Gjërat që ne prodhojmë
kanë një cilësi supreme --
ato jetojnë më shumë se ne.
Ne vdesim ato mbijetojnë;
ne kemi një jetë, ato kanë shumë jetë,
dhe në çdo jetë ato mund të thotë gjëra të ndryshme.
Që të thotë, ndërsa ne kemi një biografi
ato kanë disa.
Në këtë mëngjez dua të flas
rreth historisë, biografia -- ose më mirë biografitë --
e një objekti të veçantë,
një gjë e jashtëzakonshme.
Nuk është, dakord,
dicka e madhe.
Është e madhe sa një top regbije.
Është bërë prej balte,
dhe i është dhënë forma
e një cilindri
e mbuluar me shkrim të ngushtë
dhe pjekur në diell.
Siç mund të shihni,
është pak e goditur,
nuk është çudi,
pasi është prodhuar dy mijë e pesëqind vjet më parë
dhe e gjetën
në vitin 1879.
Por sot,
besoj se, ky send është
është një lojtar i madh
në politicat e Lindjes së Mesme.
Dhe është një send
me histori interesante
histori që ende nuk kanë marë fund.
Historia fillon
në luftën Iran-Irak
kjo seri ngjarjesh
që kulminoi
me pushtimin e Irakut
nga forcat e huaja,
rrëzimi i një sundimtari despotik
dhe ndërrimi i menjëhershëm i regjimit.
Dua të filloj
me një episod nga ajo sekuencë e ngjarjeve
që shumica nga ju duhet ta njoh mirë,
festa Belshatsarit --
pasi ne flasim mbi luftën e Iran - Irak
të vitit 539 para erës sonë.
Dhe paralelismi
midis dy ngjarjeve
të vitit 539 para erës sonë dhe vitit 2003 dhe në mes
janë befasuese.
Kjo që po shikoni është pikturë e Rembrandit,
tani në National Gallery (Galleria Kombëtare) në Londër,
që illustron tekstin e profetit Daniel
në shkrimet e shenjta hebraike.
Dhe ju të gjithë e dini afërsisht historinë.
Belshatsar, biri i Nebukadnetsarit,
Nebukadnetsari, i cili kish pushtuar Izraelin, plaçkiti Jeruzalemin
zuri popullin
dhe ktheu përsëri çifutët në Babiloni.
Veç çifutëve, kish marë përdorëset e tempullit.
Kish plaçkitur, përdhosur tempullin.
Dhe orenditë e mëdha prej ari të tempullit të Jeruzalemit
u dërguan në Babiloni.
Belshatsar, i biri,
vendosi të jepte një festë.
Për ta bëre atë më emocionuese,
kish shtuar një grimë sakrilegj për ta bërë më arguetuese,
nxori jashtë vazot prej ari të tempullit.
Ai ish në luftë me iranianët ndërkohë,
me mbretin e Persisë.
Atë natë, Danieli na tregon,
në kulmin e festimeve
u shfaq një dorë dhe shkroi në mur,
"Ti u peshove në peshore dhe u gjet që të mungonte diçka,
mbretëria jote u nda dhe iu dha
Medasve dhe Persianëve."
Atë natë
Kiri, mbret i Persisë, hyri në Babiloni
dhe regjimi i Belshatsarit u rrëzua.
Është, natyrisht, një moment i rëndësishëm
në historinë
e popullit çifut.
Është një histori e madhe. Është një histori që ne e njohim mirë.
"Shkrimi mbi mur"
është pjesë e gjuhës sone.
Ç'ndodhi më vonë
ishte e shquar,
ishte aty ku cilindri ynë
hyn në histori.
Kiri, mbreti i persianëve,
hyri në Babiloni pa një luftim --
perandoria madhështore e Babilonisë,
që shtrihej nga qendra e Irakut të jugut
deri në Mesdhe,
ra në duart e Kirit.
Kiri bëri një deklaratë.
Dhe kjo është ajo që ky cilindër është,
declarata e bërë nga sudimtari i udhëhequr nga Perëndia
i cili përmbysi despotin iraken
dhe po i sillte popullit lirinë.
Në Babilonisht --
ishte shkruajtur në Babilonisht --
ai thosh "jam Kiri mbreti i gjithë universit,
mbreti i madh, mbreti i fuqishëm
mbret i Babilonisë, mbret i katër anëve të botës
Siç e shihni nuk i strukeshin ekzagjerimeve.
Ka mundësi
të jetë komunikata e parë për shtyp
e një ushtrie fitimtare
që ne kemi.
Dhe është shkrojtur, siç do e shohim pas pak,
prej konsulentësh të aftë në relacionet publike.
Ndaj hiperbola nuk është shumë e çuditëshme.
Dhe çfarë mbreti i madh, mbreti i fuqishëm,
mbreti i katër anëve të botës, do të bënte?
Ai vazhdon të thotë se, pasi pushtoi Babiloninë,
do të lirojë të gjithë personat
që babilonezët -- Nebukadnetsari dhe Belshatsari --
kishin zënë dhe bërë skllevër
duke i lënë ata të lirë.
Do ti linte të ktheheshin në vendet e tyre.
Dhe më e rëndësishmja,
do ti lejonte të rimerrnin me vete
pasuritë, statujat,
orenditë e tempullit
të cilat iu ishin konfiskuar.
Të gjithë njerëzit që babilonezët kishin shtypur dhe shpërngulur
do të kthehen në shtëpi,
dhe do të marrin me vete perënditë e tyre.
Dhe ata do të jenë në gjendje të venë ne vend altarët e tyre
dhe të adhurojnë perënditë e tyre
në mënyrën e vet, në vendin e tyre.
Ky është dekreti,
ky objekt është dëshmia
e faktit se çifutët,
pas mërgimit me forcë në Babiloni,
vitet që kanë kaluar ulur pranë ujërave të Babilonisë,
duke vajtuar kujtonin Jeruzalemin,
këtyre çifutëve ju lejua të ktheheshin në shtëpi.
I lejohesh të ktheheshin në Jeruzalem
dhe të rindërtonin tempullin.
Është një dokument qendror
në historinë hebraike.
Libri i Kronikave, libri i Ezras në shkrimet hebraike
e raportuan me fjalë tingëlluese.
Ky është versioni hebraik
e të njëjtës histori.
"Kështu foli Kiri, mbreti i Persisë,
"Zoti i qiellit më dha të gjitha mbretëritë e tokës,
dhe më ngarkoi
ti ngre një shtëpi në Jeruzalem.
Kush nga ju është nga njerëzit e tij?
Zoti do të jetë me të
dhe do e lërë të ngrihet."
"Ngrihet" -- Aliyah.
Përsëri, element qendror
kthimi,
një pjesë qendrore
e jetës në judaizëm.
Siç e dini, kthimi nga mërgimi,
tempulli i dytë,
çuan në një riorganizimin të Judaizmit.
Dhe ndryshimi,
moment i madh historik,
u bë i mundur nga Kiri, mbret i Persisë,
raportuar për ne në hebraisht në shkrimet e shenjta
dhe në argjilën babilonase.
Dy tekste të mëdhej,
po politika?
Çfarë po ndodhte
ishte ndryshim themelor në historinë e Lindjes së Mesme.
Perandoria e Iranit, Medasve dhe persianëve,
bashkuar nën Kirin,
u bë perandoria e parë e madhe në botë.
Kiri filloi në vitin 530s para erës sonë.
Dhe në kohën e të birit, Darit
i gjithë Mesdheu lindor
është nën kontrollin persian.
Kjo perandori është, në fakt,
Lindja e Mesme ashtu siç e njohim ne,
dhe kjo është ajo që formon Lindjen e Mesme si e njohim ne.
Ajo ishte perandoria më e madhe që bota e kishte njohur deri atëherë.
Shumë më e rëndësishme,
ai ishte i pari
shtet multikulturor, shumë fetar
në një shkallë të madhe.
Dhe duhej udhëhequr në një mënyrë mjaft të re.
Duhej të menaxhohej në gjuhë të ndryshme.
Fakti që ky dekret është në babilonisht thotë një gjë.
Duhet të njihte zakonet e tyre të ndryshme,
popujt të ndryshëm, të feve të ndryshme, të besimeve të ndryshme.
Të gjitha ato respektoheshin nga Kiri.
Kiri krijon një model
se si drejtohet
një shoqëri e madhe shumëkombëshe, shumë fetare, multikulturore.
Dhe rezultat i saj
ishte një perandori që përfshinte zonat që ju shihni në ekran,
që mbijetoi për 200 vjet me stabilitet
derisa u shpartallua nga Aleksandri.
Ajo la një ëndërr të Lindjes së Mesme si një njësi,
një njësi ku njerëzit e besimeve të ndryshme
mund të jetojnë së bashku.
Pushtimet greke i dhanë fund atyre.
Natyrisht, Aleksandri nuk mundi të krijojë një qeveri
dhe ajo u fragmentua.
Ajo që Kiri përfaqësoi
mbeti absolutisht qendror.
Historiani grek Ksenofoni
shkruajti këtë libër "Kiropedia"
ku promovonte Kirin si një sundimtar madhështor.
Dhe në kulturën europiane që pasoi,
Kiri mbeti një model.
Ky është një imazh i shekullit të gjashtëmbëdhjetë
që tregon se sa i përhapur
përnderimi i tij ishte.
Libri i Ksenofonit mbi Kirin
mbi qeverisjen e një shoqërie të ndryshme
qe një nga librat e rëndësishëm
që frymëzoi themeluesit
e Revolucionit Amerikan.
Jefferson ishte një admirues i madh --
idealet e Kirit
natyrisht të flasësh për idealet e shekullit të 18
se si ju e krijoni tolerancën fetare
në një shtet të ri.
Ndërkohë, në Babiloni,
gjërat nuk janë duke vajtur mirë.
Pas Aleksandrit, perandoritë e tjera,
Babilonia perëndoi, ra në rrënojë,
dhe të gjitha gjurmët e perandorisë së Babilonisë së madhe janë zhdukur --
deri në vitin 1879
kur u zbulua ky cilindër
nga një ekspozitë e British Museum të gërmimeve në Babiloni.
Aty hyri një histori e re.
Ajo hyn në atë debat të madh
në mes të shekullit të 19:
Janë shkrimet e shenjta të vërteta? A mund ti besojmë atyre?
I vetmi burim historik
rreth kthimit të çifutëve dhe dekretit të Kirit
ishte nga shkrimet hebraike.
Asnjë provë tjetër.
Papritmas, u shfaq.
Dhe eksitim të madh
në një botë ku ata që besonin në shkrimet e shenjta
kishin patur ndonjë lëkundje rreth besimit
nga evolucioni, nga gjeologjia
aty ata kishin një provë
që shkrimet e shenjta ishin historikisht të vërteta.
Ishte nje moment i rëndësishëm i shekullit të 19.
Por -- kjo, natyrisht, qe aty ku u koklavit --
faktet ishin të vërteta,
hurrah për arkeologjoninë,
por interpretimi ishte mjaft më i komplikuar.
Pasi raporti i cilindrit dhe raporti i Bilbës hebraike
ndryshojnë në një aspekt kyç.
Cilindri babilonez
është shkruar nga priftërinjtë
e Mardukut, perëndia i madh babilonez.
Ndaj, nuk është e habitëshme
kur ata thonë që gjithçka që ndodhi ishte falë perëndisë Marduk.
"Marduku, ne supozojmë, thërriste Kirin në emër".
Marduku mori Kirin përdore,
i bën thirrje atij për të mbrojtur popullin e tij
dhe i jep atij sundimin e Babilonisë.
Marduku i thotë Kirit
të bëjë këto gjëra të mëdha, bujare
ti japi popullit lirinë.
Kjo është arsyeja pse ne të gjithë duhet ti jemi mirënjohës
dhe adhurojmë Mardukun.
Shkrimtarët hebrenj
në Dhjatën e Vjetër,
nuk do të mbeteni të befasuar kur të mësoni
që kanë një pikëpamje tjetër.
Për ta, sigurisht, është e pamundur që Marduku
bëri që gjithë kjo të ndodhë.
Ai mund të jetë vetëm Jehovai.
Dhe kështu në Isaia,
ne kemi tekste të mrekullueshme
që i japin të gjithë meritën,
jo Mardukut
por Zotit, Perëndisë së Izraelit --
Zoti, Perëndia i Izraelit
i cili gjithashtu thirri Kirin me emër,
po ashtu e mori Kirin përdore
dhe i tha të mbronte popullin e tij.
Është një shembull i shquar
e dy përvetësimeve të ndryshme të priftërinjve të njëjtës ngjarje,
dy përvetësime të ndryshme fetare
të fakteve politike.
Perëndia, ne e dimë,
është zakonisht nga ana e ushtrive të mëdha.
Pyetja është, cili zot ishte ai?
Debati turbullon
të gjithë në shekullin e 19
të kuptojnë se shkrimet e shenjta hebraike
janë pjesë e një bote shumë më të gjerë të fesë.
Dhe kjo është mjaft e qartë
cilindri është më i vjetër se teksti i Isaias,
dhe akoma, Jehovai po flet
me fjalë shumë të ngjashme
me ato të përdorura nga Marduk.
Ka një ndjenjë të vogël që Isaia e di këtë,
pasi ai thotë,
po flet Zoti, natyrisht,
"Unë të kam thirrur ty në emër
edhe pse ti nuk ke njohur mua. "
Unë mendoj se është e njohur
se Kiri nuk e kupton
se ai është duke vepruar nën urdhërat e Jehovait.
Dhe në mënyrë të barabartë, ai do të ketë qenë i befasuar që ai ishte duke vepruar nën urdhërat e Mardukut.
Sepse interesant, sigurisht,
Kiri është një iranian i mirë
me një seri krejtësisht të ndryshme të perëndive
që nuk janë përmendur në ndonjë nga këto tekste.
(Të qeshura)
Ky është viti 1879.
Kaluan 40 vjet
dhe jemi në vitin 1917,
cilindri hyn në një botë tjetër.
Këtë herë, politika reale
e botës bashkëkohore --
viti i Deklaratës Balfour,
viti kur pushteti i ri perandorak në Lindjen e Mesme, Britania,
vendos se do të deklarojë
një atdhe Hebraik,
që do lejojë
kthimin e çifutëve.
Përgjigja e kësaj
nga popullata çifute në Evropën Lindore është rapsodike.
Dhe në të gjithë Evropën Lindore,
çifutët vinin fotografinë e Kirit
dhe mbretit Gjergj V
krah për krah --
dy sundimtarët e mëdhenj
të cilët lejuan kthimin në Jeruzalem.
Cilindri i Kirit u kthye në dispozicion të publikut
Dhe teksti i tij
një demostrim i asaj që po ndodhte
pas luftës në fund të vitit 1918
është pjesë e një plani hyjnor.
Të gjithë ne e dimë se çndodhi.
Shteti i Israelit u themelua,
50 vjet më vonë, nga fundi i viteve 60,
është e qartë që roli i Britanisë si fuqi imperialiste kish marrë fund.
Një histori tjetër e cilindrit fillon.
Rajoni, Mbretëria e Bashkuar dhe ShBA vendosin,
si duhet të ruhen nga komunizmi,
dhe superfuqia që duhej krijuar për ta bërë këtë
do të ishte Irani, Shahu i Persisë.
Ndaj Shahu trilloi një histori iraniane,
apo një kthim të historisë iraniane,
që vinte atë në qendër të një tradite të madhe
dhe shtypi monedha
ku tregonte veten
me cilindrin e Kirit.
Kur kish festimet e tij e mëdha në Persepoli,
ai mori cilindrin
cilindri u dha hua nga British Museum, shkon në Teheran,
dhe eshte pjese e atyre festimeve të mëdha
të dinastisë Pahlavi.
Cilindri i Kirit, garant i Shahut.
10 vjet më vonë, një histori tjetër:
Revolucioni iranian, viti 1979.
Revolucioni islamik, jo më Kiri;
nuk na intereson kjo histori,
jemi të interesuar për Iranin islamik --
deri sa Iraku,
superfuqia e re që kemi vendosur që duhet të jenë në rajon,
sulmon.
Një tjetër luftë Iran-Irak.
Dhe kjo bëhet kritike për iranianët
të kujtojnë të kaluarën e tyre madhështore,
të kaluarën e tyre madhështore
kur luftuan kundër Irakut dhe fituan.
U bë kritike për të gjetur një simbol
që do të tërheqë së bashku të gjithë iranianët -
muslimanët dhe jo-muslimanët,
Të krishterët, zoroastrianët, hebrenjtë që jetojnë në Iran,
njerëz që janë të devotshëm, jo të devotshëm.
Dhe emblemë e dukshme është Kiri.
Pra, kur British Museum dhe Muzeu Kombëtar i Teheranit
kooperojnë dhe bashkëpunojnë, siç ishim duke bërë,
iranianët kërkonin vetëm një gjë
si një hua.
Ishte i vetmi objekt që ata dëshironin.
Donin të merrnin hua cilindrin e Kirit.
Vitin e kaluar,
cilindri i Kirit vajti në Teheran
për herë të dytë.
Është vënë në shikim të publikut, brenda këllëfit të tij
nga drejtori i Muzeut Kombëtar të Teheranit,
njëra nga ato shumë gra në Iran me një pozitë të rëndësishme
Zonja Ardakani.
Kjo ishte një ngjarje e madhe.
Kjo është ana tjetër e së njëjtës pamje.
U vizitua në Teheran
nga rreth një a dy milion njerëz
në hapësirën e disa muajve.
Kjo tejkalon çdo ekspozitë të suksesshme
në Perëndim.
Dhe kjo është objekt i një debati të madh
rreth asaj se çfarë cilindri përfaqëson, çfarë Kiri përfaqëson,
por mbi të gjitha, si artikulohet Kiri përmes këtij cilindri --
Kiri si mbrojtës i mëmëdheut,
kampioni, natyrisht, i identitetit iranian
dhe i popullit iranian,
tolerant me të gjitha fetë.
Dhe në Iranin e sotëm,
zoroastrianët dhe të krishterët kanë vende të garantuara
në parlamentin iranian, diçka për të qënë shumë, shumë krenar.
Për të parë këtë objekt në Teheran,
mijëra hebrenj që jetojnë në Iran
vajtën në Teheran ta shihnin atë.
Ai u bë një simbol i madh,
një objekt i madh i një debati
për atë që Irani është brenda dhe jashtë vendit.
A është Irani ende mbrojtës i shtypurve?
A e mban Irani popullin e lirë
të cilin tiranët e skllavëruan dhe e shpronësuan?
Kjo është retorikë marramendëse kombëtare,
dhe kjo ishte ishte mbledhur
në një rikonstruksion historik
për fillimin e kthimit.
Këtu shihni cilindrin e zmadhuar të Kirit në skenë
me figura madhështore të historisë iraniane
të mbledhur për të zënë vend
në trashëgiminë e Iranit.
Ky ishte një tregim i paraqitur
nga presidenti vetë.
Dhe për mua,
të çoj këtë objekt në Iran,
të më lejohet të çoj këtë objekt në Iran
ishte që të më lejohej të isha pjesë
i një debati të jashtëzakonshëm
i çuar në nivelet më të larta
për atë që Irani është,
sa Irane të ndryshëm janë
dhe si historitë e ndryshme të Iranit
mund të formësojnë botën sot.
Është një debat që është ende duke vazhduar,
dhe ende do vazhdojë të gjëmojë,
pasi ky objekt
është një prej deklaratave të mëdha
e aspiratës njerëzore.
Ajo qëndron me kushtetutën amerikane.
Ai me siguri thotë shumë më tepër në lidhje me liritë reale
se Magna Carta.
Kjo është një dokument që mund të thotë kaq shumë gjëra,
për Iranin dhe për rajonin.
Një kopje e këtij
ndodhet në OKB.
Në Nju Jork këtë vjeshtë, ai do të jetë i pranishëm
kur bisedimet e mëdha
rreth së ardhmes në Lindjen e Mesme do të fillojnë.
Dhe unë dua të përfundoj duke ju pyetur
cila do jetë historia e ardhshme
në të cilën ky object figuron.
Ai do të shfaqet, sigurisht,
në shumë histori të Lindjes së Mesme.
Dhe cila histori e Lindjes së Mesme,
cila histori e botës,
doni të shihni
duke reflektuar mbi atë çfarë thuhet
çfarë shprehet në këtë cilindër?
E drejta e popujve
të jetojnë së bashku në të njëjtin shtet,
të luten në mënyra të ndryshme, të lirë --
një Lindje e Mesme, një botë,
në të cilën feja nuk është objekt përçarje
apo debati.
Në botën brenda Lindjes së Mesme për momentin,
debatet janë, siç e dini, të mprehtë.
Por unë mendoj se është e mundur
që zëri më i fuqishëm dhe më i urti prej të gjithë tyre
mund të jetë zëri
i kësaj gjëje të heshtur,
cilindri i Kirit.
Faleminderit.
(Duartrokitje)