Return to Video

10 rregulla për të përmirësuar bisedimin

  • 0:01 - 0:03
    Ok, dua të shoh disa duar lart:
  • 0:03 - 0:05
    sa prej jush e kanë hequr
    dikë nga Facebook-u
  • 0:05 - 0:09
    sepse ka thënë diçka fyese
    rreth politikës ose fesë,
  • 0:09 - 0:11
    kujdesit të fëmijëve, ushqimit?
  • 0:11 - 0:13
    (Të qeshura)
  • 0:13 - 0:16
    Dhe sa nga ju njihni të paktën
    një person që e shmangni,
  • 0:16 - 0:18
    sepse thjesht nuk doni t’i flisni?
  • 0:19 - 0:21
    (Të qeshura)
  • 0:21 - 0:24
    E kini parasysh, për të patur
    një bisedë të sjellshme,
  • 0:24 - 0:27
    duhej vetëm të ndiqnim këshillën
    e Henry Higgins te "My Fair Lady"
  • 0:27 - 0:29
    Qëndro te moti dhe shëndeti.
  • 0:29 - 0:33
    Por këto kohë, me ndryshimet klimatike
    dhe anti-vaksinimin, këto tema –
  • 0:33 - 0:34
    (Të qeshura)
  • 0:34 - 0:35
    nuk janë më të sigurta.
  • 0:35 - 0:38
    Pra, bota në të cilën jetojmë,
  • 0:39 - 0:41
    kjo botë në të cilën çdo bisedë
  • 0:41 - 0:43
    ka potencialin të shkaktojë debat,
  • 0:43 - 0:46
    ku politikanët tanë nuk
    flasin me njëri-tjetrin
  • 0:46 - 0:48
    dhe ku edhe çështja më e parëndësishme
  • 0:48 - 0:53
    ka dikë që lufton me pasion
    pro dhe kundër, nuk është normale.
  • 0:53 - 0:56
    Pew Research kreu një studim
    me 10.000 adultë amerikanë
  • 0:56 - 0:59
    dhe zbuluan se në këtë kohë,
    jemi më të polarizuar,
  • 0:59 - 1:00
    jemi më të ndarë,
  • 1:00 - 1:03
    se kurrë më parë në histori.
  • 1:03 - 1:05
    Ka më pak gjasa të biem kompromis
  • 1:05 - 1:07
    ҫka thotë se nuk po e
    dëgjojmë njëri-tjetrin.
  • 1:07 - 1:09
    Dhe e marrim vendimin se ku të jetojmë,
  • 1:09 - 1:12
    me kë të martohemi,
    madje dhe se cilët do të kemi miq,
  • 1:12 - 1:14
    bazuar në atë që ne tashmë besojmë.
  • 1:14 - 1:17
    Përsëri, kjo tregon që ne
    nuk e dëgjojmë njëri-tjetrin.
  • 1:17 - 1:20
    Biseda kërkon ekuilibër
    mes të folurit dhe të dëgjuarit,
  • 1:20 - 1:23
    dhe diku përgjatë rrugës,
    e kemi humbur atë ekuilibër.
  • 1:23 - 1:25
    Një pjesë e saj ka shkak teknologjinë.
  • 1:25 - 1:28
    Smartphone-at që të gjithë keni në duar,
  • 1:28 - 1:30
    ose aq afër sa mund t’i kapni menjëherë.
  • 1:30 - 1:32
    Sipas Pew Research,
  • 1:32 - 1:37
    rreth 1/3 e adoleshentëve Amerikanë
    dërgojnë më tepër se 100 tekste në ditë.
  • 1:37 - 1:41
    Shumica e tyre, thuajse të gjithë, ka më
    shumë të ngjarë tu dërgojnë mesazhe miqve
  • 1:41 - 1:43
    se sa të bisedojnë ballë për ballë.
  • 1:44 - 1:46
    Është një pjesë e bukur tek The Atlantic.
  • 1:46 - 1:49
    Shkruar nga një mësues
    gjimnazi që quhet Paul Barnwell.
  • 1:49 - 1:51
    Ai u dha fëmijëve një projekt komunikimi.
  • 1:51 - 1:55
    Donte t'i mësonte si të flisnin për
    një temë të caktuar pa përdorur shënime.
  • 1:55 - 1:57
    Dhe ai tha këtë: "Kam kuptuar se..."
  • 1:57 - 2:00
    (Të qeshura)
  • 2:00 - 2:03
    "Kam kuptuar se kompetenca në të biseduar
  • 2:03 - 2:07
    mund të jetë aftësia më e anashkaluar me
    të cilën dështojmë në dhënien mësim.
  • 2:08 - 2:12
    Fëmijët kalojnë orë çdo ditë në ekrane
    të përfshirë në ide dhe me njëri-tjetrin,
  • 2:12 - 2:14
    por ata rrallë kanë mundësi
  • 2:14 - 2:16
    të skalitin aftësitë e tyre
    komunikuese ndërpersonale.
  • 2:16 - 2:19
    Mund të tingëllojë si pyetje qesharake,
    por duhet ta pyesim veten:
  • 2:20 - 2:21
    A ka ndonjë aftësi të shekullit të 21-të
  • 2:21 - 2:27
    më të rëndësishme se ajo e të mbajturit të
    një bisede koherente dhe konfidente?"
  • 2:27 - 2:29
    Tani, unë e fitoj jetesën
    duke folur me njerëz:
  • 2:29 - 2:32
    fitues çmimi Nobel, shoferë kamionash,
  • 2:32 - 2:34
    miliarderë, mësues kopshti,
  • 2:34 - 2:37
    kryetarë shtetesh, hidraulikë.
  • 2:37 - 2:40
    Flas me njerëz që më pëlqejnë.
    Flas me njerëz që s’më pëlqejnë.
  • 2:40 - 2:44
    Flas me disa njerëz me të cilët
    nuk pajtohem thellë në nivel personal.
  • 2:44 - 2:46
    Por përsëri bëj një bisedë
    të shkëlqyer me ta.
  • 2:46 - 2:50
    Pra do të doja t'i shpenzoja 10 minutat
    e ardhshme duke ju mësuar se si të flisni
  • 2:50 - 2:52
    dhe si të dëgjoni.
  • 2:53 - 2:55
    Mjaft prej jush kanë dëgjuar
    plot këshilla, për këtë
  • 2:55 - 2:57
    gjëra të tilla si shih personin në sy,
  • 2:57 - 3:01
    mendo tema interesante
    për të diskutuar në avancë,
  • 3:01 - 3:06
    shiko, tund kokën dhe buzëqesh për të
    treguar se je duke i kushtuar vëmendje,
  • 3:06 - 3:09
    përsërit atë që sapo dëgjove
    ose përmblidhe.
  • 3:09 - 3:11
    Dua që t’i harroni gjithë këto.
  • 3:11 - 3:12
    Janë broҫkulla.
  • 3:12 - 3:15
    (Të qeshura)
  • 3:15 - 3:19
    Nuk ka arsye të mësosh si të tregosh se
    po kushton vëmendje
  • 3:19 - 3:23
    nëse në fakt je duke kushtuar vëmendje.
  • 3:23 - 3:25
    (Të qeshura)
  • 3:25 - 3:28
    (Duartrokitje)
  • 3:28 - 3:31
    Unë në fakt përdor fiks të njëjtat
    aftësitësi si intervistuese profesioniste
  • 3:31 - 3:34
    që përdor dhe në jetën normale.
  • 3:34 - 3:38
    Prandaj, unë do t'ju mësoj
    si t'i intervistoni njerëzit,
  • 3:38 - 3:42
    dhe kjo do tju ndihmojë të mësoni
    të bëheni bashkëbisedues më të mirë.
  • 3:42 - 3:43
    Mësoni që të bëni një bisedë
  • 3:43 - 3:45
    pa humbur kohën tuaj, pa u mërzitur,
  • 3:46 - 3:49
    dhe, Zot të lutem, pa ofenduar askënd.
  • 3:49 - 3:51
    Ne të gjithë kemi patur
    biseda të shkëlqyera.
  • 3:51 - 3:53
    I kemi kryer më parë.
    E dimë se ç'do të thotë.
  • 3:53 - 3:57
    Lloji i bisedës ku ikën duke u ndjerë
    i përfshirë dhe i frymëzuar,
  • 3:57 - 3:59
    ose ku ndjen sikur
    ke krijuar një lidhje të vërtetë,
  • 3:59 - 4:02
    apo që je kuptuar në mënyrë perfekte.
  • 4:02 - 4:03
    Nuk ka asnjë arsye
  • 4:03 - 4:06
    pse shumica e ndërveprimeve tuaja
    mos të jetë kështu.
  • 4:06 - 4:09
    Unë kam 10 rregulla bazë.
    Do tju prezantoj me secilin,
  • 4:09 - 4:13
    por sinqerisht, edhe nëse ju zgjidhni
    vetëm një prej tyre dhe e zotëroni,
  • 4:13 - 4:16
    ju direkt do të shijoni biseda më të mira.
  • 4:16 - 4:18
    Numri një: ndërsa bisedon
    mos bëj gjëra të tjera.
  • 4:18 - 4:20
    Dhe s'dua vetëm të them
    lini mënjanë celularin
  • 4:20 - 4:23
    tabletën, çelësat e makinës
    apo çfarëdo që kini nëpër duar.
  • 4:23 - 4:25
    Dua të them, ji i pranishëm.
  • 4:25 - 4:27
    Ji aty në atë moment.
  • 4:27 - 4:30
    Mos mendo për debatin
    që ke patur me shefin.
  • 4:30 - 4:33
    Mos mendo se çfarë do të hash për darkë.
  • 4:33 - 4:35
    Nëse do që të dalësh nga biseda,
  • 4:35 - 4:36
    dil nga biseda,
  • 4:36 - 4:38
    por mos qëndro gjysëm brenda
    e gjysëm jashtë.
  • 4:38 - 4:41
    Numri dy: Mos dogmatizo.
  • 4:41 - 4:43
    Nëse doni të deklaroni mendimin tuaj
  • 4:43 - 4:49
    pa asnjë mundësi për përgjigje, argument,
    apo përplasje ose për rritje,
  • 4:49 - 4:51
    shkruani një blog.
  • 4:51 - 4:54
    (Të qeshura)
  • 4:54 - 4:57
    Tani, ka një arsye të fortë se
    pse nuk lejoj kritikë në emisionin tim:
  • 4:57 - 4:59
    Sepse ata janë vërtet të mërzitshëm.
  • 4:59 - 5:03
    Nëse janë konservatorë, do urrejnë Obamën,
    ndihmat ushqimore dhe abortin.
  • 5:03 - 5:05
    Nëse janë liberalë, do të urrejnë
  • 5:05 - 5:07
    bankat e mëdha, korporata nafte
    e Dick Cheney.
  • 5:07 - 5:08
    Krejt të parashikueshëm.
  • 5:08 - 5:10
    Dhe ju nuk duhet të jeni kështu.
  • 5:10 - 5:15
    Duhet të hyni në çdo bisedë duke
    supozuar se keni diçka për të mësuar.
  • 5:16 - 5:18
    Terapisti i famshëm M. Scott Peck tha
  • 5:18 - 5:22
    se të dëgjuarit e vërtetë kërkon
    ta lesh veten jashtë.
  • 5:22 - 5:25
    Dhe nganjëherë kjo nënkupton
    lënien mënjanë të opinionit personal.
  • 5:26 - 5:29
    Ai tha se duke ndjerë këtë pranim,
  • 5:30 - 5:32
    folësi do të bëhet gjithmonë
    e më pak i prekshëm
  • 5:32 - 5:35
    dhe ka shumë më tepër gjasa
    t'i hapë skutat e brendshme
  • 5:35 - 5:37
    të mendjes së tij apo të saj,
    tek dëgjuesi.
  • 5:37 - 5:40
    Përsëri, supozoni se
    keni diçka për të mësuar.
  • 5:41 - 5:45
    Bill Nye: "Çdokush që do të takoni
    di diçka që ju nuk e dini."
  • 5:45 - 5:47
    Unë e shpreh në këtë mënyrë:
  • 5:47 - 5:50
    Gjithsecili është ekspert në diçka.
  • 5:51 - 5:54
    Numri tre: Përdorni pyetje të hapura.
  • 5:54 - 5:56
    Në këtë rast, merrni shkas nga gazetarët.
  • 5:56 - 5:59
    Filloni pyetjet me kush, çfarë,
    kur, ku, pse apo si.
  • 5:59 - 6:03
    Nëse shtron një pyetje të komplikuar,
    do të përjashtoni përgjigje të thjeshta.
  • 6:03 - 6:05
    Nëse të pyes, "Ishe i tmerruar?"
  • 6:05 - 6:08
    ti do t’i përgjigjesh fjalës
    më të fuqishme në atë fjali,
  • 6:08 - 6:12
    që është "tmerruar", dhe përgjigja është
    "Po, isha" ose "Jo, s'isha."
  • 6:12 - 6:14
    "Ishe i zemëruar?"
    "Po, shumë i zemëruar."
  • 6:14 - 6:17
    Leri ata ta përshkruajnë.
    Janë ata që e dinë.
  • 6:17 - 6:20
    Provoni t’i pyesni për gjëra të tilla si:
    "Si ishte?"
  • 6:20 - 6:21
    "Si të ka bërë të ndjehesh?"
  • 6:21 - 6:26
    Sepse vetëm atëherë ata ndalojnë
    për një moment dhe reflektojnë,
  • 6:26 - 6:29
    dhe do të merrni një përgjigje
    shumë më tepër interesante.
  • 6:29 - 6:31
    Numri katër: Ec me rrymën.
  • 6:32 - 6:35
    Kjo do të thotë që mendimet
    që do të të vijnë ndër mend
  • 6:35 - 6:38
    dhe ti duhet t'i lesh të ikin.
  • 6:38 - 6:40
    Kemi dëgjuar shpesh intervista,
  • 6:40 - 6:42
    ku i ftuari është duke folur
    për disa minuta
  • 6:42 - 6:45
    dhe pastaj pritësi hidhet
    dhe bën një pyetje
  • 6:45 - 6:48
    që duket sikur del nga hiҫi,
    ose që e ka marrë një përgjigje.
  • 6:48 - 6:51
    Që tregon se pritësi ka pushuar
    së dëgjuari dy minuta më parë,
  • 6:51 - 6:54
    sepse ka qenë duke menduar
    për këtë pyetjen shumë të zgjuar,
  • 6:54 - 6:57
    dhe ishte i detyruar
    dhe i vendosur ta thoshte.
  • 6:57 - 6:59
    Dhe ne bëjmë ekzaktësisht të njëjtën gjë.
  • 6:59 - 7:02
    Jemi ulur duke biseduar me dikë,
  • 7:02 - 7:06
    dhe në moment na kujtohet hera kur takuam
    Hugh Jackman në një kafene.
  • 7:06 - 7:07
    (Të qeshura)
  • 7:07 - 7:09
    Dhe pushojmë së dëgjuari.
  • 7:09 - 7:11
    Tregime dhe ide do tju vijnë ndër mend.
  • 7:11 - 7:14
    Duhet t’i lini ato të vijnë dhe të ikin.
  • 7:14 - 7:18
    Numri pesë: Nëse nuk e dini,
    thoni që nuk e dini.
  • 7:19 - 7:21
    Tani, njerëzit nëpër radio,
    sidomos te NPR,
  • 7:21 - 7:24
    janë më të vetëdijshëm
    se janë duke u regjistruar,
  • 7:24 - 7:28
    dhe kështu që janë më të kujdesshëm
    për ҫka pretendojnë se janë ekspert
  • 7:28 - 7:30
    dhe ҫ'pretendojnë se e njohin me siguri.
  • 7:30 - 7:32
    Bëjni këtë. Veproni bazuar në kujdes.
  • 7:32 - 7:34
    Fjalimi nuk duhet të jetë i pavlerë.
  • 7:35 - 7:38
    Numri i gjashtë: Mos barazoni
    përvojën tuaj me të tyren.
  • 7:39 - 7:42
    Nëse ata flasin për humbjen
    e një anëtari të familjes,
  • 7:42 - 7:45
    mos filloni të flisni për kur ju
    humbët një anëtar familje.
  • 7:45 - 7:48
    Nëse flasin në lidhje me problemet
    që kanë në punë,
  • 7:48 - 7:50
    mos u tregoni se sa e urreni punën tuaj.
  • 7:50 - 7:52
    S'është e njëjta. Kurrë s'është e njëjta.
  • 7:52 - 7:54
    Të gjitha përvojat janë individuale.
  • 7:54 - 7:57
    Dhe, më e rëndësishmja,
    kjo nuk është për ju.
  • 7:57 - 8:01
    Nuk ka nevojë ta merrni atë moment dhe
    të tregoni se sa të mahnitëshm jeni
  • 8:01 - 8:02
    apo se sa keni vuajtur.
  • 8:03 - 8:06
    Dikush e pyeti Stephen Hawking
    se sa e kishte IQ, dhe ai tha:
  • 8:06 - 8:09
    "S'e kam idenë. Njerëzit që mburren
    me IQ e tyre janë humbës"
  • 8:09 - 8:11
    (Të qeshura)
  • 8:11 - 8:14
    Bisedat nuk janë mundësi promocioni.
  • 8:17 - 8:18
    Numri i shtatë:
  • 8:19 - 8:21
    Mundësisht mos përsërit veten.
  • 8:21 - 8:23
    Është mospërfillëse,
    dhe vërtet e mërzitshme,
  • 8:23 - 8:25
    dhe ne priremi ta bëjmë shpesh.
  • 8:25 - 8:29
    Sidomos në bisedat e punës ose
    në bisedat me fëmijët,
  • 8:29 - 8:30
    ne duam të dalim diku,
  • 8:30 - 8:33
    kështu që vazhdojmë ta rifrazojmë
    atë pa pushim.
  • 8:34 - 8:35
    Mos e bëni këtë.
  • 8:35 - 8:37
    Numri i tetë: Qëndroni larg
    barërave të këqija.
  • 8:37 - 8:40
    Sinqerisht, njerëzit s’e ҫajnë kokën
  • 8:40 - 8:43
    për vitet, emrat,
  • 8:43 - 8:45
    datat, gjitha ato detaje
  • 8:45 - 8:47
    që ju përpiqeni të nxirrni nga mendja juaj.
  • 8:47 - 8:49
    Nuk iu intereson. Ata interesohen për ju.
  • 8:50 - 8:51
    Interesohen për atë që jeni,
  • 8:52 - 8:54
    për ato çfarë kini të përbashkëta.
  • 8:54 - 8:56
    Pra harrojini detajet. Lërini jashtë.
  • 8:57 - 8:58
    Numri nëntë:
  • 8:58 - 9:01
    Kjo nuk është e fundit,
    por është më e rëndësishmja.
  • 9:01 - 9:03
    Dëgjoni.
  • 9:03 - 9:06
    Nuk mund t'ju them se sa shumë
    njerëz të rëndësishme kanë thënë
  • 9:06 - 9:10
    se të dëgjuarit është ndoshta,
    numri një i aftësive më të rëndësishme
  • 9:10 - 9:12
    që mund të zhvillohet.
  • 9:12 - 9:13
    Buda tha, dhe po e perifrazoj:
  • 9:13 - 9:16
    "Nëse goja jote është e hapur,
    nuk je duke mësuar."
  • 9:16 - 9:20
    Dhe Calvin Coolidge tha: "Askush nuk
    është hequr nga puna se ka dëgjuar."
  • 9:21 - 9:22
    (Të qeshura)
  • 9:22 - 9:24
    Pse nuk dëgjojmë njëri-tjetrin?
  • 9:25 - 9:27
    Numri një, ne preferojmë të flasim.
  • 9:27 - 9:29
    Kur jam duke folur, kam kontrollin.
  • 9:29 - 9:32
    Nuk më duhet të dëgjoj
    gjëra që s’jam i interesuar.
  • 9:32 - 9:33
    Jam në qendër të vëmendjes.
  • 9:33 - 9:35
    Mund të forcoj identitetin tim.
  • 9:35 - 9:36
    Por ka dhe një arsye tjetër:
  • 9:37 - 9:38
    Ne shpërqëndrohemi.
  • 9:38 - 9:42
    Personi mesatar flet rreth
    225 fjalë për minutë,
  • 9:42 - 9:46
    por ne mund të dëgjojmë
    deri në 500 fjalë për minutë.
  • 9:46 - 9:50
    Pra, mendjet tona plotësojnë
    këto 275 fjalë të tjera.
  • 9:50 - 9:53
    Dhe, e di, që duhet përpjekje dhe energji
  • 9:53 - 9:55
    për t’i kushtuar vërtet vëmendje dikujt,
  • 9:55 - 9:58
    por nëse s'mund ta bëni këtë,
    nuk po zhvilloni një bisedë.
  • 9:58 - 10:01
    Jeni vetëm dy njerëz që
    nxjerrin fjali që mezi lidhen
  • 10:01 - 10:03
    në të njëjtin vend.
  • 10:03 - 10:04
    (Të qeshura)
  • 10:04 - 10:07
    Duhet të dëgjoni njëri-tjetrin.
  • 10:07 - 10:09
    Stephen Covey e ka thënë shumë bukur.
  • 10:09 - 10:13
    Ai tha, "Shumica prej nesh nuk dëgjojnë
    me synimin të kuptojnë.
  • 10:13 - 10:16
    Ne dëgjojmë me synimin të përgjigjemi."
  • 10:17 - 10:21
    Edhe një rregull, numri 10, dhe është ky:
    Jini të përmbledhur.
  • 10:21 - 10:24
    [Biseda e mirë është si minifundi;
    e shkurtër aq sa të zgjojë interes,
  • 10:24 - 10:27
    dhe e gjatë aq sa të mbulojë
    subjektin. -Motra ime]
  • 10:27 - 10:28
    (Të qeshura)
  • 10:28 - 10:30
    (Duartrokitje)
  • 10:30 - 10:35
    E gjithë kjo bazohet në të njëjtin
    koncept bazë, që është:
  • 10:35 - 10:38
    Interesohu për njerëzit e tjerë.
  • 10:38 - 10:41
    E dini, jam rritur me
    një gjysh shumë të famshëm,
  • 10:41 - 10:43
    dhe ishte si lloj
    rituali në shtëpinë time.
  • 10:43 - 10:45
    Njerëzit vinin për të biseduar
    me gjyshërit e mi,
  • 10:45 - 10:48
    dhe pasi ata largoheshin, nëna ime vinte,
  • 10:48 - 10:50
    dhe na thoshte: "E dini se kush ishte?
  • 10:50 - 10:52
    Ajo ka qënë konkurente e Miss America.
  • 10:52 - 10:54
    Ai ish Kryebashkiaku i Sacramento.
  • 10:54 - 10:57
    Ajo ka fituar çmimin Pulitzer.
    Ai është balerin i baletit Rus."
  • 10:57 - 11:00
    Dhe unë pothuaj jam rritur me supozimin se
  • 11:00 - 11:03
    gjithësecili ka një gjë të mrekullueshme,
    të fshehur.
  • 11:04 - 11:07
    Dhe sinqerisht, mendoj se kjo
    më bën një pritëse më të mirë.
  • 11:07 - 11:10
    E mbaj gojën mbyllur
    sa më shpesh të mundem,
  • 11:10 - 11:12
    e mbaj mendjen të hapur,
  • 11:12 - 11:14
    dhe jam gjithmonë e gatshme të mahnitem,
  • 11:14 - 11:16
    dhe nuk zhgënjehem kurrë.
  • 11:17 - 11:19
    Bëni të njëjtën gjë.
  • 11:19 - 11:21
    Dilni jashtë, bisedoni me njerëzit,
  • 11:21 - 11:22
    dëgjojini njerëzit,
  • 11:22 - 11:26
    dhe, më e rëndësishmja,
    përgatituni që të mahniteni.
  • 11:26 - 11:28
    Faleminderit.
  • 11:28 - 11:31
    (Duartrokitje)
Title:
10 rregulla për të përmirësuar bisedimin
Speaker:
Celeste Headlee
Description:

Kur puna juaj varet nga sa mirë di të flasësh me njerëzit, mëson shumë rreth asaj se si të bisedosh. Shumica prej nesh nuk bisedojmë aq mirë. Celeste Headlee ka punuar si intervistuese në radio për dekada të tëra, dhe i di përbërësit e një bisede perfekte : Ndershmëri, shkurtësi, qartësi dhe një dozë e mirë e të dëgjuarit. Në këtë bisedë, ajo ndan 10 rregulla të dobishme për të bërë biseda të mira. "Dilni, bisedoni me njerëzit, dëgjojini ata, " thotë ajo . " Dhe, më e rëndësishmja, të jeni të përgatitur që do të habiteni. "

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
11:44

Albanian subtitles

Revisions