Peshkaqenët shtegtarë janë krijesa mbresëlënëse. Janë të mrekullueshëm. Arrijnë gjatësi deri në 10 metra. Disa thonë që arrijnë gjatësi edhe më të mëdha. Peshojnë deri në 2 ton. Disa thonë që peshojnë deri në 5 ton. Eshtë peshku i dytë më i madhi në botë. Janë kafshë të parrezikshme që ushqehen me plankton. Besohet që janë të aftë të filtrojnë 1 km kub ujë cdo orë dhe konsumojnë rreth 30 kg plankton në ditë për të mbijetuar. Janë krijesa fantastike. Jemi me shumë fat në Irlandë që kemi shume peshkaqenë shtegtarë dhe shume mundësi që ti studiojmë. Ata kishin rëndësi të posaqme për komunitetet bregdetare prej qindra vitesh vecanërisht rreth rajoneve të Claddagh, Duff, Connemara ku bujqit lundronin me harpat dhe varkat e tyre në detë të hapur, nganjëherë tek një vend i njohur si Sunfish Bank, që gjendet rreth 30 milje në perëndim të Ishullit Achill, për të gjuajtur peshkaqenët shtegtarë. Ky është një punim në dru që daton nga vitet 1700 ose 1800. Ata kishin rëndësi të madhe, sidomos për vajin që nxirret nga mëlcia e tyre. Mëlqia përbën 1/3 -tën e trupit të peshkaqenit shtegtar dhe është e mbushur me vaj. Mund të nxjerrësh litra të tëra vaji nga mëlqia e tyre. Ky vaj përdorej posaqërisht për ndricim, por gjithashtu për të lidhur plagët dhe gjëra tjera. Në fakt, ndricimi rrugor në vitin 1742 në Galway, Dublin dhe Waterford ishte falë vajit të këtij lloji të peshqve. Sunfish (Peshk dielli) është një tjetër term që përdoret për tu referuar peshkaqenëve shtegtarë. Andaj ata kishin rëndësi të jashtëzakonshme. Ekzistojnë që një kohë të gjatë, dhe kanë shumë rëndësi për komunitetet bregdetare. Një prej zonave më konkrete të peshkimit të peshkaqenëve shtegtarë gjindet në Ishullin Achill. Ky është Gjiri Keem në Ishullin Achill. Peshkaqenët vinin shpesh tek gjiri. Peshkatarët lidhnin një rrjetë tek kepi, që lidhej me rrjetat tjera. Kur peshkqenët afroheshin dhe godisnin rrjetën, rrjeta binte mbi ta. Kjo bënte që peshkaqenët të përmbyteshin dhe tu merrej fryma. Nganjëherë, ata renditeshin në varkat e tyre të vogla, dhe i mbytnin duke i qëlluar prapa qafës me shtiza. Më pas i tërhiqnin peshkaqent tek Limani i Purteenës, i valonin dhe u merrnin vajin. Poashtu përdornin mishin si pleh dhe u merrnin pendat. Prerja e pendave të peshkaqenëve dhe rihudhja e trupit në oqean është kërcënimi më i madh për peshkaqenët. Ne u kemi frikën peshkaqenëve falë filmit "Nofullat." Peshkaqenët mbysin rreth 5-6 njerëz në vit. Një prej këtyre rasteve ndodhi pak kohë më parë, apo jo? Para dy javësh. ne mbysin rreth 100 milion peshkqenë në vit. Nuk e di si qëndron puna e ekuilibrit në këtë rast, mirëpo mendoj që peshkaqenët duhet të na kenë frikën neve më shumë se ne atyre. Ishte një zonë peshkimi mjaft e dokumentuar, dhe sic mund ta shihni , kulmoi në të 50-tat kur mbytja e e peshkaqenëve arriti në 1500 në vit. Dhe morri tatëpjetë shumë shpejt - rast tipik i zonave të peshkimit që lulëzojnë dhe shuhen shpejt që sugjeron se depozitat janë shteruar ose shkalla e riprodhimit është e ulët. Gjatë kësaj peridudhe ata mbytën rreth 12 000 peshkaqenë thejshtë duke përdorur litarë tek Gjiri Keem në Ishullin Achill. Mbytja e peshkaqenvve vazhdoi deri në mesin e të 80-tave posaqërisht në Dunmore East në Qarkun e Waterfordit. Rreth 2500-3000 peshkaqenë u mbytën deri në vitin 1985, shumica prej tyre nga anijet Norvegjeze. Këto figurat e zeza, nuk shihen shumë qartë, ishin anijet Norvegjeze që gjuanin peshkaqenët shtegtarë, dhe vija e zezë në folenë e sorrës nënkupton që kjo është anije që gjuan peshkaqenë dhe jo balena. Rëndësia e peshkqenve shtegtarë për komunitetet bregdetare mund të vërehet nga gjuha e folur. Nuk shtirem kinse kam origjinë irlandeze, mirëpo në Kerry këta peshkaqenë njiheshin si "Ainmhide na seolta", perbindëshi me vela. Një emër tjetër është "Liop an da lapa," bisha e ngathët me dy penda "Liabhan mor" sugjeron që flitet për një kafshë të madhe. Ose e preferuara ime, "Liabhan chor greine," peshku i mrekullueshëm i diellit. Eshtë një emër i këndshëm dhe ndjellës. në Ishullin e Torit, një vend mjaft i cuditshëm, njiheshin si "të pamend" dhe askush nuk e di pse. Shpresoj që asnjëri prej jush nuk është nga Tory; vend i këndshëm. Mirëpo emri më i zakonshëm me të cilin njiheshin rreth ishullit ishte sunfish (peshk dielli) Kjo ka lidhje të ngushtë me zakonin e tyre për tu ngrohur në sipërfaqe të ujit kur dielli është duke ndricuar. Eshtë shqetësues fakti që popullata e peshkaqenëve shtegtarë është shteruar në tërë botën. Disa njerëz thonë që nuk ka rënie në numrin e popullatës. Mund të jetë rezultat i shprëndarjes së planktonit. Eshte sugjeruar që peshkaqenet shtegtarë janë tregues të shkëlqyer të ndryshimit të klimës, sepse janë regjistrues të vazhdueshëm të planktonit që notojnë me gojën hapur. Për momentin janë të klasifikuar si "të pambrojtur" nën IUCN (Shoqata Ndërkombëtare pë Ruajtjen e Natyrës). po ashtu ka lëvizje të organizuara që kërkojnë ndalimin e kapjes së këtyre peshkaqenëve. Tani ekziston një urdhëresë që ndalon kapjen e tyre ose sjelljen e tyre në tokë, edhe të atyre që kapen pa dashur. Ata nuk janë të mbrojtur në Irlandë. Në fakt, ata nuk kanë kurrfarë statusi ligjor në Irlandë, pavaresisht nga rëndësia që ata kanë dhe konteksti historik brenda të cilit gjenden peshkaqenët shtegtarë. Ne dimë shumë pak për ta. Shumica e asaj cfarë dimë është e bazuar në zakonin e tyre për të frekuentuar sipërfaqen e ujit. Ne mundohemi t'ia qëllojmë se cfarë po bëjnë bazuar në sjelljen e tyre në sipërfaqe. Vitin e kaluar, gjatë një konference në Ishullin e Njeriut, mësova se sa e pazakonte ështe të jetosh ne një vend ku peshkaqenët shtegtarë dalin në sipërfaqe shumë shpesh dhe rregullisht Eshtë një rast i shkëlqyer në shkencë për të parë peshkaqenët shtegtarë, dhe janë krijesa mbresëlënëse. Kjo na ofron një rast të mrekullueshëm për ti studiuar, për të pasur qasje tek ta. Ajo cfarë jemi duke bërë që dy vite me rradhë -- edhe pse vit i kaluar ishte më i rëndësishmi - është etiketimi i peshkaqenëve në mënyrë që të kemi një ide më të mirë rreth përpikmërisë së tyre të të parit dhe gjëra të ngjashme. Andaj u fokusuam kryesisht në Donegalin e Veriut dhe Kerrin Perëndimorë si zona aktive. I etiketuam me mjete të thjeshta duke përdorur një shufër të madhe dhe të gjatë. Kjo është një shtagë peshkimi që përmbanë një etiketë në majë. Ne gjuanim peshkaqenët me të nga varka. Dhe ishim shumë efektivë. Verën e kaluar etiketuam 150 peshkaqenë. Etiketuam 50 brenda 3 ditësh rreth Gadishullit Inishowen. Gjysma e sfidës është të kesh qasje tek ta, të gjindesh në vendin e duhur në kohën e duhur. Eshtë një metodë e thjeshtë dhe e lehtë. Do ju tregoj se si. Ne përdorim një kamerë në shtagë për të xhiruar peshkaqenët. Njëra prej arsyeve është përcaktimi i gjinisë. Gjithashtu përdorëm mjete më të përsosura si etiketa satelitore. Këto janë etiketa arkivore. Andaj ruan të dhënat. Etiketa satelitore funksionon vetëm kur ajri nuk është i lagët dhe kështu mund ta dërgojnë signalin tek sateliti. Natyrisht, peshkqenët, peshqit, janë nën ujë të shumtën e kohës. Kjo etiketë përcakton vendndodhjet e peshkaqenit varësisht nga koha dhe pozita e diellit, si dhe temperaturën dhe thellësinë e ujit. Eshtë e nevojshme të rindërtosh këtë itinerar. Etiketat janë të programuara të programuara të shkeputen nga peshkaqeni pas një kohe të caktuar, në këtë rast ishte një periudhe 8 mujore, dhe në po atë ditë etiketa shkëputet, krijon lidhje me satelitin dhe dergon shumicën e të dhënave ne mënyrë që ne ti përdorim më pas. Kjo është mënyra e vetme për të përcaktuar sjelljen dhe lëvizjet e tyre kur gjenden nënujë. Këto janë dy harta që ne përpiluam. Në këtë mund të shihni që etiketuam të dy në rrethin e Kerrit. Kaloi tërë kohën, 8 muajt e fundit, në ujërat e Irlandës. Në ditën e Krishtlindjeve doli buzë bregut. Ky është një tjetër rast per të cilin akoma nuk kemi mbledhur gjitha të dhënat nga sateliti me temperaturë të sipërfaqes dhe thellësi të ujit, por gjithsesi, peshkaqeni i dytë kaloi të shumtën e kohës në dhe përreth Detit Irlandez. Vitin e kaluar, kolegë nga Ishulli i Njeriut, etiketuan një peshkaqen që notoi nga Ishulli i Njeriut deri në Skocinë e Re (Kanada) brenda 90 ditësh. Pra notoi 9 500 kilomentra. Nuk e kishim menduar se një gjë e tillë mund të ndodhte. Një tjetër koleg në SHBA etiketoi rreth 20 peshkaqenë rreth Massachusetts, dhe etiketat nuk funksionuan si duhet. E tëra që ai di është se ku i etiketoi dhe ku u shkëputën etiketat nga peshkaqenët. Etiketat u tij shkëputën afër Karaibeve dhe Brazilit. Ne mendonim që peshkaqenët shtegtarë ishin banorë të klimave të buta dhe jetonin në gjërësi gjeografike në të cilat jetojmë ne. Por sic shihet, ata po kalojnë edhe Ekuatorin tani. Prandaj qëllimi ynë është që të mësojmë këso gjërash rreth peshkaqenëve shtegtarë. Dicka që më duket e cuditshme dhe e befasishme është shkalla e ulet e shumëllojshmërisë gjenetike të peshkaqenëve. Unë nuk jam gjenetiste andaj nuk do shtirem sikur kam njohuri mbi gjenetikën. Për këtë është mirë të kesh bashkëpunime. Meqenëse unë punoj më shumë në terren, më kaplojnë sulme paniku kur më duhet të kalojë orë të tëra në laborator veshur me bluze laboratori -- më duhet të largohem që aty. Andaj mund të punojmë me gjeneticistë që kanë njohuri mbi këto gjëra. Kur hulumtuan gjenetikën e peshkqenëve shtegtarë, vërejtën se shkalla e shumëllojshmërisë ishte shumë e ulët. Nëse shikoni rreshtin e parë këtu, mund të shihni se gjithë këta peshkaqenë të ndryshëm janë në të vërtetë shumë të ngjajshëm. Kjo do të thotë që ata janë të gjithë peshkaqenë dhe kanë një paraardhës të përbashkët. Po të shikosh shumëllojshmërinë e nukleotideve, material gjenetik i bartur nga prindërit, mund ta vëreni që shumëllojshmëria tek peshkaqenët shtegtarë ishte më e ulët në krahasimet me llojet tjera të peshkaqenëve. Ky studim ishte bërë në vitin 2006. Para vitit 2006, nuk kishim kurrfarë ideje mbi shumëllojshmërinë gjenetike të peshkqenëve shtegtarë. Nuk e dinim nëse ishin ndarë në popullata të ndryshme. Apo ndoshta në nënpopullata? Këto janë gjëra të rëndësishme për të cilat duhet pasur njohuri nëse deshiron të dish madhësinë e popullatës dhe statusin e tyre. Les Noblesit në Aberdeen iu duk e pabesueshme kjo. Prandaj ndërmorri një tjetë studim duke përdorur mikrosatelitë, që kushtojnë më shumë, u duhet më shumë kohë, dhe për cudinë e tij, rezultatet ishin pothuajse të njëjta. Andaj duket se peshkaqenët shtegtarë kanë shkallë të ulët të shumëllojshmërisë. Besohet se kjo ishte rezultat i ngecjes gjenetike (ku gjysma ose më shumë e një popullate vdes ose nuk riprodhohet) që daton para 12 000 vitesh, dhe kjo ka shkaktuar shkallën e ulët të shumëllojshmërisë. Mirëpo, po të shikosh peshkaqenët balenë, një tjetë peshkaqen i madh që ushqehet me plankton, mund të vëresh që shkalla e shumëllojshmërisë së tyre është e lartë. Andaj e tërë kjo nuk ka kuptim. Eshtë vërtetuar se nuk ka dallim gjenetik mes peshkaqenëve shtegtarë në oqeane mbarë botës. Edhe pse ata gjinden kudo në botë nuk mund të bësh dallim mes atyre të Oqeanit Paqësor, Atlantik, Zelandë të Re, ose nga Irland apo Afrika Jugore, në baë të gjeneve. Të gjithë duken të ngjashëm. Në të njëjtën kohë është mjaft befasuese. Eshtë dicka e papritur. Unë nuk e kuptoj këtë dhe nuk shtirem kinse e kuptoj. Dyshoj që shumica e gjenetistëve e kuptojnë këtë, mirëpo janë në gjendje të nxjerrin të dhëna. Në bazë të shumëllojshmërisë gjenetike mund të llogarisësh madhësinë e popullatës. Rus Hoelzel përcaktoi një numër të efektshëm të popullatës: 8,200 kafshë. Kaq. 8000 kafshë në botë. Ju me siguri po mendoni që kjo është shumë qesharake. `Nuk është e mundur` Les bëri një studim tjetër dhe vlerësoi që numri i duhur ishte rreth 9000. Secili mikrosalelit dha rezultate të ndryshme. Mesatarja e tërë këtyre studimeve doli se ishte rreth 5 000, me të cilën unë nuk pajtohem personalisht, por unë jam mjaft skeptike. Por po tu ndërrosh vendet disa numrave, atëherë numri i popullatës efektive arrin diku rreth 20 000 kafshë. A e mbani mend sa peshkaqenë i mbytën në të 50tat dhe 70tat rreth Achillit? Kjo vërteton atë që ky lloj janë në rrezik të zhduken si pasojë e numrit të vogël të popullatës. Nga 20 000 peshkaqenë, besohej se 8000 prej tyre ishin femra. Ekzistojnë vetëm 8 000 peshkaqenë shtegtarë femra në botë? Nuk e di. Nuk e besoj. Problemi qëndron në numrin e vogël të mostrave. Nuk arritën të mbldhnin mostra të mjaftueshme për të hulumtuar bazën gjenetike hollësishëm. Ku mund të marrësh mostra per testime gjenetike? Një burim i mundshëm janë peshkaqenët e vdekur që dalin në breg. Në Irlandë mund të gjesh 2-3 peshkaqenë të vdekur rreth brigjeve, nëse ke fat. Një burim tjetër i mundshëm është kapja padashja e peshkaqenëve gjatë peshkimit. Disa prej tyre ishin ngatërruar në rrjetat e peshkimit. Ky lloj peshkimi tashmë është i ndaluar dhe ky është lajm shumë i mirë për peshkaqenët. Disa ishin ngatërruar në rrjeta fundore. Ky është një peshkaqen të cilin e sollën ilegalisht në Howth pak ditë para Krishtlindjeve, sepse kjo nuk ishte e lejueshme sipas ligjeve të Bashkimit Evropian, dhe u shit në copëza si biftek peshkaqeni për 8 euro për kilogram. Ata madje vënë një recetë në mur, derisa iu tërhoqën vërejtjen se kjo ishte e jashtëligjshme. Për këtë ata u gjobitën. Nga këto studime, del se për momentin janë 86 mostra mbledhur nga tërë bota. Eshtë një punë shumë e rëndiësishme, që parashtron pyetje interesante dhe mund të na paraqes me të dhëna mbi madhësinë e popullatës, nënpopullatat dhe strukturën, mirëpo janë të kufizuar nga mungesa e mostrave. Kur po etiketonim peshkaqenët -- ja se si i etiketuam; duhet vepruar shpejt -- ndodhte që ata të reagonin. Një rast i tillë ndodhi në Malin Head ne Donegal ku një peshkaqen qëlloi varkën me bishtin e tij, dhe besoj e bëri këtë sepse u frikësua kur varka iu afrua shumë pranë dhe jo pse etiketa iu ngul në trup. Cdo gjë përfundoi mire. Ne u lagëm. Kurrfarë problemi. Kur unë dhe Emmett u kthyem tek skela në Malin head vërejta pak jarge të zeze në anën e përparme të varkës. Pasi kaloja shumë kohë në anije tregtare peshkimi mu kujtuan peshkatarët që thonin se gjithmonë e dinin nëse ndonjë peshkaqen shtegtarë kishte ngecur në rrjetë në bazë të jargest së zeze që lënë mbrapa tyre. Andaj mendova që jarga të ketë arritur aty përmes peshkaqenit. Ishim të interesuar të mblidhnim mostra indesh për të bërë testime gjenetike sepse e dinim që kishin rëndësi të madhe. Për të bërë këtë përdornim metoda tradicionale sikur harku që më shihni duke mbajtur në dorë në këtë fotografi, dhe është i njëjti hark që perdorim për të marre mostra nga balenat dhe delfinët për studime të gjeneve. Provova këtë dhe shumë metoda tjera. Mirëpo nuk po funksiononte sepse më thyente shigjetat pasi lëkura e peshkaqenit është shumë e fortë., Nuk ishte e mundur të mblidhnim mostra përmes kësaj metode. Kjo nuk do funksiononte. Andaj kur pashë zhulin tek kici i anijes, mendova " Po të fusësh në përdorim atë cfarë të është ofruar ..." E gërryeva dhe mblodha jargen e zeze. Kisha me vete një tub të mbushur me alkool për ta derguar tek gjeneticistët. Mblodha jargen dhe e nisa për në Aberdene. Dhe u thashë `Provoni këtë." E lanë mënjanë për një kohë të gjatë sepse kishim një konferencë në Isle of Man. Mirëpo unë u dërgova disa emaile dhe i pyeta nese kishin pasur rastin ti hidhnin një sy jarges. Dhe gjithmonë thonin "Më vonë, më vonë , ..." Më në fund vendosi ta analizonte sepse nuk e kisha takuar kurrë më parë dhe nuk donte të humbiste respektin. Ai ishte cuditur që kishin arritur të nxirrnin ADN nga jarga. E shumëfishuan dhe e testuan dhe gjetën se jarga me të vërtetë përmbante ADN të peshkaqenëve shtegtarë Ishte shumë i ngazëllyer. U bë e njohur si jarga e peshkaqenit të Simonit. Dhe mendova që mund të mbështetemi në këtë. Andaj provuam sërish të dilnim në det dhe të mblidhnim jarge. Pasi shpenzuam 3500 dollar në etiketa satelitore u mendova të blija një bisht shtupe të dyshemeve me vlerë prej 7.95 dollarë ne një dyqan pajisjesh dhe pak para në pastues furrash. E lidha pastruesin e furrës rreth majës së bishtit të shtupës dhe mezi prisja të më ofrohej mundësia të kapja disa peshkaqenë. Ishte muaji i Gushtit dhe peshkaqenet janë më të pranishëm gjatë Qershorit dhe korrikut. Shihen shumë rrallë. Eshtë shumë e vështirë të gjesh peshkaqenë në Gusht. Ishim të pashpresë. Udhëtuam menjëherë drejt Blasket pasi dëgjuam që kishin parë peshkaqenë atje dhe arritëm të gjenim disa. Përderisa peshkaqeni notonte nën varkë ne i fërkonim me bisht të shtupës -- sikur në këtë fotografinë këtu -- dhe kështu arritëm të mblidhnim jargen. Ja ku është. Shikojeni jargën e zeze te peshkaqenit. Për rreth një gjysmë ore mblodhëm 5 mostra nga 5 peshkqenë të ndryshëm, duje përdour sistemin e Simonit për marrjen e mostrave të jarges së peshkaqenit. (Qeshje) (Duartrokitje) Kam 20 vite që punoj me balena dhe delfinë në Irlandë dhe kam vërejtur që janë më dramatik. Ndoshta e keni parë videon e balenës me gungë që xhiruam pranë qarkut të Wexfor para dy muajsh. Njeriu gjithmonë mendon se mund ti lërë botës një trashëgimi kulturore pas. Kisha në mendje balenat dhe delfinët se si cajnë përmes ujit. Nganjhëherë këto gjëra të ofrohen të gatshme dhe bën mirë ti marrësh kur të ofrohen. Ndoshta kjo do jetë trashëgimia ime -- Jarga e peshkaqenit të Simonit. Kveë vit arritëm të mblidhnim më shumë para pë të vazhduar me mbledhjen e mostrave. Tani përdorim kamera që vihen në majë të shtagës dhe janë shumë të dobishme -- ja një foto e koleges sime Joanne me një kamerë të tillë -- dhe kjo na mundëson të shohim nën peshkaqenin. Qëllimi është të shohim në peshkaqeni ka shtojca shtrënguese të cilat ndodhen prapa shpinës së peshkaqenëve meshkuj. Në bazë të kësaj është shumë lehtë të përcaktosh gjininë. Kur ke njohurinë mbi gjininë e peshkaqenit para se të mblidhen mostrat atëherë mund të vësh në dijeni gjeneticistin nëse peshkaqeni është femër ose mashkull. Më duket e befasishme që nuk ka akoma ndonjë mënyrë për të bërë dallimin mes meshkujve dhe femrave, dhe kjo për arsye se nuk dinë se cilët janë nxitësit molekular përgjegjës. Eshtë shumë e rëndësishme të përcaktohet gjinia e peshkqenit per gjera si rregullimi i tregtisë së peshkaqenëve shtegtarë dhe llojeve tjera, meqenëse tregtia me peshkaqenë është e jashtëligjshme. Me gjithë këtë kjo tregti akoma vazhdon dhe sot mund të gjesh peshk në terg. Si biolog terreni, qëllimi është të takosh sa më shpesh këto kafshë. Qëllimi është të mësosh sa më shumë. Këto takime janë shumë të shkurta dhe shpesh kanë kufizime sezonale. Andaj mundohesh të mësosh sa më shumë sa më shpejtë. Por ia vlen barra qeranë pasi mund tu ofrosh këto mostra dhe mundësi edhe disiplinave tjera, si gjenetistëve, të cilët poashtu mund të përfitojnë shumë nga tërë kjo. Sic thashë edhe më parë keto gjëra ndodhin në mënyra të cuditshme andaj rrëmbej sa ke mundësi. Kjo do jetë trashëgimia shkencore. Shpresoj që do gjejë dic më dramatike dhe romantike para se të vdes. Për tani, jam falënderues për këtë. Mbani sytë hapur për peshkaqenë. Nëse jeni të interesuar të dini më shume për peshkaqenët shtegtarë, tani kemi nje webfaqe dedikuar atyre. Ju faleminderit për dëgjueshmërinë tuaj. (Duartrokitje)