WordPress 4.4 [JAZZER] është një version reagues, bazuar në standarde, me synimin për ta bërë lëndën tuaj të shkëlqejë. Kur sajtin tuaj ta përditësoni me WordPress 4.4 figurat tuaja do të shfaqen përherë në mënyrë të përsosur. Krejt fotot tuaja, kurdo që publikohen do të jenë reaguese. Shihini tek ripërmasohen fluturimthi, te telefoni, tableti, te kompjuteri juaj. Tani që figurat tuaja duken pa të metë ju duhet një temë që thellon krejt lëndën tuaj. Ju paraqesim temën parazgjedhje të këtij viti, Twenty Sixteen. Me celularin në mendje së pari, figurë qendrore, dhe anështyllë djathtas, Twenty Sixteen është një ripunim modern i një dizajni klasik për blogje. Për ngjyrat mund të përdorni një nga pesë skemat parazgjedhje ose të krijoni një tuajën. Cilëndo që të zgjidhni, Twenty Sixteen përqendrohet atje ku duhet, te lënda juaj. WordPress-i gjithmonë ua ka bërë të lehtë ndarjen me të tjerët të lëndës nga shërbimet tuaja të parapëlqyera. Përmes mbulimit të standardeve oEmbed në WordPress 4.4, paraparjet e lëndës që botoni mund të shfaqen në sajte të tjerë. Kjo e lehtëson ndarjen e lëndës suaj, duke e vënë para më tepër syve, teksa kontrollin e keni ju. Disa nga ndryshimet më të mira në WordPress janë ato që s’i shihni. Përmirësimet te sistemi i klasifikimeve nënkuptojnë që lënda juaj mund të sistemohet në rrugë më të sofistikuara. Dhe që zhvilluesit e shtojcave dhe temave mundet të shtojnë lehtësisht te kategoritë tuaja elemente të tillë si ngjyra dhe ikona Ky version shënon edhe fillimin e një epoke të re në zhvillimin e WordPress-it. Pas më shumë se dy vitesh përgatitje, WordPress 4.4 përmban infrastrukturën për API-n WordPress REST, të ri fringo. Këto ndryshime s’janë thjesht përmirësime për vetë WordPress-in, ato pasurojnë dhe shpien më tej ekosistemin për palë të treta. Pritet të shihen shtojca më të fuqishme, një racë e re temash, dhe aplikacione që as që duket se bazohen në WordPress. WordPress 4.4 një version largpamës që e bën lëndën tuaj të shkëlqejë.