0:00:00.000,0:00:02.000 Një mënyrë ndërrimi i gjeneve tona është të bëjmë të rinj, 0:00:02.000,0:00:04.000 ashtu siç Craig Venter na e tregoi në mënyrë aq elegante. 0:00:04.000,0:00:07.000 Mënyra tjetër është të ndërrojmë stilin e jetesës. 0:00:07.000,0:00:11.000 Dhe ajo që po mësojmë është se sa të fuqishme dhe dinamike mund të jenë këto ndryshime 0:00:11.000,0:00:14.000 kështu që nuk keni pse të prisni shumë për të parë përfitimet. 0:00:14.000,0:00:19.000 Kur ushqeheni shëndetshëm, menaxhoni stresin, ushtroheni dhe dashuroni më shumë, 0:00:19.000,0:00:21.000 truri juaj në të vërtetë merr më shumë gjak dhe më shumë oksigjen. 0:00:21.000,0:00:24.000 Por më tepër se kaq, sipas matjeve, truri juaj fillon të zmadhohet. 0:00:24.000,0:00:26.000 Gjëra që janë dukur të pamundura deri para pak vitesh 0:00:26.000,0:00:28.000 janë tashmë të matshme. 0:00:28.000,0:00:31.000 Kjo u zbulua nga Robin Williams 0:00:31.000,0:00:33.000 pak vite para nesh. 0:00:33.000,0:00:35.000 Tani, ekzistojnë disa gjëra që mund t'i bëni 0:00:35.000,0:00:38.000 në mënyrë që truri juaj të prodhojë qeliza të reja. 0:00:38.000,0:00:40.000 Disa nga gjërat e mia të preferuara, si çokollata apo çaji, boronicat, 0:00:40.000,0:00:44.000 alkooli në sasi të moderuar, menaxhimi i stresit 0:00:44.000,0:00:46.000 apo kanabanoidet që gjenden në marijuanë. 0:00:46.000,0:00:48.000 Unë jam thjesht lajmëtari. 0:00:49.000,0:00:52.000 (Të qeshura) 0:00:52.000,0:00:55.000 Për çfarë po flisnim? 0:00:55.000,0:00:57.000 (Të qeshura) 0:00:57.000,0:00:59.000 Ka edhe gjëra të tjera që e përkeqësojnë, 0:00:59.000,0:01:01.000 që shkaktojnë humbjen e qelizave të trurit. 0:01:01.000,0:01:04.000 Të dyshuarit e përhershëm, si yndyrnat e ngopura dhe sheqeri, 0:01:04.000,0:01:08.000 nikotina, opiumi, kokaina, alkoli i tepërt dhe stresi kronik. 0:01:08.000,0:01:11.000 Lëkura juaj merr më shumë gjak nëse ndryshoni mënyrën e të jetuarit, 0:01:11.000,0:01:14.000 kështu, plakeni më ngadalë dhe lëkura juaj nuk rrudhoset aq shumë. 0:01:14.000,0:01:16.000 Zemra juaj pompon më shumë gjak. 0:01:16.000,0:01:18.000 Ne kemi treguar që ju mundeni vërtetë, të sprapsni një sëmundje zemre. 0:01:18.000,0:01:21.000 Këto arterie të bllokuara që shihni më sipër në të majtë, 0:01:21.000,0:01:23.000 sipas matjeve, vetëm pas një viti janë më pak të bllokuara. 0:01:23.000,0:01:25.000 Dhe ky skaner zemre PET këtu poshtë në të majtë, 0:01:25.000,0:01:27.000 blu-ja tregon që nuk ka qarkullim gjaku. 0:01:27.000,0:01:30.000 Pas një viti -- portokallia dhe e bardha tregojnë maksimumin e qarkullimit. 0:01:30.000,0:01:33.000 Ne kemi vërtetuar se ju mund të parandaloni dhe të sprapsni avancimin 0:01:33.000,0:01:35.000 e një kanceri prostate në fillimet e tij, shto këtu edhe kancerin e gjirit, 0:01:35.000,0:01:37.000 thjesht duke bërë këto ndryshime. 0:01:37.000,0:01:40.000 Ne pamë se rritja e tumorit in-vitro u parandalua 0:01:40.000,0:01:42.000 70 përqind në grupin që bënë këto ndryshime, 0:01:42.000,0:01:45.000 ndërkohë që vetëm 9 përqind në grupin tjetër. 0:01:45.000,0:01:47.000 Këto diferenca janë shumë domethënëse. 0:01:47.000,0:01:49.000 Edhe organet tuaja gjenitale marrin më shumë gjak, 0:01:49.000,0:01:51.000 dhe ju rrisni aftësinë tuaj seksuale. 0:01:51.000,0:01:53.000 Një nga reklamat anti-duhan më të efektshme të bëra 0:01:53.000,0:01:55.000 nga Departamenti i Shëndetit Publik, 0:01:55.000,0:01:57.000 tregon se nikotina, e cila bllokon arteriet tuaja, 0:01:57.000,0:01:59.000 mund të shkaktojë atak apo bllokim enësh gjaku, 0:01:59.000,0:02:01.000 por shkakton edhe impotencë. 0:02:01.000,0:02:03.000 Gjysma e burrave që pijnë duhan janë impotentë. 0:02:03.000,0:02:04.000 Sa seksi është kjo? 0:02:04.000,0:02:06.000 Ndërkohë, ne jemi pranë publikimit të një studimi -- 0:02:06.000,0:02:09.000 një studim që tregon se si mund të ndryshoni pasqyrimin e gjeneve tek burrat me kancer prostate. 0:02:09.000,0:02:11.000 Kjo quhet një hartë nxehtësie 0:02:11.000,0:02:14.000 dhe ngjyrat e ndryshme bashkë me anën në të djathtë janë gjene të ndryshme. 0:02:14.000,0:02:17.000 Ne kemi zbuluar se më shumë se 500 gjene u ndryshuan për mirë 0:02:17.000,0:02:20.000 prej gjeneve që parandalojnë sëmundjet 0:02:20.000,0:02:24.000 ndërkohë që ato gjene që ndihmojnë sëmundjet, ç'aktivizohen. 0:02:24.000,0:02:27.000 Kështu që, unë mendoj se këto zbulime janë të rëndësishme 0:02:27.000,0:02:29.000 dhe i japin shpresa dhe zgjedhje të reja shumë njerëzve. 0:02:29.000,0:02:34.000 Kompanitë si Navigenix dhe DNA Direct apo 23andMe, 0:02:34.000,0:02:37.000 që ju japin, profilin tuaj gjenetik, 0:02:37.000,0:02:40.000 po i japin disa njerëzve, ndjesi të tipit, "Zot na ruaj, çfarë të bëj me këtë" 0:02:40.000,0:02:43.000 Epo, gjenet nuk janë fati ynë, dhe nëse i bëjmë këto ndryshime -- 0:02:43.000,0:02:45.000 kjo është kusht, por nëse bëjmë ndryshime më të mëdha 0:02:45.000,0:02:47.000 nga sa mund të kishim bërë, 0:02:47.000,0:02:50.000 ne vërtetë mund të ndryshojmë pasqyrimin e gjeneve tona. 0:02:50.000,0:02:51.000 Faleminderit 0:02:51.000,0:02:53.000 (Duartokitje)