Po sikur të kishte një problem shumë të dukshëm pikërisht para jush? Një për të cilën po flisnin të gjithë, një që ju preku juve direkt. A do të bënit gjithçka brenda fuqisë suaj për të rregulluar gjërat para se të përkeqësohen? Mos jeni aq të sigurt. Ne të gjithë kemi shumë më shumë të ngjarë se çdonjëri prej nesh do të donte të pranonte të humbasim atë që është para syve tanë. Dhe në fakt, ne ndonjëherë kemi më shumë të ngjarë të largohemi nga gjërat pikërisht për shkak të kërcënimit që ato na përfaqësojnë, në biznes, në jetë dhe në botë. Unë dua t'ju jap një shembull nga bota ime, politika ekonomike. Kështu kur Alan Greenspan ishte kreu i Rezervës Federale, e gjithë detyra e tij ishte të kujdesej për problemet në ekonominë e SHBA dhe të sigurohej që ata të mos dilnin jashtë kontrollit. Kështu që, pas vitit 2006, kur çmimet e pasurive të patundshme arritën kulmin, gjithnjë e më shumë udhëheqës dhe institucione të respektuara filluan të ndinin këmbanat e alarmit në lidhje me huazimin e rrezikshëm dhe flluskat e rrezikshme të tregut. Siç e dini, në vitin 2008 të gjitha ranë poshtë. Bankat morë fund, tregjet botërore të aksioneve humbën gati gjysmën e vlerës, miliona e miliona njerëz humbën shtëpitë e tyre për shkak të hipotekës. Dhe në fund, gati një në 10 amerikanë ishte pa punë. Kështu pasi gjërat u qetësuan pak, Greenspan dhe shumë të tjerë dolën me një deklaratë dhe thanë; "Askush nuk mund ta kishte parashikuar atë krizë." Ata e quanin atë "një mjellmë të zezë". Diçka që ishte e paimagjinueshme, të paparashikueshme dhe plotësisht të pamundshme. Një surprizë totale. Përveç se nuk ishte gjithmonë një surprizë e tillë. Për shembull, apartamenti im në Manhattan gati u dyfishua në vlerë në më pak se katër vjet. Unë pashë shkrimin në mur dhe e shita. (Të qeshura) (Duartrokitje) Pra, shumë njerëz të tjerë gjithashtu panë paralajmërimin, folën publikisht dhe u injoruan. Pra, ne nuk e dinim saktësisht se si do të ishte kriza, jo parametrat e saktë, por të gjithë mund të thonim se gjëja që vinte tek ne ishte po aq e rrezikshme, e dukshme dhe e parashikueshme, si një rinoceront gjigant gri që po vinte drejt nesh. Mjellma e zezë na la për të kuptuar për idenë që ne nuk kemi fuqi mbi të ardhmen tonë. Dhe për fat të keq, sa më pak kontroll që mendojmë se kemi ka më shumë të ngjarë që ne do ta minimizojmë atë ose ta injorojmë plotësisht. Dhe kjo dinamikë e rrezikshme maskon një problem tjetër, se shumica e problemeve me të cilat përballemi janë kaq të mundshme dhe të dukshme, ato janë gjëra të cilat mund t'i shohim, por ende nuk bëjmë asgjë. Kështu që unë krijova metaforën e rinocerontit gri për të përmbushur atë që ndjeja ishte një nevojë urgjente. Për të na ndihmuar të hedhim një vështrim të freskët, me të njëjtin pasion që kishin njerëzit për mjellmën e zezë, por këtë herë, për gjërat që ishin shumë të dukshme, shumë e mundshme, por ende të lëna pas dore. Këto janë kërcënime të mundshme. Sapo të filloni të kërkoni për kërcënime të mundshme i shihni në tituj çdo ditë. Dhe kështu ajo që shoh në titujt është një tjetër kërcënim i mundshëm, një krizë e re shumë e mundshme financiare. Dhe pyes veten nëse kemi mësuar ndonjë gjë 10 vitet e fundit. Pra, nëse dëgjoni Washingtonin ose Wall Street, thuajse mund të jeni të falur për të menduar që ky progres është i lehtë. Por në Kinë, ku kaloj shumë kohë, biseda është krejtësisht e ndryshme. I gjithë ekipi ekonomik, deri tek vetë presidenti Xi Jinping, flasin shumë specifikisht dhe qartë në lidhje me rreziqet financiare si kërcënimet e mundshme, dhe si mund t'i zbehin ato. Tani, për të qenë të sigurt, Kina dhe SH.B.A. kanë sisteme shumë të ndryshme të qeverisjes, gjë që ndikon në atë që ata janë në gjendje të bëjnë apo jo. Dhe shumë nga shkaqet kryesore për problemet e tyre ekonomike janë krejtësisht të ndryshme. Por nuk është sekret që të dy vendet kanë probleme me borxhin, me pabarazinë dhe me produktivitetin ekonomik. Pra, si vjen që bisedat janë kaq të ndryshme? Ju mund të bëni këtë pyetje, jo vetëm për vendet, por pothuajse për të gjithë. Kompanitë e automjeteve që vendosin sigurinë në radhë të parë dhe ato që nuk shqetësojnë të kujtojnë makinat e tyre të dobëta derisa të vdesin njerëzit. Gjyshërit që, gjatë përgatitjes për të pashmangshmen - ata që kanë eulogjinë e shkruar, menyja për drekën e varrimit. (Të qeshura) Gjyshërit e mi e bënë. (Të qeshura) Dhe gjithçka, përveç datës përfundimtare të gdhendjes së gurit të varrit. Por në anën tjetër ju keni gjyshërit që nuk i rregullojnë punët e tyre përfundimtare, të cilët nuk shpëtojnë nga të gjitha gjërat e vjetra që kanë qenë duke grumbulluar për dekada e dekada dhe i lejojnë fëmijët e tyre të merren me të. Pra, çfarë e bën ndryshimin midis njërës anë dhe tjetrës? Pse disa njerëz i shohin gjërat dhe merren me to, dhe të tjerët thjesht nuk i konsiderojnë? Pra, e para ka të bëjë me kulturën, shoqërinë, njerëzit përreth jush. Nëse mendoni se dikush rreth jush do t'ju ndihmojë të ngriheni kur të rrëzoheni ju keni shumë më shumë të ngjarë për të parë një rrezik si më të vogël. Dhe kjo na lejon të kemi shanse të mira, jo vetëm ato të këqija. Për shembull, si të rrezikosh kritikën kur flet për rrezikun për të cilin askush nuk dëshiron të flas. Ose duke shfrytëzuar mundësitë që janë disi të frikshme kështu që në mënyrën e tyre janë kërcënime të mundshme SHBA ka një kulturë shumë individualiste . Dhe paradoksalisht, kjo i bën shumë amerikanë shumë më pak të hapur për ndryshime dhe duke marrë rreziqe të mira. Në Kinë, përkundrazi, njerëzit besojnë se qeveria do t'i ruajë problemet të mos ndodhin qe jo gjithmonë mund të jetë ajo që ndodh, por njerëzit e besojnë atë. Ata besojnë se mund të mbështeten te familjet e tyre, kështu ata janë më të predispozuar të marrin rreziqe të caktuara. Si blerja e pasurive të patundshme në Pekin, ose si të jeni më të hapur për faktin që ata duhet të ndryshojnë drejtimin, dhe në fakt, ritmi i ndryshimit në Kinë është absolutisht i mahnitshëm Së dyti, sa dini për një situatë sa jeni i gatshëm të mësoni? Dhe a jeni i gatshëm t'i shihni gjërat edhe kur nuk është ajo që dëshiron? Kështu që shumë prej nesh kemi kaq të vështirë t’i kushtoj vëmendje gjërave se ne thjesht duam ti fshehim ne nuk i duam ato. Ne i kushtojmë vëmendje asaj që duam të shohim,asaj që na pëlqen, asaj me të cilën jemi dakord. Por ne kemi mundësinë dhe aftësinë për të korrigjuar ato pjesë që nuk i shohim. Kaloj shumë kohë duke folur me njerëz të të gjitha sferave të jetës në lidhje me kërcënimet e mundshme në jetën e tyre dhe qëndrimet e tyre. Dhe mund të mendoni se njerëzit që kanë më shumë frikë nga rreziku, që janë më të ndjeshëm ndaj tyre, do të ishin ata që do të ishin më pak të hapur për të ndryshuar. Por e kundërta është e vërtetë. Unë kam kuptuar që njerëzit të cilët janë të gatshëm të njohin problemet rreth tyre dhe te bëjnë plane janë ata që janë në gjendje të tolerojnë më shumë rrezik, rrezik të mirë, dhe ballafaqohen me rrezikun e keq. Dhe kjo është sepse ne kur kërkojmë informacion, ne e rrisim fuqinë tonë për të bërë diçka në lidhje me gjërat të cilat kemi frikë. Dhe kjo më çon në pikën time të tretë. Sa kontroll ndieni se keni mbi kërcenimet e mundshme në jetën tënde? Një nga arsyet që ne nuk veprojmë është se ne shpesh ndjehemi shumë të pafuqishëm. Mendoni për ndryshimin e klimës, mund të duket kaq i madh, se asnjë nga ne nuk mund të bëjë një ndryshim. Kështu që disa njerëz kalojnë në jetë duke e mohuar atë. Njerëz të tjerë fajësojnë të gjithë përveç vetvetes. Ashtu si miku im që thotë se nuk do të heqë dorë kurrë nga SUV-ja e tij derisa të ndalojnë ndërtimin e fabrikave të qymyrit në Kinë. Por ne kemi një mundësi për të ndryshuar. Askush prej nesh nuk është i njëjtë. Çdo njëri prej nesh ka mundësinë për të ndryshuar qëndrimet tona, dhe ata të njerëzve përreth nesh. Kështu që sot, dua të ftoj të gjithë ju të më bashkohen duke ndihmuar të ndezim një bisedë të hapur dhe të sinqertë me njerëzit përreth jush, në lidhje me kërcenimet e mundshme në botën tonë, dhe të jemi shumë të sinqertë se sa mirë po merremi me ato. Kam dëgjuar shumë herë në Shtetet, "Epo, sigurisht që duhet të merremi me probleme të dukshme, por nëse nuk e shihni çfarë është para jush, ju jeni ose budalla ose injorant ". Kjo është ajo që ata thonë, dhe unë nuk mund të pajtohem fare. Nëse nuk e shihni se çfarë është para jush, nuk jeni budalla, nuk jeni injorant, ju jeni njeri. Dhe pasi të gjithë e njohim atë dobësi të përbashkët, kjo na jep fuqinë për të hapur sytë, të shohim se çfarë është para nesh dhe të veprojmë para se të na shtypin. (Duartrokitje)