WEBVTT 00:00:00.000 --> 00:00:02.000 Kam lindur në Den Bosch, 00:00:02.000 --> 00:00:05.000 në vendin sipas të cilit quajti veten piktori Hieronymus Bosch. 00:00:05.000 --> 00:00:07.000 Dhe kështu kam qenë i dhënë gjithmonë pas këtij piktori 00:00:07.000 --> 00:00:10.000 i cili jetoi e punoi në shekullin e 15-të. 00:00:10.000 --> 00:00:12.000 Dhe aspekti që më intereson rreth tij në lidhje me të në lidhje me moralin 00:00:12.000 --> 00:00:15.000 është se ai jetoi në kohen kur ndikimi i fese po zbehej, 00:00:15.000 --> 00:00:17.000 dhe disi po pyeste veten, mendoj unë, 00:00:17.000 --> 00:00:19.000 se çfarë do të bëhej me shoqërinë 00:00:19.000 --> 00:00:22.000 sikur të mos kishte religjion apo sikur të kishte më pak. 00:00:22.000 --> 00:00:25.000 Kështu ai pikturoi këtë tablo të famshme "Kopshti i Kënaqsive Tokësore," 00:00:25.000 --> 00:00:27.000 të cilën disa e kanë interpretuar 00:00:27.000 --> 00:00:29.000 të jetë si njerëzimi para rënies, 00:00:29.000 --> 00:00:32.000 apo njerëzimi pa rënie fare. 00:00:32.000 --> 00:00:34.000 Dhe kështu ju bën të pyesni veten, 00:00:34.000 --> 00:00:37.000 çfarë do të ndodhte sikur ne të mos kishin shijuar frutin e diturisë, të themi, 00:00:37.000 --> 00:00:40.000 dhe çfarë morali do të kishim pasur? NOTE Paragraph 00:00:40.000 --> 00:00:42.000 Shumë më vonë, si student 00:00:42.000 --> 00:00:44.000 shkova tek një kopsht krejt tjetër, 00:00:44.000 --> 00:00:47.000 një kopsht zoologjik në Arnhem 00:00:47.000 --> 00:00:49.000 ku mbanim shimpanze. 00:00:49.000 --> 00:00:51.000 Ky jam unë, në moshë të re, me një bebe shimpanze. 00:00:51.000 --> 00:00:54.000 (Te qeshura) 00:00:54.000 --> 00:00:56.000 Aty zbulova 00:00:56.000 --> 00:00:59.000 që shimpanzetë janë të uritur për pushtet, dhe shkrova një libër për këtë. 00:00:59.000 --> 00:01:02.000 Në atë kohë, fokusi i shumë hulumtimeve të shtazëve 00:01:02.000 --> 00:01:04.000 ishte tek agresioni dhe garat. 00:01:04.000 --> 00:01:06.000 Unë krijova një tablo të plotë të mbretërisë së shtazëve 00:01:06.000 --> 00:01:08.000 përfshirë dhe njerëzit, 00:01:08.000 --> 00:01:10.000 e cila në thelb ishte se ne jemi garues, 00:01:10.000 --> 00:01:12.000 ne jemi agresiv, 00:01:12.000 --> 00:01:15.000 se ne në esencë bëjmë gjithçka për perfitimin tone. 00:01:15.000 --> 00:01:17.000 Ky ishte promovimi i librit tim. 00:01:17.000 --> 00:01:19.000 S'jam i sigurt sa shimpanzetë e kanë lexuar mirë atë, 00:01:19.000 --> 00:01:22.000 por ata pa dyshim ishin të interesuar për librin. NOTE Paragraph 00:01:24.000 --> 00:01:26.000 Në proces 00:01:26.000 --> 00:01:28.000 të gjithë kësaj punë mbi pushtetin, dominimin, 00:01:28.000 --> 00:01:30.000 agresionin e kështu me radhë, 00:01:30.000 --> 00:01:33.000 zbulova se shimpanzetë pajtohen pas luftimeve. 00:01:33.000 --> 00:01:36.000 Ajo çfarë shihni këtu janë dy meshkujt të cilët kishin pasur një luftim. 00:01:36.000 --> 00:01:39.000 Ata përfunduan në një pemë dhe njëri nga ata i zgjat dorën tjetrit. 00:01:39.000 --> 00:01:42.000 Pas një sekonde që bëra fotografinë, ata u bashkuan në degë të pemës 00:01:42.000 --> 00:01:44.000 dhe puthen e përqafuan njëri tjetrin. NOTE Paragraph 00:01:44.000 --> 00:01:46.000 Kjo është shumë interesante 00:01:46.000 --> 00:01:49.000 sepse deri në atë moment gjithçka po bëhej për garë e agresion, 00:01:49.000 --> 00:01:51.000 dhe kështu nuk do të kishte kuptim. 00:01:51.000 --> 00:01:53.000 E vetmja gjë që ka rëndësi është që ju ose fitoni ose humbisni. 00:01:53.000 --> 00:01:55.000 Por pse do të pajtoheshit pas një luftimi? 00:01:55.000 --> 00:01:57.000 S'ka asnjë kuptim. 00:01:57.000 --> 00:02:00.000 Ja si e bëjnë bonobot atë. Bonobot e bëjnë gjithçka përmes seksit. 00:02:00.000 --> 00:02:02.000 Ata po ashtu edhe pajtohen përmes seksit. 00:02:02.000 --> 00:02:04.000 Por principi është i njëjti. 00:02:04.000 --> 00:02:06.000 Principi është se ju keni 00:02:06.000 --> 00:02:08.000 një marrëdhënie të çmuar 00:02:08.000 --> 00:02:10.000 e cila është dëmtuar nga konflikti, 00:02:10.000 --> 00:02:12.000 kështu që ju duhet të bëni diçka rreth kësaj. 00:02:12.000 --> 00:02:14.000 Kështu e gjithë tabloja ime për mbretërinë e shtazëve 00:02:14.000 --> 00:02:16.000 përfshirë dhe njerëzit po ashtu, 00:02:16.000 --> 00:02:18.000 filloi të ndryshojë në atë kohë. NOTE Paragraph 00:02:18.000 --> 00:02:20.000 Pra, ne kemi këtë tablo 00:02:20.000 --> 00:02:22.000 në shkencat politike, ekonomi, shkenca humane, 00:02:22.000 --> 00:02:24.000 e vecanërisht në filozofi, 00:02:24.000 --> 00:02:26.000 se njeriu për njeriun është ujk. 00:02:26.000 --> 00:02:29.000 Dhe kështu pra në thellësi natyra jonë është e keqe. 00:02:29.000 --> 00:02:32.000 Mendoj se është një imazh shumë i padrejtë për ujkun. 00:02:32.000 --> 00:02:34.000 Ujku është, para së gjithash 00:02:34.000 --> 00:02:36.000 një kafshë shumë bashkëpunuese. 00:02:36.000 --> 00:02:38.000 Dhe kjo është arsyeja që shumë prej jush keni qen në shtëpi, 00:02:38.000 --> 00:02:40.000 të cilët kanë të gjithë këto karakteristika po ashtu. 00:02:40.000 --> 00:02:42.000 Dhe është vërtet e padrejtë ndaj njerëzimit, 00:02:42.000 --> 00:02:46.000 sepse njerëzimi është aktualisht shumë më bashkëpunues e empatik 00:02:46.000 --> 00:02:48.000 nga sa besohet. 00:02:48.000 --> 00:02:50.000 Kështu fillova të interesohem për këto çështje 00:02:50.000 --> 00:02:52.000 dhe t'i studioj ato edhe në shtazët tjera. NOTE Paragraph 00:02:52.000 --> 00:02:54.000 Pra këto janë shtyllat e moralit. 00:02:54.000 --> 00:02:58.000 Nëse ju pyet dikush: "Ku bazohet morali?" 00:02:58.000 --> 00:03:00.000 këta janë dy faktorët që paraqiten gjithmonë. 00:03:00.000 --> 00:03:02.000 Njëra është reciprociteti, 00:03:02.000 --> 00:03:05.000 dhe lidhur me të ka një sens për drejtësi dhe sens për paanësi. 00:03:05.000 --> 00:03:07.000 Kurse tjetra është empatia dhe dhembshuria. 00:03:07.000 --> 00:03:10.000 Moraliteti njerëzor është më shumë se kaq, 00:03:10.000 --> 00:03:12.000 por nëse do t'i largonit këto dy shtylla 00:03:12.000 --> 00:03:14.000 nuk do të mbetej shumë (mendoj unë). 00:03:14.000 --> 00:03:16.000 Prandaj ato janë absolutisht esenciale. NOTE Paragraph 00:03:16.000 --> 00:03:18.000 Më lejoni t'ju jap disa shembuj këtu. 00:03:18.000 --> 00:03:20.000 Ky është filmim i ivjetër nga Yerkes Primate Center 00:03:20.000 --> 00:03:23.000 ku bëhet trajnimi i shimpanzeve për bashkëpunim. 00:03:23.000 --> 00:03:26.000 Pra, ka rreth një qind vjet perpara 00:03:26.000 --> 00:03:29.000 që kemi bërë eksperimente për bashkëpunimin. 00:03:29.000 --> 00:03:32.000 Kemi këtu dy shimpanze të cilat kanë një kuti, 00:03:32.000 --> 00:03:35.000 kutia është shumë e rëndë për tu bartur vetëm nga njëra shimpanze. 00:03:35.000 --> 00:03:37.000 Dhe sigurisht, në kuti ka ushqim. 00:03:37.000 --> 00:03:39.000 Përndryshe ata nuk do të mundoheshin aq shumë ta tërheqin. 00:03:39.000 --> 00:03:41.000 Ata janë duke marrë kutinë. 00:03:41.000 --> 00:03:43.000 Shihni sa të sinkronizuar që janë. 00:03:43.000 --> 00:03:46.000 Mund të shihni si punojnë bashkë, tërheqin në të njëjtën kohë. 00:03:46.000 --> 00:03:49.000 Kjo është një përparësi e madhe kundrejt shumë shtazëve të tjera 00:03:49.000 --> 00:03:51.000 të cilat nuk janë në gjendje të bëjnë këtë. 00:03:51.000 --> 00:03:53.000 Tani shihni një aspekt më interesant, 00:03:53.000 --> 00:03:56.000 sepse njëri nga të dy shimpanzetë është ngopur. 00:03:56.000 --> 00:03:58.000 Pra nuk është më i interesuar më 00:03:58.000 --> 00:04:01.000 në atë punë. 00:04:01.000 --> 00:04:04.000 (Të qeshura) 00:04:08.000 --> 00:04:13.000 (Të qeshura) 00:04:19.000 --> 00:04:22.000 (Të qeshura) 00:04:35.000 --> 00:04:38.000 Tani shikoni se çfarë ndodh në fund të kësaj. 00:04:41.000 --> 00:04:43.000 (Të qeshura) 00:04:52.000 --> 00:04:54.000 Ai faktikisht merr gjithçka. NOTE Paragraph 00:04:54.000 --> 00:04:57.000 (Të qeshura) NOTE Paragraph 00:04:57.000 --> 00:04:59.000 Ka dy aspekte interesante në lidhje me këtë. 00:04:59.000 --> 00:05:01.000 Njëra është se shimpanzeu në të djathtë 00:05:01.000 --> 00:05:03.000 e kupton plotësisht se i duhet një partner-- 00:05:03.000 --> 00:05:05.000 një kuptim të plotë për nevojën për bashkëpunim. 00:05:05.000 --> 00:05:08.000 E dyta është se partneri është i gatshëm të punoje 00:05:08.000 --> 00:05:10.000 edhe pse ai nuk është më i interesuar në ushqimin. 00:05:10.000 --> 00:05:13.000 Pse të jetë kështu? Kjo me gjasë ka të bëjë me reciprocitetin. 00:05:13.000 --> 00:05:15.000 Ka në fakt shumë fakte për primatët e shtazët e tjera 00:05:15.000 --> 00:05:17.000 që kthejnë favorin. 00:05:17.000 --> 00:05:19.000 Pra atij do t'i kthehet favori 00:05:19.000 --> 00:05:21.000 në një moment në të ardhmen. 00:05:21.000 --> 00:05:23.000 Dhe kështu funksionon e gjithë kjo. NOTE Paragraph 00:05:23.000 --> 00:05:25.000 Ne bëmë te njëjtën pune me elefantët. 00:05:25.000 --> 00:05:28.000 Tani, është e rrezikshme të punohet me elefantët. 00:05:28.000 --> 00:05:30.000 Një tjetër problem me elefantët 00:05:30.000 --> 00:05:32.000 është se ju nuk mund të krijoni një mjet 00:05:32.000 --> 00:05:34.000 që te jete tepër i rëndë për një elefant te vetem. 00:05:34.000 --> 00:05:36.000 Ju ndoshta ia arrini, 00:05:36.000 --> 00:05:38.000 por do të ishte një mjet i paqëndrueshëm, mendoj unë. 00:05:38.000 --> 00:05:40.000 Pra në këtë rast -- 00:05:40.000 --> 00:05:43.000 ne i bëjmë këto studime në Tailandë për Josh Plotnik-- 00:05:43.000 --> 00:05:46.000 është se ne kemi një mjet në të cilin ka një litar, një litar të vetëm. 00:05:46.000 --> 00:05:48.000 Dhe nëse tërhiqni në këtë anë të litarit, 00:05:48.000 --> 00:05:50.000 litari zhduket në anën tjetër. 00:05:50.000 --> 00:05:53.000 Kështu që të dy elefantët duhet të kapin atë pikërisht në të njëjtën kohë dhe ta tërheqin. 00:05:53.000 --> 00:05:55.000 Përndryshe nuk do të ndodhë asgjë 00:05:55.000 --> 00:05:57.000 dhe litari do të zhduket. NOTE Paragraph 00:05:57.000 --> 00:05:59.000 Filmimi i parë që do të shihni 00:05:59.000 --> 00:06:01.000 janë dy elefantë të cilët janë leshuar së bashku 00:06:01.000 --> 00:06:03.000 arrijnë tek mjeti. 00:06:03.000 --> 00:06:06.000 Mjeti është në anën e majtë me ushqim në të. 00:06:06.000 --> 00:06:09.000 Dhe kështu ata vijnë së bashku, mbërrijnë së bashku, 00:06:09.000 --> 00:06:11.000 kapin dhe tërheqin së bashku. 00:06:11.000 --> 00:06:14.000 Në fakt, duket mjaft e thjeshtë për ta. 00:06:15.000 --> 00:06:17.000 Ja tek janë. 00:06:24.000 --> 00:06:26.000 Dhe kështu ata e sjellin atë brenda. 00:06:26.000 --> 00:06:28.000 Por ne tani do t'ua bëjmë më të vështirë, 00:06:28.000 --> 00:06:30.000 sepse i gjithë qëllimi i këtij eksperimenti 00:06:30.000 --> 00:06:32.000 është të shohim se sa mirë ata e kuptojnë bashkëpunimin. 00:06:32.000 --> 00:06:35.000 A e kuptojnë ata atë po aq mirë sa shimpanzetë, për shembull? NOTE Paragraph 00:06:35.000 --> 00:06:37.000 Dhe kështu ajo çfarë bëmë në hapin tjetër 00:06:37.000 --> 00:06:39.000 ishte lirimi i një elefanti para tjetrit. 00:06:39.000 --> 00:06:41.000 Ai elefant duhet të jetë shume i mençur 00:06:41.000 --> 00:06:43.000 për të qëndruar, pritur e për të mos tërhequr litarin -- 00:06:43.000 --> 00:06:46.000 sepse nëse ai tërheq litarin ai zhduket dhe i gjithë testi mbaron. 00:06:46.000 --> 00:06:48.000 Tani ky elefant bën diçka ilegale 00:06:48.000 --> 00:06:50.000 të cilën nuk ia mësuam ne. 00:06:50.000 --> 00:06:52.000 Por tregon kuptueshmërinë që ai ka 00:06:52.000 --> 00:06:55.000 sepse ai vendos shputën e tij të madhe mbi litar, 00:06:55.000 --> 00:06:57.000 qëndron në litar dhe pret për elefantin tjetër, 00:06:57.000 --> 00:07:00.000 dhe pastaj ai tjetri do të bëjë të gjithë punën për të. 00:07:00.000 --> 00:07:03.000 Pra kjo është ajo që i themi përfitues. 00:07:03.000 --> 00:07:05.000 (Të qeshura) 00:07:05.000 --> 00:07:08.000 Por tregon inteligjencën që kanë elefantët. 00:07:08.000 --> 00:07:11.000 Ata zhvillojnë disa nga këto teknika alternative 00:07:11.000 --> 00:07:14.000 të cilat jo domosdo i aprovuam. 00:07:14.000 --> 00:07:19.000 Elefanti tjetër vjen tani 00:07:19.000 --> 00:07:22.000 dhe do të tërheqë atë drejt vetes. 00:07:38.000 --> 00:07:41.000 Tani shikoni tjetrin. Ai tjetri nuk harron të hajë, natyrisht. 00:07:41.000 --> 00:07:45.000 (Të qeshura) 00:07:45.000 --> 00:07:47.000 Kjo ishte pjesa e reciprocitetit, bashkëpunimit. NOTE Paragraph 00:07:47.000 --> 00:07:49.000 Tani diçka mbi empatinë. 00:07:49.000 --> 00:07:51.000 Empatia është tema qendrore e hulumtimeve të mija për momentin. 00:07:51.000 --> 00:07:53.000 Dhe empatia ka në njëfarë mënyre dy cilesi. 00:07:53.000 --> 00:07:56.000 Njëra pjesë është të kuptuarit. Ky është vetëm një perkufizim i zakonshëm: 00:07:56.000 --> 00:07:58.000 aftësia për të kuptuar dhe ndarë emocionet me të tjerët. 00:07:58.000 --> 00:08:00.000 Dhe, pjesa emocionale. 00:08:00.000 --> 00:08:02.000 Dhe kështu empatia ka faktikisht dy drejtime. NOTE Paragraph 00:08:02.000 --> 00:08:04.000 Njëri është ai trupor. 00:08:04.000 --> 00:08:06.000 Nëse ecni me një person të trishtuar 00:08:06.000 --> 00:08:09.000 ju do të adaptoni një shprehje dhe qëndrim trishtues, 00:08:09.000 --> 00:08:11.000 dhe, pa e kuptuar do të ndiheni të trishtuar . 00:08:11.000 --> 00:08:14.000 Kjo është në njëfarë mënyre drejtimi trupor i empatisë emocionale 00:08:14.000 --> 00:08:16.000 të cilën e kanë shumë shtazë. 00:08:16.000 --> 00:08:18.000 Qeni juaj e ka atë po ashtu. 00:08:18.000 --> 00:08:20.000 Kjo është në fakt pse-ja e mbajtjes së gjitareve në shtëpi nga njerëzit 00:08:20.000 --> 00:08:22.000 dhe jo i breshkave, gjarpërinjve apo diçka të ngjashme 00:08:22.000 --> 00:08:24.000 të cilat nuk e kanë atë lloj empatije. 00:08:24.000 --> 00:08:26.000 Dhe pastaj ka një drejtim kognitiv, 00:08:26.000 --> 00:08:28.000 e cila ka të bëjë më shumë me aftësinë për të kuptuar perspektivën e dikujt tjetër. 00:08:28.000 --> 00:08:30.000 Dhe kjo është më e kufizuar. 00:08:30.000 --> 00:08:32.000 Disa shtazë - elefantët dhe majmunët, mendoj, janë në gjëndje-- 00:08:32.000 --> 00:08:35.000 por shume pak nga ata jane që mund ta bëjnë atë. NOTE Paragraph 00:08:35.000 --> 00:08:37.000 Pra, sinkronizimi, 00:08:37.000 --> 00:08:39.000 i cili është pjesë i gjithë atij mekanizmi të empatisë, 00:08:39.000 --> 00:08:41.000 është shumë i vjetër në mbretërinë e shtazëve. 00:08:41.000 --> 00:08:43.000 Ne njerëzit mund ta studiojmë atë, sigurisht, 00:08:43.000 --> 00:08:45.000 me ngjitjen e "hapjes së gojës." 00:08:45.000 --> 00:08:47.000 Njerëzit hapin gojën kur të tjerët e bëjnë atë. 00:08:47.000 --> 00:08:49.000 Dhe kjo lidhet me empatinë. 00:08:49.000 --> 00:08:51.000 I aktivizon të njëjtat zona të trurit. 00:08:51.000 --> 00:08:53.000 Po ashtu, dimë se njerëzit që i ngjitet më shumë "hapja e gojës" 00:08:53.000 --> 00:08:55.000 janë shumë empatik. 00:08:55.000 --> 00:08:57.000 Njerëzit që kanë problem me empatnëi, siç janë fëmijët autistik, 00:08:57.000 --> 00:08:59.000 nuk i ngjitet hapja e gojës. 00:08:59.000 --> 00:09:01.000 Pra janë të ndërlidhura. NOTE Paragraph 00:09:01.000 --> 00:09:04.000 E studiuam atë në shimpanzetë tona duke iu treguar një kokë të animuar. 00:09:04.000 --> 00:09:06.000 Pra kjo është ajo, çfarë shihni në të majtë lart, 00:09:06.000 --> 00:09:08.000 një kokë e animuar që bën veprimin e hapjes së gojës. 00:09:08.000 --> 00:09:10.000 Një shimpanze është duke e shikuar, 00:09:10.000 --> 00:09:13.000 një shimpanze e vërtetë duke shikuar ekranin e kompjuterit 00:09:13.000 --> 00:09:16.000 në të cilin paraqesim këto animacione. 00:09:20.000 --> 00:09:22.000 (Të qeshura) 00:09:22.000 --> 00:09:24.000 Pra, ngjitja e hapjes së gojës 00:09:24.000 --> 00:09:26.000 me të cilën jeni të gjithë të njohur sigurisht-- 00:09:26.000 --> 00:09:29.000 dhe ndoshta ju do të filloni të hapni gojën shumë shpejt tani-- 00:09:29.000 --> 00:09:32.000 është diçka që ne ndajmë me shtazët tjera. 00:09:32.000 --> 00:09:35.000 Dhe kjo është e lidhur me tërë drejtimet e sinkronizimit 00:09:35.000 --> 00:09:37.000 që nënkupton empatinë 00:09:37.000 --> 00:09:40.000 dhe që në gjitarët faktikisht është universale. NOTE Paragraph 00:09:40.000 --> 00:09:43.000 Ne, po ashtu, studiojmë shprehje edhe më komplekse. Ky është ngushëllimi. 00:09:43.000 --> 00:09:46.000 Ky është një shimpanze mashkull që ka humbur një luftë dhe është duke bërtitur, 00:09:46.000 --> 00:09:48.000 dhe i vogli që i afrohet dhe e përqafon 00:09:48.000 --> 00:09:50.000 duke e qetësuar atë. 00:09:50.000 --> 00:09:53.000 Ky është ngushëllim. Është shumë i ngjashëm me ngushëllimin tek njerëzit. 00:09:53.000 --> 00:09:56.000 Sjellja ngushëlluese 00:09:56.000 --> 00:09:58.000 është e nxitur nga empatia. 00:09:58.000 --> 00:10:01.000 Faktikisht, mënyra e studimit të empatisë tek fëmijët 00:10:01.000 --> 00:10:03.000 është të udhëzohet një anëtar i familjes që të luaje të trishtuarin 00:10:03.000 --> 00:10:05.000 dhe pastaj ata mund të shohin se çfarë do të bëjë fëmija . 00:10:05.000 --> 00:10:07.000 Pra është e ndërlidhur me empatinë, 00:10:07.000 --> 00:10:10.000 dhe ajo është lloji i shprehjes të cilën e vështrojmë. NOTE Paragraph 00:10:10.000 --> 00:10:13.000 Ne, po ashtu, së fundi kemi publikuar një eksperiment për të cilin mund të keni dëgjuar. 00:10:13.000 --> 00:10:16.000 Ka të bëjë me altruizmin tek shimpanzetë 00:10:16.000 --> 00:10:18.000 ku pyetja është: a shqetësohen shimpanzetë 00:10:18.000 --> 00:10:20.000 për mirëqenien e dikujt tjetër? 00:10:20.000 --> 00:10:22.000 Për dekada është supozuar 00:10:22.000 --> 00:10:24.000 që vetëm njerëzit mund ta bëjnë atë, 00:10:24.000 --> 00:10:27.000 që vetëm njerëzit merakosen për mirëqenien e dikujt tjetër. 00:10:27.000 --> 00:10:29.000 Ne bëmë një eksperiment shumë të thjeshtë. 00:10:29.000 --> 00:10:32.000 Ne e bëmë atë me shimpanzetë që jetojnë në Lawrenceville, 00:10:32.000 --> 00:10:34.000 në qendren stacionare të Yerkes. 00:10:34.000 --> 00:10:36.000 Dhe ja si jetojnë ata. 00:10:36.000 --> 00:10:39.000 Ne i ftuam ata në një dhomë dhe bëmë eksperimente me ta. 00:10:39.000 --> 00:10:41.000 Në këtë rast, ne vendosëm dy shimpanze ballë-për-ballë. 00:10:41.000 --> 00:10:44.000 Njëri ka një kovë përplot me gure loje qe kanë kuptime të ndryshme. 00:10:44.000 --> 00:10:47.000 Një lloj guri ushqen vetëm partnerin që zgjedh, 00:10:47.000 --> 00:10:49.000 kurse tjetri ushqen që të dy. NOTE Paragraph 00:10:49.000 --> 00:10:52.000 Ky është një studim që bëmë me Vicky Horner. 00:10:53.000 --> 00:10:55.000 Dhe ja tek kemi guret me dy ngjyra te ndryshme. 00:10:55.000 --> 00:10:57.000 Ata kanë një kovë të mbushur plot. 00:10:57.000 --> 00:11:00.000 Dhe duhet të zgjedhin një nga ngjyrat. 00:11:00.000 --> 00:11:03.000 Do të shihni se si shkon kjo. 00:11:03.000 --> 00:11:06.000 Pra, nëse ky majmun bën zgjedhjen egoiste, 00:11:06.000 --> 00:11:09.000 e cila në këtë rast është guri i kuq, 00:11:09.000 --> 00:11:11.000 ai duhet të na e jape ne atë. 00:11:11.000 --> 00:11:14.000 Ne e marrim atë, e vendosim në tavolinën ku ka dy lloj shpërblime ushqimi, 00:11:14.000 --> 00:11:17.000 por në këtë rast vetëm ai në të djathtë merr ushqimin. 00:11:17.000 --> 00:11:19.000 Tjetri në të majtë largohet tutje sepse ajo e di tashmë 00:11:19.000 --> 00:11:22.000 që ky nuk është një test i mirë për të. 00:11:22.000 --> 00:11:24.000 Pastaj tjetri është guri pro-social. NOTE Paragraph 00:11:24.000 --> 00:11:27.000 Pra për atë që zgjedh--kjo është pjesa interesante këtu-- 00:11:27.000 --> 00:11:29.000 për atë që bën zgjedhjen, 00:11:29.000 --> 00:11:31.000 nuk ndryshon asgjë. 00:11:31.000 --> 00:11:34.000 Tani ajo na jep gurin pro-social dhe që të dy majmunët ushqehen. 00:11:34.000 --> 00:11:37.000 Pra ai që bën zgjedhjen gjithmonë merr shpërblimin. 00:11:37.000 --> 00:11:39.000 Kështu që sido që të jetë nuk ka rëndësi. 00:11:39.000 --> 00:11:41.000 Dhe ajo në fakt duhet të jetë duke zgjedhur verbërisht. 00:11:41.000 --> 00:11:43.000 Por ajo çfarë zbuluam 00:11:43.000 --> 00:11:45.000 është që ata preferojnë gurin pro-social. 00:11:45.000 --> 00:11:48.000 Ky është kufiri 50 përqind që është pritshmëria e rëndomtë. 00:11:48.000 --> 00:11:51.000 Dhe sidomos nëse partneri i tërheq vëmendjen, ata zgjedhin më shumë. NOTE Paragraph 00:11:51.000 --> 00:11:54.000 Nëse partneri bënë presion në ta-- 00:11:54.000 --> 00:11:57.000 pra nëse partneri fillon të spërkase me ujë dhe t'i bezdisi ata-- 00:11:57.000 --> 00:12:00.000 atëherë zgjedhjet ulen. 00:12:00.000 --> 00:12:02.000 Kjo është sikur ata të jenë duke thënë: 00:12:02.000 --> 00:12:04.000 "Nëse nuk do të sillesh mirë unë nuk do të jem pro-social sot." 00:12:04.000 --> 00:12:06.000 Dhe kjo është ajo çfarë ndodh pa një partner, 00:12:06.000 --> 00:12:08.000 kur nuk ka një partner të ulur atje. 00:12:08.000 --> 00:12:10.000 Pra ne gjetëm që shimpanzetë preokupohen 00:12:10.000 --> 00:12:12.000 për mirëqenien e të tjerëve-- 00:12:12.000 --> 00:12:15.000 sidomos nëse ata janë anëtarë të grupit të tyre. NOTE Paragraph 00:12:15.000 --> 00:12:18.000 Eksperimenti i fundit që dua t'ju përmend 00:12:18.000 --> 00:12:20.000 është studimi ynë mbi paanshmerinë. 00:12:20.000 --> 00:12:23.000 Ky është bërë një studim shumë i famshëm. 00:12:23.000 --> 00:12:25.000 Dhe tani ka edhe shumë të tillë 00:12:25.000 --> 00:12:27.000 sepse pasi ne e bëmë atë para 10 viteve 00:12:27.000 --> 00:12:29.000 u bë shumë i njohur. 00:12:29.000 --> 00:12:31.000 Ne e bëmë atë fillimisht me majmunët capucin. 00:12:31.000 --> 00:12:34.000 Do të ju tregoj eksperimentin e parë që bëmë. 00:12:34.000 --> 00:12:37.000 Tani është bërë dhe me qen e zogj 00:12:37.000 --> 00:12:39.000 dhe shimpanze. 00:12:39.000 --> 00:12:43.000 Por me Sarah Brosnan ne filluam eksperimentin me majmunët capucin. NOTE Paragraph 00:12:43.000 --> 00:12:45.000 Pra ajo çfarë që bëmë 00:12:45.000 --> 00:12:47.000 është se vendosëm dy majmunë capucin krah për krah. 00:12:47.000 --> 00:12:49.000 Këto kafshë jetojnë në grup dhe e njohin njëri tjetrin. 00:12:49.000 --> 00:12:52.000 Ne i nxorëm nga grupet dhe i vendosëm në kafaz testimi. 00:12:52.000 --> 00:12:54.000 Detyra që do të bëjnë 00:12:54.000 --> 00:12:56.000 është shumë e thjeshtë. 00:12:56.000 --> 00:12:59.000 Nëse ju jepet që të dyve trangull për detyrën, 00:12:59.000 --> 00:13:01.000 të dy majmunëve krahë për krahë, 00:13:01.000 --> 00:13:03.000 ata janë plotësisht në gjendje ta bëjnë atë 25 herë me radhë. 00:13:03.000 --> 00:13:07.000 Trangulli, edhe pse për mendimin tim është vetëm ujë, 00:13:07.000 --> 00:13:10.000 por trangulli është plotësisht në rregull për ta. 00:13:10.000 --> 00:13:13.000 Tani nëse i jepni njërit partner rrush-- 00:13:13.000 --> 00:13:15.000 preferencat ushqimore të majmunëve të mi capucin 00:13:15.000 --> 00:13:18.000 korrespondojnë plotësisht me çmimet në supermarket-- 00:13:18.000 --> 00:13:21.000 kështu pra nëse ju jepni atyre rrush--ushqim tejet më i mirë 00:13:21.000 --> 00:13:24.000 atëherë krijon pabarazi mes tyre. 00:13:24.000 --> 00:13:26.000 Pra ky është eksperimenti që ne bëmë. NOTE Paragraph 00:13:26.000 --> 00:13:29.000 Së fundi filmuam majmunë të rinj që nuk e kanë bërë kurrë këtë detyrë 00:13:29.000 --> 00:13:31.000 duke menduar se ata mund të kenë reagim më të fortë 00:13:31.000 --> 00:13:33.000 dhe kjo rezultoi të jetë e saktë. 00:13:33.000 --> 00:13:35.000 Ai në të majtë është majmuni që merr trangull. 00:13:35.000 --> 00:13:38.000 Tjetri në anën e djathtë është ai që merr rrush. 00:13:38.000 --> 00:13:40.000 Ai që merr trangull, 00:13:40.000 --> 00:13:42.000 vëreni që copa e parë e trangullit nuk krijon probleme. 00:13:42.000 --> 00:13:45.000 Ajo e ha copën e parë. 00:13:45.000 --> 00:13:48.000 Pastaj ajo sheh tjetrin që po merr rrush dhe ju do të shihni çfarë do të ndodhë. 00:13:48.000 --> 00:13:51.000 Ajo na jep ne një gur. Kjo është detyra. 00:13:51.000 --> 00:13:54.000 Ne i japim një pjesë të kastravecit dhe ajo e ha atë. 00:13:54.000 --> 00:13:57.000 Tjetri duhet të na japë një gur. 00:13:57.000 --> 00:14:00.000 Dhe kjo është ajo çfarë ajo bën. 00:14:00.000 --> 00:14:03.000 Ajo merr një koker rrushi dhe e ha. 00:14:03.000 --> 00:14:05.000 Tjetri e sheh këtë. 00:14:05.000 --> 00:14:07.000 Ajo na jep një gur neve tani, 00:14:07.000 --> 00:14:10.000 merr, prap, trangull. 00:14:12.000 --> 00:14:27.000 (Të qeshura) 00:14:27.000 --> 00:14:30.000 Ajo teston tani një gur kundrejt murit. 00:14:30.000 --> 00:14:32.000 Ajo duhet të na e japë ne. 00:14:32.000 --> 00:14:35.000 Ajo merr një trangull prapë. 00:14:37.000 --> 00:14:41.000 (Të qeshura) 00:14:43.000 --> 00:14:47.000 Kjo që shihni këtu është faktikisht protesta e Wall Street. NOTE Paragraph 00:14:47.000 --> 00:14:50.000 (Të qeshura) NOTE Paragraph 00:14:50.000 --> 00:14:53.000 (Duartrokitje) NOTE Paragraph 00:14:53.000 --> 00:14:55.000 Më lejoni t'ju them-- 00:14:55.000 --> 00:14:57.000 Kam ende dy minuta të mbetura-më lejoni të ju them një tregim qesharak në lidhje me këtë. 00:14:57.000 --> 00:14:59.000 Ky u bë një studim shumë i famshëm 00:14:59.000 --> 00:15:01.000 dhe ne patëm shumë komente, 00:15:01.000 --> 00:15:03.000 sidomos nga antropologjistët, ekonomistët 00:15:03.000 --> 00:15:05.000 filozofët. 00:15:05.000 --> 00:15:07.000 Ata nuk e pëlqyen këtë aspak. 00:15:07.000 --> 00:15:10.000 Sepse ata kishin vendosur në mendjet e tyre, mendoj unë, 00:15:10.000 --> 00:15:12.000 që drejtësia është një çështje shumë komplekse 00:15:12.000 --> 00:15:14.000 dhe që shtazët s'mund ta kenë atë. 00:15:14.000 --> 00:15:16.000 Një filozof madje edhe na shkroi ne 00:15:16.000 --> 00:15:19.000 që ishte e pamundur që majmunët të kenë sensin e drejtësisë 00:15:19.000 --> 00:15:22.000 sepse drejtësia ishte zbuluar gjatë Revolucionit Francez. 00:15:22.000 --> 00:15:24.000 (Të qeshura) NOTE Paragraph 00:15:24.000 --> 00:15:27.000 Pastaj një tjetër na shkroi një artikull të tërë 00:15:27.000 --> 00:15:31.000 duke thënë se ai do të besonte që kjo ka të bëjë me drejtësinë 00:15:31.000 --> 00:15:33.000 sikur ai që morri rrushin ta refuzonte atë. 00:15:33.000 --> 00:15:35.000 Tani gjëja qesharake është që Sarah Brosnan, 00:15:35.000 --> 00:15:37.000 e cila kishte realizuar këto detyra me shimpanzetë, 00:15:37.000 --> 00:15:39.000 kishte disa kombinime të shimpanzeve 00:15:39.000 --> 00:15:42.000 ku, vërtet, ai që do të merrte rrushin do ta refuzonte atë 00:15:42.000 --> 00:15:44.000 derisa partneri tjetër të merrte rrush po ashtu. 00:15:44.000 --> 00:15:47.000 Pra jemi duke ju afruar sensit njerëzorë të drejtësisë. 00:15:47.000 --> 00:15:51.000 Dhe unë mendoj se filozofët duhet të ri-mendojnë filozofinë e tyre për pak. NOTE Paragraph 00:15:51.000 --> 00:15:53.000 Më lejoni të bëjë një përmbledhje. 00:15:53.000 --> 00:15:55.000 Unë besoj se ka një moral të evoluar. 00:15:55.000 --> 00:15:57.000 Mendoj se morali është shumë më shumë se për çfarë kam folur, 00:15:57.000 --> 00:16:00.000 por do të ishte i pamundur pa këta përbërës 00:16:00.000 --> 00:16:02.000 të cilët ne i gjejmë në primatët e tjerë, 00:16:02.000 --> 00:16:04.000 të cilat janë empatia, ngushëllimi 00:16:04.000 --> 00:16:07.000 tendencat pro-sociale, reciprociteti dhe sensi për drejtësi. 00:16:07.000 --> 00:16:10.000 Dhe kështu ne punojmë në këto çështje të veçanta 00:16:10.000 --> 00:16:13.000 për të parë nëse mund të krijojmë një moral nga poshtë lartë, të themi kështu, 00:16:13.000 --> 00:16:15.000 pa përfshirjen e domosdoshme të Zotit dhe besimit, 00:16:15.000 --> 00:16:18.000 dhe të shohim se si mund të arrijmë një moral të evoluar. NOTE Paragraph 00:16:18.000 --> 00:16:21.000 Dhe ju falënderoj për vëmendjen tuaj. NOTE Paragraph 00:16:21.000 --> 00:16:30.000 (Duartrokitje)