Po sikur të kishte një problem
shumë të dukshëm
pikërisht para jush?
Një për të cilën po flisnin të gjithë,
një që ju preku juve direkt.
A do të bënit gjithçka brenda fuqisë
suaj për të rregulluar gjërat
para se të përkeqësohen?
Mos jeni aq të sigurt.
Ne të gjithë kemi shumë më shumë
të ngjarë se çdonjëri prej nesh do
të donte të pranonte të humbasim
atë që është para syve tanë.
Dhe në fakt,
ne ndonjëherë kemi më shumë
të ngjarë të largohemi nga gjërat
pikërisht për shkak të kërcënimit që
ato na përfaqësojnë,
në biznes, në jetë dhe në botë.
Unë dua t'ju jap një shembull
nga bota ime, politika ekonomike.
Kështu kur Alan Greenspan ishte
kreu i Rezervës Federale,
e gjithë detyra e tij ishte të kujdesej
për problemet në ekonominë e SHBA
dhe të sigurohej që ata të mos
dilnin jashtë kontrollit.
Kështu që, pas vitit 2006,
kur çmimet e pasurive të
patundshme arritën kulmin,
gjithnjë e më shumë udhëheqës
dhe institucione të respektuara
filluan të ndinin këmbanat e alarmit
në lidhje me huazimin e rrezikshëm
dhe flluskat e rrezikshme të tregut.
Siç e dini, në vitin 2008
të gjitha ranë poshtë.
Bankat morë fund,
tregjet botërore të aksioneve
humbën gati gjysmën e vlerës,
miliona e miliona njerëz humbën
shtëpitë e tyre për shkak të hipotekës.
Dhe në fund,
gati një në 10 amerikanë ishte pa punë.
Kështu pasi gjërat u qetësuan pak,
Greenspan dhe shumë të tjerë dolën
me një deklaratë dhe thanë;
"Askush nuk mund ta kishte
parashikuar atë krizë."
Ata e quanin atë "një mjellmë të zezë".
Diçka që ishte e paimagjinueshme,
të paparashikueshme dhe plotësisht
të pamundshme.
Një surprizë totale.
Përveç se nuk ishte gjithmonë
një surprizë e tillë.
Për shembull, apartamenti im në
Manhattan gati u dyfishua në vlerë
në më pak se katër vjet.
Unë pashë shkrimin në mur
dhe e shita.
(Të qeshura)
(Duartrokitje)
Pra, shumë njerëz të tjerë gjithashtu
panë paralajmërimin,
folën publikisht
dhe u injoruan.
Pra, ne nuk e dinim saktësisht se si
do të ishte kriza,
jo parametrat e saktë,
por të gjithë mund të thonim
se gjëja që vinte tek ne ishte po
aq e rrezikshme, e dukshme
dhe e parashikueshme, si një rinoceront
gjigant gri që po vinte drejt nesh.
Mjellma e zezë na la për të kuptuar
për idenë që ne nuk kemi
fuqi mbi të ardhmen tonë.
Dhe për fat të keq, sa më pak
kontroll që mendojmë se kemi
ka më shumë të ngjarë që ne
do ta minimizojmë atë
ose ta injorojmë plotësisht.
Dhe kjo dinamikë e rrezikshme
maskon një problem tjetër,
se shumica e problemeve me të
cilat përballemi
janë kaq të mundshme dhe të dukshme,
ato janë gjëra të cilat mund t'i
shohim, por ende nuk bëjmë asgjë.
Kështu që unë krijova metaforën
e rinocerontit gri
për të përmbushur atë që ndjeja
ishte një nevojë urgjente.
Për të na ndihmuar të hedhim një
vështrim të freskët,
me të njëjtin pasion që kishin
njerëzit për mjellmën e zezë,
por këtë herë, për gjërat që ishin
shumë të dukshme,
shumë e mundshme, por ende
të lëna pas dore.
Këto janë kërcënime të mundshme.
Sapo të filloni të kërkoni
për kërcënime të mundshme
i shihni në tituj çdo ditë.
Dhe kështu ajo që shoh në titujt
është një tjetër kërcënim i mundshëm,
një krizë e re shumë e
mundshme financiare.
Dhe pyes veten nëse kemi mësuar
ndonjë gjë 10 vitet e fundit.
Pra, nëse dëgjoni Washingtonin
ose Wall Street,
thuajse mund të jeni të falur për
të menduar që ky progres është i lehtë.
Por në Kinë, ku kaloj shumë kohë,
biseda është krejtësisht e ndryshme.
I gjithë ekipi ekonomik,
deri tek vetë presidenti Xi Jinping,
flasin shumë specifikisht dhe qartë
në lidhje me rreziqet financiare
si kërcënimet e mundshme,
dhe si mund t'i zbehin ato.
Tani, për të qenë të sigurt,
Kina dhe SH.B.A.
kanë sisteme shumë të ndryshme
të qeverisjes,
gjë që ndikon në atë që ata janë në
gjendje të bëjnë apo jo.
Dhe shumë nga shkaqet kryesore
për problemet e tyre ekonomike
janë krejtësisht të ndryshme.
Por nuk është sekret që të dy
vendet kanë probleme
me borxhin, me pabarazinë dhe
me produktivitetin ekonomik.
Pra, si vjen që bisedat janë
kaq të ndryshme?
Ju mund të bëni këtë pyetje,
jo vetëm për vendet,
por pothuajse për të gjithë.
Kompanitë e automjeteve që
vendosin sigurinë në radhë të parë
dhe ato që nuk shqetësojnë të
kujtojnë makinat e tyre të dobëta
derisa të vdesin njerëzit.
Gjyshërit që, gjatë përgatitjes për
të pashmangshmen -
ata që kanë eulogjinë e shkruar,
menyja për drekën e varrimit.
(Të qeshura)
Gjyshërit e mi e bënë.
(Të qeshura)
Dhe gjithçka, përveç datës
përfundimtare të gdhendjes së gurit
të varrit. Por në anën tjetër
ju keni gjyshërit
që nuk i rregullojnë punët e tyre
përfundimtare,
të cilët nuk shpëtojnë nga të gjitha
gjërat e vjetra
që kanë qenë duke grumbulluar
për dekada e dekada
dhe i lejojnë fëmijët e tyre të
merren me të.
Pra, çfarë e bën ndryshimin
midis njërës anë dhe tjetrës?
Pse disa njerëz i shohin gjërat
dhe merren me to,
dhe të tjerët thjesht nuk i konsiderojnë?
Pra, e para ka të bëjë me
kulturën, shoqërinë,
njerëzit përreth jush.
Nëse mendoni se dikush rreth jush
do t'ju ndihmojë të ngriheni
kur të rrëzoheni
ju keni shumë më shumë të ngjarë
për të parë një rrezik si më të vogël.
Dhe kjo na lejon të kemi shanse të
mira, jo vetëm ato të këqija.
Për shembull, si të rrezikosh
kritikën
kur flet për rrezikun për të cilin
askush nuk dëshiron të flas.
Ose duke shfrytëzuar mundësitë
që janë disi të frikshme
kështu që në mënyrën e tyre
janë kërcënime të mundshme
SHBA ka një kulturë shumë individualiste .
Dhe paradoksalisht,
kjo i bën shumë amerikanë shumë
më pak të hapur për ndryshime
dhe duke marrë rreziqe të mira.
Në Kinë, përkundrazi,
njerëzit besojnë se qeveria do t'i
ruajë problemet të mos ndodhin
qe jo gjithmonë mund të jetë ajo
që ndodh, por njerëzit e besojnë atë.
Ata besojnë se mund të mbështeten
te familjet e tyre,
kështu ata janë më të predispozuar
të marrin rreziqe të caktuara.
Si blerja e pasurive të patundshme
në Pekin,
ose si të jeni më të hapur për faktin
që ata duhet të ndryshojnë drejtimin,
dhe në fakt, ritmi i ndryshimit në
Kinë është absolutisht i mahnitshëm
Së dyti,
sa dini për një situatë
sa jeni i gatshëm të mësoni?
Dhe a jeni i gatshëm t'i shihni gjërat
edhe kur nuk është ajo që dëshiron?
Kështu që shumë prej nesh kemi
kaq të vështirë
t’i kushtoj vëmendje gjërave
se ne thjesht duam ti fshehim
ne nuk i duam ato.
Ne i kushtojmë vëmendje asaj që
duam të shohim,asaj që na pëlqen,
asaj me të cilën jemi dakord. Por ne
kemi mundësinë dhe aftësinë
për të korrigjuar ato pjesë
që nuk i shohim.
Kaloj shumë kohë duke folur me
njerëz të të gjitha sferave të jetës
në lidhje me kërcënimet e
mundshme në jetën e tyre
dhe qëndrimet e tyre. Dhe mund të mendoni
se njerëzit që kanë më shumë
frikë nga rreziku,
që janë më të ndjeshëm ndaj tyre,
do të ishin ata që do të ishin më pak
të hapur për të ndryshuar.
Por e kundërta është e vërtetë.
Unë kam kuptuar që njerëzit
të cilët janë të gatshëm të njohin
problemet rreth tyre
dhe te bëjnë plane
janë ata që janë në gjendje të
tolerojnë më shumë rrezik,
rrezik të mirë, dhe ballafaqohen
me rrezikun e keq.
Dhe kjo është sepse ne kur
kërkojmë informacion,
ne e rrisim fuqinë tonë për të bërë
diçka në lidhje me gjërat
të cilat kemi frikë. Dhe kjo më
çon në pikën time të tretë.
Sa kontroll ndieni se keni
mbi kërcenimet e mundshme në jetën tënde?
Një nga arsyet që ne nuk veprojmë
është se ne shpesh ndjehemi
shumë të pafuqishëm.
Mendoni për ndryshimin e klimës,
mund të duket kaq i madh,
se asnjë nga ne nuk
mund të bëjë një ndryshim.
Kështu që disa njerëz kalojnë
në jetë duke e mohuar atë.
Njerëz të tjerë fajësojnë të gjithë
përveç vetvetes.
Ashtu si miku im që thotë se nuk do
të heqë dorë kurrë nga SUV-ja e tij
derisa të ndalojnë ndërtimin e
fabrikave të qymyrit në Kinë.
Por ne kemi një mundësi për të ndryshuar.
Askush prej nesh nuk është i njëjtë.
Çdo njëri prej nesh ka mundësinë
për të ndryshuar qëndrimet tona,
dhe ata të njerëzve përreth nesh.
Kështu që sot, dua të ftoj të gjithë ju
të më bashkohen duke ndihmuar të
ndezim një bisedë të hapur dhe të
sinqertë me njerëzit përreth jush,
në lidhje me kërcenimet e
mundshme në botën tonë,
dhe të jemi shumë të sinqertë se sa
mirë po merremi me ato.
Kam dëgjuar shumë herë në Shtetet,
"Epo, sigurisht që duhet të merremi
me probleme të dukshme,
por nëse nuk e shihni
çfarë është para jush,
ju jeni ose budalla ose injorant ".
Kjo është ajo që ata thonë, dhe unë
nuk mund të pajtohem fare.
Nëse nuk e shihni se çfarë është
para jush,
nuk jeni budalla, nuk jeni injorant,
ju jeni njeri.
Dhe pasi të gjithë e njohim atë
dobësi të përbashkët,
kjo na jep fuqinë për të hapur sytë,
të shohim se çfarë është para nesh
dhe të veprojmë para se të na shtypin.
(Duartrokitje)