Sot dua të ju flas për disa probleme me të cilat ushtria e botës perëndimore Australia, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, dhe të tjera -- ballafaqohen në disa raste të vendosjeve të trupave me të cilat ata po ballafaqohen në këtë moment në botën moderne. Nëse mendoni për gjërat në të cilat kemi futur personelin ushtarak të Australisë gjatë këtyre viteve të fundit, kemi gjëra evidente sikurse Iraku dhe Afganistani, por gjithashtu kemi raste si Timori Lindor dhe Ishujt e Solomonit dhe disa të tjera. Shumica e këtyre vendosjeve të trupave në të cilat po dërgojmë personel ushtarak nuk janë luftëra tradicionale. Në fakt, shumica prej këtyre punëve që po u kërkojmë personelit ushtarak të bëjnë në këto situata janë të cilat, në vendet e tyre si Australi, Shtete të Bashkuara dhe të tjera, do të kryheshin nga oficerë të policisë. Ka shumë probleme që lindin për personelin ushtarak në këto situata, sepse ata po bëjnë gjëra për të cilat nuk janë stërvitur, dhe po bëjnë gjëra të cilat njerëzit që i bëjnë në vendet e tyre stërviten shumë ndryshe dhe janë të pajisur me mjete tjera. Ka shumë arsye përse dërgojmë personel ushtarak në vend të policisë për të kryer këto detyra. Po qe se Australisë do t'i duhej të dërgonte 1000 njerëz nesër në Papuan Perëndimore p.sh., ne në fakt nuk i kemi 1000 oficierë të policisë të gatshëm që do mund të niseshin nesër mirëpo i kemi 1000 ushtarë që do mund të shkonin. Kështu që kur kemi nevojë të dërgojmë dikë, atëherë dërgojmë ushtrinë -- sepse ata janë të gatshëm dhe tashmë janë mësuar me këto gjëra dhe të jetojnë vetëm dhe të mos kenë kaq shumë përkrahje. Për këto arsye ata mund t' ia dalin mbanë. Mirëpo ata nuk janë të stërvitur në të njëjtën mënyrë sikur oficerët e policisë dhe po ashtu nuk janë të pajisur në të njëjtën mënyrë. Kjo ka krijuar shumë probleme për ta kur vie koha të ballafaqohen me këto çështje. Një gjë në vecanti që ka dalur për të cilën jam shumë i interesuar vshtë çështja nëse, kur dërgojmë personel ushtarak për të kryer këto detyra, duhet t'i pajisim ata ndryshe, dhe në vecanti, nëse duhet t'u japim qasje në disa prej këtyre armëve jo-vdejkeprurëse që policia posedon. Meqenëse ata kryejnë disa punë të ngjajshme, ndoshta është e drejtë që ata të kenë disa prej këtyre gjërave. Dhe sigurisht që ka një varg vendesh ku këto gjëra mund të jenë shumë të dobishme. P.sh. tek postblloqet ushtarake. Një rast i tillë është kur personeli ushtarak në këto postblloqe është i pasigurtë nëse personi që po afrohet është armik ose jo. Ta marrim si shembull këtë personin këtu dhe të themi që po ofrohet, dhe ata mendojnë "Eshtë ky vetëvrasës me bombë apo jo?" A kanë dicka të fshehur nën rroba?Cfarë do ndodhë? Ata nuk e dinë nëse ky person është armik apo jo. Po qe se ky person nuk ndjek udhëzimet, ata mund të shtiejnë në të dhe pastaj të marrin vesh nëse në të vërtetë kishin shtirë në njeriun e duhur, apo nëse ai ishte thejshtë një njeri i pafajshëm i cili nuk kishte dijeni se cfarë po ndodhte. Po qe se këta ushtarë do ishin të pajisur me armë jo-vdekjeprurëse do të mund t'i përdornin ato në këso lloj situatash. Po qe se shtiem në dikë që nuk është i rrezikshëm, të paktën nuk e vrasim." Një shembull tjetër. Kjo foto është nga një mision në Ballkan në fund '90-tave. Situata është pak më ndryshe sepse ata kanë më shumë njohuri dhe e dinë që personi është i armiqësor pasi dikush po shtie mbi ta ose po bën dicka që është e rrezikshme si p.sh. gjuan me gurë. Por po qe se ata i kundërpërgjigjen, shumë njerë tjerë të pafajshëm që ndodhen përreth mund të lëndohen -- dhe do shkaktonte dëm shtesë për të cilat ushtria shpesh herë mundohet të mos flasë. Edhe në këtë rast ata do thonin "Po qe se kemi qasje në armë jo-vdekjeprurëse, dhe përballemi me dikë që është i rrezikshëm, mund të gjejmë një mënyrë tjetër për t'u marrë me ta dhe dimë që po qe se lëndojmë edhe dikë tjetër përreth, të paktën nuk i vrasim. Një tjetër sugjerim që është shtruar, duke marrë parsysh faktin që tani përdorim shumë robotë në zona lufte, brenda pak kohë do të mund të jemi dërgojmë robotë në zona luftë të cilët janë të autonomë. Këta robotë do të kenë aftësi të marrin vendimet e tyre dhe vendosin se në kë të shtien e në kë jo pa ndonjë njeri që t'i udhëzojë. Në këtë rast sugjerimi ka të bëjë me atë se nëse do të lejojmë robotët që të kryejnë këto detyra, ndoshta do të ishte ide më e mirë po qe se ata do të ishin të pajisur me armë jo-vdekjeprurëse ashtu që edhe po qe se roboti merr një vendim të gabuar dhe shtien në personin e gabuar. të paktën nuk e vrasin. Ka një varg armësh jo-vdekjeprurëse, disa prej të cilave janë të disponueshme tani, dhe disa të tjera janë duke u zhvilluar. Kemi gjëra tradicionale sikur spreji djegës, llak O.C. atje lartë ose armë me elektroshok (Taser) këtu. Ky në të djathtë është një taser verbërues që ka për qëllim të verbëroj personin për një cast dhe ta çorientojë. Ka edhe fishekë tekeje jo-vdekjeprurëse që përmbajnë fishkë gome në vend të atyre tradicionale metalike. Kjo foto në mes, ky kamioni i madh, njihet si Sistemi Aktiv Mohues -- dhe ushtria e SHBA-ve është duke punur në zhvillimin e tij. Eshtë një transmetuel me mikrovalë. Eshtë sikur ideja juaj klasike e rrezeve të ngrohjes. Arrin largësi të mëdha, në krahasim me këto gjërat tjera. Personat që goditen nga ajo ndjejnë një shpërthim të papritur të nxehtësisë dhe janë të prirut të largohen nga rruga. Eshtë shumë më e përsosur në krahasim me një furrë me mikrovalë, por thejshtë shkakton molekulat e ujit që të vlojnë në sipërfaqen e jashtme të lëkurës. Kur goditesh nga ajo e ndjen këtë ngrohje të jashtëzakonshme dhe mendimi i parë që të vie në kokë është të largohesh që aty. Mendohet që kjo lloj artilerie të jetë e dobishme në vende ku është e nevojshme të shpërndahet një turmë nëse turma është e rrezikshme. Në raste kur është e nevojshme të mbajmë njerëzit larg nga një zonë e caktuar, mund ta bëjmë atë me këso gjërash. Pra sic e shihni ka një varg armsësh jo-vdekjeprurëse me të cilat mund të pajisim personelin ushtarak dhe ka lloj lloj situatash në të cilat këto armë mund të jenë të dobishme. Mirëpo sic thashë edhe më parë ushtria dhe policia janë të ndryshme. Nuk ke nevojë të vrasësh mendjen shumë gjatë për të vërejtur dallimet mes tyre. Në veçanti, qëndrimi ndaj përdorimit të forcës dhe mënyra se si ata janë të stërvitur të perdorin forcën është e ndryshme. Policia -- une e di këtë sepse kam ndihmuar në stërvitjen e policëve -- policia, në disa autoritetete Perëdnrimore të paktën, janë të stërvitur që të zvogëlojnë sasinë e forcës, të provojnë të mënjanojnë përdorimin e forcës kudo që të jetë e mundur, dhe të përdorin forcën si zgjidhje të fundit. Personeli ushtarak stërviten për luftë, dhe janë të stërvitur ashtu që posa gjërat të marrin kthesën për të keq, përgjigjja e tyre është forca vdekjeprurëse. Çastin që gjërat marrin kthesën për të keq, ke të drejtë të shtiesh në njerëz. Qëndrimet e tyre ndaj përdorimit të forcës janë shumë të ndryshme dhe besoj që është mjaft e qartë që qëndrimi i tyre ndaj përdorimit të forcës jo-vdekjeprurëse do të ishte i ndryshëm nga ai që kanë policia. Meqenëse tashmë kemi pasur shumë probleme me përdorimin e armëve jo-vdekjeprurëse nga policia në shumë mënyra, besoj se do ishte ide e mirë t'u hedhim një sy disa gjërave dhe të provojmë t'i ndërlidhim me kontekstin ushtarak. U befasova shumë kur fillova të bëjë këtë të shoh se në fakt edhe ata njerëz që përkrahin përdorimin e armëve jo-vdekjeprurëse nga ushtria nuk kishin bërë një gjë të tille. Duket se ata mendojnë " Pse të na bëhet neve vonë se cfarë ndodh me policinë? Ne kemi një këndvështrim tjetër." dhe si duket nuk ishin në gjendje të kuptonin faktin që para tyre qëndronte e njëjta gjë. Andaj unë fillova t'i hulumtoj disa prej këtyre cështjeve dhe të shoh se si policia përdorin armët jo-vdekjeprurëse kur ato u paraqiten atyre dhe disa nga problemet që mund të lindin nga këto gjëra kur ato u ofrohen atyre. Sigurisht, meqenëse jam Australian, fillova të hulumtoj gjërat në Australi, dhe duke u nisur nga përvoja ime me rastet kur këto armë jo-vdekjeprurëse ishin ofruar në Australi. Njëra prej gjërave në të cilat u fokusova në vecanti ishte përdorimi i piper-djegësit, ose sic njihet ndryshe llaku oleoresin capsicum, nga policia Australiane dhe të shoh se cfarë kishte ndodhur kur rastet kur këto armë u ishin ofruar atyre dhe gjëra të tilla. Gjeta një studim shumë interesant që ishte bërë në Queensland, sepse ata kishin një periudhë testimi për përdorimin e piper-djegësit para se ta ofronin më gjerë. Pastaj u hodha një sy disa prej figurave këtu. Kur ata paraqitën piper-djegësin në Queensland, ishin shumë të qartë dhe hollësishëm. Ministri i policisë dha një sërë deklaratash publike në lidhje me këtë. thonin,"Kjo ka për qëllim t'u jap policëve një alternativë mes të bërtiturit dhe të shtënave. Ata mund të përdorin këtë në vend të armëve zjarri në situata kur më parë u është dashur që të shtienin në dikë." U hodha një sy shifrave të këtyre qitjeve nga policia. Është mjaft e vështirë 'ti gjesh për secilin shtet të Australisë. Këto janë të gjitha që arrita të gjejë. Kjo është nga një raport nga Instituti Australian i Kriminologjisë. Siç mund ta shihni nga këto shkronjat e vogla, nëse mund ta lexoni: "Vdekjet në lidhje me të shtënat nga policia" e cila përfshinë njerëzit që janë qëlluar nga policia dhe ata që kanë qëlluar veten në prani të policisë. Por këto janë shifra nga i gjithë vendi. Dhe shigjeta e kuqe përfaqëson pikën ku Quenssland deklaroi "Ky është vendi ku policia nga tërë vendi do të ketë qasje në piper-djegësin." Për shumë vite kishte rreth 6 vdekje. Situata arriti kulmin, para disa vitesh, por nuk ishte në Queensland. E di kush se ku ndodhi kjo? Nuk ishte as Port Arthur. Victoria? Po, e saktë. Ky kulm u arrit në Victoria. Nuk është se Quenssland kishte ndonjë problem në vecanti me vdekje të shkaktuara nga policia. Gjashtë të shtëna në tërë shtetin, mjaft konsekuente gjatë viteve paraprake. Studimet u kryen në dy vitet e ardhshme -- 2001, 2002. Dëshiron kush të provojë t'ia qëllojë, duke marrë parasyshë mënyrën se si ata e kanë paraqitur këtë, se sa herë policia në Queensland përdori piper-djegësin gjatë kësaj periudhe?. qindra herë? Një, tre. Apo më mirë mijëra herë. E paraqitur saktësisht si alternativë ndaj përdorimit të forcës -- një alternativë mes të bërtiturit dhe qitjes me armë. Do marrrë kurajon të kundërshtojë shumicën prej njerëzve dhe të them se po qe se policia e Queensland të mos kishin piper-djegës, nuk do ishin ndjerë të detyruar të qëllonin 2,226 njerëz gjatë këtyre dy viteve. Në fakt, po t'u heshësh një sy studimeve në të cilat ata ishin fokusuar, informacioni që ata po mblidhnin dhe shqyrtonin, mund të shohni se të dyshuarit ishin të armatosur vetëm në 15% të rasteve ku piper-djegësi ishte përdorur. Gjatë kësaj periudhe përdorej në mënyrë rutinore, dhe akoma përdoret ashtu -- sepse nuk kishte ankesa rreth përdorimit të tij, të paktë jo brenda kontekstit të këtij studimi -- përdorejj në mënyrë rutinore për t'u ballafaquar me njerëz që ishin të dhunshëm, potencialisht të dhunshëm, dhe shpesh përdorej për t'u ballafaquar me njerëz që nuk bashkpunonin dhe nuk ndiqnin udhëzimet. Ky person nuk po bën gjë të dhunshme, mirëpo thejsht nuk u binden urdhërave tanë. Ata nuk u binden udhëzimeve tona, andaj ne i sulmojmë me piper-djegës. Kjo me siguri që do i bëjë të largohen që aty dhe cdo do përfundojmë si jo më mirë. Kjo u paraqit pikërisht si alternativë ndaj armëve zjarri, mirëpo po përdoret në mënyrë rutinore për t'u ballafaquar me një varg problemesh tjera. Një prej çështjeve që lind si shkak i përdorimit të armëve jo-vdekjeprurëse nga ana e ushtrisë -- dhe njerëz që pohojnë se është paraqitur ndonjë problem -- ka disa probleme që bëhen qendra e vëmendjes. Njëri prej këtyre problemeve është se armët jo-vdekjeprurvse mund të përdoren pa dallim. Një prej parimeve themelore të përdorimit të forcës nga ana e ushtrisë është se duhet të bësh dallime (diskriminosh). Duhet të jesh i kujdesshëm ndaj kujt shtien. Një prej problemeve që është sugjeruar të jetë i lidhur ngushtë me armë jo-vdekjeprurëse është fakti që mund të përdoren pa dallim -- që mund t'i përdorësh ndaj një grupi të gjërë njerëzish ngase nuk ke nevojë të shqetësohesh edhe aq. Në fakt, një rast të vecantë ku mund ta vëresh këtë dukuri ishte rasti i rrethimit të Teatrit të Dubrokvës në Moskë në vitin 2002, gjë për të cilën shumë prej jush, për dallim nga studentët e mi në ADFA, jeni mjaft të rritur për ta mbajtur mend. Chechenët kishin marrë kontrollën mbi teatrin. Mbanin peng diku rreth 700 njerëz. Kishin liruar disa, mirëpo akoma kishte 700 njerëz aty brenda që mbaheshin peng. Pilicia speciale ushtarake e Rusisë, forcat speciale, Spetsnaz, erdhën dhe sulmuan teatrin. Ata bënë këtë duke mbushur tërë teatrin me gaz anestetik Më pas u kuptua që shumë prej pengjeve kishin vdekur si rezultat i thithjes së gazit. Në këtë rast ishte përdorur pa dallim. Ata mbushën tërë teatrin me gaz. Dhe nuk ështve befasishme që njerëzit vdiqën, sepse nuk mund të llogaritet se cfarë sasie të këtij gazi do thithë secili njeri, në cfarë pozite do të alivanosen kur humbin vetëdijen e kështu me rradhë. Vetë dy njerëz u qëlluan gjatë këtij rasti. Kur shqyrtuan situatën më pas, panë se vetëm dy njerëz ishin qëlluar nga mbajtësit e pengjeve ose ishin qëlluar nga forcat policore që po mundoheshin të futeshin brenda dhe të ballafaqoheshin me situatën. Praktikisht të gjithë ata që gjetë vdekjen ishte për shkak të thithjes së gazit. Numri i saktë i të vdekurve është paksa i paqartë, mirëpo është më i madh nga ajo që raportuar. pasi disa njerëz vdiqën në ditët që vijuan. Ky ishte një nga problemet që ata diskutuan në raste kur këto lloj armësh përdoren pa dallim. Problemi tjetër për të cilin flasin disa njerëz rreth përdorimit të armëve jo-vdekjeprurëse nga ana e ushtrisë, dhe që në të njëjtën kohë është tema kryesrore e debatit në konventën e armëve kimike, është e qartë që nuk mund të përdorësh agjentët për kontrollimin e turmave të trazuara sikur ato të ishin armë lufte, problemi në këtë rast është se nganjëherë armët jo-vdekjeprurëse mund të përdoren, jo si alternativë ndaj forcës vdekjeprurëse, por si shtesë -- meqë rast së pari përdoren armët jo-vdekjeprurëse duke u lënë hapësirë armëve vdekjeprurëse të përdoren në mënyrë më efektive. Njerëzit që i vë në shënjestër nuk do të mund të largohen që aty. Ata do hutohen shumë në kësi lloj situatash andaj do të jetë më e lehtë ti vrasësh. Mbajtësit e pengjeve që ishin alivanosur nga gazi nuk ishin dërguar në kujdestari, por thejshtë ishin qëlluar në kokë. Kjo armë jo-vdekjeprurëse u përdor si shumëzues i armëve vdekjeprurëse në këtë rast për të rritur efikasitetin e vrasjeve në këtë situatë. Një tjetër problem që dua ta përmend ka të bëjë me menyrën se si njerëzit mësohen të përdorin armët jo-vdekjeprurëse se si trajnohen më pas, si vihen në provë, e kështu me rradhë. Sepse këto armë vihen në provë në mjedise të sigurta. Dhe njerëzit mësohen t'i përdorin në mjeside të sigurta si ky, ku mund ta shihni shumë qartë se cfarë po ndodhë,. Personi që po liron piper-djegësin ka të mbathur një dorezë gome për t'u siguruar që nuk kontaminohen me atë. Mirëpo piper-djegësit kurrë nuk përdoren në këtë mënyre. Në botën reale ata përdoren në këtë mënyrë, si ky shembulli në Texas. Ky ishte rasti që më zgjoi kureshtjen rreth kësaj cështje. Ndodhi përderisa po punoja si hulumtues në Akademinë Detare të SHBA-ve. Gjatë kësaj periudhe kishte disa raporte rreth një rasti ku një grua po grindej me një oficer policie. Ajo nuk po sillej dhunshëm. Në fakt, ai ishte ndoshta 15 cm më i gjatë se unë, dhe ajo ishte kaq e gjatë. Pas një kohe ajo i tha atij "Do kthehem në veturën time tani." Dhe ai i thotë "Po qe se kthehesh në veturën tënde, do të të qëllojë me taser.`` Ai i përgjigjet ``Hë pra, jepi. Më qëllo.`` Dhe ai e qëlloi me taser. E tërë kjo u filmua nga videokamera që gjendej në veturën e policisë. Ajo ishte 72 vjecare, dhe siç vërehet kjo ishte mënyra më e mirë për t'u sjellur me të. Ka edhe raste të tjera të ngjajshme që të bëjnë të mendosh ``A ë shtë kjo mënyra e duhur e përdorimit të armë ve jo-vdekjeprurëse?" "Shefi i policisë qëllon vajzën 14 vjecare në kokë me taser" "Ajo po ikte me vrap. Cfarë duhet të bëja unë ?" (Qeshje) Ose rasti në Florida: "Policia qëllon me taser një djalosh 6 vjecare në një shkollë fillore." Ata morrën një mësim të mirë nga ky rast sepse në të njëjtin qark, "Policia rishqyrton rregulloren pas rasteve të fëmijë ve që u shokuan me taser: fëmija i dytë qëllohet me armë elektroshokuese (taser) brenda dy javësh." I njëjti qark policor. Fëmija i dytë i qëlluar me taser pak javë pasi u qëllua 6 vjecari. Në rast se mendoni se këto gjëra ndodhin vetëm në SHBA, mund të ju them se kjo ndodhi edhe në Kanada. Një kolege e imja më dërgoi këtë nga Londra (Kanadë). mirëpo rasti im më i preferuar nga të gjithë ka ndodhur në SHBA: Oficerët qëllojnë me taser një grua 86 vjecare me aftësi të kufizuara në shtratin e saj." U hodha një sy raporteve rreth këtij rasti. Isha shumë i befasuar. Raportet deklaronin që ajo kishtë zënë një pozitë të rrezikshme në shtratin e saj. (Qeshje) Nuk bëj shaka. Pikërisht ashtu thuhej në raport. "Ajo zuri një pozitë më të rrezikshme në shtratin e saj." Në rregull. Do ju rikujtoj se për cfarë po flas, po flas për përdorimin e armëve jo-vdekjeprurëse nga ana e ushtrisë. Por cfarë rëndësie ka kjo? Ka shumë rëndësi sepse policia janë më të kufizuar kur vie tek përdorimi i forcës në krahasim me ushtrinë. Ata janë të stërvitur në atë mënyrë që të jenë më të kufizuar se ushtria. Ata janë të stërvitur që të mendojnë më shumë, të provojnë të qetësojnë situatën. Po qe se ke kësi lloj problemesh me oficer policie që bartin armë jo-vdekjeprurëse, cfarë do ju bënte të mendonit se do ishte ndryshe me personel ushtarak? Dua ta përmbyll duke thënë se kur jam duke u mbajtur fjalim policëve se si do dukej arma jo-vdekjeprurëse e përsosur, ata thonë të njajtën gjë në mënyrë të pashmangshme. Thonë," Duhet të jetë dicka e rrezikshme aq sa të bëjë njerëzit që t'ia kenë frikën pak" Nëse i kërcënon se do ta përdorësh, njerëzit do të binden, por në të njëjtën kohë duhet të jetë dicka që nuk lë efekte të përhershme." Thënë ndyshe, arma jo-vdekjeprurvse e përsosur është në të njëjtën kohë arma e përsosur për shpërdorim. Cfarë do kishin bërë këta persona po qe se do kishin qasje në tasers ose në një version të mbartshëm të Sistemit Aktiv Mohues -- një rreze nxehtësie e vogël që mund ta përdorësh në njerëz pa u brengosur. Andaj mendojë që ka mënyra të përdorimit të armëve jo-vdekjeprurëse që do jenë efikase në raste të këtilla, por kjo shoqërohet poashtu edhe me një varg problemesh që duhet marrë parasysh. Ju faleminderit. (Duartrokitje)