Vëreni ju lutem këtë foshnje.
Ajo që iu tërheq janë sytë e saj
dhe lëkura që iu pëlqen ta prekni.
Por sot do t'ju flas për dicka që s'mund të shihni,
çfarë po ndodh në trurin e saj të vogël.
Mjetet moderne të neuro-shkencës
po na tregojnë që ato që po ndodhin atje
janë shumë afër shkencës së hapësirës.
Dhe ajo që po mësojmë
do të hedh pak dritë
mbi atë për të cilën autorët dhe poetët romantike
e kanë përshkruar si "hapja qiellore"
e mendjes së foshnjes.
Ajo që ne shohim këtu
është një nënë në Indi,
dhe ajo po flet Koro,
që është një gjuhë e sapo-zbuluar.
Dhe ajo po i flet foshnjes së saj.
Ajo që kjo nënë --
dhe të 800 njerëzit që flasin Koro në këtë botë --
kuptojnë, është që të ruash këtë gjuhë,
ata duhet t'ua flasin foshnjeve.
Dhe këtu qëndron një mister shumë i rëndësishëm.
Përse nuk mund të ruhet një gjuhë
duke e folur atë me mua dhe ty, të rriturit?
Kjo ka të bëjë me trurin tuaj.
Ajo që shohim këtu
është që gjuha mësohet gjatë një periudhe kritike.
Mënyra për ta lexuar këtë grafik është të lexoni moshën tuaj në boshtin horizontal.
(Të qeshura)
Dhe do të shihni në boshtin vertikal
aftësinë tuaj për të mësuar një gjuhë të dytë.
Foshnjet dhe fëmijët janë gjeni
deri kur mbushin shtatë vjeç,
dhe më pas fillon një rënie sistematike.
Pas pubertetit, ne dalim krejtësisht nga harta.
Asnjë shkencëtar nuk diskuton vërtetësinë e kësaj harte,
por laboratore anë e mbanë botës
po mundohen të zbulojnë përse funksionon në këtë mënyrë.
Puna në laboratorin tim fokusohet
në pjesën e parë kritike të zhvillimit --
dhe ajo është periudha gjatë së cilës
foshnjat mundohen të zotërojnë tingujt që përdoren në gjuhën e tyre.
Ne mendojmë se duke mësuar se cilët tinguj mësohen,
ne do të kemi një model për pjesën tjetër të gjuhës,
dhe mbase për periudha kritike që mund të ekzistojnë në fëmijëri
për zhvillimin shoqëror, emocional
dhe zhvillimin kognitiv.
Kështu që ne kemi studiuar foshnjet
duke përdorur një teknikë që po e përdorim anë e mbanë botës
dhe tingujt e të gjitha gjuhëve.
Foshnja ulet në gjunjet e prindit,
dhe ne i trajnojmëe që të kthejnë kokën kur një tingull ndryshon --
si për shembull nga "aa" ne "ii".
Nëse e bëjnë këtë në kohën e duhur,
kutia e zeze ndricohet
dhe një ari panda qëllon daullen.
Një foshnje gjashtë-muajshe e adhuron këtë detyrë.
Cfarë kemi mësuar?
Foshnjet anë e mbanë botës
janë - ashtu si kam dëshirë t'i përshkruaj unë
qytetarë të botës;
ata mund t'i dallojnë të gjithë tingujt e të gjitha gjuhëve,
s'ka rëndësi në çfarë vendi testojmë dhe cfarë gjuhe përdorim.
Dhe kjo gjë është e vecantë sepse unë e ti s'mund ta bëjmë një gjë të tillë.
Ne jemi dëgjues të kushtëzuar nga kultura.
Ne mund të dallojmë tingujt e gjuhës sonë,
por jo ato të gjuhëve të huaja.
Kështu që lind pyetja,
kur ndodh që këta qytetarë të botës
shndërrohen në dëgjues të kufizuar nga kultura sikurse jemi ne?
Dhe përgjigjia është: para ditëlindjes së tyre të parë.
Ajo që shihni këtu është ekzekutimi i detyrës së kthimit të kokës
për foshnjet e testuara në Tokio dhe në Shtetet e Bashkuara,
këtu në Siatëll,
derisa dëgjonin "ra" dhe "la" --
tinguj të rëndësishëm për gjuhën angleze, por jo për atë japoneze.
Kështu që në moshën gjashtë deri në tetë mujore foshnjet janë krejtësisht ekuivalente.
Pas dy muajsh, dicka e mahnitshme ndodh.
Foshnjet në Shtetet e Bashkuara fillojnë të përmirësohen,
foshnjet në Japoni fillojnë të kenë rezultate shumë më të këqija,
por të dy grupet e foshnjeve
përgatiten për pikërisht gjuhën që do të mësojnë.
Kështu që pyetja është, çfarë po ndodh
gjatë kësaj periudhe kritike dy mujore?
Kjo është periudha për zhvillimin e tingujve,
por çfarë po ndodh atje lart?
Dy gjëra po ndodhin.
E para është që foshnjet po na dëgjojnë me qëllim,
dhe mbledhin të dhëna ndërsa po na dëgjojnë tek flasim --
po mbledhin të dhëna.
Kështu që dëgjoni dy nëna që flasin në gjuhën e mëmës --
gjuha universale që përdorim kur flasim me foshnjet --
së pari në anglisht dhe më pas në japonisht.
(Video) Nëna që flet anglisht: Ah, më pëlqejnë sytë e tu të mëdhenj të kaltërt --
kaq të bukur dhe kaq të mirë.
Nëna që flet japonisht: [Në japonisht]
Patricia Kuhl: Gjatë prodhimit të fjalimit,
kur foshnjet dëgjojnë,
çfarë ata ose ato po bëjnë është që po mbledhin të dhëna
mbi gjuhën të cilën po dëgjojnë.
Dhe ato shpërndarje statistikore rriten.
Dhe ajo që kemi mësuar
është që foshnjet janë të ndjeshme në lidhje me të dhënat,
dhe të dhënat për japonishten në krahasim me anglishten janë shumë, shumë të ndryshme.
Anglishtja ka shumë R dhe L
sic tregon edhe shpërndarja statistikore.
Dhe shpërndarja e gjuhës japoneze është krejtësisht ndryshe,
kur shohim një grup të tingujve të ndërmjetme,
që njihet si R-ja japoneze.
Kështu që foshnjet thithin
të dhënat e gjuhës
dhe kjo ndryshon trurin e tyre;
kjo i ndryshon ata ose ato nga qytetarët e botës
tek dëgjuesit e kufizuar nga kultura që jemi ne.
Por ne si të rritur
nuk i thithim me të dhënat e tilla.
Ne jemi të qeverisur nga përfaqësimet në kujtimet tona
që i kemi formuluar herët në proçesin e zhvilimit.
Kështu që ajo që shohim këtu
po ndryshon modelet tona në lidhje me atë përmbajtjen e periudhës kritike.
Ne po argumentojmë nga një këndvështrim matematikor
që mësimi i materialit gjuhësor mund të ngadalësohet
kur shpërndarja jonë stabilizohet.
Po ngre shumë pyetje për njerëzit që njohin dy gjuhë.
Folësit e dy gjuhëve duhet të mbajnë dy grupe të të dhënave në mendje në të njëjtën kohë
dhe të kalojnë nga njëra tek tjetra,
varësisht se më kë flasin.
Kështu që ne pyetëm veten,
a mund të mbledhin foshnjet të dhëna për një gjuhë të re?
Dhe ne e provuam këtë duke i ekspozuar foshnjet Amerikane
të cilat nuk kishin dëgjuar ndonjëherë një gjuhë të dytë
ne prani te gjuhes Mandarin, per te paren here gjate periudhes kritike.
Ne dinim që, kur ata që dinë vetëm një gjuhë janë provuar
në lidhje me tingujt e gjuhës Mandarin, në Taipei dhe Sietëll,
ata shfaqen të njëjtën strukturë rezultatesh.
6-8 muajsh, ata janë krejtësisht ekuivalent.
Pas dy muajsh, dicka e manhitëshme ndodh.
Ndërsa foshnjet Taiuaneze po dalin më mirë, kjo nuk po ndodh me foshnjet Amerikane.
Cfarë bëmë është që i ekspozuam foshnjet amerikane gjatë kësaj periudhe
me gjuhën Mandarin.
Ishte sikur të kishin të afërm që flasin gjuhën Mandarin të vinin për vizitë për një muaj
dhe të zhvendoseshin në shtëpinë tënde
dhe të flisnin me foshnjet për 12 seanca.
Ja se si dukej në laborator.
(Video) Folës i gjuhës Mandarin: [Mandarin]
PK: Po cfarë iu kemi bërë trurëve të tyre të vegjël?
(Të qeshura)
Ne duhej të kishim një grup kontrolli
në mënyrë që të siguroheshim që vetëm sepse vijnë në laborator
nuk i rriste njohuritë tua te gjuhës Mandarin.
Kështu që një grup i foshnjeve vinte dhe dëgjonte tek iu flitej në anglisht.
Dhe mund të shohim nga grafiku
që ekspozimi ndaj gjuhes angleze nuk i rriste njohuritë e gjuhës Mandarin.
Po shihni se çfarë ndodhi me foshnjet
e ekspozuara ndaj gjuhës Mandarin në 12 sesione.
Ishin po aq mirë sikurse foshnjet në Taiuan
të cilët kishin dëgjuar për 10 muaj e gjysëm.
Ajo që u shfaq
është që foshnjet mbledhin të dhëna për gjuhën e re.
Cfarëdo që të vendosësh para tyre, ato do të mbledhin të dhëna për gjuhën e re.
Por ne menduam për rolin
që njerëzit luajnë
ne këtë ushtrim mësimi.
Kështu që organizuam edhe një grup të foshnjeve
në të cilin foshnjet morën të njëjtën dozë, pra të njëjtat 12 sesione,
por me anë të televiziorit
dhe një grup tjetër foshnjesh të cilat dëgjonin audio
përderisa shikonin një arushe loje në ekran.
Cfarë u kemi bërë trureve të tyre?
Ajo që shohim këtu është rezultati audio --
nuk kishte kurrfare mësimi --
dhe rezultati i videos --
nuk kishte kurrfare mësimi.
Duhet një qënie njerëzore
që foshnjet të mund të mbledhin të dhëna.
Truri shoqëror po kontrollon
kur foshnjet mbledhin të dhëna.
Ne dëshirojmë të futemi në truret e tyre
dhe të shohim këtë gjë ndërkohë që ndodh
ndërkohë që foshnjet janë përballë televizorit,
përkundër kur janë përballë një qënieje njerëzore.
Fatmirësisht, kemi një aparat të ri,
magneto-encepalo-grafi,
që na lejon të bëjmë pikërisht këtë.
Ngjan me një tharëse flokësh nga Marsi.
Por është krejtësisht e sigurtë,
krejtësisht jo-ndërhyrëse dhe e heshtur.
Synojmë saktësi me milimetrale
në lidhje me hapësirën
dhe saktësi milimetrale
duke përdorur 306 SQUID --
këto janë pajisje me përçim shumë të lartë
pajisje me ndërhyrje kuantike --
për të marrë fushat magnetike
që ndryshojnë ndërsa ne mendojmë.
Ne jemi të parët në botë
që i përgjojmë foshnjet
në një aparat MEG
ndërsa ato mësojnë.
Kështu që kjo është Ema e vogël.
Ajo është 6-muajshe.
Dhe ajo po dëgjon disa gjuhë të ndryshme
në kufjet që janë në veshët e saj.
Mund të shihni, ajo mund të lëvizë përreth.
Ne po ndjekim kokën e saj
me topëzat e vegjël në kapele,
kështu që ajo është e lirë të lëvizë pa pengesë.
Eshtë një udhëtim teknik me forcë.
Cfarë po shohim?
Po shohim trurin e foshnjes.
Kur foshnja dëgjon një fjalë në gjuhën e saj
zonat e dëgjimit ndriçohen,
dhe më pas zonat që e rrethojnë atë
që ne mendojmë që janë të lidhura me koherencën,
që koordinojnë zonat e ndryshme të trurit,
dhe efektin shkaktues,
një fushë e trurit që shkakton që një tjetër të vihet në veprim.
Ne po futemi
në një epokë madhore dhe të artë
për njohuritë mbi zhvillimin e trurit të foshnjes.
Ne do të jemi në gjendje të shohim trurin e një fëmije
Ndërsa ai ose ajo përjeton një emocion,
Ndërsa ai ose ajo mëson të flasë dhe të lexojë,
Ndërsa ai ose ajo zgjidh një problem matematikor,
kur atij ose asaj i lind një ide.
Dhe do të jemi në gjendje të shpikim ndërhyrje të bazuara në tru
për fëmijet që hasin vështirësi për të mësuar.
Ashtu sikurse poetët dhe autorët kanë përshkruar,
mendoj që do të jemi në gjendje të shohim,
atë çiltërsi të mahnitshme,
çiltërsinë e plotë dhe komplete,
të mendjes së një fëmije.
Duke hetuar trurin e një femije,
ne do të shpalosim të vërteta të thella
në lidhje me atë se çfarë domethënie ka të qënurit njeri,
dhe në veprim e sipër,
ne mund të mbajmë mendjet tona të hapura per mësim
përgjatë gjithë jetëve tona.
Ju faleminderit.
(Duartrokitje)