1 00:00:00,000 --> 00:00:03,000 Peshkaqenët shtegtarë janë krijesa mbresëlënëse. Janë të mrekullueshëm. 2 00:00:03,000 --> 00:00:05,000 Arrijnë gjatësi deri në 10 metra. 3 00:00:05,000 --> 00:00:07,000 Disa thonë që arrijnë gjatësi edhe më të mëdha. 4 00:00:07,000 --> 00:00:09,000 Peshojnë deri në 2 ton. 5 00:00:09,000 --> 00:00:11,000 Disa thonë që peshojnë deri në 5 ton. 6 00:00:11,000 --> 00:00:13,000 Eshtë peshku i dytë më i madhi në botë. 7 00:00:13,000 --> 00:00:16,000 Janë kafshë të parrezikshme që ushqehen me plankton. 8 00:00:16,000 --> 00:00:18,000 Besohet që janë të aftë të 9 00:00:18,000 --> 00:00:21,000 filtrojnë 1 km kub ujë cdo orë 10 00:00:21,000 --> 00:00:24,000 dhe konsumojnë rreth 30 kg plankton në ditë për të mbijetuar. 11 00:00:24,000 --> 00:00:26,000 Janë krijesa fantastike. 12 00:00:26,000 --> 00:00:29,000 Jemi me shumë fat në Irlandë që kemi shume peshkaqenë shtegtarë 13 00:00:29,000 --> 00:00:31,000 dhe shume mundësi që ti studiojmë. 14 00:00:31,000 --> 00:00:33,000 Ata kishin rëndësi të posaqme për komunitetet bregdetare 15 00:00:33,000 --> 00:00:35,000 prej qindra vitesh 16 00:00:35,000 --> 00:00:38,000 vecanërisht rreth rajoneve të Claddagh, Duff, Connemara 17 00:00:38,000 --> 00:00:40,000 ku bujqit lundronin 18 00:00:40,000 --> 00:00:42,000 me harpat dhe varkat e tyre 19 00:00:42,000 --> 00:00:44,000 në detë të hapur, nganjëherë tek një vend i njohur si Sunfish Bank, 20 00:00:44,000 --> 00:00:46,000 që gjendet rreth 30 milje në perëndim të Ishullit Achill, 21 00:00:46,000 --> 00:00:48,000 për të gjuajtur peshkaqenët shtegtarë. 22 00:00:48,000 --> 00:00:50,000 Ky është një punim në dru që daton nga vitet 1700 ose 1800. 23 00:00:50,000 --> 00:00:53,000 Ata kishin rëndësi të madhe, sidomos për vajin që nxirret nga mëlcia e tyre. 24 00:00:53,000 --> 00:00:55,000 Mëlqia përbën 1/3 -tën e trupit të peshkaqenit shtegtar dhe është e mbushur me vaj. 25 00:00:55,000 --> 00:00:57,000 Mund të nxjerrësh litra të tëra vaji nga mëlqia e tyre. 26 00:00:57,000 --> 00:00:59,000 Ky vaj përdorej posaqërisht për ndricim, 27 00:00:59,000 --> 00:01:01,000 por gjithashtu për të lidhur plagët dhe gjëra tjera. 28 00:01:01,000 --> 00:01:03,000 Në fakt, ndricimi rrugor në vitin 1742 29 00:01:03,000 --> 00:01:05,000 në Galway, Dublin dhe Waterford 30 00:01:05,000 --> 00:01:07,000 ishte falë vajit të këtij lloji të peshqve. 31 00:01:07,000 --> 00:01:09,000 Sunfish (Peshk dielli) është një tjetër term që përdoret për tu referuar peshkaqenëve shtegtarë. 32 00:01:09,000 --> 00:01:11,000 Andaj ata kishin rëndësi të jashtëzakonshme. 33 00:01:11,000 --> 00:01:14,000 Ekzistojnë që një kohë të gjatë, dhe kanë shumë rëndësi për komunitetet bregdetare. 34 00:01:14,000 --> 00:01:17,000 Një prej zonave më konkrete të peshkimit të peshkaqenëve shtegtarë 35 00:01:17,000 --> 00:01:19,000 gjindet në Ishullin Achill. 36 00:01:19,000 --> 00:01:21,000 Ky është Gjiri Keem në Ishullin Achill. 37 00:01:21,000 --> 00:01:24,000 Peshkaqenët vinin shpesh tek gjiri. 38 00:01:24,000 --> 00:01:27,000 Peshkatarët lidhnin një rrjetë tek kepi, 39 00:01:27,000 --> 00:01:29,000 që lidhej me rrjetat tjera. 40 00:01:29,000 --> 00:01:32,000 Kur peshkqenët afroheshin dhe godisnin rrjetën, rrjeta binte mbi ta. 41 00:01:32,000 --> 00:01:34,000 Kjo bënte që peshkaqenët të përmbyteshin dhe tu merrej fryma. 42 00:01:34,000 --> 00:01:37,000 Nganjëherë, ata renditeshin në varkat e tyre të vogla, 43 00:01:37,000 --> 00:01:39,000 dhe i mbytnin duke i qëlluar prapa qafës me shtiza. 44 00:01:39,000 --> 00:01:42,000 Më pas i tërhiqnin peshkaqent tek Limani i Purteenës, 45 00:01:42,000 --> 00:01:44,000 i valonin dhe u merrnin vajin. 46 00:01:44,000 --> 00:01:47,000 Poashtu përdornin mishin si pleh 47 00:01:47,000 --> 00:01:51,000 dhe u merrnin pendat. 48 00:01:51,000 --> 00:01:53,000 Prerja e pendave të peshkaqenëve dhe rihudhja e trupit në oqean 49 00:01:53,000 --> 00:01:55,000 është kërcënimi më i madh për peshkaqenët. 50 00:01:55,000 --> 00:01:57,000 Ne u kemi frikën peshkaqenëve falë filmit "Nofullat." 51 00:01:57,000 --> 00:01:59,000 Peshkaqenët mbysin rreth 5-6 njerëz 52 00:01:59,000 --> 00:02:01,000 në vit. 53 00:02:01,000 --> 00:02:04,000 Një prej këtyre rasteve ndodhi pak kohë më parë, apo jo? Para dy javësh. 54 00:02:04,000 --> 00:02:07,000 ne mbysin rreth 100 milion peshkqenë në vit. 55 00:02:07,000 --> 00:02:09,000 Nuk e di si qëndron puna e ekuilibrit në këtë rast, 56 00:02:09,000 --> 00:02:12,000 mirëpo mendoj që peshkaqenët duhet të na kenë frikën neve më shumë se ne atyre. 57 00:02:12,000 --> 00:02:14,000 Ishte një zonë peshkimi mjaft e dokumentuar, 58 00:02:14,000 --> 00:02:16,000 dhe sic mund ta shihni , kulmoi në të 50-tat 59 00:02:16,000 --> 00:02:18,000 kur mbytja e e peshkaqenëve arriti në 1500 në vit. 60 00:02:18,000 --> 00:02:21,000 Dhe morri tatëpjetë shumë shpejt - rast tipik i zonave të peshkimit që lulëzojnë dhe shuhen shpejt 61 00:02:21,000 --> 00:02:24,000 që sugjeron se depozitat janë shteruar 62 00:02:24,000 --> 00:02:26,000 ose shkalla e riprodhimit është e ulët. 63 00:02:26,000 --> 00:02:28,000 Gjatë kësaj peridudhe ata mbytën rreth 12 000 peshkaqenë 64 00:02:28,000 --> 00:02:31,000 thejshtë duke përdorur litarë 65 00:02:31,000 --> 00:02:33,000 tek Gjiri Keem 66 00:02:33,000 --> 00:02:35,000 në Ishullin Achill. 67 00:02:35,000 --> 00:02:37,000 Mbytja e peshkaqenvve vazhdoi deri në mesin e të 80-tave 68 00:02:37,000 --> 00:02:40,000 posaqërisht në Dunmore East në Qarkun e Waterfordit. 69 00:02:40,000 --> 00:02:43,000 Rreth 2500-3000 peshkaqenë u mbytën deri në vitin 1985, 70 00:02:43,000 --> 00:02:45,000 shumica prej tyre nga anijet Norvegjeze. 71 00:02:45,000 --> 00:02:48,000 Këto figurat e zeza, nuk shihen shumë qartë, ishin anijet Norvegjeze që gjuanin peshkaqenët shtegtarë, 72 00:02:48,000 --> 00:02:50,000 dhe vija e zezë në folenë e sorrës 73 00:02:50,000 --> 00:02:52,000 nënkupton që kjo është anije që gjuan peshkaqenë 74 00:02:52,000 --> 00:02:54,000 dhe jo balena. 75 00:02:54,000 --> 00:02:57,000 Rëndësia e peshkqenve shtegtarë për komunitetet bregdetare 76 00:02:57,000 --> 00:02:59,000 mund të vërehet nga gjuha e folur. 77 00:02:59,000 --> 00:03:01,000 Nuk shtirem kinse kam origjinë irlandeze, 78 00:03:01,000 --> 00:03:04,000 mirëpo në Kerry këta peshkaqenë njiheshin si "Ainmhide na seolta", 79 00:03:04,000 --> 00:03:06,000 perbindëshi me vela. 80 00:03:06,000 --> 00:03:09,000 Një emër tjetër është "Liop an da lapa," 81 00:03:09,000 --> 00:03:12,000 bisha e ngathët me dy penda 82 00:03:12,000 --> 00:03:15,000 "Liabhan mor" sugjeron që flitet për një kafshë të madhe. 83 00:03:15,000 --> 00:03:17,000 Ose e preferuara ime, "Liabhan chor greine," 84 00:03:17,000 --> 00:03:19,000 peshku i mrekullueshëm i diellit. 85 00:03:19,000 --> 00:03:21,000 Eshtë një emër i këndshëm dhe ndjellës. 86 00:03:21,000 --> 00:03:24,000 në Ishullin e Torit, një vend mjaft i cuditshëm, njiheshin si "të pamend" 87 00:03:24,000 --> 00:03:26,000 dhe askush nuk e di pse. 88 00:03:26,000 --> 00:03:28,000 Shpresoj që asnjëri prej jush nuk është nga Tory; vend i këndshëm. 89 00:03:28,000 --> 00:03:31,000 Mirëpo emri më i zakonshëm me të cilin njiheshin rreth ishullit 90 00:03:31,000 --> 00:03:33,000 ishte sunfish (peshk dielli) 91 00:03:33,000 --> 00:03:36,000 Kjo ka lidhje të ngushtë me zakonin e tyre për tu ngrohur në sipërfaqe të ujit kur dielli është duke ndricuar. 92 00:03:36,000 --> 00:03:39,000 Eshtë shqetësues fakti që popullata e peshkaqenëve shtegtarë 93 00:03:39,000 --> 00:03:41,000 është shteruar në tërë botën. 94 00:03:41,000 --> 00:03:43,000 Disa njerëz thonë që nuk ka rënie në numrin e popullatës. 95 00:03:43,000 --> 00:03:45,000 Mund të jetë rezultat i shprëndarjes së planktonit. 96 00:03:45,000 --> 00:03:47,000 Eshte sugjeruar që peshkaqenet shtegtarë janë tregues 97 00:03:47,000 --> 00:03:49,000 të shkëlqyer të ndryshimit të klimës, 98 00:03:49,000 --> 00:03:51,000 sepse janë regjistrues të vazhdueshëm të planktonit 99 00:03:51,000 --> 00:03:53,000 që notojnë me gojën hapur. 100 00:03:53,000 --> 00:03:56,000 Për momentin janë të klasifikuar si "të pambrojtur" nën IUCN (Shoqata Ndërkombëtare pë Ruajtjen e Natyrës). 101 00:03:56,000 --> 00:03:59,000 po ashtu ka lëvizje të organizuara që kërkojnë ndalimin e kapjes së këtyre peshkaqenëve. 102 00:03:59,000 --> 00:04:02,000 Tani ekziston një urdhëresë që ndalon kapjen e tyre ose sjelljen e tyre në tokë, 103 00:04:02,000 --> 00:04:04,000 edhe të atyre që kapen pa dashur. 104 00:04:04,000 --> 00:04:06,000 Ata nuk janë të mbrojtur në Irlandë. 105 00:04:06,000 --> 00:04:08,000 Në fakt, ata nuk kanë kurrfarë statusi ligjor në Irlandë, 106 00:04:08,000 --> 00:04:10,000 pavaresisht nga rëndësia që ata kanë 107 00:04:10,000 --> 00:04:13,000 dhe konteksti historik brenda të cilit gjenden peshkaqenët shtegtarë. 108 00:04:14,000 --> 00:04:16,000 Ne dimë shumë pak për ta. 109 00:04:16,000 --> 00:04:18,000 Shumica e asaj cfarë dimë 110 00:04:18,000 --> 00:04:20,000 është e bazuar në zakonin e tyre për të frekuentuar sipërfaqen e ujit. 111 00:04:20,000 --> 00:04:22,000 Ne mundohemi t'ia qëllojmë se cfarë po bëjnë 112 00:04:22,000 --> 00:04:24,000 bazuar në sjelljen e tyre në sipërfaqe. 113 00:04:24,000 --> 00:04:27,000 Vitin e kaluar, gjatë një konference në Ishullin e Njeriut, mësova 114 00:04:27,000 --> 00:04:30,000 se sa e pazakonte ështe të jetosh ne një vend 115 00:04:30,000 --> 00:04:33,000 ku peshkaqenët shtegtarë dalin në sipërfaqe 116 00:04:33,000 --> 00:04:35,000 shumë shpesh dhe rregullisht 117 00:04:35,000 --> 00:04:37,000 Eshtë një rast i shkëlqyer në shkencë 118 00:04:37,000 --> 00:04:39,000 për të parë peshkaqenët shtegtarë, 119 00:04:39,000 --> 00:04:41,000 dhe janë krijesa mbresëlënëse. 120 00:04:41,000 --> 00:04:44,000 Kjo na ofron një rast të mrekullueshëm për ti studiuar, për të pasur qasje tek ta. 121 00:04:44,000 --> 00:04:47,000 Ajo cfarë jemi duke bërë që dy vite me rradhë -- edhe pse vit i kaluar ishte më i rëndësishmi - 122 00:04:47,000 --> 00:04:50,000 është etiketimi i peshkaqenëve 123 00:04:50,000 --> 00:04:52,000 në mënyrë që të kemi një ide më të mirë 124 00:04:52,000 --> 00:04:54,000 rreth përpikmërisë së tyre të të parit dhe gjëra të ngjashme. 125 00:04:54,000 --> 00:04:56,000 Andaj u fokusuam kryesisht në 126 00:04:56,000 --> 00:04:58,000 Donegalin e Veriut dhe Kerrin Perëndimorë 127 00:04:58,000 --> 00:05:01,000 si zona aktive. 128 00:05:01,000 --> 00:05:03,000 I etiketuam me mjete të thjeshta 129 00:05:03,000 --> 00:05:05,000 duke përdorur një shufër të madhe dhe të gjatë. 130 00:05:05,000 --> 00:05:07,000 Kjo është një shtagë peshkimi 131 00:05:07,000 --> 00:05:09,000 që përmbanë një etiketë në majë. 132 00:05:09,000 --> 00:05:12,000 Ne gjuanim peshkaqenët me të nga varka. 133 00:05:12,000 --> 00:05:14,000 Dhe ishim shumë efektivë. 134 00:05:14,000 --> 00:05:16,000 Verën e kaluar etiketuam 150 peshkaqenë. 135 00:05:16,000 --> 00:05:18,000 Etiketuam 50 brenda 3 ditësh 136 00:05:18,000 --> 00:05:20,000 rreth Gadishullit Inishowen. 137 00:05:20,000 --> 00:05:23,000 Gjysma e sfidës është të kesh qasje tek ta, të gjindesh në vendin e duhur në kohën e duhur. 138 00:05:23,000 --> 00:05:25,000 Eshtë një metodë e thjeshtë dhe e lehtë. 139 00:05:25,000 --> 00:05:27,000 Do ju tregoj se si. 140 00:05:27,000 --> 00:05:29,000 Ne përdorim një kamerë në shtagë 141 00:05:29,000 --> 00:05:31,000 për të xhiruar peshkaqenët. 142 00:05:31,000 --> 00:05:33,000 Njëra prej arsyeve është përcaktimi i gjinisë. 143 00:05:33,000 --> 00:05:36,000 Gjithashtu përdorëm mjete më të përsosura si etiketa satelitore. 144 00:05:36,000 --> 00:05:38,000 Këto janë etiketa arkivore. 145 00:05:38,000 --> 00:05:40,000 Andaj ruan të dhënat. 146 00:05:40,000 --> 00:05:42,000 Etiketa satelitore funksionon vetëm kur ajri nuk është i lagët 147 00:05:42,000 --> 00:05:44,000 dhe kështu mund ta dërgojnë signalin tek sateliti. 148 00:05:44,000 --> 00:05:47,000 Natyrisht, peshkqenët, peshqit, janë nën ujë të shumtën e kohës. 149 00:05:47,000 --> 00:05:50,000 Kjo etiketë përcakton vendndodhjet e peshkaqenit 150 00:05:50,000 --> 00:05:53,000 varësisht nga koha dhe pozita e diellit, 151 00:05:53,000 --> 00:05:55,000 si dhe temperaturën dhe thellësinë e ujit. 152 00:05:55,000 --> 00:05:58,000 Eshtë e nevojshme të rindërtosh këtë itinerar. 153 00:05:58,000 --> 00:06:01,000 Etiketat janë të programuara të programuara të shkeputen nga peshkaqeni pas një kohe të caktuar, 154 00:06:01,000 --> 00:06:03,000 në këtë rast ishte një periudhe 8 mujore, 155 00:06:03,000 --> 00:06:07,000 dhe në po atë ditë etiketa shkëputet, krijon lidhje me satelitin 156 00:06:07,000 --> 00:06:10,000 dhe dergon shumicën e të dhënave ne mënyrë që ne ti përdorim më pas. 157 00:06:10,000 --> 00:06:12,000 Kjo është mënyra e vetme për të përcaktuar 158 00:06:12,000 --> 00:06:15,000 sjelljen dhe lëvizjet e tyre kur gjenden nënujë. 159 00:06:15,000 --> 00:06:18,000 Këto janë dy harta që ne përpiluam. 160 00:06:18,000 --> 00:06:21,000 Në këtë mund të shihni që etiketuam të dy në rrethin e Kerrit. 161 00:06:21,000 --> 00:06:24,000 Kaloi tërë kohën, 8 muajt e fundit, në ujërat e Irlandës. 162 00:06:24,000 --> 00:06:26,000 Në ditën e Krishtlindjeve doli buzë bregut. 163 00:06:26,000 --> 00:06:28,000 Ky është një tjetër rast per të cilin akoma nuk kemi mbledhur gjitha të dhënat nga sateliti 164 00:06:28,000 --> 00:06:30,000 me temperaturë të sipërfaqes dhe thellësi të ujit, 165 00:06:30,000 --> 00:06:32,000 por gjithsesi, peshkaqeni i dytë kaloi të shumtën e kohës 166 00:06:32,000 --> 00:06:34,000 në dhe përreth Detit Irlandez. 167 00:06:34,000 --> 00:06:36,000 Vitin e kaluar, kolegë nga Ishulli i Njeriut, 168 00:06:36,000 --> 00:06:38,000 etiketuan një peshkaqen 169 00:06:38,000 --> 00:06:41,000 që notoi nga Ishulli i Njeriut deri në Skocinë e Re (Kanada) brenda 90 ditësh. 170 00:06:41,000 --> 00:06:44,000 Pra notoi 9 500 kilomentra. Nuk e kishim menduar se një gjë e tillë mund të ndodhte. 171 00:06:44,000 --> 00:06:46,000 Një tjetër koleg në SHBA 172 00:06:46,000 --> 00:06:49,000 etiketoi rreth 20 peshkaqenë rreth Massachusetts, dhe etiketat nuk funksionuan si duhet. 173 00:06:49,000 --> 00:06:51,000 E tëra që ai di është se ku i etiketoi 174 00:06:51,000 --> 00:06:53,000 dhe ku u shkëputën etiketat nga peshkaqenët. 175 00:06:53,000 --> 00:06:55,000 Etiketat u tij shkëputën afër Karaibeve 176 00:06:55,000 --> 00:06:57,000 dhe Brazilit. 177 00:06:57,000 --> 00:06:59,000 Ne mendonim që peshkaqenët shtegtarë ishin banorë të klimave të buta 178 00:06:59,000 --> 00:07:01,000 dhe jetonin në gjërësi gjeografike në të cilat jetojmë ne. 179 00:07:01,000 --> 00:07:04,000 Por sic shihet, ata po kalojnë edhe Ekuatorin tani. 180 00:07:04,000 --> 00:07:06,000 Prandaj qëllimi ynë është që të mësojmë 181 00:07:06,000 --> 00:07:08,000 këso gjërash rreth peshkaqenëve shtegtarë. 182 00:07:08,000 --> 00:07:11,000 Dicka që më duket e cuditshme 183 00:07:11,000 --> 00:07:13,000 dhe e befasishme 184 00:07:13,000 --> 00:07:16,000 është shkalla e ulet e shumëllojshmërisë gjenetike të peshkaqenëve. 185 00:07:16,000 --> 00:07:19,000 Unë nuk jam gjenetiste andaj nuk do shtirem sikur kam njohuri mbi gjenetikën. 186 00:07:19,000 --> 00:07:22,000 Për këtë është mirë të kesh bashkëpunime. 187 00:07:22,000 --> 00:07:24,000 Meqenëse unë punoj më shumë në terren, 188 00:07:24,000 --> 00:07:26,000 më kaplojnë sulme paniku kur më duhet të kalojë orë të tëra 189 00:07:26,000 --> 00:07:29,000 në laborator veshur me bluze laboratori -- më duhet të largohem që aty. 190 00:07:29,000 --> 00:07:32,000 Andaj mund të punojmë me gjeneticistë që kanë njohuri mbi këto gjëra. 191 00:07:32,000 --> 00:07:34,000 Kur hulumtuan gjenetikën e peshkqenëve shtegtarë, 192 00:07:34,000 --> 00:07:37,000 vërejtën se shkalla e shumëllojshmërisë ishte shumë e ulët. 193 00:07:37,000 --> 00:07:39,000 Nëse shikoni rreshtin e parë këtu, 194 00:07:39,000 --> 00:07:42,000 mund të shihni se gjithë këta peshkaqenë të ndryshëm janë në të vërtetë shumë të ngjajshëm. 195 00:07:42,000 --> 00:07:44,000 Kjo do të thotë që ata janë të gjithë peshkaqenë 196 00:07:44,000 --> 00:07:46,000 dhe kanë një paraardhës të përbashkët. 197 00:07:46,000 --> 00:07:49,000 Po të shikosh shumëllojshmërinë e nukleotideve, 198 00:07:49,000 --> 00:07:52,000 material gjenetik i bartur nga prindërit, 199 00:07:52,000 --> 00:07:55,000 mund ta vëreni që shumëllojshmëria tek 200 00:07:55,000 --> 00:07:57,000 peshkaqenët shtegtarë ishte më e ulët 201 00:07:57,000 --> 00:07:59,000 në krahasimet me llojet tjera të peshkaqenëve. 202 00:07:59,000 --> 00:08:01,000 Ky studim ishte bërë në vitin 2006. 203 00:08:01,000 --> 00:08:04,000 Para vitit 2006, nuk kishim kurrfarë ideje mbi shumëllojshmërinë gjenetike të peshkqenëve shtegtarë. 204 00:08:04,000 --> 00:08:07,000 Nuk e dinim nëse ishin ndarë në popullata të ndryshme. 205 00:08:07,000 --> 00:08:09,000 Apo ndoshta në nënpopullata? 206 00:08:09,000 --> 00:08:11,000 Këto janë gjëra të rëndësishme për të cilat duhet pasur njohuri 207 00:08:11,000 --> 00:08:13,000 nëse deshiron të dish madhësinë e popullatës dhe statusin e tyre. 208 00:08:14,000 --> 00:08:16,000 Les Noblesit në Aberdeen 209 00:08:16,000 --> 00:08:18,000 iu duk e pabesueshme kjo. 210 00:08:18,000 --> 00:08:21,000 Prandaj ndërmorri një tjetë studim 211 00:08:21,000 --> 00:08:24,000 duke përdorur mikrosatelitë, 212 00:08:24,000 --> 00:08:27,000 që kushtojnë më shumë, u duhet më shumë kohë, 213 00:08:27,000 --> 00:08:30,000 dhe për cudinë e tij, rezultatet ishin pothuajse të njëjta. 214 00:08:30,000 --> 00:08:32,000 Andaj duket se 215 00:08:32,000 --> 00:08:35,000 peshkaqenët shtegtarë kanë shkallë të ulët të shumëllojshmërisë. 216 00:08:35,000 --> 00:08:37,000 Besohet se kjo ishte rezultat i ngecjes gjenetike (ku gjysma ose më shumë e një popullate vdes ose nuk riprodhohet) 217 00:08:37,000 --> 00:08:39,000 që daton para 12 000 vitesh, 218 00:08:39,000 --> 00:08:42,000 dhe kjo ka shkaktuar shkallën e ulët të shumëllojshmërisë. 219 00:08:42,000 --> 00:08:44,000 Mirëpo, po të shikosh peshkaqenët balenë, 220 00:08:44,000 --> 00:08:47,000 një tjetë peshkaqen i madh që ushqehet me plankton, 221 00:08:47,000 --> 00:08:49,000 mund të vëresh që shkalla e shumëllojshmërisë së tyre është e lartë. 222 00:08:49,000 --> 00:08:51,000 Andaj e tërë kjo nuk ka kuptim. 223 00:08:51,000 --> 00:08:53,000 Eshtë vërtetuar se nuk ka dallim gjenetik 224 00:08:53,000 --> 00:08:56,000 mes peshkaqenëve shtegtarë në oqeane mbarë botës. 225 00:08:56,000 --> 00:08:58,000 Edhe pse ata gjinden kudo në botë 226 00:08:58,000 --> 00:09:00,000 nuk mund të bësh dallim mes atyre 227 00:09:00,000 --> 00:09:03,000 të Oqeanit Paqësor, Atlantik, Zelandë të Re, ose nga Irland apo Afrika Jugore, në baë të gjeneve. 228 00:09:03,000 --> 00:09:05,000 Të gjithë duken të ngjashëm. 229 00:09:05,000 --> 00:09:08,000 Në të njëjtën kohë është mjaft befasuese. Eshtë dicka e papritur. 230 00:09:08,000 --> 00:09:10,000 Unë nuk e kuptoj këtë dhe nuk shtirem kinse e kuptoj. 231 00:09:10,000 --> 00:09:12,000 Dyshoj që shumica e gjenetistëve e kuptojnë këtë, 232 00:09:12,000 --> 00:09:14,000 mirëpo janë në gjendje të nxjerrin të dhëna. 233 00:09:14,000 --> 00:09:16,000 Në bazë të shumëllojshmërisë gjenetike mund të 234 00:09:16,000 --> 00:09:18,000 llogarisësh madhësinë e popullatës. 235 00:09:18,000 --> 00:09:21,000 Rus Hoelzel përcaktoi një numër të efektshëm të popullatës: 236 00:09:21,000 --> 00:09:23,000 8,200 kafshë. 237 00:09:23,000 --> 00:09:25,000 Kaq. 238 00:09:25,000 --> 00:09:27,000 8000 kafshë në botë. 239 00:09:27,000 --> 00:09:29,000 Ju me siguri po mendoni që kjo është shumë qesharake. `Nuk është e mundur` 240 00:09:29,000 --> 00:09:31,000 Les bëri një studim tjetër 241 00:09:31,000 --> 00:09:33,000 dhe vlerësoi që numri i duhur ishte rreth 9000. 242 00:09:33,000 --> 00:09:36,000 Secili mikrosalelit dha rezultate të ndryshme. 243 00:09:36,000 --> 00:09:39,000 Mesatarja e tërë këtyre studimeve doli se ishte 244 00:09:39,000 --> 00:09:41,000 rreth 5 000, 245 00:09:41,000 --> 00:09:43,000 me të cilën unë nuk pajtohem personalisht, 246 00:09:43,000 --> 00:09:45,000 por unë jam mjaft skeptike. 247 00:09:45,000 --> 00:09:47,000 Por po tu ndërrosh vendet disa numrave, 248 00:09:47,000 --> 00:09:50,000 atëherë numri i popullatës efektive arrin diku rreth 20 000 kafshë. 249 00:09:50,000 --> 00:09:52,000 A e mbani mend sa peshkaqenë i mbytën në të 50tat dhe 70tat 250 00:09:52,000 --> 00:09:55,000 rreth Achillit? 251 00:09:55,000 --> 00:09:57,000 Kjo vërteton atë që 252 00:09:57,000 --> 00:10:00,000 ky lloj janë në rrezik të zhduken 253 00:10:00,000 --> 00:10:02,000 si pasojë e numrit të vogël të popullatës. 254 00:10:02,000 --> 00:10:05,000 Nga 20 000 peshkaqenë, besohej se 8000 prej tyre ishin femra. 255 00:10:05,000 --> 00:10:08,000 Ekzistojnë vetëm 8 000 peshkaqenë shtegtarë femra në botë? 256 00:10:08,000 --> 00:10:10,000 Nuk e di. Nuk e besoj. 257 00:10:10,000 --> 00:10:12,000 Problemi qëndron në 258 00:10:12,000 --> 00:10:14,000 numrin e vogël të mostrave. 259 00:10:14,000 --> 00:10:16,000 Nuk arritën të mbldhnin mostra të mjaftueshme 260 00:10:16,000 --> 00:10:18,000 për të hulumtuar bazën gjenetike 261 00:10:18,000 --> 00:10:20,000 hollësishëm. 262 00:10:20,000 --> 00:10:23,000 Ku mund të marrësh mostra 263 00:10:23,000 --> 00:10:25,000 per testime gjenetike? 264 00:10:25,000 --> 00:10:27,000 Një burim i mundshëm janë peshkaqenët e vdekur 265 00:10:27,000 --> 00:10:29,000 që dalin në breg. 266 00:10:29,000 --> 00:10:32,000 Në Irlandë mund të gjesh 2-3 peshkaqenë të vdekur rreth brigjeve, 267 00:10:32,000 --> 00:10:34,000 nëse ke fat. 268 00:10:34,000 --> 00:10:36,000 Një burim tjetër i mundshëm është kapja padashja e peshkaqenëve gjatë peshkimit. 269 00:10:36,000 --> 00:10:39,000 Disa prej tyre ishin ngatërruar në rrjetat e peshkimit. 270 00:10:39,000 --> 00:10:42,000 Ky lloj peshkimi tashmë është i ndaluar dhe ky është lajm shumë i mirë për peshkaqenët. 271 00:10:42,000 --> 00:10:44,000 Disa ishin ngatërruar në rrjeta fundore. 272 00:10:44,000 --> 00:10:47,000 Ky është një peshkaqen të cilin e sollën ilegalisht në Howth pak ditë para Krishtlindjeve, 273 00:10:47,000 --> 00:10:50,000 sepse kjo nuk ishte e lejueshme sipas ligjeve të Bashkimit Evropian, 274 00:10:50,000 --> 00:10:53,000 dhe u shit në copëza si biftek peshkaqeni për 8 euro për kilogram. 275 00:10:53,000 --> 00:10:56,000 Ata madje vënë një recetë në mur, derisa iu tërhoqën vërejtjen se kjo ishte e jashtëligjshme. 276 00:10:56,000 --> 00:10:59,000 Për këtë ata u gjobitën. 277 00:10:59,000 --> 00:11:01,000 Nga këto studime, 278 00:11:01,000 --> 00:11:04,000 del se për momentin janë 86 mostra 279 00:11:04,000 --> 00:11:06,000 mbledhur nga tërë bota. 280 00:11:06,000 --> 00:11:08,000 Eshtë një punë shumë e rëndiësishme, 281 00:11:08,000 --> 00:11:10,000 që parashtron pyetje interesante 282 00:11:10,000 --> 00:11:12,000 dhe mund të na paraqes me të dhëna mbi madhësinë e popullatës, 283 00:11:12,000 --> 00:11:15,000 nënpopullatat dhe strukturën, 284 00:11:15,000 --> 00:11:18,000 mirëpo janë të kufizuar nga mungesa e mostrave. 285 00:11:18,000 --> 00:11:20,000 Kur po etiketonim peshkaqenët -- 286 00:11:20,000 --> 00:11:23,000 ja se si i etiketuam; duhet vepruar shpejt -- 287 00:11:23,000 --> 00:11:25,000 ndodhte që ata të reagonin. 288 00:11:25,000 --> 00:11:28,000 Një rast i tillë ndodhi në Malin Head ne Donegal 289 00:11:28,000 --> 00:11:31,000 ku një peshkaqen qëlloi varkën me bishtin e tij, 290 00:11:31,000 --> 00:11:34,000 dhe besoj e bëri këtë sepse u frikësua kur varka iu afrua shumë pranë 291 00:11:34,000 --> 00:11:36,000 dhe jo pse etiketa iu ngul në trup. 292 00:11:36,000 --> 00:11:39,000 Cdo gjë përfundoi mire. Ne u lagëm. Kurrfarë problemi. 293 00:11:39,000 --> 00:11:41,000 Kur unë dhe Emmett u kthyem tek skela 294 00:11:41,000 --> 00:11:43,000 në Malin head 295 00:11:43,000 --> 00:11:46,000 vërejta pak jarge të zeze në anën e përparme të varkës. 296 00:11:46,000 --> 00:11:48,000 Pasi kaloja shumë kohë në anije tregtare peshkimi 297 00:11:48,000 --> 00:11:50,000 mu kujtuan peshkatarët që thonin se gjithmonë e dinin 298 00:11:50,000 --> 00:11:52,000 nëse ndonjë peshkaqen shtegtarë kishte ngecur në rrjetë 299 00:11:52,000 --> 00:11:54,000 në bazë të jargest së zeze që lënë mbrapa tyre. 300 00:11:54,000 --> 00:11:56,000 Andaj mendova që jarga të ketë arritur aty përmes peshkaqenit. 301 00:11:56,000 --> 00:11:58,000 Ishim të interesuar të 302 00:11:58,000 --> 00:12:00,000 mblidhnim mostra indesh për të bërë testime gjenetike 303 00:12:00,000 --> 00:12:02,000 sepse e dinim që kishin rëndësi të madhe. 304 00:12:02,000 --> 00:12:04,000 Për të bërë këtë përdornim metoda tradicionale 305 00:12:04,000 --> 00:12:06,000 sikur harku që më shihni duke mbajtur në dorë në këtë fotografi, 306 00:12:06,000 --> 00:12:09,000 dhe është i njëjti hark që perdorim për të marre mostra nga balenat dhe delfinët për studime të gjeneve. 307 00:12:09,000 --> 00:12:11,000 Provova këtë dhe shumë metoda tjera. 308 00:12:11,000 --> 00:12:13,000 Mirëpo nuk po funksiononte sepse më thyente shigjetat 309 00:12:13,000 --> 00:12:15,000 pasi lëkura e peshkaqenit është shumë e fortë., 310 00:12:15,000 --> 00:12:17,000 Nuk ishte e mundur të mblidhnim mostra përmes kësaj metode. 311 00:12:17,000 --> 00:12:20,000 Kjo nuk do funksiononte. 312 00:12:20,000 --> 00:12:23,000 Andaj kur pashë zhulin tek kici i anijes, 313 00:12:23,000 --> 00:12:26,000 mendova " Po të fusësh në përdorim atë cfarë të është ofruar ..." 314 00:12:26,000 --> 00:12:28,000 E gërryeva dhe mblodha jargen e zeze. 315 00:12:28,000 --> 00:12:31,000 Kisha me vete një tub të mbushur me alkool për ta derguar tek gjeneticistët. 316 00:12:31,000 --> 00:12:33,000 Mblodha jargen dhe e nisa për në Aberdene. 317 00:12:33,000 --> 00:12:35,000 Dhe u thashë `Provoni këtë." 318 00:12:35,000 --> 00:12:37,000 E lanë mënjanë për një kohë të gjatë 319 00:12:37,000 --> 00:12:39,000 sepse kishim një konferencë në Isle of Man. 320 00:12:39,000 --> 00:12:41,000 Mirëpo unë u dërgova disa emaile dhe i pyeta 321 00:12:41,000 --> 00:12:43,000 nese kishin pasur rastin ti hidhnin një sy jarges. 322 00:12:43,000 --> 00:12:45,000 Dhe gjithmonë thonin "Më vonë, më vonë , ..." 323 00:12:45,000 --> 00:12:47,000 Më në fund vendosi ta analizonte 324 00:12:47,000 --> 00:12:49,000 sepse nuk e kisha takuar kurrë më parë 325 00:12:49,000 --> 00:12:51,000 dhe nuk donte të humbiste respektin. 326 00:12:51,000 --> 00:12:54,000 Ai ishte cuditur që kishin arritur të nxirrnin ADN nga jarga. 327 00:12:54,000 --> 00:12:56,000 E shumëfishuan dhe e testuan 328 00:12:56,000 --> 00:12:58,000 dhe gjetën se jarga me të vërtetë përmbante ADN 329 00:12:58,000 --> 00:13:01,000 të peshkaqenëve shtegtarë 330 00:13:01,000 --> 00:13:03,000 Ishte shumë i ngazëllyer. 331 00:13:03,000 --> 00:13:06,000 U bë e njohur si jarga e peshkaqenit të Simonit. 332 00:13:06,000 --> 00:13:09,000 Dhe mendova që mund të mbështetemi në këtë. 333 00:13:09,000 --> 00:13:11,000 Andaj provuam sërish të dilnim në det dhe të mblidhnim 334 00:13:11,000 --> 00:13:13,000 jarge. 335 00:13:13,000 --> 00:13:17,000 Pasi shpenzuam 3500 dollar në etiketa satelitore 336 00:13:19,000 --> 00:13:22,000 u mendova të blija 337 00:13:22,000 --> 00:13:25,000 një bisht shtupe të dyshemeve me vlerë prej 7.95 dollarë 338 00:13:25,000 --> 00:13:27,000 ne një dyqan pajisjesh 339 00:13:27,000 --> 00:13:30,000 dhe pak para në pastues furrash. 340 00:13:30,000 --> 00:13:33,000 E lidha pastruesin e furrës rreth majës së bishtit të shtupës 341 00:13:33,000 --> 00:13:35,000 dhe mezi prisja 342 00:13:35,000 --> 00:13:38,000 të më ofrohej mundësia 343 00:13:38,000 --> 00:13:40,000 të kapja disa peshkaqenë. 344 00:13:40,000 --> 00:13:42,000 Ishte muaji i Gushtit 345 00:13:42,000 --> 00:13:44,000 dhe peshkaqenet janë më të pranishëm gjatë Qershorit dhe korrikut. 346 00:13:44,000 --> 00:13:46,000 Shihen shumë rrallë. 347 00:13:46,000 --> 00:13:49,000 Eshtë shumë e vështirë të gjesh peshkaqenë në Gusht. 348 00:13:49,000 --> 00:13:51,000 Ishim të pashpresë. 349 00:13:51,000 --> 00:13:54,000 Udhëtuam menjëherë drejt Blasket pasi dëgjuam që kishin parë peshkaqenë atje 350 00:13:54,000 --> 00:13:56,000 dhe arritëm të gjenim disa. 351 00:13:56,000 --> 00:13:58,000 Përderisa peshkaqeni notonte nën varkë ne i fërkonim 352 00:13:58,000 --> 00:14:00,000 me bisht të shtupës -- 353 00:14:00,000 --> 00:14:02,000 sikur në këtë fotografinë këtu -- 354 00:14:02,000 --> 00:14:04,000 dhe kështu arritëm të mblidhnim jargen. 355 00:14:04,000 --> 00:14:06,000 Ja ku është. 356 00:14:06,000 --> 00:14:09,000 Shikojeni jargën e zeze te peshkaqenit. 357 00:14:09,000 --> 00:14:12,000 Për rreth një gjysmë ore 358 00:14:12,000 --> 00:14:15,000 mblodhëm 5 mostra nga 5 peshkqenë të ndryshëm, 359 00:14:15,000 --> 00:14:18,000 duje përdour sistemin e Simonit për marrjen e mostrave të jarges së peshkaqenit. 360 00:14:18,000 --> 00:14:20,000 (Qeshje) 361 00:14:20,000 --> 00:14:25,000 (Duartrokitje) 362 00:14:25,000 --> 00:14:28,000 Kam 20 vite që punoj me balena dhe delfinë në Irlandë 363 00:14:28,000 --> 00:14:30,000 dhe kam vërejtur që janë më dramatik. 364 00:14:30,000 --> 00:14:32,000 Ndoshta e keni parë videon e balenës me gungë 365 00:14:32,000 --> 00:14:34,000 që xhiruam pranë qarkut të Wexfor para dy muajsh. 366 00:14:34,000 --> 00:14:37,000 Njeriu gjithmonë mendon se mund ti lërë botës një trashëgimi kulturore pas. 367 00:14:37,000 --> 00:14:39,000 Kisha në mendje balenat dhe delfinët se si cajnë 368 00:14:39,000 --> 00:14:41,000 përmes ujit. 369 00:14:41,000 --> 00:14:43,000 Nganjhëherë këto gjëra të ofrohen të gatshme 370 00:14:43,000 --> 00:14:45,000 dhe bën mirë ti marrësh kur të ofrohen. 371 00:14:45,000 --> 00:14:47,000 Ndoshta kjo do jetë trashëgimia ime -- 372 00:14:47,000 --> 00:14:49,000 Jarga e peshkaqenit të Simonit. 373 00:14:49,000 --> 00:14:51,000 Kveë vit arritëm të mblidhnim më shumë para 374 00:14:51,000 --> 00:14:54,000 pë të vazhduar me mbledhjen e mostrave. 375 00:14:54,000 --> 00:14:56,000 Tani përdorim kamera që vihen në majë të shtagës 376 00:14:56,000 --> 00:14:59,000 dhe janë shumë të dobishme -- ja një foto e koleges sime Joanne me një kamerë të tillë -- 377 00:14:59,000 --> 00:15:01,000 dhe kjo na mundëson të shohim nën peshkaqenin. 378 00:15:01,000 --> 00:15:04,000 Qëllimi është të shohim në peshkaqeni ka shtojca shtrënguese 379 00:15:04,000 --> 00:15:07,000 të cilat ndodhen prapa shpinës së peshkaqenëve meshkuj. 380 00:15:07,000 --> 00:15:09,000 Në bazë të kësaj është shumë lehtë të përcaktosh gjininë. 381 00:15:09,000 --> 00:15:11,000 Kur ke njohurinë mbi gjininë e peshkaqenit 382 00:15:11,000 --> 00:15:13,000 para se të mblidhen mostrat 383 00:15:13,000 --> 00:15:16,000 atëherë mund të vësh në dijeni gjeneticistin nëse peshkaqeni është femër ose mashkull. 384 00:15:16,000 --> 00:15:18,000 Më duket e befasishme 385 00:15:18,000 --> 00:15:20,000 që nuk ka akoma ndonjë mënyrë për të bërë dallimin mes 386 00:15:20,000 --> 00:15:22,000 meshkujve dhe femrave, 387 00:15:22,000 --> 00:15:25,000 dhe kjo për arsye se nuk dinë se cilët janë nxitësit molekular përgjegjës. 388 00:15:25,000 --> 00:15:27,000 Eshtë shumë e rëndësishme 389 00:15:27,000 --> 00:15:29,000 të përcaktohet gjinia e peshkqenit 390 00:15:29,000 --> 00:15:32,000 per gjera si rregullimi i tregtisë 391 00:15:32,000 --> 00:15:36,000 së peshkaqenëve shtegtarë dhe llojeve tjera, 392 00:15:36,000 --> 00:15:38,000 meqenëse tregtia me peshkaqenë është e jashtëligjshme. 393 00:15:38,000 --> 00:15:40,000 Me gjithë këtë kjo tregti akoma vazhdon dhe sot mund të gjesh peshk në terg. 394 00:15:40,000 --> 00:15:42,000 Si biolog terreni, 395 00:15:42,000 --> 00:15:44,000 qëllimi është të takosh sa më shpesh këto kafshë. 396 00:15:44,000 --> 00:15:46,000 Qëllimi është të mësosh sa më shumë. 397 00:15:46,000 --> 00:15:49,000 Këto takime janë shumë të shkurta dhe shpesh kanë kufizime sezonale. 398 00:15:49,000 --> 00:15:52,000 Andaj mundohesh të mësosh sa më shumë sa më shpejtë. 399 00:15:52,000 --> 00:15:54,000 Por ia vlen barra qeranë 400 00:15:54,000 --> 00:15:57,000 pasi mund tu ofrosh këto mostra 401 00:15:57,000 --> 00:16:00,000 dhe mundësi edhe disiplinave tjera, si gjenetistëve, 402 00:16:00,000 --> 00:16:03,000 të cilët poashtu mund të përfitojnë shumë nga tërë kjo. 403 00:16:03,000 --> 00:16:05,000 Sic thashë edhe më parë 404 00:16:05,000 --> 00:16:08,000 keto gjëra ndodhin në mënyra të cuditshme andaj rrëmbej sa ke mundësi. 405 00:16:08,000 --> 00:16:10,000 Kjo do jetë trashëgimia shkencore. 406 00:16:10,000 --> 00:16:13,000 Shpresoj që do gjejë dic më dramatike dhe romantike para se të vdes. 407 00:16:13,000 --> 00:16:16,000 Për tani, jam falënderues për këtë. 408 00:16:16,000 --> 00:16:18,000 Mbani sytë hapur për peshkaqenë. 409 00:16:18,000 --> 00:16:21,000 Nëse jeni të interesuar të dini më shume për peshkaqenët shtegtarë, tani kemi nje webfaqe dedikuar atyre. 410 00:16:21,000 --> 00:16:24,000 Ju faleminderit për dëgjueshmërinë tuaj. 411 00:16:24,000 --> 00:16:26,000 (Duartrokitje)