WordPress 4.4 [JAZZER] është një
version reagues, bazuar në standarde,
me synimin për ta bërë
lëndën tuaj të shkëlqejë.
Kur sajtin tuaj ta përditësoni
me WordPress 4.4
figurat tuaja do të shfaqen
përherë në mënyrë të përsosur.
Krejt fotot tuaja, kurdo që publikohen
do të jenë reaguese.
Shihini tek ripërmasohen fluturimthi,
te telefoni, tableti, te kompjuteri juaj.
Tani që figurat tuaja duken pa të metë
ju duhet një temë që thellon
krejt lëndën tuaj.
Ju paraqesim temën parazgjedhje të këtij viti,
Twenty Sixteen.
Me celularin në mendje së pari,
figurë qendrore,
dhe anështyllë djathtas,
Twenty Sixteen është një ripunim modern
i një dizajni klasik për blogje.
Për ngjyrat mund të përdorni një
nga pesë skemat parazgjedhje
ose të krijoni një tuajën.
Cilëndo që të zgjidhni, Twenty Sixteen
përqendrohet atje ku duhet,
te lënda juaj.
WordPress-i gjithmonë ua ka bërë
të lehtë ndarjen me të tjerët të lëndës
nga shërbimet tuaja të parapëlqyera.
Përmes mbulimit të standardeve oEmbed
në WordPress 4.4, paraparjet e lëndës që
botoni mund të shfaqen në sajte të tjerë.
Kjo e lehtëson ndarjen e lëndës suaj,
duke e vënë para më tepër syve,
teksa kontrollin e keni ju.
Disa nga ndryshimet
më të mira në WordPress
janë ato që s’i shihni.
Përmirësimet te sistemi i klasifikimeve
nënkuptojnë që lënda juaj mund të sistemohet
në rrugë më të sofistikuara.
Dhe që zhvilluesit e shtojcave dhe temave
mundet të shtojnë lehtësisht
te kategoritë tuaja
elemente të tillë si ngjyra dhe ikona
Ky version shënon edhe fillimin
e një epoke të re në
zhvillimin e WordPress-it.
Pas më shumë se dy vitesh përgatitje,
WordPress 4.4 përmban infrastrukturën
për API-n WordPress REST, të ri fringo.
Këto ndryshime s’janë thjesht përmirësime
për vetë WordPress-in,
ato pasurojnë dhe shpien më tej
ekosistemin për palë të treta.
Pritet të shihen shtojca më të fuqishme,
një racë e re temash,
dhe aplikacione që as që duket
se bazohen në WordPress.
WordPress 4.4
një version largpamës
që e bën lëndën tuaj të shkëlqejë.