Ky eshte udhetimi im i pare, udhetimi im i pare jashte si zonja e pare. A mund ta besoni? (Duartrokitje) Dhe ndersa ky nuk eshte udhetimi i pare ne Mbreterin e Bashkuar, me duhet te them se jam e lumtur se ky eshte udhetimi im i pare zyrtar. Marredhenia e vecante midis Sh.B.A-se dhe M.B eshte e bazuar jo vetem ne lidhjen midis qeverive, por dhe tek gjuha e perbashket dhe vlerat qe ne ndajme, dhe e kujtoj kete duke ju pare juve sot. Gjate vizites time jam nderuar vecanerisht duke takuar disa nga grate e jashtezakonshme te Britanise-- gra qe po e shtrojne rrugen per te gjitha ju. Dhe jam e nderuar t'ju takoj juve, drejtuesit e ardhshem te Britanise Madhe dhe te kesaj bote. Dhe, edhe pse rrethanat e jeteve tona mund te duken shume te largeta, me mua qe qendroj ketu si Zonja e Pare e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, dhe ju, qe jeni duke mbaruar shkollen, Dua te dini se ne kemi shume te perbashketa. Sepse asgje ne rrugen e jetes time nuk do e parashikonte qendrimin tim sot ketu si Zonja e Pare Afrikano-Amerikane, e Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Nuk ka asgje ne historine time qe do me ulte sot ketu. Nuk jam rritur me pasuri apo burime apo ndonje qendrim social per te folur. Jam rritur ne anen jugore te Cikagos. Ajo eshte pjesa e vertete e Cikagos. Dhe isha nje produkt i komunitetit te klases punetore. Babai im ishte nje punetor bashkie gjithe jetes tij, dhe mamaja ime ishte nje shtepiake. Ajo ka qendruar ne shtepi per tu kujdesur per mua dhe vellain tim te madh. Asnje nga ata nuk ndoqi universitetin. Babai im u diagnostikua me skleroze te shumfishte ne fillimet e jetes tij. Por edhe pse behej me e veshtire per ate te ecte dhe te vishej ne mengjes-- une e shikoja ate qe perpiqej fort -- babai im nuk ankohej kurre per perpjekjen e tij. Ishte mirenjohes per ato qe kishte. Ai thjesht zgjohej pak me heret dhe punonte pak me shume. Keshtu une dhe vellai im u rritem me ato qe duhen vertete: dashuri, vlera te forta dhe besim se me nje edukim te mire dhe me shume pune te forte, se nuk kishte asgje qe ne nuk mund ta benim. Une jam nje shembull per ate cka eshte e mundshme kur vajzat qe ne fillim te jetes tyre duhen dhe ushqehen nga njerezit qe i rrethojne. Isha e rrethuar nga gra te jashtezakonshme ne jeten time: gjyshe, mesuese, teze, kusherira, fqinj, te cilat me mesuan per fuqine e fshehur dhe per dinjitetin. Dhe mamaja ime, modeli im kryesor ne jeten time, e cila jeton me ne ne Shtepine e Bardhe dhe me ndihmon ne kujdesin e dy vajzave tona, Malia dhe Sasha. Ajo eshte nje prani aktive ne jeten e tyre, si dhe ne timen, dhe po rrenjos tek ato te njejtat vlera qe me mesoi mua dhe vellait tim: gjera si dhembshuria dhe ndershmeria, vetebesimi dhe kembengulja-- te gjitha keto te lidhura me nje dashuri te pafund qe vetem nje gjyshe mund te jape. Isha gjithashtu me shume fat qe jam ushqyer dhe nga disa modele te forta mashkullore, duke perfshire babain tim, vellain tim, xhaxhallaret dhe gjysherit. Edhe meshkujt ne jeten time me kane mesuar disa gjera te rendesishme. Me mesuan se si duhet te duket nje lidhje te respektueshme midis meshkujve dhe grave. Me mesuan se si duket nje martese e forte: e cila eshte e ndertuar mbi besimin dhe angazhimin si dhe mbi admirimin e vlerave te njeri tjetrit. Me mesuan se cfare do te thote te jesh nje baba dhe te rrisesh nje familje. Dhe jo te investosh vetem ne shtepine tende por te ndihmosh ne rritjen e femijeve ne komunitetin e gjere. Dhe keto ishin te njejtat cilesi qe kerkoja nga bashkeshorti im, Barack Obama. Kur u takuam per here te pare, nje nga gjerat qe mbaj mend eshte se me nxorri ne nje takim. Dhe takimi ishte te shkoja me te ne nje mbledhje komuniteti. (Te qeshura) E di, sa romantike. (Te qeshura) Por kur ne u njohem, Barack ishte nje organizues komuniteti. Ai punonte duke ndihmuar njerez per te gjetur pune dhe perpiqej te sillte burime ne lagjet qe luftonin. Ndersa i fliste banoreve ne ate qender komuniteti, ai foli per dy koncepte. Ai foli per "Boten si eshte" dhe "boten si duhet te jete." Dhe une fola per kete gjate gjithe fushates. Ajo qe tha, se shume shpesh, eshte se ne pranojme distancen midis atyre dy ideve. Dhe shpesh i pershtateshim botes ashtu sic eshte, edhe kur ajo nuk reflekton vlerat dhe synimet tona. Por Barack na kujtoi ne ate dite, te gjitheve ne ne ate salle, se te gjithe e dim se si duhet te jete bota jone. Ne e dime si duket drejtesia, sinqeriteti dhe mundesia. Te gjithe e dime. Dhe ai i kerkoi njerezve ne ate takim, ne ate komunitet, te perkushtojne veten e tyre per te mbyllur boshllekun midis atyre dy ideve, per te punuar sebashku dhe ta bejne boten sic eshte dhe boten si duhet te jete, nje dhe te njejte. Dhe mendoj per ate sot sepse une sjell nder mend dhe jam e bindur se te gjithe ju ne kete shkolle jeni pjese shume e rendesishme per te mbyllur ate boshllik. Ju jeni grate qe do ndertoni boten ashtu sic duhet te jete. Ju do shkruani kapitullin e rradhes ne histori. Jo vetem per veten tuaj, por per brezin tend dhe brezat e ardhshem. Dhe ja pse edukimi i mire eshte kaq i rendesishem. Ja pse e gjitha kjo qe po kaloni-- uljet dhe ngritjet, mesuesit qe doni dhe ata qe nuk doni-- eshte kaq e rendesishme. Sepse komunitetet dhe shtetet dhe ne fund te fundit e gjithe bota jane po aq te forta sa shendeti i grave te tyre. Dhe kjo eshte e rendesishme per ta pasur ne mend. Pjese e atij shendetit eshte edhe edukimi i diskuteshem. Diferenca midis nje familje ne perpjkje dhe nje familje te shendetshme eshte shpesh prezenca e nje gruaje te fuqizuar ose grave ne qender te asaj familje. Diferenca midis nje komuniteti te rene dhe atij te lulezuarit eshte shpesh reskpekti i shendetshem midis meshkujve dhe grave te cilet e vleresojne kontributin e njeri tjetrit ne komunitet. Diferenca midis nje kombi te dobet dhe te atij qe do te lulezoj eshte vleresimi se na duhet nje hyrje e barabarte ne edukim si per djemte ashtu dhe per vajzat. Dhe kjo shkolle, e cila e ka marr emrin nga doktoresha e pare femer ne M.B si dhe godinat rrethuese te quajtura Frida Kahlo si artistja Meksikane, Mary Seacole, infermierja nga Jamaica e njohur si "Black Florence Nightingale" dhe autorja Angleze, Emily Bronte, nderoni grate qe kane luftuar seksizmin, racizmin dhe injorancen, per te ndjekur pasionet e tyre dhe te ushqejne shpirtrat e tyre. Ato nuk i lejonin pengesat. Sic thote dhe tabela ketu, "Pa limete." Ato nuk njihnin menyre tjeter jetese pervec se te ndiqnin endrrat e tyre. Dhe duke e bere kete, keto gra levizen shume pengesa. Dhe hapen shume dyer te reja per miliona doktoresha dhe infiermere femra artiste dhe autore, te gjitha te cilat i kane ndjekur keto. Dhe duke u edukuar mire, edhe ju mund ta kontrolloni fatin tuaj. Ju lutem mbaheni mend kete. Nese doni te dini arsyen pse ndodhem ketu sot, eshte per shkak te edukimit. Une asnjehere nuk e lija mesimin. Me falni, nuk e di nese ndokush e le mesimin. Asnjehere nuk e kam bere. Me pelqente te merja 10-ta. Me pelqente te isha e zgjuar. Me pelqente te isha ne kohe. Me pelqente te beja detyrat. Mendoja se te qenit i zgjuar ishte me fantastike se gjithcka tjeter ne bote. Dhe ju gjithashtu, me te njejtat vlera, mund te kontrolloni fatin tuaj. Edhe ju mund ta shtroni rrugen. Edhe ju mund ti realizoni endrrat tuaja, dhe me pas detyra juaj eshte te ktheheni dhe te ndihmoni dike si ju te beje te njejten gje. Historia ka provuar se nuk ka rendesi nese ti vjen nga nje shtrese qyteti apo nje shtrese fshati. Suksesi juaj do vendoset nga guximi juaj, nga vetebesimi juaj, dhe nga puna juaj individuale e forte. Kjo eshte e vertete. Ky eshte realiteti i botes ku ne jetojme. Ju tashme keni kontroll mbi fatin tuaj. Dhe nuk do jete e lehte--kjo eshte e sigurte. Por ju keni gjithcka qe ju duhet. Gjithcka qe doni te arrini, ju e keni tanime, pikerisht ketu. Bashkeshkorti im punon ne nje zyre te madhe. Ata e quajne Zyra Ovale. Ne Shtepine e Bardhe, eshte dhe tryeza qe ai ulet-- e cila quhet Tryeza Rezolute. Ishte e ndertuar me lend druri nga Rezoluta e Madherise se Saj dhe dhene nga Mbreteresha Viktoria. Eshte nje simbol i forte i miqesise midis dy kombeve tane. Dhe emri tij, Resolute (e vendosur), eshte nje kujtese e forces dhe karakterit qe kerkohet jo vetem per te drejtuar nje shtet, por dhe per te jetuar nje jete me qellime gjithashtu. Dhe uroj qe me ndjekjen e endrrave tuaja, ju te mbeteni te vendosur, qe te ecni perpara pa limite, dhe te perdorni talentet tuaja--sepse ka shume; ne i kemi pare ato; jane aty-- dhe ti perdorni ato per te krijiar nje bote ashtu sic duhet te jete. Sepse ne mbeshtetemi tek ju. Mbeshtetemi te gjithsecili prej jush te nxirrni me te miren tuaj. Sepse bota eshte e madhe. Dhe eshte e mbushur me sfida. Dhe ne kemi nevoje per gra te forta, te zgjuara dhe me vetebesim per tu ngritur dhe te marrin frenat. Ne e dime qe ju mund ta beni. Ju duam. Ju faleminderit shume. (Duartrokitje)