-
Title:
Kush je ti, në të vërtetë? Enigma e personalitetit
-
Description:
Çka ju bën juve të jeni ai që jeni? Psikologët pëlqejnë të flasin për tiparet toan, ose t'i definojnë karakteristikat që na bëjnë këta që jemi. Por Brian Little është i interesuar më tepër për momentet kur ne i kalojmë këto tipare-- nganjëherë sepse kultura e kërkon ashtu, dhe nganjëherë ne i'a kërkojmë vetes. Bashkojuni Little siç thekson ai dallimet befasuese mes introvertëve dhe ekstravertëve dhe shpjegon se pse personaliteti juaj mund të jetë më laraman sesa që mendojmë.
-
Speaker:
Brian Little
-
Çfarë grupi njerëzish
intrigues që jeni...
-
për një psikolog.
-
-
Kam pasur rastin që gjatë
këtyre ditëve të fundit
¶
-
t'i dëgjoj disa nga bisedat tuaja
-
dhe të shikoj si ndërveproni me
njëri-tjetrin.
-
Dhe mendoj që është e drejtë
të them, tashmë,
-
se këtu janë 47 njerëz
të pranishëm në audiencë,
-
në këtë moment,
-
që shfaqin simptoma psikologjike
të cilat dua t'i diskutoj sot.
-
-
Dhe mendova që ju mund të doni
të dini se kush jeni.
¶
-
-
Por në vend që t'ju drejtohem juve,
¶
-
gjë që do të ishte e paarsyeshme
dhe e bezdisshme,
-
Mendova t'ju tregoj disa fakte dhe histori
-
në të cilat ju mund të gjeni
një pjesë të vetes.
-
Unë jam në fushën e hulumtimit
të njohur si psikologji e personalitetit,
¶
-
e cila është pjesë e një
shkence më të madhe të personalitetit,
-
e cila përfshin spektrin e gjerë,
nga neuronet deri tek historitë.
-
Dhe ajo që provojmë të bëjmë,
-
në mënyrën tonë,
-
është t'i japim kuptim asaj
se si secili nga ne--
-
secili nga ju--
-
është, në disa aspekte,
-
si të gjithë të tjerët,
-
si disa njerëz të tjerë
-
dhe si askush tjetër.
-
Tani, tashmë ju mund të jeni
duke thënë në vete,
¶
-
''Unë nuk jam intrigues.
-
Unë jam personi i 46-të më i mërzitshmi
në Hemisferën Perëndimore''.
-
Ose ju mund t'i thoni vetes,
-
''Unë jam intrigues,
-
edhe nëse vështrohem nga shumica
e njerëzve si tallje e madhe,e zhurmshme''
-
-
Por është mërzitja juaj e vetë-përcaktuar
dhe ''zgjuarsia'' juaj e natyrshme
¶
-
që më bën mua si psikolog
vërtet të impresionuar nga ju.
-
Kështu më lejoni të shpjegoj
pse kjo është kështu.
-
Një nga qasjet më me ndikim
në shkencën e personalitetit
¶
-
njihet si psikologji e tipareve,
-
dhe iu drejton ju drejt 5 dimensioneve,
të cilat janë ndara normalisht
-
dhe që përshkruajnë aspekte universale
-
të dallimeve në mes njerëzve.
-
Ato formojnë akronimin OCEAN.
-
Pra, O përfaqëson hapjen
ndaj eksperiencave
-
kundrejt atyre që janë më të mbyllur.
-
C përfaqëson ndërgjegjshmërinë
-
në kontrast me ata që kanë një qasje
më të tërhequr ndaj jetës.
-
E, ekstraversioni në kontrast
me njerëzit më introvert
-
A, individët më të pajtueshëm në kontrast
me ata të papajtueshëm.
-
dhe N --
-
individët neurotikë në kontrast
me ata më të qëndrueshëm.
-
Të gjitha këto dimensione
kanë ndikim në mirëqenien tonë,
¶
-
për ecurinë e jetës sonë.
-
Dhe ne e dimë që për shembull,
-
hapja dhe ndërgjegjshmëria janë
përcaktues të mirë të suksesit në jetë,
-
por njerëzit e hapur arrijnë suksesin
nëpërmjet të qenurit të guximshëm,
-
dhe herë pas here të cuditshëm.
-
Njerëzit e ndërgjegjshëm
arrijnë atë duke iu përmbajtur afateve,
-
duke këmbëngulur
si dhe duke pasur pak pasion.
-
Ekstraversioni dhe pajtueshmëria janë
të dyja ndihmuese për të punuar me njerzit
-
Ekstravertët për shembull,
-
më duket intriguese me mësimet e mija,
-
unë nganjëherë u jap atyre
një fakt themelor
-
që mund të jetë zbulues
për personalitetin e tyre.
-
Unë u them atyre që është
praktikisht e pamundur për adoleshentët
-
që të lëpijnë pjesën e jashtme
të bërrylit të tyre.
-
-
-
Tashmë, disa nga ju kanë provuar
të lëpijnë bërrylin e tyre.
-
Por midis jush, ekstravertët
-
janë ata të cilët jo vetëm
që e kanë provuar,
-
por e kanë bërë me sukses këtë
-
ndaj personit të ulur afër tyre.
-
-
Këta janë ekstravertët.
¶
-
Më lejoni të merrem pak më në detaje
me ekstraversionin,
¶
-
sepse është i rëndësishëm, intrigues,
-
dhe na ndihmon ne të kuptojmë
atë që unë e quaj tri natyrat tona.
-
E para, natyrën tonë biogjenike --
neurofiziologjinë tonë.
-
E dyta, natyra jonë sociogjenike,
-
e cila ka të bëjë me aspektet
kulturore dhe sociale të jetës sonë.
-
Dhe e treta, ajo që na bën ata që jemi
-- idiosinkratike --
-
ajo që e quaj natyra juaj ''idiogjenike''.
-
-
Një nga gjërat që i karakterizon
ekstravertët është që u duhet stimulim.
-
Dhe ky stimulim mund të arrihet
duke gjetur gjëra eksituese:
-
zhurma të larta, festa
dhe evente sociale këtu në TED --
-
i shikoni ekstravertët duke formuar
një mbështjellës magnetik.
-
Ata të gjithë mblidhen së bashku.
-
Dhe unë i'u kam parë juve.
-
Introvertët priren më shumë
të shpenzojnë kohën në hapësira të qeta.
-
lart në katin e dytë,
-
ku ata mund t'a reduktojnë stimulimin --
-
dhe ku mund të jenë të lirë
nga të qenurit antisocial,
-
por ju nuk jeni domosdo antisocial.
-
Mund të jetë që ju thjesht
e kuptoni se bëni më mirë
-
kur keni një mundësi për t'a ulur
atë nivel të stimulimit.
-
Nganjëherë është një stimul i brendshëm,
nga trupi juaj.
¶
-
Kafeina, për shembull, ka efekt më të mirë
tek ekstravertët sesa tek introvertët.
-
Kur ekstravertët vijnë në zyrë
në orën nëntë në mëngjes
-
dhe thonë, ''kam vërtet nevojë
për një filxhan kafe'',
-
ata nuk po bëjnë shaka--
-
ata kanë vërtet nevojë.
-
Introvertët nuk janë kështu,
-
veçanërisht nëse detyrat në të cilat
ata angazhohen --
-
dhe nëse kanë pirë kafe --
-
nëse këto detyra kërkojnë shpejtësi,
-
dhe nëse janë kuantitative,
-
introvertët mund të lënë përshtypjen
e të mos qenurit veçanërisht kuantitativë.
-
Por është një keqinterpretim.
-
Kështu ja ku janë disa përfundime
që janë mjaft intriguese:
¶
-
ne nuk jemi gjithmonë si dukemi,
-
dhe kjo më con në një pikë tjetër.
-
Duhet të them, para kësaj,
-
diçka për marrëdhënien seksuale,
-
edhe pse mund të mos kem kohë.
-
Pra, nëse ju doni --
-
po, do të donit?
-
Në rregull.
-
-
-
në frekuencën me të cilën individët
përfshihen në aktin bashkëshortor,
-
të ndarë si meshkuj, femra;
introvertë, ekstravertë.
-
Pra, ju pyes juve:
-
Sa herë për minutë--
-
më falni, ky ishte një studim me minjë.
-
-
-
burrat introvertë angazhohen në akt?
-
3.0.
-
Po burrat ekstravertë?
-
më pak apo më shumë?
-
Po, më shumë.
-
5.5 -- gati dy herë më shumë.
-
Gratë introverte: 3.1.
-
Gratë ekstraverte?
-
Sinqerisht, duke folur
si një mashkull introvert,
-
të cilën do t'a shpjegoj më vonë --
-
ato janë të jashtëzakonshme.
-
7.5.
-
Ato jo vetëm që i përballojnë
meshkujt ekstravertë,
-
ato madje zgjedhin edhe
disa introvertë.
-
-
-
Ne komunikojmë ndryshe,
si ekstravertë dhe si introvertë.
¶
-
Ekstravertët,kur bashkëveprojnë
-
duan të kenë shumë
takime sociale nga afër.
-
Ata duan të kenë afërsi
për një komunikim më të rehatshëm.
-
Ata pëlqejnë të kenë kontakt me sy,
-
ose vështrim reciprok.
-
Në disa hulumtime gjetëm
-
se ata përdorin terma më të shkurtër,
kur ata takojnë dikë.
-
Kur një ekstravert takon një Charles,
-
ai shumë shpejt bëhet ''Charlie'',
pastaj ''Chuck'',
-
dhe më vonë ''Chuckles Baby''.
-
-
-
ai nënkupton''Charles'',
derisa t'i lejohet të bëhet me i afërt
-
nga personi me të cilin po bisedon.
-
Ne flasim ndryshe.
-
Ekstrovertët preferojnë bardhë e zi,
konkretisht, gjuhë të thjeshtë.
-
Introvertët preferojnë --
duhet t'ju tregoj sërish
-
që unë jam aq introvert
sa nuk mund t'a imagjinoni --
-
ne flasim ndryshe.
-
Ne preferojmë kontekstualisht
fjali më komplekse,
-
rastësore,
-
dhe të gërshetuara.
-
-
-
-
-
-
Për të mos shtuar
një pikë më të mirë në të
¶
-
si kjo.
-
-
Ne nganjëherë flasim me rradhë.
-
Kisha një kontrate konsultimi
së bashku me kolegun tim
-
i cili është kaq i ndryshëm prej meje
sa është e mundur të jetë.
-
Së pari, emri i tij është Tom.
-
I imi nuk është ashtu.
-
-
Së dyti, ai është gati dy metra.
¶
-
Unë kam tendencë të mos jem.
-
-
Dhe së treti, ai është personi
më ekstravert që mund të gjeni.
¶
-
Unë jam seriozisht introvert.
-
Unë jam i mbingarkuar,
-
Nuk mund madje as të pij një filxhan kafe
pas orës tre pasdite
-
dhe të pres të më zërë gjumi në mbrëmje.
-
Ne kishim punuar në këtë projekt
me një djalë të quajtur Michael.
¶
-
Dhe Michael pothuajse e solli projektin
në një krizë.
-
Personi që na e propozoi atë
pyeti Tomin dhe mua,
-
''Çfarë shikoni tek Michael?''
-
Do t'ju tregoj çka, tha Tom njëherësh.
-
Ai foli tipikisht ''ekstravertist''
-
Dhe ja si e dëgjuan veshët
e ekstravertëve atë që thashë unë,
-
e cila është mjaft e saktë.
-
Unë thash,'' Michael ka tendencë
kohë pas kohe
-
të sillet në një mënyrë që
disa prej nesh mund t'a shohin
-
ndoshta si më të sigurtë sesa normalja''.
-
-
Tomi rrotulloi sytë dhe tha,
¶
-
''Brian, ja çfarë thash unë:
-
ai është një idiot''.
-
-
-
Tani, si një introvert,
¶
-
unë mund të përmend me siguri
disa cilësi ''idiotësie''
-
në sjelljen e këtij burri,
-
por nuk do të kapem për fjalën a.
-
-
Por ekstravertët thonë,
¶
-
''Nëse ecën si gomar, nëse flet si gomar,
e thërras gomar''.
-
Dhe e kalojmë njëri-tjetrin.
-
A është kjo një gjë për të cilën
duhet të jemi të vëmendshëm?
¶
-
Sigurisht.
-
Është e rëndësishme
që e dimë këtë
-
A është kjo e tëra çfarë jemi?
-
A jemi vetëm një grumbull i tipareve?
-
Jo, ne nuk jemi.
-
Mbaje mend, ti je disa njerëz
-
por si asnjë tjetër.
-
Çfarë në lidhje me veten idiosinkratike?
-
Sikur Elizabeth ose sikur George,
-
ju mund ta ndani ekstraversionin
ose neuroticizmin tuaj.
-
Por a ka disa karakteristika të dallueshme
Elizabethiane në sjelljen tuaj,
-
ose Georgiane
-
që na bëjnë t'u shohim më tepër
sesa vetëm një grumbull tiparesh?
-
Kjo na bën t'ju duam juve
-
Jo vetëm se jeni i takoni
një tipi të caktuar të personit.
-
Nuk ndihem rehat ti vë njerëzit
në pozitë të vështirë.
¶
-
Madje nuk mendoj që pëllumbat
u përkasin foleve të tyre
-
Pra, çfarë na bën ne të ndryshëm?
-
Janë veprat që i bëjmë në jetë --
projektet personale.
-
Ju mund të keni një projekt personal
-
por askush këtu nuk e di.
-
Kjo lidhet me fëmijët tuaj --
-
you keni shkuar tri herë në spital,
-
dhe ata akoma nuk e dinë çka nuk shkon.
-
Ose mund të jetë nëna juaj.
-
Dhe ju do të dilnit nga vetja juaj.
-
Këto janë tipare të lira.
-
You mund të jeni i pajtueshëm,
por veproni papajtueshëm
-
në vend që t'i thyeni këto barriera
të ngathtësisë
-
në spital,
-
për të marrë diçka
për nënën ose fëmijën tuaj.
-
Çka janë këto tipare të lira?
¶
-
Ato janë kur ne hartojmë një skenar
-
që të arrijmë me sukses një projekt
thelbësor në jetë.
-
Dhe këto janë ato që kanë rëndësi.
-
Mos i pyesni njerëzit çfarë tipi jeni;
-
pyesni,''Cilat janë projektet thelbësore
në jetën tuaj?
-
Dhe ne i zbatojmë këto tipare.
-
Unë jam introvert,
-
por kam një projekt thelbësor,
që është të jap leksione.
-
Unë jam profesor.
-
Dhe unë i admiroj studentët e mi,
-
dhe e admiroj fushën time.
-
Dhe mezi pres t'i tregoj atyre
të rejat, çka është emocionuese,
-
çka nuk mund të pres për t'i treguar.
-
Kështu veproj në mënyrë ekstraverte
-
sepse në orën 8 në mëngjes,
-
studentët kanë nevojë për pak humor,
-
pak angazhim për t'i motivuar
të vazhdojnë
-
në ditët të rënda të studimeve.
-
Por duhet të jemi t'kujdesshëm
¶
-
kur veprojmë jashtë vetes sonë.
-
Nganjëherë mund të ndjehemi
sikur nuk po kujdesemi për veten.
-
Mendoj, për shembull, pas një kohe
duke u sjellur si ekstravertë,
-
Kam nevojë për ta qartësuar veten
diku vetëm.
-
Siç ka thënë Susan Cain
në librin e saj ''Quiet'',
-
në një kapitull ku paraqiti
profesorin e cuditshëm Kanadez
-
i cili jepte mësim në Harvard,
-
nganjëherë shkoj në banjon e burrave
-
për të shmangur llastiqet
dhe shigjetat e ekstravertëve mizorë.
-
-
Më kujtohet një ditë
kur isha vecuar në një kubik,
¶
-
për ta shmangur stimulimin e tepërt.
-
Dhe një ekstrovert i vërtetë
erdhi afer, jo ne kubikun tim,
-
në kubikun ngjitur --
-
dhe mund të dëgjoja zhurma evakuuese,
-
të cilat ne i urrejmë --
edhe nëse janë tonat,
-
që është arsyeja pse ne e shkarkojme
tualetin pas por edhe gjatë.
-
-
Dhe pastaj dëgjova këtë zë të ashpër
duke thënë,
¶
-
''Hej, a është aty Dr. Little?''
-
-
Nëse ka një gjë që e garanton irritimin
e një introverti për gjashtë muaj,
¶
-
është e folura në nevojtore.
-
-
Ky është vendi ku po shkoj tani.
¶
-
Mos më ndiqni.
-
-