth gëlltitjes së shpatës
    e efekteve anësore
  281. që është publikuar në Buletinin
    Mjekësor Britanik.
  282. (Të qeshura)
  283. Faleminderit.
  284. (Duartrokitje)
  285. Mësova gjëra të mahnitshme rreth
    gëlltitjes së shpatës.
  286. Disa gjëra për të cilat besoj se nuk
    keni menduar më parë, por që sot po,
  287. Herën tjetër kur shkoni në shtëpi
    dhe kur prisni mishin me thikë
  288. ose shpatë, ose thikë "bestek"
    do mendoni për këtë...
  289. Mësova se gëlltitja e
    shpatave filloi në Indi
  290. atje ku e pashë gjithçka për
    herë të parë si 20 vjeçar
  291. para 4 mijë vjetëve ose 2 mijë vjet
    para erës së re.
  292. Para 150 vjetëve, shpata-gëlltitësit janë
    përdorur
  293. në fushën e shkencës dhe mjekësisë
  294. për të ndihmuar zhvillimin e endoskopisë
    në 1868
  295. nga Dr. Adolf Kussmaul në
    Freiburg, Gjermani
  296. Në 1906, elektrokardiogrami në Wells,
  297. për të studjuar çrregullimet e gëlltitjes
    dhe tretjes
  298. bronkoskopia, gjëra të tilla.
  299. Por gjatë 150 viteve të fundit,
  300. kemi dëgjuar rreth qindra lëndimeve
    dhe dhjetëra vdekjesh...
  301. Kjo është endoskopia e zhvilluar nga
    Dr. Adolf Kussmaul.
  302. Por zbuluam se ka pasur 29 vdekje në
    150 vitet e fundit
  303. përfshirë gëlltitësin nga Londra i cili
    shpoi zemrën e tij me shpatë.
  304. Po ashtu kuptuam se 3 deri në 8
  305. lëndime ndodhin çdo vit gjatë
    gëlltitjes së shpatës.
  306. E di sepse më marrin në telefon.
  307. Sapo mora dy telefonata,
  308. një nga Suedia, dhe një nga Orlando
    vetëm para disa javësh,
  309. shpata-gëlltitës që janë në spital
    nga lëndimet.
  310. Është jashtëzakonisht e rrezikshme.
  311. Gjëja tjetër që mësova ishte se
    gëlltitja e shpatës
  312. bën rreth 2 deri në 10 vjet ta mësosh
  313. për shumë njerëz.
  314. Por më e mahnitshmja që kam mësuar ishte
  315. se gëlltitësit e shpatave mësojnë
    të bëjnë të pamundurën.
  316. Dhe do t'ju tregoj një sekret të vogël:
  317. Mos u fokusoni në 99.9% që është e
    pamundur.
  318. Fokusohu në 0.1% që është e mundur,
    dhe mëso si ta bësh të mundur.
  319. Tani do t'ju marr në rrugëtimin
    brenda mendjes së shpata-gëlltitësit.
  320. Për ta gëlltitur shpatën, duhet
    meditimi 'mendja mbi çështjen'
  321. koncentrim i mprehtë, gjetja me përpikëri
  322. e organeve të brendshme të trupit dhe
    përballimi i reflekseve të trupit
  323. përmes përforcimit të trurit,
    përmes përsëritjes së muskujve të memorjes
  324. duke ushtruar mbi 10 mijë herë.
  325. Tani më lini t'ju marr në rrugëtim brenda
    trupit të shpata-gëlltitësit.
  326. Për ta gëlltitur një shpatë, më duhet
  327. që tehun e shpatës ta rrëshqas mbi gjuhën
  328. përmbaj refleksin gag
    (të vjelljes) në ezofagun qafor
  329. bëj një kthesë 90 gradë
    poshtë epiglotisit,
  330. përmes muskulit krikofaringeal
    sfinkteri i sipërm ezofageal
  331. përmbaj refleksin peristaltik
  332. fus tehun në zgavrën e kraharorit
  333. ndërmjet mushkërive.
  334. Në këtë çast,
  335. duhet ta shtyj zemrën mënjanë.
  336. Nëse shihni me kujdes,
  337. mund ta shihni zemrën
    tek rreh tek shpata
  338. sepse është duke u
    mbështetur në zemër
  339. i ndarë vetëm tre milimetra
    nga indi ezofageal.
  340. Nuk është që mund të shtiresh ta bësh.
  341. Pastaj duhet ta kaloj përtej gjoksit,
  342. përtej sfinkterit të poshtëm ezofageal,
    poshtë stomakut,
  343. përmbaj refleksin e vjelljes në stomak
    e poshtë në duodenum.
  344. Shumë e lehtë.
  345. (Të qeshura)
  346. Nëse shkoj më poshtë,
  347. deri në fund tek tubat fallopiane
    (lidhja e mitrës në vezore dhe barkut)
  348. Ju meshkuj, mund të pyesni gratë
    tuaja më vonë rreth kësaj
  349. Njerëzit më pyesin, thonë,
  350. "Do duhet shumë kurajo për ta
    rrezikuar jetën tënde,
  351. te shtysh mënjanë zemren
    e të gëlltitësh shpatën
  352. Jo. Çfarë kërkon më shumë kurajo
  353. është për atë fëmijë të trembur
    të dobët e të turpshëm
  354. të rrezikojë dështim dhe refuzim,
  355. ta hapi zemrën,
  356. të gëlltisi krenarinë e tij
  357. dhe të qëndrojë këtu para një
    grupi të panjohurish
  358. t'u tregojë historinë rreth
    frikave e ëndërrave të tij
  359. të rrezikojë t'ju hapi barkun, në kuptimin
    e plotë të fjalës edhe figurativisht.
  360. E shihni - faleminderit.
  361. (Duartrokitje)
  362. E shihni, është mahnitëse që unë gjithmonë
  363. kam dashur të bëj të jashtëzakonshmen
  364. dhe tani po e bëj.
  365. Por gjëja më mahnitëse nuk është se mund
    të gëlltit
  366. 21 shpata përnjëherë,
  367. ose 6 metra nën ujë në një
    tank me 88 peshkaqenë e stingrej
  368. për Librin e Ripley-t "Besoni apo jo"
  369. ose për Supernjerëzit e Stan Li
    në 1500 gradë
  370. si "Njeriu i hekurt"
  371. dhe ajo shpatë ishte e nxehtë.
  372. Ose kur kam tërhequr makinën
    me shpatë për Ripley,
  373. ose Guinnes-sin,
  374. ose kur shkova të finale në
    America Got Talent,
  375. ose kur fitova në 2007
    Çmimin Ig Nobël në Mjekësi.
  376. Jo, kjo nuk është e jashtëzakonshmja.
  377. Është çfarë të tjerët mendojnë.
    Jo. Nuk është ajo.
  378. E jashtëzakonshmja është
  379. se Zoti mori atë fëmijë të trembur
    të dobët e të turpshëm,
  380. i cili frikësohej nga lartësitë,
  381. nga uji dhe peshkaqenët,
  382. nga mjekët e infermieret,
    gjilpërat e objektet e mprehta
  383. dhe t'u fliste njerëzve.
  384. Dhe tani ai më ka bërë të
    fluturoj rreth botës
  385. në lartësi 9 mijë metrash,
  386. duke gëlltitur objekte të mprehta nën
    ujë në tanke me peshkaqenë
  387. duke folur me mjekë e infermiere
    dhe publik si ju rreth botës.
  388. Kjo është e jashtëzakonshmja për mua.
  389. Gjithmonë kam dashur të bëj të pamundurën.
  390. Faleminderit.
  391. (Duartrokitje)
  392. Faleminderit.
  393. (Duartrokitje)
  394. Gjithmonë kam dashur ta bëj të
    pamundurën, dhe tani po e bëj
  395. Doja të bëja diçka mahnitëse me jetën
    time dhe të ndryshoja botën
  396. dhe tani po e bëj.
  397. Përherë kam dashur t'fluturoj rreth
    botës t'bëj superheroizma
  398. të shpëtoja jetë
    e tani po e bëj
  399. Dhe e dini çfarë?
  400. Ka ende një pjesë të vogël të
    ëndrrës së madhe të atij fëmije
  401. thellë brenda.
  402. (Të qeshura) (duartrokitje)
  403. Dhe gjithmonë kam dashur
    ta gjeja qëllimin e jetës sime
  404. dhe e kam gjetur.
  405. Dhe e dini çfarë?
  406. Nuk është në shpata, jo çfarë
    mendoni ju, jo në fuqitë e mia
  407. është në fakt në dobësitë e mia
    në fjalët e mia
  408. Qëllimi im është ta ndryshoj botën
  409. duke mposhtur frikën,
  410. me shpatë, me fjalë,
  411. me thikë, me jetë,
  412. të inspiroj njerëzit
    të bëhen superheronj
  413. dhe të bëjnë ta pamundurën
    në jetën e tyre.
  414. Qëllimi im është të ndihmoj të tjerët
    të gjejnë të tyrin.
  415. Cili është i yti?
  416. Cili është qëllimi yt?
  417. Për çfarë je këtu?
  418. Unë besoj se të gjithë jemi superheronj.
  419. Cila është superfuqia jote?
  420. Nga 7 miliardë njerëz rreth botës,
  421. më pak se 12 shpata-gëlltitës
  422. kanë mbetur në botë sot.
  423. por ka vetëm një si ti.
  424. Ti je i veçantë.
  425. Cila është historia jote?
  426. Çfarë të bën ndryshe?
  427. Trego historinë tënde,
  428. edhe kur të dridhet zëri.
  429. Cilat janë 'throms-at' tua?
  430. Po t'mund t'bëje çfarëdo
    t'ishe cilido, t'shkoje kudo-
  431. Çfare do bëje? Ku do shkoje?
  432. Çfare do bëje?
  433. Çfare do të bësh me jetën tënde?
  434. Cilat janë ëndërrat tua?
  435. Cilat kanë qenë ëndërrat tua kur ishe
    fëmijë? Kujtoje.
  436. S'ma merr mendja që ishte kjo, apo jo
  437. Cilat ishin ëndërrat më të
  438. çmendura që mendoje se ishin të çuditshme?
  439. Me siguri kjo bën që ëndërra jote të mos
    duket edhe aq e çuditshme apo ajo?
  440. Cila është shpata jote?
  441. Secili prej jush ka një shpatë,
  442. shpatë me dy teha me frika e ëndërra.
  443. Gëlltite shpatën, cilado që është.
  444. Nqiqni ëndërrat tuaja
    zonja e zotërinjë
  445. asnjëherë nuk është vonë të
    jesh ai që do të jesh.
  446. Për ata fëmijët që më gjuanin me topa,
    ata që mendonin
  447. se kurrë nuk do ta bëja të pamundurën,
  448. vetëm një gjë kam për t'ju thënë,
  449. Faleminderit.
  450. Sepse po t'mos kishte të këqinj,
    s'do të kishim superheronj.
  451. Jam këtu t'ju dëshmoj se e pamundura
    nuk është e pamundur.
  452. Kjo është shumë e rrezikshme dhe
    mund t'më mbysi.
  453. Shpresoj se do t'ju pëlqejë.
  454. (Të qeshura)
  455. Do më duhet ndihma juaj tani.
  456. Publiku: Dy, tre.
  457. Dan Meyer: Jo, jo, jo. Më duhet ndihma
    juaj për të numëruar.
  458. (Të qeshura)
  459. Nëse i dini fjalët? Mirë?
    Numëroni me mua. Gati?
  460. Një.
  461. Dy.
  462. Tre.
  463. Jo ajo është dy, por e kuptoni ju.
  464. Publiku: Një.
  465. Dy.
  466. Tre.
  467. (Hap gojën)
  468. (Duartrokitje)
  469. DM: Po!
  470. (Duartrokitje, brohoritje)
  471. Shumë faleminderit.
  472. Faleminderit, faleminderit, faleminderit.
    Ju falenderoj nga zemra.
  473. Faktikisht, faleminderit nga stomaku.
  474. Ju thashë që erdha këtu të bëja të
    pamundurën, dhe bëra.
  475. Por kjo nuk ishte e pamundura
    sepse unë bëj këtë çdo ditë
  476. E pamundura ishte që ai fëmijë i frikësuar
    e i turpshëm, të përballej me frikat e tij
  477. të qëndronte në këtu në skenën e TEDx
  478. dhe të ndryshonte botën me fjalët e mia,
  479. me shpatën time, me jetën time.
  480. Nëse ju kam shtyrë të mendoni ndryshe,
    e të besoni
  481. se e pamundura nuk është e pamundur
  482. nëse ju kam bërë t'kuptoni që mund t'bëni
    të pamundurën në jetën tuaj,
  483. atëherë unë kam kryer punën time,
    dhe tani fillon e juaja.
  484. Dhe kurrë mos ndaloni së ëndërruari
    Kurrë mos ndaloni së besuari
  485. Faleminderit që besuat në mua
  486. dhe që jeni pjesë e ëndrrës sime.
  487. Dhe ja dhurata ime për ju:
  488. E pamundura nuk është
  489. Publiku: E pamundur.
  490. Rruga e gjatë në këmbë... pjesë e dhuratës
  491. (Duartrokitje)
  492. Faleminderit.
  493. (Duartrokitje)
  494. (Brohoritje)
  495. Prezantuesi: Faleminderit Dan Meyer, wow!