Sot do t'ju mesoj si te luani lojen time te preferuar: mundje gishtash me shume lojtare. Eshte e vetmja loje ne bote qe njoh qe te lejon ty, lojtarin, mundesine te perjetosh 10 emocione pozitive ne 60 sekonda ose me pak. Kjo eshte e vertete, keshtu qe nese luani kete loje me mua sot per vetem nje minute, ju do te ndjeni gezim, qetesim, dashuri, befasi, krenari, kuriozitet, emocion, mahnitje dhe mrekullim, kenaqesi dhe kreativitet, te gjitha brenda nje minute. Tingellon bukur, apo jo? Tani ju deshironi te luani. Qe t'ju mesoj kete loje, do te me nevojiten disa vullnetare qe te vijne siper ne skene shume shpejt, dhe do te bejme nje demonstrim te vogel. Nderkohe qe ata po ngjiten, duhet t'ju them qe kjo loje eshte shpikur 10 vjet me pare nga nje kolektiv artistesh ne Austri qe quhet Monochrom. Falemnderit, Monochrom. Pra, shumica e njerezve jane mesuar me mundjen me gishta tradicionale, midis dy personave. Sunni, le t'jua kujtojme. Nje, dy, tre, kater, Une deklaroj lufte gishtash, dhe ne bejme mundje, dhe sigurisht qe Sunni me mund, sepse ajo eshte me e mira. Tani, gjeja e pare rreth mundjes me gishta me shume lojtare, ne jemi brezi i lojrave. Jane rreth nje miliarde lojtare ne planet, keshtu qe ne na duhet dicka me sfiduese. Keshtu qe gjeja e pare qe na duhet jane me shume gishta. Eric, bashkohu me ne. Ne kete menyre ne mund te bashkojme tre gishta, dhe Peter mund te bashkohet me ne. Ne mundet madje te bashkojme kater gishta, dhe ti fiton ne qofte se je i pari qe bllokon gishtin e dikujt tjeter. Kjo eshte shume e rendesishme. Ti s'mund te presesh nderkohe qe te tjeret bejne mundje dhe pastaj te shfaqesh ne minuten e fundit. Nuk mund te fitosh keshtu. Ah, kush veproi keshtu? Eric, ti veprove keshtu. Eric do te kishte fituar. Ai ishte i pari qe bllokoi gishtin tim. Pra, ky eshte rregulli i pare, dhe mund te shohim qe tre ose kater eshte numri tipik i gishtave ne nje nyje, por ne qofte se ndiheni ambicioz, nuk keni pse permbaheni. Mund te guxojme akoma me shume. Mund te shihni ketu siper. I vetmi rregull qe duhet te kujtoni eshte, si brez lojtaresh, ne na pelqejne sfidat. Ve re qe ju te gjithe keni disa gishta qe s'po i perdorni. Keshtu qe mendoj qe duhet te perfshijme disa te tjere. Dhe ne qofte se do te kishim vetem kater veta, do te vepronim pikerisht ne kete menyre, dhe do perpiqeshim dhe do benim mundje me te dy gishtat ne te njejten kohe. Perfekte. Tani, sikur te kishim me shume njerez ne salle, ne vend te mundjes brenda nje nyjeje te mbyllur, ne mund te zgjateshim dhe te kapnim persona te tjere. Dhe kjo eshte pikerisht ajo qe do te bejme tani. Do perpiqemi te perfshijme te gjithe, dicka si, s'e di, 1,500 gishtat ne kete salle te lidhur ne nje nyje te vetme. Dhe duhet te lidhim te dy nivelet, keshtu qe, ne qofte se jeni aty lart, do t'ju duhet te zgjasni nje dore lart dhe nje dore poshte. Tani - (Te qeshura) - perpara se te fillojme -- Kjo eshte e forte. Ju mezi po prisni te luani. - para se te fillojme, mund te me shfaqni slidet serish shume shpejt, sepse ne qofte se permiresoheni shume ne kete loje, dua te dini qe ekzistojne disa nivele te avancuara. Ky eshte nje nivel i nje lloji te thjeshte, apo jo? Por ekzistojne edhe konfiguracione te avancuara. Ky quhet Konfiguracioni i Yllit te Vdekjes. Kemi ketu fansa te "Star Wars"? Dhe ky ketu quhet Rripi Mobius. Te apasionuarit pas shkences, ju mund ta kuptoni. Ky eshte niveli me i veshtire. Ky eshte ekstremi. Tani per tani do i permbahemi nivelit normal, dhe keni 30 sekonda, cdo gisht ne nyje, lidhni nivelin e siperm me te poshtmin, ju djema vazhdoni poshte. Tridhjete sekonda. Ne rrjet. Krijoni nyjen. Ngrihuni ne kembe! Eshte me e thjeshte nese ngriheni ne kembe. Te gjithe, cohuni, cohuni, cohuni. Ngrihuni ne kembe, miqte e mi. Ne rregull. Mos e filloni mundjen akoma. Nese keni nje gisht te lire, tundeni dhe siguroheni qe ta lidhni me te tjere. OK. Duhet te bejme nje kontroll te minutes se fundit per gishtat. Ne qofte se keni nje gisht te lire, tundeni ne ajer qe te siguroheni. Kape ate gisht! Zgjatu prapa. Aty. Gishta te tjere? Ne rregull, kur te them tre, do filloni. Perpiquni te mos mbeteni prapa. Kape, kape, kape. Ne rregull? Nje, dy, tre, fillo! (Te qeshura) Fitove? E kape? E kape? Shkelqyeshem! (Duartrokitje) Ju lumte. Faleminderit. Shume faleminderit. Ne rregull. Nderkohe qe ju lumturoheni qe keni fituar lojen tuaj te pare te mundjes me gishta me shume lojtare, le te bejme nje permbledhje te shpejte te emocioneve pozitive. Pra kurioziteti. Une thashe "mundje gishtash me shume lojtare". Dhe ju thate me vete, "Per cfare dreqin po flet ajo?" Pra, une nxita pak kuriozitet. Kreativitet: u desh kreativitet per te zgjidhur problemin e perfshirjes se te gjithe gishtave ne nje nyje. Une zgjatem perreth dhe zgjatem lart. Pra ju perdoret kreativitetin. Shkelqyeshem. Po rreth befasise? Pikerisht ndjenja e perpjekjes per te bere mundje me dy gishta njekohesisht ishte vertet befasuese. Ju e degjuat gumezhimen ne dhome. Kishim emocion. Kur ju niset mundjen, ndoshta ishit duke fituar, ose personi tjeter ishte shume i perfshire nga loja ne kete menyre rritej emocioni. Kishim lehtesimin. Juve ju desh te ngriheshit ne kembe. Kishit qene ulur per ca kohe, keshtu qe lehtesimi fizik, te cmpiheshe. Ne kishim gezim. Ju po qeshnit, po buzeqeshnit. Shikoni fytyrat tuaja. Kjo dhome eshte plot gezim. Kishim edhe pak kenaqesi. Une nuk pashe asnje te dergonte mesazhe me celular ose te kontrollonte posten elektronike nderkohe qe luante, keshtu qe ju po kenaqeshit duke luajtur. Tre emocionet me te rendesishme, mahnitja dhe mrekullimi, ne u lidhem te gjithe me njeri-tjetrin fizikisht per nje minute. Kur ishte hera e fundit qe ju keni qene ne TED dhe ju desh te lidheshit fizikisht me cdo person te vetem ne salle? Eshte vertet mahnitese dhe e mrekullueshme. Dhe duke folur per lidhje fizike, ju e dini sa e dua une hormonin oksitocine, you clironi oksitocine, ju ndiheni te lidhur me te gjithe ne salle. Ju e dini qe menyra me e mire per te leshuar oksitocine shpejt eshte te kapesh duart me dike per te pakten gjashte sekonda. Ju i kishit te gjithe duart e kapura per shume me gjate se gjashte sekonda, keshtu qe tani ne te gjithe jemi biokimikisht gati per te dashur njeri-tjetrin. Eshte gjigande. Dhe emocioni i fundit eshte krenaria. Sa njerez jane si une. Thjesht pranojeni. Ju i humbet te dy gishtat. Nuk funksionoi per ju. S'ka problem, sepse ju mesuat nje aftesi te re sot. Ju mesuat, duke filluar nga zero, nje loje qe nuk e njihnit me pare. Tani dini si ta luani. Mund t'ua mesoni edhe te tjereve. Keshtu qe urime. Sa prej jush fituan vetem nje gisht? Ne rregull. Kam lajme shume te mira per ju. Sipas rregullave zyrtare te mundjes me gishta me shume lojtare, kjo ju ben nje kryemjeshter te lojes. Duke qene se nuk ka shume njerez qe dine te luajne, na duhet ta shpejtojme programin me shume se te nje loje si shahu. Keshtu qe urime, kryemjeshter. FIto nje gisht nje here, dhe do te behesh kryemjeshter. I fitoi ndonjeri te dy gishtat? Po. E mrekullueshme. Ne rregull. Behuni gati ta beni status ne Twitter ose ne Facebook. Ju djema, sipas rregullave, jeni kryemjeshter legjendare, keshtu qe urime. Do ju le me nje keshille te vogel, ne qofte se doni te luani serish. Menyra me e mire per t'u bere nje kryemjeshter legjendar, kur je perfshire ne dy nyje te ndryshme. Zgjidh ate qe duket me e thjeshte. Te tjeret nuk po i kushtojne vemendje. Ata duken te dobet. Fokusohu te ajo dhe bej dicka te cmendur me kete krah. Sapo te fitosh, ndalo papritur. Te gjithe do shmangen. Atehere sulmo ti. Ja si te behesh nje kryemjeshter legjendar ne mundjen me gishta me shume lojtare. Faleminderit qe me lejuat t'ju mesoj lojen time te preferuar. Uuuuu! (Duartrokitje) Faleminderit. (Duartrokitje)