Return to Video

Me vështrimin Përpara

  • 0:00 - 0:02
    Gjendja e Mozilla-s: Fjalë Hyrëse nga Mitchell Baker, presidente
  • 0:02 - 0:05
    Misioni i Mozilla-s është të bëjë të mundur që Interneti të mbesë i hapur
  • 0:05 - 0:08
    i ndërpërdorshëm dhe të respektojë sovranitetin e përdoruesit.
  • 0:08 - 0:14
    Kjo arrihet duke krijuar software që u lejojnë përdoruesve kontrollin mbi jetën e tyre dixhitale, të tillë si Firefox-i.
  • 0:14 - 0:20
    Këtë e bëjmë duke fuqizuar një bashkësi mbarëbotërore njerëzish, vullnetarë për këto përpjekje.
  • 0:20 - 0:22
    Jeta në Internet po ndryshon.
  • 0:22 - 0:26
    Lidhemi përmes më shumë pajisjesh. Zbatimet web po bëhen pjesë e jetës sonë, po aq sa edhe shfletuesit.
  • 0:26 - 0:29
    Ndërveprojmë me miq, simpatizantë dhe të njohur.
  • 0:29 - 0:35
    Ideja që kemi mbi web-in mund të jetë shumë personale, përftuar përmes lentesh vetjake.
  • 0:35 - 0:38
    Sfidat që na presin janë shumë reale.
  • 0:38 - 0:42
    Platformat për celularë janë më të mbyllyra dhe më të centralizuara nga sa kemi parë prej dekadash.
  • 0:42 - 0:46
    Parë si individë, ne po humbin aftësinë të veprojmë në web
  • 0:46 - 0:50
    pa lejen e rojeve të mëdhaja, të centralizuar.
  • 0:50 - 0:53
    Na gjurmojnë, na regjistrojnë, na katalogojnë,
  • 0:53 - 0:56
    na monetarizojnë dhe shndërrojnë në produkte për shitje.
  • 0:56 - 1:02
    Po shohim fragmentarizimin e platformës universale të web-it si dikur, në shumë botë të ndryshme.
  • 1:02 - 1:05
    Teksa Interneti pëson ndryshime, edhe Mozilla po ndryshon.
  • 1:05 - 1:10
    Produktet dhe mjetet që përdorim për shpënien përpara të misionit tonë po zgjerohen dhe po evoluojnë.
  • 1:10 - 1:12
    Një shfletues është i nevojshëm, por jo i mjaftueshëm.
  • 1:12 - 1:15
    Po njësoj i rëndësishëm është zgjerimi i numrit të njerëzve
  • 1:15 - 1:19
    që kuptojnë vlerat tona dhe që identifikohen si moxillianë.
  • 1:19 - 1:21
    Sfida dhe mundësia e Mozilla-s është
  • 1:21 - 1:24
    të zgjerojë dramatikisht shtrirjen tonë.
  • 1:24 - 1:27
    I kemi aftësitë t'i sjellim vlerat tonë në jetë përmes rrugësh të reja
  • 1:27 - 1:30
    Përqafimi i këtyre mundësive do të thotë përqafim i ndryshimit,
  • 1:30 - 1:33
    përqafim i shpresës dhe i vendosmërisë.
  • 1:33 - 1:39
    Kjo është mënyra se si do të vazhdojmë t'u japim njerëzve autoritetin përfundimtar mbi jetën e tyre dixhitale.
Title:
Me vështrimin Përpara
Video Language:
English
Besnik_b edited Albanian subtitles for Looking Ahead
Besnik_b added a translation

Albanian subtitles

Revisions